Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Investigativi Mahmood burgos Besnik Qemėn !

    Nga Londra
    MUHAMED VELIU


    Prill Shkodrani i shiti kokainė dhe pasaportė false gazetarit
    anglez

    Besnik Qemės do t'i duhet tė shpenzojė katėr vjet e gjysmė nė
    burgjet angleze, pasi ai ra nė kurthin e gazetarit investigativ
    tė "News of The World", Mazher Mahmood. Pėrpara gjykatės "Southwark
    Crown Court", ai ka pranuar akuzat pėr shitjen e 3 gramėve kokainė
    dhe njė pasaporte franceze, editorit investigativ tė kėsaj gazete.
    Gjithēka ka qenė e filmuar, kėshtu ish-policit shkodran, me azil tė
    garantuar dhe nėnshtetėsi angleze, si ka mbetur gjė tjetėr veēse tė
    pranojė fajėsinė pėr tė tri akuzat e ngritura ndaj tij nga policia
    londineze.

    Kurthi

    Mesa duket, njė mostrajtim i mirė apo prishje pazaresh nga
    pėrfitimet e prostitucionit midis Qemės dhe njė shqiptare nė Londėr,
    e quajtur Aurora, ka shkaktuar pakėnaqėsi te kjo e fundit. Rruga mė
    e mirė pėr ta hequr qafe shqiptarin trupmadh, apo pėr t'i dhėnė njė
    leksion, qė tani do ta mbajė mend pėr tėrė jetėn, kanė detyruar
    shqiptaren t'i drejtohet pėr "ndihmė" gazetės "News of The Worl".

    "Ai ėshtė njė kriminel i rrezikshėm shqiptar. Merret me shitjen e
    kokainės nė klubet e natės. A jeni tė interesuar ta ekspozoni nė
    faqet e gazetės tuaj?".

    Kjo ėshtė biseda sinjalizuese qė ajo ka zhvilluar nėpėrmjet
    telefonit me njė nga gazetarėt. Nga pala mbrojtėse e Qemės, nė
    proces janė mėsuar fakte tė tjera, tė cilat hedhin dritė mbi hapat e
    mėtejshėm tė investigimit. Gazetarėt janė takuar me shqiptaren nė
    njė bar nė qendėr tė Londrės, ku ajo ka shkarkuar tė gjithė
    arsenalin e informacionit inkriminues rreth Besnik Qemės.
    Aurora, prostituta shqiptare me flokė bjonde, gjatė takimit ka
    treguar se si Qema kontrollonte disa vajza pėr prostitucion. "Ai ka
    disa vajza nė regjistrin e tij. Pagesa jonė ėshtė 250 stėrlina pėr
    njė orė seks, por Nik ngulmon qė t'i paguajmė atij gjysmėn. Tė
    gjitha vajzat janė tė frikėsuara nga ai. Nik na shtyn tė pėrdorim
    drogė, mė pas t'ua shpėrndajmė klientavė tanė", ka thėnė ajo.

    Mjeshtri i investigimeve, Mazher Mahmood, pasi ka dėgjuar me
    vėmendje rrėfimin e Aurorės, ka hartur njė plan pėr tė futur nė
    kurth Qemėn. "Ti do t'i thuash Besnikut se je takuar me njė pasanik
    arab, i cili kėrkon tė punėsojė njė shofer dhe bodigard me njė
    pagesė mujore prej 8.000 paundėsh nė muaj. Jepi numrin tim qė tė mė
    telefonojė". Ky ka qenė udhėzimi i Mahmood, treguar nė gjykatė.
    Shqiptarja ka vepruar sipas udhėzimit, duke vėnė nė kontakt Qemėn
    me "sheikun" arab. Nuk dihet nėse gazeta i ka paguar ndonjė shumė
    parash prostitutės shqiptare pėr informacionin dhe futjen nė kurth
    tė Qemės.
    Takimet

    "Ai na takoi ne nė njė lokal `Mc Donalds', nė stacionin e
    trenit `Liverpool Street' nė Londėr, ku mbėrriti me njė motor
    tip `Suzuki', me vlerė 10 mijė stėrlina", sqaron gazetari nė
    shkrimet e botuara rreth momenteve tė takimit. Ai na tha: "Unė kam
    qenė njė oficer policie nė Shqipėri". Pasi pranoi se u ka shpėrndarė
    drogė VIP-ave tė Londrės, Qema na shiti ne tre mbėshtjellėse
    cellofoni me kokainė, duke thėnė: "Ėshtė mall i mirė, shtatėdhjetė
    stėrlina pėr gram". Nė njė tjetėr takim, Qema tregoi se ishte njė
    trafikant njerėzish, duke deklaruar: "Ēmimi pėr njė dokument
    udhėtimi (travel document) ėshtė 1200 stėrlina, ndėrsa njė pasaportė
    1700 stėrlina. Por, Qema nuk ka mbaruar me kaq. Ai ka patur mė shumė
    pėr tė ofruar nga biznesi i tij djallėzor. Bėhet fjalė pėr tregtinė
    e armėve. Ai i ka treguar reporterėve me mision tė fshehtė se, "nėse
    ju keni dėshirė, unė mund t'ju gjej pistoleta me ēmim 300 stėrlina
    copa".
    Prangosja

    Deklarimet e ish-policit Qema, pėrfshi shitjen e kokainės, i
    pamėsuar me llojin e invetigimeve sekrete gjatė kohės kur militonte
    nė policinė shqiptare, ia ka ngulur me duart e veta gozhdėn qefinit.
    I veshur shik, me njė kapėrdinė jeshije, kollare dhe kėmishė rozė tė
    kombinuara, me njė trup prej kollosi, i qethur zero dhe me njė
    mjekėr tė stiluar me kujdes, shkurt sipas modės, Besnik Qema tė
    krijon pėrshtypjen e njė mafiozi tė vėrtetė me tipare tė
    kompletuara. Ai ėshtė prangosur, pasi gazetarėt investigativė kanė
    shtėnė nė dorė njė sėrė provash inkriminuese rreth aktivitetit tė
    tij kriminal. Kur Qema u ka shitur atyre tre gramė kokainė, e
    cilėsuar drogė e klasit A dhe kanė qenė gati pėr tė blerė njė
    pasaportė franceze tė falsifikuar, kanė telefonuar policinė, duke u
    treguar se nė kurthin e tyre kishte rėnė njė "MR Big". Oficerė tė
    emigracionit sė bashku me policė me uniformė kanė bėrė mbylljen e
    aktit final tė kurthit, prangosjen e Qemės, nė momentin qė ai po
    dorėzonte pasaportėn e falsifikuar nė hotelin "Park Lane".

    Kush ėshtė tutori qė trafikonte drogė, armė dhe qenie njerėzore

    "Besnik Qema pretendon se ėshtė njė bodigard i personave tė famshėm,
    tė njohur ndryshe si "showbiz people".

    Por, ai mbėrriti nė Britaninė e Madhe duke u shtirur si azilant i
    persekutuar nė Kosovė, ėshtė i pėrfshirė nė shitjen e kokainės,
    armėve, shfrytėzim tė femrave pėr prostitucion dhe sigurim tė
    pasaportave tė falsifikuara", shkruan Mahmood nė investigimin e
    publikuar mė 2 shkurt 2005. Ai njihej edhe me emrin Nik, ėshtė nga
    Shqipėria dhe ka mbėrritur nė Angli si azilant nė shtator tė vitit
    1998, duke mashtruar Ministrinė e Brendshme, Home Office, e cila mė
    pas i garantoi azilin si i persekutuar nė Kosovė dhe i dha tė
    drejtėn e shtetėsisė angleze. Qema punonte si njė person sigurie nė
    klubet e natės nė Londėr, por qiraja e banesės ku jeton, plus
    ndihmat sociale, paguheshin nga shteti, ndėrkohė qė atij si mbetej
    gjė tjetėr veēse tė numėronte paratė qė fitoheshin nga pėrfshirja nė
    krim. Kėto janė disa tė dhėna nga CV-ja e krimit, tė zbuluara nga
    investiguesit britanikė, tė cilėt pėr ēdo javė me sukses po
    ekspozojnė dhe mė pas ēojnė drejt prangave kriminelė tė rrezikshėm
    shqiptarė.


    Kronologjia e investigimeve tė Mayher Mahmood me shqiptarėt

    10-12-2001

    Skandali pasaportave false

    27-10-2002

    Pasaportat e falsifikuara angleze

    03-11-2002

    Rrėmbimi i Victoria Beckam

    2-03-2003

    UN nė Kosovė, certifikata false

    10-03-2003

    Mashtrimi i pėrkthyesit Ardian Shehu

    01-07-2003

    Falsifikimi i euros dhe paundit

    11-04-2004

    Pasaportat e terrorit

    18-04-2004

    Shesim patate tė skuqura, por dhe pasaporta poshtė banakut

    26-06-2004

    Mashtrimi i pėrkthyesit Damian Zefi

    30-01-2005

    Gozhdimi i tutorit shqiptar Ahmed Bosnja

    13-02-2005


    Besnik Qema, super gangsteri shqiptar


    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  2. #2
    Dr
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    sot kishte nje shkrim ke gazeta the indedpendent se si njeri nga ata te grupit te famshem te viktoria beckamit e kishte hedhur ne gjyq ket mahmutin per mashtrim....

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    Ky gazetari eshte nje mashtrues i madh,ne te cilen s`ja don te miren shtetit shqiptar,por c`fare ti besh se shqiptaret gjithmone viktime e ketyre pisave ka qene,ashtu sic veproi OLIVER ne shkrimin kater ditor tek gazeta `The Sun`.

    Gazeta me mashtruese ne londer,me vjen inat si su ngrit nje shqiptar apo mbasadori yne ne londer ti shkruaj shtetit se si ka mundesi se vetem Sun dhe news of the world merren me genjeshtrat e shqiptareve.

    Shpirt Njeriu

Tema tė Ngjashme

  1. Besnik Bare , djali i njė ish-kryetarit tė "Degės Puneve te Brendshme"
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 07-06-2009, 19:03
  2. Kurthi gazetarit Mazher Mahmoodt arreston Besnik Qemen
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-12-2008, 10:04
  3. Jep dorėheqjen ministri i jashtėm Besnik Mustafaj
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 02-06-2007, 12:32
  4. Besnik Aliaj pėrballė Fatos Nano nė Sarandė
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-05-2005, 01:54
  5. Mazher Mahmood, gazetari qė fut nė kurth krimin shqiptar
    Nga Shijaksi-London nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-09-2004, 18:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •