E con ne Greqi per t'i shitur organet
E Shtune, 02 Prill 2005
Tentative e rende per trafik organesh njerezore drejt vendit fqinje. Policia e Kurbinit, arrestoi 19-vjecaren Altina Cara pasi dyshohet se "ne krye te nje grupi trafikant", nisi drejt Greqise, 11-vjecaren M.H., me qellim shitjen e organeve te trupit te saj". Perpjekja ndalet ne castet e fundit ne aeroportin e Rinasit. Kerkohen te dyshuarit e tjere
LAC - Tentoi te trafikonte te mituren per trafik organesh ne shtetin helen, por eshte vene nen pranga, vetem pak dite pasi ketij tentimi. Ndersa policia e Kurbinit ka paraqitur per ballafaqim "tutoren" ne mesin e disa vajzave, njomzakja ka njohur ate ne mes te
disa femrave te ngjashme, duke u shprehur se eshte pikerisht ajo qe ka mashtruar ate, per ta trafikuar ne Greqi.
Policia e Kurbinit ben te ditur se ngjarja ka nisur me 9 mars te ketij viti, kur Altina Ndue Cara, 19 vjece nga lagjja kater e qytetit te Lacit, pasi ka pritur kohen qe nje fqinje e
saj M.H. 11 vjece, ishte nisur per ne shkolle. Altina pasi e ka marre ne bisedime adoleshenten ende te mitur, e ka mashtruar ate dhe me pas e ka kercenuar duke e futur ne shoqeri me personat te tjere, nga ku eshte nisur me pas ne drejtim te aeroportit te Rinasit. Burime te policise se Kurbinit bejne te ditur gjithashtu se Altina Cara kishte parapergatitur me persona te tjere, edhe dokumentacionin e nevojshem per ngjitjen ne avion te 11 vjecares ku dhe do ta dergonin ne Greqi, dyshohet per per trafik organesh. Me vete adoleshentja ka patur edhe nje pasaporte te prindeve te saj, dhe ne momentin qe bashkepunetoret e Altina Cares jane ngjitur ne avion, ka qene polica kriminale e Rinasit qe ka pikasur vajzen ne hipje e siper.
Ne keto caste, policia e ka ndalur 11 vjecaren, kurse Altina Cara eshte larguar nga aeroporti i Rinasit duke i shpetuar arrestimit. Pas marrjes ne pyetje te policise se Rinasit dhe bashkepunimit me policine e Kurbinit eshte bere shtrirja e hetimeve ne Lac, ku dhe ka cuar ne kapjen e autores qe ka mashtruar dhe kercenuar me pas 11 vjecaren M.H. Pas arrestimit te Altina Cares, policia e Kurbinit ka shoqeruar edhe disa vajza te tjera te ngjashme me Caren nga Laci dhe Lezha dhe i kane grumbulluar ne drejtorin e Policise se Lezhes. Pas paraqitjes per njohje nga 11 vjecarja M.H., ajo eshte drejtuar nga Altina Cara duke u shprehur se ishte ajo e kishte mashtruar dhe kercenuar. Ndersa ne castin e ndalimit ne Rinas, M.H eshte shprehur se do te ikte tek i ati ne Greqi. Prangosja e Altina Cares eshte bere me urdher arresti nga Prokuroria e Kurbinit, e cila ka mbledhur me pare provat materiale te dergura nga policia, duke u nisur nga hetimet intensive. Sipas policise se Kurbinit, Altina Cara punonte prej kohesh ne nje lokal si kamariere, ndersa bukuria e
saj fizike kishte bere qe nje pjese te rinjsh te mplekseshin me te, ku dyshohet se e kane perdorur edhe si "karrem" per te futur M.H ne kurth, per ta shitur ate, per trafik organesh. Ardian Bushi
Botuar tek gazeta "Korrieri"
Krijoni Kontakt