Pse me me shpallen armik te popullit
Me poshte po sjell nje shkrim te Vangjush Gambetes ku tregon vuajtjet e tije nen regjimin komunist. Pasi kam lexuar edhe gjera te tjera nga ky intelektual i persekutuar mendova se do te ishte interesante edhe per ju shkrimi i me poshtem ku nxjerr lakuriqsine e atij sistemi. Ky shkrim eshte sjelle edhe ne nje teme tjeter te ketij forumi por meqense nje antari i ketije forumi (Brari) me propozoi ta hedhe edhe te hisoria une ia plotsova deshiren.
Shkrimi eshte pak i gjat porje vlen qe ta lexosh sepse eshte nje shkrim real dhe i jetuar nga autori.
Pse mė shpallėn armik tė popullit
Rrėfimi: Trimat i korri lufta, ndėrsa pas ēlirimit diktatura i futi njerėzve lepurin nė bark
Autori i Lajmit: Vangjush Gambeta
Dola nga zyra dhe u drejtova pėr nė klinikėn dentare, ngjitur me klubin e gazetarėve. Qė kur isha nisur pėr tė vajtur nė mbledhje i thashė sime shoqeje, qė tė mė priste pikėrisht aty, jo nė klubin e gazetarėve, ku e linim shpesh takimin.
-Jo! Nė klubin e gazetarėve jo!
-Pse?
-Qė nga mbledhja e parė tė gjithė i shmangen takimit me mua nė vende ku ka njerėz tė tjerė. Askush nuk i ka qejf dėshmitarėt. Dha kanė tė drejtė, se dėmtojnė veten dhe mua: Pse e takove?, Ēi the?, Ētė tha? Fillon tė veprojė mekanizmi i vigjilencės pėr tė zbuluar armiqtė.
Nė korridorin e klinikės po mė priste ime shoqe. Takimin e kishim lėnė pėr nė orėn 12. Unė mendova se mbledhja e fundit e organizatės, ku do tė merrej vendimi, nuk kish pse tė zgjatej mė tepėr se dy orė. Por ajo kishte plot njė orė qė po mė priste aty. Se edhe ajo e dinte qė mbledhjet e partisė, sidomos kur ishte fjala pėr tė zbėrthyer ndonjė armik, dihej se kur fillonin, por nuk dihej se kur mbaronin. Njė orė ecejak nėpėr korridor. U ul dhe u ngrit disa herė nė stolin buzė murit. Mirė qė nė atė turmė pacientėsh nuk i doli ndonjė i njohur. Ēdo ti thoshte? Ēpo priste? Unė e kisha porositur: Asnjė bisedė! Me asnjeri, po tė pyeti gjė pėr mua. Por, nė fund tė fundit, ērėndėsi kishte kjo, kur ajo priste me ankth pėrfundimin e mbledhjes? Do ti thoshte ēdo tė njohuri, po ta pyeste, se njė dhimbje e tmerrshme e dhėmballės e kishte lėnė tėrė natėn pa gjumė. Kushdo do ta besonte, kur ta shihte tė zverdhur nė fytyrė, ēehreprishur, shikimhumbur. Kushdo, me pėrjashtim tė gazetarėve qė e dinin se nė zyrėn pėrballė po e zbėrthenin tė shoqin me pyetjet: Kur? Ku? Me cilin shoqėrohesh? Ētė ka thėnė Filani? Po ti ēi the? Dhe edhe me ndonjė thirrje tė tillė: Folė, Vangjush, hapju Partisė, tregohu i sinqertė, Partia ėshtė zemėrgjerė, do tė tė ndihmojė, nėqoftėse edhe ti do ta ndihmosh Partinė pėr tė zbuluar mė tej veprimtarinė e kėtyre armiqve tė Partisė dhe tė popullit! Dhe tė gjithė duhet tė diskutojnė, tė demaskojnė armikun. Pėrndryshe e fute veten nė listėn e tė dyshuarve, qė u vjen keq pėr armikun. Unė e di se shumica e diskutantėve ndjejnė dhe mendojnė ndryshe. Por kjo ska rėndėsi. Pėr tė gjykuar diskutimet e shokėve unė u pėrpoqa tė kujtoja se si kisha diskutuar unė vetė, kur nė mbledhjet e organizatės kemi zbėrthyer dhe dėnuar tė tjerė. Dhe me gjithė zemėr i fala gjyhnaqarėt e mij
Jeta jonė qėnka njė shfaqje teatrale pa spektatorė. Tė gjithė jemi aktorė, kemi njė rol tė caktuar nga partia. Kujdes, se mos tė tė shpėtojė ndonjė fjalė qė nuk pėrputhet me rolin e caktuar! Pėrndryshe e hėngre! Ska mė trimėri. Trimat i korri lufta kundėr pushtuesit. Pas ēlirimit diktatura na futi lepurin nė bark.
Mė nė fund!, mendoi ajo kur mė pa qė mezi po ngjitesha nė shkallė. Mu afrua.
-E?..
E kapa pėr krahu, a thua se doja ta mbaja mos rrėzohej kur tė dėgjonte gjėmėn, dhe i thashė me njė zė qė e dėgjuam vetėn ne tė dy:
-Mbahu, zemėr! Qė sot e tutje ti je gruaja e njė elementi antiparti.
Rrufe! Por njė rrufe qė nuk ishte e papritur, se kishte kohė qė ishte turbulluar moti. Me gjėmime e bubullima dhe me goditjet t rrufeve njerėzit ishin mėsuar. Shumėkush priste radhėn qė tė binte rrufeja nė shtėpinė e tij.
Nga mendja dhe zemra e saj u fshi pėrnjėheresh ēdo mendim e ndjenjė, me pėrjashtim vetėm tė njė mendimi dhe tė njė ndjenje: Si do ti vejė filli shpirtit tė mamit, Artanit 13-vjeēar? Kurrė nėna nuk mendon pėr vete, kur i kanoset rreziku fėmijės sė vet.
-Po tani?
-Se di! Unė di vetėm njė gjė, qė titulli element antiparti ėshtė parathėnie ose e burgut, ose e internimit.
-Tu thaftė goja! Si ti thotė goja kėto fjalė?
- Mė ėshtė tharrė prej kohėsh. A e di ēėshtė trimėria, Leti? Nuk tė kujtohet si na e ka shpjeguar Lim Keta nė Durrės? Trimėri ėshtė qė edhe nė situatėn mė tė vėshtirė tė mos e humbėsh torruan, por ta mbledhės veten! Tani tė shko nė shtėpi. Unė do tė vij pak mė vonė. Merre edhe djalin brenda. Mos e lerė nė oborr me shokė. Dhe mos folė me njeri, pėr asgjė.
-Pėrcillmė mua. Nuk shkoj dot vetėm. Po mė dridhen kėmbėt.
E pėrcolla deri nė hyrje tė pallatit, pa hyrė nė oborr, qė nė kėtė orė ėshtė i mbushur me fėmijė.
-Mos u vono, nuk rri dot vetėm nė shtėpi.
Unė kisha shumė nevojė tė isha vetėm pėr njė copė kohė, tė mendoja: ēdo tė ndodhte mė tej? Vetėkuptohet, se unė nuk mund tė punoja mė si gazetar, dhe aq mė pak nė Zėrin e Popullit. Mė thanė tė prisja nė shtėpi njoftimin se ku do tė punoja.
Fillova njė shėtitje, duke ecur ashtu kot, pa adresė, ku mė shpinin kėmbėt. Nuk doja tė takoja ndonjė tė njohur. Ēti thosha? A mund tia qaja hallin tim? Po tia them, si do tė reagojė? Gjatė njėzet vjetėve tė punės nė gazetė unė kisha njohur shumė njerėz, edhe ėngjėllin, edhe djallin. Por ēka mė shumė nė kėtė botė, ėnjgjej apo djaj? Tani, me statusin tim si element antiparti do ti kuptoj mė mirė, do tė di ti dalloj.
E ndjeva veten tė lodhur. Pastaj mendova: Jo, kjo nuk ėshtė lodhje, kjo ėshtė frikė, frikė pėr tė ardhmen. E kuptova se kisha nevojė pėr njė kafé qė tė mblidhja veten. Dhe ja, nė rrugėn e Barrikadave, karshi restorantit Peshku ėshtė njė bufe. Hyra. I thashė bufetieres: Mė bėj njė dopio-kafe. Ajo mė pa e habitur. Por e bėri, madje shumė tė mirė, nė njė filxhan ēaji. Ajo, mesa duket, e kuptoj shqetėsimin tim, duke mė parė me vėmendje. Pastaj hoqi sytė mėnjanė dhe tha me zė tė ulėt: Halle-halle kjo botė. Pastaj mbushi njė gotė konjak dhe ma vuri nė banak, afėr filxhanit tė kafesė.
-Mė fal, shoqe, po unė porosita vetėm kafe!
- Konjakun e ke nga ai shoku atje, - dhe mė tregoi me dorė njė burrė qė po pinte nė fund tė banakut.
Ishte miku i njė kolegut tim. Punonte nė NTLUS. E kisha takuar disa herė. Kur binte fjala pėr punėt e ndėrmarrjes ai shpesh e fuste si pykė frazėn se kėshtu na ka mėsuar Partia. Mendonte se kėshtu duhet folur me gazetarėt e Zėrit tė Popullit.
Sytė tona u ballafaquan. Ai mė pėrshėndeti me njė lėvizje tė kokės, por nuk mu afrua, siē do tė bėnte, pa dyshim, njė ditė mė parė, kur nuk e dinte se ēmė kishte ndodhur. E mori gotėn te banaku, e afroi te buzėt dhe, pa mi shqitur sytė, tundi kokėn dhe dorėn e majtė, sikur donte tė mė uronte:Shėndet dhe durim! dhe e rrėkėlleu me fund. Pastaj bėri disa hapa, por ndali dy pėllėmbė larg meje, dhe iu drejtua banakieres pėr tė paguar. Pa i hequr sytė nga banakierja, ai tha: I kam dėgjuar tė gjitha. Po ēpatėn me ty xhanėm? Durim, se me sa po dėgjojmė Me kaq qoftė se ka edhe mė keq
-Si? Si the? Ēfarė stė pėlqeu? Ēka mė keq? - iu hakėrrua banakierja. Ajo mendoi se ato fjalė iu drejtuan asaj dhe ia pėrplasi kusurin me inat nė banak.
-Jo, jo! Asgjė, se kam me ty, fola me vete, ashtu kot! dhe doli me nxitim nga lokali.
-Po ky ēpati? Kush ėshtė ky mo shok? E njeh ti? mu drejtua mua bufetierja.
-Jo! Sot e njojta. Dhe me tė vėrtet atė ditė e njojta mirė.
Ai e lojti bukur rolin, nė mėnyrė qė dy klientėt e tjerė qė ishin nė lokal tė mos mendonin se kishte biseduar me mua. Por kėtė herė ai nuk veproi ashtu siē na ka mėsuar partia.
Kjo jeta jonė qėnka njė teatėr pa spektatorė, tė gjithė janė aktorė, tė gjithė pėrdorin maska pėr tė fshehur ndjenjat dhe mendimet e tyre. Ideator, skenarist, regjizor dhe operator ėshtė i njėjti njeri, Enver Hoxha.
Mos po e tepėroj, nga qė jam i shqetėsuar? I shqetėsuar? Jo! Mė tepėr jam i revoltuar. Qendrimi i tė njojturve ndaj meje tani e tutje do tė jetė i hapur, pa maskė, pro ose kundėr. Diskutimet nė mbledhjet e fundit mė zhgėnjyen pėr disa qė i konsideroja shokė, por mė zbuluan disa tė tjerė, qė nuk i kisha vlerėsuar mė parė. Tė parėt, pėr tė fituar pikė nė sytė e tė deleguarit tė Komitetit tė Partisė, mė shanė mbarė e prapė; tė dytėt i zgjidhnin me kujdes fjalėt pėr tė mė rėnduar sa mė pak, por nuk ua mbante tė mbronin argumentat e mia. Tani e kuptova se njeriu nuk qėnka ose ėngjėll, ose djall, ose i bardhė, ose i zi. Ndėrmjet kėtyre dy ngjyrave ka shumė nuanca.
Pėrse mė parė mendoja se ky burrė ėshtė njė kalė karroce me targė PPSH? Por ndoshta shumė tė tjerė kėshtu mė kanė vlerėsuar edhe mua?
Ktheu nė shtėpi! urdhėrova veten. Ēpo bėjnė tani Violeta me Artanin?
Nė oborrin e pallatit djemtė po luanin me top. Mė duhej tė kaloja rreth njėzet metra pėrmes oborrit pėr tė hyrė nė apartamentin tim. Djemtė sa mė panė ndaluan lojėn dhe mė shoqėruan me shikimin e tyre fėminor, por tė heshtur.
Po kėta ēkanė? Pse ngelėn si tė ngrirė?. Por shpejt e kuptova se nė familjet e tyre emri im ato ditė ishte lakuar nė tė gjitha rasat.
Sa i rashė ziles sė apartamentit tim, pėrnjėheresh u hap dera e apartamentit pėrballė. U hap pak, aq sa nxorri kokėn Sokrati dhe, si pa qė nė shkallė nuk kishte njeri tjetėr, mė tha:
-Vangjush! Kur tė tė thėrrasin nė Komietin e Partisė mos thuaj asnjė fjalė mė tepėr nga ēke thėnė nė organizatėn bazė, se tė trullosin me aq shumė pyetje, sa tė bėjnė qė tė bindesh se ti ia ke prerė ujin fshatit. Mė kuptove? Kaq! dhe e mbylli derėn, me kujdes, pa zhurmė.
(Vijon)
Thashė me vete: Faleminderit, por kėtė unė e di vetė.
Nė ēast e hapi derėn Violeta.
-Mezi qetėsova djalim, - mė tha, - po qante. por edhe Violeta nuk mi fshehu dot sytė e saj tė pėrlotur. Tani ėshtė ulur pėrpara televizorit, le tė humbė mendjen me ndonjė film.
U ulėm nė minder. Heshtje, heshtje, dhe pėrsėri heshtje.
-Po fole njė fjalė, - mė tha Violeta.
-Ētė them? As vetė spo kuptoj gjė. As jam nė gjendje tė mendoj.
-Ndoshta nesėr nė Komitetin e Rajonit
-Pėr raste tė tilla nuk vendos Komiteti i Rajonit. Vendosin mė lart. Kėtij rrebeshi nuk i shpėtojmė dot. Mblidhe veten. Bėju e fortė, qetėsou.
-Qetėsizeza. Unė mendoj vetėm pėr djalin.
-Kurse unė mendoj pėr ty dhe pėr djalin.
-Bėji njė letėr ndonjė tė madhi. Ankohu.
-Ėshtė e kotė. Nė kushte tė tilla, kur njerėzit dėnohen jo nė bazė tė fakteve, por nė bazė tė dyshimeve dhe hamendjeve, ankesa tė tilla as qė shqyrtohen. Dėnimet vendosen para se tė bėhet gjyqi. Nėqoftėse faktet mungojnė, nuk ėshtė vėshtirė qė ato tė trillohen. Kjo do tė ndodhė edhe me mua, kur tė mė zbėrthejnė nė Komitetin e Rajonit.
-Po ētė bėjmė atėhere?
-Ah, po. Diēka duhet tė bėjmė. E di si ėshtė puna? Sėshtė ēudi qė tė na kontrollojnė edhe shtėpinė. Unė duhet tė shoh raftin e librave dhe sirterin tim, mos ka gjė qė duhet zhdukur. Ka gjėra qė duhen djegur. A smė bėn njė kafe tė fortė? Unė po kontrolloj andej.
Kalova nė dhomėn tjetėr. U ula nė njė karrige pėrballė raftit tė librave. Vendosa bėrrylat mbi gjunjė dhe u pėrkula pak, qė koka tė mbėshetej mbi pėllėmbėt e duarve. Doja tė mendohesha: ēfarė duhet pastruar? Ndonjė libėr italisht, se mos mė akuzojnė pėr ndikime tė kulturės borgjeze, ndonjė libėr rusisht, se mos mė akuzojnė pėr nostalgji ndaj rusėve. Por nuk pėrqendrohesha dot. Mė vėrtiteshin nė kokė fraza tė palidhura njėra me tjetrėn: Librat ekonomike janė tė zanatit, sprishin punė, :Po kujt i duhet kjo kasaphanė?, Edhe pllakat e gramafonit duhen parė, se mos ka ndonjė kėngė ruse. Si tha ai? Nuk e shikoni si pi pėrgjigjet: po, jo, po, jo. Nuk do ti hapet partisė, nuk ėshtė i sinqertė. Unė armik i popullit?!
Zgjodha disa libra, disa fotografi e blloqe shėnimesh. Duhen djegur. Theva disa pllaka gramafoni. I thashė gruas: Unė po dal ti hedh kėto nė oborr, nė kazanin e plehrave. Ti ndize zjarrin nė sobė. Do tė djeg libra? Do tė bėja njė krim pėr herė tė parė nė jetėn time: do tė digjja libra. Mu kujtua Biblioteka e Aleksandrisė, prandaj e quajta krim. Ēe do Volterin, kur ke Lufta ime tė Hitlerit?. Pse vete nė bobliotekė dhe lexon libra tė huaj? Stė mjaftojnė materialet e partisė dhe veprat e shokut Enver?
Hyri Violeta.
-E, mbarove? mė pyeti. Kafen e ke gati. Ajde, se po mėrzitet djali vetėm.
Kalova nė kuzhinė. U ula nė minder afėr Artanit.
-E pe filmin? e pyeta.
-E pashė.
-I bukur ishte?
-Nuk e kuptova. Se kishe mendjen te filmi.
-Po ku e kishe?
Heshtje. Heshtje e gjatė. Heshtje qė vret, kur zemra rreh e ērregullt. Heshtjen e prishi Artani.
-Babi, pse je i inatosur ti kėto ditė? Se ēke njė gjė ti, qė sma thua mua. Por mua mė thanė shokėt
-Ētė thanė shokėt?
-Ata smė thanė gjė, vetėm mė pyesnin Ēka bėrė babi yt? Ēdo ti bėjnė babit tėnd? Ti mua s,ė ke treguar gjė. Si tu them nesėr?
U ngashėrreva. U kollita fort, me pahir, si shkak pėr tė dalė nė banjė, pėr tė shpėlarė sytė, qė nuk i pėrmbajtėn dot lotėt. Pas pak u ktheva i qetė. Jo, jo i qetė, por pak mė i qetė.
-Artan, sonte kemi njė punė. Gjithė ato libra qė kemi skemi ku i vemė. Disa prej tyre janė kot, sna duhen fare, ajde ti djegim. Ti e ke qejf flakėn nė sobė. Dhe nesėr do tė bisedojmė pėr ēdo gjė.
-Pėr ēdo gjė?
-Po.
Artani heshti. Rrinte si i ngrirė, Arturi qė nuk rri dot dy minuta pa folur e pa lėvizur.
U ēova, edhe Artani pas meje. Nga dhoma tjetėr i sollėm nė kuzhinė ato sendet armiqėsore qė duheshin djegur.
Violeta mė tha me gjysmė zėri:
-Tė ndezim zjarr nė mes tė verės? Mos shohė njeri tymin dhe dritat e ndezura nė apartamentin tonė nė orėn njė tė natės
-Oxhaku ynė ėshtė nė mes tė taracės dhe nata ėshtė pa hėnė, asgjė nuk duket.
Pėrpara derės sė hapur tė sobės u ulėm tė tre nė divan. Nė mes Artani. Filloi djegja. Librat shqyheshin, zbėrtheheshin, qė tė digjeshin mė mirė e mė shpejt.
Heshtje, heshtje e zymtė. Tė tre shihnim flakėn nga dera e hapur e sobės, qė pėrpinte fletė tė mbushura me ngjarje, mendime, ndjenja.
Heshtjen e prishi pėrsėri Artani:
-Po edhe kėtė babi?
Artani mbante nė dorė njė libėr pėrrallash italisht, qė e mbante si gjė tė shtrenjtė. Godete fanciulli ishte titulli i librit dhe kishte ashumė ilustrime tė bukura.
Disa vite mė parė mund tė shihje nė Tiranė kanalet televizive italiane nėpėrmjet repertitorit tė Dajtit dhe Artani i qepej ekranit me orė tė tėra pėr tė mėsuar italishten. Godete fanciulli ishte libri i parė italisht qė ai kishte lexuar. Godete fanciulli ishte pėr tė abetarja e italishtes. Abetarja ėshtė gjithnjė e dashur.
-Edhe kėtė babi?
-Po ēe do, mor bir, ti kėtė e ke lexuar njėqind herė.
Artanit iu drodh buza e poshtme dhe i shpėtuan lotėt. Unė e kuptova se Artani ndjehu njė gėrvishtje nė zemėr.
-Babi, po ta kishe kalin e Xhanpaolos a do ta digjje sonte?
Kjo nuk ishte njė frazė e thėnė kot, nuk ishte njė pyetje. Kjo ishte njė shuplakė qė mė dha im bir.
Unė i kisha treguar Artanit se kur isha i vogėl, gjashtė a shtatėvjeēar, kisha njė shok tė ngushtė, Paolon. Njė inxhinier italian, Bonfiliori e quanin, kishte ardhur me gjithė familje nė Korēė, i thirrur nga njė shoqėri, si specialist bonifikimi. Ata kishin zėnė me qira njė shtėpi, karshi shtėpisė ku banonte familja ime. Zonja e Bonfiliorit u miqėsua me timė, kurse unė u bėra shok me djalin e tyre, bashkėmoshatarin tim Paolo. Por aty nga viti 1937 a 1938 Bonfiliori u largua nga Shqipėria. Paolo mė la si kujtim njė pjatėzė argjendi, me emrin e tij tė
Edhe Godete fanciulli mė mbeti mua. Por njė vit mė parė, nė oborrin e shtėpisė sime Paolo solli kalin e tij lėkundės, qė ishte lodra jonė mė e dashur. Njė natė unė e harrova kaluēin nė oborr, dhe njė shi rrebesh, siē ndodh nganjėherė nė verė, e prishi kalin e bukur prej kartoni tė presuar. Dhe unė qava, siē qau Artani, kur flaka pėrpiu librin Godete fanciulli.
-Po ta kishe sot kaluēin e Paolos
Kjo ishte njė shuplakė pėr mua. Mu duk sikur im bir mė tha: Frikacak! Artani nuk ishte frikacak, jo se ishte trim, por se nuk e njihte frikėn, ishte i vogėl, lindur dhe rritur jo nė ato mjedise, ku bashkėmoshatarėt e tij i kishin mėsuar fjalėt burg dhe internim qė kur pinin gjirin e nėnės.
Kishin kaluar rreth dyzet vjet, qė kur ai rrebesh i mallkaur kishte prishur kaluēin e bukur. Pastaj filloi lufta. Pastaj erdhi paqja. Por ēfarė paqeje? Kush kish guxim tė pėrpiqej tė lidhej me shokune dashur tė fėmijėrisė, kur ky shok ishte i huaj?
Tė biesh nė luftė i goditur nė kraharor ėshtė trimėri, por tė biesh kot, nėn akuzėn fantastike se ti e edukon djalin me libra tė huaj, se ke lakra nė kokė, ose, edhe mė keq, U vėrtetua se i akuzuari ka qėnė agjent i SIM-it, lufta ia ndėrpreu veprimtarinė e tij kriminale dhe pas lufte ai u pėrpoq tė rivendoste lidhjet e tij tė vjetra. Fraza tė tilla, tė pėrdorura nė sa e sa gjyqe, i kishin bėrė njerėzit mė tė menēur. Dhe unė nuk isha budalla qė tė mos kisha frikė
Duke menduar kėto, vura re se zjarri ishte tulatur, librat armiqėsore ishin djegur.
-Po Artani ku vajti? pyeta, kur nuk e pashė djalin pranė.
-Nė dhomėm matanė ėshtė, mė tha Violeta.
Nė ēast Artani hyri nė kuzhinė. Nė dorėn e majtė ai mbante pjatėzėn e argjendtė dhe nė tė djathtė njė goshdė.
-Po kėtė, babi, ta gėrvisht, qė tė mos lexohet emri?
Artani ishte burrėruar brenda disa ditėve. E kuptova se nuk ishte mė nevoja qė tė nesėrmen tė bisedoja me tim bir pėr ēdo gjė, siē i premtova.
-Gėrvishte bir! i thashė, dhe ndjeva njė gėrvishtje tė thellė nė zemėr.
FJALĖ PĖR KAUN E MENĒUR
Ishim nė kulmin e fushatės pėr mbjelljen e misrit. Nė pesėminutshin e mėngjesit brigadieri ndau detyrat.
- Ti Ali, - iu drejtua pendarit tė brigadės, - merr pendėn e qeve dhe mbill atė ngastrėn nėn rrugė, mbi Dodajt. E vogėl, por ėshtė njė copė e mirė ajo. Ka edhe kroin afėr.
- Kush do tė mė hedhė farėn?
Brigadieri hodhi sytė nga unė.
- Merr Vangjushin, - tha, - ai ska mbjellė ndonjėherė misėr, por do tė mėsohet. Shpjegoja ti se si hidhet fara, sėshtė punė e vėshtirė.
Ai pėrsėri e drejtoi vėshtrimin nga unė, mė pa me vėmendje pėr disa ēaste. Ai nuk mė tha gjė, por unė e ndjeva se ai donte tė mė thoshte: Ėshtė punė e lehtė. Do tė mėsohesh. Ske ēi bėn.
Pėr Aliun dija vetėm se ėshtė njė pendar i zoti, i pafjalė dhe punėtor i madh. Por mua smė kishte rėnė rasti asnjėherė tė shkėmbeja dy fjalė me tė. Nė pėrgjithėsi ai ishte i heshtur. Nė mbledhjet e brigadės dhe gjatė punės ai fliste rrallė, shkurt dhe vetėm pėr punėn.
Kur brigada filloi tė shpėrndahej, u nisa drejt magazinės sė brigadės pėr tė marrė farėnr e misrit. Mė takoi tė bėja njė copė rrugė me Ismail Qerimin qė e njihja mirė.
- Ēfarė njeriu ėshtė ky Aliu? e pyeta. - Mė duket tip i ftohtė, i pashoqėrueshėm. I ka fjalėt shumė tė shtrenjta.
- Eh! Do tė punosh disa ditė me tė dhe do ta njohėsh. Ėshtė shumė burrė i mirė. Pendari mė i mirė i kooperativės. Punon shumė dhe flet pak. I ka fjalėt vėrtet tė shtrenjta, sepse pikėrisht pėr disa fjalė qė i lėshoi pa kontroll i hėngri tetė vjet burg. Parvjet doli. Por ti mos e pyet pėr tė kaluarėn, se nuk ka qejf ta kujtojė
U ktheva me qesen e misrit te ara e Dodajve. Ndėrkaq kishte mbėrritur edhe Aliu me pendėn e qeve. Mė shpjegoi se si duhej tė ecja prapa pendės sė qeve dhe sa kokrra misri duhej tė hidhja nė hulli e nė ēdistancė.
Filluam. Unė dėgjoja i habitur se si komunikonte Aliu me pendėn e qeve. U bėrtiste disa fjalė qė ishin krejtėsisht tė pakuptueshme pėr mua. Ishte njė zhargon profesional, me sa duket, por qė Kuqua, kau plak, e kuptonte shumė mirė dhe i zbatonte me pėrpikmėri urdhėrat qė i jepte Aliu. Por nuk ndodhte kėshtu me Balon, kaun e ri, qė herė-herė pėrpiqej ti shmangej hullisė.
Pėrse Aliu kishte zgjedhur sot Kuqon dhe Balon, njė plak dhe njė tė ri, pėr ti mbrehur nė tė njėjtėn pendė?
Ia bėra kėtė pyetje Aliut. Ai u mendua disa ēaste, pastaj tha:
- Kuqua punon mirė, por ėshtė i vjetėr, e ka lėnė forca. Po ti mbrehėsh tė dy tė vjetėr nuk realizohet norma. Kurse ai i riu, e sheh si i shndrit lėkura? Ėshtė i fortė, por nuk di tė tėrheqė parmendėn, kėrkon tė bredhė, del nga hullija, dhe puna ska cilėsi. Prandaj duhet mėsuar. Dhe ai mėsohet duke u mbrehur nė njė pendė me tė vjetrin, tė mėsohet tė ecė drejt nė hulli, dhe jo tė shmanget herė majtas dhe herė djathtas.
Kjo ishte biseda e parė qė po bėra me Aliun, kur ai urdhėroi tė bėnim njė pushim, se qetė duhet tė ēlodhen dhe tė hanė. Por edhe Aliut, edhe mua, na kishte ardhur koha pėr tė mbushur llullat.
I shpuri qetė anės arės, afėr njė togu me jonxhė, qė e kishte sjellė vetė kur ardhi nga stalla. E ndau jonxhėn nė dy pjesė, i vuri nja dhjetė metra larg njėra-tjetrės. Nė njėrėn afroi Kuqon, nė tjetrėn Balon.
- Pse ua ndave? e pyeta Aliun.
- Ai duhet mėsuar jo vetėm tė punojė, por edhe tė hajė. Vėreji. Pėr ēdo mbllaēitje tė Kuqos, Balua mbllaēitet tri herė. Ėshtė i ri, sdi masė ai, e le plakun pa ngrėnė. Kuqua sot, me Balon e ri, e ka vėshtirė, lodhet mė shumė, duhet tė jetė i ngopur. E pashė oreksin e Balos, prandaj ua ndava Nuk duhet tė hanė nė njė sofėr. Se kau ska gojė qė tė flasė e tė ankohet, por ne duhet ta kuptojmė hallin e tij.
Aliu fliste mendueshėm, me fraza tė shkurtra. Pas ēdo fraze bėnte njė pauzė. Por sytė nuk ua ndante qeve, njė herė njėrit e pastaj tjetrit.
- Ti Ali qėnke i ēuditshėm. Ti sikur bisedon me ta
- Nuk bisedoj, jo! Tė thashė, kau ska gojė qė tė flasė, por ai kupton, ėshtė kafshė e menēur
- Instinkti, - doja ta korrigjoja unė.
- Si the? Insikti? Ēėshtė kjo?
- Ėshtė aftėsia e trashėguar e kafshėve pėr tė vepruar nė njė drejtim tė caktuar nė mėnyrė tė pandėrgjegjshme. Kėshtu e shpjegon shkenca.
- Jo insikti, jo, por mendja! mė kundėrshtoi me forcė Aliu. - Se ju tė shkencės, or mik, kur nuk e kuptoni vetė njė gjė, i vini njė emėr tė pakuptueshėm, tė ngatėrruar, qė tė na ngatėrroni edhe neve. Kaut i punon syri, veshi, ai e ndjen urinė, por ka edhe frikė. Ai sheh qė e drejtojnė hulli pas hullije. Nė krye e nė fund tė ēdo hullije dėgjon majtas! e djathtas!. Njė herė, njėqind herė, njėmijė herė dhe fiton eksperiencė. E kupton se po i vure zgjedhėn, kėto duhet tė bėjė. E kupton se po tė punojė mirė do ti japin mė hajė mė shumė. Por ka edhe frikė, se ndryshe - dhe vuri dorėn nė sqeparin e tij, qė e mbante gjithmonė me vete, me bishtin futur nė brez. Ai e kupton edhe kur dhe pse dėnohet. Kurse ti mė thua sitinki I vjetri i kupton kėto gjėra mė mirė se i riu. Pse? Se ka eksperiencė. Po eksperienca si fitohet, me mend apo me sitinki?
Zėri i Aliut ishte pak i ashpėr. Ai po mė qortonte qė unė e vija nė dyshim menēurinė e kaut. Ai nuk lejonte askėnd qė tė nėnvleftėsonte kaun. Ai kishte lidhur jetėn e tij me kėtė kafshė punėtore.
Aliu heshti dhe filloi tė mbushė llullėn e dytė. Ai tani e kuptoi se duke mbrojtur kaun, mė foli me zė tė ashpėr, pothuajse me inat. E pėr ta zbutur kėtė pėrshtypje mė hodhi qesen e duhanit:
- Mbushe njė nga ky i forti. Ėshtė i mirė.
Ai e hodhi vėshtrimin nga qetė dhe po i vėshtronte ngultas, sikur tė donte tu thoshte: E, ju mbrojta mirė? Se ne njerėzit jemė mendjemėdhenj, prandaj ju nėnvlerėsojmė. Ai dukej si i prekur nga qė unė i quaja pa mend kėto kafshė, me tė cilat ai ėshtė lidhur aq fort. Kuqua ngriti kokėn, drejtoi sytė nga Aliu, sytė e tij tė shndritshėm, si tė lyer me vernik. E falenderonte, apo priste urdhėr?
- Ēohemi! urdhėroi Aliu.
Por sapo u vuri zgjedhėn pėr tė filluar punėn, Balua, pasi ishte ngopur dhe ēlodhur, u gjallėrua dhe filloi nga ēapkėnllėqet. Nė vend qė tė ecte drejt, bėnte herė majtas e herė djathtas, nė pėrpjekje qė tė shkėputej nga Kuqua, tė ēlirohej nga zgjedha dhe tė bridhte sipas qejfit tė vet. Kuqua herė ecte drejt, herė i vinte pas qejfit Balos apo ndoshta nuk e pėrballonte dot forcėn e tij tėrheqėse? Balua donte tė kthehej pėrsėri tek jonxha. Aliu e shau dhe iu kėrcėnua. Por Balua spyeste! Ai nuk kishte frikė.
- Ndoshte edhe frikėn kau e fiton me eksperiencė? qesha unė.
- Mos qesh! mu kanos Aliu, - se the njė tė vėrtetė tė madhe. Pleqtė e njohin frikėn mė mirė se tė rinjtė!
Aliu u nevrikos. Ndaloi, nxorri sqeparin nga brezi dhe i goditi nga dy herė brinjėve edhe Kuqon, edhe Balon. Balua uli kokėn, sa nofulla e poshtme i preku tokėn. Goditja nė brinjė i shkakėtuaka kaut dhimbje tė fortė. Edhe Kuqua uli kokėn, por sytė ia drejtoi Aliut, sytė e tij tė shndritshėm, si tė lyer me vernik. Pastaj i mbylli paksa, dhe ata dukeshin tani mė tė ndritshėm, mė tė lėngshėm, sikur vernike ende tė mos ishte tharė. A thua ata sy tė menēur po lotonin? Me atė shikim ai kėrkonte nga Aliu mėshirė dhe dukej sikur i thoshte: Po me mua ēpate?
Nuk di si mė lindi kjo pyetje, ndoshta sepse e ndjeva dhimbjen e Kuqos dhe e kuptova urtėsinė e tij. Prandaj i thashė Aliut jo pa keqardhje:
- Po me tė ēpate?
- Ai ka mė shumė faj! Jo tė tėrhiqet nga Balua, por ta drejtojė atė! Tė mos ia falė asnjė ēapkėnllėk. Ndryshe Balua do tė mėsohet keq!
- Ska faj. Ai nuk e pėrballon dot forcėn e tij. Ai pėrpiqej, por nuk mundte. Ėshtė plak. Gjynah! Ja shėmbe kokėn. Shiko si po tė flet me sytė e tij tė urtė. Ti mė the se kau ka mend, por atėhere duhet pranuar se ka edhe ndjenjė. Po pati mend, ka tė drejtė edhe tė preket nga njė padrejtėsi.
Aliu shtangu. Nxorii llullėn dhe urdhėroi:
- Sillmė qesen e duhanit!
E kuptova qė mu drejtua mua, megjithėse sytė i kishte nga Kuqua. Por zėri i tij tani mu duk si i trishtuar, jo si zakonisht kur mė urdhėronte Pushim! ose Fillojmė!.
E mbushi llullėn pa ia ndarė sytė Kuqos. Me sa duket, u pendua qė e rrahu. Me sa duket, u kujtua se kjo fushatė mbjelljesh ndoshta ishte e fundit pėr Kuqon. Por ndoshta edhe pėr Aliun? Se edhe ai ishte nė prag tė pensionit. Fytyra e bronxtė e Aliut ndryshoi, ajo mori ngjyrėn e mermerit tė kuq. Atij po i vinte turp dhe inat njėkohėsisht. Inat kundėr vetes qė e rrahu, turp nga vetė Kuqua, qė me sytė e lotuar i nėnshtrohej fatit.
- Tė njiheshe vlera e kaut nuk e therrnin, - tha Aliu me zė tė ulėt, sikur i fliste vetes. - Ai punon e robėtohet tėrė jetėn dhe, kur i shterrojnė forcat, atė e therrin. Vendin e tij do ta zerė Balua. Por edhe kėtij do ti vijė dita Tė dy janė tė menēur. Por asnjėri nuk bėn dot pa tjetrin. Tė dy janė tė menēur, veē nuk di a janė aq tė menēur, sa ta kuptojnė se tė dy duhet tė mbrehen nė tė njėjtėn zgjedhė
C I G A R J A
Sekretarja e partisė hyri nė zyrė dhe, duke mu drejtuar mua me zė tė lartė, qė tė dėgjointe dhe llogaritarja, tha:
- Njoftoni tė gjithė tė administratės qė tė mblidhen nė ora
11 te oborri i shkollės fillore se kemi njė mbledhje shumė tė rėndėsishme.
Llogaritarja e pyeti:
- E pėrse ėshtė kjo mbledhje?
- Pusho ti! - iu pėrgjigj sekretarja prerė, por me buzėn nė
gaz. - Sikur se di ti! Tėrė fshati pėr kėtė po flet e ti se paske
marrė vesh. - Dhe pastaj duke u drejtuar pėrsėri nga unė, - Do tė mbajmė qėndrim pėr Hajriun, se nuk i ri goja rehat..
- Po ai ēka qė flet?
-Ai ėshtė njė plak pa shkollė, qė nuk di ti fshehė mendimet. Ato qė ka nė kokė i thotė hapur. Kėta sna prishin punė, sjanė armiq. Armiku i fsheh mendimet e veta, nuk i thotė hapur, por vesh mė vesh, tinėz, - ma preu sekretarja si me shaka, por jo dhe pa njė thumb. - Pse, edhe ti i ve faj Hajriut?
Kaq. Dhe doli nga zyra, si gjithmonė me nxitim, se ishte
shumė e ngarkuar me punė.
- Si nuk bėmė njė herė njė mbledhje tė parėndėsishme! Tė gjitha mbledhjet na qėnkan shumė tė rėndėsishme - mė tha llogaritarja duke qeshur.
Tėrė fshati pėr kėtė po flet dhe unė nuk ditkam asgjė? pyeta veten.
- Si ėshtė puna, Zenepe? - pyeta llogaritaren.
- Euuu! Skanė me se tė merren dhe kėta! Do tė demaskojnė Hajriun. E di atė plakun qė e ka shtėpinė ngjitur me timen? E paskan raportuar se ėshtė shprehur i pakėnaqur nga pushteti. Thonė se do ti heqin kartėn e Frontit. I shkreti Hajri!
Hajriu, plaku i urtė qė i lutej Zotit pesė herė nė ditė tinėz tė tjerėve, madje edhe tinėz djemve tė tij, por qė tė gjithė e dinin, ishte besimtar i madh. Aq i ndershėm dhe i padjallėzuar, saqė ndonjė i ri bėnte me tė edhe ndonjė shaka tė tepėruar.
Njė herė, njė nga djemtė e Kazdedajve, kafshar i sektorit qė shpėrndante bukėn pėr lagjet e Mersjanėve dhe tė Hoxhajve, e takoi Hajriun te dyqani i bukės, duke pritur qė tė dilte furra e parė e mėngjezit. Se ata tė Lagjes sė Keqe e kishin furrėn afėr dhe vinin vetė pėr tė marrė bukėn. Hajriu po priste nė radhė pėr tė marrė racionin e bukės sė pėrditėshme, i bindur se kėshtu kishte urdhėruar Allahu!.
Djali i Kazdedajve i vuri krahun Hajriut, e largoi pak nga rreshti, qė tė mos dėgjonin tė tjerėt, dhe i tha:
- Sonte tė kam parė nė ėndėrr. Ti ishte i veshur me njė xhybe tė re, me njė ēallmė tė gjelbėr nė kokė dhe, me kryhet lart nga qielli, dėgjoje zėrin e Mohamedit a.s., qė e dėgjova dhe unė. Ai tė tha: Shaqiri po ndėrton shtėpi tė re. Bekoje shtėpinė e tij qė tė mos i rrėzohet pėr njėqind vjet!
Hajriu e besoi. Paska qėnė njeri i shėnjtė, pėrderisa Mohamedi a.s. po e ngarkonte me njė detyrė hyjnore! Pasdite, sa filloi tė erret, kur dy ustallarėt ishin larguar, vajti te Shaqiri, i ra shtėpisė qė po ndėrtohej rreth e qark, diēka foli me vete. Shaqiri, qė po vinte pėr nė shtėpi nga stalla e brigadės sė parė, e pa dhe mendoi se kishte ardhur pėr ta uruar me rastin e fillimit tė ndėrtimit tė shtėpisė, siē ėshtė zakon nė fshat, e mirėpriti, pinė kafen e rastit dhe u ndanė.
E pra, ētė keqe mund ti sillte ky plak pushtetit?
- Pėrse ai paska qėnė i pakėnaqur, kur partia u kishte dhėnė tė dy djemve tė tij shkollėn e mesme, i kishte futur nė punė, njėrin mėsuės e tjetrin shitės, kur tė dy kėta me punėn e tyre tė mirė kishin fituar respektin e tėrė fshatit?
- Nuk ėshtė aty puna, - mė ndėrpreu llogaritarja. - Vėrtet xha Hajriu e lėshon ndonjėherė ndonjė fjalė pa kontroll, por pa tė keq. Ai i tillė ka qėnė tėrė jetėn. Pėrse u kujtuan sot Eh, ti se di? Tė kujtohet kur nė prag tė Vitit tė Ri erdhi nga rrethi njė autorizim pėr televizor? Sipas radhės i takonte Hajriut, se tė mėdhenjtė e kishin marrė mė parė. Dhe fshati nuk ishte kundėr. Por Filani tha se atij i takonte televizori dhe kushedi ēka trilluar kundėr Hajriut tė shkretė.
- Mirė, po Hajriu e mori televizorin
- Kėtu ėshtė puna, se Filani u inatos qė organizata nuk ia dha atij dhe kushedi ēka kurdisur, pėr tė akuzuar pastaj organizatėn, qė ia dha autorizimin armikut.
- A thua do tia heqin kartėn e Frontit?
- Tė shohim. Unė kam dėgjuar se sekretarja e partisė do ta mbrojė
- Mirė, po tani dil e njoftoji punonjėsit e administratės. Nuk besoj se do tė ma lesh mua kėtė punė. Mos harro edhe furxhinjtė, mullisin, zdrukthėtarin, kuzhinieren.
Llogaritarja doli. U kthye pas njė ēerek ore. Fill pas saj hyri nė zyrė sekretarja:
- E bėtė njoftimin?
- Po.
Sekretarja dukej e shqetėsuar.
Kur ora po afronte 11 njerėzit filluan tė mblidhen nė oborrin e shkollės. Aktivistėt e Frontit kishin njoftuar qė tė merrte pjesė nė mbledhje nga njė njeri pėr ēdo shtėpi. Ishte njė ditė e ngrohtė dhe e bukur pranverore, dielli shkėlqente. Tė moshuarit u ulėn kėmbėkryq nė tokė, duke mbėshtetur kurrizin nė murin e shkollės. U ula dhe unė. Pranė meje erdhi u ul Mehmet Qerimi, njė ish-oficer i Zogut, njė plak me pamje fisnike, i pari i njė familjeje tė madhe derjanase.
Mehmeti dukej i lodhur. E kuptova nga frymėmarrja e tij e thellė, por e parregullt, herė-herė mė e shpeshtė. Mosha, mendova, po u afrohet tė tetėdhjetave
Nga dridhja e duarve, nga frymėmarrja, e kuptova se xha Mehmeti ishte shumė i shqetėsuar.
Nga shkolla kishin nxjerrė nė oborr njė tryesė, e kishin mbuluar me njė beze, dhe kishin vendosur disa karrige karshi njerėzve qė rrinin ulur. Ja dhe tė mėdhenjtė e fshatit erdhėn. Ndėrmjet tyre binte nė sy njė burrė elegant, qė nuk qe bashkėfshatari ynė. Ishte i deleguari i rrethit.
Dhe pikėrisht ky, burri elegant, ky instruktor i komitetit tė partisė, u ngrit e foli nė emėr tė Kėshillit tė Frontit. Fytyra e tij nuk shprehte pothuajse asgjė. Pa gjeste, me njė zė qė as e ngrinte, as e ulte, i qetė, sikur fliste pėr kohėn qė ishte e kthjellėt dhe e ngrohtė, dhe jo sikur fliste pėr fatin e njė njeriu tė moshuar, tė familjes sė tij dhe tė Derjanit, qė do ti dilte emri si njė fshat, qė paska njė armik ende tė pazbuluar. Por sipas informacioneve tė verifikuara, tha ai, ky plak, Hajriu, paska bėrė propagandė kundėr partisė dhe pushtetit. Ai nė biseda me bashkėfshatarėt, gjithmonė ankohet pėr jetėn e varfėr, tregon me mall pėr jetėn e kaluar, ankohet se pushteti nuk i paska njohur tė drejtėn e atyre pak pronave qė kishte pasur mė parė, madje i ishin mohuar edhe borxhet qė i detyroheshin disa bashkėfshatarė pėr njė lopė a pėr njė dhi qė u paska shitur dikur. Ai nuk i qėnka mirėnjohės pushtetit dhe partisė pėr jetėn e re qė i ka krijuar, pėr shkollimin e djemve dhe punėsimin e tyre (njėrin mėsuės e tjetrin shitės), pėr jetėn e re dhe tė lumtur tė tė gjithė fshatit, me urban qė e lidh me Burrelin, me shkollė tė mesme bujqėsore, me shtėpi kulture e tė tjera, e tė tjera. Faji i tij ėshtė shumė i madh, pėrfundoi i deleguari, ai e meriton tė gjykohet si armik, por partia ėshtė zemėrgjėrė, dhe prandaj, duke marrė parasysh edhe moshėn e tij, propozon qė atij vetėm ti hiqet karta e frontit, kurse gjithė tė tjerėt ti venė gishtin kokės dhe tė mendohen para se tė flasin mbarė e prapė, duke nxitur punėn armiqėsore.
Kėshtu foli i deleguari dhe u ul.
Ai qė drejtonte mbledhjen i ftoi tė pranishmit tė diskutonin.
Heshtje. Askush nuk po e kėrkonte fjalėn.
I deleguari u shqetėsua. E ēdo tė raportonte ai nė komitetin e partisė, nėqoftėse nuk do tė kishte diskutime? Ai kthente kokėn herė majtas dhe herė djathtas, diēka u thoshte atyre qė kish nė krahė me zė tė ulėt. Me sa duket, kėrkonte prej tyre qė tė nxitnin diskutimet.
Kaluan edhe dy-tri minuta.
Heshtje!
Fytyra e tė deleguarit nuk shprehte asgjė. Ajo ishte e ftohtė, akull. Ndoshta ai edhe vetė nuk ishte i bindur pėr ato qė kishte thėnė. Por ske ēi bėn! Detyrė partie! Duhej dhėnė nė Derjan njė goditje, si masė preventive kundėr propagandės armiqėsore.
Heshtje!
Unė nxorra paketėn e cigareve, e hapa, mora njė cigare, por nuk arrita ta mbyll, kur pashė dorėn e Mehmetit qė, duke u dredhur, u zgjat drejt kutisė dhe mori njė cigare. E vuri nė buzė. U ēudita! E dija mirė se Mehmeti kishte mbi dhjetė vjet qė e kishte lėnė duhanin. I afrova shkrepsėn qė ta ndizte, por ai nxorri pėrpara dorėn, qė tani po i dridhej edhe mė shumė, dhe mė ndaloi. Nuk e ndezi. Unė u ngurosa, kur pashė se Mehmetit po i dridhej jo vetėm dora, por edhe fytyra, i gjithė trupi.
Unė u befasova: ēpo ndodhte? Cigarja nė buzėt e Mehmetit, e pandezur, po zvogėlohej, po hynte nė gojė, dalngadalė, derisa u zhduk krejt. Mehmeti e hėngri cigaren. Nė ēgjendje shpirtėrore duhet tė jetė njeriu, i cili, dhjetė vjet pasi e ka lėnė duhanin, ta hajė cigaren, pa e kuptuar se ēpo bėn?
Nė kėtė ēast dikush nga presidiumi bėrtiti:
-Mehmet Qerimi! Ti ke biseduar shpesh me Hajriun. Pa na thuaj, ētė ka thėnė?
E qartė: Mehmeti ka biseduar me Hajriun. Por dikush i ka treguar, ose e paska dėgjuar vetė, ose e ka pėrgjuar, pastaj e ka plotėsuar, dhe mė nė fund e ka raportuar. Mbi kėtė bazė u organizua goditja.
-Jemi pyetur pėr shėndetin. Mė tha se kohėt e fundit nuk po e ndjen veten mirė.
-Jo, jo, leri kėto. Na thuaj pėrse tė ėshtė ankuar, - kėmbėngulte vigjilenti.
-Asgjė tjetėr smė ka thėnė! tha prerė Mehmeti dhe e mbylli gojėn.
Vetėm njė frazė, por e thėnė me njė ton tė tillė, sikur tė ishte pjesė e njė raporti luftarak, qė ndoshta i kishte mbetur pa e thėnė kur ishte oficer, pjesė e njė urdhėri luftarak qė nuk lejon diskutime. Nuk iu nėnshtrua provokacionit. Kėtij unė i them burrė, karakter matjani.
Dhe diskutimet u mbyllėn. Nuk di se ēka raportuar i deleguari nė rreth, por e vėrteta ėshtė se mbledhja dėshtoi, qėllimi nuk u arrit. Nja dy diskutime tepėr tė vakėta, as mish, as peshk, i bėnė thirrje Hajriut qė tjetėr herė tė jetė mė i kujdesshėm nė biseda me bashkėfshatarėt. Tė tilla diskutime bėnė edhe dy djemtė e tij, tė detyruar pėr tė ruajtur vendin e punės. Se partia e kishte nė dorė ēdo gjė, edhe shkollėn, edhe punėn, edhe vetė jetėn e tyre. Se partia i kishte dhėnė Derjanit edhe shollėn e mesme, edhe vatrėn e kulturės, edhe urbanin pėr tė zbritur nė Burrel. Se Partia e kishte nė dorė ēdo gjė Por derjanasit nė kėtė mbledhje nuk e hėngrėn sapunin pėr djathė. Sepse, nė fund tė fundit, pėr plakun e urtė Hajri nuk kishte asnjė rėndėsi nėse e kishte apo jo kartėn e Frontit, por vetėm djemtė tė mos ia hiqnin nga puna. A nuk jetonte pa kartėn e Frontit edhe kulaku Hysen Preni njėsoj si gjithė fshatarėt e tjerė?
Mbledhja mbaroi. Mehmet Qerimi vazhdonte tė dridhej. Unė e pyeta:
-Si je me shėndet xha Mehmet?
-Mirė jam. Shumė mirė. Se po tė thuash sjam mirė do tė mė thonė se je i pakėnaqur nga pushteti!
VITI I RI
Viti i Ri po afronte. Kisha gjashtė muaj qė po jetoja kėtu, nė qendėr tė kooperativės, tė njė kooperative qė nuk e kisha imagjinuar dot. Vetėm njė herė nė njė mbledhje tė redaksisė kryeredaktori tėrhoqi vėmendjen e gazetarėve qė tė shkruanin mė shumė pėr shembullin pozitiv tė kooperativave tė pėrparuara, sepse ka akoma nė vendin tonė, siē tha ai, kooperativa qė shpėrndajnė nga tridhjet lekė pėr ditėpunė, si pėr shėmbull nė Xibėr tė Matit, kur njė paketė cigare Partizani bėnte tetėmbėdhjetė lekė.
Pas mbledhjes e pyeta shefin e redaksisė sė bujqėsisė, Faik Labinotin, se si mund tė jetonin fshatarėt qė merrnin tridhjet lekė pėr ditėpune. Dhe ai mu pėrgjigj: Kryeredaktori na tha se sa lekė pėr ditėpune shpėrndan kooperativa, por nuk na tha se sa vjedhin kooperativistėt E kush e di se sa dhi mbajnė fshehurazi atyre shpellave?
Isha i vetmi banor i Vanarit, qė ishte qendra e kooperativės sė Xibrit. Fjala qendėr ishte e pėrshtatėshme, sepse ishte vėrtet qendra e njė trikėndėshi, nė kulmet e tė cilit ishin tre fshatra, Xibėr-Hane, Xibėr-Murrizi dhe Keta, qė pėrbėnin kooperativėn a bashkuar tė Xibrit. Nė kėtė qendėr ishin zyrat e kooperativės, magazina, njė baxho e vogėl qė pėrpunonte atė pak qumėsht qė prodhonte kooperativa, posta, depoja e armatimit, njė mikroambulancė dhe njė mikromencė.
Muaji i gjashtė i shkėputur nga bota. Gjashtė muaj qė flisja me vete. Gjashtė muaj qė askush nuk mė thoshte as mirėmėngjes!. Mė pėrshėndesnin me njė tė tundur tė lehtė tė kokės, pa thėnė asnjė fjalė. Zot na ruaj, se mos tė tė dėgjojė ndonjė vigjilent, dhe tė akuzon se ke zėnė miqėsi me armikun. Nė mėngjes magazinjeri, qė ishte ngarkuar tė loste pėr mua rolin e brigadierit, mė jepte njė kadhė dhe mė thoshte: Ja, shko aty mbi zyrat dhe pastro ferrat!. Por shpejt e mora vesh pse ishte krijuar kjo gjendje: ishte pėrhapur fjala se unė isha njė armik i rrezikshėm. E para herė, gjatė kėtyre muajve qė ndjeva njė gėzim tė brendshėm: qėnkam edhe unė dikushi, madje i rrezikshėm, prandaj mė kanė izoluar kėshtu.
Ja si e mėsova kėtė.
Njė pasdite dhjetori, Vanari kishte rėnė nė njė heshtje varri, kur tė ftohtėt e madh kishte mbyllur pranė sobės magazinjerin nė magazinė, rojen e depos sė armatimit nė depo, dezhurnin e postės nė zyrėn e tij, doktorin nė ambulancė. Vetėm drutė e zjarrit kėtu ishin pa racion. Kėtu nuk njiheshin latat e druve. Pylli ishte afėr, shko e pri sa tė duash, spyeste njeri pėr fatin e pyllit, kur luhej me fatin e njerėzve. Unė rrija shtrirė, i veshur me pallto, duke futur edhe kokėn nėn batanie. Por kohė pas kohe e ndjeja tė nevojshme tė ēohesha, tė dilja jashtė, tė bėja nja dy hapa pėr tė shndrydhur trupin e mpirė. Nuk i trembesha tė ftohtit, qė mund tė ishte rreth 15-20 gradė celsius nėn zero, pėr tė vetmen arsye se nė dhomėn time ishte po aq ftohtė sa edhe jashtė.
Dola. Nga dritarja e zyrės njė tub nxirrte me vrull njė tym tė zi, a thua se ishte oxhaku i ndonjė anijeje tė kohės kur punonin me qymyrguri. Xhamat e tjerė tė dritares dukeshin si pllaka akulli. Unė po e shihja nga afėr kėtė pamje me zili: sa mirė tė jesh nė njė dhomė tė ngrohtė nė kėtė dimėr, qė pėr mua ishte i pamėshirėshėm! Por ēpo shoh? Dikush po pastron nga akulli njė xham tė dritares. Xhami u bė i tejpashėm dhe nė tė u duk, si nė njė ekran televizori, fytyra e kryeagronomit. Mė pa, e pashė. Fytyra e kryeagronomit u largua nga ekrani dhe nė ēast u hap dera. Dhe kryeagronomi mė tha:
-Hyrė shpejt brenda, sa na ftohet dhoma, eja tė marrėsh njė avull.
Hyra duke menduar: Ētė ketė kryeagronomi me mua? Ēudi! Ēishte kjo ftesė? Keqardhje pėr armikun e partisė dhe tė popullit? Jo! Ishte thjesht njerėzillėk, mirėsjellje. Duke jetuar midis tyre, unė po kuptoja gjithnjė e mė mirė se matjanėt kanė njė respekt tė veēantė pėr jabanxhijtė, veēanėrisht kur kėta bien nė fatkeqėsi.
Mė afroi njė karrige afėr sobės.
-Sot bėn shumė ftohtė, - tha kryeagronomi.
Kur kryeagronomi mė afroi karrigen unė ndjeva ngrohtėsinė e parė, para se tė ndjeja afshin e nxehtė tė sobės. Por fillimi i bisedės rreth kohės nuk mė pėlqeu. Unė e dija se njeriu fillon tė flasė pėr kushtet e motit kur nuk ka ētė thotė, ose kur nuk di se nga ta fillojė bisedėn. Rasti i parė pėrjashtohej. Kryeagronomi nuk kishte punė me mua. Fakti qė unė nuk realizoja as gjysmėn e normės ishte shqetėsuese pėr mua, por jo pėr kryeagronomin. Mua fillimisht mė ngarkuan tė pastroj ferrat, sa pėr tu gjendur Kola nė punė, siē thonė shkodranėt, sa pėr tė mė dhėnė disa ditė pune pėr njė copė bukė thatė. Mbetet rasti i dytė: kryeagronomi po mendonte nga tia fillonte. Fytyra medituese e tij, si e ngrirė, mė trembi. Po tė qe pėr mirė, ai do ta kish mė tė lehtė, madje do tė vinte edhe buzėn nė gaz, sadopak. Qėnka pėr keq, mendova. Mos ka ndodhur gjė me njerėzit e mi nė Tiranė dhe kanė ngarkuar kryeagronomin tė ma thotė? Se nė raste tė tilla gjithmonė mendja pėr keq tė vete. Por e mblodha veten dhe ia ngjita sytė kryeagronomit, qė u ul nė njė karrige nga ana tjetėr e sobės, sikur tė doja ti thosha: Qite, pra, tė shkretėn, ēmė torturon mė!
Kryeagronomi e kuptoi se duhej tė fliste. Ai nuk gjeti dot rrugė mė tė mirė pėr tė filluar bisedėn, prandaj hyri drejt e nė temė:
-Dje nė Komitet Ekzekutiv dėgjova njė fjalė sikur ty duan tė tė transferojnė qė kėtej
-E ku tė mė dėrgojnė? nuk mu durua pa e pyetur.
-U bė fjalė pėr nė Martanesh, nė ndonjė qoshe tė izoluar. Duan tė mos kesh takime me njerėz.
-Por unė as kėtu nuk bisedoj me njeri
-E di, unė e hodha si shkarazi njė fjalė tė tillė nė njė bisedė, duke pirė kafe nė klub. Po kush mė beson mua? E di si mu pėrgjigj njė kominist i fortė? Ti duhet tė kuptosh, - mė tha, - se armiku kurrė nuk i tregon kthetrat e tij, por ta fut ujin nėn rrogoz, me njė fjalė, me njė bisedė! Por ti mos ki frikė nga ne. Nė kėto male jetojnė burra, kurrė nuk e tradhėtojnė jabanxhiun. Por me tė tjerė, po tė ra rasti, kujdes, mos bisedo! Dhe mos u shqetėso. Martaneshasit nuk janė mė tė kėqinj, ndoshta janė mė tė mirė se ne.
Kryeagronomi heshti dhe po shihte tubin e skuqur tė sobės, pa lėvizur kokėn, me pėllėmbėt e zgjatura nga soba. Me kėtė qendrin ai donte tė thoshte se nuk kishte gjė tjetėr pėr tė biseduar dhe se nuk donte tė vinte njeri tjetėr e tė na gjente duke biseduar. U ngrita dhe thashė vetėm: Faleminderit! Ai mė pėrcolli me fjalėt:
-Mos u shqetėso. Ndoshta ėshtė thjesht njė thashetheme. Besoj se ti e di vetė qė unė nuk kam biseduar gjė me ty
Kur i dhashė dorėn pėr tu larguar pashė nė fytyrėn e kryeagronomit keqardhjen e njeriut tė mirė, qė do, por nuk mund tė tė ndihmojė.
Dola i qetėsuar, sepse mė shkoi ajo frika qė mė shkaktoi tė dridhura, se mos i ka ndodhur gjė djalit nė Tiranė. Nė Xibėr apo nė Martanesh, kjo nuk kishte asnjė rėndėsi. Edhe atje do tė mė japin njė kadhė dhe do tė mė thonė tė pastroj ferrat, tė gjakos duart duke nxjerrė rrėnjėt e tyre. Ferrat janė njėlloj, si kudo nė Shqipėri. Dhe kudo nė Shqipėri ka njerėz tė mirė. Tjetėr punė se armiku e ka vėshtirė tė komunikojė me ta.
Po afronte Viti i Ri 1975. Unė mbyllesha nė dhomė dhe pėrpiqesha tė analizoja ndodhitė e muajve tė fundit. Mu kujtua biseda me hoxhėn.
Para disa ditėsh, kur dola pėr tė vajtur nė mencė, pėr tė ngrėnė atė garuzhde fasule gjashtėlekėshe (nuk ishte vėshtirė ti numėroje kokrrat e fasuleve) me njė pesėlekėshe bukė misri, e gjeta mencėn tė mbyllur. Nėpunėsi i postės, qė u ndodh aty para mencės, mė tha se kuzhinieri sot nuk kishte ardhur, prandaj bukėn duhej tė shkoja vetė ta blija nė furrė.
-Po ku ėshtė furra?
-Ja, - mė shpjegoi ai me mirėsjellje, duke mė treguar me dorė drejtimin nga duhej tė ecja, - kjo rrugė tė shpije drejt e nė furrė. Nuk ėshtė larg, njė ēerek ore.
Rruga ishte njė shteg dhije, por mjaft e rrahur nga kalimtarėt. Vajta. E bleva bukėn. Nė kthim, nė gjysmė tė rrugės, dėgjova nga prapa njė zė:
- Ndalu, or mik!
Ktheva kokėn dhe ēudi! Ēėshtė kjo? Njė vegim? Njė ėndėrr me sy hapur? Kurrė nuk kisha menduar se do tė shihja kėtu, nė kėtė vend qė pėr nivelin e varfėrisė mė kujtonte rubrikėn televizive Vende dhe popuj, njė krijesė njerėzore kaq tė hijshme, njė burrė trupvogėl, veshur me njė kostum tė zi e kėmishė tė bardhė, me njė mjekėr ala Bulganin dhe me syze me skelet metalik. Ai mu afrua dhe mė zgjati dorėn.
-Tungjatjeta, or mik!
-Tungjatjeta, - dhe pas njė pauze, - mė falni, por me cilin po takohem? e pyeta pėr ti dalė pėrpara ēdo tė papriture, qė tė dija si tė flisja me kėtė njeri tė pazakonshėm pėr kėto anė.
-Unė jam banor i kėtushėm. Kam qėnė hoxhė i kėtyre fshatrave.
-Ah, ju qėnki mė ka folur pėr ju magazinjeri i Qafukut.
U pamė sy ndėr sy dhe i buzėqeshėm njėri-tjetrit.
Filluam tė bėjmė bashkė gjysmėn tjetėr tė rrugės deri nė Vanar. Por kjo copė rrugė zgjati mė shumė se njė ēerek ore, sepse, duke dashur qė tė mos e ndėrprisnim bisedėn, detyroheshim tė ndalonim vende-vende, ti dilnim pėrpara njėri-tjetrit, kur shtegu vinte mė i ngushtė, duke kaluar herė majtas dhe herė djathtas, pėr tiu anashkaluar ndonjė ferre.
-Si po e kalon kėtu? mė pyeti hoxha.
-Mirė.
Pas disa hapash:
-Tė pyeta si po e kalon kėtu, - pėrsėriti hoxha.
-Dhe unė u pėrgjigja: mirė!
Pas disa hapash:
-Kot tė pyeta, se e dija qė kėshtu do tė mė pėrgjigjeshe.
Mu kujtua magazinjeri i Qafukut qė mė kishte thėnė se hoxha kishte studiuar nė Stamboll. Pėr tia bėrė qejfin, i thashė:
-Nuk e ka thėnė kot turku sabėr selamet.
-Ah, po! tha hoxha i ngazėllyer. - Shqip i themi I duruari i fituari, por kjo nuk mjafton, mor bir! Tėrė jetėn me durim, njeriu mund tė pėlcasė pėrpara se tia dalė mbanė. Prandaj duhet edhe harresa. Harro kush ke qėnė dhe si ke jetuar dhe do tė qetėsohesh, do ti pėrballosh mė lehtė vėshtirėsitė, deri sa tė vijė dita qė tia dalėsh mbanė.
Nuk po e kuptoja mirė se ku e kish qėllimin hoxha qė po mė jepte kėtė kėshillė. Ndoshta donte thjesht tė mė qetėsonte. Ēpėrgjigje duhej ti jepja? Por shpėtova nga ky telash se mbėrritėm pėrpara zyrave. Ku ishin ulur galiē disa ēuna dhe po bisedonin. Hoxha e ndėrpreu bisedėn. U ndamė me njė Shėndet! dhe hoxha hyri nė postė. Njėri nga ata ēunat mu afrua dhe mė tha:
-Po ti ku e nga e njeh hoxhėn?
-Jo, nuk e njoh. Isha nė furrė pėr kėtė, - dhe i tregova copėn e bukės, - nė tė kthyer na takoi ta bėnim bashkė njė copė rrugė.
Ēishte ky ēunak? Thjesht njė kurreshtar, apo ndonjė bir vigjilenti? Por njė shoku i tij pak mė i rritur e kapi pėr krahu dhe duke e larguar nga unė i bėrtiti: Ēke me tė? Lere rehat!.
Fillova tė analizoj bisedėn me hoxhėn. Smė mbetej gjė tjetėr veēse tė duroja. Por qė tė durosh, duke pėrballuar ēdo vėshtirėsi, duhet tė jesh trim. Frikacaku nuk duron dot. Nga frika ēorientohet dhe epet shpejt. Pra, unė duhej tė bėhesha mė trim. Por ēėshtė trimėria? Ėshtė pyetja qė jo rallė mė ka lindur nė jetė dhe qė jam pėrpjekur tia shpjegoj vetes.
Njė pėrgjigje tė bukur ma ka dhėnė Myslim Keta. Ishte janari i vitit 1961. I porsamartuar, po vrisja mendjen ku ti kaloja nja dy javė pushim me gruan. Njė shok mė tha: Kėrko njė fletė kampi pėr nė shtėpinė e pushimit tė oficerave nė plazhin e Durrėsit. Me siguri do tė ta japin, se nė kėtė periudhė nuk ka shumė pushuės. Dhe vėrtet aty tė vetmit pushuės ishin njė grup i vogėl oficerėsh tė njė reparti ushtarak tė dislokuar nė Durrės. Komandant i tyre ishte trimi Myslim Keta, me tė cilin pata fatin tė njihem. Shpesh hanim drekė bashkė nė njė tryezė. Me gjithė pėrpjekjet qė bėra pėr tė vjelė disa nga bėmat e tij gjatė luftės nacionalēlirimtare, nuk pata sukses. Dihet se trimat e vėrtetė kurrė nuk flasin pėr trimėritė e tyre. Atėhere mendova tė kaloj nė njė temė tė pėrgjithėshme. Dhe e pyeta: Ēėshtė trimėria? Myslimi heshti disa minuta, po mendohej. Kėmbėngulės, si ēdo gazetar, e pėrsėrita pyetjen. Dhe ai mė tha:
-Trimėri nuk ėshtė tė kesh armė dhe ta zbrazėsh kundėr atij qė ska armė. Kjo ėshtė poshtėrsi.
Pas njė pauze tė shkurtėr:
-Trimėri nuk ėshtė tė zesh pusi dhe tė vrasėsh njė njeri qė shkon rrugės dhe qė nuk e di se nė ēferrė je fshehur ti. Kjo ėshtė pabesi.
Pėrsėri njė pauzė.
-Trimėria nuk vėrtetohet as nė duel. Kėtu shpesh lot rol rastėsia, pėr tė mos thėnė fati.
Edhe njė pauzė.
-E gjeta! Trimėri ėshtė gjakftohtėsia nė situata tė vėshtira. Ndodhesh ngushtė? Po ruajte gjakftohtėsinė e tė mendosh se si do tė dalėsh nga gjendja e vėshtirė, ti je trim. Po e humbe torruan, rrėmben armėn, sokėllim, bėrtet, kėrcėnon e ēirresh, ti je frikaman, nė mos qofsh i ēmendur.
-Po a ka frikė trimi? vazhdova ta ngacmoj bisedėn.
-Vetėm budallai nuk ka frikė. Edhe plumbi i armikut vret, tė merr jetėn. Por frika mposhtet me gjakftohtėsi
Kjo bisedė mu kujtua kur po mbushnim thasėt me grurė bashkė me njė plak simpatik nga Keta. Ishte fushata e mbjelljes sė grurit. Nga brigadat vinin kafsharėt qė merrnin farėn. Qė fshatarėt tė mos e hanin farėn, nė vend qė ta mbillnin, gruri duhej tė helmohej. Mė ngarkuan mua tė merresha me kėtė punė. Pėrpara magazinės hapej njė plastmas, nė tė derdhej thesi me grurė. Unė duhej tė shtija njė lopatė helm-pluhur, ta pėrzjeja mirė me grurin. Kjo punė ishte mė e lehtė pėr se tė shkulje ferra, por mė e dėmshme pėr shėndetin. Magazinieri kishte gjetur belanė se nuk pranonte njeri ta kryente kėtė punė. Atėhere kishte dalė njė i menēur dhe e kishte gjetur zgjidhjen: Thirre atė tė internuarin, po tia mbajė, le tė refuzojė! Mua, sigurisht, nuk ma mbajti dhe fillova punėn Njė ditė po furnizoja plakun simpatik nga Keta me njė kuintal farė. Pasi e pėzjeva, po prisnja me lopatė nė dorė, qė plaku tė hapte grykėn e thesit dhe unė ta mbushnja me lopatė.
-Jo, jo me lopatė, - tha fshatari. Pastaj u ul, futi njėrėn anė tė thesit nėn grurė dhe filloi me dorė tė shtyjė grurin nė thes. Mua mė tha tė bėja tė njėjtėn gjė nga ana tjetėr.
-Ėshtė i helmuar, - i thashė.
-Unė e kam ngrėnė e smė ka gjetur gjė. E lava dy-tri herė dhe bėra bukė. Ky ėshtė grurė shumė i mirė pėr bukė. E hėngrėn cullėt thatė. Hi! HI! qeshi plaku me gjithė shpirt. kur tė mbarosh punė laji mirė duart para se tė hash bukė.
Kur po mbushnim thesin e dytė plaku mė tha:
-Atė punėn e bukės me grurė tė helmuar mos ia trego njeriu.
-Mos ki frikė, - mė shkau goja mua.
-Frikė? E di se kush je, prandaj skam pse tė kem frikė. Hi! Hi! qeshi pėrsėri.
Pasi e ndihmova pėr tė ngarkuar mushkėn plaku mė tha:
-E di qė po vuan. Tė gjithė po vuajmė.
Ndoshta ai kishte dėgjuar se ato ditė unė mbushja nė baxho bidonin me hirrė pėr tė ngrėnė bukė. Para se tė nisej, duke parė fytyrėn time t vrarė, mė pa drejt nė sy dhe me njė shprehje tė fytyrės sė tij ku lexohej keqardhja, mė tha:
-A e di mor bir se ēėshtė trimėria? Trimėri ėshtė qė edhe kur tė mbetesh pa bukė tė mos mėrzitesh. Mos u mėrzit! Hi! Hi! Kapi mushkėn pėr kapistalli dhe u nis pėr rrugė. Pėr tė mbjellė apo pėr tė bėrė bukė qė ta hanė cullėt thatė?
* * *
Afroi Viti i Ri. 31 dhjetor. Nė Vanar mbetėn dezhurni i depos sė armatimit, nėpunėsi i postės dhe unė. Dezhurni i depos mė tha:
-Unė jam nė turnin e tretė. Pas pak, po tė duash, eja tek unė tė rrimė bashkė. Nuk besoj tė vijė njeri sonte.
Por unė isha aq i mėezitur, saqė edhe soba me zjarrin bubulak qė skuqte edhe qyngjet, nuk mund tė mė ngrohte. Nxorra nga valixhja njė libėr qė tė lexoja dhe tė humbja mendjen, por nuk munda tė lexoj. Sytė mu mbushėn me lot. Ēkanė vallė sonte nė tryezėn e Vitit tė Ri Violeta me Artanin? Unė vetė kisha njė copė bukė dhe djathė. Ushqimi nuk sjell gėzim nė darkėn e Vitit tė Ri. Por gėzimi familjar nė kėtė darkė kėrkon qė tryeza tė jetė plot me ushqime, tė ketė edhe njė gotė raki, edhe njė gotė verė.
Ēudi sa e ngatėrruar ėshtė jeta. Unė zakonisht e shoqėroja rakinė me qepė e udhra. Kur mendova kėtė mė shpoi hundėn kundėrmimi i fortė pikėrisht i qepės dhe hudhrės. Dhoma ime kishte qėnė gjashtė muaj mė parė magazinė ku kooperativa mbante qepėt dhe hudhrat. Muret e pasuvatuara e kishin thithur aq fort erėn e tyre, saqė ndihej edhe pas gjashtė muajve. Pra, mezenė e kam, thashė duke qeshur me veten, mė mungon vetėm njė gotė.
Ma ndėrpreu kėtė cfilitje dikush qė trokiti nė derė. U tmerrova. Kur kisha qėnė tri ditė me lejė nė Tiranė, njė shok, qė mė takoi rastėsisht nė hyrje tė hotelit, mė kishte thėnė:
-Ti qėnke jashtė? Kėtu ėshtė hapur fjala sikur tė kanė arrestuar!
Unė kisha dėgjuar jo njė rast qė njerėzit i arrestonin nė natėn e Vitit tė Ri dhe i vrisnin pa gjyq. Por kėto, siē mė kishin treguar, kishin ndodhur nė vitet e para tė pasluftės nuk u tmerrova nga arrestimi, sepse gjatė kėtyre gjashtė muajve isha bindur se ishte mė mirė tė ishe nė burg, sesa i internuar, i vetmuar si unė. Por ēdo tė ndodhte pas kėsaj me gruan dhe djalin?
E trokitura nė derė u pėrsėrit, kėtė herė mė fort. Duhet hapur, mendova, ndryshe do ta thyejnė. Pėrderisa nė Tiranė ishte hapur fjala se mua mė kishin arrestuar, mendova se emri im do tė kishte hyrė nė ndonjė listė arrestimesh. Dhe unė prisja me ankth arrestimin.
U ēova dhe e hapa. Nė dritėn e dobėt tė dhomės, nė orėn 12, nė kufirin ndėrmjet viteve 1975-1976, dallova siluetėn e dezhurnit tė postės, qė mė la nė duar diēka tė mbėshtjellė me gazetė.
-Sonte kemi Vitin e Ri, - mė tha. Tė solla diēka nga ato tė shtėpisė. Mė fal, se nuk rri dot. Nuk mund ta le postėn vetėm. Dhe u largua.
E hapa gazetėn. Ishte dhurata e Vitit tė Ri, dhurata mė e shtrenjtė, me njė vlerė tė madhe njerėzore pėr gjendjen shpirtėrore, nė tė cilėn ndodhesha: ishte njė copė e madhe mishi tė pjekur dhe njė ngastėr e mirė byreku
Krijoni Kontakt