Zot i lindjes dhe i perėndimit, nuk ka zot tjetėr vetėm Ai, pra Atė merre pėr mbėshtetje. Ku`ran 73:9
Kontaktet e para
Ndėr pėrshkrimet mė tė hershme pėr vikingėt, para ardhėsit tė popujve skandinav sidomos tė suedezėve, danezėve dhe norvegjesve, ėsht njė musliman i quajtur Ibn Fadlan. Nė librin e tij Risala nė vitin 922, si i dėrguar i kalifit tė Bagdatit do ta pėrshkruante njė varrim tė njė prijėsi viking.[i] Jo vetėm kaq, ai do tė pėrshkruaj edhe ritet dhe traditat e vikingėve sic i kishte vėshtruar afėr brigjeve tė Volgės, lum nė Rusinė e sotshme. Gjithė teksti i tij mund tė lexohet tė pėrkthyer nė gjuhėn suedeze nė librin Araber, Vikingar, vنringar nga Stig Wikander, Stockholm 1978. Mund tė paramendohet se si i ka parė cuditshėm Ibn Fadlani paganėt, vikingėt, skandinav. Fjetja e disa meshkujve radhazi me njė grua, mos pastrimi, pija e madhe alkoholike etj, etj, d m th rite tipike pagane e kishin tmerruar atė. Vlen tė theksohet se skandinavia nuk u krishtėrua para shekujve X, Suedia p sh. u krishtėrua afėr viteve 1100.
Rrėfimi pėr vikingėt njifet si njė ndėr pėrshkrimet mė tė hershme dhe mė autentike tė vikingėve nė Suedi dhe Skandinavi. Vikingėt karakterizohen si njerėz tė lundrimeve nėpėr dete dhe lumenjė. Si tė tillė, duke pasur parasysh klimėn e ftohtė tė Skandinavisė, gjithmonė ishin tė pėrkushtuar ndaj plackitjeve detare por edhe marrėdhėnjeve tregtare. Pėr plackitje pėr shembull, nami i tyre do tė mbėrij deri nė Andalusi kurse pėr tregti me muslimanėt pėrreth kalifatit tė Bagdatit. Kjo dėshmohet nga zbulimet arkeologjike pėr monedhat dhe zbukurimet tė gjetura pėrreth qarkut lindor tė Suedisė, pikerisht reth brigjeve tė detit Baltik.
Faktet e sipėrthėna janė kontaktet e para me Islamin dhe muslimanėt nga ana Suedeze dhe Skandinave. Do tė ketė njė ngecje kontakti gjat shekujve tė ardhshėm por jo pėrgjithmonė.
Mreti Karli XII-tė dhe muslimanėt
Mbreti suedez, Karli XII-ti, ishte shum i ri kur disa mbretėri pėrreth Suedisė do ti shpallin luftė nė krye me Danimarkėn[ii]. Shpejt do ti shpartalloj kundėrshtarėt dhe duke e nėnshtruar njė pjes tė madhe tė Danimarkės, njė pjes tė Gjermanisė, shtetet Baltike dhe filloj nėnshtrimin e Rusisė. Kjo periudhė, fillimi i viteve 1700-ta, njifet si Suedia e Madhe ose Suedia e Plotfuqishme. Fati deshti ndryshe. Nė betejėn e Poltavės mė 1709, mes trupave tė tij dhe asaj ruse[iii], do tė humbė thellė. Mbas disfatės, pėr tė shpėtuar jetėn, mer udhėn pėr te Sulltani nė Stamboll. Nė takimin e tij me Sulltanin do ti propozoj qė tė fillojnė luftėn kundėr rusėve, tentimi do tė dėshtoj, por ai do tė qėndrojė pėr disa vjet nė kryeqendrėn e perandorisė Osmane.
Nė kėtė takim do tė vihen marrėdhėniet e para diplomatike. Miqėsia e krijuar do tė kurorėzohet p. sh. me letrėn mbretėrore mė 1718, ku udhėheqėsve nė qytetin bregdetar nė Karlskrona, ju urdhėrohet qė muslimanėve t“ju lejohet falja e namazit nė mėnyrėn Islame[iv]. Kėt privilegj duhet theksuar nuk e kishin pėr shembull Katolikėt e Suedis mbas shizmėz dhe ndarjes mes katolikėve dhe protestantėve gjat shekullit 1600-tė.
Ky gjest i Karlit tė XII-tė ishte koha mė e herėt pėr lejimin e besimit dhe faljes sė namazit Islam nė tokėn suedeze. Dhe marrėdhėniet e shkėlqyera qė pasuan mbas qėndrimit tė tij disa vjecare nė kryeqendrėn e kalifatit Islam nė Stamboll do tė mbetet si njėlloj tradite bashkpunimi dhe mirėbesimi tė ndėrsjelltė.
Konvertimet e para dhe Kur`ani
Ky mirėbesim i krijuar nė kėtė kohė do tė shtoj interesimin pėr Islamin si fe. Shkrimtari dhe diplomati Gustaf Noring (1861-1937) nė vitin 1884 konvertoj nė Islam, me emrin Ali Nouri dhe pėrfundimisht u vendos nė Stamboll.[v] Njeriu i artit, sidomos i dhėnė pas kubizmit nė artė, Ivan Aguéli (1869-1917) ėsht njė tjetėr shembull i pėrqafimit tė fesė Islame dhe emri i tij musliman do tė jetė Abdul Hadi al-Maghrabi.[vi] Pėrkthimet e Kuranit tė Shenjtė datojnė qė nga Fredrik Crusenstolpe mė 1843, nga Carl Johan Torneberg mė 1874 dhe versioni i Karl Vilhelm Zetterstéen mė 1917.[vii] Ky i fundit do tė jetė njė ndėr mė tė mirėt, shikuar nga aspekti gjuhėsor, mangėsia qėndron nė atė se mungon teksti origjinal i Kuranit, arabishtja. Pėr kėtė gjė ėshtė kritikuar nga shkencėtarėt musliman nė Suedi.
Sic vėrrehet pėr nga koha e pėrkthimeve shifet qartė se ėsht koha e studimeve tė gjuhėve semitike dhe orientalistika nė pėrgjithėsi. Dhe kėshtu fillon edhe studimi i Islamit dhe profetit tė lavdėruar Muhammed a.s. Ndėr tė parėt qė e studijoi jetėn dhe veprėn e Muhammedit a.s do tė jetė Tor Andre Muhammed-hans liv och hans tro[viii], kjo vepėr do tė ripunohet dhe do tė shtohet nga materiali, sė bashku me Geo Widengren tė ribotuar mė 1950 nė Stockholm. Kjo vepėr e tij do tė cmohet shumė nga studijuesit e Islamit nė tė gjithė Evropėn prandaj edhe pėrkthehet nė gjuhėt kryesor si nė gjermanisht, anglisht etj. Njė vepėr tjetėr tė Tor Andre, qė do tė mbetet klasike sot e kėsaj dite, ėshtė libri I Myrten Trنdgهrden- studier i sufisk mystik[ix] botuar mė 1947 nė Stockholm. Edhe kjo vepėr publikohet nė disa gjuhė tė botės.
Kjo kohė ėshtė gjeneza e parė nė studimet Islame nė Suedi kurse muslimanė si banonjės nė kėtė shtet mund tė njifeshin 15 veta mė 1930-tėn dhe afro 500 muslimanė mė 1950-tėn. Numri i muslimanėve do tė rritet sic do tė shofim mė poshtė.
Organizatat muslimane dhe xhamitė 1960-2000
Industria prodhuese e shteteve evropiane ishte nė rritje qė nga vitet 1960-ta dhe si rezultat kjo industri kishte nevojė pėr prodhues d m th fuqi puntore. Importi produktiv ishte e koncentruar nė lindje qė nga muslimanėt e ish-Jugosllavisė, Turqisė dhe vendeve tė tjera muslimane. Kėshtu fillon rritja e muslimanėve nė numėr nė Suedi.
Numri i muslimanėve nė Suedi pėr tė parėn herė ėshtė dhėnė mė 1977 ku thuhej se kishte pėrafėrsisht mėse 10 000 mijė musliman[x]. Kėta musliman ishin tė koncentruar mė sė shumti nėpėr qytete tė mėdha si nė Stockholm, Gėtenburg, Upsalė, Malme etj. Prej kėsaj kohe fillon edhe gjeneza e parė e organizatorike nga ana e muslimanėve, sidomos ata nga Turqia.
Nė vitet 1980-ta krijohen organizatat Bashkimi i Shoqatave Islamike nė Suedi (suedisht -Fِrenade Islamiska Fِrsamlingar i Sverige-FIFS) dhe Shoqata Muslimane nė Suedi (suedisht- Sveriges Muslimska Fِrbund- SMUF).[xi] Nga mesi i viteve 1990-ta krijohet edhe Bashkimi Islamik i Bosnės- Hercegovinės.[xii]
Edhe xhamia fillojnė tė ndėrtohen, pėrkatėsisht mė 1983 nė Malme mbas shum pėrpjekjeve ndėrtohet xhamia nėn pėrkujdesjen dhe udhėheqjen e shqiptarit nga Maqedonia, Begzat Beqiri i cili ėsht ndėrkoh edhe udhėheqės i shoqatės ose organizatės Islamic Center nė Malme[xiii]. Kjo xhami u djeg nė pranverė tė 2003-shės, dikush ka hedhur lėndė djegėse dhe autori ende nuk ėshtė gjetur deri nė kėtė moment. Xhami ka edhe nė Upsalė, Gėteburg dhe Trolhetan qė edhe kjo u djeg mė 1993[xiv]. Shkakėtar ishin njė grup nazistė tė rinjė. Nė vitin 2000-jė u inagurua edhe xhamia nė kryeqytetin e Suedisė, Stockholm. Pėrndryshe nėpėr qytete tė vogla falja e namazit, festat e Bajramit, falja e Taravisė, namazi i gjumasė etj. mbahen nėpėr podrume dhe lokale tė tjera.
Shtypi Islam
Qė nga viti 1986 botohet revista Islame Salaam nėn pėrkujdesjen e Kėshillit Musliman nė Suedi[xv]. Kjo revistė drejtohet nga konvertitėt suedez nė Islam. Revista tjetėr ėshtė Minaret po edhe kjo drejtohet nga suedezė tė konvertuar nė Islam nėn drejtimin e Abd al-Haqq Kielan.
Arsimi pėr Islamin
Mė 1998 Kurani i Madhėrishėm pėrkthehet edhe njė herė po nga njė ish-diplomat nė OKB dhe ambasador nė vendet muslimane, Knut Muhammed Bernstrِm. Ky konvertoi nė Islam ka mėse dy dekata dhe mė vonė do tė filloj ta pėrkthej Kuranin e Shenjtė nė gjuhėn suedeze duke ja shtuar edhe tekstin origjinal, arabishten. Dhe duke e plotėsuar edhe me komentime dhe fusnota tė gjėra nga dijetarė musliman si p. sh. Muhammed Asad etj. Ky do tė jetė bashkė me Abd al-Haqq Kielan, suedez i konvertuar nė Islam, iniciatorė pėr hapjen e Akademisė Islame nė Stockholm. Kjo akademi ėshtė menduar tė jetė shkollė pėr tė shkolluar imamė pėr xhamitė nė Suedi dhe ju drejtohet sidomos gjeneratės sė dytė imigrant dhe tė konvertuarve suedez musliman. Poashtu edhe atyre qė janė tė interesuar pėr fenė Islame dhe muslimanėt nė pėrgjithėsi.
Nė dekatėn e fundit ėshtė bėrė e mundshme nga ana e shtetit Suedez tė hapjes sė shkollave tė lira fetare nuslimane pėr klasat fillore. Dhe muslimanėt kanė disa dhjetėra shkolla tė tilla nė Suedi dhe nxėnės nuk mungojnė. Sipas prindėrve kjo ėshtė lehtėsim pėr ta se fėmijėt e tyre mėsojnė fejėn Islame dhe moralin Islam. Kėta mė parė preferojnė kėso shkollash sesa shkollat sekulare komunale tė suedezėve pėr fėmijėt. Kjo, sipas prindėrve, mundėson qė fėmijėt tė rruhen nga degradimi moral i fėmijėve sic janė droga, seksi, alkoholi etj. Nė shkollat sekulare suedeze jipet edhe lėnda e fesė qė nėnkupton tė gjitha fetė e botės pėrfshirė kėtu edhe fejėn Islame.
Pran universiteteve nė Upsalė e sidomos nė atė tė Lundit ka kurse qė mund tė studijohet pėr Islam. Studimet janė sekulare d m th qė kėtu mėsohet historia, arkeologjia, filozofia, predikimi, mėsimi etj. Islami nė mėnyrė kritike. Nė universitetin e Lundit pėr shembull ekziston edhe profesori i islamologjisė qė ėshtė Jan Hjنrpe. Ky ėshtė njė ndėr njohėsit mė tė mirė tė Islamit jo vetėm nė Suedi por edhe nė Skandinavi. Kritika e muslimanėve ndaj tij bazohet nė atė se studimet i ka drejtuar drejt Islamit sic shfaqet dhe praktikohet tek muslimanėt nė praktikė dhe jo se cfar thot Islami d m th Kurani i Shenjtė dhe Sunna e Muhammedit a.s.
Nėse nė kėtė pikė ka bazė pėr kritikė duhet tė mendohet edhe njė gjė tjetėr qė lidhet me faktin se cdo vjet mė tepėr se 100 studentė suedezė dhe tė tjerė mėsojnė pėr historinė e Islamit dhe muslimanėve. Dhe kjo duhet tė kuptohet si njohje me vlerat mė tė pasura tė Islamit gjatė historisė dhe kėshtu hidhet poshtė demagogjia anti-islame qė po mbretėron nė botė. Suedezėt duke studijuar Islamin dhe sidomos historinė islame tė kaluar mėsojnė se Islami nuk ėshtė fe e dhunės, e padijes, e territ por ėshtė qytetėrimit musliman nė Andaluzi, nė Bagdad dhe Stamboll. Pėrfitimi i kėsaj dije natyrshėm i drejton studentėt tek pyetja e tjetėr se pse jan katandisur muslimanėt e sotshėm nė kėtė prapambetje qė indirekt shton kritikėn ndaj vetvetės. E kam fjalėn pėr kolonializmin dhe intrigat perėndimore sot e kėsaj dite nė botėn muslimane. Kėtė fakt kritikuesit e kursit tė islamologjisė nė universitetin e Lundit dhe tė Upsalės e anashkalojnė. Njė fakt tjetėr ėsht se nėpėr kėto kurse ju ipet mundėsia edhe gjeneratave tė dyta dhe treta tė imigrantėve musliman qė rrjedhin nga familje laike tė mėsojnė pėr tė kaluarėn e lavdishme Islame dhe muslimane. Do me thėnė luan njė rrol tė rrėndėsishėm edhe nė pėrvetėsimin e identitetit tė kėtyre muslimanėve.
Numri i muslimanėve nė Suedi
Supozohet se sot ka mbi 300 mijė musliman nė Suedi. Dija sakte e shumės sė muslimanėve ėshtė problematike sipas suedezėve. Arsya qėndron nė atė se Suedia ėshtė shtet sekular ku feja ėshtė qėshtje e individit dhe jo e shoqėrisė. Kjo nėnkupton se njė person nuk mund tė karakterizohet nė baz tė identitetit fetar po nė atė kombėtar. Arsyja tjetėr ėshtė se nėse musliman mund tė identifikohet personi qė i pėrcjell ritet fetare rregullisht, sė paku falja e namazit tė xhumasė. Kėto janė pra shkaqet qė mungon statistika e saktė e muslimanėve nė Suedi.
Sido qė tė jetė njė fakt ėshtė pranuar se Islami ėshtė feja qė mė sė shumti rritet pėr nga ithtarėt. Poashtu ėsht pranuar se pas protestantizmit Islami ėshtė feja e dytė nė Suedi pėr nga numri i besimtarėve.
Pėrfundim
Qė nga kontaktet e para nė vitin 922 e deri nė ditėt e sotshme, ku muslimanėt janė tė dytėt pėr nga numri nė Suedi, sic e pamė Islami jo qė nuk ėshtė njė dukuri e huaj nė Suedi por ėshtė filluar tė flitet pėr Islamin si njė ndėr fetė suedeze, krahas me protestantizmin. Kur tė kihen parasysh numri i tė konvertuarve suedez nė Islam, shkollat Islame, kurset e islamologjisė nėpėr universitetet mė tė njohura suedeze, numri i muslimanėve etj. Nė fakt Islami nė Suedi ėshtė nė rritje dhe afrimi ndaj Islamit nga ana suedeze mund tė thuhet se po bėhet mė tolerante. Edhe pėrkundėr faktit tė djegjeve tė dy xhamiave nė Trolhetan dhe Malme.
Nė kontekstin tonė shqiptar ėshtė pėr tu kritikuar se muslimanėt shqiptar nuk janė tė konsoliduar. Me sa di unė nuk ekziston asnjė organizim gjithėpėrfshirės tė muslimanėve shqiptar nė Suedi. Kjo nuk do tė thotė se shqiptarėt musliman e kanė neglizhuar fejėn si tė tillė por nuk ka ndonjė organizim tė mirrėfilltė. Shpesh aktivistėt shqiptar musliman janė bashkangjitur muslimanėve nga Turqia, Bosnja etj. Nuk dua tė ofendoj asnjė komunitet musliman nė Suedi por dua tė theksoj se, edhe Shqiptarėt duhet tė kenė Bashkėsinė Islame Shqiptare nė Suedi krahas tė tjerėve mbasiqė, pėr nga numri jemi pothuaj sa tė tjerėt.
Krijoni Kontakt