Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22

    PS-ja rrëzon amendamentin antidushk të PD-së

    Kreu i PD-së kushtëzon bashkëpunimin me aleatët me mbështetjen për amendamentin

    Berisha: Urgjent amendament “antidushk”


    N.Perndoj

    “Do të propozojmë që vota për kandidatin të jetë edhe votë për partinë. Sistemi ka funksionuar në ‘92-shin”
    TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të paraqesë me procedurë të përshpejtuar në Kuvend amendamentin “antidushk”, për njehsimin e votës së kandidatit me partinë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi dje se ky “sistem” ligjor ka funksionuar më së miri edhe në vitin 1992. Përmbajtja e këtij amendamenti kundërshton plotësisht marrëveshjen që Partia Socialiste ka projektuar të zbatojë me aleatët, që thellësisht në përmbajtje është një Dushk i dytë. “Një veprim i tillë i kalimit të votave te partitë e tjera përbën një shkatërrim të parimit themelor elektoral të barazisë së votës. Në këtë kontekst, PD-ja do të ndërmarrë nismën ligjore, do të paraqesë në Kuvend amendamentin antidushk, i cili konsiston në bashkimin e votës për kandidatin dhe partinë. Vota e kandidatit të jetë votë e partisë. Unë e kam diskutuar këtë problem me faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe unë mendoj se nuk duhet që të pranohet rrënimi i parimeve themelore të zgjedhjeve të lira. Për këtë arsye, javës që vjen dorëzohet në Kuvend amendamenti antidushk”, - tha dje Berisha. Iniciativa ligjore e Partisë Demokratike duket se mbështetet në disa sisteme të huaja që, sipas zyrtarëve të lartë të selisë blu, kanë funksionuar më së miri. Sipas tyre, amendamenti bazohet në parimin e dërgimit të të drejtës së votës në ekstremin e zgjeruar të saj. Që do të thotë se votuesi teksa shpreh vullnetin e tij përmes një vote, në kuptimin klasik të saj hedh dy, edhe për partinë.
    Kushti
    Partia Demokratike do të jetë e gatshme që të lërë zona të lira për disa nga partitë opozitare, vetëm nëse këto të fundit do të mbështesin amendamentin antidushk. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar parësore miratimin e këtij amendamenti, duke kërkuar në të njëjtën kohë edhe mbështetjen e partive të tjera opozitare. “Unë ftoj të gjitha forcat politike që të mbështesin këtë nismë. Ne kemi detyrime ndaj qytetarëve shqiptare që vota të ketë forcë të njëjtë elektorale, ashtu sikurse është në parimin më themelor të zgjedhjeve të lira. Ne jemi të gatshëm që t’i lëshojmë zona të lira aleatëve. Ne jemi të gatshëm që të unifikojmë të gjitha kandidaturat, por edhe njëherë theksojmë se në mënyrë absolute përparësia jonë është amendamenti antidushk. Ky amendament nuk pengon fare koalicionet. Përkundrazi ky i bën shumë më reale. Unë shpresoj që të gjitha forcat politike që janë të përkushtuara për zgjedhje të lira, të mbështesin këtë amendim, i cili u imponon partive të mëdha, në qoftë se ato duan koalicione, të lëshojnë zonën dhe të bëjnë aleanca të ndershme”, - tha ai, duke shtuar se amendamenti antidushk është një faktor përcaktues për aleancat.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22
    Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Elmaz Sherifi, kundërshton propozimin “antidushk” të bërë nga Berisha

    PS: Amendamenti i Berishës i çuditshëm, s’mbështet në ligj


    Darina Tanushi

    TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Elmaz Sherifi, e ka cilësuar një propozim të pambështetur në ligj propozimin e bërë dje nga kreu demokrat, Sali Berisha, për të propozuar dhe miratuar një “amendament antidushk”, sipas të cilit, të njehsohet vota e kandidatit me atë të partisë në zgjedhjet e verës. Kjo strategji e opozitës synon ndalimin e strategjisë elektorale të propozuar nga PS-ja dhe aleatët e saj, sipas të cilës, ata do të mbështesin PS-në në maxhoritar, ndërsa kjo e fundit do t’i japë një pjesë të votave të simpatizantëve të saj për partitë aleate në proporcional. Sipas deputetit socialist, Elmaz Sherifi, PS-ja dhe PD-ja kanë miratuar me bashkëpunim një kod elektoral në konsulencë edhe me OSBE-në dhe ai tha “më duken të çuditshme këto propozime tashmë që kodi ka marrë vulën e Parlamentit”. Sherifi, nga ana tjetër, mohon të ketë një fenomen “Dushk”, pra që shpjegohet me këtë mënyrë bashkëpunimi mes aleatëve dhe PS-së. Sipas tij, kjo është më shumë një zhurmë mediatike. Ka propozime nga më interesantet, por ato nuk gjejnë bazë ligjore, u shpreh ai më pas, për propozimin e ri të kreut demokrat. Sherifi tha se nuk mund të ketë zgjidhje preferenciale apo sipas interesave të njërës parti. Ato duhet të jenë të bazuara në kod dhe këto veprime që kërkohen të ndërmerren nga PD-ja nuk mbështeten në asnjë ligj. Vetëm dy ditë më parë aleatët e PS-së kanë diskutuar me kryeministrin dhe njëkohësisht kreun socialist, Fatos Nano, pikërisht skemën e re të bashkëpunimit të tyre elektoral. Strategjia, në fakt e shpallur ditë më parë nga kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, u cilësua si “Dushku i madh”, pasi “i vogli” konsiderohet ai i zgjedhjeve të vitit 2001, në Dushk të Lushnjës, ku në proporcional dolën 9 deputetë dhe vetëm 1 fitoi drejtpërdrejt. Zgjedhjet në zonën e Dushkut u zhvilluan më vonë sesa në zonat e tjera dhe nga kreu i PS-së iu bë thirrje zgjedhësve që të votonin për partitë aleate. Një strategji e njëjtë është vendosur që të ndiqet në këto zgjedhje, pas një diskutimi të gjatë që kanë zhvilluar mes tyre Nano, Ruçi dhe krerët e PSD-së, PAA-së dhe PDS-së, ndërkohë që ende nuk është përcaktuar një bashkëpunim me PBDNJ-në.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne artikull shkruhet mes tjerash:

    --
    Zgjedhjet në zonën e Dushkut u zhvilluan më vonë sesa në zonat e tjera dhe nga kreu i PS-së iu bë thirrje zgjedhësve që të votonin për partitë aleate.
    --


    Dhe zgjedhesit votuan sic i tha PS dhe Ps doli me qarin.. pra zgedhesi degjon Ps-ne..

    Kjo tregon se zgedhesi eshte me Ps-ne..

    pikerisht per kete kishte kohe 8 vjet Berisha te vriste mendjen...
    Pse zgedhesi eshte me Ps-ne?
    Cfar ka Ps qe nuk e ka PD-ja?
    Eshte popull i prire apo i lindur per te qene me Ps-ne apo Ps di ta pj.erdh me mire ne vesh popullin se PD..?
    eshte vec populli i Dushkut qe i solli Ps ne pushtet apo jan Dushk krejt katundaria e Shqiperise?
    Po sikur Pd te bente Dushqe...a i kish ardh si humbese Ps ndoj dit ne Kuvend Pd-se?
    etjetj..
    Ja keto gjera duheshin debatuar ne Pd gjat ktyre 8 viteve..

    Ruci ne 96...pa mbaruar votimi .. i beri xerr krejt te vetve ne qendra te votimit e u tha.. bejini m.unë zgjedhjeve.. dhe ata ja benë m.unë e ja lan pushken ne faqe Pd-se.. pra e lan me Parlament me Pal Dajca.. pra pa brace bizhga.. shkurt.. sja dhane kenaqsine Pd -se te quhej se ka parlament pluralist.. e kjo do te thoshte..se e kish marre lumi punen e Pd-se e mjaftonte ca Zan causher me vone tja kerrenin.. karabinane Pd-se..

    Kurse Pd.. me Dushqe pa dushqe.. per 8 vjet ja dha pa tallon kenaqsine PS-se te qeverise nen Masken e.. Pasjes se nje Parlamenti pluralist..ja shëkoni cdo dot leh aty opozita..pra jemi qeveri legjitime e dalur na zgedhje te mira.. e nga parlament shum ngjiresh.. nuku e shihni zotin Berish aty qe bertet ne foltore..

    E ne fakt e folura me e mire do ishte ti kishin berë munë dhe kta parlamentit te Gjinush Servet Nano cac Blushave.. e Bushat.. te mos tallnin l.oqet me popullin shqiptar.. po ta dinin se.. Shqiperia ska parlament.. pra eshte diktature polpotiste mafioze.. e ty Bush Berluskon Shreder.. nuk po ta japim lezetin ti thuash aq lehte derrit daje..
    Pik..

    Duket qarte dhe nga mesazhet qe vijne nga Bushi e Bushat europerendimore..se.. ATA duan dhe kto 5 vite tjera.. perseri Nano Rucin ne Pushtet..dhe Opozites i kerkojne thjesht.. bej gam gam por jo Ham ham..

    Burreria e kerkon qe hapur Berisha ti thot Popullit.. duan qe une te luaj Rol..por smundem me.. me than rri ne opozite e bej sikur lufton.. e pranova..pike..

    keshtu si duken Bathet .. puna me e mire do jet qe mileti .. ata fotoksin piresit e ata mijra qe u dridhen gjunjet nga pa ngrena.. sepse rrogz pensionet ja dorzojn idriz harasanave.. tja bejne MUNÊ Votimeve pik.. deri sa te dale nje BURRE i MADH te cilit nuk ja ben dot Dushkun PS e Enver Dull haxhi Llesh ruco braceve.. por perkundrazi do jet i ZOti tu a vej l.oqet ne bige nje her e mire xhelateve stalinisto caco-iste.. nga dizet e treja e deri me sot..

    qashtu..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Për fat të keq Berisha, "mbrojtësi" i të vegjëlve të opozitës po ua punon bukur edhe kësaj radhe.
    Hileja nr.1 qëndron në faktin se të vegjlit e opozitës e kanë të vështirë të fitojnë në mazhoritar sepse i kanë votat e shpërndara nëpër zona të ndryshme: çka do të thotë se kanë më tepër shanse në proporcional, ku votat e shpërndara mbidhen dhe të japin deputetë.

    Hileja nr. 2 qëndron në faktin se propozimi i Berishës është vetëm për konsum të opozitës dhe për rregullimin e hesapeve brenda saj: kuptohet tashmë nga të gjithë që është tepër vonë për ndryshimin e kodit elektoral, i cili nuk mund të ndryshohet më pak se 6 muaj para zgjedhjeve: po të ndryshohej kodi tani i binte që zgjedhjet të bëheshin në nëntor, gjë që nuk është e mundur sipas kodit zgjedhor.

    Prandaj propozimi anti-dushk i Berishës është vetëm një bllof i cili ka të vetmin qëllim që të detyrojë votuesit e opozitës që të unifikojnë votën e kandidatit me të partisë, dmth nëse X-i voton për kandidatin e PD-së të votojë dhe për PD-në.
    Nuk është as më shumë e as më pak veçse një vjedhje e turpshme e votës për partitë e vogla të opozitës.

    Cfarë do të ndodhë nëse kjo do të zbatohet?
    Po marrim rastin e një partie së cilës i lihen 2 zona të lira. Ka pak të ngjarë që PD-ja të heq dorë nga zona të sigurta kështu që do t'iu lerë zona të diskutueshme. Le ta zëmë se shanset janë po themi 50% me 50% që zona të fitohet apo të humbet. Duke patur parasysh që zona mund të ketë maksimumi 30 000 votues (në praktikë 20 000) dhe duke e zënë që votojnë 100% të zgjedhësve (në praktikë 50% ose 60%) maksimumi i votave për partinë që 2 kandidatët e partisë X do të marrin teorikisht është 15001 x 2 = 30 002 vota (në praktikë 5 001 x 2 = 10 002). Pra edhe në rastin më të mirë teorik jemi shumë larg 50 000 votave që do t'i duheshin një partie për të kaluar cakun e 2.5% të votave që do t'i jepnin asaj 3 deputetë. Duke vazhduar këtë shembull nëse partia X do të fitonte 1 deputet në mazhoritar (që përsëri mbetet e vështirë), i bie që kjo parti të humbasë faktikisht dy vende në parlament, të cilat mund të shkojnë në favor të PD-së.
    Shihet qartë se anti-dushku i Berishës nuk është më moral se dushku i Nanos, por ndërsa Nano devijon votën e mbarë elektoratit shqiptar, Berisha devijon votën e elektoratit të djathtë.
    Lind pyetja: me këtë marifet a përfiton me të vërtetë opozita? A i ka bërë mirë llogaritë Berisha me skemën e antidushkut? Po edhe jo. Votuesit e partive të vogla mund të jenë të çorientuar dhe të pamotivuar për të votuar për PD-në, në një kohë që mund të votonin më shumë dëshirë për partinë e tyre. Kjo mund të sjellë bojkotin e tyre pasiv duke bërë që opozita e djathtë të humbas vota në proporcional dhe disa deputetë. Ndoshta jo shumë, por kjo do të marrë një rëndësi të madhe në një situatë ku duket se fitorja apo humbja e opozitës do të luhet me shumë pak vota.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Ne se e kam kuptuar si duhet, Berisha kerkon qe te kete nje vote te vetme per kandidat dhe parti. Teorikisht nuk me duket gje e mire. Ndarja e kandidatit nga partia i jep me teper liri votuesit qe te shprehe bindjet dhe interesat e tij. Gjithashtu krijon me teper mundesi per partite e vogla, qe me gjetjen e nje kandidati te respektuar, te marre me teper vota se sa eshte ne gjendje te marre vete si parti. Berisha shprehet se ky variant ka funksionuar ne '92. Por atehere kishte vetem dy parti kryesore. PR dhe PSD u futen nen strehen e PD-se dhe pa te asnje nuk do kalonte cakun prej 4% te asaj kohe.

    Por kur nga ana tjeter PS, pasi e ka krijuar precedentin djallezor, kercenon me te njejtiin skenarin kesaj rradhe ne shkalle kombetare, kjo mund te jete nje zgjidhje sado qe teper gjysmake. Si duket sa kohe te kemi politike djallezore, jemi te denuar te zgjedhim per te keqen me te vogel. Ne rast se nuk do kete nje presion te madh nderkombetar nuk ma ha mendja se PS-ja do heqe dore vetem prej nje amendamenti te PD-se. Justifikimet i kane gati, kodi nuk ndryshohet dy muaj para zgjedhjeve, dhe amendamenti eshte antikushtetues.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Eshte komplet hipokrizi nga ana e Berishes kur thote se "amendamenti synonte që votat e kandidatit të njehsoheshin me atë të partisë, në mënyrë që të ulej mbizotërimi i dy partive kryesore, duke u dhënë kështu edhe forcave të tjera politike mundësi më të mëdha përfaqësimi." (RD 11/04/2005).
    Eshte kryekeput e kunderta. Praktika e deritanishme e koalicioneve te PD-se me partite e vogla ka qene kjo: antaret e partise X kane votuar per partine e tyre dhe per kandidatin e PD-se. Kjo ka qene edhe ne te mire te PD-se, edhe te partise X qe ka arritur keshtu te marre deputete ne proporcional.
    Kurse tani PD-ja i kerkon te gjitha: edhe voten e partise edhe voten e kandidatit!
    Shanset e nje partie te vogel ulen ne menyre te konsiderueshme.
    Rezultati i kesaj ka per te qene dobesimi për të mos thënë mungesa e prezences se partive te vogla ne Parlamentin e ardhshëm.
    Por kjo mund t'i kushtoje shtrenjt edhe PD-se qe po eksperimenton nje skeme te cilen nuk do te jete ne gjendje ta kontrolloje!
    E drejta vonon, por nuk harron!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gaz shekulli ose KJ ..

    --


    Këtë javë pritet firmosja e marrëveshjes mes PD e PDR. Reformatorëve u lihen dy zona të lira

    Pakti, Xhaferri e Ndoka kandidim me siglën e PD


    N.Perndoj

    TIRANË- Marrëveshja mes Partisë Demokratike dhe asaj Demokrate të Re është drejt përfundimit. Sekretari i Përgjithshëm i PDR-së, Ferdinand Xhaferri, ka deklaruar dje se gjatë kësaj jave pritet të ketë një marrëveshje konkrete mes dy partive. “Mendoj se kjo është e java e përshtatshme, që mund të kemi një marrëveshje mes PD-së dhe PDR-së, duke nënkuptuar edhe punën e madhe që na pret deri në fitore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zonat e lira është ana më periferike e kësaj marrëveshjeje. Njëkohësisht brenda marrëveshjes do të jenë edhe rakordimet teknike me idenë që brenda kuadrit ligjor forcat politike të mos pengojnë njëra- tjetrën në konkurrim. Të mos kemi kosto fiktive. Pra, bëhet fjalë për sistemin maxhoritar. Do ketë marrëveshje asimetrike, ku në shkëmbim të një numri shumë të kufizuar zonash të lira të lëna nga PD-ja, PDR-ja do të mbështesë në maxhoritar kandidatët e PD-së. Secila forcë politike do të kunkurrojë për votën e saj proporcionale”,- tha dje Xhaferri. Marrëveshja mes Partisë Demokratike dhe Demokrate të Re do të jetë në funksion të Kodit të ri Zgjedhor. Për këtë arsye, dy zyrtarët e lartë të PDR-së, Xhaferri dhe Ndoka, për të cilët është rënë dakord që t’u lihen zona të lira, do të kandidojnë nën siglën e PD-së. Burime nga PDR-ja thanë dje për “Shekullin” se kryetari i grupit parlamentar i PDR-së, Nard Ndoka, do të kandidojë në zonën 8 të Shkodrës, ndërsa Xhaferri në zonën e Plazhit ose të Kënetës në Durrës. Ndërkohë që nuk është dhënë përgjigjja përfundimtare për nënkryetarin e PDR-së, Tritan Shehu, të cilit i janë ofruar për diskutim dy zona në Elbasan, një në Lushnjë dhe një në Tiranë. Konkretizimin e një marrëveshjeje të mundshme mes dy partive e ka konfirmuar dje edhe lideri i opozitës, Sali Berisha. “Ne jemi serioz dhe dëshirojmë që vërtet të kemi një koalicion me Partinë Demorkate të Re. Edhe me parti të tjera si PDK-ja”,- tha Berisha. Edhe republikanët kanë konfirmuar dje formën e bashkëpunimit me PD-në. Nënkryetari i PR-së, Neritan Alibali, deklaroi dje për “Shekullin” se republikanët do të mbështesin PD-në në maxhoritar ndërsa në proporcional do të masin forcën e tyre. “Partia Republikane do të mbështesë kandidatët maxhoritarë të Partisë Demokratike, kurse në aspektin proporcional ne do të kemi një garë të brendshme midis 100 kandidatëve të Partisë Republikane. Ligji i jep shumë rëndësi aspektit maxhoritar ndaj dhe është vendosur për mbështëtjen e kandidatëve në maxhoritar”, - tha ai.



    12/04/2005

    --


    di llafe.. per keta zagaret qe mbledh berisha..





    Kaq i trembur eshte Berisha sa ka nevoje per Nard Ndok e Pollo Tritan Ferd Xhaferr e sorrollop?

    Kesaj i thone...
    o burra ju mijra qendrestare te Pd-se.. votoni per klyshet e Nanos me zhaqet PDr-je.. se ne maxhoritar..kinse.. kta 4-5 vete te Pdr..do votojne per Pd-ne..
    E kujt i duhet ne maxhoritar vota e PDR-istave?

    PDR-istet jane nje klike e mbyllur qe vehet ne levizje nga Mafia dhe votues nuk kane as mamat e tyre.. Jam i bindur se soji i Nard Ndok celularit Tritan Pollo Stafanaqit.. nuk i votojne djemt e tyre.. por votojne per partine mëmë..pra PS-ne..
    Cfar pret te fitoj Berisha nga keta renegat te qelbur?

    Fitimtari ketu do jete Pollo tritani e Nard ndok lepires-sahani.. qe dhe ne fitofshin atje ne parlament..gjithmone do votojne per Nano Mafien.. e berishes do i bejne munë..
    8 vjet pati Pollo koh te reflektoje..
    me dhjetra here u josh nga qeset me para qe i afroj Nano Duk Koka..
    Ka dhjetra intelektuale me reputacion qe mund ti paraqese PD e te fitoje voten e Masave.. dhe aspak nuk ka arsye tu lepihet ktyre fuksave..
    Pse duhet te jete parti me vehte Pollua ne se ka neps per voten e Veteraneve te PD-se..?
    Le te shpalle tritan pollua shkrirjen e Pdr-se.. e te thote.. zoterinj qendrestare qe ju lam ne balte.. po te doni na votoni..
    Keshtu po..
    Klika e tritan ndok pollos e ndoqi si gestapo.. kreshnik Collakun se tregoi para ca muajsh afersi mendimesh me Pd-ne..

    eshte turp te detyrosh qendrestaret..e PD-se..ata qe kurre nuk luajten bishtin.. ata qe mbeten me brek te grisura gjat pushtetit Pd-ist e zorr-thate gjat pushtetit Nanoist.. te votojne per nje gomar injorant si Nard Ndoka.. qe ne cdo seanc parlamenti apo mbledhje Komisionesh parlamentare.. shikohet me celular ne vesh.. a thua se ka lindur me celular qe ne ferrat e Kabashit a Va Dejsit..
    Sjellja e nje politikani.. eshte primare..
    Kur nje njeri flet ne nje ambjent sic eshte parlamenti apo komisionet e tjetri ben xerr xerr me celular.. tregon paftyresine ..kodoshllekun e injarancen e ketij celularoisti te semure.. e nje i tille qe eshte bere proverbial..ne parlament.. me celularin e tij eshte Nardi.. e ktij pushti i duhet bere peshqesh..
    Si mundet nje bixhozxhi si Nard Ndoka e shoket e tije Pollo tritana e Koplik Ferd Xhaferra.. te ushqehen ..me Gjakun e mundin e trimerine e qendrestareve..
    Jazek u qofte kush tallet me voten e atyre qe tash 15 vjet nuk levizin..nga PD-ja edhe se kan provuar vite lenje ne harres e percmimin e shtypjen gestapoiste.. Mafies Enveriste ne pushtet.. qofte 50 vjet te shkuara..qofte keto 15 vite te pluralizmit..

    A krijove KOP..

    athere te duhen kta Kopila?

    Ku eshte demokracia e Partise Demokratike?
    kush u pyet nga antaresia per kto krushqite e fundit qe ben Berisha..
    Don rul Pashko te vij ne Pd.. bujrum eja..por puno .. o Pashko Rul.. e fitoje elektoratin vete..e jo te marresh voten e atyre qe i bere m.utin tash 12 vjet se tu lezetuan te tjera mocale te majme.. gjete shok Nano rucat..
    Per se ftohet Rul Pashkoja.. di gje kush se cfar kan then kta njerez publikisht qe te duket si xhevahir e qe mileti ti kthej syte nga ata?
    Rul Pashko.. nuk marrin as votat e Mamave te tyre se te dajo xhaxhallareve jo e jo.. athere perse u dashka konsumuar Vota e herojve te demokracise.. sic jane Votuesit pa emer qe ulin koken e votojn pa kerkuar.. asgje.. per ti vene ne pushtet keta zagare tash 12 vjet ne Sherbim te Nano gejxhave?

    Pse nuk beri Kongres apo nje bised te hapur Pd-ja me antaresine e tu merrej mendimi masave demokratike.. per Krushqit e reja?

    Me syt e veshet e mi e pash rulin ne Tv kur tha..ju te Pd-se i vini tritol shtyllave te tensionit te larte.. dhe prezent ne studio ishte Tak Ngjel petull beresi e Prec Zogaj..
    nuk degjova une qe te dal Ruli e te thote.. me fal o Berish qe thash ashtu..

    athere me ke tallet Berisha..

    Ai po cenon me kto krushqi te qelbura.. pikerisht ate turmen qe sdi te luaj bishtin.. e po u cenua kjo turme ne ate sedren e vet..te nderit e burrerise..athere le te dal Pd..e te fitoj ndonje vend me Voten e Teze Hall xhaj Dajes se Tritan Pollo Rul Pashkove..
    Ta shikojn se ..nuk i behen me shum se 120 vota ne gjithe Shqiperine..

    Leri qelbaniket te shkojn ku te duan.. e ruaje ate thesarin e Pd-se.. o rryp..




    hajva..paska qen ky njeri..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 12-04-2005 më 12:01

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22
    E merrni mundimin te lexoni perpara se te shkruani carcafe ne forum, apo ju duket se jeni aq te zgjuar qe nuk duhet te lexoni gje pasi i "nuhasni" gjerat ne ajer, pa rene ne toke?

    Berisha po ben ate qe DUHET bere per te garantuar zgjedhje te lira dhe demokratike ku vjedhjet e vota apo sic e quan Berisha "trafikun e votave" nuk ligjerohen sic u ligjeruan 4 vjet me pare, ku nje fshat i humbur si Dushku nxorri po aq deputete sa Tirana ne proporcional. Koha kur po e ben kete gje eshte koha e duhur, pasi ka krijuar nje mirekuptim me partite opozitare qe i ka sjelle ne nen nje tende dhe nen nje sigel, ate te PD.

    Ligji do te thote qe nuk do te kete me Dushk ne 2005, nuk do te kete me bllokime te qellimshme votimi ne zona te caktuara me elektorat tradicional te majte ne diten e zgjedhjeve, per ti ribere zgjedhjet me vone dhe per te ndryshuar siglat e partive ne raundin e dyte te zgjedhjeve, duke u dhene vota partive satelitore te majta apo te djathta qofshin, te cilat i duan ato vota per te shpikur 2-3 deputete te paqene ne proporcional, edhe pse keto parti nuk jane ne gjendje te fitojne mandatet ne maxhoritar.

    Nje prej faktoreve kryesore qe sistemi politik shqiptar eshte i destabilizuar eshte pikerisht kodi zgjedhor me dy raunde, ku i kushtohet nje rendesi me e madhe proporcionalit. Kjo ben qe ne politiken shqiptare te ngelen nje qerre me parazite qe e quajne veten politikane, edhe pse per ta nuk voton as 2% e elektoratit shqiptar.

    Nese nuk e dini, politikan nuk te ben emri apo partia, apo kostumi qe vesh, te ben % e votave qe merr ne zgjedhje. Dhe ne te gjitha zgjedhjet e bera deri me sot, PD dhe PS e kane provuar me vota dhe jo me fjale qe jane dy polet e politikes shqiptare dhe asnje force tjeter politike nuk i ka ardhur afer dominimit te ketyre dy forcave. Bipolariteti ne politike nuk eshte gje e keqe, eshte gje e mire pasi edhe sistemi politik amerikan eshte bipolar. Ofron stabilitet politik per te cilen ka nevoje Shqiperia.

    Mos beni me faj Berishen qe partite e vogla satelitore nuk arrijne dot te kalojne 2%. Bile falenderojeni Berishen qe po i fut emrat e "krereve te opozites" ne krye te listes se proporcionalit te PD, pasi eshte e vetmia menyre qe edhe keto parti te kene nje ze ne kuvendin e ardhshem te Shqiperise, e vetmia menyre qe edhe keta individe te mbajne titullin "politikane".

    Albo

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,037
    Postimet në Bllog
    22
    BERISHA: "DUSHKU", FATAL PER NANON

    Markel Bejdo

    Demokratet kane perfunduar formulimin e amendamentit Anti-Dushk dhe eshte dorezuar ne parlament nga kreu i grupit parlamentar te PD-se. Kryetari i Partise Demokratike e ka cilesuar kete amendament ne perputhje te plote me Kushtetuten, ku percaktohet qarte barazia e votes elektorale. Miratimi i ketij propozimi eshte kthyer ne nje mision per demokratet te cilet kundershtojne skemen e propozuar nga socialistet me aleatet e tyre, madje kreu i selise blu eshte shprehur se aplikimi i kesaj skeme do te demtoje rende socialistet ne rezultate. "Kushtetuta percakton qarte ne thelb qe forca elektorale e votes duhet te jete e barabarte. Ky eshte parimi mbi te cilin ndertohet ndershmeria e zgjedhjeve. Hileja, kurthi jane perpjekje te padenja per te cenuar kete. Lufta dhe perpjekja ime eshte perparimesi sepse per sa i perket rezultatit te kesaj praktike une i garantoj qytetaret shqiptare se do te provohet fatal per Fatos Nanon dhe nismetaret e tij", tha Berisha. Miratimi i amendamentit Anti-Dushk duket si nje nder elementet kryesore qe tashme demokratet kane per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme si dhe barazine e votes elektorale ne zgjedhjet e veres.

    "Edhe nje here dua te theksoj se ne angazhimin dhe perkushtimin tone per zgjedhje te lira dhe te ndershme eshte nisma per kete amendament pasi nje nder parimet themelore te lirise dhe ndershmerise se zgjedhjeve eshte barazia e forces elektorale te votes. Ne amendamentin tone ne synojme qe te garantojme barazine e forces elektorale te votes, nuk kemi asnje qellim tjeter", u shpreh lideri demokrat. Pavaresisht kesaj, kreu i selise blu ka garantuar shqiptaret se nese kjo skeme do te perdoret nga socialistet ne zgjedhje atehere kjo do t'i ktheje ata ne nje opozite te paperfillshme, gje te cilen nuk e deshiron askush pasi nje qeverisje e konsoliduar kerkon edhe nje opozite te tille. "Une dua t'u them se skema qe po perdor Fatos Nano ne qofte se se nuk heq dore do te jete jotragjike, por fatale per vete socialistet shqiptare. Ata do te reduktohen ne nje opozite teresisht te paperfillshme nga ajo skeme, gje te cilen une nuk e deshiroj. Por preokupimi im i pare eshte barazia e forces elektorale te votes se shqiptareve", tha Berisha.

    Amendamenti i paraqitur nga kreu demokrat synon qe ne zgjedhjet parlamentare te mos kete trafik vote nga partite e medha tek ato te vogla per sistemin proporcional por keto te fundit te konkurrojne ndershmerisht midis tyre per rezultatet. Kjo praktike eshte konsideruar si e ndershme dhe qe mund te garantoje nje rezultat real si dhe nje proces zgjedhor te lire dhe te ndershem. "Absolutisht jane te dy sistemet, mazhoritar dhe propocional, por ne qofte se se dy partite e medha heqin dore nga ajo, atehere le t'ua leme partive te vogla te konkurrojne ne propocional me kontributet e veta dhe jo me votat e partive te medha. Keshtu qe zgjedhja esht` e shkelqyer, zgjedhjet ruhen teresisht te ndershme dhe te lira", u shpreh Berisha per mediat.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Marre nga TemA, 13 prill

    EDITORIALI

    Ç'qar ka PS-ja nga kjo lojë?

    Nga Prof. Dr. Apollon Baçe

    "Kryetari i radhës i OSBE-së, Dimitri Rupel tha
    "zgjedhjet parlamentare të 2005 janë tejet të
    rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe
    demokracisë së saj", ndaj ato do vrojtohen prej 500
    monitoruesve të kësaj organizate. Në vitin 2001
    zgjedhjet parlamentare u vrojtuan prej 285
    monitoruesve dhe OSBE-ja vrojtoi një thes me probleme,
    të panjohur as nga republikat bananoide. Për këtë
    arsye ky numër vrojtuesish në zgjedhjet lokale 2003 u
    rrit nga 285 në 330.
    Por edhe në zgjedhjet lokale 2003 pati një thes me
    probleme të tjera, të cilat OSBE-ja nuk i njihte
    tashmë jo nga republikat bananoide, por as nga
    zgjedhjet shqiptare 2001. Për këtë arsye ky numër
    vrojtuesish në zgjedhjet 2005 do rritet nga 330 në
    500.
    "Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të ndershme"
    thotë BE-ja, "Zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe të
    ndershme" thotë Departamenti i Shtetit. Madje "PS
    angazhohet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të
    ndershme" thotë deri edhe Nano. Por ç'do të thotë të
    ndershme dhe të lira? A është e ndershme dhe e lirë
    psh., nëse elektoratit të PS-së i kërkohet që votën
    për kandidatin t'ia japë kandidatit të PS-së, ndërsa
    votën për partinë PSD-së, PAA-së, PAD-së a PDS-së?
    Dhe, duke lënë mënjanë katikulet e nderit, - Kush
    përfiton nga kjo?
    "Kjo është praktika e fitores. Kur rregullat janë të
    barabarta për të gjithë palët, nuk ka pse të
    shqetësohet kurkush" thotë në emër të tre hilexhinjve
    të parlamentit, matematikanti i hiles Skënder
    Gjinushi. "Barabartësia" e Gjinushit i kthen të katër
    hilexhinjtë nga parti jashtëparlamentare, që a kapin a
    s'kapin 1,5- 2 %, në parti parlamentare. Të gatshme
    për të rivënë në skenë tragjikomedinë "dua të bëhem
    ministër".
    Në realitet fraza e Gjinushit "kur rregullat janë të
    barabarta për të gjitha palët, nuk ka pse të
    shqetësohet kurkush" i drejtohet PD-së. Në kuptimin
    "Kush të ndalon ty të bësh atë që PS-ja po bën me ne,
    me PR-në, PDR-në, PBKD a PDK-në? Ç'punë ke ti me
    LSI-në dhe LZHK-në?".
    Kjo pasi vërtet nëse PD-ja detyrohet të pranojë
    teknikën e PS-së, a të hyjë në aleanca parazgjedhore
    me një katërshe të përkundërt partiake, ato që vërtet
    e pësojnë janë pikërisht LSI-ja dhe LZHK-ja. "Nuk mund
    të bëhen amendamente, kur kanë filluar të zbatohen
    rregullat e lojës" thotë edhe Ruçi. Dhe këtu pyetja
    është, të kujt loje? Dhe më tej, përse PS-ja luan një
    lojë të tillë? Ç'qar ka PS-ja nga kjo lojë? Thjesht
    destabilizimin?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 12-04-2005 më 19:45
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. PS rrëzon në kuvend ligjin për kontrollin e figurës së zyrtarëve
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2005, 09:55
  2. PS rrezon serish dekretin e Moisiut
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 10:44
  3. Parlamenti europian rrëzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37
  4. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •