Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028

    Besimi i Ehli Sunetit

    Me emrin e Allahut Te Gjithmeshirshmit, Meshirplotit

    Paqja dhe Bekimi i Allahut qofte mbi Muhammedin a.s, Familjen, shoket e tij dhe mbi te gjithe muslimanet qe e ndjekin rrugen e tij deri ne Diten e Gjykimit.

    Es-Selamu Alejkum


    Pas shume e shume argumentesh, debatesh dhe harxhimit te frymes me njerez te cilet genjejne veten dhe te tjeret. Pas shume e shume takimesh me muslimane ane e mbane botes. Pas kerkimit te lejes prej mesuesve te mi. Vendosa te hedh ne leter nje doracak ne gjuhen shqipe dhe ate angleze te cilin po jua jap ta lexoni ketu ne forum perpara se te botohet

    Shkrimet ne vazhdim nuk jane per polemike dhe do ju lutesha te mos polemizonit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 06-04-2005 mė 01:16

  2. #2
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Besimi I Ehli Sunetit dhe Xhema’as.

    50 Pyetje – Pergjigje



    Parathenie

    Qellimi i ketij libri eshte njohja e lexesve me disa ceshtje kyce ne Islam, duke i argumentuar ato me evedince te qarte. Ky liber permban 50 pyetje rreth subjekteve me rendesi per secilin Musliman dhe Muslimane ne kohen qe jetojme. Ne ndihme te pergjigjeve kemi sjelle Ajete nga Kur’ani Famelarte, Thenie te Muhammedit a.s dhe thenie te Dijetareve te mirfillte Musliman duke ndricuar keshtu te verteten.

    Ky liber prezanton pergjigje mbi Besimin e Ehli Sunetit dhe Xhema’as ne nje forme te thjeshte Pyetje – Pergjigje. Kemi pasur parasysh te perdorim nje gjuhe dhe forme sa me te thjeshte per tu kuptuar nga lexuesi. Me kete synojme te kujtojme ata qe kane harruar dhe njekohesisht te pasurojme Nxenesin e Diturise.

    Qellimi yne i vetem eshte kerkimi i shperblimit prej Allahut sepse perpjekja jone eshte krejtesisht ne ndjekje te Ajetit 110 ne Suren Al Imran.

    Allahu xh.sh thote:

    - Ju jeni populli me i dobishem, i dale per njerzit, urdheroni ne te mire, ndaloni nga e keqja dhe besoni Allahun. -

    O Allah na kujto te miren qe kemi harruar, na meso te mirat qe nuk i dime dhe na sill dobi prej asj qe na meson.

    Amin.


    Hyrje

    • Dituria personale e obligueshme mbi fene Islame.

    Dituria personale e obligueshme mbi Islamin eshte sasia e nevojshme e diturise Islame qe secili Musliman dhe secila Muslimane e kane obligim ta kene. Kjo dituri perfshin ceshtje qe kane te bejne me besimin ne Allah, ne Engjejt e Tij, Librat e Tij, te Derguarit e Tij, Diten e Ringjalljes, ne Caktimin e Allahut dhe te tjerat si keto.

    Po ashtu perfshin ceshtje qe lidhen me pastrimin (e trupit dhe shpirtit), me faljen (namazin), me agjerimin, me detyrimin financiar (zekatin), me peligrinazhin – vizitimin e Qabes sipas mundesise (haxhin) dhe me mekatet e zemres, duarve, syve e te tjera si keto.

    Allahu ka thene:

    Thuaj: A jane te barabarte ata qe dine me ata qe nuk dine? (Zumer : 9)

    Muhammedi a.s ka thene:

    “Kerkimi i diturise eshte obligim per cdo Musliman dhe Muslimane” - rrefyer prej El Bejhakiut.


    Sikurse rrefehet prej Ebul Kasim El Kushajri ne librin e tij Er-risaleh El Kushajrijeh Imam Xha’fer Es-Sadik ka thene:

    “ Kushdo qe pretendon qe Allahu eshte ne dicka, mbi dicka, apo prej dickaje, ka bere shirk (blasfemi) sepse nese Allahu do te ishte ne dicka do ishte i perfshire, nese do ishte mbi dicka do ishte i mbajtur dhe nese do ishte prej dickaje do ishte i krijuar.”

    Imam Ahmed Ibn Hambel r.a ka thene:

    “Allahut nuk i perngjan asgje prej asaj qe mund te imaginoni ju”

    1
    Pyetje: Cila eshte urtesia ne krijimin e njerezve dhe xhindeve?

    Pergjigje: Allahu i krijoi njerezit dhe xhindet vetem per te adhuruar Allahun. Allahu ka thene:

    Nuk i krijova njerezit dhe xhindet vetem se per te me adhuruar.Edh- Dharijat : 56

    I Derguari a.s ka thene:

    E drejta me e madhe e Allahut mbi roberit e vet eshte adhurimi prej tyre pa i bashkangjitur ortak. - rrefyer prej El Bukhariut dhe Muslimit r.a


    2
    Pyetje: Si eshte i pranuar adhurimi – ibadeti?

    Pergjigje: Adhurimi i Allahut xh.sh ju pranohet vetem besimtareve. Besimtaret besojne ne ekzistencen e Allahut xh.sh dhe nuk e perngjasojne Ate me asnje prej krijesave te Tij.

    Allahu ka thene:

    Asgje nuk i perngjan Allahut (ne cfardo lloj menyre) Shura : 11
    I Derguari a.s ka thene:

    “Mos u perpiqni te perfytyroni Qenein e Allahut” – rrefyer prej Ebul Kasim El Ensarij

    Dijetari i madh musliman El Gazaliu ka thene:

    “Adhurimi eshte i vlefshem vetem atehere kur dikush ka njohuri korrekte dhe beson tek I Vetmi, te cilit i takon te adhurohet (Allahu)”

    3
    Pyetje: Pse Allahu solli te Derguar?

    Pergjigje: Allahu I solli te Derguarit per te edukuar njerezit mbi mirqenien ne kete bote dhe shpetimin ne boten tjeter dhe po ashtu per t’i thirrur njerzeit qe te adhurojne vetem Allahun pa i bere atij shok. Ka thene Allahu xh.sh


    Allahu i dergoi te Derguarit si pergezues dhe vemendje terheqes El Bekareh : 213

    Ne nje hadith te rrefyer prej El Bukhariut I Dreguari a.s ka thene: Shprehja me e mire e imja dhe e te Derguarve te tjere para meje eshte: S’ka te adhuruar te vertete pervec Allahut. (La ilahe il-la- Allah)

    4
    Pyetje: Cfare dmth Teuhijd (njesim i Allahut) ?

    Pergjigje: Imam El Xhunejdi ka thene:

    “Teuhijd (njesim) dmth te diferencosh Te Perjetshmin (Allahun) prej krijesave”.

    Allahu eshte I Perjetshem dmth qe ekzistenca e Tij nuk ka fillim ne ndryshim prej krijesave (ekzistenca e te cilave ka fillim).

    Allahu ka thene:

    Asgje nuk i perngjan Allahut (ne cfardo lloj menyre) Shura : 11

    El Bukhariu rrefen qe kur te Derguarin e pyeten per vepren me te mire ai tha: Besimi ne Allah dhe ne te Derguarin e Tij


    vazhdon

  3. #3
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    5
    Pyetje: Flit per Ekzistencen e Allahut.

    Pergjigje: Allahu ekziston. Nuk ka asnje dyshim rreth ekzistences se Tij. Allahu ekziston pa qen i atribuar me ndonje menyre te caktuar te te qenit. E thene ndryshe Allahu ekziston pa Si, Qysh, Tek. Ai ekziston pa vend. Asnje krijese nuk i perngjason Atij dhe Ai nuk i ngjason asnje krijese. Allahu thote ne Kur’an:

    Nuk ka dyshim ne ekzistencen e Allahut. Ibrahim: 10

    I Derguari a.s ka thene: Allahu ka ekzistuar Perhere (pa fillim) dhe kete ekzistence (te perhershme dhe pa fillim) nuk e ka askush. – rrefyer prej El Bukhariut dhe te tjerve.

    6
    Pyetje: Cfare kuptimi ka ajeti 4 i sures El Hadid.?

    Ue Hue meakum ejnema kuntum? – Dhe Ai eshte meju kudo qe ju jeni?

    Pergjigje: Kjo pjese e ajetit referohet ne faktin qe Allahu din per ne kudo ne qofshim. Keshtu e ka spjeguar kete ajet Sufjan Eth-theuri. Shafiu, Ahmedi, Maliku dhe te tjere. Te besuarit qe ky ajet dmth: Allahu fizikisht eshte me ne kudo qofshim ne, eshte ne kundershtim te plote me besimin e Ehli Sunetit. Kush beson qe Allahu eshte kudo fizikisht ka bere blasfemi (kufer).

    Allahu ka thene:

    Dituria e Allahut perfshin cdo gje. Taha : 12

    Muhamedi a.s ka thene:

    “Nuk po I luteni Atij qe nuk degjon apo nuk di. Ju po i luteni Zotit I Cili degjon dhe di gjithcka.” Rrefehet brej Bukhariut

    7
    Pyetje: Cili eshte mekati me i madh ?
    Pergjgigje: Mekati me i madh eshte blasfemia (kufri). Shirku eshte nje forme e blasfemise; te adhuruarit e dikujt tjeter ne vend te Allahut ose njekohesisht me Allahun.

    Ne suren Lukman ajeti 13, Allahu na informon mbi keshillen qe Lukmani a.s i dha te berit:


    Oh biri im! Mos adhurro me Allhun askend se me te vertete shirku eshte padrejtsi ekstreme. – Lukman : 13

    Tregohet qe e kane pyetur te Derguarin a.s : Cili eshte mekati me I madh? Ai eshte pergjigjur: “Te venit ortak Allahut, Atij qe ju ka krijuar.” – rrefyer prej Bukarit dhe te tjereve

    8
    Pyetje: Cfare kuptimi ka fjala Ibadet dhe c’do te thote ajo.
    Pergjigje: Sipas Hafidh Subkiut, Ibadet dmth Adhurim. Adhurimi eshte shkalla me e larte e bindjes, nenshtrimit dhe peruljes. Allahu xh.sh ka thene:

    S’ka te adhuruar te vertete vec Meje (Allahut) pra me adhuroni vetem Mua (Allahun). El Embija’ : 25

    I Derguari a.s ka thene:

    “E Drejta me e madhee Allahut mbi roberit e Tij eshte qe keta ta adhurjne vetem Ate pa i bashkangjitr ortake.” – rrefehet prej Bukhariut dhe Muslimit.


    vazhdon

  4. #4
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    9
    Pyetje: A mund te definohet termi “Dua’a” si adhurim?
    Pergjigje: Po. Dua’a ka shume kuptime ne gjuhen arabe. Ne keto kuptime ben pjese edhe –me adhuru- Adhurimi eshte shkalla me e larte e bindjes, nenshtrimit dhe peruljes. Kjo i takon vetem Allahut. Allahu xh.sh ka thene:


    Thuaj une I bej dua vetem Zotit tim dhe nuk I bashkangjis Atij askend. - El Xhin: 20
    Ne kete ajet –Dua’a- ka kuptimin e adhurimit. Allahu ka thene:


    Pra mos ju lut (adhuro) askujt vec Allahut. – El Xhin : 18

    Muhammedi a.s ka thene: “Duaja eshte adhurim” – rrefehet prej Bukhariut


    10
    Pyetje: A mund te definohet Duaja si dicka tjeter pervec se adhurim?
    Pergjigje: Po, mund te vije ne kuptimin -me thirr- Allahu thote:


    Mos e konsideroni thirrjen e te Derguarit si thirrjen tuaj mes njer-tjetrit. – En Nur : 63

    11
    Pyetje: A lejohet te therrasesh te Derguarin apo muslimanet e ndershem (eulija) edhe nemos prezencen e tyre dhe a mund te kerkohet prej tyre dicka qe mund te jete jo e zakonshme?

    Pergjigje: Kjo gje eshte e lejueshme sepse net e shumten e rasteve te thirrurit, apo kerkesa e dickaje prej dikujt nuk llogaritet si adhurim I tjetr kujt vec Allahut xh.sh. Ngjashem nese thua : Ja resulullah! O I Derguari I Allahut! nuk ke bere bashkangjitje ne adhurimin e dikujt tjeter vec Allahut.

    Gjate vitit te thatesires, ne kohen e kalifatit te Omerit r.a Bilal Ibunl Harith ju afrua varrit te Muhammedit a.s dhe tha: O i Derguari i Allahut! Kerkoji Allahut shi per popullin tend qe po rrenohet ! – rrefyer prej Bejhakiut dhe te tjereve. As Omeri dhe as Sahabet e tjere nuk e denuan veprimin e Bilalit r.a, madje ata e pergezuan per ate qe beri.

    Ajeti 64 i Sures En-Nisa ne shqip dmth:

    Te derguarit i cuam qe me urdhrin e Allahut tu behet rrespekt. E nese ata (besimtaret) i bejne dem vetes se tyre dhe vin tek ti (Muhammed) dhe i kerkojne falje Allahut dhe per ta kerkon falje dhe i Derguari do ta shohin qe Allahu ja pranon pendimin dhe eshte Meshirues.

    Nje argument tjeter eshte ne hadithin e rrefyer prej Bukhariut ne : El Adaab el Mufrad. Aty tregohet qe kur Ibn Omerit ju mpi kemba keq ne thirrjen e tij per ndihme ai tha: “O Muhammed” dhe thirrjes se tij Allahu ju pergjigj duke ja leruar kemben.

    12

    Pyetje: Ju lutemqartesoni dometheniet e dy menyrave te thirrjes per ndihme te njohura si: Istigathah dhe Istia’anah

    Pergjigje: Istigathah = te kerkuarit ndihme vecanerisht gjat vuajtjeve.
    Istia’anah = eshte me teper gjithperfshirese dhe e gjere ne definicionin e te kerkuarit ndihme.

    Ajeti 45 i Sures El Bekareh neshqip dmth:

    Kerkoni ndihme nepermjet durimit dhe namazit (faljes)

    I Derguari a.s ka thene: Dielli do tu afrohet kokave te njerzve Diten e Gjykimit. Gjat asaj gjendje te veshtire njerezit do therrasin Ademin a.s per ndihme. (ne arabisht perdoret shprehja Istigathu bi Adem)
    Kjo tregon qe te kerkuarit ndihme dikujt, me besimin e plote qe Allahu eshte Krijuesi i te mires dhe te keqes, eshte e lejuar.

    13
    Pyetje: Flit per te kerkuarit prej Allahut xh.sh nepermjet te Derguarit a.s. (Teuessul)

    Pergjigje: T’i kerkosh Allahut permes te Derguarit eshte e lejuar dhe ne kete jane ne nje mendie dijetaret me te medhenj te Islamit. Teuessul do te thote te kerkosh Prej Allahut miresi ose te largim te se keqes permes Te Derguarit a.s. Gjithmone duke pasur besim te pa tundur qe vetem Allahu eshte Krijusi I te mirave dhe te keqijave. Ajeti 35 I sures El Maiden e shqip dmth:

    O ju qe keni besuar friksojuni Allahut dhe kerkoni mjetin e te afruarit tek Allahu. Luftoni ne rrugen e Tij qe te gjeni shpetim.

    Ne hadithin e rrefyer dhe autentikuar prej Tabaranit I Derguari e meson te verbrin qe t’I kerkoje Allahut permes te Derguarit. Njeriu I verber veproi si I tha I Derguari dhe Allahu ja ktheu te paret.

    14
    Pyetje: Flit per te kerkuarit prej Allahut nepermjet muslimaneve te ndershem te afert te Allahu (eulijave) Teuessul.

    Pergjigje: Te kerkuarit prej Allahut permes eulijave eshte I lejuar. Askush prej atyre qe jane ne rruge te drejte prej te pareve dhe te mbrameve (selef & khalef).

    Selef = muslimanet te cilet jetuan gjate tre shekujve te pare pas emigrimit te Muhammedit a.s prejMekkes ne Medine
    Khalef= muslimanet qe erdhen me pas deri ne ditet tona.

    Transmetohet ne Hadith te rrefyer prej Bukhariut qe gjate vitit te thatesires Omeri r.a I kerkoi Allahut permes Abasit duke thene: “O Allah te kerkojme shi permes xhaxhait te te Derguarit tone”

    15
    Pyetje: Spjego domethenien e Hadithit te gruas robereshe (Hadithul Xhaarije)

    Pergjigje: Hadithi eshte klasifikuar si kontradiktor (mudtarib). Kjo dmth qe ka ardhur prej buirimeve te ndryshme me permbajtje te ndryshme. Hadithe te kesaj natyre nuk merren si argument ne ceshtje besimi. Gjithsesi edhe dijetaret qe e kane pranuar kete hadith nuk e marrin si argument qe Allahu eshte ne qiell.

    Duke spjeguar kete hadith Neueuiu ka thene qe pyetja “ejnallah” “ku eshte Allahu” eshte pyetje per rankun dhe jo per vendin. Le te therrasimne ndihme gjuhen arabe dhe ta spjegojmepakme gjere.

    Ejne – Ku, ne kuptimin e saj bukfal perdoret per caktimin e vendit. Megjithate ne baze po te rregullave dhe natyrshmerise se gjuhes arabe Ku-ja perdoret edhe per percaktim statusi.

    Pra pyetja dmth: Sa e larteson Allahun? Roberesha u pergjigj: Ne qiell. Duke afirmuar keshtu besimin e saj qe Allahu ka nje status te larte. Nuk ka te beje fare me caktimin e nje vendi te caktuar per Allahun. Nuk lejohet te besohet qe i Derguari e pyeti robereshen ne lidhje me ndonje vend sikurse nuk eshte e lejuar gjithashtu te besohet qe roberesha te kete dashur te thote qe Allahu qendron ne qiell.

    Ne librin e tij Er-risalah El kushajrije, Ebul Kasim El Kushajrij thote qe Imam Aliu r.a ka thene : Pyetja ku (vend) nuk aplikohet per Allahun i Cili ka krijuar vendodhjet.

    Ne librin e tij El Fik’hul Absat Imam Ebu Hanife ka thene: “ Allahu ka ekzistuar perjetsisht para krijimit te vendeve. Ai ekzistonte atehere kur nuk ekzistonte as vend dhe as krijesa. Ai eshte Krijusi I cdo gjeje.”

    Akoma me teper Ajeti 11 I sures Esh-Shura ne shqip dmth:

    Asgje s’I perngjan Atij. Ai eshte Degjuesi, Shikuesi.

    Rrefehet prej Bukhariut dhe te tjereve qe I Derguari a.s ka thene:

    Allahu ka ekzistuar perjetsisht dhe perjetsisht asgje tjeter nuk ka ekzistuar

    vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Acid_Burn : 09-04-2005 mė 03:30

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Poema e besimit
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 15:50
  4. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  5. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •