Beogradi paralajmėron: Shqiptarėt nė Mitrovicė do sulmojnė KFOR dhe UNMIK
BEOGRAD (20 Gusht) - Qendra pėr Koordinim pėr Kosovėn (QKK) njoftoi sot se "terroristėt shqiptarė nė jug tė Mitrovicės po planifikojnė sulme kundėr zyrtarėve tė OKB-sė dhe paqeruajtėsve nė veri tė kėtij qyteti, qė ėshtė gjysma serbe e tij". Sipas QKK-sė " burime tė besuara pranė komunitetit shqiptar" nė jug tė Mitrovicės kanė thėnė se njė grup i armatosur ėshtė mbledhur nė kėtė rajon, "me qėllimin pėr t'u futur nė zonėn veriore tė qytetit". Objektivi i sulmit tė tyre, thuhet se janė trupat e KFOR-it dhe zyrtarėt e UNMIK-ut. Sipas tė njėjtit burim, sulmet do tė duken sikur i kanė bėrė serbėt "me qėllim destabilizimin e marrėdhėnieve midis serbėve dhe pėrfaqėsuesve tė komunitetit ndėrkombėtar nė qytet", tha QKK. Qyteti i ndarė, nė veri tė Kosovės ka pasur shumė pėrplasje nė tė kaluarėn mes qytetarėve serbė dhe paqeruajtėsve ndėrkombėtare. QKK-ja i ka bėrė thirrje KFOR-it dhe UNMIK-ut tė marrin masat e nevojshme pėr tė parandaluar sulmet e mundshme. ed/mr (B92/BalkanWeb)
__________________
__________________
Nje tradite sllave ne Ballkan,para ca ditesh nje gje te tille beri Ministria e Brendshme maqedonase per Shqipetaret ne Maqedoni e tani nje avaz te till vazhdon Qeveria e Beogradit per Shqipetaret ne Kosove.
Krijoni Kontakt