Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Postmodern
    Anėtarėsuar
    16-08-2003
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    137

    Elias Canetti

    Biografia e njė ballkanasi


    Me rastin e 100 vjetorit tė lindjes galeria Strauhof nė Zürich i kushton njė ekspozitė tė mrekullueshme nobelistit Elias Canetti, i cili u lind nė Bullgari gjatė sundimit osman, u rrit nė Londėr, studioi nė Vjenė dhe vdiq nė Zürich.


    Enver Robelli


    “Unė pėrulem para kujtesės, para kujtesės sė ēdo njeriu. Dua qė ajo tė jetė e paprekur mu ashtu siē i takon njeriut, i cili lufton pėr lirinė e tij, dhe nuk e fsheh pėrbuzjen time kundėr atyre qė ia lejojnė vetes qė atė t’ia nėnshtrojnė ndėrhyrjeve kirurgjike derisa kujtesa t’i pėrngjajė tė gjitha tė tjerave. Ata mund tė operojnė hundė, buzė, veshė, lėkurė dhe flokė, sa tė duan, ata mund, nėse vėrtet duhet, tė implantojnė sy me ngjyrė tjetėr, edhe zemra tė huaja, tė cilat rrahin njė vit mė shumė, mund tė prekin gjithēka, tė shkurtojnė, tė lėmojnė, tė barazojnė, por kujtesėn do tė duhej ta linin ashtu si ėshtė”.

    Elias Canetti, Vepra, vėllimi VIII, faqe 288 (sipas botimit nė gjermanisht)



    Shkrimtari Elias Canetti u lind mė 25 korrik 1905, nė njė kohė kur Perandoria Osmane kishte marrė tatėpjetėn. Ai kurrė nuk e ndiente veten tė fyer, nėse ndonjė bashkėkohės e quante “ballkanas”. Kjo fjalė tek nė vitet 90-tė mori konotacion negativ, kur njė dyzinė kriminelėsh nga Ballkani pushtuan Evropėn dhe shkatėrruan imazhin e ballkanasve nė botė, duke shitur drogė, vrarė njerėz dhe kontrabanduar prostituta. Canetti u lind nė Rusēuk tė Bullgarisė nė njė familje hebraike tė ardhur shekuj mė parė nga Spanja. Me prindėrit e tij Canetti fliste njė spanjishte tė vjetėr, tė cilėn hebrenjtė e ruajtėn me zili edhe nė Ballkan, ku u strehuan pas pėrndjekjes nga Spanja nė fund tė shekullit 20-tė. Nė librin e tij “Gjuha e shpėtuar”, i cili sė fundi ėshtė botuar edhe nė shqip nė Tiranė, Canetti kėshtu e pėrshkruan qytetin e lindjes: “Rusēuk, nė pjesėn e poshtme tė Danubit, ku unė kam parė botėn me sy, ishte njė qytet i mrekullueshėm pėr njė fėmijė... Atje jetojnė njerėz me prejardhje nga mė tė ndryshmet, gjatė njė dite mund tė dėgjoje shtatė apo tetė gjuhė. Pėrveē bullgarėve, tė cilėt shpesh vinin nga fshati, kishte edhe shumė turq, tė cilėt banonin nė njė lagje tė veēantė, dhe ngjitur me tė gjendej lagjja e spaniolėve, lagjja jonė. Kishte grekė, albanezė (shqiptarė), aremenianė, ciganė. Nga breglumi pėrballė i Danubit vinin rumunėt... Aty-kėtu kishte edhe rusė. Si fėmijė nuk kam pasur njė pamje tė qartė tė kėtij koloriti, por vazhdimisht kam pėrjetuar ndikimet e tij”. Nė kohėn osmane, deri nė vitin 1877, Rusēuk ose Ruse (bullgarisht) ka qenė seli e njė veziri turk, i cili nga kėtu sundonte Vilajetin e Danubit, qė shtrihej nga Deti i Zi deri nė Beograd. Rusēuk kishte njė teatėr, ku luheshin vepra tė Shakespeare-it, Schiller-it dhe Moličre-it. Dhe njė stacion hekurudhor, nėpėr tė cilin kalonin trenat mes Orientit dhe Oksidentit. Nėn sundimin komunist tė Bullgarisė qyteti u mbulua me beton dhe me ndėrtesa monstruoze. Bota e multikulturore e Rusēukut nuk ekziston mė. Pakica turke pothuaj ėshtė pėrzėnė plotėsisht, armenėt kanė arritur tė ruajnė deri-diku lagjen e tyre, ndėrkaq nuk dihet nėse nė Rusēuk jeton ndonjė shqiptar.

    Por, Canetti kishte takuar shqiptarė larg qytetit tė lindjes, nė Zürich. Nė vitet 90-tė, nė moshė tė thyer, ai jetonte nė Zürich dhe, sipas zakonit tė tij, pėr ēdo ditė ndalej pėr tė pirė kafe nė restorantin e Teatrit tė Zürich-ut. Kėtu kafenė pa shkumė ia shėrbente njė kamerier shqiptar, i cili pėr shkak tė represionit serb kishte ndėrprerė studimet nė Akademinė e Arteve nė Prishtinė dhe kishte marrė botėn nė sy. Fati e kishte hedhur nė Zürich. Nga banaku i restorantit ai vėshtronte shkrimtarin e famshėm dhe skiconte portrete tė tij.


    Triptiku i tmerrit



    Ndėrrim skene. Mė 25 korrik tė kėtij viti mbushen 100 vjet nga lindja e Elias Canettit. Nga kritikėt letrarė dhe nga lexuesit qė marrin diēka vesh nga letėrsia dhe historia Canetti hyn nė mesin e ikonave letrare tė shekullit 20-tė. Qė nga viti 1972 Canetti jetonte (sėrish) nė Zürich, njė qytet ku ai kishte gjetur lumturinė dhe qetėsinė. Nė Zürich ruhet edhe trashėgimia e tij letrare. Nė metropolin zvicerane gjendet edhe varri i tij, afėr varrit tė James Joyce, kolosit tjetėr tė letėrsisė botėrore, i cili nga Dublini i Irlandės, pėrmes Triestes, erdhi nė Zürich, ku edhe vdiq.

    Tė shkojmė me radhė. Me Canettin. Pak para shkatėrrimit pėrfundimtar tė Perandorisė Osmane familja Canetti u shpėrngul nė Manēester. I lindur nė njė familje tregtarėsh, e cila mbante lidhje me Vjenėn, Canetti mė 1911 filloi tė mėsojė anglisht. Rrugėtimi i Elias Canettit nėpėr Evropėn e shekullit 20-tė ėshtė temė e njė ekspozite nė galerinė Strauhof nė Zürich. E ndarė nė 6 hapėsira, ekspozita shpalos qytetet, nė tė cilat jetoi dhe punoi Canetti, shpjegon veprat e tij mė tė njohura si romani “Verbėria” dhe studimi “Masa dhe pushteti” dhe prezanton veprat dramatike tė nobelistit. Nė Strauhof, po ashtu, mund tė shikohet edhe njė film dokumentar mbi jetėn e hebreut nga Bullgaria.

    Canetti ishte njė poliglot. Pėrveē spanjishtes sė vjetėr, ai fliste bullgarisht, anglisht dhe gjermanisht. Nė vitet 1913-1924 Canetti kaloi nėpėr shkolla tė ndryshme nė Vjenė, Zürich dhe Frankfurt. Nė Vjenė, ku edhe sot mund tė pėrjetohet rrezatimi i Perandorisė sė Habsburgėve, Canetti studioi kiminė, por shpejt e braktisi shkencėn pėr tė vazhduar karrierėn si letrar. Romani i tij “Verbėria” (i shkruar nė vitin 1931, i botuar mė 1935) ėshtė njėra prej veprave kryesore tė letėrsisė moderne dhe nė formėn e njė triptiku (Njė kokė pa botė – Bota pa kokė – Bota nė kokė) rrėfen vuajtjet e njė docenti privat tė quajtur Peter Kien, i cili ėshtė jeton vetėm pėr libra. Kien ėshtė sinolog (filolog i gjuhės dhe letėrsisė kineze) i painteresuar aq pėr anėt e bukura tė botės. Njė ditė ai detyrohet ta martojė Therese Krumbholz, e cila kujdesej pėr amvisėrinė e tij. Por, qė natėn e parė tė martesės ndodhė njė skandal: nusja e pėrzė sinologun nė rrugė. Peter Kien-it s’i mbetet gjė tjetėr veēse tė sorollatet nėpėr rrugėt e Vjenės, nėpėr restorante dhe hotele. Befas Kien fillon tė besojė se e ka mbytur njė grua. Kjo ėshtė shenjė definitive se ai ėshtė ēmendur. Fundi i Peter Kien ėshtė fatal: Ai kthehet nė shtėpi, pasi vėllai i tij, njė psikiatėr, ia ka futur nė kokė idenė e njė biblioteke tė djegur si tmerri mė i madh i mundshėm. Nė kapitullin e fundit Kien ia vė zjarrin bibliotekės personale dhe digjet bashkė me tė. I shkruar para djegies sė librave nga regjimi i Hitlerit nė vitin 1933, romani “Verbėria” i Elias Canett-it konsiderohet si paralajmėrim profetik i tė kėqijave qė do tė pasojnė dhe qė kulmuan me asgjėsimin e 6 milionė hebrenjve nė kampet e shfarosjes.


    Xhelati i vėrtetė


    Vitet e Luftės sė Dytė Botėrore Canetti i kaloi nė Londėr. Pas disfatės sė nazizmit ai jetoi nė Zürich dhe nė Britaninė e Madhe, ku pėr 20 vjet me radhė shkroi njė kryevepėr tjetėr: “Masa dhe pushteti”. Nė kėtė ese prej mbi 600 faqesh analizohet pushteti dhe ndikimi ndaj masės, efektet qė krijon te individi fuqia e masės, ēfarė e shtyn atė tė bėhet pjesė e masės anonime etj. “Xhelati i vėrtetė ėshtė masa”, shkruan Canetti. Ai nėnvizon se sa mė shumė njerėz t’i bashkėngjiten masės aq mė e dhunshme bėhet ajo. Edhe pse masa pėrbėhet prej individėve, ajo shndėrrohet nė pushtet dhe fuqi, e cila mund tė shkaktojė tmerre po aq sa edhe mrekulli.

    Njė vepėr tjetėr me rėndėsi nga opusi i Elias Canettit ėshtė “Zėrat e Marrakeshit”. Nė vitin 1954 Canetti shkon nė kėtė qytet tė Marokos bashkė me njė ekip, i cili xhiron njė film. Koloriti oriental, pazari i deveve, lagjet plotė jetė dhe varfėri nga Canetti pėrshkruhen me qetėsi pothuaj mistike. “Zėrat e Marrakeshit” ėshtė udhėpėrshkrimi mė i famshėm pėr kėtė qytet maroken. Tė gjitha veprat Canetti i shkroi nė gjermanisht: “gjuha ime e dytė amtare”, siē shprehej ai jo pa ironi. Me rastin e pranimit tė ēmimit Nobel pėr Letėrsi nė vitin 1981 Canetti pėrmendi idhujt e tij letrarė: Karl Kraus, Franz Kafka, Robert Musil dhe Herman Broch. “Sikur tė ishin gjallė mbase ndonjėri prej tyre do tė ishte nė vendin tim kėtu”. Elias Canetti vdiq mė 14 gusht 1994 nė Zürich.
    It's the end of the world as we know it and I feel fine.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Kush dėshiron tė kuptojė ē'ėshtė masa (turma, lukunia, tufa, hordhia) dhe fuqia, le t'i drejtohet kryeveprės sė kėtij filozofi erudit, Elias Canetti. Titulli i veprės ėshtė Masė dhe Fuqi.

Tema tė Ngjashme

  1. Biografia e imam Ahmed Ibn Hanbelit r.a
    Nga referi_1 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 16:31
  2. BIOGRAFIA: Rrok Logu (ambasador)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-10-2006, 05:06
  3. Si tė pėrgatitet njė CV?
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-06-2006, 15:52
  4. Fejton: Biografia e sportistėve
    Nga viganv nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 01-08-2005, 16:02
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •