Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Veglat

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Veglat

    Veglat sherbejne per te fabrikuar vegla me te komplikuara.
    Vjen nji dite ato ndrrohen per tu zevendesuar me te reja.
    Kohet e fundit shume "vegla" flaken nga administrata.
    Ata e kane kryer ciklin e tyre.
    Iku Klosi ..iku Bilbil Mema..

    Ja fati i nje vegle, dikur "parimor" i madh per te kritikuar PD-ne e kohet e fundit i pandjere, i rrasur diku ne zyrat e Ministrive dhe pa thene asgje "parimore" megjithse mali me Korrupsion i eshte cfaqur perdite para syve te penes se tij POETIKE "goditese" sic e quan vegla tjeter Shab Sinani, poetin dhe zyrtarin XH,SPAHIU...

    shekulli
    --------------
    Bisedė me poetin e mirėnjohur Xhevahir Spahiu.

    Kultura- njė flamur nė gjysmėshtizė

    Dje u pushua nga puna, pa asnjė motivacion poeti ynė i njohur, ish kryeatri i Lidhjes sė shkrimatrėve dhe artistėve tė shqipėrisė, Xhevahir Spahiu.
    Ai punonte qė prej katėr muaj e gjysmė si kėshilltar i ministrit tė kulturės. Sipas zotit spahiu, ministrja Arta dade, nuk mori anjė takim me tė; midis shtatėdhjetė- tetėdhjetė nėpunėsve, ku pjesa mė e madhe e tyre pa emėr, ajo prefėroi tė largonte nga puna Njeriun mė me emėr mes tyre. Lidhur me kėtė z. Spahiu jep mendimet e mėposhtme.

    Zoti Spahiu, ministrja e porsa vėnė, ju pushoi nga puna. Cila ėshtė arsyeja dhe a u takuat me tė?
    Jo. Megjithėse ditėn e parė, kur shkova t'i uroj punė tė mbarė, mė tha: do tė shihemi.
    Pėrse nuk ju thirri , si mendoni ju?
    Mbase nuk e ka guximin t'i shikojė njerėzit nė sy.
    Sa kohė ishit kėshilltar i ministrit pararendės dhe si kaluat me tė?
    Punova vetėm katėr muaj e gjysmė. Zoti Agron Tato ishte njerėzor dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishmja di tė dėgjojė. Kush di tė dėgjojė, di edhe tė mendojė.
    Kush u njoftoi pėr pushimin nga puna?
    Drejtoresha e Burimeve (ē)Njerėzore.
    Biseda me tė?
    "Ju, zoti Xhevahir, duhet tė jepni dorėheqjen me shkrim, - mė tha zonja nė fjalė. "Pėrse?", - ia ktheva gjakftohtėsisht. "Bėni pjesė nė shtabin politik". "Kur kam ardhur nuk kam bėrė ndonjė kėrkesė me shkrim. Ka ligj pėr kėtė?". "Jo, kjo ėshtė njė praktikė pune". 'Unė njoh vetėm ligje tė shkruara. Pastaj, ē'punė keni ju, pse s'mė thėrret vetė ministrja?". "Nuk e di, kėshtu mė tha, kėshtu bėra". Nė zyrė ishin edhe dy tė tjerė qė kishin ardhur s'di pėr ē'punė, po pėr kėtė zonja nė fjalė mė pas kėrkoi tė falur.
    Domethėnė?
    "Domethėnė, nėpunėsi shqiptar ėshtė nė vartėsi tė ndėrrimit tė kuajve apo pelave qeveritare. Kaq besoj se ju mjafton.
    Ju ēudit kjo gjė?
    Aspak. Ka kohė qė nuk ēuditem. Ndonjėherė, mė kish shkuar nė mendje se mund tė mė pushonin nga puna veėtm: Millosheviēi, nė se pafajėsohet nga Gjykata e Hagės, Bin Ladeni, nėse del gjallė nga shpellat aziatike, ose Esat Pashė Toptani, - nė se ngrihet si lugat nga varri. Humor i zi, apo jo? ėshtė mirė qė njeriu tė bėjė pak humor me vetveten.
    Ju vjen keq pėr veten?
    Mė vjen keq pėr punėn. Kisha menduar qė sė bashku me shokėt tė vinin disa gjėrqa nė vijė; shkrimtarė dhe artistė tė njohur vinin ēdo ditė dhe shkėmbenim mendime si mund tė delet nga gjendja mjerane e kulturės. E dini ē'thotė njė poet i madh? "Nė qoftė se letėrsia e njė kombi pėson rėnie, kombi atrofizohet dhe kalbet". Kultura shqiptare e ka ulur flamurin nė gjysmėshtizė. I kini ndjekur konferencat e shtypit? Pėr gjithēka flasin, vetėm pėr librin asnjė fjalė. Libri ėshtė i persekutuar. Njė Ministri qė harron qėllimisht librin, duhet pagėzuar Ministri e antikulturės.
    A kishte diēka vetijake ministrja me ju?
    Jo. madje kur ishte ministre herėn e parė dhe na thirri njė grup shkrimtarėsh pėr tė marrė mendime, i thashė: "Nė mos tė artė, siē e ke emrin, tė paktėn tė na i bėsh kulturėn tė argjentė". Ajo, jo me tė argjentė qė s'e bėri, po e ktheu nė bakėrr; e teneqizoi.
    Ju jeni pa parti, vini nga shoqėria e hapur dhe, siē e keni parė, orė e ēast flitet pėr qeverisje profesionale.
    Pėrralla! Po s'qe nė njė parti, s'tė varros as komunalja; gjithēka bėhet e mbyllur, fise-fise; paaftėsia bėn ligjin, aftėsia merr arratinė.
    Ēfarė roli luan njė drejtues shtetėror, sidomos kur ėshtė i paaftė?
    Do tė mė falni, po kėsaj radhe do tė pėrdor njė fjalė tė urtė, jashtė natyrės sime tė tė folurit: "Po vure ****ėn guzhiniere, *** do gatuajė". Nuk e them unė, e thotė populli.
    Ku do tė punoni paskėtaj?
    Jam mėsuar me pushime nga puna, qysh prej 34 vjetėsh. Njė historian i njohur qė e mori vesh ketė histori, mė tha: "Tė paskan bėrė nder". Ai mė ndali dhe mė dha njė lajm tė rrallė: "Dua tė tė njoh me kėtė mikun tim, Hekuran Dino e quajnė. Ky ka zbuluar nė arkivat osmane poezi tė panjohura nga Naim Frashėri, Abdyl Frashėri, Sami Frashėri dhe Abedin Dino. "Kjo ėshtė dita mė e gėzuar pėr mua", i thashė dhe i putha tė dy nė ballėt e dejrsitur. Kjo mė ndodhi sot, njė orė pas fermanit ministror. Tė vėrtetėn duhet ta shohim nė sy: vite mė parė, kur njė gazetare amerikane mė pyeti: "A punohet kėtu tek ju?", iu pėrgjigja "po", "kush", nguli kėmbė gruaja e pėrtej Ujanės, "Varrmihėsit", ia ktheva me njė ndjenjė pikėllimi tė palejueshme.
    Po nesėr?
    Nesėr nisem nė Maqedoni pėr tė marrė pjesė pėr tė tretėn herė nė "Mbrėmjet Poetike tė Strugės", veprimtaria mė e madhe poetike nė Evropė, ku zakonisht ftohen 100 poetė nga 40 vende tė botės.
    Vetėm?
    Me mikun tim, poetin e shkėlqyer Visar Zhiti, tanimė tė dy tė papunė. Me sa duket, kėta tė sotmit, nga Platoni kanė lexuar vetėm atė pjesė ku ai kėrkon dėbimin e poetėve nga Republika e tij "ideale".

    Bisedoi: Admirina Peēi

    Kush ėshtė Xhevahir Spahiu
    Ka botuar rreth 20 libra dhe poezitė e tij janė pėrkthyer nė 20 gjuhė tė botės. Nė vitin 1973 ėshtė kritikuar publikisht nga Enver Hoxha, pėr ndikim e tė ideologjisė antimarksiste tė Sartrit. Mė 1979 libri i tij "Zgjimi i thellėsive" u mblodh dhe u bė karton si libėr rrebelonjės dhe sfidė ndaj shoqėrisė e partisė nė fuqi. Mė 1984-1985 vėllai i tij Seit Spahiu u dėnua me vdekje dhe poetit iu hoq e drejta e botimit pėr tė disatėn herė, kėsaj radhe vazhdoi njė vit e gjysmė. Mė 1998 zgjidhet Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Ėshtė vlerėsuar me 5 ēmime tė para kombėtare dhe me ēmimin e karierės "Njė jetė poetike" (2001). Ka pėrfaqėsuar me dinjitet poezinė shqipe nė dhjetra takime tė rėndėsishme ndėrkombėtare.

    Ē'kanė thėnė pėr poetin tonė?
    "…Xhevahir Spahiu, njė nga poetėt mė tė fuqishėm, mė energjik e mė tė talentuar tė Shqipėrisė sė sotme, qė mund tė quhet "zė i mbijetesės".
    Robert Elsie
    History of Albanian Literature
    Neė York 1995

    "E njoh shumė mirė poezinė bullgare dhe rumune, po sikur njė gjysmė Xhevahiri tė gjeja nė Bullgari, do tė isha i kėnaqur".
    "Me Xhevahir Spahiun edhe vetė poezia evropiane fiton nė origjinaliet dhe modernizim".
    Ante Popovski
    Akademik

    "Poezia e Xhevahir Spahiut hap njė etapė tė re me poezinė bashkėkohore shqiptare duke i zgjeruar mundėsitė e saj reflektive".
    Ali Aliu

    "Kjo ėshtė njė poezi emocionale, e tingėllueshme dhe me figuracion origjinal… Fjala shfaq veten nė njė strukturė, nė njė sintezė poetike, ku shfrytėzohen me mjeshtėri pasuritė fonetike tė shqipes".
    Xhevat Lloshi

    "Pėrsa i pėrket Xhevahir Spahiut, ai shquhet pėr njė art origjinal tė "poezisė qė godet", e cila shfaqte, nė se mund tė themi kėshtu, si shprehja mė elokuente e lakonizmit. Pa i kursyer evokimet e vrullshme, tonet e ngjeshura dhe tė prera, ai arrin nė njė gjallėri tė madhe shprehėse nėpėrmjet sė cilės ngre lart tė gjitha freskitė rinore dhe zgjuarsitė e zemrės, kundėr tė gjitha errėsirave kėrcėnuese".
    Aleksandėr Zoto,
    Paris 1984

    "Kalorėsi i njė urdhėri tė bekuar qė njerėzimi e krijoi mijra vjet mė parė nė kėrkim tė vetėpėrsosjes, pėr tė fisnikėruar mendjet dhe shpirtrat humanė, Xhevahir Spahiu nuk e sheh veten as tek shqytarėt, as tek ustallarėt e tyre. Por ai ėshtė qytetar krenar dhe nuk mund tė qėndrojė as si Shen Pjetri. Ai ėshtė rob i poezisė dhe zot i saj gjithashtu.
    Si njė sizmograf modern, pėrmbledhja e Xhevahir Spahiut ka shėnuar gjurmėt e tėrmeteve tė jetės me sinjalet e fjalės artistike. I provoi tė gjitha, suksesin e bujshėm, simpatitė e shprehura e tė pashprehura, mpirjen e pėrkohshme tė frymėzimit nga rrethanat e kohės, ndėshkimin, masat administrative, rebelimin poetik qė vjen natyrshėm pastaj, humbjen apo rrallimin e shokėve tė pavėrtetė, njė jetė tipike poeti, qė bėn bashkė diēka nga Migjeni, nga Petro Marko, nga rraca e talenteve tė mėdhenj. Dhe mbeti prapė po ai, kėngėtari i krenarive dhe dramave tė botės shqiptare.
    Shaban Sinani

    -----------
    gjynaf..

  2. #2
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Intervista me e bukur qe kam lexuar, gjynah qe ajo shprehja popullore eshte me ***, gje me te bukur rradhe kam pare.
    Sa per ate qe "komandojne te paaftet" ,ne kohe paqe , eshte ligj kudo jo vetem ne shqiperi. Provoni te kerkoni pune ne perendim, (pergjate proves) neqofte se tregoni me shume mjeshteri se shefi, ai s'ju puneson, fare thjesht ju beheni rival i tij per post. Po ashtu po te jeni me ambicioz se patroni, ai ju flak, qe te mos jeni ju ai qe do i blini ndermarjen.
    Diferenca eshte se te paaftet tane si dhe te aftet, jane ne nivel shume te ulet ne raport me homologet e tyre perendimore.
    Vetem kur stuhia sundon detin (kohe lufte) ekipazhi (shoqeria) ka nevoje per kapiten (individe) te zote, ngaqe e gjitha jeta e tyre varet nga zotesia e tij.
    Prandaj populli shqiptar (jo vetem ai) vetem ne kohe lufterash eshte drejtuar nga HERONJ.
    Ai historiani ka pas te drejte kur i thote; "te kan bere nder". Me se e vertete.
    Nganjehere nje njeri megjithese i zgjuar, nga mungesa e kurajos, detyrohet intelektin e tij ta vere ne sherbin te te tjereve, vetem te siguroje nje rroge te vogel por te sigurte (ēdo muaj).
    Ai mund te vdese ne ket pozicion. Une vetem kete e quaj GJUNAF te vertete, per kombin dhe per te. Gjith inteligjenca e tij varet nga kapaciteti i ministrit (rastin tone) me kuptu gjerat.
    Imagjino te varesha une nga kapaciteti Antonit (kukuja si thone kosovaret) bej shaka
    Keshtu qe une them ; me per hajer ka per ti dal, po te jete me te vertet i zgjut, ashtu si te tjeret mendojne per te.
    Kur kurajo mungon, ēdo intervenim i jashtem eshte ndihmues.

    Mbreti marokut, kur vuri kemben ne truallin spanjoll, si MBRET (njeri kurajoz) dha urdher: "Te digjen anijet!" (anijet e tyre qe sapo zbarkuan).
    Pasi urdheri u ekzekutua, ai i drejtohet "shokeve te armeve":
    " Tani s'kemi me si kthehemi m'prapa, rruga jone e vetme eshte; ja te vdesim, ja te sundojme" dhe marokenet e sunduan Spanjen per 7 shekuj. Ndryshe do te ishin thyer.
    Keshtu e gjthe meseleja, kuptoj se Xhevati i ka kuptuar drejt gjerat, ai do te dije si te dale perseri ne breg.

    ps, desha qe mbretit marokut ti jap theks lab, me qe maroku ndodhet ne jug, po me sa shoh s'ja kam arrit qellimit.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 20-11-2007, 13:31
  2. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  3. Femra ne Islam.
    Nga FLORIRI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 08-07-2004, 15:52
  4. Botim i sotem i gazetes Koha Jone.
    Nga Enri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-06-2002, 04:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •