HAFIZ MUSA DĖRGUTI
( 1888 -1961 )


Tė vjetrit e kanė njohur mirė Hafiz Musa Dėrgutin, atė hoxhė tė nderuar prei tė gjithėve, i shquar pėr devotshmėrinė e tij tė thellė, atė hoxhė qė gjithnjė ishte pranė nevojtarit, pranė halleve dhe shqetėsimeve tė njerėzve. Kudo qė kishte njė hall, kudo nė familjet e Shkodrės e tė katundeve pėr rreth qė kishte njė mosmarrėveshje, do tė gjendej Hafiz Musaja me fjalėn e tij, me dashamirėsinė e me autoritetin e tij pėr tė qetėsuar zemrat e plagosura, pėr tė shuar gjakrat e ndezur, pėr tė pajtuar e afruar vėllain me vėllanė, burrin me gruan, familjen me familje, fisin me fis.


E tė gjitha kėto i bėnte pėr hir tė Zotit, duke sakrifikuar kohėn e ēmuar, pa marrė parasysh lodhjen e mundimet e jo rrallė, duke pėrballuar shpenzime shpeshherė edhe tė rėnda. Pėrkushtimi dhe devotshmėria e tij, e shoqėruar me vullnetin e pėrpjekjet e shumta e tė parreshtura bėnė qė dituria e aftėsitė nė drejtimin e veprimtarive fetare nė lagjen ku shėrbente, nė xhaminė e Shaban efendisė, tė lidheshin fort, gjithnjė e mė tepėr me jetėn e popullit, me preokupimet e hallet e tij. E kėto halle tė jetės shoqėrore tė pėrditshme, nė raste tė caktuara merrnin karakter tė theksuar atdhetar e politik, prandaj Hafiz Musaja, edhe pse klerik i devotshėm, u bė njė udhėheqės shpirtėror nė shumė fusha tė veprimtarisė shoqėrore, kryesisht tė jetės familjare, por edhe njė luftėtar me armė nė dorė kundėr pushtuesit, njė kundėrshtar i paepur kundėr asaj ideologjie antikombėtare, kundėr polītikės dhe ideologjisė komuniste, kundėr ateizmit, qė si murtajė kaloi mbi vendin tonė.

Nė kujtimet e veta Z. Tom Lec Marku, njė bashkėvuajtės i Hafiz Dėrgutit nė burgjet e diktaturės komuniste, shkruan: "Ishte fetar e jo fanatik, pėr tė ēdo njeri, si katolik, si mysliman ishte kreaturė e Zotit. Fort i ndershėm, guximtar ku s'ka ma, dai (dorėdhanės) pėr gjithkėnd, i jepte kujtdo ēka kishte. Atdhetar i shquem, bashkėpunėtor i Opozitės, antikomunist i vendosun. Kėshtu e kam njoftė Hafiz Musa Dėrgutin".1

Musa Dėrguti u lind nė Shkodėr, mė 3.3.1888, nė njė familje tė vjetėr shkodrane. Shtėpia e Ethem Dėrgutit mė parė ishte nė lagjen e njohur "Dėrgutej ", ku edhe gjendej njėra nga xhamitė mė tė vjetra te qytetit. Nė kėtė lagje jetuan shumė familje tė shquara qė lanė gjurmė tė pashlyera nė historinė tonė kombėtare: e Dervishėve, e Sokolėve, etj. Ethemi, babai i Musait, me djersė e me punė tė ndershme do t'ia shtonte nderin e pasurinė familjes. Ai do tė rriste djem tė nderuar e punėtorė tė shquar, qė u dalluan me shenjė ne Pazarin e Shkodrės, ku kishin 7 dyqanet e veta e ku tregtonin kryesisht bylmetna e sende tė tjera ushqimore, pa pėrmendur tokat (ara e livadhe) nė Mėhallėn e Re (nė bregun e liqenit) dhe sidomos nė fshatin Trush, ku edhe kullotnin tufat e bagėtive, kryesisht lopė dhe dele. Nė kėtė mjedis pune tė ndershme, nė kėtė mjedis tė edukatės sė njė tradite tė nderuar qytetare e fetare u rrit Musai, i cili mė vonė do tė bėhej njė nga hoxhallarėt mė tė nderuar tė qytetit tė vet.

Mes katėr djemve tė Ethem Dėrgutit, Abdylit, Zyberit Musait dhe Qamilit, vetėm djali i tretė iu pėrkushtua studimeve fetare teologjike, duke kapėrcyer shkallėt e pėrgatitjes nė kėtė fushė tė nderuar, por, qė kėrkonte njė pėrkushtim tė veēantė. Musai mėsimet fillestare i mori ne gjirin e familjes sė vet, por edhe nė mejtepin e lagjes "Ndocej", njė mejtep qė edhe shkolla mė e vjetėr do tė pėrulej me nderim para tij, sepse kėtu mėsuan bijtė e nderuar tė shumė familjeve tė shquara tė qytetit tonė. Kujtoni familjen Boksi, nga gjiu i se cilės doli Haxhi Idrizi i famshėm, familjen Myftia, prej sė cilės dolėn gjithė ata myderrizė e myfti, ndera e qytetit dhe e gjithė Shqipėrisė. Kujtoni Sali Ef. e Madh, Abdullah Ef. Myftinė, Sali Ef. Myftinė, familjen Repishti, kujtoni myderrizin e shquar, Hafiz Ibrahimin, familjen Kraja, kujtoni teologun e pėrmendur Hafiz Aliun; familjen Bomnori, e kush nuk e kujton me respekt Haxhi Sheh Shaban Domnorin; familjen Kruja, kujtoni mistikun e luftėtarin Sheh Ali Kruj a, etj, etj. Kėtu fitoi shtysat pėr tė vazhduar studimet e mėtejshme nė fushat e ndryshme tė diturisė islame. Vazhdoi studimet nė Medresenė e Pazarit, ku punuan e studiuan shumė personalitete tė kulturės islame, qė kishte qenė arenė e gjithė atyre pėrpjekjeve pėr luftė kundėr pushtuesve turq e mėsymjeve grabitqare tė Malit tė Zi e tė Serbisė. Kur gjurmėt e plagėt e luftėrave ende nuk ishin mbyllur nė Shkodėr, djali i ri filloi mėsimet. Duke parė zellin e tij nė mėsime, nisur edhe nga tradita shkodrane qė nxėnėsit mė tė mirė t'i dėrgonte pėr studime nė Stamboll, qė ishte jo vetėm kryeqyteli i Perandorisė turke, por edhe kryeqyteti i kulturės e i diturisė, Musain e dėrguan tė vazhdonte shkollėn, falė edhe mundėsive ekonomike. Pėr pėrgatitjen e studentėve, pėr hapjen e medreseve nė vend apo pėr bursat e jashtme, pushtuesi turk asnjėherė nuk ka dhėnė subvencione. Kanė qenė vetė qytetarėt shkodranė qė i kanė hapur mejtepet apo medresetė, ata vetė me shpenzimet e familjes apo me ndihmat e bamirėsve i kanė dėrguar bijtė pėr studime.

Megjithė interesimin tonė, familja nuk ka qenė nė gjendje tė na sigurojė dėftesėn e mbarimit tė medresesė, gjė qė nuk na habit aspak, duke marrė parasysh se nėpėr ēfarė vuajtjesh kaloi e gjithė familja e Hafiz Musait nė burgjet e intemimet e panumurta, nė tė gjitha viset e Shqipėrisė.

Nė Stamboll Hafiz Musai u njoh me kulturėn e diturinė e gjerė islame, fitoi pėrgatitjen serioze fetare, u njoh me jetėn e njė qendre tė madhe politike, ekonomike e shkencore. Natyrisht, asgjė e bukur dhe madhėshtore qė pėrjetoi nė Stamboll nuk e habiti studentin shqiptar. Ai, si shumė tė tjerė para tij, mendjen e kishte te Shkodra e largėt. Atje e priste familja, atje e priste detyra e pėrhapjes sė fjalės sė mirė, paqės e mirėsisė mes njerėzve. As qė i shkonte mendja tė harrohej mbas njė jete tė zhurmshme tė kryeqytetit, pėfkundrazi e tėrhiqte qetėsia e qytetit tė vet me tė gjitha tė mirat qė sjell ideja nė shėrbim tė popullit, tė idealeve tė larta njerėzore, qė mishėroheshin nė ajetet e Kur'anit tė madhėrueshėm dhe nė Hadithet e Profetit a. s. E hoxha i ri, me plot pėrkushtim e vendosmėri u kthye nė atdhe, u kthye nė Shkodėr, pranė familjes e miqve.

Detyrėn fetare e filloi nė xhaminė e Shaban Efendisė. Kjo ka qenė njė xhami shumė e vjetėr nė qytetin tonė,2 e cila u pat shembur e nė trojet e saj ėshtė ndėrtuar mė vonė punishta e zhugės, nė lagjen "Salo Halili", e njohur nga banorėt e vjetėr tė Shkodrės, nė njė pjesė tė saj si lagjja, "Shaban Efendisė". Nuk e dimė nėse lagjja mori emrin e xhamisė apo e kundėrta. Ėshtė njė rast i rrallė qė, kėtu e filloi dhe kėtu e mbaroi detyrėn e tij nė shėrbim tė banorėve tė asaj lagjeje, qė ishte kufi me lagjen ku banonte hoxha i nderuar. Derisa e arrestuan, kėtu u fal, kėtu u priu banorėve si imam, kėtu predikoi ēdo ditė tė xhuma, kėtu banorėt e lagjes dėgjuan fjalėn e urtė e shpresėdhėnėse tė Hafiz Musasė. Shumė e dashur u bė kio xhami disi nė skajin jugperėndimor tė qytetit, sidomos pėr gratė e tė gjitha lagjeve pėrreth. Nė ligjėratat e Hafiz Dėrgutit pėr familjen, pėr rolin e nėnės nė edukatė, pėr marrėdhėniet bashkėshortore, pėr marrėdhėniet e detyrat e prindėrve ndaj fėmijėve e tė fėmijėve ndaj prindėrve, pėr marrėdhėniet me fqinjėt, me farefisin e me gjithė tė tjerėt nė shoqėri, krijoi e ngjalli shumė interes nė gratė e Shkodrės, saqė xhamija ishte e mbushur plot gjithnjė e fjala e Hafiz Dėrgutit ngjallte shpresė, mirėsi, paqe, harmoni familjare, mirėkuptim e dashuri mes njerėzve.

Hafiz Dėrguti nuk ishte i specializuar nė sociologji, por duke jetuar mes njerėzve, qė i donte aq shumė, nė gėzimet e hidhėrimet e tyre kėrkonte qė me burimin e mėsimeve tė besimit islam, tė zbuste sadopak zemrat e njerėzve, t'ua lehtėsonte dhėmbjet, qė jo rrallė shkakton jeta, t'i drejtonte e t'u ndriēonte rrugėn drejt sė mirės, sė vėrtetės, drejtėsisė e mirėkuptimit, drejt rrugės qė predikon feja islame.

E kjo e bėri atė shumė tė dashur pėr ēdo familje shkodrane. Ai ishte i mirėpritur kudo, nderohej e respektohej fjala e tij. Kudo qė ai shkonte, hidhej njė rreze shprese, burim mirėkuptimi e harmonie njerėzore.

Hafiz Musa Dėrguti, duke qenė gjithnjė pranė popullit tė vet, jetoi me hallet e tij, ishte pėr krah tij edhe nė ēastet mė tė vėshtira jo vetėm me fjalėn e tij bindėse, por, kur qe nevoja, edhe duke rrokur armėt pėr interesat kombėtare. Ai kėshtu ndiqte njė traditė tė hershme tė prijėsve tė shquar fetarė, si: Ahmet Efendi Kalaja, Sheh Shamia, Sali Efendi Hylja, Daut Boriēi, Jusuf Efendi Tabaku, Haxhi Idriz Boksi, Haxhi Hafiz Abaz Golemi etj., tė cilėt, nė raste rreziku pėr atdheun, krahas fjalės sė urtė kishin rrokur armėt nė luftė kundėr pushtuesve turq, serbė e malazesė.

Nė gusht tė vitit 1920 forcat ushtarake jugosllave pushtuan Kėlmendin, Kastratin, Shkrelin e Koplikun. Pėr tė pėrballuar agresionin jugosllav u rreshtuan nė front mbi 3000 luftėtarė shqiptarė, tė ardhur nga Shkodra e rrethet e tjera. Mes tyre ishte edhe Hafiz Musa Dėrguti, i cili, siē tregojnė, luftoi me trimėri tė rrallė. Ai u bė njė shembull guximi dhe burrėrie, duke pėrballuar vėshtirėsi e rreziqe tė shumta. Bashkėkohėsit tregojnė se, kur njė shok i luftės u plagos rėndė, Hafiz Musai e nxori nga beteja pėrmes breshėrive tė plumbave dhe e mbajti nė krah nga kodrat e Mosekut, deri nė spitalin e Shkodrės. Ky akt trimėrie e sakrifice ruhet ende i freskėt nė kujtesėn e bashkėkohėsve.

Vitet 1920 -1924 janė plot tensione politike. Shkodra ėshtė njė vatėr e nxehtė e ngjarjeve tė shėnuara qė kalonte vendi ynė. Hafiz Musai merr pjesė aktive nė kėto ngjarje dhe pėrkrah forcat e opozitės. Mbas pėrmbysjes sė regjimit tė Fan Nolit, afėrsisht mbas 3-4 javėsh ai arrestohet dhe mbahet nė gjendje arresti pėr afro 2 muaj.

Me tė kanė qenė tė burgosur Hafiz Ibrahim Repishti, Dom Pjetėr Tusha nga Shiroka etj"3 Me ndėrhyrjen e klerit tė lartė mysliman lirohet nga burgu.

Kur fillojnė tė pėrhapen nė vendin tonė idetė komuniste, Hafiz Musai kupton rrezikun e tyre dhe bėhet njė luftėtar i vendosur kundėr kėsaj ideologjie me aq pasoja pėr vendin tonė. Qė nga viti 1925 nga shumė hoxhallarė tė shquar demaskohet ideologjia komuniste. Mund tė kujtojmė kėtu artikujt e Hafiz Ali Korēės apo librin e njohur tė Hafiz Ali Krajės pėr rrezikun e bolshevizmit nė Shqipėri.

Nė vitet 1939-1944, kur idetė komuniste u propaganduan nė mėnyrė mė tė organizliar, nė qytetin e Shkodrės Hafiz Musai ėshtė ndėr kundėrshtarėt mė tė vendosur. Ai nė tubime tė ndryshme, spontane apo dhe nė xhami fliste pėr rrezikun e madh qė do tė sillte triumfi i komunizmit nė Shqipėri. Ata qė e kanė dėgjuar, tregojnė se Hafiz Musai zbėrthente dėmet e mėdha qė do tė pėsonte morali dhe personaliteti i njeriut, familja, prona e atdheu, e sidomos theksonte natyrėn gjakatare e kriminale tė komunistėve, qė vrasjen e njeriut e kishin si njė gjė tepėr tė zakontė.

Me njė propagande tė tillė, Hafiz Musai ishte bėrė njė figurė mjaft e rrezikshme pėr grupin komunist tė Shkodrės, i cili e dėnoi atė me vdekje...".4 Por nga frika e njė konfrontimi popullor, kjo masė dėnimi nuk u zbatua. Djemtė e ruanin gjithnjė babain: Fejziu, Hamiti dhe Eqeremi edhe kėrcėnuan ndonjė nga krerėt komunistė tė qytetit. Pėr siguri, Hafiz Musai shoqėrohej nga shtėpia nė xhami prej dy besimtarėve qė i kishte komshinj, vėllezėrit Ymer e Hamza Troshani.

Ky qėndrim antikomunist i Hafiz Dėrgutit ėshtė i njohur prej tė gjithėve. Aq mė tepėr e provon veprimtaria e tij mė vonė, burgosja, dėnimi e pėrndjekja e gjithė familjes. Prandaj edhe na duket disi i ēuditshėm mendimi i shprehur nga At Zef Pėllumbi pėr Hafiz Efendiun. Ja ēfarė shkruhet nė librin e kujtimeve "Rrno vetėm pėr me tregue":

- Ashtu asht ! Tamam e ke mė thotė ai (Hafiz Musa Dėrguti, shėnimi im) - Tanė qėllimi asht pėr me u zhdukė, sepse ju e keni pregatitė popullin qysh me kohė pėr kėtė ditė tue e tregue se ēka asht komunizmi: dushman i Allahut, pa Din e pa Iman. Ju nuk i keni lanė me hi kurrkund ndėr malsitė tueja. Puna jonė ndryshej. Lene qė nuk i njifshim aspak se ēka janė kta komunistat, bile edhe i ndihmuem kėta kodosha demek se po bajn luftė kundra taljanit e duelen njaty nė Postribė, u shpėrndanė nepėr shpija tue hangėr e tue pi. Aman, aman ! Ēfarė edepsyzash ishin pasė kenė : Lene ma qė thojshin se Komandanti i tyne i madh ishte Enver Hoxha, tamam njė Hoxhė i dijtun, por edhe kur mblidheshin aty nėn hije tė fikut e nuk e prekshin asnji kokėrr edhe sikur t'i lutej i zoti i shpisė. "Jooo, thojshin na nuk kemi si e prekim gjanė e popullit: asht gjynah i madh !" E shife tash se ēfarė gjynahit! Ala nuk e kanė mbllaēitė bukėn qė u dhanė postribsit: nė gojė e kanė, e po i pushkatojnė pa mėshirė si me kenė tue therė bagti nė kasaphane. Vetėm ju i paskeni njoftė mirė se kush janė, sepse keni dijtė me e kndue edhe atė faqen e fundit tė librit tė tyne. Allah, o Perėndi ! Vetėm ti mund tė na heqėsh qafe tanė kta edepsyza !"5

Sipas autorit, Hafiz Dėrguti s'i kishte pas njohur komunistėt "lene qė nuk i njifshim aspak se ēka janė kta komunistat, bile edhe i ndihmuem kta kodosha demek..." E, jo vetėm Hafiz Dėrguti, por mbarė myslimanėt, sepse sipas autorit, Hoxhė Efendiu flet nė shumės, pra tė gjithė hoxhallarėt, tė gjithė myslimanėt, s'i kishin njohur, madje edhe i kishin ndihmuar.

Vetėm kleri katolik i paskėsh njohur, vetėm ai e paskėsh pėrgatitur popullin "tue tregue se ēka asht komunizmi".

Aq mė tepėr, Hafiz Efendiu deklaron me gojėn e vet (sipas autorit) se "Komandanti i tyne i madh ishte Enver Hoxha, tamam nji hoxhė i dijtun..." e nė tė kundėrt "Vetėm ju i paskeni njoftė mirė se kush j anė..."

Jo, At Zefi, nuk ėshtė kėshtu, kėto janė vetėm sajime. Ju keni shkruar tė kundėrtėn e asqj qė ka menduar e ka bėrė Hafiz Musa Dėrguti.

Pėr tė argumentuar sa thamė, po sjellim vetėm dy shėnime nga njerėz qė e kanė njohur mirė Hafiz Musain.

Z. Eqerem Dėrguti, i biri, shkruan: "Si klerik ishte antikomunist i vendosur. Ky qėndrim buronte nė radhė te pare nga fakti se ideologjia komuniste mohonte Zotin. Ai thoshte : "Komunistėt janė tė pafe, ai qė nuk beson nė Zotin, s'ka moral, s'ka frikė nga ēdo veprim, edhe i mbrapshtė po tė jetė.

Sapo nisi nė qytetin e Shkodrės veprimtaria e organizuar komuniste, Musa Dėrguti filloi nė ēdo moment, nė xhami, nė rrugė e kudo ta denonconte farėn e keqe tė komunizmit. Mbahen mend, veēanėrisht replikat e forta qė bėnte nė vitet 1936, 1937 me tė rinjtė komunistė. Nė kėto diskutime tė gjata ai shquhej pėr forcėn e argumentimit fetar dhe paralajmėronte rrezikun e madh tė komunizmit dhe pasojat e tij pėr vendin tonė.

Forcat komuniste, qė nė atė kohė e konsideronin Hafizin pengesė dhe njeri tė rrezikshėm, sepse gjatė viteve 1941-1944, kur lėvizja komuniste nė Shqipėri u fuqizua, ai me kėmbėngulje vazhdonte ta demaskonte hapur atė. Nė vitin 1944 iu fut njė letėr anonime nė shtėpi, me tė cilėn kėrcėnohej me vdekje si klerik antikomunist."6

Ndėrsa Z. Beqir Ajazi, njė bashkėvuajtės nė burgun e Burrelit, shkruan pėr Hafiz Dėrgutin: " ... Nepėrmjet njė zėri ngushėllues prej patriarku, me njė kulturė tė gjerė sa fetare, aq edhe laike, ai tė bėnte pėr vete. Bagazhi i tij i gjerė dhe logjika e fortė bėnin qė ai tė tė imponohej. Ky ishte Hafiz Musa Dėrguti, qė besonte nė njė Zot tė vetėm e tė pashoq. Mbi kėtė ai nuk bėnte asnjė lėshim..." e mė poshtė: "Hafiz Musai me dijen e tij tė madhe ishte bėrė qendėr kėshillimesh pėr tė gjithė tė burgosurit e Burrelit. Nepėrmjet shpjegimesh prej kompetenti, fjala e tij hapej tek tė gjithė e bėnte punėn e vet. Kėshtu ai bėri nacionalistė tė vendosur tė gjithė ata qė i shfaqnin dyshime si rezultat i propagandes komuniste.."7

Burgimi

Mbas luftės filluan menjėherė goditjet ndaj Hafiz Dėrgutit. Gjatė vitit 1945 ėshtė arrestuar tri herė, duke u mbajtur nėn vėrejtje 4-5 ditė. Gjatė kėtyre ditėve i bėnin presione tė ndryshme, i thurnin shpifje nga mė tė ultat, por ai i pėrballoi me vendosmėri. Nė pamundėsi pėr ta pėrkulur apo pėr ta korruptuar, u detyruan ta lironin pėr mungesė provash. Dhe provat u gjetėn. Pėr kėtė shėrbeu Kryengritja e Postribės me datėn 9 shtator 1946. Forcat e sigurimit tė shtetit, pasi shuan kryengritjen, pushkatuan shumė fshatarė e qytetarė dhe arrestuan njė numėr tė konsiderueshėm prej burrave tė familjeve mė tė mira tė fshatrave dhe tė qytetit. E, nė mes tyre u arrestua edhe Hafiz Musa Dėrguti.

Ditėn e kryengritjes ai ka qenė nė Oblikė, ku ėshtė takuar me nacionalistin Rasim Gjyrezi, i cili ishte strehuar nė fshatin Krebej. Porsa kthehet nė qytet, tė nesėrmen e Kryengritjes sė Postribės, nė rrugė, tek Ēinari i Hoxhėdheut, ndalet nga forcat e sigurimit dhe arrestohet. Ishte data 11. IX. 1946.

Pėr shumė muaj rresht u torturua nė birucat e sigurimit, po ai qėndroi me trimėri, duke ruajtur dinjitetin e tij si besimtar i devotshėm.

Bashkėvuajtėsi i tij, Z. Tom Lec Marku, kujton: "Nė burgun e Fretėnve * *, dhoma 47, mė bashkuen me tė parin njeri, me Hafiz Musa Dėrgutin. Tetari Dhimitėr Ēifliku nga Boboshtica e Korēės, mė lidhi me tė kėmbė e duar. Ashtu tė lidhun u prezantuem. Mė pyeti Hafiz Musaja: Si ta thonė emnit ? - Tomė Leci, iu pėrgjegja.

Iu mbushėn sytė me lot, kur mė pa aq tė ri, ende pa i mbushė 24 vjetėt. Nė atė kohė i kapi hekurat dhe u pėrpoq qė tė m'i lironte pak tė mijat. - A po tė dhamin ?...

Ishte njeri dai qė bukėn e vet e ndante me mue, mė bante me zor me hangėr. - Ha, se je i ri. Ndėrkohė mė tha: "A tė vjen keq djalė i dashtun, me u falė? - Me gjithė qejf, iu pėrgjigja, por lutiu Zotit edhe pėr mue se jam tue vuejtė shumė nė tortura.

U suell nga muri, u ēueme nė kambė e filloi me u falė.

Unė nuk i dinja ritet, por veprojshe tue e pa Hoxhėn. Unė ēohesha e ulesha sė bashku me tė, sepse ishim tė lidhun duer e kambė bashkė.

Tue mos dijtė se s'ban me folė, i bana me krah, - Lutju Zotit edhe pėr mue. Ai nuk mė ktheu pėrgjigje.- Mos harro, Hoxhė, lutju Zotit ! Kur e mbaroi faljen e bani selam djathtas e majtas, nisi me folė me mue. - Tomė, mė tha, nuk flitet gjatė faljes.- Mė fal, i thaēė, e u kondendova kur mė tha se ishte falė e lutė pėr tė dy. M'u duk se m'u lehtėsuen torturat. Kėshtu i falte tė tana vaktet...

Edhe kur dilnim me krye nevojėn personale, duhet tė ecnim tė dy sė bashku, me tė njajtėn kambė, fillonte e djathta ime dhe e majta e tij. Sillnim kryet nga ana tjetėr..."8

Ish i burgosuri politik, Z. Ruzhdi Ēoba, kujton: "Hafiz Musanė e kam njoftė si hoxhė nė burg, kam qenė shumė afėr tij, qoftė pėr edukatėn qytetare, qoftė edhe si fetar islam, dojshe me pėrfitue nga dij et e tij ... Nė hetuesi, nė Burgun e Kishės vazhdonte me falė tė pesė vaktet. Tue qenė se ishte i lidhun me njė tė burgosun tjetėr, i lutet shokut me e krye kėtė detyrė fetare. Tue qenė se partneri i lidhun ishte katolik dhe pikėrisht Gjon Serreqi, pėr respekt pranoi me u ulė e me u ēue muej me radhė, tue i kėrkue hallallek. Besoj se kjo ėshtė njė gjest i veēantė mirėkuptimi nė burgjet komuniste dhe Gjoni mė ka thanė : "Ruzhdi, kjo m'u ba refleks dhe jo vetėm qė nuk pritojshe me u falė me hafizin, por kishe njė farė kujdesi me e ndigjue orėn e kishės, kur vinte ora e faljes..."9

Lidhur me qėndrimin nė hetuesi flitet edhe nė njė artikull tė gazetės "Balli i Kombit".10

Pas shumė muaj torturash e nisėn pėr ta gjykuar nė gjyqin e popullit. "Shumė muaj pas, tė pafuqishėm, me lot nė sytė i pamė tė kalonin nė mes tė njė turme qė bėrtiste me zemrim, tė lidhur me pranga dy e nga dy. Ishin 39 vetė e ndėrmjet tyre ishin franēeskani Pater Gjon Shllaku, seminaristėt Mark Ēuni e Gjon Shllaku, profesori Gjelosh Luli dhe Hafiz Dėrguti, njė drejtues mysliman."11

Mbas njė gjyqi tė inskenuar dhe me akuze false, Gjykata Ushtarake e Qarkut tė Shkodrės e deklaroi fajtor pėr "Krimin si armik i popullit, neni 2 dhe 3, ligji 372.

Sipas regjistrit tė Gjendjes Gjyqėsore tė Ministrisė sė Drejtėsisė, nė numrin e Protokollit 7596 theksohet se "Pėr tė quajturin Musa Dėrguti, i biri i Ethemit dhe i Meleqes, lindur nė Shkodėr, me vendimin Nr. 463, dt. 27.11.1947, nga Gjykata Ushtarake Shkodėr ėshtė deklaruar fajtor pėr krimin si armik i popullit, neni 2 dhe 3 tė ligjit 372, dėnuar me 10 (dhjetė) vjet privim lirie dhe heqjen e sė drejtės Civile."12

Gjithashtu, nė njė shkresė tjetėr, lėshuar nga Ministria e Rendit Publik, Drejtoria e Administratės sė Burgjeve theksohet se "Z. Musa Ethem Dėrguti, i vitlindjes 1888, nė bazė tė regjistrit themeltar Nr.1, me numėr rendor 5264 ėshtė arrestuar mė 11.09.1946 dhe liruar mė 8.11.1956."13

Nga kėto dy dokumente theksojmė se, megjithė pėrpjekjet tona pėr t'u njohur me dosjen gjyqėsore dhe dosjen hetimore tė Hafiz Musa Dėrgutit, nuk qe e mundur, sepse Gjykata e Rrethit tė Shkodrės nuk pranoi tė na i vinte nė dispozicion." Kuptojmė se Hafiz Musa Dėrguti ėshtė arrestuar mė datėn 11.9.1946, tė nesėrmen e Kryengritjes sė Postribės, ėshtė gjykuar mė datėn 27.11.1947, ėshtė mbajtur nė hetuesi pėr njė vit, dy muaj e 16 ditė. Pra, qė nga 11 shtatori 1946 e deri mė 27 nėntor 1947, ky hoxhė i nderuar, krejtėsisht i pafajshėm ėshtė torturuar nė birucat e sigurimit tė shtetit pėr tė arritur qė tė shpallet armik i popullit e tė dėnohet me 15 vjet nga pretenca e Prokurorit e tė merret vendimi nga trupi gjykues i drejtuar nga Aranit Ēela me 10 vjet heqje lirie dhe heqjen e sė drejtės civile. Ėshtė pėr t'u theksuar se Hafiz Dėrguti nuk pėrfitoi nga asnjė lloj amnistie dhe i ka vuajtur plotėsisht tė gjitha vitet e dėnimit, madje ka bėrė edhe 2 muaj burg mė shumė se dhjetė vitet e dėnimit. E tė gjitha kėta, nė burgun famėkeq tė Burrelit. Ai, me sa duket, ka qenė njė armik shumė i rrezikshėm i popullit (kupto i regjimit komunist).

Dėshirojmė tė theksojmė se, kur u arrestua Hafiz Musa Dėrguti ishte nė moshėn 56 vjeēare dhe doli nga burgu mbi 66 vjeē, plak i lodhur. Hafiz Musa Dėrguti dėnohet nė bazė tė ligjeve komuniste dhe cilėsohet armik i popullit, ndėrsa e gjithė veprimtaria e tij gjatė gjithė jetės provon fare qartė se ka qenė njė mik i tė gjithėve, njė propagandues i paqės, i mirėsisė, i mėshirės, i devotshmėrisė, njeri i aftė pėr t'iu gjetur prane njerezve nė hallet e shqetėsimet familjare, nė brengat e mosmarrėveshjet qė ka ēdo ditė jeta. Ai gjithnjė me fjalėn e urtė, me autoritetin e devotshmėrinė e tij ishte mik i ngushtė, i ēdo familjeje, i ēdo nevojtari, ishte mik i popullit, ishte njė atdhetar i shquar. Po ku pyeste gjyqi ushtarak komunist pėr kėto ? Ai me shpatėn e luftės sė klasave nuk bėnte dallime, donte terror e kėtė nuk e kursente kundėr askujt, pa marrė parasysh asnjėri, asnjė fakt, sado kuptimplotė qė tė ishte. Kėshtu Hafiz Dėrguti ēohet nė fillim nė Burgun e Madh e pastaj nė burgun e Burrelit.

Lidhur me jetėn e tij tė mjerė nė kėto burgje, me vuajtjet qė kaloi dhjetė vjet nė ato biruca tė llahtarshme dėshmitarėt flasin vetėm nė njė drejtim, theksojnė vetėm njė fakt : Hafiz Musa Dėrguti nuk u ankua asnjėherė, nuk e humbi aspak besimin nė ditėn e bardhė tė lirisė, ishte optimist e me kėtė optimizėm i frymėzonte tė gjithė. Z. Ruzhdi Ēoba i pėrfundon kujtimet e veta me kėto fjalė : "Ky qe Hafiz Musa Dėrguti qė kam njoftė vetė. I durueshėm. Kur mori vesht se i kishin internue familjen, gjė qė i shkaktoi shumė dhimbje, i lutei Zotit ditė e natė. Nė fakt ndej shumė vite nė burg, por kurrė nuk u mėrzit, gjithnjė jepte kurajo e shpresė, sidomos tė rinjve. Gjithmonė optimist, optimist, optimist, megjithėse ishte nė moshė tė pleqnisė".14

Pėr tė treguar besimin e thellė e optimizmin e Hafiz Dėrgutit po citojmė njė fragment nga artikulli i Z. Beqir Ajazit: "Njėherė mė doli gjumi shumė heret. Sipas ndėrrimit tė rojeve, kuptova se ishte ora 3 pas mesnate. U mėrzita injaft, se e dija qė, me t'u zgjuar njėherė, gjumi arratisej pėrfundimisht prej meje dhe ua linte vendin brengave e dhėmbjeve, qė s'kish melhem qė t i zbuste. Nė kėtė kohė vura re se Hafizi i kish hapur sytė. I shkrirė i tėri nė hallet e mija unė e harrova pėr njė ēast respektin qė i detyrohesha dhe kėshtu guxova dhe i thashė:

Efendi, a thua vallė se nuk pati Zot fare dhe ne e humbėm jetėn ashtu kot sė koti, duke i dhėnė rast komunizmit tė na hajė pėr mish pėllumbi?

Me kėtė pyetje unė nuk prisnja nga ai ndonjė leksion teologjik, por donja vetėm njėfarė ngushėllimi, sa pėr tė qetsuar pak shpirtin tim tė cfilitur. E pashė qė ai u nevrikos me mua, ngriti kokėn nga jasteku dhe me ata sy qė i shndrisnin fort, duke e ngritur gishtin tregues nė formė kėrcėnimi, filloi tė mė fliste me zemrim:

- A e di ti sa vjeē jam? Sa vjet burg kam bėrė dhe sa mė kanė mbetur pėr tė bėrė? Po, a ta merr mendja ty se me tė vėrtetė Hafiz Musai i plotėson edhe tė gjitha kėto vjet dhe del e shkon nė shtėpi i gjallė?

- Jo, nė tė vėrtetė jo.

- E pra shiko kėtu, vėrja veshin mirė kėtyre fjalėve, se nuk ke pėr t'i dėgjuar kurrė prej gojės sime. Nėqoftėse Hafiz Musa Dėrguti vdes nė burg, atėherė rri i qetė e pa kurrfarė frike se Zot nuk ka fare, por ama, nėse Musai del prej burgut e shkon e vdes nė shtėpi tė vet, atėherė tė jesh i sigurt se ka njė Zot qė e rregullon nė harmoni tė plotė tė gjithė rruzullin. Kjo vuajtje qė po heqim ne, nuk ėshtė tjetėr, veēse njė shkallė ngritjeje shpirtėrore qė na ēoi Zoti pėr tė na nisur drejt pėrsosmėrisė.

Me tė mbaruar kėto fjalė, ai e vuri rishtazi kryet nė jastėk dhe hyri nė atė fazė ku shiheshin vetėm buzėt qė lėviznin dhe vetėm njė Zot e dinte nėse ai po flinte apo i lutej Atij.

Nuk kishin kaluar akoma mirė as dy vjet nga lirimi im prej burgut tė Burrelit, kur njė ditė dikush trokiti nė portėn e shtėpisė time. Ishte postjeri qė mė dorėzoi njė telegram. E hapa atė me njė farė habie, sepse s'kisha marrė kurrė letėr as telegram prej askujt, qyshse kisha dalė nga burgu.

-"Hafiz Musai sosi nė shtėpi dhe ju pret. Familja."

Nuk mund t'u besonja syve tė mij. Mė dukej fare e pamundur. Madje, pėr t'u siguruar se nuk isha nė kllapinė e njė ėndėrre, ia dhashė dikuj qė tė ma lexonte ... Vetėm atėherė mė ranė nė mend fjalėt qė mė kish thėnė Musa Dėrguti atė natė ... Kuptimi i kėtij telegrami donte tė thoshte : "A e shikon pra dhe a e kupton provėn qė tė kam dhėnė dikur se KA NJĖ ZOT QĖ ĖSHTĖ I VETĖM E I PASHOQ ?"15

Optimizmin e Hafiz Dėrgutit, besimin nė jetėn, besimin pėr vazhdimėsinė e saj mund ta shohim fare qartė edhe nė kėtė bisedė qė po shėnojmė mė poshtė, dhėnė nga At Zef Pėllumi nė Burgun e Madh tė Shkodrės. Hafizi, duke parė tek seminaristi njė djalė tė ri edhe nė rrethanat e errta tė burgjeve komuniste e ka mendjen te jeta, te vazhdimi i saj, tek rrjedha e saj e natyrshme, tek fejesa e martesa e prandaj, nė konfidencė e me dashamirėsinė qė e karakterizonte, i thotė : "A din Zef se gjithė kėtyne netėve, nė kėtė zallahi qė ka dhoma jonė po na kalon nata pa fjetė dhe kam mendue pėr ly?...

Shif, me ēka dij unė, ti nuk je prift si kta tjerėt. Prandaj tue mendue me vedi gjithė natėn pa gjumė kam thanė : Asht njė vajzė tamam perri. E njof une. E bukur ... ajo ma! I ka flokėt e verdhė valė-valė, qė i bien mbrapa deri poshtė brezit. Aman o Perendi, tamam njė perri. Asht shpijes sė mirė. Pėr hise i takojnė dy shpija. Shif, kur tė mė vijė nė takim, unė po u ēoj fjalė pėr ty. Mos mė thuej jo. Jam unė dorėzanė pėr gjithēka. Kurrgja ma tė bukur e ma tė mirė nuk ka krijue Perendija se martesėn. Asht e mirė dhe ambėl mjalta? E pra nuk i rrin kurrkund afėr grues sė mirė ! Me tė qitė Zoti nji grue tė mirė, tė bukur, tė pastėr, tė bahet jeta xhenet. Ajo vajza qė mendoj unė asht me tė vėrtetė njė perri..."16

Cilėsitė e larta morale dhe burrėria e Hafiz Dėrgutit dalin qartė nė pah nė kushtet e rėnda tė jetės sė burgut. Tė gjithė ata qė kanė pasur latin e keq tė kalojnė vitet nė kėto burgje sė bashku me tė, theksojnė se ai ishte zemėrmirė, gjithnjė pranė nevojtarėve, shembull i lartė qėndrushmėrie. Ai ia hiqte vetes kafshatėn e gojės pėr ta ndarė me tė tjerėt. Tom Lec Marku e quan "Dai (dorėdhanės) pėr gjithkėnd, i jepte kujtdo ēka kishte", ndėrsa Beqir Ajazi shkruan . "Kalova pranė tij dhe i bėra shėrbim 40 muaj dhe po aq herė u kam shpėrndarė tė mjeruarve tė kaushit kushedi sa sheqer, vaj, oriz, djathė etj. pa marrė parasysh gjellėt e gatuara, tė cilat me aq mundim e sakrifica bliheshin me tė shtrenjtė e transportoheshin nga Shkodra nė Burrel".

Prej ushqimeve qė i dėrgonte familja mbante pėr vete vetėm ullinjtė, me tė cilėt ushqehej, e tė gjitha tė tjerat ua shpėmdante nevojtarėve, tė cilėt nuk kishin ndihma nga familjarėt.

Hafiz Dėrguti ishte njė hoxhė i ditur, qė pėr problemet e fesė islame dhe tė sheriatit nuk bėnte lėshime, por megjilhė kėtė ishte tolerant, predikonte paqė e mirėkuptim mes njerėzve, mes besimtarėve tė feve tė ndryshme. At Zef Pllumi mes tjerave shkruan: " ... hoxha jo vetėm ishte shumė tolerant, por edhe shumė mirdashės...","... ai na respektonte (ėshtė fjala kur tė gjithė klerikėt katolikė tė dhomės sė burgut ku jetonte edhe Hafiz Dėrguti. Shėnimi ynė) e pėr kėtė kishte stimėn e dashuninė e ne tė gjithve. Ishte njė plak i hijshėm e shumė i sinqertė: na thoshte se gjithė jetėn kishte treguar simpati pėr Klerin Katolik..." E mė poshtė At Zefi shkruan : "Hafiz Dėrguti ishte shumė i devotshėm, por jo fanatik..." Duke kujtuar jetėn e burgut At Zefi thekson njė episod shumė interesant : "Nuk shkuen shumė ditė e pa pritė e pa kujtue u hap dera e birucės sonė. Hini mbrenda njė oficer madhor....Na pyeti pėr emėn secilin.
- Tė gjithė prifta?
- Po tė gjithė.
- A shifni ēka dort me thanė revolucion ? Deri tash ligjet e borgjezisė priftin e konsiderojshin tė paprekshėm, ndėrsa na tashti edhe Zotin e biem kėtu tė shoqnuem me dy polic. Kjo asht forca e Partisė. Po ti Hoxhė Efendi - iu suell Hafiz Dėrgutit - ēka ban ti kėtu?
- Edhe unė si klerikėt e tjerė.
- Jo Hoxhė Efendi, ti deri tash na ke mėsue se asht sevap me mytė kaurrin, e tash si e kalon ti bashkė me priftėn?
- Unė e kaloj shumė mirė me kėta - iu pėrgjegj hoxha. - Na jemi robtė e Zotit. Sa pėr ato mėsime qė po thue, asht njė dėshmi e rreme: unė kurr nuk kam mėsue nė mejtep si thue ti.
Ne mos paē kenė ti vetė personalisht - i tha oficen - ka kenė njė hoxhė tjetėr, krejt si ti: me kėtė mjekėr tė bardhė e tė bukur.
- Kėtu ndrron loja - iu pėrgjegj Hafizi - unė jam unė e ai tjetri asht nji tjetėr. Nė pastė kenė ndonji hoxhė, qė tė ka mėsue ty me vra kaurrat, po ta them troē se ai paska kenė nji hoxhė xhahil e jo nji hoxhė halim!"17

Hafiz Dėrguti ishte njė besimtar i devotshėm. Edhe nė kushtet e vėshtira tė burgut ai i kryente tė gjitha ritet fetare. Jo vetėm falte tė pesė vaktet, por edhe agjėronte ramazanin. Me shembullin e tij, por edhe si rezultat i punės sė Hafiz Dėrgutit, mund tė them me bindje tė plotė se ato tri vjet qė kam qenė unė atj e, nuk ka mbetur mysliman pa e agjėruar ramazanin..."18

Lidhur me vullnetin e bindjen e tij ndaj ibadeteve fetare islame po sjellim edhe njė shembull kuptimplotė, qė na e sjell nė kujtimet e veta Z. Ruzhdi Ēoba. "Hafizi u sėmur nga adenidet. Jo vetėm ai, por edhe tė burgosurit e tjerė u shqetėsuan dhe kėrkuan nga familja e tij tė siguroheshin streptomicina pėr tė shėruar sėmundjen. Ilaēet erdhėn, kur pėr besimtarėt myslimanė kishte filluar ramazani. Edhe pse nė Kur'an lejohet besimtari islam tė mos agjėrojė pėr arsye sėmundjeje, Hafizi nuk pranoi tė mjekohet, por vazhdoi i bindur thellėsisht tė mos e prishte ramazanin. Mbas 30 ditėsh, pėr ēudinė e tė gjithėve, Hafiz Dėrguti nuk kishte mė nevojė tė mjekohej, ai ishte shėruar plotėsisht nga sėmundja. Kėtė Zotni Ruzhdiu e shpjegon si mrekulli tė tė Plotfuqishmit. Por ne do tė shtonim edhe njė faktor tjetėr psikologjik, qė na duket me shumė rėndėsi. Ilaēet kanė rolin e vet nė mjekimin e sėmundjeve, por bindja e njeriut ndaj detyrės, pėrkushtimi i tij, gjendja e tij shpirtėrore nė shumė raste janė shumė mė tė fuqishme se ēdo medikament. E Hafiz Dėrguti e pėrballoi sėmundjen me vullnetin e tii, me durimin e tij, me pėrkushtimine bindjen e thellė ndaj tė madhit Zot, me devocionin e tij ndaj detyrės islame. Ky ėshtė njė ilaē mė i fuqishėm se ēdo medikament. Ai kishte besim nė jetėn, ai nuk iu pėrkul asnjėherė mjerimeve tė burgut, nuk i humbi kurrė shpresat. Ai i ishte mbėshtetur Zotit tė madh e mėshirėplotė. E kush tjetėr mund tė arrinte qė t'i shpėtonte aq e aq tė burgosur qė kaluan nė torturat ēnjerėzore, qė jetuan nė qelitė e errėta e plot lagėshtirė, nė tė ftohtin acar, qė u zhytėn nė baltėn e zezė tė kėnetave, mes shushunjave gjakpirėse, nė punėt cfilitėse, pa ushqim, pa e ngopur njėherė barkun me bukė e pa gjumė nė sy, veē besimit nė jetėn, veē mbėshtetjes nė mėshirėn e tė madhit Zot?

Hafiz Dėrguti ka qenė sa i dashur dhe i dhėmbshur, aq edhe krenar, trim e burrėror. Me punėn e tij, me sjellj en, me fjalėn e tij e ka provuar gjithnjė kėtė, jo vetėm duke rrokur armėt pėr t'i dalė zot vendit nė ēaste tė vėshtira, por nė ēdo moment ai ka ditur tė sillet e tė veprojė pėr tė ruajtur dinjitetin e vet, tė familjes apo tė shokėve me tė cilėt e kishte lidhur jeta. Nga jeta e burgut tregojnė njė rast kuptimplotė, kur Hafiz Dėrguti, duke e ndjerė veten tė fyer nga sjellja e njė polici, pa iu tutur syri fare pėr pasojat, kapi paguren e ujit dhe i ra kokės me sa fuqi pat. Kėtė ngjarje rapsodi popullor Dedė Shyti e pėrshkruan kėshtu nė vargjet e mėposhtme:

Policėt me pengue banė pėrpjekje,
Tė mos i shėrbente Hafizi fesė...
Ia prishen t'falunit qentė e pabesė
Policin e qėlloi tenxhere kresė.19

Jeta nė burgjet komuniste pėr ēdo tė dėnuar politik ėshtė shoqėruar edhe me vuajtje tė thellė shpirtėrore pėr fatet e familjes, e cila pėsonte pėrndjekje e keqtrajtime tė shumėfishta. Arrestimi i solli jo vetėm Hafizit njė jetė plot vuajtje e tortura, por edhe pėr familjen e tij filloi njė kalvar i vėrtetė.

Me 5 prill tė vitit 1949 arrestohet e gjithė familja e tij dhe vendoset nė burgun e Shkodrės. Nuk mbahet gjatė nė Shkodėr dhe internohet nė Berat, mė vonė dėrgohet nė Tepelenė, nė Luzhan tė Korēės dhe pastaj izolohen nė Kalanė e Portopalermos. Mė vonė dėrgohen nė Tepelenė, Skrapar, Lushnje. Dhe mbas katėr vjetėsh, mė nė fund lirohet e shoqja, ndėrsa djali i vogėl i Hafiz Dėrgutit, Sabriu, lirohet pas tetė vjetėsh. Dy djemtė e mėdhenj tė Hafizit, Fejziu dhe Hamiti, arratisen qė nė ditėt e para, ndėrsa djali i tretė, Eqeremi, mbahet nė burg edhe katėr vjet.

Burgu, arratisja, papunėsia, diskriminimi politik dhe ekonomik, mohimi i shkollės pėr fėmijėt, demaskimet e herėpashershme nė lagje publikisht, si armiq tė rrezikshėm qenė pranga qė e lidhen gjithnjė e mė fort gjatė sundimit komunist familjen e Hafiz Musa Dėrgutit, vetė atė, gruan e tij, fėmijėt, nipėrit dhe mbesat.

E, mendoni plakun e gjorė, kė tė qante mė parė, hallet e tij nė tortura e nė mjerimet e burgjeve apo gruan e fėmijėt e shpėmdarė nėpėr tė gjitha skajet mė tė humbura tė vendit, ngrėnė e pa ngrėnė, strehė e pa strehė, pa u nxėnė kėmba dhe, nga njėri burg nė tjetrin, nga njėri kamp nė tjetrin.

E megjithėkėtė, Hafiz Musa Dėrguti dhe familja e tij mbijetoi. Nderi, dinjiteti, krenaria nuk u mposhtėn. Ata i qėndruan kėtij persekłcioni tė shumėfishtė me dinjitet, me besimin e thellė nė Zotin e madhėrueshėm, me punė tė palodhur, duke fituar kėshtu respektin e tė gjithė qytetit. Ata mund tė kenė vuajtur edhe pėr bukėn e gojės, mund tė kenė bėrė punė nga mė tė rėndat, mund tė kenė humbur tė drejtėn e studimeve, si shumė moshatarė tė tjerė, por nderin e dinjitetin e ruajtėn thellė, ata s'e humbėn kurrė besimin nė Zotin, pra, kėshtu mbijetuan.

Lirimi nga burgu me 8.11.1956 qe nje ngjarje e gėzueshme pėr vetė Hafiz Musain, tashmė i plakur dhe i lodhur nga vuajtjet e gjata, pėr tėrė familjen, farefisin e gjithė miqtė e dashamirėt. Shtėpia e tij nuk pushoi duke pritur e pėrcjellur miq qė vinin pėr urim, me gjithė kujdesin e frikėn e pėrhershme qė ndjellte persekutimi komunist.

Hafiz Dėrguti vdiq me 15 mars 1961. Pėrcjellja e xhenazes qe njė sfidė pėr diktaturėn komuniste. Qytetarėt shkodranė, klerikėt e tė dy besimeve, fshatarėt nga zonat pėr rreth e shumė miq e shokė tė burgjeve e shoqėruan me lotė nė sy. Ata kėshtu shprehnin dhėmbjen e thellė dhe respektin e veēantė pėr kėtė bir tė denjė tė Shqipėrisė, pėr kėtė Hoxhė tė nderuar.

Hafiz Musa Dėrguti ka mbetur nė kujtimin tonė si njė personalitet i shquar i kulturės islame, si njė hoxhė i devotshėm, si atdhetar, demokrat dhe antikomuiiist ī vendosur, si qytetar i nderuar, si shembėlltyrė e paqes, mirėkuptimit, tolerancės mes njerėzve.

Edhe sot ruhen nė kujtesėn popullore shumė shprehje e mendime tė tij, si: "Ban mirė nė kėtė jetė", "Atė qė mund tė bejsh, mos e le pa ba", "Pėrpiqu me i ndihmue tė tjerėt jo vetėm kur janė tė varfn, por edhe kur bijnė nė fatkeqėsi e kanė hallet e jetės". Kėto mėsime morale tė jetės sė pėrditshme, nga tė cilat ai udhėhiqej, e bėnė Hafiz Musa Dėrgutin njė "Gjykatės popullor."

Referenca



1. Tom Lec Marku, nga Shkodra, i burgosur pėr Lėvizjen e Postribes, arrestuar me1946,bashkevuajtės me H. M. Dėrgutin ne burgun e Fretėnve, dhorna 47. Kujtime, dorėshkrim, data 26.5.1996, Shkodėr.
2. Hamdi Bushati ne vepren "Shkodra ne mote", duke berė fjalė pėr kėtė xhami thekson se ka qene njė nga me te vjetrat e qytetit, por pet fat te keq, pllaka e gurtė e vendosur ne urin e saj, nga pakujdesia ėshte zhdukur, prandaj edhe nuk ka mundur te pėrcaktojė datėn e ndėrtimit.
3. M, Q. Gazeta "Balli i Kombit", e enjte, 12.tetor 1995, fq.6
4. Po aty.
5. At Zef Pllumi, "Rrno vetėm pet me tregue", (Libri i kujtimeve) Pjesa e pare, 1944-195 1, Botues "Hylli i Dritės", 1995, fq. 222.
6. Eqerem Dėrguti, "Hafiz Musa Derguti", gazeta "Drita Islame", Viti I i botimit, e enjte, II.Vl. 1992, nr. 12, faqe 3.
7. Beqir Ajazi,,"Se ka njė zot qė ėshte i vetem dhe i pashoq", gazeta"Drita Islame", Viti II i botimit, nr. 1 3 (38), shtator 1993, fq. 3
8. Tomė Lec Marku, Kujtime, dorėshkrim, dhene me datėn 26. 05. 1996
9. Ruzhdi Ēoba, Kujtime, dorėshkrim, dhėne me datėn 15. 6. 1996
10. M.Q. Hafiz Musa Dėrguti, "Balli i Kombit" e enite, 12 tetor 1995, fq. 6
11. Mark Kalaj, "Edhe komunistet janė vėllezėrit tane", Testamenti i dashurise dhe i paqės i Pader Dajanit, ne librin " 1946-1996 Martiret Jezuitė ne Shqipėri", Milano, 1996, fq. 103,
12. Dėshmi e lėshuar nga Ministria e Drejtesise, Regjistri i Gjendjes Gjyqesore, Nr. i Prot. 7596, Tirane, me 27.V. 1 993.
13. Vertetim i leshuar nga Ministria e Rendit Publik, Drejtoria e Administratės se burgjeve, Tiranė, me 22.09.1993.
14. Ruzhdi Ēoba, kujtime, cituar me sipėr.
15. Beqir Ajazi, cituar me sipėr.
16. At Zef Pliumi, vepėr e cituar, fq. 222, 223.
17. At Zef Pllumi, vepėr e cituar, fq. 226
18. Beqir Ajazi, cituar me sipėr.
19. Dede Shyti, Kronike rapsodike, vjersha, Shkoder 1996, fq.30