Kane kaluar pothuajse 5 vjet pas atij tranzicioni qe mbyti shqiperine gjate viteve 97'' dhe asnjehere nuk u gjet fajtori i kesaj tranzire.
Duke lexuar informacione te ndryshme ,ne gazetat politike dhe ne median shqiptare,nuk kam mundur te dale ne nje konkluzion bindes.A e keni menduar ndonjehere se si do te ishte Atdheu yne pa ndodhjen e asaj fatkeqesie,pa ate shkaterrim rrenjesor.
Megjithese kane kaluar shume vite,ndryshimet qe kane kane ndodhur dhe permiresimet jane mikroskopike,perse?E kam bindur veten me fakte te miat duke gjetur keshtu justifikime qejfberese,por asnje fakt te vertete.
Nga informacione te ndryshme ,miliona shqiptare i jane larguar shqiperise dhe te gjithe nuk mendojne te kthehen me aty,perse?
Thone qe ai vend nuk ka te ardhme.Tani le te diskutojme pak rreth politikane tane,rreth politikes se atij shteti.
Shumica e qeveritareve,kane ngritur ne fuqi shume ligje teper te rrepta ,por te cilat thyhen nga ligji i pares,i vetmi pushtet qe ne shqiperi mbizoteron dhe pa te je i vdekur,atje.
Politikanet tane,jane vertete te pregatitur ne fushen qe mbulojne ,por major i tyre eshte se si te Rregullojne fillimisht ekonomine e tyre dhe pastaj nqs mbetet vend atehere do te mendojne per ekonomine e shtetit.
Eshte i vetmi vend ne europe qe ka patur shume ndihme nga shume shtete,si fqinje ashtu dhe nga bota,por perseri asnje ndryshim.Perse?Me lejoni te them pergjigjen time,sepse duke te gjithe vendet e tjera kishin deshiren e mire te na ndihmonin,te vetmit qe nuk donim te ndihmonim veten ,ishim vete ne.Ne shqiperi ekziston luksi dhe varferia.Paraja e atyre pushtetaseve tane ka baza te felliqura,asnje gje nuk eshte me merite.Nje shembull konkret,persa i perket ky infrastruktures tone,jane derdhur shume fonde per ndertimin e nje autostrade qe do te lidhte dhe do te lehtesonte levizjen e njerezve nga jugu i shqiperise deri afer zonave te veriut.Kane kaluar shume kohe dhe tani ajo autostrade duke te ishte vene ne pune,por ku shkuan gjithe ato fonde,ajo fuqi materiale qe u disponua per kete Ndryshim te infrakstuktures?Neper xhepat e politikaneve tane te ndergjegjshem.
Perse rrjeti elektrik dhe ujor i Shqiperise vuan,dhe nuk ka mundesi te ushqeje te gjitha zonat e saj.Gjithe ai hidrocentral nuk ka me fuqi keshtu papritur te mbuloje gjithe vendin?Si ka mundesi?Ja pra gjithe keto matrapazlliqe behen ne Shqiperi prej te ashtuquajtureve politikane,qe vjedhin voten e popullit dhe ia shperblejne me nje jete te mizerte,ku te gjithe gjejne mundesira nga me te ndryshmet te largohen prej atje.
Atje s'ekzistojne me njerez te ndergjegjshem,s'ka me njerez dhe politikane qe te punojne qe te fitojne dashurine e popullit.
Prandaj shiptaret e kane zgjedhur jeten e tyre larg shqiperise,atje ku s'kane te bejne me qeverira,me politikane te pafytyre,nuk kane te drejte te votojne per asnje ,dhe nga kjo ane kane gjetur qetesine e tyre.
Une nuk besoj se ka per ecur perpara Shqiperia me njerez intrigante dhe mashtrues ne pushtet.
Krijoni Kontakt