Close
Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 74
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    9
    GAZETA ITALIANE «CORRIERE DELLA SERA»:


    AKUZA LIDERËVE KOSOVARË

    “JANË TË LIDHUR ME BIN LADEN-IN”



    Një dosje që bën të dridhet Ballkani. Shkrimi i autorit Francesco Battistini bazohet në një raport-dossie 500 faqesh, me titull “Atentatorët” të një agJenti të shërbimeve sekrete maqedono-shqiptare, i cili, siç thuhet pas katër vjet përgjimesh të telefonave dhe mbledhjes së fakteve, të gjitha ia ka dorëzuar OKB-së dhe policive ndërkombëtare në Prishtinë, përfshirë edhe atë italiane. Në raport akuzohet lidershipi i Kosovës, me dyshime edhe në rrethin e Rugovës, që gjatë luftës ishin të përmbajtur e të ndihmuar nga amerikanët, se në të kaluarën kanë pasur marrëdhënie të rrezikshme, nëse jo raporte intime me Al Qaedën. Duke pasur parasysh edhe faktin se dosja 500 faqesh është përgatitur nga një agjent i shërbimeve maqedonaso-shqipatre (?), del në pah dhe vërtetohet gjithçka që thuhej për implikimin e Qeverisë së Tiranës të drejtuar nga Fatos Nano, në qarqet komunisto-shovenisto-sllavo-orthodokse, për të minuar historinë tone të re dhe aspiratat tona kombëtare - të drejta dhe të natyrshme. Lidhje të krijuara nga Arbër Xhaferi?!





    Milano, 12 maj 2005 (Engjëll KOLIQI)

    Gazeta e përditshme e Milanos «Corriere della Sera”, e cila është gazeta me tirazhin më të madh në Itali, me rreth një milion kopje në ditë, dje ka botuar një artikull, me akuza drejtuar liderëve shqiptarë në Kosovë dhe në Maqedoni, për lidhje të ngushta dhe bashkëpunim me organizatën terroriste “Al Qaeda”, të drejtuar nga Osama Bin Laden. Nuk deshta të shkruaj dje, pa kontaktuar me redaksinë e gazetës dhe me autorin e shkrimit Francesco Battistini, të cilin e njoh që nga lufta e Kosovës. Sot shkova të protestoj në redaksi për këtë shkrim, por vetë autori më tha se nuk janë gjëra të shpikura nga ai, as të dala nga shërbimet e Beogradit, siç ishte zakon në të kaluarën, por janë aurgumente që OKB-së ia ka dorëzuar një agjent i shërbimeve sekrete të Maqedonisë e të Shqipërisë (shqiptar, apo më mire të themi shqipfolës), mu në kohën kur mbarë diplomacia botërore dhe qendrat e vendosjes e kanë përqëndruar vëmendjen në Kosovë, respektivisht në përmbushjen e standardeve të parashtruara nga bashkësia ndërkombëtare dhe në fillimin e shqyrtimit të të gjitha zhvillimeve dhe rrethanave, për të vendosur për statusin përfundimtar të vendit tonë.

    E keqja më e madhe të vjen nga vetëveti, apo sa mund t’i bësh keq vetit nuk mund të ta bëjë mbarë bota – thonë urtësitë tona popullore. Ja pra, edhe në këtë rast, nga të ashtuquajtur shqiptarë dorëzojnë dosje e raporte, nga më të ndryshmet, për ta bindur botën se në Kosovë vepron krimi i organizuar, duke shkuar aq larg, deri në “lidhjet” me Bin Laden-in dhe pse?!... Vetëm e vetëm të vëjnë njolla të zeza në hartën historike të Kosovës, mu në kohën kur duhet të fillojë historia e vërtetë e këtij vendi si shtet Sovran dhe i pavarur. Duke pasur parasysh edhe faktin se dosja 500 faqesh është përgatitur nga një agjent i shërbimeve maqedonaso-shqipatre, del në pah dhe vërtetohet gjithçka që thuhej për implikimin e Qeverisë së Tiranës të drejtuar nga Fatos Nano, në qarqet komunisto-shovenisto-sllavo-orthodokse, për të minuar historinë tone të re dhe aspiratat tona kombëtare - të drejta dhe të natyrshme.

    Ja si fillon artikulli i Francesco Battistini-t, i botuar në “Corriere della Sera” të datës 11 maj 2005, në faqen 12, në rubrikën “esteri” (lajme të jashtme apo nga bota): «Tetor 2001, dy zëra në telefon. Arabë që jetojnë në Kosovë: “Kemi nevojë për stinger kundër aeroplanëve dhe helikopterëve amerikanë” thotë njëri. “Po, shumë copë” pajtohet tjetri. Sërish i pari: “I paguajmë 5 mijë marka”. E mbyll i dyti: “Të dërgohen shpejt, në rregull. Nëse Amerika dhe NATO sulmojnë Afganistanin, ne sulmojmë bazat amerikane aty ku nuk e presin: në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri dhe në Bosnje…”»

    Artikulli i Battistini-t vazhdon, më sa vijon: «Sekrete e gënjeshtra. Një dosje bën të dridhet Ballkani. 500 faqe, sigla (shenja) në kodin 2005/02/Qoftë edhe titulli “Atentatorët”. Autori, një njeri i shërbimeve (maqedonase? shqiptare?) që mbasi ka mbledhur për katër vjet përgjime, emra e shifra, i ka dorëzuar të gjitha në OKB dhe në policitë ndërkombëtare në Prishtinë (përfshirë edhe atë italiane), për të demonstruar një gjë: një pjesë e mirë e lidershipit që po e drejton Kosovën drejt pavarësisë, në praktikë udhëheqësit e UÇK-së, që në luftën e 1999-ës ishin të përmbajtur nga amerikanët, në të kaluarën ka pasur marrëdhënie të rrezikshme, nëse jo raporte intime me Al Kaidën. Raporti helmues i nxjerrë nga “Koha Ditore” (gazetë e shqiptarit Veton Surroi, ish kandidat për Presidencën kosovare), ka shkaktuar një tërmet të vogël politik. Në shënjestër janë një i afërt dhe një bashkëpunëtor i Hashim Thaçit, shefit historik të UÇK-së, që ishte financuar nga administrata e Clinton-it, të lidhur me “organizatat arabe të pranishme në Çeçeni dhe në Afganistan”. Një kapitull rrëshqet shumë në largësi, edhe në rrethin e Ibrahim Rugovës, president aktual. Por, nishani i madh është Arbër Xhaferi, ideolog i luftës në Millosheviqin, për “misionet humanitare” të tija të nëntorit 2001: “Në Pakistan, në Afganistan e në Arabi – lexohet në dosje – kishte takuar në të vërtetë Abu Khattab, bashkëpunëtorin e ngushtë të Bin Laden-it, e Timur Nimuc, përgjegjës i shërbimeve saudite”, por para 11 shtatorit u kishte kërkuar ndihmë dy miqëve në Zagreb, për të kontaktuar rrjetin e Al Kaidës në Ballkan dhe për të organizuar Ana-n, një sigël që pas ’99-ës tentonte ta eksportonte guerriljën shqiptare jashtë kufinjëve të Kosovës».

    Pas përshkrimeve të këtyre fakteve nga dosja misterioze e agjentit shqiptar (?), të nxjerrë në dritë nga “Koha Ditore” e Veton Surroit, i cili në opozitë me PDK-në e Thaçit, kanë përgatitur edhe një raport akuzë për “krim të organizuar” nga ministra të Qeverisë së Kosovës, Francesco Battistini në artikullin e djeshëm në “Corriere della Sera” vazhdon: «Të vërteta apo shaka romanciere? Këto zbulime kanë të bëjnë me luftën në vazhdim për pushtet në Prishtinë (dy muaj më parë bomba kundër Rugovës), por sërish paraqesin dyshime të vjetra. Për t’i lidhur këto rrjete miqësishë shpërthyese (eksplozive), thotë raporti ultramyslimanët e organizatës Takfir dhe një personazh: Lionel Dumont, ish parashtutist francez i konvertuar në Islam, ushtrues i muxhahedinëve në Bosnje, i arrestuar në Sarajevë e pastaj i arratisur në mënyrë misterioze e i ndjekur në Malejzi, në Britani të Madhe, në Gjermani, në Belgjikë, në Emilia Romagna (në Casalecchio di Reno - afër Bolonjës, në Itali) dhe ende në Ballkan, më në fund i kapur dhe i burgosur për vjedhje në Francë. “Ishte Dumont ai që i instruktonte dhe ushtronte njerëzit e Xhaferit”, thotë dosja. “Dhe është vetëm ai që mund ta tregojë historinë sekrete të luftës në Kosovë”».

    Me këto fjali përfundon artikulli i djeshëm i Battistinit në Corriere della Sera, artikull ky që sjell shumë dyshime në historinë tonë të re. Por një gjë hetohet qartë: Arbër Xhaferi edhe sot e kësaj dite mba lidhje të ngushta me klanet qosiqo-thaço-surroiste, duke shpikur çdo ditë diçka kundër Presidentit Rugova dhe kundër të vërtetave dhe të drejtave tona në historinë e re, në këtë kohë kur po vendoset fati i Kosovës dhe i popullit të saj. Aleanca e atyre klaneve assesi të pajtohet me qëndrimin e tyre në opozitë, sepse kushedi çfarë mund t’u kenë premtuar “aleatëve ndërkombëtarë” në Afganistan, në Pakistan, në Arabinë Saudite….. mbase u kanë premtuar atyre dhe Lionel Dumont-it se ata do ta drejtojnë Kosovën dhe do ta mundësojnë “rrëshqitjen” e saj jashtë Europës e drejt në kthetrat e tyre?!...... Ja pse mu “Koha Ditore”, pjellë sorosiane, bashkë me agjencinë beogradase të lajmeve “Beta” e me shumë media të tjera antishqiptare, kujdestaron të nxjerr në dritë dosje të tilla, që gjithnjë turbullojnë hapsirat e qiellit tonë dhe shkaktojnë tërmete shumë skandaloze politike në trojet shqiptare!!! Ja përse ato klane nuk duan të marrin pjesë, as në ceremoninë e Lumturimit të Nënës Tereze, as më varrimin e mikut të madh të shqiptarëve Papës Gjon Pali II…. E tash na publikojnë edhe dosje që dëmtojnë rëndë aspiratat tona kombëtare.

  2. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    9
    Pershendetj RTP,

    keni te fala nga RRyma , eshte ne bllok nje jave

  3. #33
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    9
    ktu komandant coca cola

    llap qa ki bre

  4. #34
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    9
    po un skam hy ne dimija si ti bre
    nese ti don un ta jap me adres e me telefon e me krejt

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    MINISTRJA TËRMKOLLI VAZHDON SHKELJEN E LIGJIT - LARGON PUNËTORËT NGA PUNA PËR MOTIVE POLITIKE



    Në Ministrinë e Shërbimeve Publike (MSHP) vazhdojnë spastrimet politike



    Punëtorët ankohen : “Tërmkolli na tha : - “këtu nuk është Drenicë...”



    Melihate Tërmkolli, nëpërmjet (u. d) Sekretarit të Përhershëm, Enver Krasniqi, ka larguar nga puna punëtorët Gjyljeta Ismaku, Vjosa Zymberi, Afërdita Maliqi, Teuta Zyberi, Besa Myrtezaj, Lavdie Hajdini dhe Mevlydin Krasniqi, me arsyetim se nuk e kanë respektuar Kodin e Mirësjelljes së Shërbimit Civil



    Shkruanj : Burim Etemaj e Jehona Veliu



    Prishtinë, 12 maj 2005- Ministrja e Shërbimeve Publike, Melihate Tërmkolli, nëpërmjet ushtruesit të detyrës (u. d) të Sekretarit të Përhershëm, Enver Krasniqi, të enjten ka larguar nga puna, duke mos ua vazhduar kontratën punëtorëve Gjyljeta Ismakun, Vjosa Zymberin, Afërdita Maliqin, Teuta Zyberin, Besa Myrtezajn, Lavdie Hajdinin dhe Mevlydin Krasniqin, me arsyetim se nuk e kanë respektuar Kodin e Mirësjelljes së Shërbimit Civil, edhe pse punëtorët e larguar theksojnë për gazetë se asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë vërejtje me gojë apo shkrim. Përderisa Krasniqi, vendimin e nënshkruar më 10 maj 2005, për mosvazhdimin e kontratave të gjashtë punëtorëve e arsyeton në mosrespektimin e Kodit të Mirësjelljes..., duke mos precizuar saktësisht se për çka bëhet fjalë, punëtorët e larguar këtë vendim e quajnë tipik politik dhe joligjor. Punëtorët janë të befasuar se si mundet një ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përhershëm, të dijë për sjelljet e tyre, kur ka vetëm një javë që është duke e ushtruar këtë post. Ata janë thellësisht të bindur se këtu ka dorë ministrja Tërmkolli, ndërsa sekretari, sipas tyre, vetëm ia ka bërë një argat të fortë ministres.

    Nuk është hera e parë që ministrja Tërmkolli shkel ligjin, duke larguar nga puna punëtorë vetëm pse nuk i shkojnë për shtati asaj.

    Ajo më herët për motive politike pati larguar nga puna edhe Sekretarin e Përhershëm, Bahri Hysenin, madje edhe e pati kërcënuar, ndërsa në vend të tij tash ka sjellë Enver Krasniqin, i cili sikurse t’i kishte të dy sytë mbyllë nënshkroi largimin e gjashtë punëtorëve nga puna.

    “Në bazë të Rregullores 2001/19 mbi degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisjes në Kosovë, Rregullores 2001/36 mbi Shërbimin Civil të Kosovës dhe Urdhëresës Administrative 2003/2 mbi implementimin e Rregullores 2001/36 si dhe Udhëzimit Administrativ Nr. MSHP/2003/06 mbi Ndërprerjen e Marrëdhënies së Punës, kërkoj që t’iu ndërpritet marrëdhënia e punës me rastin e skadimit të kontratave : Besa Murtezajt, Asistente Administrative në Kabinetin e Ministres, Xhyljeta Izmaku, Asistente Administrative në Kabinetin e Ministres, Teuta Zyberi, Asistente Administrative në Kabinetin e Ministres, Afërdita Maliqi, Lektore në Kabinetin e Ministres, Lavdije Hajdini, Asistente Administrative dhe Mevludin Krasniqi, zyrtar certifikues zyra e Sekretarit të Përhershëm”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga u.d. të detyrës së Sekretarit të Përhershëm, Enver Krasniqi.

    MSHP-ja të enjten ka lëshuar edhe në komunikatë për media në të cilën thuhet se disa prej punëtorëve të kësaj ministrie iu ka skaduar kontrata. Po ashtu në komunikatë thuhet se MSHP do të hapë konkurs për këto vende të punës dhe të gjithë kanë të drejtë të konkurrojnë në kushte të barabarta, përfshirë këtu edhe punëtorët të cilëve u ka skaduar kontrata.

    “Rrjedhimisht këtu nuk kemi të bëjmë me përjashtime të punëtorëve nga puna”, thuhet në vazhdim të komunikatës.



    PUNËTORËT: LARGIMI YNË ËSHTË JOLIGJOR DHE POLITIK



    Por, punëtorët e larguar nga puna mendojnë ndryshe. Vendimin për mosvazhdimin e kontratave të punës ata e quajnë joligjor dhe të motivuar politikisht. Madje, ata paralajmërojnë se do të ankohen edhe në instancat me të larta, duke mos përjashtuar as gjyqin.

    “Ky është vendim politik, pa bazë ligjore. Do të ankohem në instancat më të larta të drejtësisë së vendit, edhe pse nuk besoj në drejtësinë e Kosovës, por do ta bëj këtë”, theksoi për “Epokën e re” Lumnije Hajdini, e cila tregon se edhe vetë sekretari Krasniqi e ka pranuar në një rast se nuk ka bazë ligjore për mosvazhdimin e kontratave të punës.

    Krasniqi, sipas Hajdinit, është arsyetuar në atë se të gjithë ministrat në Qeverinë Kosumi, e kanë ndërruar stafin civil.

    Edhe Xhyljeta Izmaku – Rama thekson për gazetë se mosvazhdimi i kontratës së punës është bërë në mënyrë joligjore.

    “Asnjëherë nuk është dhënë ndonjë vërejtje me gojë apo shkrim që nuk e kemi respektuar Kodin e Mirësjelljes së Shërbimit Civil. Përkundrazi, vetë ministrja Tërmkolli e ka shkelur ligjin dhe këtë kod, duke u sjellë në mënyrë arbitrare, bile duke treguar edhe forcën”, thekson Izmaku-Rama, e bindur se këtë vendim e ka marrë krye në vete ministrja Tërmkolli.



    TEUTA ZYBERI: TËRMKOLLI MË THA “KËTU NUK ËSHTË DRENICË...”



    Punëtorja tjetër e larguar nga puna, Teuta Zyberi, është shprehur e befasuar me aftësitë e u.d. të Sekretarit të Përhershëm, i cili për një javë siç thotë ajo e paska vërejtur se këta punëtorë e kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes së Shërbimit Civil.

    Zyberi e akuzon ministren Tërmkolli për sjellje arrogante dhe të pahijshme.

    “Ajo kurrë nuk është sjellë siç i takon një ministre..., madje në një rast më është drejtuar me fjalët “këtu nuk është Drenicë e as Rahovec’”, tregon Zyberi për gazetë sjelljet e ministres Tërmkolli.

    Të njëjtin mendim me kolegët e ndan edhe Besa Murtezaj, e cila thotë se nëse dikush e ka shkelur Kodin e Mirësjelljes së Shërbimit Civil, është vetë ministrja Tërmkolli.

    “Nëse ajo do ta kryente punën me nder, nuk do t’i dilte kohë të largojë punëtorë nga puna”, shprehet Murtezaj.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #36
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    9
    hahaaaaaaaaaaaaaaaa,

    po mos keni frik bre

    po kaja bre nanen 1000 komandanta dulen mbas luftes

    un spo ja marri kerkujt asnje post por jam i bindur se ma shum jam un komandant

    se shum komandanta te mbas luftes

    un deri tash jam kan komandant sakica tash po me duket se ma mire po me rrin emri

    komandant coca cola

    marinar mbasi lexova shkrimin tend vendosa ta quaj veten Admiral

    sepse jam Admiral per ty edhe ate doktor Admiral

    marinar a mund te me tregosh nje diqka,

    a eshte ideologjija marksist leniniste staliniste nanoiste IDEOLOGJI SLLAVE ?

    TE LUTEM PERGJIGJU

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    9
    Llap te lutem kur te shkruajsh 500 fletshin per mua
    konsultov me serbin siq e keni zakon, sepse ata kan mjaft material
    stergjyshi gjyshi baba un i biri - kan qen dhe jan anti komunist anti marksist anti sllavist, edhe llap kur te me vizatosh aktakuzen mos ma harro leshin posht se e kam ruajt me ti ngjit ne mustaqet e tuaja
    rruga e lirise eshte lufta kunder marksist leninistave sllavistave
    eshte lufte e rruges se zotit kunder djallit

    edhe llap ti e din
    Ndryshuar për herë të fundit nga Komandant Coca : 14-05-2005 më 19:03

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    KRYETARI, QEVERIA DHE KRYEMINISTRIA JONORMALE TË KOSOVËS DHE TË LDK-SË



    Shkruan : Xhevat Bislimi

    Një lumë akuzash për shpërdorim detyre, për korrupcion, për kontrabandë dhe për krim të organizuar janë bërë ndaj atij që quhet (sipas kornizës kushtetuese) Kryetar i Kosovës. Akuza të ngjajshme rëndojnë edhe mbi kurrizin e disa ministrave të asaj që quhet Qeveri e Përkohshme e Kosovës e që formalisht kryesohet nga Bajram Kosumi. Akuza të rënda janë bërë edhe ndaj atij që mban postin e zëvendëskryeministrit, por që de fakto është shefi i Qeverisë. Propaganda e shkruar, elektronike dhe ajo gojore e LDK-së dhe e degës së saj, AAK-së, po mundohen ta bindin qytetarin tonë se këto janë shpifje të PDK-së për qëllime politike! Pushteti formal dhe joformal (absolutist) i Kosovës, UNMIK-u, në stilin e tij tashmë të njohur deklaron se "hetimet vazhdojnë"! Drejtësia (gjyqësia), që në vendet normale është e ndarë nga legjislativi dhe ekzekutivi, kontrollohet tërësisht nga UNMIK-u dhe nga klane të njohura për kolaborim me ish-"drejtësinë" serbe në Kosovë. Megjithatë, UNMIK-u, i gjendur para fakteve të pakundërshtueshme të PDK-së dhe nën presionin e opinionit demokratik në Kosovë dhe të qarqeve të ndryshme ndërkombëtare u "shtrëngua" të ndërmarr disa hetime të pjesëshme.

    Bastisja e shtëpisë së Rugovës dhe masat e marra ndaj sigurimit të tij paramilitary ishte spektakulare. Një shembull i këtillë nuk mund të gjendet në vendet normale. Hyrja në shtëpinë e Kryetarit të Kosovës në mes të natës si në shtëpinë e një hajduti apo krimineli ishte vërtetë e padëgjuar dhe e paparë. Ndërhyrja e këtillë është shembulli dhe prova më e fuqishme se akuzat e bëra ishin të sakta. Kjo nuk do shpjegim! Por, ajo që i shqetëson dhe mundon qytetarët e Kosovës (madje edhe qendra të rëndësishme të politikës botërore) është mungesa e plotë e transparencës dhe informatave për këtë bastisje të shtëpisë së atij që vetë UNMIK-u me rregulloren e tij e ka quajtur Kryetar i Kosovës. Heshtje e plotë edhe nga organi që quhet Kuvend i Kosovës dhe që e ka zgjedhur atë që quhet Kryetar i Kosovës. Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët e këtij vendi kanë të drejtë (të parët edhe detyrë) të kërkojnë shpjegime për këtë bastisje të papresedan të shtëpisë së Rugovës. Edhepse ditën e tretë të arrestit shtëpiak Rugova u la i lirë të shkojë në Bruksel (sipas skenarit) për ta mbuluar dhe mjegulluar këtë ngjarje të një rëndësie të dorës së parë, deputetët e Kuvendit duhet të kërkojnë shpjegime të hollsihme për këtë rast. Nëse Kryetari i Kosovës është bastisur në mes të natës sikur të ishte një hajdut pa pasur fakte që e inkriminojnë atë në korrupcion dhe krim të organizuar, atëherë është cenuar dinjiteti i tij, i Kuvendit dhe i gjithë Kosovës. Ose, nëse ka fakte që e inkriminojnë atë, atëherë Kuvendi duhet të nisë procedurën për shkarkimin e Kryetarit të Kosovës. Të paktën kështu bëhen këto çështje atje ku ka institucione normale.

    E njëjta gjë vlen për zëvendëskryeministrin Adem Salihaj dhe ministrat e tjerë të Qeverisë. Në cilin vend normal të botës do të akuzohej një ministër ose zëvendëskryeministër për shpërdorime dhe krime të rënda (me fakte të mjaftueshme) dhe nuk do të jepte dorëheqjen ministri, zëvendëskryeministri dhe tërë Qeveria për t’i hapur rrugë hetimeve dhe drejtësisë? Në cilin vend normal të botës do të akuzoheshin (me fakte të bazuara) katër-pesë anëtarë të kabinetit qeveritar dhe nuk do të jepte dorëheqjen Kryeministri? Në asnjë vend. Kjo mund të ngjajë vetëm në Kosovë ku UNMIK-u dhe qarqe të caktuara ndërkombëtare (në bashkëpunim me Beogradin) kanë ndërtuar Kuvend, Qeveri dhe Presidencë jonormale ashtu siç kanë ndërtuar një (disa) sistem drejtësie, ekonomie dhe shoqërie jonormale. E tërë godina e tyre është ngritur mbi themelet e korrupcionit, të mashtrimit, të vjedhjes dhe të krimit të organizuar. Zëvendëskryeadministratorit, Lari Rosin, përveç tjerash, i pata thënë në një takim në Viti se "vjedhja, korrupcioni dhe shpërdorimi që është instaluar në Kosovë është i përmasave marramendëse. Faji për këtë qëndron te "sistemi" që ka ngritur UNMIK-u". Ky "sistem" kaotik ka për qëllim të pengojë dhe do të jetë dikë mjaft e fuqishme për pengimin e aspiratës shekullore të Kosovës për jetë të lirë, të qetë dhe demokratike. Sa më parë të kuptohet kjo e vërtetë nga populli ynë aq më mirë do të jetë për Kosovën dhe për mbarë rajonin
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hajdini: Ministrja Termkolli po përgatit lista të reja për suspendim


    Prishtinë, 20 maj 2005 (Kosovapress) Time: 18 : 14

    Gjashtë punonjësit e larguar nga puna para disa ditëve nga ministrja e Shërbimeve Publike, Melihate Termkolli, me arsyetimin kinse për shkelje të kodit të mirësjelljes së shërbimit civil, kanë protestuar të premten kundër punësimit të Enver Krasniqit në postin e sekretarit të përhershëm në MSHP, pasi ky i fundit sipas tyre më herët ka qenë në sigurimin e UDB-së dhe i cili me vendimin e vetë ministres Termkolli ka ardhur si ushtrues detyre në këtë ministri.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Moderator te nderuem

    Nuk do deshiroja te lejoni llapin te percjell ketu vetem artikuj kosovapressi,kur eshte e ditur se kjo teme e hapur nga une eshte piksynue me debatue,e jo me percjell lajme te kosovapressit(udb-es).



    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Hajdini: Ministrja Termkolli po përgatit lista të reja për suspendim


    Prishtinë, 20 maj 2005 (Kosovapress) Time: 18 : 14

    Gjashtë punonjësit e larguar nga puna para disa ditëve nga ministrja e Shërbimeve Publike, Melihate Termkolli, me arsyetimin kinse për shkelje të kodit të mirësjelljes së shërbimit civil, kanë protestuar të premten kundër punësimit të Enver Krasniqit në postin e sekretarit të përhershëm në MSHP, pasi ky i fundit sipas tyre më herët ka qenë në sigurimin e UDB-së dhe i cili me vendimin e vetë ministres Termkolli ka ardhur si ushtrues detyre në këtë ministri.


    Llap

    Po deshe ,hape nje teme dhe mos be gje tjeter perpos rri e kopijo cdo pike e presje te kesaj gazete.


    Perndryshe,

    i Lumte zonjes Termkolli!


    Thone:`Prit beg,se ka hendek"

    Nuk iu noton gjithnjekungulli mbi uje juve ,jo.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Faqja 4 prej 8 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •