Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Exclamation Shqipëri: Përmirësime të dukshme në mbrojtje të ambientit në tre vitet e fundit

    -------------------------------------------------------------

    Konstatimi u përsërit dje në raportin e 2004-ës mbi monitorimin e Mjedisit, përgatitur nga Instituti i Shëndetit Publik, ku pa asnjë ndryshim u vërejt se kryeqyteti vazhdon me ndotjen alarmante që mund të justifikojë çfarëdo shifre të kancereve pulmonarë, që zona pranë "21 Dhjetorit" etiketohet pa asnjë ndryshim si zona më e ndotur në vend. Zonë, ku pluhuri në ajër tregon afro 1.000 mikrogramë për metër kub përkundrejt 60 mikrogramë për metër kub të rekomanduar nga BE. "Vazhdojmë të konstatojmë me shqetësim pothuaj në të njëjtat nivele ndotjen në kryeqytet", u shpreh ministri i Mjedisit, Ethem Ruka, duke përsëritur shkaktarët, qarkullimin e makinave, praninë e makinave me naftë dhe të automjeteve të vjetra, punimet që kanë përfshirë pothuaj të gjitha rrugët e Tiranës dhe ajrin e helmët që gjeneron nga fusha e mbetjeve në Sharrë.

    "Çdo ndryshim nga viti i kaluar flet vetëm për përkeqësim gradual të situatës", u shpreh dje për Gazetën specialisti i ajrit në ISHP dhe përgjegjës për monitorimin e ajrit, Agron Deliu. "Përqëndrimi i pluhurit të respirueshëm është në rritje, plumbi në ajër gjithashtu tregon rritje deri në 30 për qind, kjo për shkak se automjetet konsumojnë benzinë me plumb".
    Monitorimi i ajrit në vend kryhet në 14 pika, në 7 prej tyre, sipas Deliut, nivelet janë alarmante dhe treguesit vendosen në të ashtuquajturën "zonë e kuqe" që përshkruan një situatë në alarm. "Zona e kuqe", sipas Deliut, përmbledh 3 pika të Tiranës, 2 të Elbasanit, (megjithë përmirësimin e ndjeshëm të cilësisë së ajrit gjatë vitit të kaluar në sajë të sistemit të kapjes së pluhurave vënë në punë në fabrikën e çimentos ECF), Durrësin dhe Fierin, ku ajri monitorohet në një pikë të vetme për secilin. Veçanërisht në Fier në stacionin e Zharrzës përmbajtja e sulfurit të hidrogjenit është 2-3 herë mbi normat e lejuara për ajrin e zonës së banuar.

    Qytete të pastra mund të konsiderohen sipas Deliut Korça dhe Vlora.

    -------------------------------------------------------------
    Ndryshuar për herë të fundit nga zeus : 08-04-2005 më 04:19
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    KJ

    -----

    E Hene, 11 Prill 2005


    MJEDISI SI ELEMENT I SIGURISE KOMBETARE

    Nga Hajro Limaj*

    Nje vit me pare, Ministria e Ambientit, ne raportin studimor per situaten ambientaliste ne vend deklaroi se ndotja ne qytetin e Tiranes ishte 10 here me shume se normalja dhe se cdo qytetar ishte i detyruar te thithte 40 kg pluhur gjate nje viti. Ne mbeshtetje te ketyre te dhenave, Ministria e Shendetesise, nepermjet drejtorit te Drejtorise se Higjienes, sqaroi pasojat e renda qe u kanosen qytetareve te Tiranes nga kjo ndotje ambienti dhe radhiti nje sere semundjesh, si kanceri, astma, semundjet kardiake, etj. Por, mbas nje viti, domethene para disa ditesh, ministri i Ambientit deklaroi se ndotja e Tiranes ne krahasim me vitin e kaluar eshte rritur akoma me teper, si per shembull ndotja tek "21 Dhjetori" ishte 6 here me shume se vitin e kaluar. Keto shifra tronditese, me te cilat perballen cdo dite qytetaret e Tiranes, jane konvertuar ne nje epidemi te vertete semundjesh per masen e gjere te qytetareve te saj. Por, edhe pse gjendja e mjedisit ne Tirane eshte kthyer ne nje genocid te vertete shendetesor, media, organizatat e shoqerise civile dhe vecanerisht opozita nuk po e trajtojne me te gjitha forcat kunder politikave shfarosese te qeverise dhe vecanerisht asaj bashkiake. Me kete qendrim, masat qe duhet te ndermerren ndaj ketij uragani, sunami pluhuri dhe ndotjeje masive qe po permbyt Tiranen dhe jeten e njerezve te pafajshem jane te papranueshme dhe te denueshme ligjerisht. Teorikisht, rendesine e madhe qe permban mbrojtja e mjedisit ne Shqiperi e gjejme te shkruar edhe ne "Dokumentin e Strategjise se Sigurimit", te miratuar me ligjin numer 8572, date 27.01.2000. Ne kapitullin e trete te ketij dokumenti ligjor: "Drejtimet kryesore te zhvillimit te elementeve perberes te strategjise se sigurimit", krahas diplomacise, mbrojtjes se rendit publik, politikes ekonomiko-financiare, mbrojtjes civile, radhitet edhe mbrojtja e mjedisit dhe e shendetit. Pra, mbrojtja e mjedisit eshte nje nga elementet e Strategjise se Sigurimit te Shqiperise, jo me pak i rendesishem se mbrojtja e rendit publik, mbrojtja civile, politikat e mbrojtjes, etj. Per kete arsye, ne dokumentin ne fjale theksohet se "mbrojtja e mjedisit dhe e shendetit publik nga semundjet masive mbetet nje nga perparesite strategjike te sigurimit". Dhe ky perkufizim lidhet me faktin se ndotjet e mjedisit "behen shkak per destabilizim e pasiguri per jeten". Prandaj perfshirja

    ne "Dokumentin e Strategjise se Sigurimit te Republikes se Shqiperise" e ketij elementi, si element i sigurimit te vendit, nga njera ane shpreh rendesine qe ka ky element sigurie, dhe nga ana tjeter shtron prioritetin qe duhet t'i japin institucionet

    shteterore, vecanerisht ato vendore. Per kete rendesi qe mbart mbrojtja e mjedisit, qeveria ngriti edhe Ministrine e Ambientit, e cila ka per detyre te monitoroje zhvillimet e situatave te ambientit ne rang vendi dhe te hartoje politikat perkatese. Por duhet pranuar se efktiviteti i deritanishem i kesaj ministrie nuk justifikohet, mbasi ajo nuk mund te kryeje vetem detyrat e nje instituti, por te nje dikasteri ministror qe harton dhe kontrollon politikat e saj ne forcimin e masave ligjore per te shmangur ne

    kohen e duhur rritjen e ndotjeve masive qe shoqerohen me semundje te pergjithshme ose ne shkurtimin masiv te moshes se popullsise. Sipas raportit zyrtar te kesaj ministrie, Tirana eshte ne nje situate alarmante te mjedisit, ndotja eshte ne shifra galopante. Me kete situate perballen cdo dite qytetaret e Tiranes, te cilet nuk mund te hapin as dritaret e shtepise per t'u ajrosur. Ndersa me daljen nga shtepite, me rruget e shkaterruara prej muajsh dhe mjegullen e pluhurit qe mbysin jeten e tyre, makinat e renda te ndertimit dhe furnizimit qe levizin neper te gjitha rruget e

    Tiranes gjate 24 oreve duke lene mbrapa pluhur dhe tym te paperballueshem, me plehrat qe kane mbytur cdo pellembe te Tiranes, kazanet dhe qente qe ushqehen me mbeturinat e tyre. Semundjet alergjike kane pllakusur qytetin, sy te perlotur dhe te infektuar, semundjet koronare dhe kanceroze po behen pjese e cdo familjeje, nje rrezik kercenues i nje epidemie qe po trondit sigurine e vendit. Perballe ketij realiteti shtetaret dhe politikanet e te gjitha niveleve te ambientuar me kete gjendje heshtin. Rruget e hapura ne te kater anet e Tiranes presin prej muajsh te perfundojne per t'u inaguruar me shiritin e zgjedhjeve, duke politizuar edhe rruget ne kurriz te jetes se qytetareve. Pallatet qe banohen, por te paperfunduar sipas projekteve, te palegalizuara dhe me bodrume te mbushura me ujera te ndotura dhe plehra duke u kthyer ne qendrat me te rrezikshme te jetes. Edhe pse eshte keshtu, Bashkia vazhdon t'u jape leje te tjera ndertimi ketyre firmave vdekjeprurese. Dhe te gjitha shkaqet e ndotjes se ambientit, sic shikohet, jane vetem subjektive, mungese pergjegjesie dhe disipline. Cdo lloj justifikimi eshte krejtesisht i pabaze. Kete e tregon fakti, se qytete shume me te medha se Tirana, me dendesi disa here me te medha se ajo, jo vetem qe nuk kane ndotjen 10 apo 16 here me te madhe se normalja, por jetojne ne kushte ambientaliste shume te mira. Kjo ekziston jo vetem ne qytetet e Europes Perendimore, por edhe ne qytetet e Europes Lindore. Edhe ne keto vende behen ndertime dhe ngrihet infrastrukture e re, por qytetet nuk jetojne te mbuluara me mjegullen dhe terrorin e pluhurit. Per kete mjafton te zbatosh ligjet dhe rregullat e urbanistikes. Tirana dhe qytetet e tjera ne ndertim mjafton te mbyllin menjehere qendrat inerte qe

    vazhdojne te ekzistojne ne lagjet e banuara, te ndalojne kategorikisht levizjet e makinave te renda ne rruget e qyteteve nga ora 05.00 deri ne oren 24.00, sic veprohet ne vendet e tjera, te rrethohen deri ne lartesine e 2 metrave te gjitha fushat e ndertimit dhe gjate nates te grumbullojne dhe te pastrojne te

    gjitha mbeturinat, duke i cuar ato vetem ne vendet e percaktuara, te gjithe ndertuesit qe kane perfunduar pallatet, shumica e te cileve qendrojne pa u hipotekuar, te detyrohen te pastrojne mbeturinat e ndertimeve qe kane braktisur ne bodrumet dhe rreth

    pallateve, detyrimin e firmave fituese te tenderave per perfundimin ne kohe dhe me cilesi te zgjerimit dhe riparimit te rrugeve, perdorimin masiv, sidomos ne periudhat e thata te makinave per pastrimin, larjen dhe njomjen e rrugeve problematike, do te ishin te mjaftueshme p-_je ndryshim shume te madh ambientalist, vecanerisht ne qytetin e Tiranes. Keshtu veprohet ne te gjitha qytetet europiane. Dhe realizimi kesaj detyre nga ana e Bashkise nuk kerkon as para dhe as ligje e vendime te reja. Keto kerkojne vetem rritjen e pergjegjesise dhe te kontrollit nga

    strukturat e saj. Per arsye se nuk behen keto, qytetaret diskutojne dhe ankohen me peticione ne bashki apo u drejtohen deputeteve te zonave, por fatkeqesisht asnjeri nuk ben detyren qe i takon. Dhe kjo heshtje ka te beje me moskryerjen e detyrave ligjore qe ju

    takojne ne raport me sherbimet ndaj komunitetit, me taksat e te cileve ata paguhen. Me kete koncept dhe me keto praktika pune qe trajtohen ceshtjet ambientaliste ne Shqiperi, vecanerisht ne Tirane me nje popullsi te madhe, komuniteti ndodhet para nje situate shume te rende, me pasoja te pallogaritshme shendetesore per

    te gjithe brezat e shoqerise. Prandaj shume prej tyre u jane drejtuar spitaleve te vendit dhe jashte vendit. Semundjet e kancerit ne mushkeri per burrat dhe tek gjinjte dhe organet femerore, astma dhe streset jane bere masive. Situata po shkon drejt nje genocidi, qe po te ndodhte ne ndonje vend tjeter te zhvilluar, shkaktaret do te shkonin para drejtesise dhe do te merrnin ndeshkimet maksimale. Nese Forcat e Rendit cdo dite luftojne per parandalimin e veprimtarive keqberese e kriminale, politikat e ruajtjes se ambientit tek ne nuk funksionojne si per te parandaluar, ashtu edhe asgjesuar "krimin e heshtur" qe lind nga ndotja e ambientit. Shqetesimi i Ministrise se Ambientit nga raportii saj publik, edhe pse shume i vonuar, eshte nje shqetesim shume serioz, i cili duhet te ngreje ne kembe te gjitha strukturat e pushtetit vendor dhe qendror. Institucionet shteterore duhet te rrisin kerkesat per zbatimin e ligjeve dhe vendimeve, deri ne penalizimin e atyre institucioneve, shoqerive apo individeve qe nuk i zbatojne ligjet dhe rregullat, ndersa nga ana tjeter problemet ambientaliste duhet te diskutohen e trajtohen me te njejtin prioritet edhe ne Komitetin e Politikave te Sigurise te drejtuar nga kryeministri dhe ne Keshillin i Sigurimit Kombetar te drejtuar nga Presidenti i Republikes. Ngritja e ketij shqetesimi serioz ne nivelet e vendimmarrjes politike do ta kthente ne nje teme diskutimi e debati te fuqishem edhe ne masmedia. Ai duhet te kthehet i tille, mbasi nuk eshte nje problem i thjeshte dhe pa rendesi. Ajri qe merret nepermjet ambientit qe na rrethon eshte po aq i rendesishem sa dritat dhe uji, nga te cilat percaktohet jeta dhe jetegjatesia e qytetareve te Shqiperise, prandaj ambienti perben nje nga elementet e rendesishem te Strategjise se Sigurimit te vendit. Kjo perben alfen qe duhet kuptuar nga kushdo, por vecanerisht nga ata qe i ngarkon me pergjegjesi ligji dhe qe paguhen nga taksapaguesit qytetare.

    * Drejtor i Institutit te Politikave te Sigurimit Kombetar

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Kete e thone ata qe kane zili zhvillimin e madh ne tirane. !!

    Na marrshin te keqen, une per vete ne tirane do shkoj te jetoj

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pluhuri i shkurton qytetarëve 2 vjet jetë. Ja statistikat për qytetet e mëdha

    Raporti i ISHP: Tirana, 5 herë më e ndotur se norma e BE

    Zirina Llambro

    Ndotja në kryeqytet është në nivele alarmante. Ajri që çdo ditë qytetarët futin në mushkëritë e tyre është 5 herë më i ndotur se normat e lejuara nga Bashkimi Evropian.

    Nga të dhënat e monitorimit për vitin 2006 të Institutit të Shëndetit Publik lidhur më përmbajtjen e grimcave të ngurta në ajër, situata në Tiranë sa vjen dhe përkeqësohet. Sipas specialistëve të ISHP, masat e marra deri më sot janë krejt të pamjaftueshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit urban. Përveç qarkullimit brenda saj me rreth 1/3 e numrit të përgjithshëm të makinave të vendit, shpejtësia e lëvizjes është mjaft e ulët si rezultat i bllokimeve të zgjatura të trafikut nga punimet e ndërtimit e të rregullimit të rrugëve. “Çlirimet e ndotësve të ajrit në të tilla situata janë mjaft më të lartë se gjatë qarkullimit normal, me shpejtësi të lëvizjes”, thuhet në studim. Sipas OBSH, me këto parametra humbja e pritshme e jetëgjatësisë së popullatës së Tiranës për shkak të ndotjes së ajrit do të kapërcente 1.5-2 vite jetë/banor. Por edhe në qytete të tjera të vendit normat në vendin tonë tejkalohen me disa herë. Në të gjitha pikat e matjeve lënda e ngurtë pezull (LNP) dhe lënda e ngurtë me dimensione grimcash nën 10 mikron (PM10) është tepër e lartë. Shkalla e tejkalimit në rang vendi (13 pika matje) është mesatarisht 79 për qind për LNP dhe 70 për qind për PM 10 referuar normave tona dhe respektivisht 357 dhe 297 për qind referuar normave respektive të vendeve të BE-së. Lidhur me grimcat e tjera të dëmshme si dyoksidi i azotit, parametrat janë brenda normave të lejuara dhe vetëm në pikën e “21 Dhjetorit” në Tiranë tejkalohet norma e vendeve të BE-së, lidhur me përmbajtjen NO2.

    Në Elbasan ka ulje të përmbajtjes së grimcave në ajër në tre pikat e monitoruara. Sipas specialistëve të ISHP, kjo lidhet kryesisht me frenimin e aktivitetit për periudha kohe të konsiderueshme të dy ndotësve më të rëndësishëm industrialë (KURUM çelik dhe Fabrika e Çimentos). Por edhe në këtë qytet niveli i ndotjes është disa herë më i lartë se parametrat normalë. Pak a shumë e njëjtë është situata edhe në qytetin e Durrësit, Fierit, Vlorës dhe Korçës. Disa nga rekomandimet e ISHP, të cilat i janë dërguar Ministrisë së Mjedisit në datë 5 janar janë përpjekjet për të barazuar vlerat tona limite për ndotësit kryesorë të ajrit urban me ato të vendeve të BE-së (PM 10, SO2, NO2 dhe ozon). “Edhe pse jemi akoma larg niveleve të lejuar sipas legjislacionit të BE-së për përmbajtjen e grimcave të ngurta në ajër (PM 10), ky lloj barazimi do të ndikonte mjaft në ndërgjegjësimin më të shpejtë të politikëbërsve, lidhur me seriozitetin e situatës së ndotjes së ajrit urban në rang vendi”, thuhet në studim.

    13 pika - janë monitoruar në 5 qytetet kryesore të vendit. Rezultatet i janë nisur Ministrisë së Mjedisit në datën 5 janar të këtij viti
    5 here - më e ndotur se vendet e Bashkimit Evropian është kryeqyteti i vendit. Niveli i grimcave të ngurta në ajër është alarmant dhe shkurton jetën e qytetarëve

    Ndotja në Elbasan

    Duke filluar nga data 19 nëntor, Fabrika e Çimentos punon me filtra të rinj të kapjes së shkarkimeve të pluhurit, gjë që është mjaft pozitive dhe ka çuar në uljen e grimcave të ngurta në ajër. Megjithatë, edhe pikat e Elbasanit janë përsëri mbi normat e lejuara si përmbajtje LNP dhe PM 10. Edhe pasojat për shëndetin e qytetarëve janë tepër të rënda

    Lënda e ngurtë në ajër

    Tirana 5 herë më shumë se BE
    Elbasani 3 herë më shumë se BE
    Korça 2 herë më shumë se BE
    Fieri 2 herë më shumë se BE
    Durrësi 3 herë më shumë se BE
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Olldashi denoncon skandalin e bashkisë. I dha truall ndërtimi Pezës mbi një rrugë

    Pallati 12-katësh i Dash
    Pezës zapton rrugën e lagjes Kandidati demokrat për
    bashkinë e kryeqytetit, Sokol Olldashi, denoncoi dje, një rast flagrant të
    korrupsionit të Bashkisë së Tiranës për dhënien e lejeve të ndërtimit.
    Zoti Olldashi vizitoi
    paradite rrugën "Urani Pano", në Njësinë Bashkiake nr. 9 ose e njohur si
    zona pas “Hotel Tiranës”. Aty po ndërtohet një godinë 12- katëshe, jo mbi
    një shesh ndërtimi, por në rrugën e kësaj lagje. Jam këtu me kërkesën e një
    grupi qytetarësh për të parë nga afër një godinë 12-katëshe, të rrethuar
    me rrjetë, e cila i takon Dash Pezës, mikut të ngushtë të Edi Ramës. I
    është dhënë leja në tetor të 2001 mbi një truall që ishte parashikuar të
    ishte rrugë. Sot, nuk ka më rrugë, por një pallat me 12 kate të mikut të
    kryetarit- tha Olldashi, ndërsa shfletonte dokumentacionin. Duke
    treguar firmën e kryetarit të bashkisë, Edi Rama, kandidati demokrat u
    shpreh se, kontrata e qirasë ka gjëra të çuditshme brenda, sepse thotë që
    afati i qirasë është, derisa rruga t'i shitet Dash Pezës. Pra, nga një shqetësim që
    erdhi nga banorët e zonës, dolëm në një rast tipik të korrupsionit të
    Bashkisë së Tiranës. Ky është kulmi i abuzimit me pushtetin, me anë të një
    praktike të turpshme, rrugën e shndërron në një godinë 13-katëshe për
    miqtë e kryetarit dhe njerëzit nuk kanë, ku të kalojnë. Kjo është praktika
    e Bashkisë aktuale të Tiranës - vijoi Olldashi që tha se ndërtimi i
    këtij objekti nuk pengon vetëm banorët e zonës për të qarkulluar, por ka
    dëmtuar rëndë dhe bizneset që ndodhen në këtë zonë. Biznesmenia Sofia Vebiu, e
    cila ushtron aktivitetin e saj, privat në këtë pjesë, akuzoi kryetarin
    aktual të bashkisë, Edi Rama, se po i falimenton biznesin, vetëm si pasojë
    e mbylljes së rrugës. Edi Rama nuk ka denjuar të
    na takojë njëherë, pavarësisht se tek unë janë të punësuar rreth 20 vetë.
    Ai nuk duhet të jetë Luigji i XIV për Tiranën, as Zeusi nuk është ai, -
    shprehet Sofia. Sipas saj, Edi Rama para se
    të kërkojë të bëhet kryetar i Bashkisë së Tiranës, duhet të vijë të shembë
    këtë objekt 12-katësh dhe t'i kërkojë falje banorëve të kësaj lagjeje për
    dëmin që i ka shkaktuar. Unë jam e majtë në bindje,
    nuk jam e djathtë, por me këtë që ka bërë Edi Rama na detyrohet për dëmin
    ekonomik që na ka shkaktuar, na ka frenuar biznesin, - vijoi më tej ajo,
    duke kërkuar që zoti Olldashi me marrjen e detyrës së kryetarit të
    Bashkisë së Tiranës të kontribuojë për hapjen e rrugës. Të indinjuar për ndërtimin e
    këtij objekti ishin të gjithë banorët e kësaj lagjeje, të cilët për të
    dalë në bulevardni "Zogu I" duhet të kalojnë nga “Selvia”, që është një
    distancë shumë më e largët sesa vetë bulevardi.

  6. #6
    Çfare paska lidhje ky pallati me ndotjen e Tiranes, sipas ketij shkrimit me siper.

    Rregullojini pak ato nyjet e fijeve nervore, se do ta pesoni si daktorri, se vetem nje dore i ka ngecur sagllem.

  7. #7
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga Xhuxh Xhumaku
    Çfare paska lidhje ky pallati me ndotjen e Tiranes, sipas ketij shkrimit me siper.

    Rregullojini pak ato nyjet e fijeve nervore, se do ta pesoni si daktorri, se vetem nje dore i ka ngecur sagllem.
    E di qe nuk ka shume lidhje me ajrin, por ka dhjere nje rruge...... sorry..... qe ti ishe pregatitur te lexoje per dotje tjeter.
    Fatkeqesisht tirana eshte aq shume e ndotur, e piset, e rremujshme, dhe e vjedhur, sa qe duhen shume nen tema qe ti perfshije te gjitha.
    Te lutem ne se ndihesh i ofenduar per perdorimin pa kriter te temave, na hap ca te tjera, titulloi si te te vij per mbare......

  8. #8
    Ju komuniste te pandreqshem e te parinushuar - edhe retushi iu ka dale boje - mos rendni pas sasise (per ti raportuar "shefit"), por pas cillesise.

    Pa diktatin e njeshit ju mund te beni pune me te mira se keto pislleqe ...

  9. #9
    fushori Maska e Ermal 22
    Anëtarësuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Nëntë përqind e popullatës e sëmurë nga mushkëritë
    Shkruan : Kristi Pinderi

    Specialistët lëshojnë alarmin për shtimin e rasteve të sëmundjes pulmonare obstruktive kronike (COPD), edhe në rradhët e të rinjve.
    Kjo sëmundje është e lidhur direkt me ndotjen e ajrit dhe me grimcat vdekjeprurëse që ndodhen në të. Prof. Dr. Elez Selimi, një prej specialistëve më të njohur të sëmundjeve të mushkërive, pohoi për revistën MAPO, se në vendin tonë kjo sëmundje përfshin 9 përqind të popullatës së përgjithshme, një shifër tejet alarmante, e cila në mikromjedise të ndryshme, afër zonave industriale dhe në zonat e mbipopulluara urbane, mund të prekë deri 45 përqind të popullsisë. “Ajo që të shqetëson më shumë e që tregon një tendencë të rrezikshme të kësaj sëmundje, është shfaqja e saj jo vetëm në pacientët e moshës së tretë por dhe tek të rinjtë”, theksoi Prof. Selimi.
    Sipas tij, është e vështirë, megjithatë që të gjendet një shifër e saktë e vdekshmërisë si pasojë direkte e ndotjes së ajrit. Për të patur një siguri në këtë kontekst, duhet të kalojë një periudhë prej të paktën 6-7 vjetësh. Nga ana tjetër, sipas tij, akoma më e vështirë është të gjendet një numër i tillë për Tiranën, pasi shumë prej pacientëve të ekzaminuar vijnë nga rrethet e Shqipërisë, e sëmundja e shumë prej tyre e ka fillesën në të kaluarën, dhe jo si pasojë direkte e ndotjes së ajrit të Tiranës. “Ne ende nuk kemi shifra të qarta, ndaj kushdo që pretendon të publikojë shifra është spekulativ”, këmbëngul profesori i njohur, qytetar nderi i disa qyteteve në Shqipëri dhe gjithashtu një prej pedagogëve më të vjetër të Universitetit të Tiranës.
    Por, megjithatë ai nuk mundohet ta fshehë faktin se aktualisht ndotja e ajrit të Tiranës ka arritur një situatë kritike. Sëmundja pulmonare obstruktive kronike përfshin bronkite të ndryshme dhe emfizema pulmonare. Kjo e fundit, është një gjendje jo normale, pathologjike e mushkërive, gjatë së cilës mushkëria, me strukturë të ndryshuar është insuficiente (e paaftë plotësisht) për të kryer funksionet e saj biologjike, pra, thithjen e oksigjenit në gjak dhe eliminimin e produkteve finale të metabolizmit, pra gazit karbonik dhe gazeve të tjerë. “Edhe në rastet që nuk rezultojnë fatale”, pohon Prof. Selimi, “një gjë është e sigurt: cilësia e jetës bie në mënyrë drastike, ndërkohë që në nivel të përgjithshshëm, tashmë është e qartë se sëmundje të tilla u shkurtojnë 3-4 herë jetën njerëzve”.

    S.O.S. Tirana

    E gjithë kjo situatë e ka një arsye. Të paktën në Tiranë, ku sipas specialistëve shkarkohen në ajër mijëra ton pluhur. Në këtë sasi pluhuri ka një përqëndrim tepër të lartë të grimcave të imta (PM 10), grimca këto vdekjeprurëse. PM 10 vjen në masë të konsiderueshme nga shkarkimet e automjeteve dhe është veçanërisht karakteristik për makinat e vjetra me motorr dizel. Nga monitorimi i cilësisë së ajrit, i kryer nga Ministria e Mjedisit, është konstatuar se mbi 90 përqind e popullatës urbane në qytetet kryesore dhe sidomos në Tiranë është e ekspozuar ndaj përqëndrimeve vdekjeprurëse të grimcave PM 10. Automjetet shkarkojnë çdo vit në ajër 56.9 mijë ton grimca të tilla që përmbajnë edhe elementë si SO2, NOx, CO, etj. Shifra është skandaloze po ta krahasosh atë me shifrën në vitin 1990, e cila ishte vetëm 1.3 mijë ton! Nga ana tjetër nuk duhet lënë mënjanë edhe fakti tjetër sipas të cilit, 86 përqind e automjeteve që qarkullojnë në Tiranë përdorin dizel, ndërkohë që rreth 70 përqind e tyre janë prodhuar në vitet 1980-1989. Ajo që të bën përshtypje është se faktet janë tronditëse, jo sepse janë mbi të gjitha të qarta, por sepse ironikisht, ato ende nuk po shoqërohen me masa të menjëhershme...

    Kur mushkëria nuk mundet të marrë frymë...

    Në lidhje me emfizemat pulmonare, morfologjikisht dëmtimet e mushkërisë konsistojnë në çarjen-grisjen e fshikëzave alveolare dhe zgjerimin e tyre emfizematik, pra në vend të për shembull 100 alveolave për centimeter kub do të kemi 10 alveola më të mëdha. Duhet të kihet parasysh që shkëmbimi i lëndëve ndodh pikërisht në nivelin e ndarëseve, mureve të alveolave, të cilat janë mjaft të pasura me enë shumë të holla gjaku. Eshtë pikërisht grisja e tyre dhe këputja e këtyre enëve të gjakut që zvogëlon kapacitetin filtrues të mushkërisë.

    revista Mapo

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Tani Qe Sdo Lejohet Duhani Tirana Do E Kete Ajrin Me Te Paster Ne Evrope

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Ervin Hatibi
    Nga erzeni në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  3. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  4. Beratasit dhe çifutët
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •