Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    Vendimi: Papa do prehet nė Vatikan

    Funerali do tė zhvillohet tė premten

    Vendimi: Papa do prehet nė Vatikan
    -----------------------------------------------------------------

    Papa Gjon Pali do tė varroset tė premten, mė 8 prill, nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit. Nė ceremoninė e funeralit kanė konfirmuar pjesėmarrjen liderėt e botės. Ndėrsa Roma, prej tri ditėsh nė zi, ėshtė nė pritje tė 2 milionė vizitorėve qė do tė pėrcjellin Atin e Shenjtė.

    LAJMI

    QYTETI I VATIKANIT

    Trupi i pajetė i Papa Gjon Palit II nisi dje udhėtimin e tij tė fundit drejt Bazilikės sė Shėn Pjetrit, ku edhe do tė varroset tė premten. Mijėra besimtarė tė dėshpėruar shoqėruan rrugėtimin nga pallati i Vatikanit pėr nė bazilikė, ku Atit tė Shenjtė do t'i jepet lamtumira e fundit gjatė katėr ditėve nė vazhdim. Kardinalėt e Vatikanit vendosėn qė varrimi tė kryhet paraditen e sė premtes nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit, duke i dhėnė fund debateve pėr varrosjen e rij nė vendin e lindjes, nė Poloni, njoftoi agjencia e lajmeve ANSA. Ndėrkohė, 200 liderė tė botės kanė konfirmuar pjesėmarrjen nė ceremoninė mortore tė Papa Vojtilės. Presidenti amerikan Xhorxh Bush; kryeministri britanik Toni Bler; princi i Anglisė, Ēarls; liderėt e Francės; Rusisė; Polonisė dhe tė vendeve tė tjera do tė mbėrrijnė tė premten nė Vatikan pėr tė pėrcjellė Atin e Shenjtė drejt banesės sė fundit. Dje trupin e Papės e kanė shoqėruar mes pėr mes sheshit tė Shėn Pjetrit tremijė priftėrinj, qindra ipeshkv dhe dhjetėra kardinalė. Ndėrsa qindra mijėra besimtarė nė Itali dhe gjithė botėn kanė mbajtur zi pėr Atin e Shenjtė.

    Funerali

    Zėdhėnėsi i Vatikanit, Joaquin Navarro-Valls, bėri tė ditur se funerali do tė zhfillohet nė orėn 10.00 nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit dhe do tė drejtohet nga kardinali Joseph Ratzinger, si dhe nga kardinalėt e patriarkėt e Kishave lindore. Papa Gjon Pali II do tė varroset nė varrezėn e Vatikanit, ndoshta aty ku ishte varrosur Papa Gjon Pali XII para se tė shenjtėrohej. Zyrtarėt e lartė tė Vatikanit ende nuk kanė bėrė tė ditur asgjė lidhur me hapjen e testamentit tė Papės dhe as fillimin e konklavės, por ata thanė se, sipas ligjit, mbledhja e kardinalėve do tė nisė 15 ditė pas varrimit tė Papės. Ndėrkohė, kardinalėt janė mbledhur dje pėr tė pėrcaktuar tė gjitha detajet e ceremonisė mortore, si dhe pėr shkatėrrimin e unazės papnore, qė nėnkupton fundin e njė papati.

    Ceremonia
    Trupi i Papa Gjon Palit do tė qėndrojė nė bazilikė pėr katėr ditė radhazi, ndėrsa Vatikani ėshtė nė pritje tė dy milionė vizitorėve qė presin t'i japin lamtumirėn e fundit Atit tė tyre. Kjo ėshtė hera e parė nė historinė e Papatit, qė trupi i njė pape paraqitet nė publik pėr homazhe. Mijėra pelegrinė kanė nisur qė dje homazhet pėr Papėn qė nxiti bashkimin e feve dhe ndikoi aq shumė nė historinė e botės. Autoritetet italiane po pėrgatiten pėr mbėrritjen nė Romė tė njė numri shumė tė madh besimtarėsh katolikė, pėr tė mbajtur zi pėr Papa Gjon Palin e Dytė. Ndėrsa nė Sheshin e Shėn Pjetrit do tė vendosen dhe ekranė gjigantė nė mėnyrė qė ata qė nuk do tė jenė dot nė gjendje t'i afrohen Sheshit tė Shėn Pjetrit tė munden t'i ndjekin ceremonitė pėrmes tyre. Sheshi i Shėn Pjetrit nė Vatikan ėshtė mbushur me lule, qirinj dhe mesazhe tė vendosura nga dritat e bulevardit. "Lamtumirė Ati, heroi e miku ynė", shkruhej nė njė prej mesazheve tė besimtarėve tė mbledhur nė shesh pėr tė pėrcjellė Papa Gjon Palin drejt banesės sė fundit, me dhimbje e pikėllim.


    Katėr Papė shqiptarė nė Vatikan

    Njė Papė shqiptar ka drejtuar Selinė e Shenjtė pėr 21 vjet. Historia 2000-vjeēare e Papatit i ka rezervuar Papa Klementit XI autoritetin mė tė lartė nė Vatikan nga viti 1700 deri nė vitin 1721. Papa me origjinė shqiptare vjen nga familja Albani, e themeluar nga dy vėllezėr shqiptarė: Giorgio dhe Filippo di Michele de Lazi, ish-luftėtarė nėn urdhrat e Skėnderbeut, tė cilėt u vendosėn nė Urbino tė Italisė. Ata morėn mbiemrin Albanesi, qė mė pas u ndryshua nė Albani. Nga kjo familje rrodhėn edhe kardinalė tė shquar, diplomatė tė mėdhenj dhe burra shteti tė sėrės sė lartė, si Giovanni Girolamo, kardinal dhe kont e kandidat pėr papė nė dy konklave; Orazio, diplomat, emėruar senator i Romės nga Papa Urbani VIII (1623-'44); Annibale kanunor i Shėn Pietrit, president i Dhomės Apostolike, kamerleng i Kishės sė Shenjtė tė Romės etj. Autoriteti i Papa Klementit dha rezultate tė gjėra nė Shqipėri, ku Kisha katolike dhe ajo ortodokse bashkėjetuan pėr njė periudhė. Ai u interesua per rilindjen politike dhe fetare tė atdheut tė vet. I pėrket asaj periudhe mbajtja e "Kėshillit fetar tė parė kombėtar shqiptar" (1703), i cili shėnoi ndryshimet rrėnjėsore nė linjėn e veprimit tė klerit pėr ēėshtjet dogmatike, morale, kanunore dhe ipeshkvore. Nė fillim u arrit njė farė bashkimi, porse mė tej, meqė nuk ishte nė lartėsinė e duhur, u arrit hapja e selive tė kryepeshkopatave pėr dioqezat latine tė Ohrit dhe Shkupit. Para papės Klementi XI, tre papė tė tjerė kishin qenė me origjinė shiptare: San Eleuterio (175-189), San Caio (283-296) dhe Giovanni IV (640-642).
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  2. #2
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    Gjon Pali I Mrekullueshem

    GJON PALI I MREKULLUESHEM

    Nga Albri BRAHUSHA


    Tė flasėsh pėr Gjon Palin e II, ėshtė e thjeshtė, pasi veprimtaria e tij ishte aq e dukshme, kuptimplote dhe e mbushur me pasion dhe besim sa nuk ka nevojė pėr shumė koment. Ai ishte Papė nė njė kohė ndryshimesh tė mėdha, sfidash tė jashtėzakonshme, dhe pėr mė tepėr nė ndėrrimin e mijė-vjeēarėve. Tė diskutosh pėr rolin e tij nė mbylljen...
    nė paqe tė luftės sė ftohtė dhe bashkėjetėsėn mes feve dhe kulturave ėshtė e tepėrt. Tė flasėsh pėr udhėtimet e tij pa fund, pėr shpresėn qė na dha, pėr dashurinė qė na mėkoi, pėr paqen, pėr jetėn, prapė ėshtė e tepėrt.
    Nė fakt ajo pėr tė cilėn tani ia vlen tė flitet ėshtė se Karol Voitila ishte Papa i Fjalės, ai e dėshmoi kėtė nė tė gjitha takimet, fjalimet dhe konferencat, forca e tij e mrekullisė nuk ishte misteri, as fuqia, as pushteti, por fjala e thjeshtė. Ai i riktheu Europės dinjitetin e fjalės, ai nuk profetizoi, ai nuk kėrcėnoi, ai nuk citoi, ai foli, u foli tė gjithėve. Ai nuk heshti kurrė, nuk reshti kurrė sė kujtuari se lufta nuk prodhon fitimtarė por veē tė humbur.
    Nė njė botė ku teknologjia dhe televizioni po krijojnė vlera tė panjohura, nė njė botė ku besimi po resht, nė njė botė ku dashuria ėshtė shmangur, nė njė botė tė parasė dhe fitimit, Gjon Pali i II ia doli tė ishte njė hero i mbarė njerėzimit duke pranuar diversitetin e kulturave, racave dhe ideve. Dhe ky nuk ishte njė kompromis, por besimi i tij i patundur nė vlerat universale tė njeriut, nė favor tė jetės, dinjitetit dhe paqes. Por me tė njėjtin heroizėm ai drejtoi me guxim Vatikanin drejt njė politike universale, nė shėrbim tė bashkėjetesės tė tė gjitha kombeve nė botė.
    Kohėra tė mėdha prodhojnė individė tė mėdhenj. Dhe vėrtetė Karol Voitila ishte bir i kohės sė tij, por jo vetėm kaq, ai ishte njė njeri qė udhėhoqi njeriun modern, njeriun me dilemma tė mėdha, njeriun e hutuar, tė uritur, duke mos u lodhur sė luturi, sė dhėni shpresė pėr njė jetė mė tė mirė. Ai i takoi tė gjithė, i pranoi tė gjithė, pa iu shterur besimi se ne duhet "tė ndėrtojmė njė qytetėrim tė bazuar tek dashuria". Larg dogmės por afėr zemrės, ai hyri pa zhurmė nė historinė tonė moderne me urtėsinė e kohėrave, me duart e tij qė pėrshėndesin gjithkend, kudo shkoi ai puthi tokėn, duke falenderuar Krijuesin dhe duke bekuar njerėzit nė emėr tė Zotit.
    Fjala e tij ėshtė njė mrekulli, pasi Gjon Pali i II e pėrdori fjalėn pėr tė shėruar mendjet dhe zemrat tona, inatet dhe pakėnaqsitė, mėritė dhe luftrat, urinė dhe mjerimin. Pėr 27 vjet me rradhė ai na la tė kuptojmė se fjala ėshtė pasuria mė e madhe qė Zoti na dha, fjala e dashurisė dhe e paqes, njė dhuratė qė ne shpesh e harrojmė, pasi kemi shumė urrejtje, lakmi dhe babėzi qė na shtyn nė keqen.
    Gjon Pali i II, foli. Fjala e tij do vazhdojė tė johojė gjatė, ai na pėrshėndeti, na buzėqeshi, na edukoi tė flasim dhe tė kuptojmė se jeta duhet jetuar nė paqe dhe me dinjitet. Ai na foli shpesh, nė tė gjitha gjuhėt, por mbi tė gjitha na foli me gjuhėn e tė gjithėve. Me gjuhėn e dashurisė.
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  3. #3
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anėtarėsuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    Mbledhja e kardinalėve, ja kriteret e Papės sė ri

    Konklava pas 15-20 ditėsh. Dilema pėr drejtuesin e ri tė Vatikanit

    Mbledhja e kardinalėve, ja kriteret e Papės sė ri

    QYTETI I VATIKANIT


    Krejt ndryshe nga Papa Gjon Pali II, me pėrvojė kishtare, europian apo ndoshta i botės sė tretė. Janė kėto karakteristikat e mundshme tė Papės sė ri, qė do tė drejtojė Vatikanin dhe Kishėn katolike pas vdekjes sė Papa Vojtilės e do tė pėrballet me sfidat e reja tė botės. 117 kardinalėt qė do tė zgjedhin pasardhėsitn e Papės polak u mblodhėn dje nė Vatikan, nė ditėn e parė tė bisedimeve tė tyre, qė i hapin rrugė njė papati tė ri. Ata janė tė gjithė tė rinj nė procesin e ndėrlikuar dhe tepėr sekret tė zgjedhjes sė njė pape. Sipas agjencisė sė lajmeve ANSA, vetėm tre prej tyre: amerikani Uilliam Baum, gjermani Jozef Ratcinger dhe filipinasi Jaime Sin, janė tė vetmit qė kanė marrė pjesė nė dy konklave nė vitin 1978. Tė tjerėt votojnė pėr herė tė parė pėr njė papė qė mund tė jetė konservator apo progresist, italian, europian apo amerikano-latin. Nė garėn pėr drejtimin e Vatikanit janė mė shumė se 100 kandidatė, mes tė cilėve kardinali italian Angelo Sodano, gjermani Ratzinger, spanjolli Eduardo Martinez Somalo, indiani Ivan Diaz. Mes emrave tė tjerė janė edhe braziliani Claudio Hummes, meksikani Norberto Rivera Carrera, hondurasi Oscar Maradiaga, argjentinasi Jorge Mario Bergoglio, tė gjithė me tė njėjtin besim, si dhe njė sensibilitet tė fortė social, ndėrsa kandidatė tė fortė pėr variantin e njė Pape me ngjyrė janė nigeriani Francis Arinze dhe afrikanojugori Ėilfrid Fox Napier. Por, pėr tė kuptuar sesi do tė jetė Papa i ri, duhet pasur parasysh njė traditė dhe dy variante kryesore. Tradita ėshtė se pas njė papati tė gjatė, linja qė duhet ndjekur ėshtė ajo e ndryshimit. Pikėrisht kjo traditė mund tė eliminojė kardinalėt me personalitet tė afėrt me Papa Gjon Palin II e ndoshta do tė evitohen kandidatė me moshė mė tė re, pėr tė sjellė ndryshim nė drejtimin e Kishės katolike. Ndryshimi do tė jetė ēėshtja kryesore nė lidhje me zgjedhjen e Papės sė ri, gjė qė pritet tė ndodhė ndoshta pas njė muaji, pėrpos pėrvojės sė tij, personalitetit dhe karizmės. Se duhet zgjedhur njė papė qė t'u pėrgjigjet sfidave tė sė ardhmes. Ashtu siē ndodhi me Karol Vojtilėn, i cili pati nė ndihmė njė element po kaq tė rėndėsishėm, atė gjeopolitik. Papati i tij, qė shėrbeu pėr bashkimin e Europės, vėrtetoi zgjedhjen e duhur nė vitin 1978. Por tashmė zgjedhja e Papės sė ri nuk do tė jetė aspak e lehtė. Kardinalėt kanė deklaruar se Kishės i duhet njė personalitet po aq i fortė sa Karol Vojtila, por qė do tė pėrballet me sfidat e reja tė botės. Qė nuk janė pak.

    (marre nga GSH)
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    "...Papa Gjon Pali II do tė varroset nė varrezėn e Vatikanit, ndoshta aty ku ishte varrosur Papa Gjon Pali XII para se tė shenjtėrohej...."

    Qi ka pase nji pape Gjon Pali XII kete mundesh me e mesue vetem prej gazetave shqiptare. As ne Vatikan nuk e dine! Gjithashtu ndoshta kishte me ju dashte me u informue pak per me kuptue qi kripta nuk perkthehet shqip "varreze".

    Po keshtu Brahusha gabon kur tue e levdue Papen shkruen "larg dogmes e afer zemres"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta Tema

    ---


    SPECIALE

    Miliona njerėz i japin lamtumirėn Karol Vojtilės nė
    njė ceremoni varrimi ku morėn pjesė mbi 200 udhėheqės
    botėrorė

    Bota pėrcjell Papa Gjon Palin II

    Presidentė, monarkė, pėrfaqėsues tė klerit, me qindra
    e mijėra besimtarė i dhanė lamtumirėn ditėn e premte
    Papa Gjon Palit tė Dytė, nė ceremoninė mė madhėshtore
    tė varrimit tė kėtyre 100 viteve tė fundit.

    Pjesėmarrje e jashtėzakonshme nė ceremoni

    Katėr mbretėr, pesė mbretėresha dhe tė paktėn 70
    presidentė dhe kryeministra ishin tė pranishėm nė
    ceremoninė e zhvilluar.
    Mijėra pelegrinė kanė mbėrritur nė Vatikan pėr tė
    marrė pjesė nė lamtumirėn e Papės. Sheshi Shėn Pjetėr
    dhe i gjithė Vatikani ėshtė rrethuar nga “lumenj”
    njerėzish qė valėvisin flamuj tė ndryshėm, shumica
    prej tyre bardh e kuq, ngjyrat e flamurit tė Polonisė,
    vendlindjes sė Papės. Kordonė tė gjatė policie
    pėrpiqeshin qė tė mbanin mbrapa pelegrinėt, tė cilėt
    synonin tė afroheshin mė shumė, ndėrsa kishte shumė
    prej tyre qė u binte tė fikėt nga emocionet.

    Ekrane gjigante pėr ceremoninė

    Mė shumė se 2 milion njerėz e panė kėtė ceremoni
    pėrmes ekraneve gjigante tė vendosura rreth e qark
    Romės. Trupi i tij u vendos nė njė arkivol tė
    thjeshtė dhe mbi fytyrėn e tij ishte vendosur mėndafsh
    i bardhė. Fillimisht u lexua njė histori e shkurtėr e
    jetės sė tij. Papa Gjon Pali vdiq pas pothuajse njė
    dekade sėmundjesh dhe vuajtjesh. Mes 2.500
    personaliteteve qė kanė mbėrritur nė Romė ishte dhe
    presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Bush, Sekretari i
    Pėrgjithshėm i OKB, Kofi Annan, Princi Ēarls i
    Britanisė dhe udhėheqės tė ndryshėm arabė.

    Stimul pėr paqe mes kombeve

    “Ndoshta kjo ditė do na bėjė tė besojmė pėr njė tė
    ardhme nė paqe, larg konflikteve dhe urrejtjeve,” tha
    presidenti iranian, Mohammad Khatami nė njė intervistė
    pėr gazetėn “Corriere della Sera”. Presidenti
    kubanez, i cili nuk mori pjesė nė kėtė funeral e
    akuzoi presidentin Bush pėr hipokrizi nė pjesėmarrjen
    e tij nė funeral, duke thėnė se Papa ishte njė kritik
    i madh i abuzimeve tė kapitalizmit.

    Masa tė rrepta sigurie

    Italia e mbylli hapėsirėn e saj ajrore mbi Romė dhe
    kėrkoi forca shtesė, vendosi raketa tokė-ajėr, dhe
    blindoi zonėn pėrreth Vatikanit. Larg nga Vatikani,
    Roma ishte mė e qetė, pasi autoritetet kishin
    urdhėruar qė tė mbylleshin tė gjithė institucionet,
    shkollat dhe muzetė, si dhe kishte ndaluar qarkullimin
    e makinave nė rrugė.

    Miliona njerėz para ekraneve

    Katolikėt qė nuk mund tė shkonin nė sheshin Shėn
    Pjetėr dhe nė Romė, e ndoqėn ceremoninė pėrmes
    ekraneve. Nė Azi, katėr ekrane tė mėdha ishin
    vendosur nė Manila Luneta Park, aty ku Gjon Pali
    mbajti njė meshė para 5 milion filipinasve gjatė njė
    vizite nė vitin 1995. Pas funeralit, arkivoli i tij u
    dėrgua nė Bazilikėn e Shėn Pjetrit, ku u vendos nė njė
    arkivol prej zinku, pėr t’u mbyllur pėrgjithmonė.
    Ndėrkohė kardinalėt pritet qė tė hapin mė 18 prill
    konklavėn pėr tė zgjedhur papėn e ri. “Ky papė kishte
    njė problem, dhe do tė jetė njė problem nė tė ardhmen,
    pėr tė vendosur unitet nė diversitet,” tha kardinali
    belg, Godfried Danneels, i cili shihet si njė nga
    kandidatėt e mundshėm pėr t’u zgjedhur papė.

    Khatami pėrkrah Bushit, Mugabe thyen rregullat
    europiane

    Prania e presidentit iranian Mohammad Khatami - nė tė
    njėjtin vend me homologun e tij amerikan George W.
    Bush - sugjeron diēka lidhur me mėnyrėn se si
    vlerėsohet puna e kėtij pape nė botė. Kjo ishte njė
    ditė pėr pėrshpirtje dhe reflektim, por politika nuk
    mund tė jetė asnjėherė shumė larg. Qeveria kineze nuk
    pranoi tė dėrgonte pėrfaqėsues, e indinjuar nga
    vendimi i paprecedent i presidentit tajvanez Chen
    Shuey Bien pėr tė marrė pjesė. Presidenti Robert
    Mugabe i Zimbabves shkaktoi gjithashtu njė tė
    papritur, ai nė fakt po shkelte kufizimet pėr tė
    udhėtuar vendosur ndaj tij nga vendet e Bashkimit
    Europian. Kisha Katolike mbetet njė prej organizmave
    mė tė jashtėzakonshėm ndėrkombėtarė dhe Papa vetė
    kishte pikėpamje tė qarta lidhur me njė numėr tė madh
    ēėshtjesh politike, qė shkonin nga kundėrshtimi pėr
    luftėn nė Irak, tek kritika e tij ndaj kufizimeve tė
    modelit liberal ekonomik.

    Thjeshtėsia mbizotėroi nė varrimin e Papės

    Papa Gjon Pali II u varros nė katedralen e Shėn
    Pjetrit nė njė ceremoni private qė shėnoi edhe fundin
    e funeralit tė papės.
    Njė nga kėmbanat e bronxta tė Shėn Pjetrit binte
    vazhdimisht ndėrsa arkivoli i thjeshtė prej druri u
    ēua nė njė dhomė tė nėndheshme ku janė varrosur shumė
    prej 264 papėve tė Kishės Katolike. Qindra mijėra
    njerėz morėn pjesė nė ceremoninė para Katedrales sė
    Shėn Pjetrit pėr tė pėrshėndetur Papėn pėrmes
    duartrokitjesh, por pati gjithashtu edhe shumė lotė.
    Nė shenjė mirėnjohjeje tė thellė pėr Papėn e ndjerė,
    turma thėrriste emrin e tij dhe kėrkoi qė kisha ta
    shpallė atė shenjtor tani, pėr tė shmangur procesin e
    zakonshėm qė mund tė vazhdojė pėr dekada. 12 burra
    mbajtėn arkivolin e thjeshtė tė papės nga Katedralja e
    Shėn Pjetrit nė zonėn e hapur para altarit. Njė libėr
    i madh i kuq me shkrime tė shenjta ishte vendosur mbi
    arkivol ndėrsa kardinalėt dhe arkipeshkėt zunė vend
    pėrreth altarit.
    Duartrokitjet, njė shenjė tradicionale italiane
    respekti dhe admirimi, pėrshkuan turmėn kur doli
    arkivoli dhe gjatė gjithė shėrbimeve pėr nder tė
    Papės. Miliona katolikė nė mbarė globin kryen shėrbesa
    pėrkujtimore nė tė njėjtėn kohė ndėrsa miliona tė
    tjerė ndoqėn funeralin e Papės drejtpėrdrejt nė
    televizion.

    Kardinali Ratzinger: Lutemi pėr njeriun e sakrificave

    Para 200 udhėheqėsve shtetėrorė tė 80 shteteve dhe
    besimtarėve nė Sheshin e Shėn Pjetrit nė Romė ėshtė
    mbajtur mesha e organizuar me rastin e vdekjes se Papa
    Gjon Palit te Dyte, e drejtuar nga kardinali gjerman
    Joseph Ratzinger. "Na lejoni tė lutem", tha Ratzinger
    nė gjuhėn latine, pėr tė vazhduar pastaj nė gjuhėn
    italiane predikimet e tij. Kardinali gjerman tha se
    ai, i cili e ka pare Papen, ai i cili ka degjuar
    predikimet e tij, nuk do ta harrojė kurrė atė. Tek tė
    pranishmit, qė ishin mbledhur nė sheshin e Shėn
    Pjetrit nė Romė, ishin prekėse fjalėt e kardinalit
    Ratzinger kur perkujtoi se si papa Gjon Pali i Dytė nė
    fund tė jetės sė tij, pėrkundėr vuajtjeve shėndetėsore
    tė medha, sėrish shfaqej para besimtareve. Kardinali
    Ratzinger foli edhe pėr rininė e Papės. Ai kėshtu e
    pėrshkroi periudhen mė tė hershme tė Papės: si punėtor
    me pune te detyruar ne fabriken e prodhimeve kimike,
    ishte i kercėnuar nga terrori nacist, ai e degjoi
    zerin e Zotit, i cili i tha: eja pas meje. Kujtimet
    per Papen i kujtojne me mijera milione njerez ne bote,
    veēanerisht ne Poloni, atdheun e tij. Me qindramijėra
    polakė arriten ne Rome. Ne sheshin e Shėn Pjetrit,
    para 600 mije njerezeve kardinali Ratzinger tha: "Ne
    duhet te jemi te sigurt se ati yne i dashur gjendet ne
    shtepine e atit te tij ne dritare. Ai na shikon neve,
    ai kendon me ne, keto ishin fjalet e kardinalit
    Ratzinger, ne ceremonine me te madhe mortore te kohes
    moderne per vdekjen e Papės. Kardinali tha se jeta dhe
    vuajtja e Papes ishin nje viktimizim per gjithe
    njerezimin. "Papa ynė, siē e dime te gjithe ne, nuk
    deshironte qė jeten e vet ta trajtonte vetem si tė
    veten, ai ua dhuroi tė gjitheve jeten e tij, - tha
    Ratzinger. Gjate predikimeve te tija, shume shpesh
    eshte nderprerė nga duartrokitjet e te pranishmėve, nė
    veēanti kur foli per kohen e rinise se Papes, ne te
    cilen ishte i rrezikuar nga nacizmi dhe ne menyre te
    fshehur merrte pjese ne seminare ne Krakau, lexonte
    literaturė nga teologjia dhe filozofia.


    -----

Tema tė Ngjashme

  1. Vendimi i fshehtė, qeveria jep me qera 15 mijė m2 tė Spitalit Ushtarak
    Nga Humdinger nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 04:56
  2. Vendimi per Kosoven jashte Keshillit te Sigurimit
    Nga FЯODO nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2006, 05:32
  3. Arbnori, ambasador i ri nė Vatikan
    Nga Tastiera nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-09-2005, 11:09
  5. Nano shkakton skandal edhe nė varrimin e Papa Gjon Palit II nė Vatikan
    Nga rudo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 23-04-2005, 23:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •