---


Meqense Libri "FINALJA" i Prec Zogajt ka brenda Histori te ktyre viteve po e postoj ketu ne "Dollapin" "Historia" te Forumit tone njoftimin per "promovimin " ..sic thone Kosovaret .. e librit te Precit..

Kush mundet le te sjelle ketu pjese nga ky liber..

Pamvaresisht nga "lajthitja" qe beri Preci ne pozicionimin e tije politik.. ne vitet 96-97 e cazė ne 98-ten.. ai mbetet nje Pende brilante e Kultures Shqiptare.. dhe mbi te gjitha nje Njeri i Mire..

------


Ja c'thot Rd

---





Promovohet nė Lezhė libri "Finalja" i njė prej publicistėve mė tė shquar shqiptarė

Berisha: Zogaj, militant i interesit kombėtar

Promovimi i librit "Finalja" tė Preē Zogajt nė Lezhė u shndėrrua dje nė njė manifestim tė mendimit krijues tė qindra intelektualėve lezhianė. Nė kėtė festė tė bukur tė njerėzve tė shquar tė letrave dhe artit tė qytetit tė Lezhės, kryetari i PD-sė, Sali Berisha, vlerėsoi librin "Finalja" si kryeveprėn qė Zogaj ka paraqitur para publikut shqiptar. Pasi falenderoi pjesėmarrėsit nė kėtė promovim, Berisha u shpreh se "Libri "Finalja" ėshtė kryevepra qė Preē Zogaj ka paraqitur para publikut shqiptar, nė llojin e vet, nė krijimtarinė e shkėlqyer tė poetit dhe shkrimtarit". Kryetari i PD-sė tha se kur lexon librin "Finalja" tė Preē Zogajt, ėshtė normale tė shtrosh pyetjen: Ēfarė e ka shtyrė poetin e ndjenjave tė forta tė kalojė nė njė libėr tė njė zhanri tėrėsisht politik? Kjo pėr faktin se libri pėr Preē Zogajn ėshtė njė apel.

"Preē Zogaj nuk vjen kėtu si militant i PD-sė, vjen kėtu si militant i interesit kombėtar, i interesit qytetar, i interesit demokratik tė shqiptarėve. Kjo ėshtė e vėrteta e veprės sė tij "Finalja", tha Berisha. Sipas tij, vjen njė moment qė shkrimtari, studiuesi, shkencėtari, politikani, njė raport ka mė madhorin, raportin me tė vėrtetėn. Berisha u shpreh se Preē Zogaj me librat, krijimtarinė e tij, kapet tek njė e vėrtetė tjetėr e madhe, shumė e madhe, vota.

"Imagjinoni tani se ē'e shtyn muzėn e tij tė spostohet nga hiret e bukurisė, tek vota. Ėshtė po ai motiv qė e shtyu atė 15 vjet mė parė tė bashkohet me studentėt, po ai motiv qė e shtyu atė tė jetė me themeluesit e PD-sė. Preē Zogaj ėshtė vetvetja. Ai e ka orientuar muzėn e tij tė merret me atė ēka ėshtė mė fondamentale sot pėr Shqipėrinė, pėr shqiptarėt, pėr tė sotmen dhe tė ardhmen tonė, votėn e lirė", tha Berisha. Kryetari i PD-sė vlerėsoi gjithashtu natyrėn rebele tė poetit dhe analistit tė shquar lezhian.

"Natyrisht, Preē Zogaj ėshtė rebel. Tė mos harrojmė qė shkrimtari, me rebelen e tij, bėhet avokat i shoqėrisė. E ka pėrcaktuar veprėn e tij tė fundit "Finalja" dhe faktikisht "finalja" ėshtė. Por ne synojmė qė kjo finale tė jetė njė finale siē e meritojnė qytetarėt shqiptarė", tha Berisha.

Duke u ndalur tek domosdoshmėria e zgjedhjeve tė lira, kryetari i PD-sė u shpreh se duhet tė votojmė pėr njė proces pa tė cilin nuk ka shoqėri tė lirė, nuk ka prosperitet, nuk ka garanci tė lirive dhe tė drejtave njerėzore.

"Historia ka provuar se vota ka qenė zemra e lirisė. Ky ėshtė mėsimi mė i madh i historisė. Ky ėshtė dhe motivi, shtysa mė e thellė e shkrimtarit nė veprėn e tij "Finalja", tha Berisha. Kryetari i PD, krahas vlerave tė librit "Finalja", vlerėsoi nė takimin promovues tė kėtij libri nė Lezhė rolin qė ka luajtur deputeti dhe analisti Preē Zogaj nė fushatėn elektorale pėr zgjedhjet vendore tė vitit 2003 nė Tiranė.

"Preē Zogaj ka drejtuar fushatėn elektorale mė tė shkėlqyer qė Shqipėria ka njohur dhe kjo ka qenė fushata e Spartak Ngjelės. Ai ka qenė drejtor i saj. Zogaj dhe Ngjela bėnė qė fitorja e PD-sė tė shtrihej nė gjithė vendin. Nė kėtė fushatė, avokati u provua njė aktor i shkėlqyer, Preēi, njė menaxher i mrekullueshėm i kėsaj fushate", tha Berisha. Kryetari i PD-sė u ndal nė kėtė aspekt, duke i vlerėsuar zgjedhjet e lira e tė ndershme si njė proces vendimtar pėr fatet e demokracisė dhe tė ardhmen euroatlantike tė Shqipėrisė. Nė kėtė kontekst, Berisha vlerėsoi librin "Finalja" tė Zogajt si njė kushtrim tė madh pėr tė gjithė shqiptarėt. Kryetari i PD-sė tha se "Finalja" do tė mbetet si monument i pėrkushtimit intelektual tė shkrimtarit nė mbrojtje tė interesave mė jetike tė shoqėrisė sė lirė.

Duke e pėrgėzuar autorin pėr kėtė kryevepėr tė mrekullueshme, Berisha shprehu bindjen se kėto zgjedhje qė do tė jenė finalja, do tė fitohen nga forcat demokratike.

Gjithashtu, nė ēelje tė promovimit tė librit "Finalja", piktori lezhian Pashk Pėrvathi e vlerėsoi Preē Zogajn si poet tė madh dhe analist tė shquar. Ndėrsa Albert Nikolla, pedagog nė Universitetin "Zoja e Kėshillit tė Mirė", foli pėr mesazhe tė qarta etiko-estetike qė pėrcjell Zogaj nėpėrmjet librit "Finalja". Vetė Zogaj, pasi falenderoi pjesėmarrėsit, tha se libri i tij "Finalja" i bie kėmbanės sė zgjedhjeve tė lira e tė ndershme. Pasi foli pėr kurthe tė dukshme e tė padukshme elektorale nė kurriz tė zgjedhjeve, Zogaj shprehu angazhimin e tij pėr njė proces zgjedhor tė lirė e tė ndershėm dhe bindjen pėr fitoren e sigurt tė Partisė Demokratike nė kėto zgjedhje.

Halil RAMA