Prindi grek rreh nxënësen shqiptare në mes të shkollës
07/04/2005 - Një grindje me shoqen e saj të klasës greke i ka kushtuar shtrenjtë një adoleshenteje nga Shqipëria, emigrante në Greqi, e cila është rrahur barbarisht në mes të shkollës. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është prindi i nxënëses greke, i cili pas dhunës së ushtruar ndaj adoleshentes shqiptare, e ka kërcënuar babanë e saj që të mos bënte denoncim në polic, se ndryshe do ta kishte keq punën. Por sipas informacioneve për gazetën shtetasi shqiptar, P. Koçi emigrant në Greqi, ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa ende nuk ka ndonjë informacon nëse autori që dhunoi adoleshenten nga Shqipëria është marrë apo jo në ndjekje penale.
Krijoni Kontakt