Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383

    30 grade prane vdekjes

    E shoh si rri e mbledhur kruspull ne shtrat. Eshte zhytur ne te,nen mbulesen e madhe blu e cila duket sikur i merr frymen dhe sikur do mbuloje tre si ajo.Sa shume ka ndryshuar keto tre muajt e fundit!Sa shume ka rene keto dite!Sa eshte dobesuar!Tashme mishi i varet neper kocka sikur te mos ish i saji,sikur eshte marre borxh dhe do te largohet nga ai trup i mbledhur grusht.Rrudhat varen neper gushe e krahe,rrjedhin mbi shtratin e madh.
    Tani ke kapur peshen ideale,mendoj,ate peshe qe doje te arrije me dietat e tua.E kote te te sjell nje pasqyre ,nuk do e njihje veten.
    E shoh ne sy por nuk jane syte e saj.Jane me te medhenj,te dale nga zgavrat(apo zgavrat jane zgaveruar edhe me)nuk kane drite,nuk kane shkelqim,jane opake.Duan te kercejne jashte,te largohen nga vuajtja.Duket sikur kerkojne ndihme,sikur ulerasin"Ndihmome te vdes" Lutje qe prej muajsh e degjoj"dua te vdes...jete pa kuptim...pleqeri e ndyre..nuk mundem me..." Pakuptimshmeri,pamundesi,pavlere(si)Thjesht nje trup qe vegjeton i harruar ne nje shtrat te madhe nen peshen e diteve...
    Zgavrat duken edhe me te medha nga rrathet e zinj qe varen nen to,rrathe qe u kane zene vendin faqeve te fishkura. Vetullat jane harkuar aq keq sa duket sikur do keputen me dysh.Qimet e holla e te rralla u varen drejt qepallave sikur duan te shkeputen sebashku me qerpiket e lebyrte e t'a tradhetojne fytyren e zbehte.
    Prane krevatit,mbi komodine,prezenca absurde e lapsave dhe e bojrave.Prane abazhurit rri mbeshtetur nje copez e turbullt pasqyre.Ka pare aq buze te kuqe ajo,kaq faqe te pudrosura e sy te qeshur qe kerkojne vetekenaqesine ne reflektim.Tani e kuptoj pse pasqyrat turbullohen.Nuk kane me c'reflektime te japin.Kur syte humbasin diku ne thellesite e trurit,kur cdo gje qe dikure e njihje,qe e kishe te dashur ose te urryer, te humbet,kur bota te ngjan me nje skene ku aktoret jane personazhe te panjohur,kur te duket se jeton ne nje enderr nga e cila nuk zgjohesh dot kurre,me ngjarje te cuditshme,hyrje,dalje,fjale pa kuptim,harresa,deshira te pamundura,mjegull,vuajtje,deshperim...kur jeton ne ikeje pasqyra nuk t'i njeh syte.Atehere fillon dhe ajo t'i mbylle te sajat.Turbullohet.
    Tani po fle.Pushoi se renkuari e se kollituri.Gjoksi i fishkur kockor po prehet nen duart e kryqezuara.Unaza rreshket nga gishti.E marr dhe e veshtroj.Eshte e argjendte,e vjeter,me ornamente ne forme gjethesh nga te dyja anet e rrethit.
    Sa here qe bisedonim me tregoje per vitet e femijerise,per familjen e madhe,per nenen tende te cuditshme qe mendgjeseve pa gdhire merrte rrugen lendinave per te pare lindjen e diellit dhe kthehej ne shtepi me lloj lloj lulesh e gjethesh te cuditshme.Me tregoje per babain tend i cili te plotesonte cdo kapricio te madhe a te vogel.Me tregoje per rinine,rrobat qe ishin dashuria jote e pare dhe e fundit, djemte qe te vinin verdalle per te te marre mendte te cilat nuk i jepje aq kollaj, deshirat,mendimet e tua.Me thoje qe martese e mire eshte ajo ne te cilen burri te do me shume se c'e do ti.Me thoje qe burri do instruktuar qe t'a kesh ashtu sic e do dhe se asnje mashkull nuk meriton lotet dhe shqetesimet e nje femre.Besoj se e dije mire c'thoje.Jo me kot u martove dhe u ndave tre here derisa gjete ate qe te plotesonte tekat ashtu sic bente edhe yt ate.
    Sa e sa here i kam degjuar keto tregime!I kam mesuar permendesh.Kur tregoje,syte i drejtoje nga xhami qe ishte pas kurrizit tim dhe me gishtat e dores se majte rrotulloje unezan e argjendte me gjethe.
    Ne dremitje leviz buzet gati te padukshme si te perpira nga ajo grope e zeze paksa e hapur.Flegrat e hundes dhe buzet dridhen sa here merr fryme.Duket sikur kerkojne t'i kundervihen ajrit qe hyn me veshtiresi ne trupin e saj te brishte.Eshte e fundit menyre vetevrasjeje.Rri si e mpire para ekzistences se saj.C'te bej?Si t'a ndihmoj?Lutem...lutem..ndihmoje o zot!Merre...!
    E veshtroj perseri.Hunda,dikure e harkuar,i famshmi profil aq i perfolur,tashme ka marre formen e nje sqepi,te nje kthetre te ndrydhur qe terheq pas vetes rrudhat e ballit.Eshte e vetmja copez e saj qe nuk dergjet ne horizontal.
    Merr fryme me veshtiresi.Mbytet me peshtymen e saj.Do te kollitet,te pastroje fytin por nuk mundet.Nuk ka fuqi t'a beje.Hap ngadale syte dhe i fikson diku, ne nje pike,jo drejt meje.Me ate veshtrim hap dhe mbyll qepallat ngadale.Goja ka mbetur e hapur pa pike shprehjeje.Ndoshta ka fytin e thare.Mos do uje?I ngre pak koken dhe afroj goten e ujit.E kthej ngadale.I them te pije.Syte vazhdojne t'i fiksojne dicka,diku.Nuk me degjon sepse goja mbetet e hapur.I pikoj pak uje ne gjuhe.Ndoshta e percjell.Uji rrjedh nga cepi i buzes dhe fillon te rrjedhe neper fyt.Ia ul koken dhe i fshij lageshtiren qe tashme le nje njolle te holle mbi jastek.
    Oh,sa te pelqente birra! Sa here te ofrohej nje gote e pranoje pa te pyetur dy here.Pije disa gllenjka te mira dhe kur mbaroje se piri leshoje nje "Ah"plote kenaqesi.Sikur te kam para syve me ate veshtrimin e gezueshem dhe njekohesisht si te zene ne faj per kete deshire te vogel...
    Duart sikur i ka pa jete.As unazen nuk e ndjeu kur ra.Nuk i con me te rregullosh floket e zbardhur.Jane te zbehta,te plasura mbi jorgan anash trupit.Gishterinjte jane akull te ftohte,thonjte e rritur.Nen lekuren e bardhe e te holle duken damaret e erret.A rrjedh gjak ne to? Dy duar qe dergjen per hesap te tyre.
    Sa ndryshon njeriu kur pret te ike!Valle c'mendon?Lutesh?Ti nuk beson ne kishe e prifterinj.Edhe per vdekjen e Papes do thoje me mosperfilljen me te madhe " E cfare pastaj,te gjithe vdesim,c'me intereson mua Papa" Por ne Zot beson.E di. C'bluan ne ate koken tende aq kokete dikure?Mendon valle per vitet e tua me te bukura?Ne doganen e jetes dhe te vdekjes ke c'i tregon doganierit?Do e rijetoje perseri jeten tende?Cfare mendon? Bizhuteri,garderoba,koafore,restiorante,deshira,lu le,puthje...cfare?Nese ti nuk ke force te mendosh a te lutesh do e bej une.E di qe do te shkosh.E di qe mezor po pret te takosh tet bije atje.E di qe kjo jete pas saj qe vetem vuajtje.Nuk thoje,e ndjeja ne ze,ne veshtrim,e dija qe ishte me ty ne cdo moment.Vetem mund t'a imagjinoj si ndjehesh.
    "O Shen Mari,o Zonje e paster,o Virgjereshe,o Dere e perjetesise,o Nene,o Lot i kulluar,o Shpirt,o Gezim i zemres se mjere,shpetoje te lutem kete nene nga vuajtjet!"
    Nuk e di nese eshte mire kjo qe them,nuk e di nese kam te drejte te kerkoj kete.Ndoshta,vdekja jone,te cilen do e perjetojme ne nje moment-c'paradoks-do jete sipas jetes qe kemi bere.Vdekja na eshte lene trashegimni e Zoti na jep ate vdekje qe meritojme dhe cdo minut agonie e kemi te taksur. Me cfare ke agbuar qe te vuash kaq...
    Fillin e mendimeve ma nderpret nje si e kollitur,si e gerrhitur,dicka e persier mes kolles e gargares.Gojen e ka te mbushur me shkume,syte jane gjysem te hapur dhe fryme merr me veshtiresi.Nuk skicon asnje shenje.,Nuk perpiqet te shpetoje nga ajo gjendje,nuk leviz.Sikur eshte shkeputur nga trupi dhe nuk i intereson se c'ndodh me te.Rri dhe pret.Ajo e di se cfare.Gurgullima behet edhe me e forte.I fshij pak gojen dhe e kap nga shpatullat.E kthej menjane qe shkuma te rrjedhe nga goja.I ve nje peshqir nen mjekerr.Tashme merr fryme me kollaj.Gurgullitja nuk degjohet me aq e forte.Cohem te marr nje peshqir tjeter.Kthehem dhe shoh mbi gjoks e mbi carcafe shkume te perzier me gjak...shtang...shtrengoj fort peshqirin...afrohem ngadale dhe i ve doren mbi balle.E rreshqas anash mbi faqe per t'u ndalur ne fyt.Ndjej nje dridhje te lehte dhe me pas mekje,qetesi.Asgje s'leviz.Goja ka mbetur e hapur me jarge dhe gjak qe varen tek cepi i buzes.Syte jane te perenduar por jo te mbyllur.Tashme eshte e ftohte,e zbehete,e bardhe.Pas disa oresh e ngurte.Pas dy ditesh nen dhe'. Mbaroi.

    Nuk do t'a harroj ate bardhesi te akullt,ate ngurtesi te akullt,ato buze te zbehta qe konturojne gojen e haspur.Nuk do e harroj kurre ate trup qe dergjet pa shpirt,pa pulsime gjaku,pa ngrohtesi.Me del para syve si nje statuje e ngurte.
    Vdekja eshte fillimi i jetes.Qe ne momentin ne te cilin lindim jemi mjaft te vjeter sa per te vdekur,vetem se vdekja me e mire eshte atehere kur jeta eshte me e mire.Nuk vdes me te vertete ai qe deshiron te vdese.Nuk ka jetuar ai qe e therret vdekjen.
    Seicili nga ne ka detyrim jeten t'ia fali vdekjes,trupin dheut dhe shpirtin ....Zotit?

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Bukur...bukur
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Vazhdo Shpirta...opero me stilin tend....Me pelqeu sigurisht....
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  4. #4
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Shume e bukur kjo pjeseza, por ama dhe e trishtuar...uroj qe ty dhe te gjithe atyre qe kane pene per te shkruar te kene mundesine te frymezohen me shume nga gezimi sesa nga hidherimi...
    Citim Postuar mė parė nga Shpirta
    ...vdekja me e mire eshte atehere kur jeta eshte me e mire.Nuk vdes me te vertete ai qe deshiron te vdese....

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Shpresoj dhe une te frymezohem me shume nga gezimi se nga dhimbja.Por dhe ajo ben pjese ne jete dhe nuk mund t'a leme menjane. Madje ekzistenca e saj na ben t'a vleresojme edhe me shume jeten dhe t'a jetojme cdo moment sikur e nesermja te mos ekzistje.
    Faleminderit per vleresimet.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bukur shkruan ti shpirta.. por kujdes me ortografine.. si dhe hapsirat mes fjalive sepse humbet pike tek lexuesi.

    Disa shkruajn keshtu:

    Beni bleu molle.Ai shkoj ne shkolle.Babi i kishte blere fiq,dardha,rrush dhe hurma.

    Duhet:

    Beni bleu molle. Ai shkoj ne shkolle. Babi i kishte blere fiq, dardha, rrush dhe hurma.

  7. #7
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Brari, edhe ti e ke gabim - Unė shkoJ nė shkollė, Unė shkoVA nė shkollė, Ai shkoI nė shkollė

    Shpirta, megjithėse si linjė i ngjan mė shumė njė meditimi (hartimi), pėrshkrimet i ke bėrė shumė tė gjalla e aspak tė mėrzitshme. Urime.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Brari , me fal perseri .
    Te njejtin shpjegim me ke bere edhe here tjeter. C'ti bej une qe keto me duken me pak te rendesishme por do i rrikthehem sapo te kem kohe.
    Henri , faleminderit per mendimet e tua . Me pelqen mua me shume ky lloj tregimi , pa shume aksion dhe vetem nje si tip analize apo si tip dialogu me vetveten po te duash.
    Keshtu e ndjej veten me te lirshme ne rrefim.
    Faleminderit per mundimin e leximit.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Per komplezence ndaj egos ne
    Kerkojme nje zot e qindra shenjt
    se i padrejte eshte fundi, dhe'
    kur toke e qiell jane te perjete

  10. #10
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Shpirta! Mire se ri-erdhe!
    E beson qe te kam pritur? Shiko reputacionin po deshe. Xhan! Je shume e kendshme.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. "Vizitori" i befasishėm
    Nga biligoa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-06-2009, 15:23
  3. Krishti, pėrmbledhja e gjithēkaje frymore.
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-10-2007, 09:38
  4. Jeta dhe Vdekja
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-10-2005, 15:43
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •