Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14

Tema: Teodor Keko

  1. #11
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    "Curriculum Vitae" eshte kryevepra e tij. ( sigurisht per mendimin tim )
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Teodor Keko, Tė thėnat pėr dashurinė nė CD

    Bashkėshortja e shkrimtarit ka mbledhur 33 poezi kushtuar dashurisė. I interpreton Timo Flloko. Bashkė me vargjet janė hedhur nė CD dhe 7 kėngė nga Gjebrea e Ēako, me tekstet e dashurisė sė Kekos. Tė dielėn nė “House ogf Art“ nė prag tė Shėn Valentinit

    Teodor Keko, Tė thėnat pėr dashurinė nė CD


    Elsa Demo

    Dy vjet e gjysmė bėhen nga vdekja e shkrimtarit dhe publicistit Teodor Keko dhe tė afėrmit e tij tregojnė kohė pas kohe pjesė se si njė njeri si Keko, mund tė jetojė edhe kur s‘ėshtė mė, me vepėr. Nė prag tė festės sė tė dashuruarve, bashkėshortja e tij, Xhuljeta, ka arkivuar nė njė album 33 poezi kushtuar dashurisė. Bashkė me 7 kėngė tė kompozuara nga Ardit Gjebrea e Pirro Ēako, mbi vargjet e Kekos albumi CD paraqitet si fillim pėr njė rreth tė ngushtė njerėzish tė dielėn nė mbrėmje nė orėn 20.00 nė “House of Art“. “Poezitė janė pėrzgjedhur nė njė hark kohor ndėrmjet viteve 1980-1997, nga katėr vėllimet poetike: “Fjala fishkėllen“, “Pas provimeve“, „Zemra nuk ėshtė kėmishė“ dhe “Unė tė kam dashur, por…“. Ishte ide e Xhuljeta Kekos qė 33 poezitė tė pėrmblidheshin nė njė CD qė titullohet “E dashur erdha“,- pohon vėllai i shkrimtarit Ilir Keko, njė nga njerėzit qė ėshtė kujdesur pėr aktivitetet pėrkujtimorė tė Kekos. Ai bėri tė ditur dje pėr gazetėn se poezitė janė regjistruar me zėrin e aktorit Timo Flloko i cili kishte njė fiksim shpirtėror nga marrėdhėniet me Teodor Kekon, madje pas vdekjes aktori i pat kushtuar edhe njė poezi. Pėr kolonėn zanore tė vargjeve ėshtė kujdesur kompozitori Shpėtim Saraēi dhe pėr elementė tė tjerė tė CD-sė bashkėpunėtorė si Fatmir Minga, Teuta Keēi, Roland Tasho, Adem Rreli. “E dashur, erdha“ ėshtė realizuar me kontributin e kompanive DHL, “Mabetex“ dhe Credins Bank.
    Albumi nuk ka qėllim tregun, thotė Keko. Filimisht ai do tė shpėrndahet nė njė
    rreth tė ngushtė, mė pas do tė hidhet nė qarkullim edhe pėr publikun“. Sipas Kekos, ėshtė zgjedhur si ditė pėr paraqitjen e CD-sė, pragu i festės sė Shėn Valentinit, sepse Teodor Keko ka jetuar i dashuruar me ēdo gjė tė bukur, paēka se si shumica e njerėzve familjarė e festonte atė nė familje. Mbrėmja e tė dielės nuk rezervon ndonjė surprizė tė veēantė. “E dashur, erdha“ prezantohet nga miqtė artistė tė shkrimtarit, Timo Flloko, Ardit Gjebrea dhe Pirro Ēako. Ky i fundit, nė festivalin “Kėnga Magjike“, mbajtur nė janar nė Prishtinė, ėshtė fitues i dy ēmimeve me njė kėngė, teksti i tė cilės ėshtė shkruar nga Keko.
    Teodor Keko u nda nga jeta nė gusht tė vitit 2002. Ai ėshtė autor i njė serie veprash nė prozė si “Lajmėtarja e vdekjes“, “Made in Albania“, “Hollėsira fatale“ etj. Proza e tij ka dy tipare tė dukshme psikologjike tė cilat pėrmes njė gjuhe “bohemėsh“, gjuhė e akumuluar nga njė individ ku pėrvoja ia kalon dijes e kulturės sė mprehtė, shpėrfaq hapur raportet e paepura mes dashurisė dhe vdekjes.

    Proza e tij ka dy tipare tė dukshme psikologjike tė cilat pėrmes njė gjuhe “bohemėsh“, gjuhė e akumuluar nga njė individ ku pėrvoja ia kalon dijes e kulturės sė mprehtė, shpėrfaq hapur raportet e paepura mes dashurisė dhe vdekjes.



    10/02/2005
    KATEGORIA: Kulturė
    http://www.shekulli.com.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Teodor Keko me pelqen shume, po ne proze ama. "Lajmetarja e vdekjeve" ka qene i pari liber shqiptar "ndryshe" qe kam lexuar, bashke me "Karuselin" e Fatos Kongolit.

  4. #14
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Xhuxh, mė bli/bėj njė kopje po tė ra nė dorė disku. Do tė ta dija shumė pėr nder.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •