Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 39
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    rd

    Rama kërkon tjetërsimin e pronësisë së tokës së pronarëve të ligjshëm

    Këshilli Bashkiak rrëzon vendimet e Ramës

    Këshilli Bashkiak i Tiranës ka rrëzuar mbrëmë, me shumicë votash, vendimet më të rëndësishme të kreut të Bashkisë, Rama, duke nxjerrë në opozitë këshilltarët e tij. Mbledhja është shoqëruar me debate të ashpra mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës në këtë Këshill Bashkiak, por edhe mes përfaqësuesve të PS dhe LSI. Këshilltarët e LSI nuk kanë pranuar që të votojnë një sërë vendimesh të rëndësishme të paraqitura në këshill nga ana e Ramës.

    Një nga vendimet më absurde që i është paraqitur Këshillit Bashkiak, ka qenë miratimi i një kredie që Bashkia e Tiranës synon të marrë nga Banka e Këshillit të Europës, e cila e lëvron atë përmes qeverisë shqiptare. Përmes kësaj kredie, Bashkia e Tiranës do të kishte mundësinë që të ndërtonte një sërë apartamentesh për të pastrehët. Deri këtu, si këshilltarët e djathtë, ashtu edhe ata të Ramës dhe LSI kanë qenë tërësisht dakord. Por ajo që është konsideruar si një absurditet nga këshilltarët e djathtë dhe atë të LSI, ka qenë fakti se Rama, përmes këtij vendimi, kërkonte që t'i ndërtonte këto pallate në tokën e një grupi pronarësh të ligjshëm, të njohur si të tillë edhe nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Tokave. Sipas projektvendimit të Ramës, pronarëve u merrej toka dhe i kërkohej më pas qeverisë që të bënte kompensimin e këtyre pronarëve. Ky projekt i Ramës është kundërshtuar ashpër nga shumica e këshilltarëve, ndërsa njerëzit e Ramës e kanë parë veten në minorancë. Këshilltarët i kanë kërkuar Ramës që të heqë dorë nga mënyrat komuniste të veprimit përmes shtetëzimeve të tokës së pronarëve të ligjshëm dhe i kanë kërkuar atij që të bëjë kompensimin e tyre ose të gjejë troje të tjera, të cilat janë në pronësi të shtetit apo të Bashkisë. Pas më shumë se dy orë debatesh, ky projektvendim i Ramës u rrëzua. Mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka nxjerrë edhe një herë në pah problemet mjaft të thella që ekzistojnë brenda së majtës, kur këshilltarët e LSI kanë bërë opozitarin ndaj veprimeve absurde të Ramës.

    Reagimi i pronarëve

    Mjaft ashpër ndaj projektit të paraqitur në Këshillin Bashkiak nga Rama kanë reaguar edhe pronarët e truallit ku synohej ndërtimi i apartamenteve nga ana e Ramës. Ata i kërkonin Këshillit Bashkiak të hidhte poshtë këtë vendim, i cili legjitimonte tjetërsimin e pasurisë së tyre.

    "Po jua vëmë në dukje se Komisioni i Kthimit të Pronave Tiranë nuk është shprehur që ne kemi të drejtën e kompensimit të truallit, siç shprehet në shumë vendime që ka dhënë, por Komisioni i Kthimit të Pronave ka vendosur që ne jemi pronarë të truallit të ish-Uzinës së Traktorëve dhe në moment që privatizohen objektet e ish-Uzinës së Traktorëve Tiranë, ne kemi të drejtën e parablerjes së tyre. Uzina e Traktorëve nuk ekziston. Kjo pronë nuk përdoret më për qëllimin që është krijuar, gjithashtu nuk ekzistojnë më edhe objektet e Uzinës, trualli mbi të cilën është Uzina, është i lirë.

    Sipas nenit 10 të Ligjit 9235, datë 29.07.2004, i ndryshuar me Ligjin 9388 datë 4.5.2005 dhe Ligjit 9583 datë 17.7.2006 "Për Kthimin dhe Kompensimin e Pronës", ne jemi pronarë të truallit të objektit.

    Në këtë nen është e përcaktuar në mënyrë të prerë dhe të qartë se: Kur një shpronësim është bërë për një interes publik dhe në rastin tonë është (bërë shpronësimi për ndërtimin e ish-Uzinës së Traktorëve). Agjencia e Kthimit të Pronës vërteton se prona e paluajtshme nuk përdoret më për këtë qëllim, ndaj ajo i kthehet subjektit të shpronësuar. Gjithashtu, ky nen parashikon edhe rastin kur ish-pronari është shpërblyer, dhe në këtë rast pronari i kthen shtetit shpërblimin e marrë", thuhet ndër të tjera në kërkesën që pronarët e truallit pranë Uzinës së Autotraktorëve u drejtonin anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha: Renditja e Shqipërisë e 25-ta, në 149 vende të botës, arritje madhore në përpjekjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin dhe përgëzoi për punën e bërë që Shqipëria të renditet ne vendin e 25, nga 149 vende në të gjithë botën, dhe i dyti në rajon, për performancën ndaj mjedisit. “Gjykoj se renditja e Shqipërisë në këtë vend përbën një arritje madhore të përpjekjeve tona për mbrojtjen dhe zhvillimin mjedisit.” – u shpreh kryeministri.

    Duke theksuar se asgjë nuk është më shumë i lidhur me jetën dhe shëndetin e njerëzve sesa mjedisi, Kryeministri u shpreh se kurorëzimi me sukses i një politike të ndjekur me vendosmëri për të mbrojtur standardet merr këtë vlerësim, me të cilin Shqipëria la pas një pjesë të madhe të vendeve të zhvilluara.

    Kryeministri vuri në dukje se vlerësimi i marë është kompleks dhe bazohet në një seri treguesish. Duke u ndalur në mënyrë konkrete në treguesit e ujrave të bregdetit, kryeministri tha se vitin e kaluar këta tregues kanë qenë plotësisht të pranueshëm, pavarësisht raportimeve të bëra në momente të caktuara.

    Duke vlerësuar se ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim, Kryeministri u shpreh se është e gabuar çdo përpjekje për ti dhënë ngjyresa politike çështjes

    “Ne nuk përpiqemi të themi që gjithçka është e përsosur, por kemi bërë përpjekjet më serioze për të mbrojtur ujerat. Vetëm në bregun shqiptar janë 6 impiante të përpunimit në ndërtim e sipër.”- u shpreh Kryeministri.

    Kryeministri nënvizoi se problemeve serioze të mjedisit në Tiranë, mund tu jepet zgjidhje vetëm nëpërmjet projekteve konkrete për mbrojtjen nga ndotja të zonave specifike, si qendra e Tiranës, zona e 21 dhjetorit, Unaza, etj. “Problemeve serioze të mjedisit në Tiranë, duhet të përpiqemi ti japim zgjidhje sa më shpejt dhe përsëri e theksoj se nuk zgjidhen as duke i politizuar ato, as duke akuzuar qeverinë. Zgjidhja duhet të bazohet vetëm në projekte konkrete.” tha Kryeministri.

    Kryeministri kërkoi nga Ministria përkatëse, që sipërmarrjet "ARMO" dhe "AlbPetrol"të zbatojnë me përpikmëri të gjitha detyrimet ndaj mbrojtjes së mjedisit, në zonat ku ato veprojnë. Në rast të kundërt, Kryeministri kërkoi zbatimin e sanksioneve më të rrepta ndaj tyre.

    “Megjithë shqyrtimit që do ti bëjmë sërish zotimeve të tyre, ju si ministri duhet të keni rreptësinë më të madhe sepse këto dy sipërmarrje janë publike dhe duhet të përmbushin detyrimet e tyre madhore, për mbrojtjen e mjedisit në zonat kua ato operojnë . Janë zona të gjera që shtrihen nga Ballshi, Kucovë, Marinzë, Fier.Ky vit duhet të ketë përparësi të madhe disiplinimin e këtyre dy sipërmarrjeve ndaj mjedisit.”- tha kryeministri.

    Kryeministria

  3. #23
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ca eshte kjo hipokrizi, ku ka permiresim ne mbrojtjen e mjedisit vitet e fundit? Ku jane faktet qe e tregojne kete?

  4. #24
    po kjo eshte teme mjedisi apo pronsie tokash ?

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Tirana (ku rron 25%-30% e Shqiperise) akoma vazhdon te mbetet tmerresisht e ndotur, aq sa e ndien ne ajer sa zbret nga makina, apo duket me sy nga Dajti. Bregdeti i Golemit, ku kisha kohe pa shkuar, dhe kam idene si puna e tij eshte shumica i bregdetit deri ne Durres, ishte masaker e vertete mjedisore. Plehrave neper qytete nuk po i hyjme se rrezik pastertia nuk llogaritet te mjedisi. Se kuptoj per cfare permiresimi behet fjale ne kete rast. Te 25-tet ne bote? E bukur shume per tu besuar, me teper me bjen nder mend ate cmimin per ushqimin qe na pat dhene Kuba ne kohen e xhaxhit kur ne dhe barin kishim fillu ta konsumonim me tallon.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  6. #26
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ja je foto ku duket ambienti jone model, vendet tjera duhet te vijne te marrin shembull nga ne dhe t'i bejne vendet e tyre si ne...
    Nuk e di a jane qorruar nga syte ata qe e kane bere raportin apo u kane zene hundet myk qe nuk e thithin ajrin e "paster te" 1/3 te Shqiperise?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Berisha: Renditja e Shqipërisë e 25-ta, në 149 vende të botës, arritje madhore në përpjekjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit

    Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin dhe përgëzoi për punën e bërë që Shqipëria të renditet ne vendin e 25, nga 149 vende në të gjithë botën, dhe i dyti në rajon, për performancën ndaj mjedisit. “Gjykoj se renditja e Shqipërisë në këtë vend përbën një arritje madhore të përpjekjeve tona për mbrojtjen dhe zhvillimin mjedisit.” – u shpreh kryeministri.

    Duke theksuar se asgjë nuk është më shumë i lidhur me jetën dhe shëndetin e njerëzve sesa mjedisi, Kryeministri u shpreh se kurorëzimi me sukses i një politike të ndjekur me vendosmëri për të mbrojtur standardet merr këtë vlerësim, me të cilin Shqipëria la pas një pjesë të madhe të vendeve të zhvilluara.

    Kryeministri vuri në dukje se vlerësimi i marë është kompleks dhe bazohet në një seri treguesish. Duke u ndalur në mënyrë konkrete në treguesit e ujrave të bregdetit, kryeministri tha se vitin e kaluar këta tregues kanë qenë plotësisht të pranueshëm, pavarësisht raportimeve të bëra në momente të caktuara.

    Duke vlerësuar se ka ende shumë punë për të bërë në këtë drejtim, Kryeministri u shpreh se është e gabuar çdo përpjekje për ti dhënë ngjyresa politike çështjes

    “Ne nuk përpiqemi të themi që gjithçka është e përsosur, por kemi bërë përpjekjet më serioze për të mbrojtur ujerat. Vetëm në bregun shqiptar janë 6 impiante të përpunimit në ndërtim e sipër.”- u shpreh Kryeministri.

    Kryeministri nënvizoi se problemeve serioze të mjedisit në Tiranë, mund tu jepet zgjidhje vetëm nëpërmjet projekteve konkrete për mbrojtjen nga ndotja të zonave specifike, si qendra e Tiranës, zona e 21 dhjetorit, Unaza, etj. “Problemeve serioze të mjedisit në Tiranë, duhet të përpiqemi ti japim zgjidhje sa më shpejt dhe përsëri e theksoj se nuk zgjidhen as duke i politizuar ato, as duke akuzuar qeverinë dhe as bashkine. Zgjidhja duhet të bazohet vetëm në projekte konkrete.” tha Kryeministri.

    Kryeministri kërkoi nga Ministria përkatëse, që sipërmarrjet "ARMO" dhe "AlbPetrol"të zbatojnë me përpikmëri të gjitha detyrimet ndaj mbrojtjes së mjedisit, në zonat ku ato veprojnë. Në rast të kundërt, Kryeministri kërkoi zbatimin e sanksioneve më të rrepta ndaj tyre.

    “Megjithë shqyrtimit që do ti bëjmë sërish zotimeve të tyre, ju si ministri duhet të keni rreptësinë më të madhe sepse këto dy sipërmarrje janë publike dhe duhet të përmbushin detyrimet e tyre madhore, për mbrojtjen e mjedisit në zonat kua ato operojnë . Janë zona të gjera që shtrihen nga Ballshi, Kucovë, Marinzë, Fier.Ky vit duhet të ketë përparësi të madhe disiplinimin e këtyre dy sipërmarrjeve ndaj mjedisit.”- tha kryeministri.

    Kryeministria
    03/02/2008

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Ku eshte kjo renditja qe s'permendet fare?

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Xhuveli marreveshje me PNUD per zonat e ndotura

    E Premte, 29 Shkurt 2008

    Identifikimi dhe pastrimi i zonave me ndotje te larte mjedisore ka qene thelbi i dy marreveshjeve te nenshkruara dje mes PNUD-i dhe Ministrise se Mjedisit. "Identifikimi dhe vendosja sipas prioriteteve i zonave te nxehta mjedisore ne Shqiperi", eshte njeri prej projekteve qe parashikon identifikimin dhe vleresimin e thelle te zonave te nxehta ne vendin tone dhe hedhjen e tyre ne nje baze te dhenash, ndertimin e kapaciteteve te administrates mjedisore per te monitoruar ne vazhdimesi zonat e nxehta dhe planifikuar masat e nevojshme. Ky projekt financohet nga qeveria e Holandes me nje buxhet prej rreth 1,2 milione USD. Sipas Planit Kombetar per Mbrojtjen e Ambientit per Shqiperine rezulton se gjenden 3100 tone produkte kimike ne sektorin e ekonomise publike dhe 1000 tone pesticide ne sektorin e agrikultures. Pjesa me e madhe e tyre jane stok i paperdorshem dhe paraqesin nivele te ndryshme rreziku per shendetin, ambientin dhe eshte e nevojshme te menaxhohen me efektivitet. Projekti i dyte ka te beje me nje program rajonal, qe mbulon 9 zona te nxehta ne rajon. Zona per t'u rehabilituar ne Shqiperi ndodhet ne stacionin hekurudhor te Bajzes (Komuna Kastrat), afer liqenit te Shkodres, ku jane vendosur deri ne 250 tone pesticide te skaduar dhe substanca kimike industriale. Marreveshjet ne fjale u nenshkruan nga ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli dhe perfaqesuesja e Programit per Zhvillim i Kombeve te Bashkuara ne vendin tone, Norimasa Shimomura.

    KJ

  10. #30
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    AAAA, tani e kuptova se pse paskemi dale kaq lart ne mbrojtjen e mejdisit..TANI sapo paskemi fillu identifikimin, dmth deri tani zonat e ndotura kane qene te paidentifikuara dhe ne leter ne dalim paster fare, se raportin e dorezojme bardh fare, nuk kemi ca te shkruajme pasi nuk kemi si ti identifikojme, tym e pluhur kemi plot por nuk kemi me ca ta masim prandaj shkruajme sikur nuk kemi fare. PO te matet ndotja ne shqiperi, ne dalim te fundit fare e jo te 25-tet.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •