Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 18 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime

    Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore

    Mesha Hyjnore

    Mesha Hyjnore quhet gjithashtu Liturgjia Hyjnore. Fjala Liturgji, qė do tė thotė punė e pėrbashkėt ose veprim i pėrbashkėt, e shpreh mė mirė e mė qartė kuptimin dhe pėrmbajtjen e Meshės Hyjnore. Ajo ėshtė puna e pėrbashkėt e Kishės Orthodhokse. Mesha Hyjnore ėshtė veprimi zyrtar i Kishės sė mbledhur sė bashku, si Populli i zgjedhur i Perėndisė. Fjala kishė, kupton njė mbledhje ose bashkim tė njerėzve tė zgjedhur dhe tė thirrur veē pėr tė kryer njė detyrė tė caktuar.

    Mesha Hyjnore ėshtė veprimi i pėrbashkėt i tė krishterėve orthodhoksė, tė cilėt mblidhen zyrtarisht pėr tė formuar Kishėn Orthodhokse. Ajo ėshtė veprimi i Kishės sė mbledhur nga Perėndia, qė kėshtu tė jenė sė bashku nė njė bashkėsi, pėr tė adhuruar, pėr tė lutur, kėnduar dhe dėgjuar Fjalėn e Perėndisė, pėr tė blatuar vetveten me falenderime nė Krishtin tek Perėndia Atė dhe pėr tė patur pėrvojėn e gjallė tė mbretėrisė sė pėrjetshme tė Perėndisė, nėpėrmjet Kungimit me tė njėjtin Krisht, i Cili ėshtė i pranishėm nė popullin e tij, me anė tė Shpirtit tė Shenjtė.

    Mesha Hyjnore kryhet gjithmonė nga tė krishterėt orthodhoksė nė Ditėn e Zotit, qė ėshtė e Diela, "dita mbas Sabatit", e cila simbolizon ditėn e parė dhe tė fundit tė krijimit - ose siē quhet nė Traditėn e Shenjtė, dita e tetė - e Mbretėrisė sė Perėndisė. Kjo ėshtė dita e Ngjalljes sė Krishtit nga tė vdekurit, dita e gjyqit dhe e fitores sė Perėndisė, e parathėnė nga profetėt, Dita e Zotit, qė inaguron praninė dhe fuqinė e "mbretėrisė sė ardhshme", qysh tani, nė jetėn e botės sė tashme.

    Por, Mesha Hyjnore kremtohet gjithashtu nga Kisha edhe nė ditėt e festave tė veēanta. Nė manastiret dhe nė disa katedrale e enori tė mėdha, ajo kremtohet ēdo ditė, me pėrjashtim tė atyre tė javės tė Kreshmėve tė Mėdha (Mesha ka karakter festiv, ndėrsa Kreshmėt kanė njė karakter pendimtar e agjėrimor dhe janė njė pėrgatitje pėr tė pritur Ngjalljen e Zotit, nėpėrmjet kujtimit dhe vajtimit pėr mėkatin, i cili na ndan nga Perėndia).

    Si njė veprim i pėrbashkėt i Popullit tė Perėndisė, Mesha Hyjnore, nė njė bashkėsi tė krishterė orthodhokse mund tė kremtohet vetėm njė herė nė ditė. Tė gjithė anėtarėt e Kishės duhet tė mblidhen sė bashku me priftin e tyre, nė njė vend dhe nė njė kohė. Kėtu pėrfshihen, madje edhe fėmijėt e vegjėl dhe foshnjat, tė cilėt marrin pjesė plotėsisht nė Kungatėn e Meshės Hyjnore, qysh nga dita e hyrjes sė tyre nė Kishė, nėpėrmjet pagėzimit dhe mirosjes. Gjithmonė ēdo njeri, gjithmonė sė bashku. Kjo ėshtė shprehja tradicionale e Kishės Orthodhokse pėr Meshėn Hyjnore.

    Pėr shkak tė karakterit tė pėrbashkėt, Mesha Hyjnore kurrė nuk mund tė kryhet privatisht vetėm nga kleriku. Kurrė nuk mund tė shėrbehet vetėm pėr ndonjėrin dhe jo pėr tė tjerėt, por gjithmonė pėr tė gjithė. Ajo kurrė nuk mund tė shėrbehet thjesht pėr disa qėllime personale, tė veēanta ose tė kufizuara. Prandaj, ne kemi nė Meshėn Hyjnore disa lutje tė veēanta pėr tė sėmurėt, tė vdekurit, ose pėr disa qėllime specifike, por kurrė nuk kryhet njė Meshė Hyjnore vetėm pėr individė privatė ose pėr qėllime dhe projekte tė veēanta. Mesha Hyjnore kryhet gjithmonė "pėr tė gjithė dhe pėr tė gjitha".

    Meqenėse Mesha Hyjnore ėshtė njė akt zyrtar i lutjes, adhurimit, mėsimit dhe Kungimit tė tė gjithė Kishės, nė qiell dhe nė tokė, ajo nuk duhet tė shihet thjesht si njė devocion ndėrmjet shumė devocioneve, madje as si mė i larti ose mė i madhi. Mesha Hyjnore nuk ėshtė njė veprim i njė devotshmėrie personale. Ajo nuk ėshtė njė shėrbesė lutjesh dhe nuk ėshtė thjesht njė nga Misteret. Mesha Hyjnore ėshtė i vetmi mister i pėrbashkėt i vetė qenies sė Kishės vetė. Ajo ėshtė e vetmja shfaqje misterore e esencės sė Kishės, si njė Bashkėsi e Perėndisė nė qiell dhe nė tokė. Mesha ėshtė e vetmja zbulesė unike misterore e Kishės, si Trupi mistik i Krishtit dhe si Nusja e Krishtit.

    Si veprimi mistik qėndror i tėrė Kishės, Mesha Hyjnore ka gjithmonė frymėn e Ngjalljes. Ajo ėshtė gjithmonė shfaqja e Krishtit tė Ngjallur tek populli i tij. Mesha Hyjnore ėshtė gjithmonė njė zbritje e Shpirtit jetėbėrės dhe njė Kungim me Perėndinė Atė. Ajo nuk ka kurrė karakter zije ose pendimtar dhe nuk ėshtė kurrė shprehje e errėsirės dhe vdekjes sė kėsaj bote. Ajo ėshtė gjithmonė shprehja dhe pėrvoja e jetės sė pėrjetshme tė Mbretėrisė sė Trinisė sė Bekuar.

    Mesha Hyjnore e kremtuar nga Kisha Orthodhokse, quhet Mesha e Shėn Joan Gojartit. Kjo Meshė ėshtė pak mė e shkurtėr se ajo e quajtur Mesha e Shėn Vasilit tė Madh, e cila kryhet vetėm dhjetė herė gjatė vitit kishtar. Kėto dy mesha e morėn formėn e tyre tė tanishme ndoshta mbas shekullit tė nėntė. Nė formėn siē i kemi sot, ato nuk janė krejtėsisht ashtu siē u shkruan nga shenjtėt, emrat e tė cilėve mbajnė. Por, ėshtė fare e sigurtė, se lutjet eukaristike tė secilės nga kėto dy mesha, u formuluan nė shekullin e katėrt dhe tė pestė, koha kur kėta shenjtorė jetuan dhe punuan pėr Kishėn.

    Mesha Hyjnore ka dy pjesė kryesore. Pjesa e parė ėshtė mbledhja, e quajtur sinaksis. Kjo e ka origjinėn nė mbledhjet e sinagogave tė Dhiatės sė Vjetėr dhe ėshtė e pėrqendruar nė shpalljen dhe meditimin e Fjalės sė Perėndisė. Pjesa e dytė e Meshės Hyjnore ėshtė flijimi eukaristik. Kjo e ka origjinėn nė adhurimin e tempullit tė Dhiatės sė Vjetėr, nė flijimet priftėrore tė Popullit tė Perėndisė; dhe nė ngjarjen qendrore shpėtimtare tė Dhiatės sė Vjetėr, Pashkės.

    Nė Kishėn e Dhiatės sė Re, Jisu Krishti ėshtė Fjala e Gjallė e Perėndisė. Kėshtu, nė pjesėn e parė tė Meshės Hyjnore, janė pikėrisht ungjijtė e krishterė dhe shkrimet apostolike qė shpallen e meditohen. Dhe nė Kishėn e Dhiatės sė Re ngjarja shpėtimtare qendrore ėshtė flijimi i pėrsosur, i pėrjetshėm dhe i gjithmjaftueshėm i Jisu Krishtit, tė vetmit Kryeprift tė madh, i cili ėshtė gjithashtu Qengji i Perėndisė, i therur pėr shpėtimin e botės, Pashka e Re. Nė Meshėn Hyjnore besimtarėt e krishterė marrin pjesė nė vetėblatimin e vullnetshėm tė Krishtit tek Ati, tė kryer nė kryq njėherė e pėrgjithmonė, me anė tė fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė. Nė dhe nėpėrmjet kėtij flijimi unik tė Krishtit, besimtarėt e krishterė marrin Kungimin e Shenjtė me Perėndinė.

    Ka qenė pėr shekuj praktikė e Kishės, pėr t'i pranuar tė gjithė nė pjesėn e parė tė Meshės Hyjnore, ndėrsa nė pjesėn e dytė vetėm ata qė ishin bėrė anėtarė tė saj nėpėrmjet Pagėzimit dhe Mirosjes. Personat e papagėzuar nuk lejoheshin as qė tė shikonin blatimin dhe marrjen e Kungatės sė Shenjtė nga besimtarėt e krishterė. Prandaj, pjesa e parė e Meshės Hyjnore filloi tė quhej Mesha e katekumenėve ose Liturgjia e katekumenėve, d.m.th. mesha pėr ata qė po marrin mėsime pėr besėn e krishterė, qė tė mund tė bėheshin anėtarė tė Kishės nėpėrmjet Pagėzimit dhe Mirosjes. Gjithashtu, pėr arsye tė dukshme, ajo filloi tė quhet dhe Mesha e Fjalės ose Liturgjia e Fjalės. Pjesa e dytė e Meshės Hyjnore, filloi tė quhet Mesha e Besnikėve ose Liturgjia e Besnikėve.

    Ndonėse sot nė Kishėn Orthodhokse jo tė krishterėt orthodhoksė dhe madje edhe jo tė krishterėt, lejohen tė jenė tė pranishėm nė Meshėn e Besnikėve, pėrsėri, pjesėmarrja nė Kungatėn Hyjnore i lejohet vetėm anėtarėve tė Kishės Orthodhokse, tė cilėt janė plotėsisht tė angazhuar nė jetėn dhe mėsimet e Besimit Orthodhoks, tė ruajtur, mėsuar e praktikuar nga Kisha nėpėr gjithė historinė e saj.

    Nė komentin e Meshės Hyjnore, qė do tė vijojė mė poshtė, do ta pėrqendrojmė vėmendjen tonė se ēfarė ndodh nė Kishė gjatė "veprimit tė pėrbashkėt" tė saj. Duke bėrė kėtė, ne do tė pėrpiqemi tė depėrtojmė nė kuptimin esencial dhe themelor qė ka Mesha pėr njeriun, jetėn dhe botėn e tij. Kjo do tė jetė njė shkėputje e plotė prej interpretimit tė Meshės Hyjnore, si njė dramė tė luajtur nga kleri dhe tė "ndjekur" nga populli, nė tė cilėn ēdo pjesė ėshtė njė aspekt i jetės dhe i veprės sė Krishtit (p.sh., proskomidhia pėr Lindjen e Krishtit; hyrja e vogėl pėr fillimin e shėrbesės sė tij publike, Ungjilli pėr predikimin e tij, hyrja e madhe pėr tė Dielėn e Dafinave etj.). Ky tip interpretimi i mėvonshėm i Meshės Hyjnore, ėshtė njė shpikje, e cila ėshtė ndoshta interesante dhe frymėzuese pėr disa, por krejtėsisht e huaj pėr kuptimin dhe qėllimin e vėrtetė tė Meshės Hyjnore nė Kishėn Orthodhokse.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Blata e Hyjėshme (Proskomidhia)

    Pėrpara se tė fillojė Mesha Hyjnore, prifti hyn nė Kishė, duke thėnė disa lutje tė veēanta dhe mė pas vishet me rrobat e meshimit.1 Pastaj, shkon nė Tryezėn e Blatimit pėr tė pėrgatitur bukėn dhe verėn pėr Meshėn Hyjnore. Kjo pjesė e liturgjisė quhet Blata e Hyjshme ose Proskomidhia, qė do tė thotė Pėrgatitje. Kjo formė e proskomidhisė qė kemi sot ka mundėsi tė datojė qysh prej shekullit tė XIV.

    Nė shėrbesėn e Blatės sė Hyjshme prifti pret nė fillim njė kub tė gjerė nga buka e meshės, e cila tradicionalisht quhet prosfora, qė do tė thotė blatim. Ky kub buke quhet Qengji dhe nėnkupton Krishtin, "Bukėn e jetės... qė zbriti prej qiellit; Qengjin e Perėndisė qė heq mėkatin e botės" Joani 6:32-35,1:29).

    Gjatė kohės qė prifti po pret Qengjin nga buka e meshės, ai thotė vargje nga profecia e Isaisė: U soll pėr therrje si dele... (Isaia 53:7-8). Ai e pret Qengjin nė atė mėnyrė qė vula, me tė cilėn mesha ėshtė vulosur, tė qėndrojė sipėr dhe nė qendėr. Vula ėshtė njė katror me simbolet e Jisu Krishtit (IC XC) nė pjesėn e sipėrme dhe Fiton (NIKA) nė pjesėn e poshtme. Pastaj, Qengji kthehet pėrmbys dhe pritet nė formėn e kryqit, nė mėnyrė qė tė mund tė ndahet lirisht nė katėr pjesė nė kohėn e Kungimit tė Shenjtė. Prifti, gjithashtu, e shpon nė mėnyrė simbolike anėn e djathtė qė ka shkronjat NI me thikėn e meshės, qė tradicionalisht quhet shtizė, duke thėnė fjalėt nga Ungjilli i Joanit 19:34-35.

    Mbasi ka derdhur verė tė pėrzier me ujė nė potir, prifti pastaj vendos njė pjesė tė vogėl nga buka, nė dhisk pranė Qengjit, nė kujtim tė Hyjlindėses. Pastaj, pjesė tė vogla buke vihen nė dhisk nė kujtim tė Kryengjėjve tė shenjtė Mihal dhe Gavril, tė Joan Pagėzorit, profetėve, apostujve, hierarkėve, martirėve, oshėnarėve, anargjirėve dhe tėrė tė drejtėve. Pėrmendet veēmas shenjti i ditės dhe sė fundi, njė pjesė e vogėl buke vendoset nė dhisk pėr kujtim tė shenjtit, meshėn e tė cilit po kremtojmė.

    Gjithashtu, thėrrime buke vendosen nė dhisk pėr peshkopin e Kishės, pėr terė besnikėt, tė gjallė dhe tė vdekur, duke i pėrmendur emrat e tyre.

    Pastaj, prifti duke thėnė vargje nga Psalmi 93 dhe nga psalme tė tjerė, e mbulon dhiskun dhe potirin me disa mbulesa tė veēanta, duke e temjanisur blatėn. Sė fundi, ai thotė lutjen e mėposhtme:

    [b]O Perėndi, Perėndia ynė, qė dėrgove bukėn qiellore, ushqimin e tėrė botės, Zotin dhe Perėndinė tonė Jisu Krisht, si shpėtimtar, ēlirimtar dhe mirėbėrės, qė na bekon dhe na shenjtėron; Ti vetė, beko kėtė Paravėnie dhe pranoje nė altarin tėnd tė pėrmbiqiellshėm; kujto si i mirė dhe njeridashės, ata qė i sollėn dhe ata pėr tė cilėt i sollėn; dhe ruajna tė pastėr nė tė kryerit e mistereve tė tua hyjnore. Se i shenjtėruar dhe i lavdėruar ėshtė emri yt i nderuar dhe madhėshtor, i Atit, i Birit dhe i Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Pėrlėshimi i vogėl dhe bekimi thuhen mbas kėsaj lutje dhe kėshtu mbaron shėrbesa e Blatės sė Hyjshme.

    Shėrbesa e Blatės sė Hyjshme ėshtė njė zhvillim i vonė nė historinė e Meshės Hyjnore. Ajo tregon bashkimin e tėrė Kishės sė Perėndisė nė njė bashkėsi tė madhe: Krishti, koka, sė bashku me Hyjlindėsen dhe me tėrė pjesėt e Trupit tė Tij; ata, tė cilėt tashmė janė lavdėruar me Atė nė prani tė Atit, sė bashku me tėrė nxėnėsit besnikė nė tokė. Blata e Hyjėshme e tregon qartė se liturgjia eukaristike ėshtė gjithmonė veprimi i tėrė Kishės, me Jisu Krishtin si kokė dhe blatohet gjithnjė "pėr tė gjithė dhe pėr tė gjitha".


    1. Kėto rroba tė veēanta quhen stoli.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    E Bekuar ėshtė Mbretėria

    Mbas shėrbesės sė Blatės sė Hyjshme, prifti (ose dhiaku) temjanis altarin, ikonat dhe tėrė Kishėn. Nė kohėn qė po temjanis altarin, ai thotė pa zė troparet qė rrėfejnė plotėsinė e pranisė sė Krishtit nė varr, nė vdekje, nė parajsė, nė tė djathtė tė Atit: "Ti, i papėrshkruar, qė i mbush tė gjitha". Ai, gjithashtu, thotė pa zė Psalmin 50: Mėshiromė, o Perėndi.

    Pas temjanisjes, kleri lutet O Mbret Qiellor, duke lypur praninė e Shpirtit tė Shenjtė. Ata thonė pėrshėndetjen engjėllore: Lavdi Perėndisė qė ėshtė mė tė lartat dhe mbi dhenė paqe dhe ndėr njerėzit mirėdashje. Pastaj hapet Dera e Bukur dhe Mesha fillon.

    Thirrja e parė e Meshės Hyjnore zbulon ēelėsin e tėrė kremtimit:

    E bekuar ėshtė mbretėria e Atit, e Birit dhe e Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Me kėto fjalė kremtuesi (personi qė kryen Meshėn, peshkopi ose prifti) lajmėron burimin dhe qėllimin e shėrbesės hyjnore tė Popullit tė Perėndisė, pėrmbajtjen dhe pėrbėrjen e vėrtetė tė tėrė veprimit liturgjik. Eshtė Mbretėria e Perėndisė, e prurė nė botė nga Jisu Krishti, Biri i Perėndisė, qė mbretėron tashmė mistikėrisht nė nxėnėsit besnikė tė Krishtit me anė tė pranisė dhe fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė.

    Mbretėria e Perėndisė ėshtė jeta e pėrjetshme nė Kungim me Perėndinė dhe nė bindjen plot dashuri ndaj vullnetit tė Tij hyjnor. Eshtė jeta e bashkuar me Shėn Trininė; jeta e jetuar drejt Atit, me anė tė Birit, nė Shpirtin e Shenjtė. Eshtė jeta, qė Krishti iu dha njerėzve me anė tė mishėrimit, kryqėzimit, ngjalljes dhe lavdėrimit tė Tij. Eshtė jeta qė duhet jetuar, qė tani nė kėtė botė, nga Populli i Perėndisė.

    Tė bekosh Mbretėrinė e Perėndisė, do tė thotė ta duash atė si gjėnė mė tė shtrenjtė. Populli i pėrgjigjet bekimit me fjalėn Amin, qė do tė thotė Ashtu qoftė. Ky ėshtė pohimi solemn, i cili tregon se bekimi i Mbretėrisė sė Perėndisė ėshtė me tė vėrtetė i drejtė dhe i mirė. Ai ėshtė pohimi, qė shpall zyrtarisht, se kjo Mbretėri ėshtė me tė vėrtetė pėr besimtarėt "margaritari me vlerė tė madhe", qė mbasi e kanė gjetur njėherė, ata do ta duan dhe do t'i shėrbejnė dhe do tė dėshirojnė ta kenė pėrgjithmonė(Mat. 13:45-46).

    Vetėm Mesha Hyjnore dhe misteret e shėrbesat e tjera tė Kishės, tė cilat nė fillim ishin integruar nė kremtimin eukaristik, si Pagėzimi, Mirosja dhe Martesa, fillojnė me bekimin solemn tė Mbretėrisė sė Perėndisė.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Lutja e Madhe

    Mbas bekimit tė Mbretėrisė, thuhet Lutja e Madhe. Kjo lutje hap ēdo shėrbesė liturgjike tė Kishės Orthodhokse, si edhe tė gjitha misteret dhe shėrbesat e veēanta. Kjo ėshtė lutja e Kishės, qė pėrfshin gjithēka qė bėhet pėr ēdo njeri dhe pėr ēdo gjė. Ajo pėrbėhet nga lutje tė ndryshme tė cilave populli i pėrgjigjėt: Mėshiro o Zot.

    Lutja e Madhe fillon me lutjet "me paqe" dhe "pėr paqen". Pastaj, njerėzit vazhdojnė tė luten pėr shpėtimin e shpirtrave tė tyre, pėr qėndrimin e mirė tė Kishave tė Perėndisė dhe pėr bashkimin e tė gjithėve; pėr ata qė hyjnė brenda nė Kishė me shprestari dhe frikė Perėndie, pėr peshkopėt, priftėrinjtė, dhiakonėt dhe tėrė popullin nė Kishė; pėr kombin e institucionet e tij, gjė pėr tė cilėn tė gjithė janė tė pėrgjegjshėm: presidentin, autoritetet civile dhe forcat e armatosura, pėr qytetin dhe vendin; pėr mot tė mirė dhe begati tė pemėve, pėr udhėtarėt, tė sėmurėt, vuajtėsit dhe robėrit.

    Sė fundi, mbasi i kėrkojnė Perėndisė shpėtimin nga ēdo rrezik e nevojė, si edhe ndihmė pėr shpėtim, mėshirė dhe mbrojtje, populli kujton Hyjlindėsen dhe tėrė shenjtorėt, duke i parashtruar vetveten dhe njėri tjetrin dhe tėrė jetėn e tyre Krishtit, Perėndisė sė tyre.

    Lutja e Madhe mbaron me njė doksologji drejtuar Trinisė sė Shenjtė, sė cilės i pėrket tėrė lavdia, nderimi e adhurimi, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Lutja mbyllet pėrsėri me Amin nga populli.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Antifonet

    Mbas Litanisė sė Madhe, kėndohen vargje nga psalmet sipas rasteve tė veēanta. Kėto vargje nga psalmet janė quajtur antifone, sepse ato ishin dhe ngadonjėherė, ende janė kėnduar nė dy kore, secili duke iu pėrgjigjur antifonisht tjetrit. Nė ēdo Meshė Hyjnore ka tre antifone.

    Historikisht, antifonet kėndoheshin nga populli, nė procesionin solemn drejt Kishės, ku Mesha Hyjnore e ditės do tė kremtohej. Sot, ndonėse antifonet janė pjesė e shėrbesės, ato akoma formojnė pėrgatitjen e gėzueshme pėr hyrjen nė adhurimin e Krishtit, nėpėrmjet Fjalės sė Ungjillit dhe nė blatimin dhe marrjen e Kungimit Hyjnor.

    Normalisht, psalmet e kėnduara si antifone nė Meshėn Hyjnore tė Ditės sė Zotit janė psalmet 103 dhe 146. Nė ditė festash pėrdoren psalme tė tjerė, qė kanė lidhje me kremtimin e veēantė. Kėtyre vargjeve nga psalmet iu shtohen edhe refrene, tė cilėt ndyshojnė sipas festave tė ndyshme.

    Mbas antifonit tė dytė kėndohet njė hymn i krijuar nga perandori Justinian, O i Vetėmlindur Bir. Ai ėshtė njė himn i besimit nė hyjnishmėrinė e Krishtit dhe nė mishėrimin, kryqėzimin dhe ngjalljen, si "njė nga Shėn Trinia", pėr shpėtimin e njerėzve.

    Mbas dy antifoneve dhe kėndimit tė "O i Vetėmlinduri Bir", qė i pėrkasin ēdo Meshe Hyjnore, kėndohet gjithashtu edhe njė antifon i tretė. Nė pjesėn mė tė madhe tė Kishave Orthodhokse, nė tė Diela tė zakonshme kėndohen si antifon i tretė Lumurimet nga Predikimi i Krishtit nė Mal (Mat. 5:3-12). Lumurimet kėndohen me refrene tė marra nga fjalėt qė Kusari i Mirė tha nė Kryq: Kujtona o Zot, kur tė vish nė Mbretėrinė Tėnde (Lluka 23:42). Nė festa tė ndryshme vargje tė veēanta psalmesh, sė bashku me kėndimin e Pėrlėshores sė ditės, formojnė antifonin e tretė tė Meshės Hyjnore.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Hyrja e Vogėl

    Hyrja e Vogėl bėhet gjatė kėndimit tė antifonit tė tretė, qoftė ai Lumurimet apo Tropari i ditės. Hyrja e Vogėl ėshtė procesioni solemn i klerit drejt altarit, i udhėhequr nga Ungjilli. Nėse po kremton njė peshkop, ai zbret nga froni peshkopal ku po qėndron qysh nga fillimi i Meshės dhe rri nė mes tė soleas. Aty, atij i jepet Ungjilli.

    Mbas thirrjes: Urtėsi. Drejt!, kleri hyn nga Dera e Bukur, ndėrsa tė gjithė kėndojnė Himnin e Hyrjes:

    Ejani t'i falemi e t'i biem ndėr kėmbė Krishtit. Shpėtona, o i Bir' i Perėndisė, qė u ngjalle sė vdekurish, ne qė tė kėndojmė, Aliluia.

    Kur nuk ėshtė e Dielė, nė vend tė "qė u ngjalle sė vdekurish", thuhet "O i ēuditshėm ndėr shenjtorėt".

    Nėse meshon njė peshkop ose mė shumė se njė prift, "Ejani t'i falemi" kėndohet prej tyre nė mes tė Kishės, ndėrsa psaltėt pėrsėrisin edhe njėherė "Shpėtona".

    Hyrja e Vogėl, ėshtė lėvizja e parė e rėndėsishme e Meshės Hyjnore. Ajo pėrbėn veprimin e parė liturgjik, qė ėshtė mbledhja e besnikėve nė njė bashkėsi tė Kishės sė Perėndisė. Hyrja e Vogėl, ėshtė lėvizja e tėrė Kishės, nėpėrmjet Jisu Krishtit kreut tė saj, nė personin e kremtuesit, drejt altarit qė simbolizon Mbretėrinė e Perėndisė. Kjo lėvizje ėshtė bėrė e mundur nga Ungjilli i Krishtit, i cili ėshtė Rruga pėr nė Mbretėrinė. Ajo mund tė realizohet vetėm duke ndjekur Jisuin, Fjalėn e Gjallė tė Perėndisė nė mish njerėzor (Joani 1:1-18). Nuk ka tjetėr mėnyrė pėr tek Perėndia Atė, pėrveēse me anė tė Krishtit, Birit tė Perėndisė (Joani 14:6). Nuk mund tė ketė Kungim me Perėndinė Atė, pėrveēse nėpėrmjet pėrmbushjes sė porosive tė Tij, tė cilat janė dhėnė nga Jisui dhe janė shpallur nė fjalėt e Ungjillit. Kėshtu pra, ėshtė Ungjilli i Krishtit, Birit dhe Fjalės sė Perėndisė, qė na ēon ne nė mbretėrinė e Atit dhe nė jetėn e pėrjetshme tė Trinisė sė Shenjtė. Nė kėtė mbretėri hyjmė nė Hyrjen e Vogėl dhe gjatė Meshės Hyjnore, atė pėrjetojmė.

    Teknikisht, Hyrja e Vogėl nuk pėrfundon kur kleri hyn nė Hierore dhe qėndron para altarit. Ajo pėrfundon vetėm me kėndimin e Himnit Trishenjtor. Pėrpara se tė kėndohet Himni Trishenjtor kėndohen tropari dhe shkurtorja e ditės.

    Ndėrsa kėndohen kėto himne, meshtari lutet para altarit pėr faljen e fajeve dhe tė mėkateve tė tė gjithė asamblesė, qė i gjithė populli tė mund tė bėhet i denjė nga Perėndia "qė tė qėndrojmė nė kėtė orė pėrpara lavdisė sė altarit tėnd tė shenjtė dhe tė tė parashtrojmė adhurimin dhe lavdėrimin qe kemi pėr detyrė ndaj Teje". Pastaj, fillon kėndimi i Himnit Trishenjtor tė engjėjve, tė cilėt e kėndojnė papushim nė praninė e Mbretėrisė sė Perėndisė. Shenjt Perėndi! Shenjt i Fuqishėm! Shenjt i Pavdekur! Mėshirona! (Isaia 6:1-5).

    Ky version i Himnit Trishenjtor, ėshtė shumė i vjetėr. Ai ėshtė njė himn kushtuar Shėn Trinisė, nė praninė e tė Cilit tė krishterėt e shohin vetveten nė Meshė. Brenda pranisė se Mbretėrisė sė Perėndisė, njerėzit janė aftėsuar nga Krishti dhe nga Shpirti i Shenjtė, tė dėgjojnė, tė kuptojnė dhe tė bėjnė Fjalėn e Perėndisė, e cila do t'iu lajmėrohet atyre prej fronit tė Atit.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Apostulli

    Gjatė kėndimit solemn tė Himnit Trishenjtor drejtuar Trinisė sė Shenjtė, Kleri shkon nė Vendin e Lartė mbrapa altarit, duke bekuar Krishtin qė "je mbi fronin e lavdisė sė mbretėrisė sate, ti qė rri mbi kerubimet..." Pastaj, kėndohet Apostulli i Meshės, zakonisht nga njė laik, ose njėri nga kėndonjėsit (anagnost).

    Kėndimi, nė gjuhėn tradicionale tė Kishės, ėshtė quajtur Apostull ose kėndimi apostolik. Ai ėshtė quajtur kėshtu nga qė kėndimi merret nga Veprat e Apostujve ose nga letrat apostolike tė Dhiatės sė Re. I vetmi libėr i Dhiatės sė Re qė nuk lexohet nė shėrbesat e Kishės Orthodhokse ėshtė Libri i Zbulesės, pėr shkak tė karakterit tė tij apokaliptik.

    Kisha ka njė seri tė caktuar tė kėndimeve tė Apostullit pėr ēdo ditė tė vitit, me pėrjashtim tė ditėve tė javės sė Kreshmėve tė Mėdha, kur Mesha Hyjnore nuk kremtohet. Gjithashtu ka kėndime tė caktuara pėr kremtime tė veēanta tė Kishės.

    Pėrpara kėndimit thuhet njė varg i caktuar nga Psalltiri, i quajtur paravargu (greqisht prokimenon, qė literalisht do tė thotė "qė shkon pėrpara"). Ky pėrgatit popullin tė dėgjojė Fjalėn e Perėndisė.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Ungjilli

    Mbas kėndimit tė Apostullit prifti bekon kėndonjėsin dhe psaltėt thonė tri herė Aliluia. Nė disa Kisha Aliluiat shoqėrohen me disa vargje nga Psalmet. Gjithashtu, nė shumė Kisha Orthodhokse gjatė kėndimit tė Aliluiave temjaniset Ungjilli, ikonat, kėndonjėsi dhe tėrė populli. Nė disa Kisha tė tjera temjanisin nė heshtje gjatė kėndimit tė Apostullit. Temjanisja gjatė Aliluiave ėshtė mė e pėrshtatshme, sepse temjanisja gjatė kėndimit mund tė tėrheqė vėmendjen nga kėndimi.

    Aliluiat dhe temjanisja nė kėtė moment tė Meshės Hyjnore tregojnė praninė e Perėndisė nė Popullin e tij, vetė Ai duke i mėsuar ata, me anė tė Krishtit Fjalės dhe Shpirtit tė Shenjtė (Joani 6:45). Perėndia ėshtė me njerėzit nė Kishė, duke e zbuluar kėshtu nė botė Vetveten dhe Vullnetin e Tij Hyjnor. Ungjilli ėshtė Lajmi i Mirė i Perėndisė pėr shpėtimin, sihariqi i tij zyrtar pėr njerėzimin.

    Proklamimi i Ungjillit nė Kishė ėshtė njė veprim misteror. Ai ėshtė njė formė e Kungimit tė njeriut me Perėndinė. Ai ėshtė njė element i misterit liturgjik, nė tė cilin dhe nėpėrmjet tė cilit Perėndia bashkohet me Popullin e Tij dhe Populli i Tij me Tė.

    Ashtu si pėr Apostullin edhe pėr Ungjillin janė caktuar pjesė tė ndryshme kėndimi pėr ēdo ditė, si edhe pėr kremtime tė ndryshme.

    Mbas proklamimit tė Fjalės sė Perėndisė, nėpėrmjet fjalėve tė Ungjillit Hyjnor, bėhet predikimi. Nė Traditėn Orthodhokse, predikimi ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e liturgjisė eukaristike dhe bėn pjesė nė karakterin e saj tė pėrgjithshėm misteror.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Lutja e Gjerė

    Mbas kėndimeve nga Shkrimi i Shenjtė dhe predikimit, Liturgjia e Fjalės ose Liturgjia e Katekumenėve i afrohet mbarimit me tė ashtuquajturėn Lutja e Gjerė. Nėpėrmjet kėsaj Lutjeje populli lutet pėr nevojat e tij tė veēanta, si dhe pėr nevojat e tėrė Kishės, vendit dhe tėrė botės.

    Nė kėtė, lutjet nuk bėhen nė pėrgjithėsi, si nė Lutjen e Madhe, por nė mėnyrė specifike, pėr tėrė njerėzit qė kanė nevojė pėr bekimet, ndihmėn dhe udhėzimet e Perėndisė. Kėshtu, lutjet bėhen pėr tė sėmurėt, vuajtėsit, nevojtarėt dhe tė fjeturit; si dhe pėr gjėra tė veēanta, si ndihmė kombėtare, ēlirim nga kėrcėnime tė ndryshme etj. Gjithashtu, nė kėtė kohė bėhen lutje tė veēanta falenderimi dhe lavdėrimi, si pėrgjigje pėr bekimet e ndryshme tė Perėndisė. Nė fund, bėhen lutje dhe pėr "ata qė sjellin pemė dhe bėjne punė tė mira nė kėtė kishė tė shenjtė".

    Mbas mbarimit tė Lutjes sė Gjerė bėhet njė lutje pėr katekumenėt dhe pastaj ata pėrlėshohen prej Meshės Hyjnore. Meqenėse nuk janė tė pagėzuar, ata nuk mund tė blatojnė dhe tė marrin dhuratat eukaristike. Nė Kishėn e vjetėr tėrė katekumenėt, tėrė ata qė ishin nė dėnim pėr mėkatet e tyre, si dhe tėrė ata qė pėr arsye tė ndryshme nuk mund tė merrnin Kungatėn, nė kėtė moment largoheshin nga Mesha.

    Sot, pėrlėshimi i katekumenėve ėshtė i rėndėsishėm vetėm teorikisht, meqenėse, ata qė nuk marrin Kungatėn, si dhe tė papagėzuarit nuk largohen mė si nė Kishėn e vjetėr, por qėndrojnė nė Liturgjinė e Besnikėve.

    Mbas lutjes, ku i kėrkohet Perėndisė qė t'u mėsojė katekumenėve Ungjillin e sė Vėrtetės dhe qė t'i bashkojė me Kishėn e Shenjtė dhe qė "nė kohėn e duhur t'i bėjė tė denjė pėr banjėn e rilindjes, pėr ndjesėn e mėkateve dhe pėr rrobėn e mosprishjes" dhe mbas pėrlėshimit teorik tė katekumenėve, thuhen dy lutje pėr besnikėt, qė janė tashmė anėtarė tė Kishės, qė Perėndia t'i dėgjojė lutjet e tyre dhe t'i bėjė ata tė denjė qė tė blatojnė dhe tė marrin dhuratat e Kungatės Hyjnore:

    Bėna tė aftė me fuqinė e Shpirtit tėnd tė Shenjtė, qė pa faje dhe pengesa, tė thėrrasim me dėshminė e ndėrgjegjes sonė tė pastėr, nė ēdo kohė dhe vend... ...jepu qė tė tė adhurojnė gjithnjė me frikė dhe dashuri dhe tė marrin pjesė nė misteret e Tua tė shenjta pa faj dhe pa dėnim dhe tė tregohen tė denjė pėr mbretėrinė tėnde qiellore.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Hyrja e Madhe

    Tani ėshtė koha pėr blatimin flijimor tek Perėndia. Dhe Perėndia pėlqen vetėm njė blatim, Jisu Krishtin, Qengjin e Perėndisė, i Cili e blaton Vetveten pėrjetėsisht tek Ati, pėr mėkatet e botės.

    Nė Krishtin njerėzit mund tė blatojnė vetveten e njėri-tjetrin dhe tėrė njerėzit e tėrė botėn tek Perėndia. Krishti ka bashkuar gjithēka tek Vetvetja dhe i ka marrė tė gjitha mbi vete. Kėshtu, nė tė dhe me anė tė tij, njerėzit mund tė blatojnė gjithēka qė ata janė e gjithēka qė kanė, tek Perėndia Atė. Ata mund ta bėjnė kėtė, sepse janė nė Krishtin dhe kanė marrė Shpirtin e Shenjtė prej Tij.

    Nė kėtė moment tė Meshės Hyjnore, kremtuesi lutet pėr vetveten, duke rrėfyer padenjėsinė e tij dhe duke pohuar qė i vetmi Prift i Kishės ėshtė Jisui:

    Se ti je blatuesi dhe i blatuari, Ai qė pranon dhe qė jep vetveten, o Krisht Perėndia ynė...

    Prifti, pasi mbaron sė thėni uratėn e himnit Keruvik, temjanis Tryezėn e Shenjtė, ikonat dhe popullin duke thėnė pa zė, nė qoftė se ėshtė e Dielė, "ne qė pamė Ngjalljen", "ejani t'i falemi..." dhe psalmin 50. Ndėrkohė, populli kėndon Himnin Keruvik.

    Ne qė simbolizojmė mistikėrisht keruvimet dhe i kėndojmė Trinisė jetėbėrėse himnin trishenjtor, le tė largojmė prej nesh tėrė kujdesin pėr jetėn.

    Dhuratat e bukės dhe verės, qė qėndrojnė pėr Krishtin dhe nė tė, pėr tė gjithė njerėzit dhe tėrė krijimin e Perėndisė - pėr Jetėn Vetė -, i blatohen tani Perėndisė. Ato mbarten nė procesion solemn, nga Tryeza e Proskomidhisė, rrotull Kishės dhe nėpėrmjet Derės sė Bukur nė altar. Ky procesion, ėshtė quajtur Hyrja e Madhe, pėr t'u dalluar nga Hyrja e Vogėl, e cila ėshtė bėrė mė parė me Ungjillin.

    Gjatė procesionit tė Hyrjes sė Madhe kremtuesi pėrsėri i lutet Perėndisė nė emėr tė tė gjithėve, me lutjen e Kusarit nė Kryq: Kujtomė o Zot nė Mbretėrinė Tėnde... Buka dhe vera vendosen mbi altar dhe populli pėrfundon Himnin Keruvik:

    Qė mbretin e tė gjithave tė presim, tė pasuar padukurisht prej rreshtave engjėllore. Aliluia, Aliluia, Aliluia.

    Himni Keruvik dhe vargjet meditative tė kremtuesit janė njė shtesė e vonėshme nė Meshėn Hyjnore. Ato u shtuan gjatė kohės perandorake tė Bizantit, pėr tė lartėsuar veprimin themelor liturgjik tė Blatimit, qė ėshtė lėvizja e Kishės, e cila blaton vetveten tek Perėndia Atė, nėpėrmjet Kreut tė saj, Kryepriftit dhe Mbretit Jisu Krisht, i cili ėshtė Shėrbėtori i Pėrvuajtur, Qengji i Perėndisė dhe Pashka e Re; flijimi i vetėm i mjaftueshėm, i cili ėshtė i pėrsosur, i plotė dhe krejtėsisht i pranueshėm tek Ati.

    Nė blatimin liturgjik besnikėt japin vetveten nė flijim tek Perėndia sė bashku me Krishtin. Ata e bėjnė kėtė nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė, meqenėse ata kanė vdekur dhe janė ngjallur me Krishtin nė Pagėzim. Qė veprimi liturgjik tė jetė i pastėr dhe i vėrtetė, ai duhet tė jetė shprehja e gjallė e vetėblatimit tė vazhdueshėm dhe tė plotė tė Kishės tek Perėndia. Nėse ndonjė anėtar i Kishės nuk ėshtė nė flijimin e vazhdueshėm me Krishtin tek Ati dhe nuk po "mbart kryqin e tij" me anė tė fuqisė sė Shpirtit, blatimi nė Hyrjen e Madhe tė Meshės Hyjnore bėhet pėr tė njė simbol shterpė dhe i zbrazėt nga realiteti. Dhe, si i tillė, nuk ėshtė mė njė lėvizje drejt Perėndisė, por drejt gjyqit dhe dėnimit.

    Pėrsėri kemi njė litani dhe thuhet njė lutje, qė Perėndia tė jetė i mėshirshėm pėr shkak tė flijimit tė Krishtit dhe qė tė pranojė popullin e Tij dhe blatimin e tyre, megjithėse janė mėkatarė; dhe t'i denjėsojė tė sjellin dhurata e therore shpirtėrore dhe tė marrin Kungatėn e Hyjshme:

    O Zot, Perėndi i tėrėfuqishėm, i vetmi i shenjtė, qė pret therore lavdėrimi prej atyre qė tė thėrrasin me gjithė zemėr, prano dhe lutjen e mėkatarėve dhe shpire nė altarin tėnd tė shenjtė; dhe bėna tė zotėt tė sjellim dhurata dhe therore shpirtėrore pėr mėkatet tona dhe pėr fajet e popullit tė bėra nga padija. Bėna tė denjė tė gjejmė hir pėrpara teje, qė tė bėhet e mirėpritur prej teje therorja jonė dhe Shpirti i mirė i hirit tėnd tė ngrerė tendėn mbi ne dhe mbi kėto dhurata qė ndodhen pėrpara dhe mbi tėrė popullin tėnd.

  11. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Dashuri dhe Besė

    Pėrpara se Mesha Hyjnore tė vazhdojė mė tej, dy kushte duhet tė plotėsohen nga besnikėt. Ato janė shprehjet solemne tė dashurisė dhe besės, tė cilat janė themelore pėr jetėn e krishterė dhe pa tė cilat, nuk mund tė ketė vetėblatim dhe Kungim me Perėndinė. Prandaj, nė kėtė kohė bėhet thirrja nga altari: Le tė duam njėri tjetrin, qė tė rrėfejmė me njė mendje... Dhe populli besimtar vazhdon frazėn... Atin e Birin edhe Shpirtin e Shenjtė, Trininė e njėqenshme e tė pandarė.

    Dashuria ėshtė themeli i jetės. Kjo ėshtė e vėrteta themelore e krishtėrimit. Pa dashuri nuk mund tė ketė jetė, nuk mund tė ketė tė vėrtetė dhe as Kungim me Perėndinė, sepse Perėndia ėshtė Dashuri (I Joani 4:8,16). Kėshtu na mėson Jisu Krishti, qė tėrė Ligji i Dhiatės sė Vjetėr dhe Profetėt varen nė dy urdhrimet e mėdha tė dashurisė pėr Perėndinė dhe pėr njerėzit dhe ai na ka dhėnė edhe "udhėzimin e tij tė ri", qė nxėnėsit duhet ta duan njėri-tjetrin "sikundėr unė ju kam dashur ju" (Joani 13:34).

    Nė Meshėn Hyjnore, tė krishterėt thirren vazhdimisht nė dashuri. Shprehja e jashtme e kėsaj dashurie, nė liturgji ėshtė puthja e paqes e bėrė nga klerikėt, e cila nė kohėt e shkuara bėhej dhe nga besnikėt. Pa kėtė dashuri Mesha nuk mund tė vazhdojė.

    Mbas thirrjes sė dashurisė, thuhet Simboli i Besimit. Sinjali tradicional pėr recitimin e Simbolit tė Besimit ėshtė thirrja: Dyert! Dyert! me urtėsi, le tė vemė re. Dyert, pėr tė cilat flitet kėtu, janė dyert e ndėrtesės sė Kishės dhe jo dyert e ikonostasit, meqenėse kjo ėshtė njė thirrje pėr t'u siguruar se tė gjithė katekumenėt dhe jo-kungimtarėt, janė larguar nga Kisha dhe tani askush nuk mund tė hyjė apo tė largohet nga Mesha. Arsyeja historike e kėsaj thirrje gjatė Meshės Hyjnore nuk ėshtė vetėm qė tė mbahet rregulli nė Kishė, por qė Simboli i Besimit tė thuhej vetėm nga ata, tė cilėt tashmė e kishin thėnė nė pagėzim dhe vazhdojnė ta rrėfejnė atė brenda jetės sė Kishės.

    Recitimi i Simbolit tė Besimit nė Meshėn Hyjnore ėshtė njohja zyrtare dhe pranimi e pohimi i Pagėzimit, Mirosjes dhe tė qenurit anėtar i Trupit tė Krishtit, nga ēdo anėtar i Kishės. Recitimi i Simbolit tė Besimit ėshtė e vetmja pjesė nė Meshė, me pėrjashtim tė pohimit tė ngjashėm tė besimit para Kungimit, ku pėrdoret veta e parė njėjės Unė. Gjatė gjithė Meshės bashkėsia lutet nė shumės, Ne. Vetėm kėtu ēdo person rrėfen pėr vetveten besimin e tij personal: Unė besoj.

    Asnjė person nuk mund tė besojė pėr njė tjetėr. Secili duhet tė besojė pėr veten e tij. Njė person qė beson nė Perėndinė, Krishtin, nė Shpirtin e Shenjtė, nė Kishėn, Pagėzimin dhe nė jetėn e pėrjetshme, shkurt, njė person qė pohon dhe pranon anėtarėsinė nė Kishė nėpėrmjet Pagėzimit, ai mund tė marrė pjesė nė Meshėn Hyjnore. Njė person qė nuk mund ta bėjė kėtė, nuk mund tė marrė pjesė nė Meshė. Ai nuk mund tė marrė pjesė nė tė, sepse ky besim ėshtė njė kėrkesė e domosdoshme pėr anėtarėt e Kishės Orthodhokse, qė tė marrin pjesė nė Meshėn Hyjnore. Pa kėtė besim Mesha nuk mund tė vazhdojė mė tej. Me tė dhe me njohjen zyrtare tė tij nė thėnien e Simbolit tė Besimit, veprimi liturgjik vazhdon mė tej.

    Eshtė zakon, qė gjatė thėnies sė Simbolit tė Besimit, kleri tund Ajrin pėrmbi Dhuratat e Shenjta, duke thėnė dhe ai Simbolin e Besimit. Kjo pėrkundje ishte njė akt nderimi ndaj perandorėve tokėsorė nė periudhėn Bizantine. Mė vonė, u pėrdor nė Meshė si akt nderimi ndaj "dhuratave" tė Mbretit Qiellor nė mes tė popullit tė Tij, tė cilat janė Ungjilli dhe dhuratat eukaristike.

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Anafora

    Tani fillon pjesa e Meshės Hyjnore e cila quhet Anafora, qė do tė thotė ngritje lart, lartėsim. Nė kėtė kohė, dhuratat e bukės dhe tė verės qė janė blatuar nė altar, ngrihen lart nga altari drejt Perėndisė Atit dhe marrin shenjtėrimin hyjnor nga Shpirti i Shenjtė, i cili vjen t'i ndryshojė ato nė Trupin dhe Gjakun e Krishtit.

    Forma e pėrgjithshme e Anaforės ėshtė rituali paskal i Dhiatės sė Vjetėr, por tani i pėrmbushur dhe i pėrsosur nė Dhiatėn e Re dhe tė pėrjetshme tė Perėndisė me njerėzit, nė personin dhe veprėn e Jisu Krishtit, Mesias, "Qengjit tonė tė Pashkės qė ėshtė flijuar" (I Korinthianėt 4:7; shih gjithashtu Hebrejtė 5:10). Kėshtu, Anafora fillon:

    Le tė qėndrojmė mirė, le tė qėndrojmė me frikė, le tė kemi kujdes, qė tė blatojmė me paqe theroren e shenjtė.

    Populli pėrgjigjet: Mėshirė paqeje, therore lavdėrimi.

    Therorja e Shenjtė ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė, i cili u bė Biri i Njeriut, qė tė blatojė vetveten tek Ati i tij, pėr jetėn e botės. Nė personin e tij, Jisui ėshtė blatimi paqėsor i pėrsosur, i cili ėshtė i vetmi qė sjell mėshirėn pajtuese tė Perėndisė. Ky ėshtė padyshim kuptimi i shprehjes mėshirė paqeje, i cili ka qenė pėr vite njė burim ngatėrrese pėr njerėzit e tė gjitha gjuhėve liturgjike.

    Pėr mė tepėr, pėr tė qenė blatimi paqėsor i pėrsosur, Jisui ėshtė, gjithashtu, e vetmja therore lavdėrimi e pėrshtatshme dhe e mjaftueshme qė njerėzit mund t'i blatojnė Perėndisė. Nuk ka ndonjė gjė tjetėr tek njerezit, qė mund tė krahasohet me hijshmėrinė e Perėndisė. Nuk ka asgjė tjetėr me tė cilėn njerėzit denjėsisht mund tė lavdėrojnė e falenderojnė Krijuesin. Kėshtu do tė ishte edhe sikur njerėzit tė mos ishin mėkatarė. Prandaj, vetė Perėndia i pajisi njerėzit me theroren e lavdėrimit mė tė pėrkryer. Biri i Perėndisė u bė vėrtetėsisht njerėzor, qė personat njerėzorė tė mund tė kenė njė prej natyrės sė tyre plotėsisht tė pėrshtatshėm pėr hyjshmėrinė dhe hirshmėrinė e Perėndisė. Dhe ky ėshtė Krishti, therorja e lavdėrimit.

    Kėshtu, tek Krishti ēdo gjė ėshtė e mbaruar dhe e pėrmbushur. Nė tė ėshtė pėrmbushur tėrė sistemi flijimor i Dhiatės sė Vjetėr, i cili ėshtė nė vetvete imazhi i pėrpjekjes universale tė njerėzimit pėr t'u denjėsuar tek Perėndia. Tėrė blatimet e mundshme janė trupėzuar dhe pėrkryer nė blatimin e Krishtit nė kryq. Ai ėshtė blatimi pėr paqen, pajtimin dhe faljen. Ai ėshtė therorja pėr lutjen, falenderimin dhe lavdėrimin. Nė tė janė falur tėrė mėkatet e fajet e njerėzimit. Nė tė janė pėrmbushur tėrė aspiratat pozitive tė njerėzimit. Nė tė dhe vetėm nė tė janė prurė nė njė Kungim tė Shenjtė tė tėra rrugėt e njerėzimit pėr tek Perėndia dhe tė Perėndisė tek njerėzimi. Vetėm nėpėrmjet tij, njerėzit kanė hyrje tek Ati nėpėr njė Frymė tė vetme (Efesianėt 2:18; Gjithashtu Joani 14, II Korinthianėt 5, Kolosianėt 1).

    Tani kremtuesi i adresohet popullit me bekimin Trinisor tė Apostull Pavlit (II Korinthianėt 13:14). Kjo ėshtė njė pėrshėndetje e krishterė mė e pėrpunuar se sa thjesht Paqe (Shalom) e Dhiatės sė Vjetėr:

    Hiri i Zotit tonė Jisu Krisht dhe dashuria e Perėndisė Atit dhe Kungimi i Shpirtit tė Shenjtė, qoftė me ju tė gjithė.

    Dhe populli pėrgjigjet: Dhe nė shpirtin tėnd.

    Hiri i Krishtit vjen nė fillim. Nė kėtė hir pėrmbahet plotėsia e dashurisė sė Perėndisė dhe Kungimi (bashkėpėrjetimi, pjesėmarrja), i Shpirtit tė Shenjtė. Kremtuesi ia afron tėrė kėtė derdhje tė bollshme tė jetės sė brendshme tė Shėn Trinisė Popullit tė Perėndisė. Dhe ata i pėrgjigjen me lutjen qė kjo "plotėsi e Perėndisė" tė jetė gjithashtu dhe me shpirtin e tij.

    Dialogu eukaristik vazhdon:

    Le t'i ngremė lart zemrat!
    I kemi te Zoti!

    Le ta falenderojmė Zotin!
    I ka hie dhe ėshtė e drejtė.

    Kur njerėzit nė Krishtin, i ngrenė lart dhuratat eukaristike, ata ngrenė lart gjithashtu zemrat e tyre. Nė Shkrimin e Shenjtė zemra e njeriut qėndron pėr tėrė qenien dhe jetėn e tij. Kėshtu, nė Anafora, siē edhe Apostull Pavli thotė, tėrė njeriu ėshtė ngritur lart nė atė mbretėri, ku Krishti tashmė rri nė tė djathtėn e Perėndisė.

    Nėse ju jeni ngjallur me Krishtin, kėrkoni ato qė janė lart, ku Krishti rri nė tė djathtė tė Perėndisė. Kini ndėr mend gjėrat qė janė lart, jo ato qė janė mbi tokė, sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj ėshtė fshehur bashkė me Krishtin nė Perėndinė (Kolosianėt 3:1-3).

    Mėnyra pėr tė ngritur lart veten tek Perėndia ėshtė nėpėrmjet falenderimit. Fjala eukaristi
    greqisht do tė thotė falenderim. Mesha Hyjnore eukaristike ėshtė kryesisht veprimi i ngritjes lart tė zemrave dhe falenderimit tė Perėndisė, pėr gjithēka qė ka bėrė pėr njeriun dhe botėn, nė Krishtin dhe nė Shpirtin e Shenjtė: krijimin, shpėtimin dhe lavdėrimin e pėrjetshėm.

    Mėkati fillestar i njeriut, burimi i tė gjitha halleve tė tij, prishjes dhe vdekjes, ėshtė dėshtimi i tij pėr tė falenderuar Perėndinė. Restaurimi i Kungimit me Perėndinė dhe me tėrė krijimin nė Tė, bėhet nėpėrmjet falenderimit nė Krishtin. Jisui ėshtė i vetmi njeri, me tė vėrtetė mirėnjohės, i pėrunjur dhe i bindur tek Perėndia. Nė tė, si nė tė vetmin Bir tė Dashur tė Perėndisė dhe nė vetmin Adam tė pėrsosur, tė gjithė njerėzit mund tė ngrenė lart zemrat dhe tė falenderojnė Zotin:

    "Sepse... njė i vetėm ėshtė ndėrmjetėsi ndėrmjet Perėndisė dhe njerėzve, Njeriu Krisht Jisu, qė dha veten si pagim pėr tė gjithė... (I Timotheu 2:5-6).

    Mbas ngritjes lart tė zemrave dhe falenderimit ndaj Perėndisė, prifti thotė lutjen e Anaforės sė shenjtė:

    Tė ka hije dhe ėshtė e drejtė tė tė himnojmė, tė tė bekojmė, tė tė falenderojmė, tė tė falemi nė ēdo vend tė zotėrimit tėnd. Se ti je Perėndi, qė s'mund tė tė shprehim, qė s'mund tė tė kuptojmė; qe je i padukshėm, qė s'tė arrin mendja jonė, qė je gjithnjė, qė je i njėjti. Ti dhe Biri yt i vetėmlindur dhe Shpirti yt i Shenjtė. Ti nga e mosqena nė tė qenėt na solle; dhe kur ramė na ngrite pėrsėri; dhe nuk pushove sė bėri ēdo gjė, gjersa na shpure lart nė qiell dhe na fale mbretėrinė tėnde tė ardhshme. Pėr tė gjitha kėto tė falenderojmė Ty dhe Birin tėnd tė vetėmlindur dhe Shpirtin tėnd tė Shenjtė, pėr tė gjitha ato qė dimė dhe ato qė s'dimė, pėr mirėbėrėsitė e dukshme dhe tė padukshme qė na janė bėrė. Tė falenderojmė dhe pėr kėtė meshė, qė denjove t'a pranosh nga duart tona, ndonėse qėndrojnė pranė teje mijėra kryeengjėj dhe dhjetėra mijėra engjėj, keruvimet dhe serafimet me gjashtė krahė, me shumė sy, qė qėndrojnė nė erė, qė fluturojnė, duke kėnduar himnin triumfal, duke britur, duke thirrur dhe duke thėnė:

    Shenjt, Shenjt, Shenjt, Zoti Sabaoth, qielli e dheu janė plot me lavdinė tėnde: Hosana Ti mė tė lartat. I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emrin e Zotit. Hosana Ti nė mė tė lartat!


    Nė kėtė pikė tė Meshės Hyjnore, falenderimi i njeriut ndaj Perėndisė Atit, pėr gjithēka qė ai ka bėrė nė Krishtin dhe Frymėn, arrin kulmin e tij. Njeriu nė Perėndinė i kujton tė gjitha gjėrat dhe ėshtė mirėnjohės ndaj Perėndisė. Pėrkujtimi dhe falenderimi i tij e ēon atė nė praninė e Mbretėrisė, tek Froni i Atit, duke kėnduar Himnin Trishenjtor sė bashku me koret e engjėjve (Isaia 6:1-5).

    Nėpėrmjet Krishtit dhe Shpirtit tė Shenjtė, njeriu i besės transportohet nė frymė, pėr tė qenė me Zotin e tij. Kufizimet e kėsaj jete janė lėnė mbrapa nėpėrmjet pėrkujtimit mirėnjohės tė Krishtit dhe tė shpėtimit tė kryer nga ai. Kėshtu, lutja eukaristike vazhdon duke e pėrqėndruar tėrė vėmendjen nė atė Njeri dhe nė atė natė, nė tė cilėn Biri Hyjnor dha vetveten si ushqim pėr besnikėt, duke e blatuar vetveten si therore pėr jetėn e botės.

    Edhe ne, o Zot njeridashės, bashkė me kėto fuqi tė lumura, thėrresim e themi: I shenjtė dhe i terėshenjtė je, Ti dhe Biri yt i vetėmlindur dhe Shpirti yt i Shenjtė. I shenjtė dhe i tėrėshenjtė je dhe madhėshtore ėshtė lavdia jote; Ti qė e deshe botėn tėnde, aq sa edhe Birin tėnd tė vetėmlindur e dhe, qė ēdo njeri qė beson tek ai tė mos humbasė po tė kėtė jetė tė amėshuar; i cili erdhi dhe plotėsoi gjithė misionin hyjnor pėr ne, natėn qė dorėzohej ose mė mirė dorėzonte veten e Tij pėr jetėn e botės, si mori bukėn nė duart e Tij tė shenjta, tė pacėnuara dhe tė papėrlyera, si falenderoi dhe e bekoi, e shenjtėroi, e theu dhe ua dha nxėnėsve dhe Apostujve tė Tij tė shenjtė, duke thėnė:

    Merrni, hani, ky ėshtė trupi im, qė thyhet pėr juve pėr ndjesėn e mėkateve. Amin.

    Gjithashtu dhe potirin pas darkės, duke thėnė:

    Pini prej kėtij tė gjithė, ky ėshtė Gjaku im i Dhiatės sė Re, qė derdhet pėr juve dhe pėr shumė, pėr ndjesen e mėkateve. Amin.

    Duke kujtuar, pra, kėtė porosi shpėtimtare dhe gjithė sa janė bėrė pėr ne, kryqin, varrin, ngjalljen e triditshme, tė ngjiturit nė qiejt, tė ndenjurit nė tė djathtė, ardhjen e dytė tė lavdėruar.

    Tė tuat nga tė tuat, Ty tė blatojmė nga tė gjitha dhe pėr tė gjitha!


    Ndėrsa kremtuesi intonon fjalėt e fundit, tė cilat shpallin se gjithēka qė ėshtė blatuar tek Ati ėshtė e tija - sepse ēdo krijesė dhe tėrė krijimi janė tė Tij, sė bashku me Birin e Tij tė Dashur dhe me Shpirtin e Shenjtė, tė cilėt janė tė pakrijuar dhe hyjnorė - dhuratat eukaristike janė ngritur dhe lartėsuar drejt qiejve. Kjo ėshtė shenjė qė besnikėt janė lartėsuar sė bashku me Zotin e tyre nė Mbretėrinė e Perėndisė.

    Sepse, Krishti nuk hyri nė shenjtėrore tė bėra me dorė... por nė vetė qiellin, pėr tė dalė tani pėrpara Perendise pėr ne... ne jemi shenjtėruar nėpėrmjet blatimit tė trupit tė Jisu Krishtit, qė u bė njė herė e pėr tė gjithė... sepse kur Krishti dha pėr gjithnjė njė flijim tė vetėm pėr mėkatet, ndenji nė tė djathtė tė Perėndisė... sepse me njė blatim tė vetėm, ai i bėri tė pėrsosur pėrgjithnjė, ata qė shenjtėrohen (Hebrejtė 9:24; 10: 10-14).

    Tani, qiejtė e dheu janė pėrzier nė njė dhe janė mbushur me lavdinė e Perėndisė. Kohėt e kaluara dhe ato tė ardhshme janė bashkuar nė njė. Nata, darka, kryqi, varri, ngjallja, ngjitja, mbretėria e ardhshme... tė gjitha janė tė shkrira sė bashku nė momentin eukaristik tė Meshės Hyjnore. Njeriu ėshtė me Perėndinė nė njė Kungim Hyjnor qė nuk ėshtė "i kėsaj bote". Tėrė kufijtė e kohės dhe tė hapėsirės janė thyer. Muret e ndarjes janė shembur krejtėsisht. Mėkatet e njeriut janė falur nė Krishtin, janė larė papastėrtitė e tij dhe ėshtė shėruar prishja e tij. Natyra e tij e vdekshme ėshtė restauruar nė pėrjetėsinė me Perėndinė dhe njerishmėria e tij e krijuar, ėshtė mbushur me Hyjnishmėrinė e Pakrijuar tė Trinisė sė Tėrėshenjtė. Tani ka mbetur vetėm tė vuloset ky veprim me thirrjen e Shpirtit tė Perėndisė.

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Epiklisis (Thirrja e Shpirtit tė Shenjtė)

    Mbas ngritjes lart tė dhuratave eukaristike tek Ati, kremtuesi i Meshės Hyjnore lutet qė Shpirti i Shenjtė tė zbresė mbi ato dhe mbi gjithė popullin dhe tė ndryshojė (ose siē thuhet nė Meshėn e Shėn Vasilit tė tregojė) bukėn dhe verėn e blatuar nė kujtim tė Krishtit, nė Trupin dhe Gjakun e Zotit.

    Lutja pėr zbritjen e Shpirtit tė Shenjtė ėshtė konsideruar nga Kisha Orthodhokse si njė pjesė themelore e Meshės Hyjnore. Ajo ėshtė quajtur thirrja (greqisht epiklisis, qė do tė thotė tė thėrrasėsh mbi_diēka).

    Kisha Orthodhokse beson, siē edhe lutet, qė Shpirti i Shenjtė ėshtė gjithmonė "kudo dhe i mbush tė gjitha". Thirrja e Shpirtit Shenjtė nė Meshėn Hyjnore ėshtė pohimi solemn qė gjithēka nė jetė, e cila ėshtė pozitive dhe e mirė, ėshtė kryer nga Shpirti i Perėndisė. Krijimi, shpėtimi, lavdėrimi i pėrjetshėm; tėrė vepra e Perėndisė nė bėrjen dhe shpėtimin e botės, ėshtė kryer me anė tė fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė. Ai zbriti e banoi nė Jisuin duke e bėrė atė Krisht. Me anė tė tij, Krishti u mishėrua nga Virgjėresha Mari. Ai e udhėhoqi Krishtin nė kryq si njė Therore e pafajshme dhe e ngjalli sė vdekurish si njė Fitimtar triumfues.

    Ai garanton banimin e Perėndisė tek njerėzit nė Kungimin e Shenjtė tė Kishės dhe nė jetėn e Mbretėrisė sė ardhshme.

    Tė blatojmė kėtė therore shpirtėrore e tė pagjakshme dhe lypim prej Teje, tė lutemi e tė pėrulemi; dėrgo Shpirtin tėnd tė Shenjtė mbi ne dhe mbi kėto Dhurata qė ndodhen pėrpara.
    Dhe bėjė kėtė Bukė, Trup tė ēmuar tė Krishtit tėnd.
    Dhe atė qė ėshtė nė kėtė Potir, bėje Gjak tė ēmuar tė Krishtit tėnd.
    Duke i ndryshuar me anėn e Shpirtit tėnd tė Shenjtė.
    Qė tė bėhen pėr ata qė kungohen, gatishmėri shpirti, ndjesė mėkatesh, Kungim i Shpirtit tėnd tė Shenjtė, pėrmbushje tė mbretėrisė sė qiejve, paraqitje pa ndrojtje pėrpara Teje, jo pėr gjykim a pėr dėnim.

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Pėrkujtimet

    Kungata e Hyjnuar blatohet nė kujtim tė Krishtit. "Bėjeni kėtė pėr kujtimin tim." Duke pėrkujtuar Krishtin dhe duke i blatuar tė gjitha gjėrat tek Perėndia, nė dhe nėpėrmjet tij, Kisha ėshtė e mbushur me praninė e Shpirtit tė Shenjtė. Nė Meshėn Hyjnore Shpirti i Shenjtė zbret "mbi ne dhe mbi dhuratat e blatuara". Gjithēka mbushet me Mbretėrinė e Perėndisė. Nė Mbretėrinė e Perėndisė asgjė nuk harrohet. Gjithēka kujtohet dhe bėhet e gjallė. Kėshtu, nė kėtė moment tė Meshės Hyjnore besnikėt duke kujtuar Krishtin, pėrkujtojnė tė gjithė njerėzit dhe tė gjitha gjėrat nė tė, veēanėrisht nėnėn e Krishtit, Hyjlindėsen e Shenjtė, si dhe tė gjithė shenjtorėt.

    Eshtė e rėndėsishme tė theksohet kėtu, qė, meqenėse Mesha Hyjnore ėshtė prania dhe fuqia reale e ngjarjes shpėtimtare unike tė Krishtit pėr popullin e tij, nė tėrė aspektet dhe elementet e shumta tė saj, ajo blatohet gjithmonė pėr tė gjithė ata tė cilėt kanė nevojė pėr tė shpėtuar. Kėshtu, therorja liturgjike blatohet pėr Marinė dhe tėrė shenjtorėt, si dhe pėr tėrė Kishėn dhe tėrė universin e krijimit tė Perėndisė.

    Gjithashtu, po tė blatojmė kėtė therore shpirtėrore edhe pėr ata qė janė prehur me besė, stėrgjyshėrit, etėrit, patrikėt, profetėt, apostujt, predikuesit, ungjillėzuesit, martirėt, konfesorėt, asketėt dhe pėr ēdo shpirt tė drejtė qė ka ndruar jetė me besė.

    Veēan pėr tė Tėrėshenjtėn, tė pacėnuarėn, tė pėrmbibekuarėn, tė lavdėruarėn, Zonjėn tonė Hyjlindėse dhe gjithmonė Virgjėrėn Mari.

    Ndėrsa kori kėndon njė himn pėr Hyjlindėsen, i cili ndryshon gjatė vitit kishtar, sipas kremtimeve tė ndryshme, kremtuesi temjanis dhuratat e shenjtėruara dhe vazhdon t'i kėrkojė Perėndisė tė kujtojė Shėn Joan Pagėzorin, shenjtin e ditės, besnikėt e parafjetur, tėrė Kishėn dhe tėrė botėn. Pastaj kujtohet peshkopi i Kishės dhe populli i pėrfundon pėrkujtimet me fjalėt: Dhe tė gjithė e tė gjitha.

    Pastaj vazhdohet me lutje pėr qytetin, vendin, udhėtonjėsit, vuajtėsit, robėrit, bamirėsit e Kishės, pėr ata "qė kujtojnė tė varfėrit" dhe pėr tėrė popullin. Gjithashtu, nė kėtė pikė tė Meshės mund tė kujtohen me emėr personat qė kanė nevojė pėr mėshirė tė veēantė nga Perėndia.

    Nė Meshėn e Shėn Vasilit, e cila nė pėrgjithėsi ėshtė mė e gjatė dhe mė e detajuar se kjo e Shėn Joan Gojartit, pėrkujtimet janė shumė specifike dhe tė shumta.

    Eshtė e nevojshme tė kujtojmė pėrsėri, qė pėrkujtimi nė Kishėn Orthodhokse dhe nė veēanti kujtimi i Perėndisė dhe prej Perėndisė, ka njė kuptim tė veēantė. Sipas besimit orthodhoks, shprehur dhe zbuluar nė Shkrimin e Shenjtė dhe nė Meshė, kujtimi hyjnor, do tė thotė lavdi dhe jetė, ndėrsa harresa hyjnore do tė thotė prishje e vdekje. Nė Krishtin, Perėndia kujton njeriun dhe botėn e tij.

    Duke kujtuar Krishtin, njeriu kujton Perėndinė dhe Mbretėrinė e Tij. Kėshtu, pėrkujtimet nė Meshėn Hyjnore janė nė vetvete njė formė e Kungimit tė gjallė ndėrmjet qiellit dhe tokės.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Ati Ynė

    Mbas pėrkujtimeve, populli i lutet Perėndisė qė t'i lejojė ata ta adhurojnė atė "me njė gojė dhe me njė zemėr". Pastaj, prifti bekon popullin qė tė jenė me tė "mėshirat e Perėndisė sė Madhe dhe Shpėtimtarit Jisu Krisht"; dhe "mbasi kujtuam gjithė shenjtorėt" thuhet njė litani, nė tė cilėn i kėrkohet Perėndisė qė t'i marrė dhuratat eukaristike "nė altarin e tij qiellor" dhe "tė na dėrgojė si shpėrblim hirin e tij hyjnor dhe dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė."

    Duke e mbaruar litaninė me lutjen pėr "bashkimin e besės dhe Kungimin e Shpirtit tė Shenjtė", besnikėt ia parashtrojnė jetėt e tyre Krishtit, duke i kėrkuar qė "pa ndrojtje dhe pa dėnim tė guxojmė tė theresim Atė, Ty Perėndinė qiellor e tė themi: "Ati ynė qė je nė qiejt..."

    Nė Dhiatėn e Vjetėr, Populli i Perėndisė nuk guxonte t'i drejtohej Perėndisė nė lutje me emrin intim Atė. Vetėm nė Krishtin dhe pėr shkak tė Krishtit njeriu mund ta ketė kėtė guxim. Vetėm tė krishterėt mund ta pėrdorin me vend Lutjen Zotėrore, e cila iu mėsua atyre nga Biri i Perėndisė. Vetėm ata qė kanė vdekur dhe janė ngjallur me Krishtin nė Pagėzim dhe kanė marrė fuqinė tė bėhen bij tė Perėndisė, me anė tė Shpirtit tė Shenjtė nė Mirosje, janė tė aftė t'i afrohen Perėndisė sė Gjithpushtetshėm si Atit tė tyre (Joani 1:12; Mattheu 6:9; Romanėt 8:14; Galatianėt 4:4).

    Nė Kishėn e vjetėr, Lutja Zotėrore u mėsohej njerėzve vetėm mbasi ata ishin bėrė anėtarė tė Kishės nėpėrmjet pagėzimit dhe mirosjes. Pikėrisht, para marrjes sė Kungatės sė Shenjtė "pėr faljen e mėkateve, Kungimin e Shpirtit tė Shenjtė dhe pėr trashėgimin e Mbretėrisė sė qiejve", besnikėt, tė cilėt janė bėrė bijtė e Perėndisė nė Krishtin dhe nė Shpirtin, ushtrojnė dhuratėn e tyre tė birėrisė nė Shpėtimtarin. Ata guxojnė t'i luten Perėndisė si Atit tė tyre.

  16. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Kungimi

    Mbas lutjes Ati ynė, bijtė e Perėndisė marrin Kungatėn e Shenjtė. Kremtuesi i jep paqen e Krishtit popullit dhe me kryet e ulura luten sė bashku, qė tė jenė tė denjė tė marrin pjesė nė Kungatėn e Shenjtė. Kremtuesi lutet qė Vetė Krishti tė denjojė tė na japė Trupin dhe Gjakun e Tij.

    Vėr re, o Zot Jisu Krisht, Perėndia ynė, nga banesa jote e shenjtė dhe nga froni i lavdisė sė mbretėrisė sate dhe eja tė na shenjtėrosh, Ti qė rri lart bashkė me Atin dhe qė je kėtu padukurisht bashkė me ne. Dhe me dorėn tėnde tė fuqishme denjo tė na japėsh Trupin tėnd tė pacėnuar dhe Gjakun tėnd tė ēmuar dhe me anėn tonė gjithė popullit.

    Pastaj, Qengji i Shenjtėruar ngrihet me thirjen: Tė shenjtat, tė shenjtėve. Populli pėrgjigjet: Njė ėshtė Shenjt, njė ėshtė Zot, Jisu Krishti, pėr lavdi tė Perėndisė Atit. Amin. Prifti e copėton Qengjin nė katėr pjesė, sipas mėnyrės qė ishte prerė nė Proskomidhi. Njė pjesė e bukės sė shenjtėruar (IS) vendoset nė Potir sė bashku me njė kupė uji tė nxehtė qė simbolizon karakterin e gjallė tė Krishtit tė Ngjallur, trupi dhe shpirti i tė cilit janė bashkuar dhe mbushur me Shpirtin e Shenjtė, nė jetėn e lavdėruar tė Mbretėrisė sė Perėndisė.

    Pastaj kleri merr Kungatėn nga buka (XC) dhe pi verė prej Potirit tė shenjtė. Ndėrsa kleri po merr Kungimin, populli kėndon disa vargje Kungimore tė veēanta, tė cilat ndryshojnė sipas kremtimit. Ata mund tė kėndojnė edhe himne dhe tropare tė tjerė, sipas kremtimeve dhe sidomos kur Kungimi i klerikėve zgjat shumė.

    Besnikėt e marrin Kungatėn e Shenjtė nė njė lugė tė posaēme. Atyre iu jepet buka e shenjtėruar (NIKA) dhe vera e shenjtėruar. Kungimi i besnikėve bėhet gjithmonė nga dhuratat e blatuara dhe tė shenjtėruara tė asaj Meshe tė Shenjtė. Kungata e Shenjtė nuk merret kurrė nga ndonjė "rezervė." Siē e kemi pėrmendur, tė gjithė ata qė janė anėtarė tė Kishės nėpėrmjet mistereve tė Pagėzimit dhe tė Mirosjes, duke pėrfshirė dhe foshnjet, mund tė marrin pjesė nė Kungatėn e Shenjtė.

    Gjatė marrjes sė Kungimit populli kėndon: Nė darkėn tėnde mistike, o Bir i Perėndisė merrmė sot pjesėtar... Kurse gjatė periudhės sė Pashkės kėndojnė: Kungoni Trupin e Krishtit, shijoni prej burimit tė pavdekshėm. Aliluia. Nė pėrgjithėsi, mė pėrpara se tė merret Kungimi, thuhet lutja e mėposhtme nga tė gjithė. Ky ėshtė akti personal i besės sė secilit ndaj Krishtit dhe ndaj Mistereve tė Shenjta tė Kishės sė tij.

    Besoj, o Zot dhe pohoj se Ti je me tė vėrtetė Krishti, i Biri i Perėndisė sė gjallė, qė erdhe nė botė tė shpėtosh mėkatarėt, nga tė cilėt i pari jam unė (Shih I Timotheu 1:15).

    Gjithashtu, besoj se ky ėshtė vetė Trupi yt i pacėnuar dhe ky ėshtė vetė Gjaku yt i ēmuar. Tė lutem pra, mėshiromė dhe falmi fajet...

    Dhe bėmė tė denjė qė tė marr pjesė pa dėnim nė Misteret e tua tė pacėnuara, pėr ndjesėn e mėkateve dhe pėr jetėn e amėshuar.

    Nė darkėn tėnde mistike, o Bir i Perėndisė, merrmė sot pjesėtar; se nuk do t'ua them armiqve tė tu misterin; nuk do tė jap tė puthur si Juda; por duke tė pohuar si kusari thėrres: kujtomė, o Zot, nė mbretėrinė tėnde.

    O Zot, njeridashės, Zoti Jisu Krisht, Perėndia im, tė mos jenė pėr dėnimin tim kėto tė shenjtat mbasi jam i padenjė, por pėr pastrim dhe shenjtėrim tė shpirtit dhe trupit dhe pėr sigurim tė jetės dhe mbretėrisė sė ardhshme.

  17. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Falenderimi

    Mbas Kungimit tė popullit, prifti i bekon ata me fjalėt: O Zot, shpėto popullin tėnd e beko trashėgimin tėnd. Populli pėrgjigjet duke kėnduar.

    Pamė dritėn e vėrtetė, morėm frymėn qiellore, gjetėm besėn e vėrtetė, duke iu falur Trinisė sė pandarė, se ajo na shpėtoi.

    Pastaj, prifti i bekon ata me Potirin, nė tė cilin ndodhen akoma dhuratat e pamarra, tė cilat i ēon nė Proskomidhi, ku dhiaku ose prifti mė i ri mbaron gjithēka qė ka mbetur nė potir.

    Pastaj thuhet njė litani falenderimi ndaj Zotit, i cili e ka bekuar popullin e tij tė marrė pjesė nė "misteret e pavdekshme dhe qiellore." Lutjet, gjithashtu, i kėrkojnė Perėndisė, qė t'ia ruajė tėrė ditėn "tė pėrsosur, tė shenjtė, me paqe dhe tė pamėkatshme", qė nėpėrmjet marrjes sė Kungatės sė Shenjtė Perėndia tė "na tregojė rrugėn e drejtė, tė na forcojė ne tė gjithėve me frikėn e tij, tė na ruajė jetėn, tė na sigurojė hapat..."

    Lutjet dhe kėngėt qė pasojnė Kungatėn e Shenjtė nė Meshėn Hyjnore, si ēdo pjesė tjetėr e shėrbesės sė shenjtė, presupozojnė qė tė gjithė anėtarėt e Kishės janė pjesėmarrės nė misterin eukaristik dhe po marrin dhuratat e Trupit dhe Gjakut tė Krishtit. Blatimi, Anafora, Epiklisis, Pėrkujtimet, Ati ynė dhe vetė Kungimi, pohojnė pjesėmarrjen aktive tė tė gjithė besnikėve.

    Kėshtu pra, prej teksteve tė Meshės Hyjnore, ėshtė e qartė se marrja e Kungatės Hyjnore nga ana e popullit, ėshtė njė pjesė normale dhe e rregullt e liturgjisė dhe e jetės sė krishterė. Kungimi nuk ėshtė rezervuar vetėm pėr ditė apo periudha tė veēanta, por duhet tė bėhet plot lutje e kujdes nė ēdo kohė kur kremtohet Mesha Hyjnore.

    Mund tė ndodhė gjithashtu, qė jo tė gjithė anėtarėt janė pėrgatitur tė marrin Kungatėn Hyjnore. Madje ėshtė e arsyeshme qė kjo do tė ndodhė shpesh, duke pasur parasysh kushtet e tanishme tė jetės dhe numrin e madh tė njerėzve qė janė tė krishterė vetėm nga emri. Megjithatė, duhet thėnė me forcė dhe pa asnjė dyshim e rezervim, se lutjet, himnet dhe veprimet e Meshės Hyjnore tė Kishės Orthodhokse, presupozojnė pjesėmarrjen e rregullt tė tė gjithė tė krishterėve orthodhoksė nė Kungimin e Shenjtė; dhe mosmarrja pjesė e besnikėve nė Misteret e Shenjta tė Krishtit, do tė thotė ta zhveshėsh Meshėn Hyjnore nga qėllimi dhe kuptimi i saj themelor.

  18. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,140
    Faleminderit
    81
    792 falenderime nė 648 postime
    Bekimi dhe Pėrlėshimi

    Mbas falenderimit tė Perėndisė pėr dhuratėn e Kungatės sė Shenjtė, kremtuesi i thotė popullit: Me paqe le tė shkojmė. Ata i pėrgjigjen me fja-lėt: Nė emrin e Zotit.

    Prifti del tek Dera e Bukur dhe para ikonės sė Krishtit thotė lutjen e fundit, qė quhet lutja e amvonės, nė tė cilėn prifti i kėrkon Perėndisė bekimin dhe paqen pėr tė gjithė popullin e tij, Kishėn dhe botėn. Nė kėtė lutje besimtarėt pohojnė gjithashtu, sė bashku me Apostullin Jakov "Se ēdo dhėnie e mirė dhe ēdo dhuratė e pėrsosur, zbret qė lartazi prej teje, Atit tė dritave" (Jakov 1:17). Mbas kėsaj lutjeje, e cila i jep Perėndisė "lavdi, falenderim dhe adhurim", populli kėndon tre herė: Emri i Zotit qoftė i bekuar, qė tani e gjer mė jetėt.

    Nė kėtė pikė, prifti normalisht bėn lajmėrimet e ndryshme, pėrshėndet popullin dhe i jep bekimin e tij personal. Bekimi pėrfundimtar i Meshės Hyjnore thuhet mbas thirrjes sė lavdisė sė Krishtit si "Perėndia jonė dhe shpresa jonė".

    Bekimi pėrfundimtar liturgjik, ėshtė bekimi i Krishtit. Nė Ditėn e Zotit (e Diela) bekimi fillon gjithmonė me referimin pėr ngjalljen e tij sė vdekurish. Nė ditė tė tjera, referimi mund tė jetė nė disa aspekte shpėtimtare tė veprės dhe personit tė Zotit. Nė kėtė bekim pėrfundimtar, thirret mbi popullin mėshira dhe shpėtimi i Krishtit, Zotit Njeridashės, me ndėrmjetimet e Hyjlindėses dhe gjithmonė Virgjėreshės Mari dhe me lutjet e gjithė shenjtorėve tė ditės, tė shenjtit, Meshėn e sė cilit kremtojmė, shenjtin e Kishės dhe sidomos shenjtėt e nderuar nga Kisha lokale.

    Mbas bekimit pėrfundimtar popullit i ndahen pjesėt e bukės, nga tė cilat u morrėn dhuratat eukaristike nė fillim tė Meshės. Kjo bukė quhet naforė ose Antidhoron, qė do tė thotė "nė vend tė dhuratės," meqenėse fillimisht jepej tek ata qė nuk kishin marrė Kungatėn. Sot i jepet tė gjithėve.

    Pėrlėshimi nė Meshėn Hyjnore ėshtė njė akt liturgjik dhe misteror, siē ėshtė dhe akti fillestar i mbledhjes sė popullit nė Kishė. Ky ėshtė hapi pėrfundimtar i tėrė lėvizjes sė liturgjisė. Nė pėrlėshimin prej mbledhjes liturgjike, Populli i Perėndisė urdhėrohet tė shkojė me paqe nė botė, pėr tė dhėnė dėshmi pėr Mbretėrinė e Perėndisė, nė tė cilėn ata ishin pjesėmarrės nė liturgjinė e Kishės. Ata janė urdhėruar qė tė marrin gjithēka qė ata kanė parė, dėgjuar dhe pėrjetuar brenda Kishės dhe ta bėjnė atė tė gjallė nė personat e tyre brenda jetės sė botės. Vetėm nė kėtė mėnyrė, prania e fuqia e Mbretėrisė sė Perėndisė, e cila nuk ėshtė e "kėsaj bote", mund tė shtrihet jashtė Kishės dhe nė jetėt e njerėzve.

    Ata qė kanė parė Dritėn e Vėrtetė, qė kanė marrė Frymėn Qiellore, qė kanė gjetur Besėn e Vėrtetė nė liturgjinė e Kishės; ata qė kanė marrė misteret e shenjta, hyjnore, tė pavdekshme dhe jetėbėrėse tė Krishtit, bėhen tė aftė tė bėjnė lėēitjen dhe tė japin dėshminė, qė u bė dhe u dha nga apostujt dhe nga tė gjithė tė krishterėt e vėrtetė, tė ēdo kohe dhe ēdo brezi. Kjo ėshtė arsyeja qė ekziston Kisha e Perėndisė dhe Mesha Hyjnore.

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. ADHURIMI - Kapitulli III: Cikli ditor i Lutjes
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 20:16
  3. ADHURIMI - Kapitulli II: Misteret e Shenjta
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 03:59
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 22:02
  5. Sherbesat Hyjnore, nga Kryepiskop Serafim Sllobodskoj
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 13:47

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •