Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 91
  1. #21
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    NUSE E BELE

    Shihni, shihni, o shok-o,
    Nuse e Bele e vogel-o*,
    sikur ka rar' e ronger-o**,
    venetiku q'e ndrico***,
    c'e ndrico e venetiku,
    shoqe, zemera c'me iku!
    Ndricon si qielli me vese,
    si koq' e portokalese.

    Dhermi, Himare (Vlore), 1962

    (*) Sipas recituesit, Petro Marko, ajo quhej Sebele dhe permendet si vajze e e bukur; kengeve ia thoshin grate ne Dhermi. Ne fakt, sipas ketyre 3 vargjeve me te cilat nis kenga e qe na i dha foklkloristi Kozma Vasili, eshte fjala per nje vajze, qe pergatitej te shkonte nuse ne fisin Bele: "Nuse e Bele do te ve,/shihni, shihni, o shok' o (refren pas c'do vargu),/ qendis, fut' e ver ketje..." (ben pajen). Kenga vazhdon si ne variantin e mesiperm. Eshte e vjeter shume.
    (**) Sikur ka rene nga rete. Recituesi nuk eshte i sigurt per fjalen "ronger," qe mund te thote, "erresuar;" vajza eshte e vrenjtur nga nje brenge dashurie.
    (***) Monedhe e florinjte, "venetiku" ose "venetikja;" fjala perdoret per te treguar bukurine e ndricimin e femres. "E bukur si venetike."
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #22
    I kalova nanta male
    Të dhetin dola në majë
    Raç e gjeç syzezën-o
    E gjeta tuj fjetun-o
    As s'e çova, as s'e trazova
    Po nji za të hollë ja lshova
    Fjalë i çova krushkës-o
    Nëpër vesh të mushkës-o
    "Ta mora syzezën-o
    Ta shëmtova derën-o
    Kur zbardhi e bardha ditë
    Duel nusja me shëtitë
    Hyn' e del nëpër kojshitë
    Kur e pa gjithë katundi
    "Ka t'ka ra ky zog pëllumbi?"
    "Ma ka falë Zot' ynë, aj i lumi"
    Kur e pa gjithë mahalla
    "Ka t'ka ra kjo faqebardha?"
    "Ma ka falë Zoti te dardha"



    Shkodër - 1955
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #23
    "E bija Urumit,
    çil deren pudrumit"
    "Hik mor sherr, tha, se qanke i ri
    As ke ra noiher n'çarshi?
    As ke pa mundash me si?"
    "Un mundashin e kam pa
    Flokt tuja m'kane pergja"
    "i shitum i lales-o
    Si m'dave pi nanes-o?"

    "E bija Urumit,
    çil deren pudrumit"
    "Hik mor sherr, tha, se qanke i ri
    As ke ra noiher n'çarshi?
    As ke pa, tha, rush me si?"
    "Un çarshi, tha, qi kam ra
    ene rushin e kam pa
    syt e tu m'kane pergja"

    "E bija Urumit,
    çil deren pudrumit"
    "Hik mor sherr, se qanke i ri
    As ke pa simit me si?
    "Un simitet i kam pa
    Faqet tuja m'kane pergja"
    Cucat bajshin: ha, ha, ha
    Nuset thojshin: "marshalla"
    Le ata e hajt me na!"
    "I shitum i lales-o
    Si m'dave prej nanes-o"

    Reç - Dardhë
    1955
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  4. #24
    PEDAGOG Maska e Pyes_Lotin
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Chelsea
    Postime
    1,688
    Nese ka mundesi , disa tekse nga Shqiperia mesme do na hyshin shume ne pune...

    Pershendetje...
    Jam JETUS jo TREGUS!.

  5. #25
    Tekstet po t'i vë, se sa do të hynë në punë, nuk e di

    Dy lule mbas malit-o
    Ç’i thot’ njëna shoqes-o
    “Ç’e mora beqarin-o
    Beqarin, të mbarin-o!
    Ta kam shti litarin-o
    Ta kam fal pazarin-o!”

    Dy lule mbas malit-o
    Ç’i thot’ njëna shoqes-o
    “Ç’e mora Vezirin-o
    Vezirin, të mirin-o
    Ta kam shti zinxhirin-o
    Ta kam fal Misirin-o”

    Tiranë - 1955


    “Ç’ke vash-o qi lan e qan?”
    “Laj e qaj se më martun-e
    Më martune, më dhanë nji plak-e
    Ç’i rash ngjat e gdhina larg-e
    Vinte era, moj, si sqap-e”

    “Ardhshë e të gjeta lala vetëm, obobo!”
    “Jo vetëm, po me nanën, obobo!
    Tue shartue, moj, thanën-o”

    “Ç’ke vash-o qi lan e qesh-e?”
    “Laj e qesh se më martun-e
    Më martune, më dhanë nji djal-e
    Ç’i rash, larg’e gdhina ngjat
    Vinte era, moj, si zambak”

    “Ardhshë e të gjeta lala vetëm, obobo!”
    “Jo vetëm, po me babën, obobo
    Tue shartue, moj, manin-o”

    Elbasan – 1955
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  6. #26
    ¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯¯
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Smile

    • U nis dasma për me u nise
      of amaan amaannn

      Na u nis dasma për me u nise
      of aman amaannn


      Për hajr t' qoftë o i zoti shpise
      of amaan amaannn
      O Për hajr t' qoftë o i zoti shpise
      of aman amaannn

      Sitet milli n' magje t' kuqe
      of amaan amaannn

      Sitet milli n' magje t' kuqe
      of amaan amaannn

      Për hajr t' qoftë mor djale kjo nuse
      of amaan amaannn
      O Për hajr t' qofte mor djale kjo nuse
      of amaan amaannn


      ( Tupani kërcet me të madhe pa ndërprerë !)

      Sitet milli n' magje t' reje
      of amaan amaannn

      Sitet milli n' magje t' reje
      of amaan amaannn

      Për t' hajt qoftë moj nane kjo reje
      of amaan amaannn
      Për t' hajt qoftë moj nane kjo reje
      of amaan amaannn


      Oj lulja blinit kujt mja le moj nanen o
      Oj lulja blinit kujt mja le moj nanen o

      Oj lule mos ki dert nana ka fëmije apet
      Oj lule mos ki dert nana ka fëmije apet

      Oj lulja blinit kujt mja le moj baben o
      Oj lulja blinit kujt mja le moj baben o

      Oj lule mos ki dert baba ka fëmije apet
      Oj lule mos ki dert baba ka fëmije apet

      Oj lulja blinit kujt mja le moj motren o
      Oj lulja blinit kujt mja le moj motren o

      Oj lule mos ki dert motra ka motra apet
      Oj lule mos ki dert motra ka motra apet

    ¤¤ Këndojnë mrekullueshëm Shkurte Fejza,Shyhrete Behluli etj. .

    Shënim: Interpretim imi i lirë !
    PrInCiPiEl

  7. #27

    Smile Kenge dasme!

    Kenga me poshte kendohet neper dasma, por tani ka hyre edhe ne melosin shqip te kengeve popullore shqiptare dhe kendohet nga Violeta Kukaj - Kosove!

    Une do e postoj versionin qe kendohet neper dasma!


    Fryni era e ma muar shallin o,
    fryni era e ma muar shallin o,

    Vet e ka pa Lulija djalin o,
    Vet e ka pa lulija djalin o

    Vet e ka pa me dy syte e zi,
    Vet e ka pa me dy syte e zi

    Pse bre djalo ti m'erdhe ne shpi?
    Pse bre djalo ti m'erdhe ne shpi?

    Me erdhe ne shpi e me mashtrove o,
    Me erdhe ne shpi e me mashtrove o

    Uneazen e arrit ma morre o
    Unazen e arrit ma morre o

    S'ta morra me zor moj e heshme o,
    S'ta morra me zor moj e heshme o

    Vet ma ke dhane me te deshme o

    Nuk ta morra une moj delije o
    Nuk ta morra une moj delije o

    Vet ma ke dhane me dashnije o


    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  8. #28

    Smile Kenge dasme!


    Hajde moj Lulije xhades re.
    hajde moj Lulije xhades re,

    Ooo, xhdes re jalla une po vije,
    Ooo, xhades re jalla une po vije


    Xhades re ooo une po vije,
    Xhades re ooo une po vije,

    Shpijen e "x" agës nuk ia dije
    Oooo shpijen e "x" agës nuk ia dije

    Shpija e "x" agës eshte kollaje,
    Shpija e "x"agës eshte kollaje

    Oooo, para deres e ka nje saraje
    Ooo, para deres e ka nje saraje

    Jalla n'at saraje kush po rin e
    Jalla n'at saraje kush po rin e

    Ooo, "x" aga oh me vllaznine



    * "x" zevendesohet me emrin e dhendrit


    ZeM
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  9. #29

    Smile Kenge dasme!

    Nga kenget e dasmes se rajonit te Pollogut!


    Ka dale baba i nuses me u shetite,
    per bijen e vete po merzitet,
    per bijen e vete po merzitet.

    O ti baba i nuses mos u merzite,
    se kena veture e biem per dite,
    se kena veture e biem per dite.

    Ene dite per dite jave per jave,
    si ta çele gojen pak ma rralle,
    si ta çele gojen pak ma rralle

    Ene jave per jave, muj per muje,
    le ta shohe si o dere e huje
    le ta shohe si o dere e huje

    Ene muj per muje vjet per vjete,
    nuk o dera e huj si dera e vete,
    nuk o dera e huj si dera e vete!


    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #30

    Smile Kenge dasme!

    Nga rajoni i Pollogut, ne rastet kur nusja iu del dasmoreve para:



    Shihni bija, shihni çika,
    cka ka falur Perendia,
    cka ka falur Perendia,
    cfare ka marr o "x" zotnia!

    Shihni bija, shihni gra,
    rrezja e diellit ku ka ra,
    rrezja e diellit ku ka ra,
    cfare ka marre motra per v'lla!


    pas kesaj ngjitur kendohet dhe kenga:

    Hajdeni moj çika ne ta kallim o,
    se çfaredo nuse na nuk marrim o,
    se cfaredo nuse na nuk marrim o

    Ne i marrim o nuset e mira o,
    Po i marrim çka i don vllaznia o,
    Po i marrim çka i don vllaznia o

    Jarnane e keqja atje,
    e mira me ne,
    merre vllau jone,
    merre mos e le!


    Nje kenge tjeter:


    Nana e "x" agës o po bajka be,
    Nana e "x" agës o po bajka be
    pasha djalin o e moj pasha renë

    Pasha djalin o, e moj pasha mallin,
    pasha djalin o, e moj pasha mallin,
    ma ka marr Lulija o bashin e djalit

    Pasha djalin o, e moj pasha renë,
    pasha djalin o, e moj pasha renë,
    sa u g'zue o, o vjehra per renë


    ZeM
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 08-06-2005 më 05:32
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kopshte dasmash !
    Nga DieWeißeRose në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-02-2007, 05:32
  2. 7 milion euro kushton nje sezone dasmash ne Gostivar
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 23-05-2005, 06:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •