Ju e dini qe jeta eshte me diferenca ose me shkalle.E dini qe eshte e veshtire te gjesh intelekte dhe zhvillime te njejta,madje mes dy personave ka diference
-Pyetja ka te beje ne lidhje me sjelljen.Si duhet te jene ligjet qe duhet te vendosi nje person ne vete per te ditur te sillet mes gjithe ketyre diferencave?
-Si shembull mund te marrim diferencat intelektuale dhe ato financiare.Nje punetor i thjeshte me biciklete duhet ta ndjeje veten inferior ndaj nje nenpunesi me makine e i pasur kur behet fjale per arritjen e dickaje?Para tij duhet sillet me ndrojtje apo mosperfilles ne kuptimin qe nuk i ben pershtypje pozicioni i tjetrit.Njeri qe tek bashkepunetori apo shoku nuhat intelekt dhe shpirt me te forte duhet te pranoje inferioritetin e tij ne kete pike apo duhet te gelltise me indiferentizem kete difernce qe nuk i pelqen.Lind nje nenpyetje,shendeti mendor eshte kur nje njeri mendon qe eshte i zgjuar apo kur mendon qe eshte me i zgjuari?
Si e shpjegoni ju qellimin e diferencave ne jete?Ndoshta mund te jene ngjyrat e jetes apo nata dhe dita e saj,qe edhe te japin leksion.Kur sheh nje te varfer i trembesh varferise e mundohesh te fitosh me teper,kur sheh nje te pasur mundohesh te behesh si ai.Pra diferenca ka.Si e konceptoni nje rregull te arte ne sjellje mes tere ketyre diferencave?
Krijoni Kontakt