Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 74 prej 74
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Arb
    Po pse nuk e beri, vite me pare, asfaltimin e kesaj rruge "Qeveria e Perkohshme?"

    Nese Drenicaket akoma nuk e kane kuptuar se kane gabuar ne votimet e tyre, tani eshte mundesia me e mire per ta kuptuar.

    Kabineti i "Qeverise se Perkohshme" ("Qeverise se Mire") akoma po shfrytezon kete elektorat per te krijuar mos-degjueshmeri qytetare, permes protestave te llojit te ketille.

    Po ashtu ky artikull i Agjensise Cetnike, nuk ka asgje te bej me temen.
    Pyetje me vend o Arbi!(Po kujt ia drejton,se!!)



    Nuk jam kunder qe dikush ngrit zerin dhe
    aktualizoj problemin,kerkon zgjidhje,etj.

    ...Pytem,ku ishin keta Drenicak 5 vjet rresht?
    Pse mu tani po ngrejn za?


    Pse drenicaket nuk e pyten Thaqin asnjeher :

    Ku jane te hollat qe Gjermania (para 3 vjeteve)i investoi per kete rruge ?


    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Thumbs down DËSHTIMI I SHPIFËSVE DHE DEMASKIMI I SHIK-ut..!

    Koment..

    Deshtimi i shpifësve dhe demaskimi i Shik-ut..

    Shkruan: Bardhyl Ajeti.

    Shpifjet e PDK/se te perpunuara nga Shiku deshtojn.. Kryesira e Kuvendit nuk i ka dhnee vizen kerkeses se PDK-s per krijimin e nje komisioni hetimor per keqperdorimet e mundeshme te antarve te qevesir. Kjo eshte bere per shkak te mosparalajmrimit me kohe per nje kerkes te till nga ana e grupit parlamentar te PDK-s. Nga ana tjeter dihet fare mire se tash e sa dite PDK-ja ka bre nje dosje 30 faqesh ne te cilen akuzohen zevendeskryeminsitri Adem Salihaj dhe ministrat : Melihate Termkolli , Agim Veliu Dhe Astrit Haraçija. Po ashtu tashem jan te njohur edhe ata qe hartuan keto dosje. Pdk-ja duke akuzuar te lartpemrndurit tenton te denigroje te arituart e dertashme te LDK-s. Pra PDK-ja me te akuzave te ndertuara nga SHIK-ut.. ka ndertuar dosje dhe shpifje ne adfrese te Adem Salihaj, Melihatë Tërmkolli, Astrit Haraqise dhe Agim Veliut. Kush eshte shiku eshte sherbim Informativ i PDK-se i cili udhhiqet nga keta 3 persona me nofkat. "Luli" dhed "Petriti" ndersa ""Zeka" eshte lider shpirteror i saj. Ky sherbim informativ i cili ka lidhje te forta me mbeshtetjen e disa nga zyrat me te larta te PDK-s ka punuar panderpres per rrenimin e demokracise ne Kosov dhe per likuidimin dhe kercenimin e njerzve me te devotshem te ceshtjes son kombetare. Pjesetaret e Shik/ut ne Kosov mund te jen nje ndihmes e madhe per Gjykatat e Kosoves ne denoncimin e kriminelve. te cilet kan urdheruar apo marr pjese drejtpersedtjeti ne krimet politike ne Kosov. Sdo mend se te gjitha vrasjet politike ne kosov para dhe pasluftes mund te lidhen drejtpersedrejti me strukturat mafizopolitike te dirigjuara e te udhhequra nga njerz te Shik-ut te cilet gjejn bashkpunim te ngjujt me sherbimet informative te Shqiperis dhe te Serbis.. Ata qe deri dje por edhe sot veten e qujn pjestar te Shik-ut do te jen deshmitar te shum padrejtesive ne Kosov qe jan bere pashzrjes se forcave te NATO-sne Kosov. Shik/u ky sherbimet ilegal informativ nuk i duhet kosoves. Kosova do ti kete sherbimet e saj informative ne kuader te Weveris se shtetit te Kosoves , por ky sherbiomet informativ do te jete i popullit. Sot SHIK-u duhet ta thot te veten sepse ata kan thirrur ne biseda ""informative" shum aktivist te LDK-se , shumicen e te cileve i kan dermuar se rrahuri kan thirrur shum vajza te bukura dhe shum te reja po ashtu ne biseda informative sikuse dhe kan qen organizator e shum kercnimeve ndaj djathtizmit dhe fjales se lire ne Kosovë.! kur jemi te Shiku-t shkurtesa kjo qe se shpejti do te shduken nga fjalori i gjuhes se sotme shqipe.. duhet te kemi parasysh se ky sherbim i zi informativ deri ne krijimin e nje sherbimi legat ne nivel te instuticioneve te Kosoves mund te jete paksa i rrezikshem per te gjith ata qe duan pavarsin e Kosoves, pra duhet pasur kujdes ndersa pas saj ky ""Hserbim partiak Informativ"" do te tretet ne mbeturinat e nje kohe te perfunduar. por jo edhe te harruar , pasi qe ka shum njerz ne kOsov qe kan shum vajza ne Kosov qe ende cuajn nga plaget e marra nga njerzit e "" ketij sherbimi partiak informativ"". Qeveria e Kosoves duhet duhet qe ne ministerit e saj perkatese ti fus njerzit me te guxhimshem dhe me te devotshem politikisht. ne menyr qe ketyre personave tu jepet denimi i merituar. sepse me te vertet ky sorollop i njerzve i kan shkelur kornizat e demokracis. Nje denim i drejt dhe i merituar. Ata njerz qe do te ngjiten ne piedestalin e drejtesis duhet ta din qe nga tash se do te ken shum pun per ndriqim e shum vrasjeve politike ne Kosov. para gjat dhe pas luftes si dhe ndriqimi i shum dhunimeve kercnimeve rrahjeve ... NEse keta persona nuk marrin denimin e merituar familjet e te vrareve politikisht te te perdhunuarave fizikisht do te versulen drejt shkalleve te drejtesis qe ose te punojn per te verteten ose le dorzojn postet e tyre.. Keto familje te viktimave perkrah tyre do te kene edhe popullin shqiptar te Kosoves.! Por ne shporesojm se gjygjtaret tan do te vertetojn hum gjera te cilave pak pun u duhet per te ardhur deri te e verteta. Sepse e verteta eshte ketu ne Kosov ne mesin e te gjith Shqiptarve te Kosoves.. Pra pas krijimi te sherbimit legat ne nivel teinstuticioneve shtetroere te Kosoves drejtesia ne Kosov duhet te jet syhapur.!

    Kombetarja "Bota Sot"
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-08-2007
    Postime
    1,281
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Qytetarët e Vushtrrisë dhe Skenderajt protestojnë para Qeverisë së Kosovës
    kosovapress

    Prishtinë, 10 qershor 2005 (Kosovapress) Time: 17 : 24

    “Drenica në sanksione 1945-2005”, “19 fshatra në izolim”, “Edhe ne jemi Kosovë”, këto ishin disa nga pllakatat që mbanin në duar protestuesit e fshatrave të Vushtrrisë dhe Skenderajt, të cilët të premten protestuan para Qeverisë së Kosovës, për shkak të heqjes dorë nga projektet për asfaltimin e rrugës Vushtrri-Skenderaj.

    Protestuesit të ardhur në Prishtinë nga fshatrat e Vushtrrisë dhe Skenderajt, thanë se rruga ka qenë në projektet e qeverisë së kaluar për t’u asfaltuar, mirëpo tash qeveria Kosumi ka hequr nga projektet dhe prioritet për asfaltim këtë rrugë.

    Njëri nga organizatorët e protestës, Halil Xani, tha se fshatarët janë obliguar që të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, pasi që asfaltimi i rrugës Vushtrri-Skenderaj, është hequr pa kurrfarë shpjegimi nga projektet për asfaltim.

    “Kemi ardhur që të protestojmë disa nga përfaqësuesit e fshatrave të Vushtrri dhe Skenderajt, kemi ardhur që të kërkojmë shpjegim nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, ose nga dikush tjetër nga qeveria, pse është hequr projekti i ndërtimit të rrugës Vushtrri-Skenderaj”, ka thënë Xani.

    Xani pohon se kjo rrugë ka qenë në projekt për t’u shtruar në qeverinë e kaluar dhe përderisa është pritur të fillojnë punën makinat për asfaltim nga qeveria është lëshuar lajmi se rruga Polac-Vushtrri është hequr nga plani për ndërtim.

    “Ne do të kërkojmë që të futet prapë në prioritet kjo rrugë, sepse është me rëndësi dhe e nevojshme të asfaltohet, sepse është bërë e pakalueshme, ndërsa me këtë lidhen shumë fshatra. Ky është vetëm fillimi jonë dhe ne nuk do të heqim dorë derisa të futet kjo rrugë në prioritet dhe të ndërtohet”, pohon Halil Xani.

    Edhe Zeqir Koca shprehet se kjo rrugë ka qenë në projekt për asfaltim, por tash ajo është hequr.

    “Si duket kjo qeveri është ka punon si para luftës se edhe atëherë ne kemi qenë të diskriminuar dhe kjo po vazhdohet edhe tani,” tha ai.




    Sipas Kocës, kësaj treve vazhdimisht është duke iu bërë padrejtësi dhe për këtë arsye fshatarët do të vazhdojnë të protestojnë përderisa të hyjë prapë në prioritet asfaltimi i kësaj rruge.

    Ndërkaq nga ana tjetër përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, kanë deklaruar se nuk kanë hequr dorë prej projektit për asfaltimin e rrugëve, mirëpo buxheti i limituar nuk lejon që ato të asfaltohen.

    Zëdhënësi i MTPT-së, Shefki Uka, tha se kjo rrugë nuk është e vetme, sepse qeveria ka paraparë të jenë tetë projekte të rëndësishme për zhvillimin e infrastrukturës në Kosovë dhe njëri prej projekteve në mesin e atyre është edhe asfaltimi i rrugës Vushtrri -Skenderaj.

    “Kryetarët e KK-së në Skenderaj dhe Vushtrri janë takuar më herët me ministrin e MTPT-së dhe janë dhënë shpjegime në mënyrë të hollësishme se ministria nuk ka hequr dorë prej këtij projekti dhe s’ka mbetur vetëm ky projekt për pa u realizuar. Ministria është duke potencuar në vazhdimësi në qeveri se 6.9 milionë euro të kthehen edhe pse janë alokuar me kohë, tani kemi kuptuar se kanë hyrë në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës”, ka thënë Uka.

    Sipas tij, ministria është me një buxhet të limituar në këtë vit, por është e interesuar dhe po bën kërkesa shumë serioze që ato mjete të kthehen.

    “Na nuk kemi hequr dorë në asnjë projekt që janë shumë të rëndësishëm për infrastrukturën në Kosovë. Ne jemi të interesuar që këto projekte të realizohen, por nuk ka shans për pa e rishikuar edhe një herë buxhetin”, potencoi Shefki Uka.

    Ndërsa ish-ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Zef Morina, tha për Kosovapress se asfaltimi i rrugës Vushtrri-Skenderaj, ka qenë një ndër prioritetet dhe ka qenë shpallur tenderi për ndërtimin e kësaj rruge.

    “Ne për rrugën Vushtrri- Skenderaj kemi pas shpallur tenderin dhe kemi pasur një ndër prioritetet, po ashtu në marrëveshjen e arritur kanë qenë edhe dy kryetarët e komunave dhe jemi pajtuar që bashkërisht të financojmë asfaltimin e kësaj rruge”, është shprehur Morina.

    Sipas, Morinës marrëveshjet sa ka qenë ai ministër kanë qenë universale dhe gjatë asaj kohë është arritur marrëveshje që dy komunat, ajo e Skenderajt dhe Vushtrrisë të sigurojnë diku 30 për qind të mjeteve, ndërsa pjesa tjetër të sigurohen nga Ministria e Transportit.

    Morina ka konsideruar se kjo rrugë është me rëndësi për t’u asfaltuar dhe gjatë mandatit të qeverisë së kaluar ka qenë prioritet, sipas tij nuk ka ndonjë arsye pse Qeveria Kosumi i ka hequr prej prioriteteve asfaltimin e rrugëve.

    “Deri në fund të mandatit kështu ka qenë, mandej janë bërë ndryshime në qeveri dhe unë nuk e di ku ka ngecur puna, por mund të them se asfaltimi i asaj rruge është shumë me rëndësi, sepse lidh dy komunat dhe shumë fshatra të asaj ane dhe qeveria duhet të bëjë përpjekje që të realizojë projektet e parapara”, ka potencuar Morina.

    Sidoqoftë qytetarët e komunave të Vushtrrisë dhe Skenderajt, pas disa orë proteste para objektit të Qeverisë së Kosovës, kanë arritur që të takohen me ministrin e MTT-së, Qemajl Ahmeti, por nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për këtë çështje.

    Ata kanë pohuar se do të vazhdojnë të protestojnë dhe javët që vijnë nëse nuk lëviz diçka pozitivisht, do të bllokojnë në Vushtrri rrugën Mitrovicë- Prishtinë dhe në Komoran rrugën Prishtinë-Pejë./K.Llabjani



    MARR NGA ,,K O S O V A P R E S S I''
    Kjo rrugë ka filluar të ndërtohet më 2006. Ka vazhduar më 2007. Po punohet edhe gjatë këtij viti. Si duket tash e kanë përnjëmend dhe pritet që këtë vit edhe të kryhet. Të gjitha arsyetimet e ish ministrit Qemajl Ahmeti se kishte probleme me pronat andej nga kalon rruga, dolën të pabaza. Askush, ama askush, nga banorët e këtyre anëve nuk ka dalur as t`i pyes drejtuesit e eskavatorëve se çka ishin duke bërë nëpër arat e malet e tyre.

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2009
    Postime
    2,629
    A ka dal prej sindikates se RTP ky Bruqi a din kush ej?

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •