-
i/e regjistruar
Schiavo vdes.
Gati dy javė pas heqjes sė tubit ushqyes, gruaja me tru tė dėmtuar jep shpirt. Ēėshtja e saj angazhoi edhe Kongresin amerikan
Vdekja e Schiavos ndez debate nė SHBA
FLORIDA Ėshtė shuar dje jeta e Terri Schiavo-s, gruas me tru tė dėmtuar, e cila u bė qendra e njė debati mbarėkombėtar nė SHBA. Ajo jetoi gati dy javė qė nga koha kur me vendim gjyqėsor iu hoqėn tubat ushqyes qė e mbanin nė jetė pėr gati 15 vjet. Schiavo vdiq dje nė moshėn 41 -vjeēare ndėrkohė qė ajo jetonte qė nga viti 1990 nė njė gjendje tė vazhdueshme vegjetative, pas njė pushimi zemre. Mjekėt kishin konstatuar se gjendja e saj nuk do tė pėrmirėsohej kurrė, megjithatė palėt e pėrfshira nė debat kanė kėrkuar qė pas vdekjes asaj ti bėhet njė autopsi pėr tė parė se sa tė shkatėrruar ishin trutė e saj dhe a kishte mundėsi pėr ndonjė pėrmirėsim tė mundshėm. Historia e Terri Schiavos ka kaluar pėr gati 7 vjet nė gjyqe dhe sė fundi nė kėtė ēėshtje u pėrfshi dhe Kongresi amerikan dhe presidenti Bush. Nga njėra ana e procesit gjyqėsor qėndronte i shoqi, Michael Schiavo i cili kėrkonte heqjen e tubave ushqyes dhe lėnien e Territ tė vdiste natyrshėm, dhe nga ana tjetėr qėndronin prindėrit e saj tė cilėt donin qė ajo tė mbahej nė jetė artificialisht. I shoqi argumentonte qė Terri nuk donte tė jetonte nė njė gjendje tė tillė pėr gjithė jetėn dhe ajo duhej tė lihej e qetė. Por vdekja e Territ dje ka shkaktuar njė emocion tė madh mes gjithė tė interesuarve nė kėtė ēėshtje, veēanėrisht mes pėrkrahėsve tė prindėrve tė Territ. Njė grup protestuesish qė qėndronin pėrballė spitalit ku po jepte shpirt Terri, me vdekjen e saj nisėn tė kėndonin himnet mortore. Pėrkrahės tė prindėrve tė Territ, qė ajo tė vazhdonte tė jetonte kanė qenė kryesisht aktivistėt fetarė konservativė, aktivistėt kundėr abortit, dhe mbrojtėsit e njerėzve tė paaftė, po kėshtu shumica e politikanėve republikanė. Por pavarėsisht nga apelimet e vazhdueshme, Kongresi u mblodh dhe nėnshkroi njė ligj ku i jepte juridiksionin federal gjykatave shtetėrore pėr ēėshtjen nė fjalė. Bush e nėnshkroi kėtė ligj. Kjo nėnkuptonte qė vendimi i Gjykatės sė Apelit qė vendosi qė Territ tė mos i riviheshin tubat, tė kishte fuqi absolute. Nė kėto kushte as politikanėt, as prindėrit e Territ dhe as protestuesit nuk mund tė bėnin asgjė, veē tė pranonin nė heshtje vdekjen e Terri Schiavos. Gjykata Supreme e SHBA-sė refuzoi qė tė merrte nė shqyrtim kėtė ēėshtje, pasi ajo u vendos nė bazė tė njė procesi tė rregullt ligjor nė shtetin e Floridas.
Protestuesit vajtojnė
Njė nga protestueset qė qėndronte jashtė spitalit, Dawn Kozsey, 47 vjeē qau kur mėsoi lajmin e vdekjes sė gruas. Fjalėt nuk mund tė shprehin zemėrimin qė ndiej, -tha ajo. Presidenti i senatit Tom Lee nė shtetin Tallahasse ndėrpreu debatin pėr pak ēaste pėr tė njoftuar vdekjen e Schiavos. Edhe senatori Daniel Webster, i cili mbėshteste prindėrit e Schiavos, mbylli sytė nga dėshpėrimi. Pavarėsisht se nė SHBA respektohet totalisht pavarėsia e gjykatave, edhe presidenti Bush kur firmosi pėr ēėshtjen e Territ u shpreh: Nė rrethana tė jashtėzakonshme si kjo, ėshtė gjithnjė mė me vlerė tė mbajmė anėn e jetės. Megjithatė ishin gjykatat qė i dhanė fund kėtij debati. Gjykatat nė pėrgjithėsi nisen nga parimi e drejta pėr tė vdekur, ndaj dhe argumentet e prindėrve nuk u vlerėsuan.
Edhe sėmundja e Territ, e cila mė parė ka qenė njė vajzė shumė e bukur, ishte mjaft shokuese. Ajo donte tė humbte nė peshė dhe nga betejat e shumta qė bėnte, pėsoi njė ērregullim tė ngrėni dhe zemra i pushoi nė moshėn 26 -vjeēare. Sipas mjekėve zemra i pushoi pėr shkak tė dizbalancės sė potasiumit. Doktorėt thanė se kjo i kishte shkaktuar shkatėrrimin e truve qė nuk u furnizuan me oksigjen pėr gati 10 minuta para se ajo tė rikthehej nė jetė. Por me ato dėmtime nė tru, mjekėt thanė se ajo nuk do tė pėrmirėsohej kurrė. Edhe buzėqeshja dhe ndryshimet e mimikės sė saj ishin thjesht reflekse dhe asgjė e vetėdijshme. Ajo nuk mundi tė linte asgjė tė shkruar se ēfarė duhej tė bėnin me jetėn e saj
-
-
U prehte ne paqe shpirti i saj
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt