Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Skandali i konçesionit të Aeroportit të Tiranës

    E Premte, 25 Mars 2005


    SI UA FALEM AEROPORTIN SHQIPTAR TE HUAJVE?

    Eglantina Nasi

    Ate qe Kuvendi e miratoi shpejt e shpejt dhe jashte radhe fundvitin e kaluar, qeveria e beri realitet duke i dhene "doren" e fundit. Per aeroportin e Rinasit, pas marreveshjes se miratuar symbyllurazi ne parlament, tani u zyrtarizua edhe fakti i fillimit te punimeve. Qeveria nuk ka humbur kohe, por ka leshuar urdhrin qe brenda muajit prill te fillojne menjehere punimet prej firmes koncesionare. Vetem dy-tre muaj para zgjedhjeve parlamentare, urdhri eshte bere realitet, per te filluar punimet ne baze te nje marreveshje qe e shpall te humbur palen shqiptare ne token e vet. Kjo megjithese, marreveshja u kundershtua mjaft ne sallen e parlamentit gjate diskutimit te saj. Tashme, aeroporti i rinasit gjendet ne duart e koncesionarevete huaj, pa kushte dhe pa perfitime te dukshme per palen shqiptare, ndryshe nga c'do te kishte ndodhur ne nje shtet tjeter per nje marreveshje te te njejtit lloj. Sepse ne asnje vend te botes, nuk i jepet koncesionarit pista dhe hapesira e fluturimit. Kjo vetem per te perfituar 20 vite me pas nga investimi. Nga ana tjeter, teper e papranueshme ne kontrate eshte edhe fakti, qe kur ajo prishet nga mospermbushjet e koncesionarit, i vetmi person qe sanksionohet eshte shteti shqiptar.

    Te huajt, nuk do paguajne taksa

    Nga ana tjeter, eshte e pafalshme qe pala shqiptare ia ka falur Rinasin koncesionarit duke mos e detyruar te paguaje Tatimin mbi Vleren e Shtuar apo taksat doganore. Por edhe qe shoqeria merr ne zoterim nje pasuri ku vetem investimet dhe asetet jane 70 milione euro pa paguar asnje lloj qeraje. Kjo pasuri minimalisht vlen 400 milione euro. Vetem zona e koncesionit eshte 300 hektare pa llogaritur monopolin mbi fluturimet ajrore.

    Le menjane Aeroportin e Kukesit

    Por nje fakt tjeter i papranueshem i marreveshjes eshte edhe fakti qe me ane te kesaj marreveshje, aeroporti i Rinasit do te jete i vetmi aeroport nderkombetar per 20 vitet e ardhshme. Ne kete menyre, ai e kthen ne te pavlefshem investimin prej 20 milione dollaresh te bera deri tani ne Aeroportin e Kukesit. Ky investim i fundit, eshte komentuar si mjaft i suksesshem nga qeveria, por qe nuk u cua deri ne fund, pasi duket se interesa me te medha u ngerthyen ne aeroportin e Rinasit dhe per kete, u harrua investimi i bere ne Aeroportin e Kukesit. Duke e lene edhe per nje here tjeter, qeveria socialiste ne harrese zonen veriore te vendit.

    Ja disa fakte skandaloze te marreveshjes:

    - Aeroporti i Rinasit do te jete per 20 vitet e ardhshme i vetmi aeroport nderkombetar duke e kthyer ne te pavlere investimin prej 20 milione dollaresh te kryer per Aeroportin e Kukesit.

    - Gjate 20 viteve te ardhshme, nuk do te mund te kryhet asnje fluturim privat apo shteteror mbi territorin e Shqiperise, pa miratimin e shoqerise gjermane.

    - Ne kontraten e koncesionit, merret ne zot-_ nje pasuri tejet funksionale. Nderkaq, aty sapo kane perfunduar investimet me vlere 15 milione dollare. Dhe pak kohe nga perfundimi i tyre, aeroporti i jepet dikujt tjeter.

    - Shteti shqiptar si askush tjeter jep ne koncesion edhe pisten. Per pisten e re deri tani jane investuar 47 milione DM. Per 20 vitet e ardhshme, ajo nuk ka nevoje per punime thelbesore.

    - Ndonese eshte shkruar qe fitimi i shtetit do jete 30 perqind ne formen e tatim-fitimit, Rinasi do dale me humbje ne 12 vjet nga 20 qe ka koncesioni. Ndersa parashikimi i Albtrabsportit thote se ne rastin me te keq, Rinasi do fitonte 312.7 milione euro.

    - Kontrata ne menyre te cuditshme, nuk parashikon shumen e investimeve. Ndoshta firma mendon te investoje edhe me pak se 80.9 milione euro, pasi huaja e parashikuar me garanci te pales shqiptare eshte tre here me e vogel.

    - Shteti shqiptar do paguaje edhe kostot e nxjerrjes te papune te mbi 500 punonjesve (rroga e 2 viteve), perkatesisht 4 milione euro. - Ne menyre te jashteligjshme, taksat kthehen ne tarifa, duke i sjelle si rezultat nje humbje prej 100 milione euro per 20 vjet.

    - Shoqeria merr ne zoterim nje pasuri ku vetem investimet dhe asetet jane 70 milione euro pa paguar asnje lloj qeraje. Kjo pasuri minimalisht vlen 400 milione euro. Vetem zona e koncesionit eshte 300 hektare pa llogaritur monopolin mbi fluturimet ajrore.

    - Shuma qe do te investohet eshte realisht 4.4 milione euro. Hochtief fillimisht e nis kete biznes me 423 mije euro. Pjesa tjeter do te realizohet me hua. Por edhe keto fonde mund t'i konsiderojme su hua per shoqerine ose si aksione te rishitshme per t'u blere nga ne.

    - Autorizimet dhe lejet jepen falas. Qeveria shqiptare ndalon institucionet e tjera qe te arketojne shumat qe u takojne per sherbimet. Si pagesa per lejen e ndertimit, lejet mjedisore etj.

    - Shoqeria koncesionare do te imponoje zhvillimin e zones se zhvillimit. Maksimumi qe mund te zhvillojne banoret e zones eshte banesa, ferma te vogla dhe garazh per dy makina. Asgje tjeter pa lejen e koncesionarit.

    - Hiqet Tatimi mbi Vleren e Shtuar dhe taksa doganore.

    - I hiqet shtetit shqiptar, nje prej burimeve kryesore te te ardhurave. Shoqeria koncesionare gezon te drejtat per transferimin e shumave monetare jashte kufijve shqiptare.

    - Me kete kontrate, nuk jepet me koncesion vetem zona e koncesionit, por e gjithe hapesira ajrore e Shqiperise. Kjo praktike eshte e palejueshme nga legjislacioni per konkurrencen si nga ai vendas, ashtu dhe ai nderkombetar.

    - Skandaloz eshte fakti se si ne rastin kur kontrata prishet bazuar ne mospermbushjet e qeverise shqiptare si ne rastin kur kontrata prishet nga mospermbushjet e shoqerise koncesionare, i vetmi person qe sanksionohet eshte shteti shqiptar. Kjo eshte nje pabarazi kontraktore qe na kane imponuar personat qe kane negociuar nen emrin tone.


    marre nga Koha Jone


    Qeveria dhe parlamenti duhet ta shfuqizojne kete kontrate sa me pare. Eshte me mire te mos behet koncesion i aeroportit fare se koncesion me keto kushte skandaloze. Jam i bindur qe shume kompani shqiptare dhe te huaja do investonin ne aeroportin e Tiranes edhe me kushte tjera shume te favorshme per shtetin shqiptar dhe gjithe shqiptaret.

    Tung
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 25-03-2005 më 00:18
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Dodon pse e ke shpallur kete artikull ketu???
    Ky shpreh vetem mendimin e nje gazetari (apo gazetare) dhe asgje me shume. Gazetaret mundohen te shkruajne dicka qe te mbushin faqet e gazetave, dhe qe te jene sa me sensacionale.

    Une jam per opozite ,por jo opozite qe te kritikoje cdo gje qe behet, dhe ta nxije imazhin e vendit, sikur ne shqiptareve po na zhfrytezojne dhe na marrin per budallenj.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Qero,

    Ky shkrim nuk eshte vetem nje mendim i nje gazetareje shqiptare por sjell faktet lidhur me kontraten qe eshte bere me kompanine qe ka marre aeroportin me koncesion. Keshtu kontrata me mire eshte te mos behen fare, tekefundit me mire eshte te rrije aeroporti ashtu edhe pa investime fare se sa ti shkaktohen buxhetit te shtetit qindra miliona dollare humbje per disa dhjetra milione dollare investime. Kjo ceshtje nuk ka te bej fare me poziten apo opoziten, kjo ceshtje ka te bej me gjithe shqiptaret, prandaj duhet shikuar mire, cdo pike te marreveshjes duke lexuar edhe midis rreshtave, qe te mos bejme budallalleqe te tilla.

    Eshte fakt, qe investimi ne aeroport eshte shume profitabil edhe ne kushte normale (pra duke i hequr ato kushte skandaloze qe kane vene ne kontrate), gje qe e ben shume te kerkueshem nga shume kompani si shqiptare ashtu edhe te huaja, por keshtu si eshte bere me keto kushte skandaloze eshte thjeshte jashte cdo llogjike njerezore.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Dono, do te them nje sekret ,por mos ja thuaj njeriu ....

    Dhenia me koncesion e aeroportit gjermaneve ,eshte nje parakusht per heqjen e vizave ne BE qytetareve shqiptare.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2005
    Postime
    37
    Qerim me fal
    Une per vete nuk kam informacione te duhura per kete gje po e jap nje mendim ne lidhje me vizat qe e tha. Mua nuk ma mer mendja qe ka dicka ne lidhje me kete se ajo kompani gjermane sigurisht eshte kompani private dhe nuk si se sa ka mundesi ti mbroje interesat e BE dhe te punoj ne interesa te BE me kushtezime per shtetin shqiptar, se ajo se pari punon per interesa te veta financiare e pastaj vjen interesi i BE-se
    Mire u degjofshim
    Ne qoftese ka mundesi dikush qe ta kete kopjen e mareveshjes me e postu ketu ksihte qene mire edhe per komentim te metutjeshem.
    Ju faleminderit per mirekuptim

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Kjo kontrate skandaloze eshte bere o nga marrezia dhe naiviteti i negociatoreve tane, o jane korruptuar nga kompania qe do ta marre aeroportin me koncesion. Ne Amerike eshte i ndaluar me ligj korruptimi i qeveritareve te vendeve tjera dhe per kete gje ka denime miliona dollaresh dhe vite ne burg per drejtuesit e kompanise qe korruptojne qeveritare te vendeve tjera. Keshtu duhet te jete edhe ne BE e ne Gjermani.

    Kjo kontrate duhet te shfuqizohet sa me pare nga qeveria dhe kuvendi shqiptar, dhe te fillojne hetimet per korrupsion.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22
    Aeroporti i Tiranes eshte me nje rendesi strategjike kombetare pasi eshte aerporti i vetem nderkombetar ne vend, edhe pse i vogel dhe me kushte jo fort moderne. Ndertimi i nje aeroporti ne Kukes, eshte i nje rendesie zhvillimi kombetar pasi hap nje urre ajrore transporti ne nje prej zonave me te izoluara te Shqiperise, ate veri-lindore. Arsyeja tjeter perse aeroporti i Kukesit merr nje rendesi kombetare eshte se ai sherben si nyje transporti edhe per malesine shqiptare dhe banoret nga Kosova. Pra eshte nje aeroport alternativ per ate te Prishtines per te gjithe banoret e Kosoves Perendimore.

    Nuk i ve faj gjermaneve qe po mundohen qe te perdorin firmen e vulen e nje kryeministri qe po vdes si Nano, qe eshte gati te shesi edhe gruan e tij e jo me nje aeroport apo nje vend si Shqiperia. Per kete mund te ndihet krenar, pasi ne keto 8 vjet e ka deshmuar kete gje me vepra edhe jo me fjale.

    Ajo qe Nano nuk e di eshte se me ate firme dhe me ate vule firmosi flete-varrimin e tij politik. Lockheed Martin, fima kontraktore me e madhe me Pentagonin ne SHBA, qe ka marre kontraten e ndertimit te sistemit te kontrollit ajror ne Rinas, nuk eshte aspak e lumtur nga perpelitjet e fundit te Nanos.

    Anullimi i kontrates do te jete nje prej detyrave kryesore qe kryeministri i ri Berisha do beje diten e pare ne punen e tij te re, pasi Fatos Nano te jete mbyllur ne ndonje institucion psiqik, pasi vetem nje psikopat klinik mund te firmosi nje ligj qe u dhuron gjermaneve te vetmin aeroport per 20 vjet. Edhe vete Hitleri do te mahnitej nga nje gjeni si Nano, pasi ky ta dhuron sovranitetin e vendit pa shkrehur asnje arme ne ajer.

    Vetem hapni gojen, cfare doni tjeter, Shqiperia eshte ne shitje...

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 26-03-2005 më 02:59

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Juve qe shani cdo veprim te qeverise socialiste ,qe doni qe sala te vije ne pushtet
    ,ku do fshiheni, ku do strukeni nga turpi, kur sala te filloje te beje gafa dhe t`a coje shqiperine poshte e me poshte.???

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Analiazat e gazetareve injorante, nuk kane te bejne aspak me realitetin produktiv te ketij investimi.

    Ja cfare nuk permend gazetarja.

    Aeroporti i shqiperise sado i vyer, cvleresohet cdo dite qe eshte nen administrimin e shtetit. Pronat e tij me vlera mjaft te medha humbin cdo dite, ate vlere nen nje administrim te keq dhe aspak eficent. Ky aeroport megjithese ka pasuri jo pak, eshte jo funksional, dhe rolin e tij si dere zhvillimi tregetie dhe biznesi e ben shume keq sepse nuk ka manaxhimin dhe strategjine e duhur ekonomike.

    Aeroporti i Kukesit me kete kontrate nuk do jete i pavlere, por ai nuk mund te kthehet ne nje aeroport me te njejtin funksion si ai i Rinasit, dhe do sherbeje vetem si aeroport i brendshem dhe kryesisht per qellime turizmi.

    Firma ne fjale ka kapacitet manaxhimi qe mund ti ktheje asetet e Rinasit ne produktive, dhume here me mire, me shpejt dhe me efektshem sesa asministrimi shteteror i tij. Eshte kjo merite, qe shteti nuk e ka, e cila ben qe kjo firme te gjej financime shume te medha per investimin ne fjale.

    Shqiperise sot i duhet investitore ne menyre deshperuese, dhe thithja e tyre behet vetem me ane te krijimit te nje besimi se ne shqiperi behet biznes, dhe biznes me kushte shume te favorshme per investitorin. Kur kompanite e tjera shikojne simotrat e tyre qe bejne biznes suksesshem ne shqiperi, shembulli i ketyre te fundit eshte shume domethenes dhe ftues edhe per te tjeret.

    Dhe mbi te gjitha gazetarja injorante qe komenton se "firma gjermane nuk do paguaje taksa per 12 vjet, pasi do ti dali bilanci me humbje" nuk e di dhe as e ka degjuar ndonjehere se taksa e kompanive edhe ne amerike, ku biznesi lulezon si askund tjeter, perben VETEM 12% te totalit te taksave qe mbledh shteti amerikan, dhe 56% e tyre perbehet nga taksat mbi individin.

    Pra punesimi i mijera shqiptareve ketu ne menyre te rregullt dhe korrekte i krijon mundesi te vjeli kete takse, dhe mbi te gjitha kontribuon edhe ne vet mireqenien e te punesuarve me ane te rroges dhe sigurimeve shoqerore qe do perfitohen nga ky punesim.

    Ky aeroport i jep impuls zhvillimit dhe rritjes se funksionalitetit te biznesit ne Shqiperi. Perfitimet e percipta qe gjoja ne po humbasim, jane opinione injorante nga gazetare injorante, qe faktet i kuptojne dhe i interpretojne si gazetare dhe jo eksperte te strategjive zhvilluese ekonomike. Te pakten shqiptaret duhet ti degjojne te gjitha anet perpara se te vendosin se krahun e kujt do marrin. Eshte shume here me mire qe ky aeroport ti jepet kesaj shoqerie, sesa ai te ngelet ne doren e shtetit dhe te shkaterrohet cdo dite.

    Dhe eshte per te ardhur keq. Ne shqiperi shteti kerkon te ndertoje nje aeroport, ai kundershtohet, kerkohet te ndertohet nje apo disa TEC-a ne prape kundershtojme se na pelqejne pishat apo se jemi nostalgjike natyre.

    Por kur vjen puna te gjithe i ankohen dhe shajne qeverine, pse nuk na gjen pune e pse nuk na rregullon jeten. Cdo gje e presin nga qeveria, por nuk pranojme asnje angazhim te saj per kete. Tamam dembele, e parazite cmirezinj, e me tej edhe injorante.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir e ke ti leshator por nuk eshte i bindshem nje qeveritar se vertet do ta beje efektive pasurine kombetare..me kto investimet nga te huajt.. kur vet ai eshte shembull i anti-efektivitetit.. pra nje konsumator i miljonave te popullit neper hotel-bordellot e botes.. a thua se tHanasin e ka pasur Sheik e tani po ha pasurin e te jatit..
    Joo .. ai bredh me "rrogen" e nepunsit te Shtetit.. e kjo do te thote se Rroga e tije eshte jo ajo e shkruara ne bordero por nje rroge tjeter ne form lumi parash nen rrogoz..
    Pra nje qeveritari te tille nuk i besohet se vertet ka hall ta modernizoje vendin.. perkundrazi te gjithmendojn se ai vec vjedh..

    edhe ne se kur ai vertet don te marr nje nisme me mendim te mire ate askush nuk e beson..

    as ti leshator nuk e beson Nanon.. se po ta besoje kishe vajtur tek ai e i kishe dal ne mengjez para zires.. e i kishe therritur..
    na mo shoku nano...duke pare seriozitetin tend per ta ujdisur shqiperine dhe une leshua i leshatorajve i bera mu.në amerikes e erdha te vihem ne rresht mbas teje e te punoj per vendin tone qe ti e drejton aq efektivisht o i nderuar Tos..

    mirpo ti nuku ke vajtur te nanua por ekundron na larg..sepse me vehte thua...qerrata ki m.uti po muan sma hedh dot..

    ashtu tecesh si ben nanua bej un 20 ne dite.. o djal..

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama: Berisha në pushtet, fundi jonë
    Nga Nice_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 27-12-2008, 08:53
  2. Poni: Rama, doreheqje ose mocion mosbesimi, shpërfilli Festën e Pavarësisë
    Nga Barlet23 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 13-12-2008, 06:20
  3. Barbaria Komuniste
    Nga Lexuesja në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 23-10-2006, 06:48
  4. Planifikimi urbanistik i qëndrës së Tiranës
    Nga drini_në_TR në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 04-04-2006, 12:03
  5. Dhenia e Aeroportit te Tiranes me koncesion
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 08:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •