Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Fabio_gr
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Vendndodhja
    Grecce (Thessalonikh)
    Postime
    128
    Citim Postuar më parë nga OPARI
    Tani Qe Sdo Lejohet Duhani Tirana Do E Kete Ajrin Me Te Paster Ne Evrope

    ligji per mospirjen e cigares nuk e kane zbatuar europianet jo tek ne qe as semaforin ose stopin nuk e zbatojme.pirja e duhanit eshte nje fenomen kudo ne bote,studiuesit dhe shkencetaret para pak muajsh shpiken nje cigare elektronike ne Kine e cila kryente te gjitha funkisionet e cigares se zakonshme por vetem qe nuk permbante asnje lloj lende narkotike,CO2 dhe cmimi i kesaj cigareje ishte 180euro doli ne shitje ne Kine pasi Kina ka 400milion duhanpires....

    persa i perket ndotjes ne shifra marramendese e Tiranes eshte krimi me i padenuar jo vetem ne Tiran por kudo neper Shqiperi.kjo ndotje shkaktohet nga disa faktore nder te cilet jane rregullimi i rrugeve,mos pastrimi i tyre dhe me kryesorja per mendimin tim qendron makinat me nafte dhe te vjeteruara ne katastrofe.pasi te gjithe e dime qe shumica e makinave jane poshte vitit 95 po nejse kemi nje qeveri te zgjedhur pre nesh e cila di se cfare te bej.... rrr

    byeee
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fabio_gr : 28-05-2007 më 08:44
    fabi..

  2. #12
    ________
    Anëtarësuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    O njerez te mire Tirana eshte kosh plehrash e kete cdo i huaj qe e viziton e kupton direkt sapo hyn ne te.Ne nuk do te antaresohemi ne bashkimin evropian para se te kalojme dhe nje lufte tjeter civile. Dhe kjo lufte do ndodhe pikerisht ne
    Tirane.Periferite e ktij qyteti jane ndertuar pa respektuar rregullat minimale te urbanistikes. Vende ku nuk kalon ambulanca dhe zjarrefikset. Rruge qe eshte e pamundur te emerohen dhe pa sherbim postar. Pastaj tubacionet e ujrave te zeza dhe te bardha dhe shume probleme tjera urbanistike do te vene perballe shtetin,qeverine qe mendon te sistemoje kete problem dhe njerezit qe nuk lejojne te preken ndertesat e tyre, te bera pa planimetri. Dhe periferia e Tiranes e shemb qeverine sa hap e mbyll syte. Vete politikanet tane e gatuan kete corbe dhe vete ne populli shqiptar do ta hajme. Nuk pastrohet Tirana me ligje anti duhan.Pastrohet vetem me jeshil-llek.Tirana ka nevoje per oksigjen dhe kete bimet e dhurojne. Parqet e dikurshme jan betonizuar e betonizohen per dite nga firmat e ndertimit. Lonra qe eshte metropol ka kriju kushtet qe per cdo banor te kete nji peme ndersa Tirana po i shkaterron dhe ato pak mjedise te gjelbra qe ka. Rezultati do jete tmerrsisht negativ. Femije qe rriten duke thith dioksid karboni. Tirana nuk eshte te blloku e te rruga e Elbasanit qe Edvin Rama krenohet me trotuaret e tij. Tiran jan dhe periferite qe ai i ka harruar. E ka mendjen tek betonizimi i cdo cepi te lire. Edhe driten e diellit do me ua marre ky perbindesh. Tirana ka nevoje per peme jo per beton perndryshe hiroshima e dyte do behemi.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    Tirana është e njejtë me kryeqytetet e tjera të Europës që të mos themë pak më mirë se të tjerat!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir je tuj fol or flori djali..

  5. #15
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    587
    Skandal! Ndotja e kryeqytetit 2 vjet me pas dhe akoma s'eshte rregulluar. Kryeqyteti qe eshte pasqyra e vendit dhe cdo i huaj qe vjen do kaloje ne kete vend. Dhe s'eshte cudi qe semuren njerezit, behen me cancer, apo dalin dhe femije me deformime nga me te rrallat.
    Tymi i duhanit s'eshte asgje ne krahasim me gazrat toksike/karcinogjene qe leshojne plehrat. Po s'u pastruan keto nga kryeqyteti (apo dhe nga qytetet e tjera) ne te ardhmen do hasim ne nje popullate shume te semure qe do shpenzoje me shume lek ne ilace se sa mund t'i marrin me rroga normale.

    Me te vertet per te ardhur keq qe ne vitin 2007 Tirana akoma nuk reflekton si kryeqytet i nje vendi qe pretendon te hyje ne BE.
    There is no reply to the ignorant like keeping silence!

  6. #16
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Eshte me te vertete per te ardhur keq qe Tirana jone e dashur eshte vendi me i ndotur ne Europe. Te vjen keq tek kalon neper rruge dhe shikon rruge te prishura qe ngrene pluhur, diku me tutje ujera te zeza te dala ne siperfaqe, diku tej kosha mbeturinash qe nga brenda jane bosh dhe perreth tyre plot me mbeturina, tek shikon njerez qe nga katet e larta te shtepive te tyre vertisin qeset me mbeturina para pallateve apo dhe ne rruge.Te vjen keq tek shikon qe rikonstruktohet diçka por mbetjet inerte nuk i luan njeri nga vendi pastaj, kur shemben ndertime pa leje dhe nuk levizen mbeturinat vendit. Te vjen keq kur nuk meret asnje mase nga ana e ndertuesve per te mbrojtur sadopak ambjetin.

    Ketu fajin kryesor e kane qeverite qe me radhe njera pas tjetres nuk kane bere asgje per permiresimin e kushteve te ambientit. Nje pjese te madhe te fajti kane dhe vete njerezit, qe me paturpesine me te madhe ndotin ambientin ku jetojne me mbeturinat qe hedhin kudo rrugeve. Pra kultura e popullit te thjeshte eshte akoma e brishte.

    Te gjithe se bashku duhet te punojme qe te ndryshojme kete gje pasi eshte diçka qe po na vret dale ngadale pa e kuptuar.

    Imperator
    Albanian Perandory

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Edi Rama, nga modeli politik fetar tek modeli i kryebashkiakëve mafiozë të Palermos

    19 June 2007

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    - Edi Rama, që kur është bërë kryetar i Partisë Socialiste, ka bërë të vetin sloganin se ai është njeriu i politikës së re që do t’i japë fund politikës së vjetër në Shqipëri, duke e paraqitur veten sikur ka sjellë një model të ri politik dhe qeverisës.Me “politikë të vjetër” Edi Rama nënkupton ata që ai i quan politikanë të vjetër dhe konfliktualë të politikës shqiptare, të cilët kanë hyrë në politikë që në fillim të tranzicionit, në radhë të parë Fatos Nanon dhe Sali Berishën, por edhe lidershipin tradicional në PS. Në këtë pretendim të Edi Ramës të të qenit njeri i ri në politikë ka një të pavërtetë të madhe se Edi Rama në fakt ka tentuar që të hyjë në politikën shqiptare që në fillim të tranzicionit në Shqipëri, në fillim të vitit 1991 dhe Edi Rama nuk arriti që ta bëjë këtë gjë vetëm se atij nuk iu refuzua nga zyra shtetërore përkatëse partia që donte të krijonte. Në prill të vitit 1991, Edi Rama, pasi nuk u pranua në PD nga Gramoz Pashko si njeri konfliktual, siç e ka pohuar vetë, u paraqit si kryetar i një grupi nismëtar që shpalli synimin për të krijuar një parti politike me emrin e çuditshëm: Partia Kristian-Islamike. Ata që e kanë ndjekur politikën shqiptare që nga fillimet e tranzicionit e mbajnë mend mbledhjen në sallën e katit të tretë të Pallatit të Kulturës, ku u bë prezantimi i kësaj nisme dhe ku Edi Rama qëndronte në tribunë duke pasur në krah Spartak Ngjelën, Ardian Klosin, Kasëm Trebeshinën, ndërsa në sallë kishte disa njerëz ekscentrikë, ish-klerikë dhe besimtarë të feve të ndryshme të toleruar nga regjimi komunist për arsye të dyshimta. Me sa duket synimi i kësaj nisme ishte që të bëhej një eksperiment për ta krijuar në Shqipëri një linjë politike fetare mikse, e cila më pas sigurisht që do të ndahej, pasi nuk mund të bashkëjetonte një lëvizje politike-miksturë kristiano-islamike, kështu që do të mbeteshin dy parti, një kristiane, ortodokso-katolike dhe një islamike. Pra, me këtë nismë vetëm sa do të hapej “Kutia e Pandorës” e kombinimit të politikës me fenë në Shqipëri. E gjithë kjo ide për një parti me ngjyrim miks fetar nuk mund të kishte dalë thjesht nga mendja e Edi Ramës apo e miqve të tij. Historikisht ka qenë interesi i fqinjëve grekë dhe serbë që politika shqiptare të hyjë në shinat fetare, në mënyrë që të sabotohej parimi i rilindësve shqiptarë i Shqiptarizmit politik si një fe civile e shqiptarëve, që i përjashton fetë në politikë. Edi Rama, i cili doli si iniciuesi i këtij projekti ishte një njeri që në fund të viteve tetëdhjetë u përfshi në një projekt për restaurimin e ikonave dhe të afreskeve kishtare ortodokse, projekt i cili bëhej në bashkëpunim me Greqinë dhe që regjimi komunist e bënte për ta marrë me të mirë Greqinë. Edi Rama vetë ka pranuar se kur filloi Lëvizja Studentore ai gjendej në Greqi (ishte pikërisht në kuadrin e këtij projekti) dhe se me të marrë vesh për atë që po ndodhte në Shqipëri, u kthye me shpejtësi. Me sa duket Rama solli nga Greqia dhe idenë për Partinë Kristian-Islamike. Partia Kristian-Islamike nuk u miratua nga Ministria e Drejtësisë, gjë që pas të gjitha gjasave u bë për shkak të përshtypjes të keqe që kjo nismë la në opinionin shqiptar brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe në kancelaritë ndërkombëtare dashamirëse për Shqipërinë. Në Dispozitat Kushtetuese të miratuara në prill 1991 nuk ndalohej shprehimisht krijimi i partive politike mbi bazë etnie dhe feje dhe, por në ligjin për partitë politike të miratuar nga parlamenti në korrik 1991, krijimi i partive politike me ngjyrim etnik dhe fetar ndalohej shprehimisht. Për këtë arsye Partia Kristian-Islamike e Edi Ramës nuk u miratua. Pra, Edi Rama tentoi që të hyjë në politikë që në vitin 1991 me një projekt politik të vjetër sa më s’bëhet, të politikës me ngjyrim fetar, e vjetër sa koha e xhamisë-shtet të kohës së Muhamedit dhe e kishës-shtet të Bizantit. Kjo nuk ndodhi vetëm se Edi Ramës kjo gjë iu ndalua nga autoritetet shtetërore dhe për këtë gjë u bë edhe një dispozitë e posaçme në ligjin për partitë politike. Pasi Edi Rama nuk ia doli dot që të zbatonte këtë projekt politik ogurzi, ai, në vitin 1991, doli me një manifest politik ekstremist të djathtë, të llojit të së djathtës të vitit 1943, të cilin e ka përfshirë në librin e vitit “Refleksione” ku e quan atë Luftën Antifashiste Nacional-çlirimtare, që për të majtën shqiptare është vlerë supreme historike, si luftë civile për pushtet, ndërsa dëshmorët e saj, si gjakun e rremë në themelet e pushtetit. Pasi u demaskua me këto gjëra si majtas ashtu dhe djathtas, Edi Rama u largua jashtë vendit që të harroheshin bëmat e tij dhe të shfaqej më pas si politikan i ri. Në vitin 1997, kur gjendej në Paris, Edi Rama firmosi për komisionin nismëtar të një partie të djathtë, Lëvizja për Demokraci, e kryesuar nga Dashamir Shehi, që pretendonte të ishte më e djathtë se PD. Pra, Edi Rama ende vazhdonte të flirtonte me PD. Edi Rama u kthye në Shqipëri me reputacionin e një “politikani të ri” në vitin 1998, kur u bë Ministër i Kulturës, post që ishte menduar për t’ i përgatitur rrugën për në Bashkinë e Tiranës. Me ardhjen e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, që nga viti 2000 u krijua miti i modelit “Rama”, si një model i ri në politikë. Në fakt modeli “Rama” në Bashkinë e Tiranës nuk është një model i ri, por vetëm një plagjiaturë e modelit të kryetarëve të Bashkisë të Palermos në ditët e sundimit të plotë të mafias në politikë, pas Luftës së Dytë Botërore, deri në fund të viteve tetëdhjetë. Tek modeli i Tiranës së Edi Ramës do të gjeni të gjitha gjurmët e Palermos së kryetarëve të Bashkive, të cilët ishin vegla të mafias. Në Tiranën e Edi Ramës, ashtu si në Palermon e kryetarëve të suksesshëm mafiozë të bashkisë, ndodh një fenomen që në fillim ka një boom në dhënien e lejeve të ndërtimit, por kryesisht për një rreth të ngushtë, si dhe një brom ndërtimesh, kryesisht pallatesh. Por, paradoksalisht, megjithatë çmimet e apartamenteve dhe dyqaneve mbahen të larta, shenjë e sigurt kjo se tentohet që tregu të orientohet kryesisht nga blerësit-mafiozë, me para të pista që investojnë në pasuri të patundshme partë e fituara nga trafiqet dhe krimi i organizuar, të cilët, së bashku me politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, janë të vetmit që mund të përballojnë çmimet e larta. Kjo bën që gradualisht të bien shitjet. Për të rritur artificialisht blerjet, bëhet një ulje drastike e dhënies së lejeve të ndërtimit, siç ka bërë Edi Rama që prej dy vjetësh. Prandaj, në kohën kur duhej që çmimet të binin dhe të stimulohej rënia e tyre me anë të liberalizimit të lejeve të ndërtimit që qytetarëve të Tiranës t’u mundësohej të siguronin mjedise komode për jetesë dhe biznes, ndodh e kundërta. Në fushatën elektorale për zgjedhjet e fundit vendore Edi Rama paraqiti një spot-kuiz, ku bëhej pyetja sesa metra rrugë ka ndërtuar Edi Rama, sa metra katror sipërfaqe të gjelbër ndërtoi Edi Rama, sa shkolla dhe kopshte restauroi Edi Rama. Por nuk thuhej se sa pallate mundësoi të ndërtohen Edi Rama, sa metra katrore apartamente dhe dyqane mundësoi të ndërtohen Edi Rama, sa është çmimi për metër katror dhe sesa është raporti mes numrit të blerësve dhe numrit të apartamenteve dhe dyqaneve. Se, nëse do të paraqiteshin këto shifra, do të bëhej e qartë se Edi Rama ka ndërtuar një skemë, nga e cila përfiton kryesisht një pakicë njerëzish që e kanë vënë pasurinë në mënyra të kundërligjshme, kriminelë dhe të korruptuar. Edhe lirimin e hapësirave të gjelbra Edi Rama e ka bërë në funksion të kësaj skeme politiko-mafioze. Modeli “Rama” në Bashkinë e Tiranës është i ri, në sensin që Rama e zbatoi për herë të parë modelin siçilian të kryebashkiakut mafioz në Shqipëri. Edhe precedenti që pjesa më e madhe e mediave nuk e kritikojnë kryebashkiakun, siç ndodh me Ramën sot, i përket Palermos të ditëve më të mira të bashkëjetesës të mafias me politikën. Pra, Edi Rama është në çdo aspekt një politikan i vjetër për nga modelet që aplikon.


    Sot

  8. #18
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga Preng Sherri
    Tirana është e njejtë me kryeqytetet e tjera të Europës që të mos themë pak më mirë se të tjerat!
    E ke then shum sakt ,boll e bet tragjike gjendjen e tirones ,hidhni ier syt nga kryeqytetet e vendeve te tjera te europes e do bindeni se jemi disi me mire.
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  9. #19
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar më parë nga Imperator
    Eshte me te vertete per te ardhur keq qe Tirana jone e dashur eshte vendi me i ndotur ne Europe.
    Kush e tha kete? shif njer mire tera kryeqytetet e europes dhe pastaj fol me baza
    e kure ti shofesh ,sdo kesh me kete mendim .
    Duhet te bere dicka me shume per ambjentin jam dakort,por jo se jemi me te ndoturit ne europe ,absolutisht jo (gjej ne google shifrat e sakta e do bindesh)
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2006
    Postime
    81
    Citim Postuar më parë nga bebushja
    Kush e tha kete? shif njer mire tera kryeqytetet e europes dhe pastaj fol me baza
    e kure ti shofesh ,sdo kesh me kete mendim .
    Duhet te bere dicka me shume per ambjentin jam dakort,por jo se jemi me te ndoturit ne europe ,absolutisht jo (gjej ne google shifrat e sakta e do bindesh)
    Me fal e dashur por ne qytet e europes ka smog por jo pluhur kurse ne TR eshte sasia e pluhurit ne ajer ajo qe eshte ne vlera shume te larta. Kuptohet qe edhe smogu nuk ngel mbrapa. Kombinimi i te dyjave jep nje tablo te zymte per ajrin qe thithim cdo dite.
    Jeta eshte e shkuter dita eshte e gjate

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •