Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 101
  1. #11
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Për akoma më shumë hollësi
    http://home.cc.umanitoba.ca/~mdlee/dejavu.htm

    Vetëm për ata që kuptojnë anglisht.
    Edi

  2. #12
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Mina, njerëzit me probleme mendore ndalohen në forum.
    Më shkrive së qeshuri.

    --------------------------------
    Meqenese eshte keshtu te japim doreheqjen te dy sepse qenkemi shoke!!!
    Kjo tregon qe kemi mendje te sofistikuar.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #13
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje
    Pjesemarja juaj e beri me interesante kete teme...

    Vec shpjegimeve shkencore ekzistojne dhe shpjegimet e tjera, fetare-medium-magjike etj.

    Nje here dikush me kishte thene qe ato gjera qe te perseriten (ne trurin tend) i ke rijetuar naten. Sipas tij, kur njerezit flejne, shpirtrat e tyre dalin nga trupat e tyre dhe takojne shpirtrat e njerezve te tyre te dashur. Keshtu shume here njerezit pa kuptuar bejne muhabet me njerezit e tyre te dashur , per te njejtat gjera qe bisedonin shpirtrat e tyre. Ose shpirtrat jane ato qe derguan keta njerez ne ate bisede te kryer me pare. Prandaj keto momente "rikujtese" nuk te vijne me njerez qe i shef per here te pare por vetem me njerezit e tu te aferm. Ata njerez qe i vine keto ikona "rijetimi te nje ngjarjeje" duhet te jene me te zhvilluar psiqikisht, ose jane me te lidhur me shpirtin e tyre.

    Nejse.. une besoje qe "rijetimi i nje ngjarjeje" (me tru) eshte dicka qe vet truri jon krijon, dmth. pa asnje shkak bindes neve na duket vet sikur ate cast e kemi jetuar dhe here tjeter.
    Zoti e di me se miri.falemiNDERit

  4. #14
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    nje keshille per ata qe perjetojn deja-vu (me siguri shumica e juaj), mos na beheni ne ato momente "profeta" e te mendoni se jeni te sigurte ta parashikoni ndodhine qe vijon. Eshte CDOHERE gabim!!!

    Une mendoj se keto perjetime jane thjesht reakcione te trurit, pa ndonje domethenje te thelle.
    Se paku nuk kam ndegjuar deri sot te kete njeri qe mund ta kontrolloj nje sitaute te tille, psh. ta perseris ate (gje qe tek enderrat eshte e mundur, psh. nje ender te nates se sontme ta VAZHDOSH edhe naten e neserme, apo ndoshta edhe ju vet e keni perjetuar, nese duke pare nje ender te del gjumi, dhe endera eshte aq e bukur, saqe me nje intensitet te madh deshire don ta vazhdosh, endera perseri ne disa raste vazhdohet, une vet kam mundur disa here te perjetoj gjera te tilla!!!).

    Sidoqofte reakcioni i trurit mvaret nga gjendja trupore dhe psikosociale, nese njeriu eshte ne stress te madh, mund te ndodh qe truri te reagoj pa kontrolle. Si duket deja vu perjetime jane ndoshta nje "shkarkim" i barres psikike ne momentin e perjetimit, nje reakcion instinktiv.

    Edhe enderrat jane çlodhje e trurit, mendoj se ne te njejten kategori po bie edhe deja-vu perjetimi.

    Flm
    albanish by nature

  5. #15
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Kur ti vetë nuk ke ndjerë "deja-vu" atëherë nuk mund të argumentosh për vlerën që ka. Asnjeri nuk tha që personi mund të kontrollojë të ardhmen por ndjenja e riperjetimit është e pamohueshme. Fakti që kjo dukuri ka tërhequr vëmëndjen e shkencëtarëve tregon që është diçka serioze dhe jo vetëm një lajthitje e trurit.

    Disa ëndrra kanë domethënie apo jo?
    Disa ëndrra të lënë me gojë hapur kur ato bëhen realitet në të ardhmen. Një profesor psikologjie që më ka dhënë mësim na shpjegoi të gjitha argumentat shkencore të të mëdhenjve por në fund të klasës tha që disa ëndrra (nga vetë eksperienca e tij) janë të pashpjegueshme jo vetëm nga përmbajta por dhe nga lidhja që ato kanë me realitetin e të ardhmes.

    Pra shkenca është shumë mbrapa kur flasim për trurin dhe shumë gjëra janë të panjohura. Pa gjetur një lidhje llogjike nuk mund të thuash që deja vu është vetëm një lajthitje e trurit shkaktuar nga stresi.
    Edi

  6. #16
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Kush tha se nuk kam perjetuar nje gje te tille???, shumica e njerezise perjetojn kete, statistikat thuan gati 70-80 % i njerezise.

    Me se shumti perjetime te tilla kane njerezit e arsimuar, gje qe me mbeshtet mua, kur them se stressi eshte nje nder shkaktaret.

    Flm

    PS: enderra eshte ne krahasim me deja vu nje gje tjeter, une e kombinova vetem me faktin e çlodhjes. Dihet se truri kur enderron çlodhet, por enderra ne krahasim me deja-vu ka nje permbajtje te gjate (edhe pse zgjat shkurt), kurse deja vu eshte i shkurter dhe kap vetem nje situate te vogel, nje moment, kurse ne enderr mund terre boten ta shetisis.
    albanish by nature

  7. #17
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Thuhet se endrra me e gjate perjetohet vetem ne 7 sekonda.
    Ndryshuar për herë të fundit nga armandovranari : 06-07-2003 më 21:27
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e MtrX
    Anëtarësuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    Korçë
    Postime
    755
    Kjo quhet deja vu
    dhe perderisa mua me ndodh shpesh nje gje e tille (kjo eshte nje gabim ne konfiguracionin e matrix ) besoj se u ndodh te gjitheve. mund te shikosh dhe dy mace te zeza identike te kalojne si te filmi qe eshte i preferuari im kuptohet the Matrix se the Matrix reloaded ishte pak komercial. Po dy mace te zeza nuk i kam pare akoma si te filmi
    ReSpEkT
    MtrX ubicumque felix

  9. #19
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846

    C`eshte deja vu?

    Te nderuar, kjo eshte nje analize e bere nga une ne lidhje me deja vu si fenomen. Analizat jane bere duke lexuar libra shkencore dhe revista mbi kete fenomen dhe duke akumuluar njohuri te pergjithshme mbi kete ceshtje, vendosa te hap nje teme debati lidhur me deja vu-ne. Shpresoj t`ju pelqej.

    Te sigurte jeni, kjo ju ka ndodhur edhe me pare, e keni perjetuar edhe me pare. Me te njejtat detaje, ne te njejtin vend, me te njejtit persona. Ndjenja ju merr per nje cast dhe zgjat shume pak. Por perderisa jeni ne ate ndjenje, sikurse humbeni ne kohe-dikund mes te kaluares dhe te tashmes.
    Kur t`ju kaploj ndjenja e "deja vu", ju duket se ja, do mundeni te kujtoheni se ku dhe kur e keni perjetuar ate ngjarje me pare. Po ne ate moment qe mendoni se gjithcka do t`ju klarifikohet, ndjenja ngadale fillon te humbet. Ne fund, ajo zhduket komplet.

    Gjithkush nga ne ka qene ne situate te ketille, e quajtur ne frengjisht si "deja vu" (vec e pare). Ndonjehere ajo na vjen ne formen e "deja vecu" (vec e perjetuar me pare) apo ne formen "deja lu" (vec e lexuar me pare).Psikiatri Verner Nep gati 20 vjet ka studiuar kete fenomen, i cili eshte i vjeter sa edhe njeriu.
    Tolstoj, Dikens, Frojd dhe shume emra tjere te medhenj kane futur gishtat ne sqarimin e ketij fenomeni. Dhe normalisht, perpjekjet per sqarimin e ketij fenomeni jane te pafudnme.

    Ju si e perjetoni kete fenomen?? Keni ndonje sqarim apo teori ne lidhje me deja vu??

    Pergaditi: Mirsad Asani

    (tema vazhdon)
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Per mua eshte shume i prekshem ky fenomen "deja vu", sepse e perjetoj shpesh. Nuk kam lexuar ne fakt per kete fenomen.

    Stormi "deja" dmth "tashme" ne frengjisht, dmth "deja vu" - "e pare tashme" etj. Me ate "vec" po ia ndryshon kuptimin kesaj fjale

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 25 pyetje rreth Islamit - Pjesa e pare
    Nga biligoa në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 08:09
  2. Feja dhe politika
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 24-09-2007, 18:02
  3. Barcaleta te ndryshme nga antare te forumit
    Nga markaj05 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 09-04-2007, 10:26
  4. Ideali dhe qenia njerezore
    Nga Redi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 11-03-2006, 14:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •