Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19

Tema: Alergjite

  1. #1
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913

    Alergjite

    S'di pse isha e sigurte qe kisha pare nje teme per keto ne forum,po bera nje kerkim dhe s'e gjeta.
    Nese eshte u lutem moderatoreve ta bashkojne

    ēfare eshte alergjia

    Alergjia eshte nje reagim mbrojtes i tepruar i sistemit tone imunitar perballe substancave qe konsiderohen gabimisht te demshme.Gabimi ndodh ne fazen e pare te takimit dmth kur substanca jo vetem njihet si e huaj per organizmin por edhe "zmadhohet" rrezikshmeria e saj. Prandaj sistemi yne mbrojtes nga njera ane shenon ne memorien e vete kete substance si te huaj dhe nga ana tjeter prodhon nje numer te tepert antikorpesh qe reagojne menjehere kur prezantohet e njejta substance.
    Eshte njesoj sikur nje patrulle e ushtrise te shohe nje ushtri armike dhe ti shpike komandes qendrore rrezikshmerine e kesaj: rrjedhimi eshte nje gjendje gatishmerie e gjithe batalionit i cili kur has ushtrine tjeter direkt e sulmon pa verifikuar rrezikshmerin e saj.Rezultati eshte nje harxhim i kote njerezish dhe bombardime te kota duke shkaktuar deme.
    arsyet

    Akoma sot nuk eshte e mundur te percaktohet me saktesi shkaku i ketij "gabimi" te sistemit imunitar,megjithese dihen mekanizmat nuk eshte ne gjendje te percaktohet kush eshte ne rrezik dhe kush jo.Dihet vetem se koha qe kalon nga kontakti i pare deri ne shfaqjen e simptomave te kontaktit te dyte ndryshon nga personi ne person, dhe mund te jete disa dite ose disa vjete.
    Gjithashtu dihet qe ka nje perqindje trashegimie dmth paraqitet ne 30% te rasteve te femijet qe kane nje prind qe vuan nga alergji dhe shfaqin fenomene te te njejtit tip ne moshe madhore.

    Substancat alergjene

    Keshtu quhen substancat qe shkaktojne alergji dhe hyjne ne kontakt me organizmin mbi te gjitha nepermjet ajrit. Nder me te njohurat eshte Poleni i bimeve dhe barishteve qe ndodhen ne ajer nga Janari deri ne mes te shtatorit.
    Gjithashtu ka dhe alergjene ne shtepi qejane prezent gjate gjithe vitit dhe japin te njejtat simptoma me ato stinore.
    produktet fekale te insekteve qe jetojne ne ambjente me pluhur dhe lageshti zakonisht ne dyshek leshim tapete dhe moket.
    produkte qe ndodhen ne lekuren e kafsheve shtepiake si qente, macet, zogjte, lepujt,kavjet.

    Simptomat

    Alergjia mund te shfaqet te ēdo person ne ēdo moshe dhe pa diferenca ne seks, ndonjehere shfaqet dhe ne aparatin e ngrenies me diare, te vjella.(shume ralle dhe jo stinore)
    Simptomat ne hunde: teshtima te perseritura, sekrecione ujore, hunda e bllokuar,kruajtje
    Simptoma ne sy: kruajtje , skuqje, fryrje, lotim, bezdi ne drite.
    Simptoma te lekures: kruajtje, fryrje, skuqje.
    Simptoma pothuaj ne te gjitha shume frekuente: irritimi i shpejte dhe lodhja.

    Si diagnostikohe:

    Zakonisht diagnostikimi bazohet te simptomat qe shfaqen me shume gjate pranveres ose veres. Me pas behet nje test i rendesishem per nje diagnoze alergjike dhe per te dalluar substancen qe sistemi imunitar njeh si te rrezikshme.
    PRICK TEST ose test lekure ose kutireaksion me alergjene.
    Hiqet lekura ne disa vende( pa provokuar dhimbje dhe as rrjedhje gjaku) prej 1 cm dhe ne distance 2 cm nga njera tjetra.te secila vihet nje pike solucioni me alergjen te ndryshem.brenda 10-20 min duket nje fryrje e rozte dhe kruajtese aty ku alergjeni specifik eshte vendosur.
    Per raste te dyshimta behet RAST nje test qe bazohet ne marrje gjaku dhe kontrollimi te antikorpeve te prodhuara per nje ose me shume substanca.
    Eshte dhe nje test tjeter qe quhet Provokim Bronkial me Alergjene dmth shifet reagimi i mukozes bronkiale duke dhene sasi shume te vogla alergjenesh.

    Si kurohet

    Terapia specifike behet me Kromoliat Disodik qe bllokon antikorpet dhe me Antihistaminik qe bllokojne Histaminen, qe eshte substanca me te cilen antikorpet reagojne ndaj alergjenit.ne format me te renda perdoren kortizone qe bllokojne sistemin imunitar ne menyre me drastike.
    Terapia me specifike behet pas testeve me inieksione si psh ne rastin e poleneve duhen bere per gjithe periudhen ne te cilen alergjeni eshte prezent ne ajer. Ka nje terapi vaksinash qe e bejne sistemin imunitar te mesohet me pranine e substancave alergjene.Megjithate njeriu mund te shfaqe alergji te tjera me pas,pavaresisht se arrin te mbrohet nga nje substance dhe ndonjehere madje sistemi pavaresisht nga vaksinat vazhdon te reagoje per arsye te pashpjegueshme ne te njejten menyre.
    Mjekesia alternative
    Kjo mjekesi i konsideron personat te ndryshem njera nga tjetra prandaj kerkon te zbuloje si ka lindur ērregullimi brenda njeriut qe e ka ēuar ne kete aktivitet alergjik.
    Agopunktura gjithashtu mendohet qe sherben

    Si te evitohet 10 rregullat Anti alergji

    Tretja ne uje e nje derivati bimor RIBELS MIGRUM ne mengjes sapo zgjuar dhe ne pasdite per tre muaj rresht. Eshte nje riekuilibrues i sistemit imunitar.
    Diete me vitamina C B K te dobishme per irritimin e syrit.
    Te evitohen ushqime qe kane n e etikete Aroma Natyrore sepse ndonjehere midis ketyre fshihen substanca alergjene : mjalti.poleni dhe propoli jane per tu evituar nese dikush vuan nga azma alergjike.
    S'duhen mare ilaēe pa konsultuar mjekun pasi kush vuan nga alergjite esht eme i ndjeshem ndaj produkteve kimike te mjekimeve. per me teper acidi acetilsalicilik qe eshte aspirina shume pak e dine qe mund te shkaktoje azme.
    S'duhet te pihet cigare dhe te evitohen ambjentet me duhanxhinj:P sepse mukozat e hundes dhe syve mund te irritohen.
    Te ndiqen rregulla te rendesishme per jeten:
    Te flihet 8 ore ne nate
    Te hahet tre here ne dite
    Shplodhja ose ndalimi i punes per te pakten ēerek ore kur ndihesh i lodhur.
    Aktiviteti fizik javor
    Gjetja e kohes se lire per ti dedikuar vetes
    Te mesohet te mos luftohet me emocionet e vetes dhe te jetohet ne qetesi raporti me te tjeret
    (sepse eshte tashme e njohur qe emocionet e permbajtura,streset fizike dhe psikike, jeta e ērregullte jane faktore qe prishin ekuilibrin e sistemit imunitar dhe rendojne alergjite.

    Te kihet kujdes ne ditet e thata dhe me ere sepse me kete klime perqendrimi i polenit ne ajer eshte ne maksimum.
    te mos behet prerja e barit ose aktivitet ne natyre gjate momenteve kritike.

    Te zgjidhet vendi i pushimeve ne det dhe jo ne mal,sepse ne det polenet jane me pak te pranishme ndersa ne mal kjo ndodh mbi 2000 metra.

    Te ndiqet kalendari dhe te dhenat per perqendrimin e polenit ne ajer te shperndara vit per vit.

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Qenkam "alergjike" ndaj kesaj teme moj helene Si shume "amatore" me duket. Nejse, te pershendes per iniciativen. Po ajo puna e vioxx si vate moj aman? Do i marrim apo s'do i marrim paret.
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    jo helene deri me sot se di te kem pas noi here alergji gjate gjithe jetes sime

    ti yllo mire e bere qe e hape kte teme ta dim i her shoket e shoqet tona ktu ne forum nda kujt jan alergjik

    cupke pe korce pse moj lalke qeke alergjike ndaj ksaj teme amatore mund te duket po eshte dicka shume e mire per te dhen nje pergjigje

    nejse ti ben si di vet sepse ke mendimin tend

    kiss kiss helene :P se mos e thua qe ke alergji ndaj puthjeve
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  4. #4
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga helene
    Terapia specifike behet me Kromoliat Disodik qe bllokon antikorpet dhe me Antihistaminik qe bllokojne Histaminen, qe eshte substanca me te cilen antikorpet reagojne ndaj alergjenit.

    Ne format me te renda perdoren kortizone qe bllokojne sistemin imunitar ne menyre me drastike.

    Terapia me specifike behet pas testeve me injeksione si psh ne rastin e poleneve duhen bere per gjithe periudhen ne te cilen alergjeni eshte prezent ne ajer. Ka nje terapi vaksinash qe e bejne sistemin imunitar te mesohet me pranine e substancave alergjene.Megjithate njeriu mund te shfaqe alergji te tjera me pas,pavaresisht se arrin te mbrohet nga nje substance dhe ndonjehere madje sistemi pavaresisht nga vaksinat vazhdon te reagoje per arsye te pashpjegueshme ne te njejten menyre.
    Kromoliat disodik uahh c'me beri pershtypje, hera e pare qe e degjoj ne shqip (cromolyn sodium).

    Kortizonet jane ilace te tmerrshme, nqs. ka mundesi duhen evituar sa me teper.

    Kurse kjo terapia quhet desensitizim dhe e meson trupin me keta alergjene qe me pas ai mos beje reaksion alergjik, por eshte shume e shtrenjte dhe duhet perseritur cdo vit ose cdo disa vjet. Zakonisht s'ja vlen barra qirane.

    Ka shume anti-histaminike ne US, biles edhe mjaft prej tyre mund te merren pa recete mjekesore ne supermarket apo farmaci.

    Ata anti-histaminike qe jane me te vjeter te bejne te ndihesh e pergjumur, ne raste te rralla kur ju jepen femijeve mund te shkaktojne seizures, dhe nuk duhen mare para se te operosh makineri. Kurse te rinjte qe domosdo jane dhe pak me te shtrenjte, nuk e kane kete efekt anesor shpesh te padeshirueshem. Megjithate nqs. teshtin nga alergjite dhe s'arrin dot te flesh naten, anti-histaminiket e vjeter (qe gjenden ne treg edhe si doza per femije) do ishin ideale per te te vene edhe ne gjume vec te tjerash.

    Anti-histaminike qe s'te bejne pergjumesh:
    Cetirizine (Zyrtec) (pa recete)
    Loratadine (Claritin, qe jepet shpesh per femijet e vegjel vec te tjereve)(pa recete)
    Loratadine (Clarinex) (me recete)
    Fexofenadine (Allegra) (me recete)

    Me e reja me duket eshte olopatadine (Panatol), qe shtihet me pikatore ne sy, nqs. alergjite bezdisin me teper syte. (me recete)

    Anti-histaminike qe te bejne pergjumesh:
    diphenhydramine (Benadryl) - me e perdorura, pasi eshte nga me te vjetrat dhe shume mjeke ndihen rehat me kete ilac pasi eshte provuar ne shume njerez. Jepet si tablete, pomade/krem, ose spray per ne hunde. Kur ju jepet te rriturve i ben te pergjumur. Kur ju jepet femijeve te vegjel nganjehere mund t'i beje te pergjumur, nganjehere mund t'i beje alerte sikur kane pire kafe. Nqs. kjo e dyta ndodh duhet kontaktuar mjeku dhe te ulet doza.

    Pastaj ne po kete grup kemi dhe chlorpheniramine, hydroxyzine etj., por diphenhydramine eshte me e perdorura ne mase.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga angeldust : 04-04-2005 mė 19:20
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  5. #5
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Qenkam "alergjike" ndaj kesaj teme moj helene Si shume "amatore" me duket. Nejse, te pershendes per iniciativen. Po ajo puna e vioxx si vate moj aman? Do i marrim apo s'do i marrim paret
    lol une fjalet shqip mezi i gjej ne kete fushe.mire dhe kaq:P
    Po te pakten keshtu shtyj ata qe dine me mire te shkruajne

  6. #6
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    jo helene deri me sot se di te kem pas noi here alergji gjate gjithe jetes sime
    kurse une Edo sot po vdes nga syte ndaj mu kujtua tema

  7. #7
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Cupka me C te madhe , mire e ka cupka me c te vogel moj, pse amatore? Pak si shume ne gjuhen e popullit po hajde se ashtu duhet, se per popullin po shkruajme ketu.

    Vetem ato gjerat ne mjekesia alternative, shume me duken si pa baza, po hajde mer, kush beson ne ato gjera t'i provoje se nganjehere alergjia eshte thjesht ne mendje me teper (efekti placebo )
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  8. #8
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Citim Postuar mė parė nga angeldust
    Kortizonet jane ilace te tmerrshme, nqs. ka mundesi duhen evituar sa me teper.

    .

    Ehhhh mos mi permend, se i kam marre per 4 muaj se nuk kisha
    rrugezgjidhje tjeter....jam betu qe edhe po te jem duke vdek si pi ma,
    po me vone i mora vesht pasojat e tyre....!

    Helene teme shume e plote..! ( me ndihmen e Angeldust as qe diskutohet)

  9. #9
    gone Maska e helene
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    shume larg
    Postime
    913
    Vetem ato gjerat ne mjekesia alternative, shume me duken si pa baza, po hajde mer, kush beson ne ato gjera t'i provoje se nganjehere alergjia eshte thjesht ne mendje me teper (efekti placebo )
    Ato une as nuk i perktheva tamam vetem i permenda se as une s'u besoj , dmth me alergjine kurkund lidhje

    poleni= pjalmi???

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    He de helene he, pjalmi!


    Shkodrane jam kurioze perse i more kortizonet? (pyes se kane perdorime ne shume semundje te ndryshme)

    p.S.: Ate djalin ruaje mos te ta mare njeri ne sysh se e ke shume te bukur.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Alergjite!
    Nga ChuChu nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 29-07-2023, 10:29
  2. Alergjitė gjatė fėmijėrisė
    Nga no name nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-05-2007, 17:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •