Dashuri dhe Besė
Pėrpara se Mesha Hyjnore tė vazhdojė mė tej, dy kushte duhet tė plotėsohen nga besnikėt. Ato janė shprehjet solemne tė dashurisė dhe besės, tė cilat janė themelore pėr jetėn e krishterė dhe pa tė cilat, nuk mund tė ketė vetėblatim dhe Kungim me Perėndinė. Prandaj, nė kėtė kohė bėhet thirrja nga altari: Le tė duam njėri tjetrin, qė tė rrėfejmė me njė mendje... Dhe populli besimtar vazhdon frazėn... Atin e Birin edhe Shpirtin e Shenjtė, Trininė e njėqenshme e tė pandarė.
Dashuria ėshtė themeli i jetės. Kjo ėshtė e vėrteta themelore e krishtėrimit. Pa dashuri nuk mund tė ketė jetė, nuk mund tė ketė tė vėrtetė dhe as Kungim me Perėndinė, sepse Perėndia ėshtė Dashuri (I Joani 4:8,16). Kėshtu na mėson Jisu Krishti, qė tėrė Ligji i Dhiatės sė Vjetėr dhe Profetėt varen nė dy urdhrimet e mėdha tė dashurisė pėr Perėndinė dhe pėr njerėzit dhe ai na ka dhėnė edhe "udhėzimin e tij tė ri", qė nxėnėsit duhet ta duan njėri-tjetrin "sikundėr unė ju kam dashur ju" (Joani 13:34).
Nė Meshėn Hyjnore, tė krishterėt thirren vazhdimisht nė dashuri. Shprehja e jashtme e kėsaj dashurie, nė liturgji ėshtė puthja e paqes e bėrė nga klerikėt, e cila nė kohėt e shkuara bėhej dhe nga besnikėt. Pa kėtė dashuri Mesha nuk mund tė vazhdojė.
Mbas thirrjes sė dashurisė, thuhet Simboli i Besimit. Sinjali tradicional pėr recitimin e Simbolit tė Besimit ėshtė thirrja: Dyert! Dyert! me urtėsi, le tė vemė re. Dyert, pėr tė cilat flitet kėtu, janė dyert e ndėrtesės sė Kishės dhe jo dyert e ikonostasit, meqenėse kjo ėshtė njė thirrje pėr t'u siguruar se tė gjithė katekumenėt dhe jo-kungimtarėt, janė larguar nga Kisha dhe tani askush nuk mund tė hyjė apo tė largohet nga Mesha. Arsyeja historike e kėsaj thirrje gjatė Meshės Hyjnore nuk ėshtė vetėm qė tė mbahet rregulli nė Kishė, por qė Simboli i Besimit tė thuhej vetėm nga ata, tė cilėt tashmė e kishin thėnė nė pagėzim dhe vazhdojnė ta rrėfejnė atė brenda jetės sė Kishės.
Recitimi i Simbolit tė Besimit nė Meshėn Hyjnore ėshtė njohja zyrtare dhe pranimi e pohimi i Pagėzimit, Mirosjes dhe tė qenurit anėtar i Trupit tė Krishtit, nga ēdo anėtar i Kishės. Recitimi i Simbolit tė Besimit ėshtė e vetmja pjesė nė Meshė, me pėrjashtim tė pohimit tė ngjashėm tė besimit para Kungimit, ku pėrdoret veta e parė njėjės Unė. Gjatė gjithė Meshės bashkėsia lutet nė shumės, Ne. Vetėm kėtu ēdo person rrėfen pėr vetveten besimin e tij personal: Unė besoj.
Asnjė person nuk mund tė besojė pėr njė tjetėr. Secili duhet tė besojė pėr veten e tij. Njė person qė beson nė Perėndinė, Krishtin, nė Shpirtin e Shenjtė, nė Kishėn, Pagėzimin dhe nė jetėn e pėrjetshme, shkurt, njė person qė pohon dhe pranon anėtarėsinė nė Kishė nėpėrmjet Pagėzimit, ai mund tė marrė pjesė nė Meshėn Hyjnore. Njė person qė nuk mund ta bėjė kėtė, nuk mund tė marrė pjesė nė Meshė. Ai nuk mund tė marrė pjesė nė tė, sepse ky besim ėshtė njė kėrkesė e domosdoshme pėr anėtarėt e Kishės Orthodhokse, qė tė marrin pjesė nė Meshėn Hyjnore. Pa kėtė besim Mesha nuk mund tė vazhdojė mė tej. Me tė dhe me njohjen zyrtare tė tij nė thėnien e Simbolit tė Besimit, veprimi liturgjik vazhdon mė tej.
Eshtė zakon, qė gjatė thėnies sė Simbolit tė Besimit, kleri tund Ajrin pėrmbi Dhuratat e Shenjta, duke thėnė dhe ai Simbolin e Besimit. Kjo pėrkundje ishte njė akt nderimi ndaj perandorėve tokėsorė nė periudhėn Bizantine. Mė vonė, u pėrdor nė Meshė si akt nderimi ndaj "dhuratave" tė Mbretit Qiellor nė mes tė popullit tė Tij, tė cilat janė Ungjilli dhe dhuratat eukaristike.
Krijoni Kontakt