Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 74
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Pothuajse te gjitha vrasjet me motive politike te pasluftes jane kryer mbi veprimtare te LDK-se.

    Nese iu kujtohet, reagimet e zyrtareve te LDK-se dhe anetaresise se gjere te saj konsiderohesishin nga Folete Enveriste te Kosoves, si nje qendrim qe LDK-ja e ka perdorur tash e sa vite per te luajur rolin e viktimes.

    Ne anen tjeter, kur ne adrese te Arradhave Enveriste te Kosoves (AEK) shkojne "kercenime," ata nuk hezitojne te demaskojne "kriminelet."

    Kjo eshte vetem nje loje e fares se keqe, qe e tashme ka deshmuar se eshte e gatshme te bej te pa-munduren qe te krijoj nje Kosove te destabilizuar, nje Kosove pa-udheheqje te denje.

    Deri kur kjo shtrese e piste e Kosoves do ta kuptoj se ne nuk iu besojme atyre. Na duhet vetem te lexojme per disa momente veprat e tyre te deritanishme, e te cilet vjen ere anti-kombetarizmi.

    Pacavrat Komuniste le te ulerijne kot... Kosova le te shkoj perpara... Ashtu kerkon populli i saj...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi
    Ku se paskan vra qit Jakup Krasniqi , Fytyra me e poshter Kosovare , qe nuk e din as emerin e vet si e ka.. njeri ma trullan , e ma budall Nona mo zbon..

    Mos te merzitemi shum , sepse tash PDK-ja , ska cka te bej tjter o te organizoj ndoj Vrasje apo vjedhje , o te shkruaj dicka kunder ndoj Antari te LDK-s.

    Kan koh te lire , me u marr me budallakina..

    Koh spo kan LDK-AAK , pasi po merren me pun shtetit , se sa per PDK-ja e kjo SAHATI ( Veton Surroi ) kto kan kohhh ihu..

    Rroft Dr Ibrahim Rugova , Poshttt Banda Demokratike e Kosoves..!! (PDK)

    p.s Mos te fshihen shkrimet , sepse jeni bo si te mdhaj , kujna po i livrit pi fshin..! NA LENI RAHAT.

    Gjith te mirat

    As ceca e kriminelit arkan, as mirjana e kryekriminelit millosheviq ,nuk kan urrejtje ma te madhe se ti ori bi (po bazohem ne foto) per shqiptaret, veq nejse mjer familja qe te paska nese je shqiptare.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosumi e Thaçi ndajnë mendime të kundërta rreth hetimeve të kabinetit qeveritar



    Prishtinë, 19 prill 2005 (Kosovapress) Time: 19 : 45

    Përderisa lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ripërsëriti qëndrimin se duhet vazhdojnë hetimet serioze ndaj kabinetit të Bajram Kosumit, si të dyshuar për involvim në krim të organizuar dhe korrupsion, kryeministri i Kosovës pohoi se nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me akuzat dhe hetimet e filluara ndaj disa anëtarëve të kabinetit të tij. Në të njëjtën kohë, Kosumi ka vlerësuar se akuzat në fjalë janë dërguar në adresë të gabuar
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-05-2005 më 01:09
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Smile Te lazdruarit e opozites!

    Deputetët e PDK-së dhe të Orës braktisën punimet e seancës së sotme të Kuvendit

    Prishtinë, 21 prill - Sot po i zhvillon punimet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, e cila në rend dite ka diskutimin e tetë projektligjeve. Mirëpo që në fillim të seancës lindën mosmarrëveshje. Grupi parlamentar i PDK-së, pasi kishte mbledhur 31 nënshkrime, kërkoi që në rend dite të hyjnë dy kërkesa: krijimi i një komisioni ad hok hetimor ndaj kabinetit qeveritar dhe të debatohet për decentralizimin. Këto kërkesa i përkrahu edhe grupi i Orës.
    Kryetari i Grupi parlamentar të LDK-së Alush Gashi tha se është dakord për një debat në parlament për decentralizimin, por vetëm pasi të jetë gati qeveria. Ndërkaq për propozimin e PDK-së për formimin e një komisioni hetimor, Gashi akuzoi grupin e PDK-së se po e përdor foltoren e parlamentit kundër disa kuadrove të LDK-së, duke thënë se dosjet kundër disa anëtarëve të kabinetit qeveritar i ka dorëzuar në polici, por jo edhe deputetëve. Komisionet janë të mirëseardhura për çështjet e Kuvendit, tha Gashi, por shtoi se "ne nuk jemi policë, prokurorë e gjykatës".Me shumicë votash deputetët hodhën poshtë kërkesat e grupit parlamentar të PDK-së, të cilët pastaj braktisën punimet e seancës, mu sikur edhe ata të subjektit Ora.
    Ndërkohë Kuvendi po i vazhdon punimet sipas rendit të ditës.
    Në mesin e projektligjeve që do të shqyrtohen në këtë seancë është paralajmëruar se do të jetë edhe Projektligji për media, mirëpo shqyrtimi i tij nga deputetët nuk është gjithaq i sigurt për shkak të ekzistimit të disa mospajtimeve me grupeve parlamentare.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #15
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Pamja:Déjà Vu

    Kjo pamje ju ngjane ne :

    Povratakun kur braktis seancen apo ne pamjen e Deputetëve te PDK-së dheOrës ?

    Ec e mos thuej se jane deputet te lazdruem?!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Postime
    26
    JO JO RTK Povrataku se braktis seancen fare ,se qdo mbremje bejne ata sealnca te mbyllura me dorasit "shqiptar" dhe bile bile ndahen te kenaqur, e Opoziten nuk e degjojne ata qe i kan lidhe punet trash me povratakun, ma mire me dal perjasht me fytyre se te rrin e te vendosinn ne disfavor te kombit.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Lum povrataku edhe opozita per ty!

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Postime
    26
    Jo ore mos u brengos se nuk te hy ne hise te povrataku hiq,fal te qofte!

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Llapi



    Kosumi e Thaçi ndajnë mendime të kundërta rreth hetimeve të kabinetit qeveritar



    Prishtinë, 19 prill 2005 (Kosovapress) Time: 19 : 45

    Përderisa lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ripërsëriti qëndrimin se duhet vazhdojnë hetimet serioze ndaj kabinetit të Bajram Kosumit, si të dyshuar për involvim në krim të organizuar dhe korrupsion, kryeministri i Kosovës pohoi se nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me akuzat dhe hetimet e filluara ndaj disa anëtarëve të kabinetit të tij. Në të njëjtën kohë, Kosumi ka vlerësuar se akuzat në fjalë janë dërguar në adresë të gabuar

    Me gjersisht
    Kosumi e Thaçi ndajnë mendime të kundërta rreth hetimeve të kabinetit qeveritar
    kosovapress

    Prishtinë, 19 prill 2005 (Kosovapress) Time: 19 : 45

    Përderisa lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ripërsëriti qëndrimin se duhet vazhdojnë hetimet serioze ndaj kabinetit të Bajram Kosumit, si të dyshuar për involvim në krim të organizuar dhe korrupsion, kryeministri i Kosovës pohoi se nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me akuzat dhe hetimet e filluara ndaj disa anëtarëve të kabinetit të tij. Në të njëjtën kohë, Kosumi ka vlerësuar se akuzat në fjalë janë dërguar në adresë të gabuar.

    Akuzat e Partisë Demokratike të Kosovës kundër kabinetit të Kosumit kanë qenë temë diskutimi në takimin e kryeministrit të Kosovës, Bajram Kosumi dhe liderit të PDK-së, Hashim Thaçi. Decentralizimi vazhdon të mbetet pika ndarëse në mes pozitës dhe opozitës. Bashkëbiseduesit janë pajtuar vetëm rreth implementimit të standardeve.

    Sa i përket akuzave të PDK-së bërë kabinetit qeveritar, Kosumi edhe një herë ka vlerësuar se akuzat e PDK-së janë bërë në adresë të gabuar.

    “Gjykimi që mund të bëhet në rrugë ose hedhja e bombës ndaj një partie, ose vrasjet që kanë ndodhur në kohën e fundit, të gjitha tregojnë për një tendencë për të krijuar një sistem anarkik të “vlerave”. Shteti që duam të krijojmë është një shtet i rendit, demokratik ku gjykimi nuk bëhet në rrugë dhe as në media, por në gjykatore. Për të gjitha ato që qytetari i Kosovës dyshon ose mendon se cilido person i qeverisë, ose i opozitës është i involvuar në veprime të jashtëligjshme duhet bëhen në gjykatë,” ka pohuar ai.

    Ai ka apeluar te qytetarët, në veçanti te politikanët dhe mediat që të kultivojnë gjuhën e mirëkuptimit, dialogut dhe gjuhën e argumenteve.

    I pyetur nga gazetarët se a do të thotë se akuzat e PDK-së nuk janë të argumentuara, kryeministri Kosumi, tha shkurt “nuk e di.”

    “Nuk e di se a janë të argumentuara, ngase është gjykata ajo që cakton se a janë të argumentuara ose jo. Por nuk jam unë dhe as ju qe vendosim se a janë të argumentuara apo jo,” ka thënë Kosumi.

    Rreth deklarimit të zv.kryeministrit Adem Salihaj se organizata e ashtuquajtur “Sigurimi i Atdheut” më shumë mund të ketë lidhje me PDK-në dhe ORA-n, Kosumi pohoi se s’ka informacion për atë organizatë terroriste.

    “Po të kisha informacione do të punoja dhe do t’i fusja në burg të gjitha. Çdo organizatë terroriste do të ketë vendin në burg dhe gjykatore”, tha ai.

    Se sa mund të jetë deklarimi i Kosumit valid, përderisa Salihaj shton urrejtjen ndërpartiake, numri një i ekzekutivit, deklaroi se nuk është duke folur për Salihajn, por siç u shpreh ai, po flas për një gjuhë të cilën fatkeqësisht muajve të fundit është duke u përdorur.

    Kurse, se a do t’i përkrahë hetimet e filluara nga policia e UNMIK-ut ndaj anëtarëve të kabinetit të tij qeverisës, kryeministri Kosumi, tha se zyrtarisht nuk ka asnjë informacion se a kanë filluar hetimet.

    “Unë përkrah vendimin e gjykatave dhe zyrtarisht s’kam informatë”, ka thënë ai.

    Nga ana tjetër, Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së ripërsëriti se askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ai tha se beson se organet e drejtësisë së UNMIK-ut do të reagojnë drejt dhe me kohë.

    “Askush nuk do të mund të jetë mbi ligjin dhe ky është edhe përcaktim edhe i autoriteteve ndërkombëtar që të mos tolerohet askush pavarësisht prej pozicioneve politike që të manipulohet ose ta kryejë funksionin në kundërshtim me ligjet”, u shpreh ai.

    Sipas tij, PDK-ja është e vendosur që të gjitha këtyre gjërave të shëmtuara t’iu lihen në dorë institucioneve dhe organeve të specializuara hetuese dhe jo të propagandohen ato për qëllime politike prej kujtdoqoftë. Gjithashtu vlerësoj se gabohen rëndë të gjithë ata që mendojnë dhe që e dinë se do të mund të ballafaqohen me ligjin, që mendojnë se me vrasje dhe sulme terroriste ndaj opozitës demokratike në Kosovë, do të mund t’i forcojnë formacionet e tyre politike, parapolitike apo paraushtarake”, tha lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, duke apleuar tek qytetarët për qetësi, urtësi, tolerancë ndërpartiake.

    Gjithashtu, pozita dhe opozita kanë qëndrime të kundërta rreth procesit të decentralizimit. Kryeministri Kosumi u shpreh se “nuk jemi unik sa i përket decentralizimit, por nuk kemi mendime diametralisht të kundërta.”

    “Decentralizimi është pjesë e reformës së pushtetit lokal, por ajo mund të bëhet dhe duhet të bëhet pasi të zgjidhet statusi përfundimtar i Kosovës”, tha ai, duke shtuar se tani në këto konjunktura politike që është Kosova nuk mund të bëjmë një reformë serioze e pushtetit lokal.

    Kosumi tha se ajo çka qeveria dëshiron të bëhet janë pilot projektet për disa njësi komunale që sipas tij, ky nuk është decentralizim i plotë por është një provë.

    Ndërsa kryetari i PDK-së Thaçi rreth decentralizimit tha se partia e tij vazhdon të jetë e bindur se Kosovës i nevojitet reformimi i pushtetit lokal sipas parimeve evropiane duke respektuar rekomandimet e Këshillit të Evropës. Ai shtoi se është e nevojshme të nxirret ligji për reformim e pushtetit lokal, ligji për financa dhe të merren parasysh edhe faktorët gjeografik e demografik.

    “Nuk duhet të kemi projekte të motivuara politike, projekte të kushtëzuara apo projekte që krijojnë dhe që legalizojnë enklavat në Kosovë. Apo projekte që krijojnë rripa dhe xhepa teknik dhe që e humbin edhe kuptimin e statusit politik të vendit, por të ndodhë një reformim i pushtetit lokal, sipas parimit të demokracisë qytetare që është në interes për të gjithë qytetarët”, tha Thaçi.

    Ai ka thënë se partia e tij kërkon nga Qeveria e Kosovës që të garantohet sundimi i ligjit, të respektohet ligji që sqarohet çështja e shpenzimeve të pajustifikueshme dhe të pambulesë të 176 milionë eurove të shpenzuara për 20 ditët e para të Qeverisë së Kosovës.

    Kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi dhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi janë pajtuar vetëm rreth çështjes së implementimit të standardeve.

    “Rreth çështjes së standardeve kemi qëndrime të përbashkëta edhe pozita dhe opozita, ku mund të bëjmë një punë të përbashkët rreth realizimit të standardeve që paraqesin parimet themelore të demokracisë. Partitë opozitare mendoj se kanë bërë një punë shumë të rëndësishme në realizimin e këtyre standardeve dhe do të vazhdohet edhe në të ardhmen”, tha numri një i ekzekutivit.

    Kurse Hashim Thaçi vlerësoi se takimet në mes qeveritarëve dhe opozitës janë në interes të vendit dhe të qytetarëve, në mënyrë që të implementohen më shpejt standardet për Kosovën dhe t’i hapet perspektiva vendit për zgjidhjen e drejtë të statusit politik për shtet të pavarur dhe sovran./L.Blakaj/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723


    Kjo "fare e keqe" le te kthehet nga ka ardh... Jashte Kosoves!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •