TIRANE (20 Gusht) - Vdes nė moshėn 45-vjeēare shkrimtari dhe publicisti i njohur Teodor Keko. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga media tė ndryshme nė Tiranė, tė cilat saktėsojnė se Keko vdiq sot nė Hollandė, ku gjendej pėr kurime. Ai vuante nga njė sėmundje shumė e rėndė e pashėrueshme.
U nda nga jeta Shkrimtari i njohur dhe depudet i partise Demokratike zoti Teodor Keko .
U nda nga jeta shkrimtari, publicisti dhe intelektual i njohur, ish-deputet i Parlamentit Shqiptar, kėshilltari pėr kulturėn pranė kryeministrit , Teodor Keko
Pas njė sėmundjeje tė rėndė vdiq sot nė Selanik, nė moshėn 44-vjeēare
shkrimtari, publicisti dhe intelektuali i njohur Teodor Keko, ish-deputet
i Parlamentit Shqiptar.
Teodor Keko u lind nė 2 shtator 1958 nė Tiranė. Bir i kineastėve tė njohur
Endri dhe Xhanfize Keko ai u fut shpejt nė rrugėn e krijimtarisė letrare,
duke u shquar si njė nga shkrimtarėt mė tė njohur tė brezit tė vet. Nė
fund tė viteve 80 Teodor Keko kishte krijuar personalitetin e tij letrar
dhe intelektual, duke u shquar pėr shpirtin e tij antikonformist, humorin
njerėzor dhe satirėn e tij tė mprehtė.
Teodor Keko lė pas njė numėr tė madh veprash: romane, poezi, tregime,
pamflete tė mprehta politike, etj, ndėr tė cilėt mė i njohuri mbetet
vėllimi me tregime Lajmėtarja e vdekjeve.
Gazetar i njohur i sė pėrjavshmes kulturore Drita, anėtar i Kėshillit
Botues tė gazetės sė parė opozitare nė Shqipėri Rilindja Demokratike,
kryeredaktor i sė pėrditshmes Koha Jonė dhe i sė pėrjavshmes Aks,
Teodor Keko ėshtė padyshim nga nga penat mė tė mprehta tė publicistikės
sonė gjatė dy dekadave tė fundit.
Teodor Keko ishte ndėr intelektualėt e parė qė iu bashkua lėvizjes
demokratike nė Shqipėri. Ai u zgjodh deputet i Partisė Demokratike nė dy
legjislaturat e para tė parlamentit pluralist shqiptar. Mė pas Teodor Keko
ka shėrbyer si kėshilltar pėr kulturėn pranė kryeministrave Meta, Majko
dhe Nano. Personaliteti i tij i gjerė kulturor dhe publicistik i dha
dimension tė vecantė edhe veprimtarisė sė tij publike dhe politike
Teodor Keko do tė kujtohet nga tė gjithė ata qė e njohėn si njė mik i
mirė, do tė kujtohet nga tė gjithė ata qė e lexuan si njė shok i
pazėvendėsueshėm.
Me humbjen e Teodorit familja ka humbur njeriun e dashur, shokėt- mikun e
paharruar, kultura shqiptare- shkrimtarin e talentuar, gazetaria jonė- njė
nga penat e saj mė tė shquara.
Vdekja e shkrimtarit Keko eshte humbje per Shqiperine.
Humbja e nje shkrimtari dhe e nje njeriu.
Mbreme edicionet e lajmeve e njoftuan si lajm te fundit !!!!
Shqiperia s'do behet kurre, te pakten derisa te filloje te respektoje veten.
Postuar mė parė nga krispi Vdekja e shkrimtarit Keko eshte humbje per Shqiperine.
Humbja e nje shkrimtari dhe e nje njeriu.
Mbreme edicionet e lajmeve e njoftuan si lajm te fundit !!!!
Shqiperia s'do behet kurre, te pakten derisa te filloje te respektoje veten.
Shqiperia nuk do te behet per aq kohe sa injorantet behen kryeministra, kryeredaktore lajmesh, gazetash, revistash, institucionesh.
Mos ia vesh fajin Shqiperise por shqiptareve. Ne jemi turpi dhe nderi i Saj.
Eshtė pėrcjellė dje pėr nė banesėn e fundit shkrimtari, publicisti dhe intelektuali i njohur Teodor Keko. Fillimisht trupi i tij i pajetė, i sjellė nga Greqia, ėshtė vendosur nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve ku dhe ėshtė nderuar pėr rreth njė orė rresht.
Nė homazhet e bėra me kėtė rast merrnin pjesė personalitete jo vetėm tė fushės sė letrave, veēanėrisht shkrimtarė e gazetarė, por dhe artistė tė skenės e ekranit, si dhe politikanė. Teodor Keko nuk u nderua vetėm si njė publicist dhe shkrimtar i njohur, por dhe si djali i dy artistėve me emėr, regjisorėve Xhamfize e Endri Keko. Mjaftonte tė shihje vargun e gjatė tė artistėve qė kishin ardhur pėr ta nderuar. Nuk mungonin nė tė edhe artistė tė ardhur nga rrethet. Pėr tė nderuar autorin e 7 romaneve, e njė serie tė gjatė tregimesh e novelash dhe tė mjaft artikujve publicistikė, deputetin e Parlamentit tė parė pluralist shqiptar, ish-kryeredaktorin e disa tė pėrditshmeve nė Shqipėri, kėshilltarin e dy kryeministrave, erdhi dhe presidenti i Republikės sė Shqipėrisė, Alfred Moisiu, kryeministri i vendit, Fatos Nano, kryetari i Akademisė sė Shkencave Ylli Popa, Ministrja e Kulturės Arta Dade, kryetari i Bashkisė sė Tiranės Edi Rama etj. Momente prekėse ishin ato tė takimeve tė nėnės dhe tė gruas sė Teodor Kekos, me shokėt dhe miqtė mė tė ngushtė tė tij, si: Arben Imami, Ben Blushi, Preē Zogaj, Genc Ruli, Gramoz Pashko etj.
Teodor Keko prej kohėsh vuante nga njė sėmundje e rėndė. Pėr kėtė ai kishte filluar tė kurohej nė njė nga spitalet e Greqisė. Shpeejt ai kuptoi se i kishin mbetur dhe pak kohė jetė. E megjithatė ai arriti qė brenda njė kohe tė shkurtėr tė mund tė konsolidonte vėllimin e fundit me tregime e novela tė titulluar "Hollėsira fatale".
-----------
Besnik Mustafaj, shkrimtar
...Do apo s'do ti, ato orė jetoje pėr tė nesėrmen, lije pėr ne, pėr fėmijėt e pėr nipėrit tanė tė ardhshėm, njė shenjė qė shkon pėrtej kujtimit pėrmallues, lije veprėn tėnde, pėrmendoren tėnde tė vėrtetė, atė qė do tė ruante lidhjen tėnde tė pėrjetshme jo vetėm me familjarėt e miqtė e tu, por sidomos me ata qė s'arritėn tė tė njihnin. E kupton ti ē'i ke bėrė vdekjes, o budalla? Edhe punėt e perėndisė i ke sjellė tė bėhen sipas dėshirės tėnde. Ik tani, ik!
Dritėro Agolli, shkrimtar
Teodor Keko ishte poet, prozator, publicist. Ishte njeri me njė krijimtari tė ndjeshme ndaj problemeve tė shoqėrisė dhe tė jetės dhe kėtė diti ta transmetojė me nivele nė ēdo gjė qė ai shkroi. Nė tė gjitha veprat, si nė poezi ashtu edhe nė prozė, ndihet atmosfera e njė shoqėrie nė tranzicion qė prek tė gjitha anėt e jetės. Tek veprat e Teodor Kekos, ndihet njerėzorja. Fenomenet e ndeshura nė Shqipėri ai i shkroi me keqardhjen e njė njeriu qė kėrkon tė ndryshojė statukuonė e njė shoqėrie dhe nė fund tė fundit, tė plotėsojė misionin e vėrtetė qė ka arti.
Natasha Lako, poete
Ka momente qė njė komb dhe njė ndėrgjegjje kombėtare ndien njė humbje tė madhe. Kjo ėshtė humbja e Teodor Kekos. Ne e kemi ndonjėherė njė rast tė tillė, qė tė vemė nė piedestalin e lartėsive tė mėdha njerėz qė i kemi parė dhe i kemi ndier nga afėr krejt zakonshėm. Kėtė na e mėson Teodor Keko, njeriu mė i lirė i kėsaj shoqėrie nė kuptimin mė tė bukur tė kėsaj lirie njerėzore. Ai na mėsoi tė jetojmė mė densitet tė madh. Ka vdekur shkrimtari i madh shqiptar dhe njeriu i lirė i botės, Teodor Keko.
Krijoni Kontakt