Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 28 prej 28
  1. #21
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anëtarësuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Do te deshiroja qe opozita te ishte me e organizuar, me sistematike dhe te sillej me "profesionale". Nuk kane organizim te rregullt, mbaroi puna. Tani qenkan kujtuar per keto gjera?
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  2. #22
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    E Marte, 03 Maj 2005


    POLLO NE SHIJAK: KUJDES ME LISTAT E ZGJEDHESVE

    Ne vazhdim te turit "Kthimi i Besimit" te Partise Demokrate te Re, u prezantua ne Shijak zona zgjedhore 26, ne nje takim me reformatoret e Shijakut, kandidati i PDR-se per kete zone, Agim Rameda. Kandidati reformator Rameda banon ne Shijak, eshte sipermarres ne agroekonomi dhe gezon simpati dhe reputacion te larte tek qytetaret e Shijakut. Ne takim merrte pjese kryetari i Partise Demokrate te Re, Genc Pollo, si dhe Ferdinand Xhaferri, sekretar i Pergjithshem i PDR-se, Eno Bozdo, sekretar Mediatik, Miranda Cerepi, kryetare e PDR-se, Durres, etj. Ne fjalen e tij pershendetese, Pollo, nder te tjera pas paraqitjes se kandidatit dhe platformes tha: "Une do t'ju beja thirrje per te pare me vemendje listat e zgjedhesve tashme te afishuara. Dhe jo vetem kandidati Rameda e shtabi i tij, jo vetem strukturat e keshilltaret vendore te PDR-se; Por te gjithe qytetaret mbi 18 vjec, ne Shijak e ne te gjithe Shqiperine te marrin pergjegjesine e tyre. Te verifikojne a e kane emrin ne listen e zgjedhesve. Dhe nese jo, urgjentisht te kerkojne regjistrimin ne bashkine apo komunen e tyre. Votimet e 3 korrikut jane teper te rendesishme per t'ia lene ne dore vetem burokracise. Rotacioni i veres eshte ne doren tuaj! Por ju duhet te jeni ne listat e zgjedhesve", deklaroi Pollo. Ne vazhdim, takimin e pershendeten edhe anetare te tjere te kryesise se PDR-se Shijak, pjesemarres te shumte ne aktivitet, etj.

    marre nga gazeta Koha Jone.




    I mencur Pollo. PD nuk e ka bere kurre nje thirrje te tille.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    PD-PR, NENSHKRUHET "ANTI-DUSHKU"

    Markel Bejdo

    Partia Demokratike dhe ajo Republikane kane lidhur sot marreveshjen e bashkepunimit per zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut. Ne kete marreveshje perfshihet mbeshtetja e kandidateve demokrate ne 97 zona elektorale nga ana e Partise Republikane, nderkohe qe demokratet kane lene 3 zona te lira, zona 51 ne Peqin me kandidat Dashamir Sulen, 55-a ne Elbasan me kandidat Muharrem Kajollin, 98-a, zona e bregdetit, me kandidat Mitro Dhimertiken, per faktin e angazhimit te PR-se per zgjidhjen e ceshtjeve te pronave ne bregdet, ku kandidatet republikane do te jene nen logon e PD-se. Marreveshja e bashkepunimit u nenshkrua dje nga dy kreret e partive, Sali Berisha dhe Fatmir Mediu. Ky bashkepunim u cilesua nga te dy palet si i domosdoshem ne ardhjen ne pushtet te opozites si dhe fitoren e demokracise ne Shqiperi. Ne marreveshjen e firmosur, te dy kreret e partive vleresojne bashkepunimin korrekt dhe konkret te dy partive ne kuadrin politik dhe institucional per te mundesuar vendosjen e demokracise reale ne Shqiperi. Te dy partite ndajne bindjen se zgjedhjet e lira dhe te ndershme, lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, zhvillimi i reformave demokratike dhe institucionale jane kushte petr zhvillimin normal te Shqiperise dhe afrimin e saj ne strukturat e familjes europiane dhe ato euroatlantike. "Aleanca e fitores" e ka cilesuar lideri demokrat marreveshjen e firmosur duke shtuar se ne kete marreveshje te dy partite zotohen per nje bashkepunim te ngushte elektoral dhe post-elektoral. "Kjo marreveshje respekton frymen dhe germen e Kushtetutes, parimin e ndershmerise se zgjedhjeve. Ne angazhohemi qe te mbeshtesim kandidatet ne mazhoritar te njeri-tjetrit ne te gjithe Shqiperine. Ne kete kontekst PD-ja ofron 3 zona te lira per PR-ne. Natyrisht meqe ligji per te qene anti-Dushk e detyron Partine Demokratike qe te kandidoje ne 100 zona keta zoterinj te nderuar qe kane arritur te fitojne mbeshtetjen e plote dhe totale si te strukturave te PR-se ashtu dhe te PD-se, do te kandidojne nen siglen e PD-se dhe ne qofte se e lejon ligji + PR-ne. Ne rast se ka konvergjenca ligjore, dihet pra se keto tri zona jane zna te cilat PD-ja i ka ofruar aleates se saj, PR-se. Nderkohe PR-ja do te mbeshtese kandidatet e PD-se ne mazhoritar ne tere vendin. Une them se kjo marreveshje eshte model i shkelqyer koalicioni te ndershem dhe bazohet ne ligjin, Kushtetuten, rregullin nderkombetar te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme", u shpreh Berisha.

    Te njejtim mendim ka ndare dhe kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu, i cili u shpreh se bashkepunimi vjen si pasoje e nje qellimi te vetem: fitores se demokracise, vendosjes se shtetit ligjor, luftes kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve.

    "Duke konsideruar se bashkepunimi politik dhe elektoral i opozites eshte faktor determinues per fitoren e demokracise ne Shqiperi, te dy partite rikonfirmojne angazhimin e perbashket per te garantuar fitoren ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut 2005", tha Mediu.

    Pavaresisht nenshkrimit te marreveshjes, lideri demokrat ka deklaruar se PD-ja nuk heq dore nga njohja e ligjit, por ka theksuar se kjo eshte e vetmja pike ku demokratet ndajne mendim te ndryshem me republikanet. "PD-ja eshte e prere qe nuk terhiqet nga 7501 por PD-ja eshte e vendosur per nje kompesim te plote te pronareve mbi baza te vlerave te tregut. Keto dy parti jane si dy motra qe ne themelim dhe kane rene dakord per te gjitha vec kesaj por duke e anashkaluar gjithnje", tha Berisha.

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    PIKAT E MARREVESHJES

    -PD-ja dhe PR-ja do te bashkepunojne ne te 100 zonat mazhoritare duke i dhene mbeshtetje nje kandidati te vetem i cili do te jete nen siglen e PD-se

    -PD-ja do te mbeshtese kandidaturat e propozuara nga PR-ja ne zonat elektorale numer 51, 55, 98 duke i konsideruar keto kandidatura si te sajat

    -PD-ja dhe PR-ja do te bashkepunojne per te garantuar zgjedhje te lira dhe te drejta si dhe dhe do te angazhohen per te perballuar sebashku cdo lloj skeme manipulimi apo dhe zhvleresimi te fitores se djathte.

    -Partite tona angazhohen ne mbrojtje te votes se qytetareve shqiptare ne te gjitha qendrat e votimit dhe grupet e numerimit te votave

    -Partite tona angazhohen te respektojne reciprokisht identitetin e tyre politik dhe elektoral

    PD-ja dhe PR-ja mbas fitores se zgjedhjeve angazhohen ne nje bashkepunim politik dhe qeverises afatgjate

    -Te dyja partite angazhohen te veprojne sebashku ne perputhje me detyrimet qe dalin nga marreveshjet, duke detajuar kete aspekt te marredhenieve ne respektim njekohesisht dhe te statuteve te partive te tyre.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E Merkure, 04 Maj 2005


    SHERIFI: SKEMA E OPOZITES ESHTE "DUSHKU I MADH"

    Partia Socialiste e cilesoi si jo te ligjshme marreveshjen e firmosur midis dy partive opozitare, PD-PR. Sipas kesaj marreveshjeje, Partia Demokratike gjate gares se afert elektorale i le Partise Republikane, tri zona te lira, por nderkohe keta kandidate do te konkurrojne nen siglen e PD-se. Duke iu referuar kesaj marreveshjeje, sekretari per Ceshtjet Elektorale prane PS-se, Elmaz Sherifi, gjate nje komunikimi me mediat, u shpreh se vete PD-ja se bashku me aleatet e saj po kontribon per krijimin e Dushkut te Madh. Kete qendrim socialistet e mbeshtesin ne faktin se ne

    Kodin Zgjedhor eshte e ndalur mbajtja e nje marreveshjeje te tille. "Ne nenin 15 te Kodit Zgjedhor, partite dhe koalicionet, te cilat ne zgjedhjet pararendese kane fituar me shume se 20 per qind te votave,jane te detyruara qe te dalin me te 100 kandidatet ne te 100 zonat zgjedhore", vuri ne dukje Sherifi gjate fjales se tij.

    Gjithashtu duke iu referuar bashkepunimit te PS-se me aleatet e saj, Sherifi garantoi se do te respektohen te gjitha dispozitat e Kodit Zgjedhor. "PS-ja nuk ka bere ende asnje marreveshje me aleatet e saj, por ne cdo moment do te zbatohen te gjitha hapesirat qe lejon Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor. Vete aleatet tane kane deklaruar se do te vendosin kandidatet e tyre ne te 100 zonat zgjedhore", sqaroi Sherifi lidhur me kete ceshtje.

    koha jone
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    Partia Demokratike gjate gares se afert elektorale i le Partise Republikane, tri zona te lira, por nderkohe keta kandidate do te konkurrojne nen siglen e PD-se.

    Kodin Zgjedhor eshte e ndalur mbajtja e nje marreveshjeje te tille. "Ne nenin 15 te Kodit Zgjedhor, partite dhe koalicionet, te cilat ne zgjedhjet pararendese kane fituar me shume se 20 per qind te votave,jane te detyruara qe te dalin me te 100 kandidatet ne te 100 zonat zgjedhore", vuri ne dukje Sherifi gjate fjales se tij.


    koha jone


    Ku po shkelet neni 15 i Kodit zgjedhor?!?!?!

    PD duhet te paraqes 100 kandidat per deputet ne 100 zona, sipas nenit te mesiperm. Kete ligj ajo nuk po e shkel. 3 kandidatet e PDR dhe 3 kandidatet e PR do futen ne garen elektorale me siglen e PD. (Pra per 2-3 muaj ata jane antar te PD )

    Nano mendoj se me taktiken "dushku madh" do garantonte 12 deputet nga proporcionali, nepermjet 4 partive aleate.
    Nje muaj rresht socialistet paraqiteshin neper konferenca shtypi, gjith krenari, per kete loje taktike qe shpiken.


    PD ju kunderpergjigj me nje taktike edhe me fitimprurese.

    3 deputet nga mazhoritari + 3 deputet nga proporcionali = 6 deputet per sejcilen parti ( pra 12 deputet)
    Nderkohe qe parti te tjera te djathta, po mbajne rradhen para zyrave te PD, per te perfituar ndonje pakete treshe ose gjashteshe deputetesh, PS nuk gjen dot me aleate per kete manover (MINJTE JANE TE PARET QE E NDJEJNE MBYTJEN E NJE ANIJE).

    Vende te lira ne mazhoritar Nano nuk le, pasi te 100 vendet jane shitur tashme dhe Nano qe ka marre parate nje here nuk mund ti shes dot per se dyti.


    O bo bo bo bo sa esht nxef loja.
    E hengri mes shalesh golin, Tos Qorri.

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22
    PS-ja rrëzon amendamentin antidushk të PD-së

    A.R

    Komisioni parlamentar i Ligjeve ka hedhur poshtë amendamentin e hartuar nga Partia Demokratike, për të votuar njëherësh si për kandidatin për deputet ashtu edhe për subjektin politik, me qëllim shmangien e të ashtuquajturit fenomeni i Dushkut. Me shumicë votash, deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve kanë rrëzuar propozimin ligjor të PD-së, që konsistonte në ndryshimin e Kodit Zgjedhor, lidhur me fletën e votimit dhe mënyrën sesi duhet të votojnë shqiptarët në zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut. Konkretisht, amendamenti përcaktonte se në të njëjtën fletë votimi votohej si për kandidatin, ashtu edhe për subjektin politik të cilin ai përfaqësonte në këtë proces zgjedhor. Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatos Beja, tha dje se amendamenti i hartuar nga PD-ja ishte një meganizëm ligjor i nevojshëm për të parandaluar megadushkun që kanë ndërmend të realizojnë socialistët me partitë aleate të saj. “Ky amendament siguron zgjedhje të lira dhe të ndershme, një nga kërkesat e ndërkombëtarëve për këtë proces zgjedhor dhe shmang fenomenin e Dushkut”,- tha Beja. Por nga ana tjetër, deputeti i PS-së, Albert Çaçi, është shprehur se amendamenti i opozitës ishte antikushtetues, pasi binte në kundërshtim me ndarjen që i është bërë në Kushtetutë sistemit zgjedhor, ku është përcaktuar që 100 deputetë zgjidhen nga votimi i drejtpërdrejtë në mazhoritar dhe 40 të tjerë në sistemin proporcional, në bazë të përqindjes që kanë përfituar partitë politike. “Është antikueshtetues amendamenti, pasi në Kushtetutë është përcaktuar që 100 deputetë zgjidhen nga sistemi mazhoritar dhe 40 nga proporcionali. Në rast se duhet të votohet në të njëjtën mënyrë, si për kandidatin dhe partinë, lista me 40 emra sfumohet dhe nuk ka asnjë vlerë”,- tha Çaçi. Ndërkaq amendamenti antidushk pritet që të votohet në mënyrë përfundimtare në seancën e ditës së enjte. Ndryshimi ligjor për Kodin Zgjedhor i propozuar nga PD-ja është vlerësuar si i mundshëm për t’u miratuar pak kohë më parë nga ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Pavël Vaçek, por është kundërshtuar nga kreu i prezencës së Komisionit Evropian, Lutz Salzman. Ky i fundit është shprehur se nuk ka më kohë për të miratuar ndryshime në Kodin Zgjedhor.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Dje duke u zgerdhire shoki Namiki i Doklajve prezantoi Natashë Pacen si kandidate per deputete te PS-se ne Fush te Krujes..
    Ishte zbukuruar Natasha nga keto vitet e majme ne PS sa as shoqet e gjimnazit nuk e njihnin më..
    Shemtaraqja ishte bere nje kopje e Xhoit..

    Mu kujtua kur para ca kohesh kur Tasha i beri ca vickla Nanos..pra e luajti mullaqen pak nga hallatet e Nanos e gati ciku ato te Metes.. Nanua i tha.. na moj natashëë.. kur erdhe ne Ps ishe me nje fustan basme kombinati e nashti i ke vetem ne plazh dy grataciela te tuat personale..dhe Tasha kopukja e hajdutja me soj e sorrollop u urtesua e u gradua..
    Ta Votojme Tashen u tha shoki Namik fush-krutanasve socialiste, ca bandite te hurit e litarit.. sepse edhe shoket tane po fitojne neper Bote.. Sihariqin na e dha shoki Bler.. tha Dokle .. qe fitoi ne diten e hapjes se kongresit tone..
    urraaaa tere fush-krutanasit ne Sallë duartrokiten qe kish fituar shoku i tyre i ngushte Bleri i tonajve..
    U be sheqerxhiu i Shistavecit e fshasaxhiu i KQ te PPSH-se e strategu i djegjes se Shqiperise me 97-ten.. shok me Blerin..
    Mo eshte gje ki Bleri nga Zapodi mo apo nga Zagoria e Nano Rucave...

    I lumte.. gjejne legena qe u japin voten Hajduteve..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 16-05-2005 më 09:33

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. PS rrëzon në kuvend ligjin për kontrollin e figurës së zyrtarëve
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2005, 09:55
  2. PS rrezon serish dekretin e Moisiut
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 10:44
  3. Parlamenti europian rrëzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37
  4. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •