Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 28
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Dushku ishte pika me e kritikuar ne zgjedhjet e 2001 nga nderkombetaret, dmth BE dhe SHBA. Dhe keta do jene ata qe do legjitimojne rezultatet ne 2005. Nuk ma do mendja qe ata te gelltisin te njejten dukuri ne shkalle kombetare.

    Por nga ana tjeter, PS nuk ka pergenjeshtruar as formalisht akuzimet e PD-se. Ruci thote se tani qe ka filluar loja nuk mund te ndryshohen rregullat por nuk thote a ka te vertete ne kete mes apo jo. PD-ja nuk ka gjasa ta kaloje amendamentin ne kuvend pa konsesusin e PS-se (LSI u shpreh kunder tij si anti-kushtetues) edhe sikur te mbledhe gjithe votat e te djathta. Keshtu qe mbetet te shohim reagimin e OSBE-se. Medet ku kemi mbetur, pa na terheq veshin njeri nga jashte nuk bijme dot dakord per asgje.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nano.. ka kohe qe.. nen rrog luan si Tahir Bocova i Cirkut me miletin..

    Cilin Milet?

    Natyrisht me miletin qe di te luaje.. ose qe eshte "i luajtshem"..

    Vjen Valentina ne nje pallat a rrugice ne Elbasan.. me nje Maune me bidon-thasë.. e thote.. doni Miell e Vaj...?

    po dhe duam thone Mileti.. se kush nuk e do qylin..
    Ok thot ajo.. nemani Voten tju jap bidon-thesin.. ose Shukun..me para..

    Shuk--myzeqarshe.. nje tufe..a nje grumbull me.. shkpoij a Para a gjera te ndryshme..ne kte rast Lekë..

    Po natyrisht Vali nuku e ha qe tu jap thes-bidon xhaxhit trifon apo selmon.. ne se nuk e konfirmon se thesi-bidon nuk vjel voten ..

    Se si behet kjo une nuk e kam te qarte por i besoj aftesise se PS-se qe tu a ofroje bidon thesin..Miletit tek hunda.. dhe tu a jape ne dore kte thes-bidon vetem ne se mileti i siguron se shoqja Valentin.. e ka voten e "vdekme"..kur thon Laprako-Zaranikasit..

    Ky model nuk u shpik nga Ps por Ps di te vjele eksperiencat..

    Kam bindje qe Nano ka pare Cirk qe i vogel..plus ka pare te jatin qe cdo dite si drejtor ATSH-je conte nga nje thes Bidon me rrena kacarrena ne Median Enveriste te Kohes athershme..

    Cfar ben Tahir Bocova.. ( ai jevgu simpatik.. e artisti e puntori i respektuar i Cirkut Shqiptar) ne Cirk...

    Ai mban ne xhep ca "karamele".. natyrisht karamele per kafshet..pra per qente, macet, arinjte etj..

    Ai i ben shenje me shkop qenit ..ku i thote.. kaperceje kte shkopin.. qe te hac nje karamele.. ja ku eshte karamelja..dhe ja tregon me marifet.. por..hm.. a a a.. hidhu nje here..pastaj ta jap karamelen.. dhe qeni kercen..pra e ben punen me te cilen ha buke Tahiri.. me Telatnë.. e pastaj gjith qejf .. ha karamelen ..

    Ndersa Vali Leskaj ..kjo kara.kurvo.ice Socialiste.. mashtron si Tahiri pis miletin e periferive elbasonso Laprakso bulqizo-lapardho-levano.. gollobordo-Shistaveco-shijakso-..zadrimoro-rubikse-terbaco-vithkuqare durrsako bahcalleko-kucovare.. .. vet Zoti Sheik Nano.. metoden Tahir.. e perdor per burra me te "fisem..".

    Ai u ofron Lek Zogave.. tek hunda karamele te llojit.. "pron"..
    Do prona ti Lek Zog.. hidhu..
    Ku te hidhem thot i ziu..
    Hidhu aty ku te thone?
    ku?

    Aty ne oborr tendin mbreteroro-sigurims.. qe ta kemi lejuar.. i ke ata "tanet" e maskuar.. qe do te thone se kur dhe ku duhet te kercesh..
    hmmm thot i ziu Lek.. dhe del Peshkon.. Milet aty ku Nanua vete nuk don te peshkoje..
    Pra Ti Lek..mblidh rreth vetes milet qe deri dje ka votuar per Sali Berishen... i thote Nanua i Thanas-Ramizit..

    Kaq dua nga tyjan..pastaj.. hap gojen Leka me shpres se do kollufise "karamelen"... por.. a a a a.. duro i thot Nanua.. karamelen do ta hac mbas votimeve.. pra beje punen pastaj do marrc pronat e gjyshit..

    Po sa do pres mor aman thot Leka.. se plasa..

    Do presesh se ky milet ka 60 vjet qe pret ..dhe duron.. e mo u bej i padurushem..

    ...........

    Nje nga Gafat e qellimshme apo te pa qellimshme te Berishes ishte se..
    u a dha Karamelen Fshatit.. pa pritur konfirmim Vote..

    Pra Ai i dha Tok Lopen fshatarit pikerisht athere kur ky Fshatar totalisht ne 91-92 votoj Partin e Punes..

    Sot mbasi i ka marre tok Lopet.. e mbasi femijet e fshatarit kan 15 vjet qe tutorizojne vajzat e fshatit ne Milan Selanik.. qe kan bere vilo pallatet 3-4 katshe ne fshat e qytet.. e qe nashti Finua do ja u legalizoje ato me aq para sa i biri i tutorit fshatar i fiton vetem nga njera nga skllavet qe i nxjerr ne Milano..gjat nje jave naten.. tani ky fshatar e bir fshatari..as qe i bie ndermend se ka nje Pd a nje Berish..
    Si neper mjegull i kujtohet atyre nje Gomar (Berisha) qe ktu e 15 vjet me pare.. lehu per ta..qe ata dhe se votonin per Punen.. te merrnin Tok-Lopen..
    Nanua nuk e tregonte Variantin.. Bocova"..
    Fshatari.. do Votoje Partin e gjizes.. sepse ai e di se Ajo eshte Forca.. ajo po te doje te merr e te jep ajrin.. pra eshte kerbaci dhe lugati qe po ta lepish e ke mir me te.. Kurse Pd eshte Partia qe vetem te jep..dhe kerbac nuk benet kurre..e pse te cajme drrasa per te..

    Dje Dokle i sigurte..thoshte ne ALSAT.. Do fitojme me shume se ne 2001.. as qe e diskutojme..
    Kudo qe te vesh neve ndac ne Veri ndac ne Jug ne marrim vota sa te dh.itemi me to..
    Bile tha..dhe Shkodren kte radhe do e fitojme.. Natyrisht tha..sna duhet krejt Shkodra.. por aq sa kemi hesap..

    Varianti Bocova eshte celsi i suksesit te PS-se..

    Do karamelo..hidhu..voto per ne..pastaj shohim..e bejme..

    Por ka nje pjese ne kte milet qe.. nuk i ha karamelet e Nano Bocoves.. sikur te jene ato..dhe byleta gratis per hotel-bordellot Duabajesh e shuka euro dollaresh me miljona..
    ..

    Keta jane qendrestaret.. ata qe sduan tja dine per bidon-thase e shuka parash..

    Te pakten Voten e tyre ta mbroje PD-ja sepse dhe vota e tyre do japi aq Karrike dinjitoze ne Parlament.. sa qe Nano rucat te mos flejne te qete.. qe gjithmone ta kene nje lepur ne bark..se eshte shpresa se nje dite do tu a veje dikush l.oqet ne bige.. rraces se xhelateve envero-ramizo-nano-gjinusho-causho edvino-brace bizhgo-arapo-iste..


    Gazetari-Dokles.. ju thoni se do fitoni..por dhe Berisha thot se do fitoje..
    Dokle qesh... po tha ashtu thot Berisha.. ashtu themi dhe ne..por ka nje ndryshim tha Dokle maestroja...

    Ne themi do fitojme..dhe Fitojme..kurse Berisha thot do fitojme por Humb..
    Ka 9 humbje radhazi.. Berisha..tha Dokle.. Por ne tha..nuk i nderhyjme Pd-se qe e mban ate ne krye..eshte puna e tyre..

    Nuk tha kot Shoku Nano.. qe.. berisha eshte pasuria jone me e madhe.. tha zoti sheqerxhi Dokle Namiku..

    zgedhjet po vijne.. e po vijne me Celibasha..me Klosa e Bizhga..

    Asgje nui ka ndryshuar.. ne kampin Berishian.. po ata jan entusiastet pa baze.. e me te varfer se dje.. kurse matane ne kampin Dokleist.. kemi.. Bidona me te medhenj.. e Thase me te rende.. qe rrijne ne gatishmeri.. per tu a marre perseri voten..miletit..

    Per 8 vjet ..sqe ne gjendje Berisha te bej per vehte Miletin.. ne at far feje qe.. te mos kish thas-Bidon tu a bej mendjen po.rdhe njerzve..

    Po vjen dita e Votimeve..

    Kemi perballe.. Nje Nano barkmadh me nje ushtri barkmadhe.. qe vargu i benzave te se ciles nuk mbaron.. e ne benzat e pare qendrojne Bush erdogan Thaq Qose Berluskonet.. e Shreder Bexhet Pacoll Geixhat.. e Durak Cac Ruko Basri- Duk Kokat.. Biber Elez dojce vell kelmendat.. e Agoll Kico Blush klosat.. edvin Mimet e erion Arap bracet.. te gjithe me hanxhara ne njeren dore e thaset me euro dollar ne tjetren..

    e perball tyre.. nje grusht qendrestaresh.. e ne mes Arbitri i Federates.. se po Duk armandove.. Celibash Subashet.. me kartona te kuq gati per te mjeret e perjetshem.. Spaco-istet e Cermo-istet e te sakatuarit turneve te treta e zorr tharet e gjizes.. e trimat e fjales se lire..

    Jemi ne 1945-en..perseri..

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    PD dorëzon amendamentin “antidushk” në Kuvend

    Shekulli

    Ndërsa zv.kryeministri Namik Dokle shprehet kundër amendamentin antidushk, në anën tjetër kryetari i grupit parlamentar, Bamir Topi, ka kryer të gjithë procedurat e nevojshme për votimin në Kuvend të tij. “Amendamentin e dorëzuam. Kam marrë firmat e nevojshme dhe tani administrohet nga administrata e Kuvendit që besoj se do ta fusë në kalendarin e javës së ardhshme”, - tha Topi, pas dorëzimit të materialit. Pak ditë më parë iniciativa për njësimin e votës së kandidatit me të partisë përmes një amendimi që cilësohej si antidushk, është bërë e ditur nga kryetari i opozitës, Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi se një iniciative e tillë është konform Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Për këtë iniciativë, Berisha kërkoi edhe mbështetjen e OSBE-së dy ditë më parë në takimin me kryetarin e radhës së OSBE-së, Dimitrij Rupel.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    META: "DUSHKU I MADH", I PALIGJSHEM DHE I PAMORALSHEM

    Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, priti nje ekip te Institutit Demokratik Kombetar te SHBA-se, te kryesuar nga drejtori per Evropen Qendrore dhe Lindore, Robert Benjamin. Meta e falenderoi Benjamin per kontributin qe ka dhene NDI-ja ne forcimin e demokracise ne Shqiperi. Ai vleresoi bashkepunimin e deritanishem midis NDI-se dhe Levizjes Socialiste per Integrim, ne menyre te veçante, gjate procesit te zgjedhjeve te brendshme ne LSI, duke aplikuar parimin "nje anetar-nje vote". Me pas, Meta i njohu bashkebiseduesit me qendrimin kritik te LSI-se per procesin pergatitor te zgjedhjve duke e cilesuar klimen zgjedhore aspak prmtuese dhe te kompromentuar nga mungesa e deshires per te organizuar zgjedhje te lira e te ndershme. Perpjekjet e PS-se dhe partive te tjera per organizimin e nje "Dushku te madh" u quajten te paligjshme dhe te pamoralshme nga Meta. Ai theksoi se kjo marreveshje eshte ne kundershtim me frymen e ligjit per zgjedhjet, dhe teper e rrezikshme per ata qe do ta aplikojne. Meta shprehu vendosmerine, se pavaresisht nga mungesa e pergjegjshmerise dhe garancive nga ana e qeverise per te zhvilluar nje proces normal zgjedhor, siç e kerkon edhe procesi i integrimit te vendit, anetaret e LSI-se, simpatizantet e saj, por edhe gjithe populli shqiptar, nuk do te lejojne qe kete here te preket vota dhe vullneti i tyre. Ne takim merrte pjese edhe sekretari nderkombetar i LSI-se, Edmond Haxhinasto. Po dje, Meta priti ne nje takim kortezie ambasadorin e ri te Austrise ne Tirane, Mag. Klaus Derkoeitsch. Meta e uroi ambasadorin Derkoeitsch per sukses ne ushtrimin e detyres se re. Ai vleresoi lart kontributin e Austrise ne vitet e veshtira te tranzicionit ne Shqiperi dhe per mbeshtetjen ne procesin e integrimit evropian te saj. Me pas, ai e njohu ambasadorin austriak me situaten politike e social-ekonomike ne vend. Ambasadori Derkoeitsch u interesua ne menyre te veçante per risite qe ka sjelle Levizja Socialiste per Integrim ne skenen politike shqiptare dhe per objektivat e saj ne zgjedhjet e ardhshme.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    PS kundër propozimeve për amendamentin e PD-së

    Sherifi: Ja pse e mbrojmë variantin e “Dushkut”

    BLEDAR HOTI

    Socialistët do të votojnë kundër nismës antidushk të PD-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i PS-së, Elmaz Sherifi deklaroi dje se propozimi i PD-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor është antikushtetues.

    Sipas Sherifit, propozimi i PD-së bie ndesh me nenin 64 të ligjit themeltar të shtetit shqiptar, i cili i përcakton qartë ndarjen e sistemeve në zgjedhje, në mazhoritar dhe në proporcional. "Në Kushtetutë thuhet se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë. Nga këta 100 deputetë zgjidhen drejtpërdrejt në zona njëemërore me numër të përafërt zgjedhësish. Ndërsa 40 deputetë zgjidhen nga listat shumëemërore të partive dhe/ose koalicioneve të partive sipas renditjes në to.
    Numri i përgjithshëm i deputetëvë të çdo partie dhe/ose koalicioni partish përcaktohet në raport sa më të afërt me votat e vlefshme të marra prej tyre në të gjithë vendin, në raundin e parë të zgjedhjeve. Nisur nga ky sanksionim, ne si PS jemi kundër kësaj iniciative", deklaroi Sherifi. Ai tha se edhe nëse ajo do të paraqitet në seancë nga ana e mazhorancës socialiste, nuk do të miratohet. Ndërsa deputeti i LSI-së, Spartak Braho tha për "Panorama" se nisma e PD-së nuk i intereson partisë sonë. Sipas Brahos iniciativa e PD-së nuk është kryer në kohën e duhur dhe se LSI-ja nuk e mbështet.


    Skema e PS

    Pak javë më parë, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi ka bërë publike skemën e bashkëpunimit të PS-së me aleatët, e cila parashikonte dhënien e votave në sistemin proporcional në këmbim të votave për kandidatët e saj në këto zgjedhje. Një skemë e tillë solli reagimin e PD-së, ku Berisha e shpalli atë si një skemë "mega-Dushk". Lideri i PD-së në lidhje me këtë skemë ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu gjatë takimit të zhvilluar më të përpara dy ditëve. "Për fatin e keq, Fatos Nano krijoi një term ndërkombëtar për keq, sepse futi në terminologji një term lakonik ndërkombëtar siç është fjala "mega-Dushk". Ne i qëndrojmë variantit tonë dhe jemi për t'u votuar amendamenti, që kemi paraqitur përndryshe pasojat do të jenë shumë të rënda mbi Nanon. Ne kemi të gatshëm skemën tonë", tha Berisha pas takimit. Gjithashtu skema e paraqitur fillimisht nga PS-ja, u kundërshtua edhe nga ana e Instituti Kombëtar Demokratik Amerikan. Drejtues të NDI-së kanë theksuar se aplikimi i një skeme të tillë nuk sillte një konfigurim të saktë, sipas vullnetit të zgjedhësve të Parlamentit të ri.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ne kushtetute thuhet qe:
    40 vende te parlamentit ndahen ne proporcion me perqindjen e votave qe ka marre sejcila PARTI ne te gjith vendin.

    Ne kodin elektoral thuhet qe:

    Partite qe kalojne pragun elektoral 2,5% kane te drejte te fusin jo 1 deputet ( sa eshte 2,5% i 40 deputeteve), por 3 deputet.Kusurin e 40 deputeteve e ndajne partite e medha. Kjo u be per te ndihmuar partite e vogla te djathta apo te majta.

    Dr. Skender Gjinushi si matematikan qe eshte, llogariti qe :
    Partite e Gjinushit, Milos, Cekes, Xhuvelit dhe ndoshta e Dules te marrin 5x3=15 deputet nepermjet votave te 2,5% x 5 = 12,5% militanteve socialist.

    Kjo menyre dhurimi deputetesh, eshte shume e pamoralshme. Sepse partite qe permenda me siper (duke perjashtuar partine e PBDNJ) vine ne parlamet dhe vendosin ne qeverisjen e Shqiperise per 4 vitet e ardhshme, kur ato kane me pak elektorat te tyren, se sa ka tifoze ekipi i skiatoreve " Pamuk Kallkan!" ne Arabine Saudite.


    Berisha ka kercenuar socialistet se do i pergjigjet "Dushkut" ne ate menyre,qe ne fund t`ju mbetet nje "Dushk pa gogla".

    Qe te arrihet kjo, nuk eshte e nevojshme qe te jesh Dr. i Matematikes, por te kesh mbaruar shkollen fillore.

    Ne qofte se Berisha therret ne krahun e vet:
    Partite e Mediut, Pollos, Lesit, Arjan Staroves (dikur e Teodor Lacos), Balli Kombetar 1, Balli Kombetar 2, Partine e Cameve, ( Nuk po llogaris parti te tjera)
    Ateher kemi7 Parti te vogla te djathta.
    5 Parti te vogla te majta.

    Gjithsej 12.

    Shtoi ketyre edhe LSI , LZHK u bene 14

    14 x 3 = 42

    PD dhe PS nuk i llogarita.


    Proporcionali ama ka vetem 40 vende per te ndare.

    Seicila Parti do 3 deputetet e saj, qe i takojne me ligjin elektoral.

    Ceshtja shkon ne Gjykaten Kushtetuese.
    Gjykata e Femi Abdiut dhe e Gjergj Soulit jep vendim pro Nano.
    Zgjedhjet u kontestuan.

    Kusurin e dini vet.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ke o anti mafie..

    por ka dhe tjera probleme..

    ja cthote merua qe e ka provuar vete drurin ne kurriz nga Bizhgo Iglet..e Nanos edvinit..

    Tema:

    EDITORIALI

    Frika reale që duhet të kemi nga Igli Toska

    Nga Mero Baze

    Së paku dy qytetarë janë arrestuar dhe disa të tjerë
    janë ndaluar dhe keqtrajtuar nga punonjës të një
    stacioni të ri policor elektoral në lagjen Kombinat të
    Tiranës, pasi kanë kundërshtuar dhunimin e pronës së
    tyre private nga policë që shkruanin parrulla
    elektorale për Igli Toskën. Ministri i Rendit i
    Shqipërisë ka çelur kështu fushatën e tij elektorale
    me një demonstrim të turpshëm të përdorimit të
    policisë në funksion të garës së tij elektorale, duke
    tejkaluar gjithë parashikimet e vëzhguesve që mendonin
    se ai mund ta përdorte policinë vetëm në ditët e
    fundit të fushatës. Problemi nuk qëndron tek fakti se
    muret e Kombinatit janë skuqur nga parrulla qesharake
    elektorale, por nga vigjilenca e stacionit të policisë
    në Kombinat për të shkruajtur dhe ruajtur këto
    parrulla, të cilat në të vërtetë turpërojnë standartet
    e një kandidati nënmesatar. Një vështrim i shpejtë i
    parrullave të shkruara është nga ana tjetër një skaner
    i qartë i mendësisë së vjetër që mbart i riu Toska.
    Parrulla të tilla qesharake me nënshkrim si: “Të
    moshuarit, krenaria jonë,”/Igli Toska (citat), apo
    “Igli-Shpresë, Toska–Progres”, mjaftojnë për të
    kuptuar ofertën e socialistëve shqiptarë për
    Kombinatin. Një standart i tillë nuk është për të
    ngjallur shqetësim, pasi sado të ulët ta konsiderojnë
    socialistët standartin e zgjedhësve të Kombinatit, ata
    janë mbi nivelin e këtyre parrullave. Por frika reale
    që ngjall një nivel i tillë qesharak i Ministrit të
    Rendit është fakti se ai përpiqet të kompensojë me
    forcë mungesën e fuqisë së tij politike dhe nivelin e
    tij të ulët kulturor.
    Raprezalja e djeshme në Kombinat, muret e skuqura të
    shtëpive me parrulla dhe policë që lejojnë të kalojnë
    kriminelë në postblloqe, por kurrë ata qytetarë që nuk
    pëlqejnë shkarravinat e Igli Toskës, tregon se Igli
    Toska nuk ka me se ta mbushë boshllëkun e tij,
    përveçse me dhunën e stacionit të ri policor, që e ka
    krijuar në vend të Shtabit Elektoral normal që ngre
    çdo kandidat në fushatë elektorale.
    Frika reale që ngjall që prej ditës së djeshme
    kandidati Igli Toska, është frika që kap realisht
    kandidatët me pushtet në panik. Niveli i parrullave
    elektorale të Igli Toskës tregon se kemi të bëjmë më
    së paku me një kandidat me defiçenca të mëdha
    intelektuale dhe policia është i vetmi mjet shpëtimi
    që ai beson se mund ta bëjë deputet. Ai është i
    frikshëm si çdo njeri i pafuqishëm që gjendet në
    momente paniku me pistoletë në brez.


    -------


    Pra.. Berisha nuk duhet te pranoj qe kanibali igli tosku te jet minister policie dhe kandidat per deputet..

    dihet qe policet sorrolloperisht qe nga dizet e pesa jane kopila te PS-se..

    Ka filluar kanibali flamur gjuzi i policise se Shijakut te rrahe miletin.. po nuk votuan per klanin e duk Kokave..

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Brari


    Toska dhe Duka nuk duan ta kuptojne, se sivjet votuesit do futen ne dhoma te fshehta per te shenuar emrin e kandidatit qe perkrahin. Ata ndoshta mendojne se votimi do behet si ne 1997, ku Zan Caushet, Gaxharet, Kateshet, Haklajt rrinin me te armatosur neper qendrat e votimit, sesa trupat speciale amerikane qe ndjekin Bin Laden.

    Cdo rrahje publike qe ata provokojne, kunder kujdo qytetari (qofte simpatizant i PD apo LSI ) do sjell dhjetra vota kunder per ta.
    Qytetyret e frikesuar dhe te inatosur, do jene aq te ngazellyer neper dhomat e fshehta, kur te votojne kunder Toskave edhe Dukrave, saqe kam frike se mos ju vjen ndonje orgazem ne ato dhoma te fshehta.

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kreu i OSBE-së në Tiranë, Pavel Vaçek, kundërshton zbatimin e formulës së “Dushkut”

    OSBE-ja: Amendamenti antidushk, miratimi jo tabu

    N.Perndoj

    TIRANË- Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Pavel Vaçek, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Tradita”, organi i LZHk-së, se zbatimi i formulës së Dushkut do të shtrembëronte sistemin “dhe se është në dorë të shqiptarëve të merren me këtë, qoftë me ndihmën e organizatës, nëse duan, ose pa të”. Në të njëjtën kohë, Vaçek i është përgjigjur edhe interesimit të gazetës për amendamentin antidushk të përgatitur nga Partia Demokratike, ku kërkohet njësimi i votës së kandidatit me atë të partisë. Për propozimin në fjalë, që kërkon amendim të Kodit Zgjedhor, Vaçek u shpreh do të nevojitej një konsensus politik. “Çdo përpjekje për të amenduar Kodin Zgjedhor të miratuar kohët e fundit, dhe për më tepër shumë pranë zgjedhjeve, është problematike, veçanërisht nëse nuk bëhet fjalë thjesht për një ndryshim teknik… megjithatë, nuk është tabu. Ne pamë miratimin e një ndryshimi që shfuqizonte dispozitën e Kodit Zgjedhor, e cila e bënte kodin të pavlefshëm ditën pas zgjedhjeve të 2005-s. Sigurisht, një konsensus i gjerë do të nevojitej për një ndryshim të tillë të Kodit Zgjedhor, i cili do të ndalonte ose rregullonte marrëveshjet për ndarjen e votave”, - tha ai. Pyetjes se nëse një ose më shumë parti ankohen për rezultatin e zgjedhjeve, pikërisht sepse kundërshtarët e tyre përfituan në shkallë të madhe nga ndarja e votave për partinë me aleatët e tyre, dhe a do ta quante OSBE-ja këtë një argument të vlefshëm, Vaçek u përgjigj: “Natyrisht, OSBE-ja punon për zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet ndërkombëtare jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë hapësirën e saj të veprimit. ODIHR-i dhe veprimet e tij monitoruese nuk janë arbitrat përfundimtarë dhe as ata që sigurojnë ndershmërinë në zgjedhje. Në fund të fundit, u takon vetë organeve kushtetuese shqiptare, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjykatave shqiptare të merren me shkeljet, si dhe me kundërshtimet”. Ambasadori i OSBE-së u pyet edhe për faktin nëse OSBE-ja do të ishte i gatshme që të dialogonte edhe për çështjen e ndarjes së votave për partinë mes aleatëve politikë, pas dialogut që Prezenca e OSBE-së sponsorizoi për datën e zgjedhjeve. “Prezenca e OSBE-së mund të sponsorizojë shumë gjëra, për sa kohë që ato janë në mandatin tonë dhe ne na kërkohet ta bëjmë këtë, por në këtë rast nuk ka nevojë për sponsor. Ç’ka nevojitet është vullneti i partive politike për të pranuar që ka një problem dhe për të bërë të pamundurën për ta parandaluar atë. U takon Kuvendit dhe organeve të tjera kushtetuese, medias dhe shoqërisë civile, si dhe kujtdo që ndihet i shqetësuar në një vend të lirë të merren me këtë problem”,- tha Vaçek.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    PD-ja prezanton kandidaturat në Korçë. “Jo ministra biznesmenë në qeverinë time”

    Berisha: “Dushkut” të PS-së do t’i përgjigjemi më “Dushk”

    Jorgjeta Gjançi

    TIRANË- Selia blu ka vijuar dje prezantimin kandidatëve për deputetë në qytetin e Korçës, duke ritheksuar disa nga momentet kryesore të platformës elektorale për zgjedhjet e 3 korrikut. Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka theksuar dje se qëllimet kryesore të opozitës lidhen me paraqitjen e alternativës dhe projektit për ndryshimin e madh të Shqipërisë, ndryshim ky që Korça e reflektoi në zgjedhjet lokale të pushtetit vendor. Berisha tha dje se qeveria e ardhshme e PD-së “nuk do të ketë ministra apo pjesëtarë të familjeve të tyre me biznese, sepse nuk ka mundësi që shtratin ta kenë bashkë dhe paratë veç. Ne do të zbatojmë ligjin e konfliktit të interesave, që do të thotë se ai që do të jetë politikan, të bëjë politikë dhe ai që do të jetë biznesmen, të bëjë biznes”. Ndërkaq të përzgjedhurit e kësaj force politike për Korçën janë edhe pjesë e sekretariatit të vjetër selisë blu, sekretari i përgjithshëm, Ridvan Bode, sekretari për çështjet ligjore, Ilir Rusmajli, sekretari për problemet ekonomike, Edmond Spaho, rektori i Universitetit të Korçës, Gjergji Pendavinji dhe pedagogu i UPT-së, Ismail Hoxha. Berisha i ka cilësuar kandidatët për deputetë në zonat e Korçës se janë ndër më të shkëlqyerit që ka PD-ja. Por prezantimi i kandidaturave në fjalë është shoqëruar me kontesimin e një pjese të sallës, për emrin e Edmond Spahos. Ndërkaq Berisha ka thënë se koha për ndryshim është firmosur nga 75% e shqiptarëve që duan të shkëputen nga varfëria, duan punë për vete dhe për fëmijët, duan të shohin se ligji zbatohet, se ruhet dhe forcohet dinjiteti i familjes dhe i vendit, ashtu siç e meritojnë. “Ne jemi kundër fenomenit të Dushkut, por do t’i përgjigjemi pozitës së sotme me të njëjtën monedhë dhe PS-ja do të marrë aq sa mori në vitin 1992”,- tha Berisha. Kreu demokrat ka vlerësuar se platforma e PD-së ka si shtyllë bazë lirinë dhe pakti i parë i tij do të jetë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Berisha ka premtuar se kjo parti nuk do ta trajtojë opozitën ashtu siç e trajton qeveria sot opozitën. Lidhur me përzgjedhjen e administratës, ai nënvizoi se do të fitojnë vendet e punës ata që janë më të aftë dhe jo ata që janë më të afërt me pushtetmbajtësit. Duke u ndalur në pandershmërinë e konkurrencës së lirë të mbështetur nga politika shtetërore e drejtuar nga PS-ja, ai ka nënvizuar se qeveria e demokratëve do të shembë monopolet e qeveritarëve të korruptuar. Lideri opozitar vlerësoi se një nga momentet kyçe të reformës ekonomike që do të ndërmarrë PD-ja, janë ndërtimi i parqeve industriale dhe kushte më të mira që do të favorizojnë investitorët e huaj. Investimet për turizmin do të jenë më të mëdha dhe do të synohet që të përmirësohet rrënjësisht furnizimi i vendit, por veçanërisht i zonave turistike me ujë e energji elektrike. Po kështu edhe zhvillimin rural, është vlerësuar si prioritet i PD-së, duke ofruar kredi për fermerët. Ndër të tjera ai tha se korrupsioni është beteja e parë që do të fitojë PD-ja.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. PS rrëzon në kuvend ligjin për kontrollin e figurës së zyrtarëve
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-02-2005, 09:55
  2. PS rrezon serish dekretin e Moisiut
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-07-2004, 10:44
  3. Parlamenti europian rrëzon projektin e Korridorit 8
    Nga zeus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2004, 16:37
  4. Çështja çame: PS rrëzon projektrezolutën e opozitës
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 17:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •