Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 42
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Besimi Orthodhoks

    HYRJE

    Ēfarė ėshtė Kisha Orthodhokse?

    Kisha Orthodhokse ėshtė Kisha e themeluar nga Jisu Krishti, pėrshkruar nė gjithė Dhiatėn e Re. Tė gjitha kishat dhe sektet e tjerė tė krishterė mund ta gjejnė zanafillėn e tyre historike tek Ajo.

    "Othodhoksi" fjalė pėr fjalė do tė thotė "doktrinė e drejtė" ose "adhurim i drejtė" dhe vjen nga fjalėt greke orthos - "i drejtė" dhe dhoksa -"doktrinė" ose "adhurim". Shtimi i doktrinave tė gabuara dhe i ndarjeve ne kohėn e hershme kristiane, ishte kėrcėnues pėr errėsimin e identitetit dhe tė pastėrtisė sė Kishės, si pasojė termit "orthodhoks" filloi tė pėrdorej nė mėnyrė tė llogjikshme brenda kishės. Kisha Orthodhokse ruan me kujdes tė vėrtetėn nga tė gjitha gabimet dhe skizmat pėr tė mbrojtur grigjėn e saj dhe pėr ti dhėnė lavdi Zotit Krisht, trupi i tė Cilit ėshtė Kisha vetė.

    Njė numėr shumė i madh grupimesh fetare, sot shpallin se janė pasardhėsit e Kishės sė hershme. Duhet njė etalon matės i sė vėrtetės me tė cilin mund tė krahasohen ato ēfarė besonte Kisha e origjinės, me ato ēka kėto grupe shpallin se besojnė. Sigurisht ne tė gjithėve na ėshtė dhėnė e drejta nga Perėndia tė besojmė ēfarė tė duam dhe tė marrim pjesė nė grupimin fetar qė duam, por gjithashtu ėshtė mirė tė njihemi me tė gjitha alternativat pėrpara se tė bėjmė zgjedhjen tonė pėrfundintare.

    Shpresojmė qe ky material hyrės ta informojė sadopak lexuesin pėr Krishtėrimin e apostujve tė Jisu Krishtit. Ky ėshtė etaloni matės i sė vėrtetės me tė cilin duhet tė maten zgjedhjet tona pėrsa i pėrket Krishtėrimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:03

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    ĒFARE BESOJNE TĖ KRISHTERĖT ORTHODHOKSĖ

    Perėndia At ėshtė koka e Trinisė sė Shėnjtė. Shkrimet e zbulojnė Perendine, qė ėshtė njė nė tre persona - Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė — qė ndajnė me njėri-tjetrin natyrėn e vetme hyjnore. Biri ka lindur prej Atit pėrpara gjithė shekujve dhe pėrpara gjithe kohėrave (Psalmi 2:7; II Korintasve 11 :31) Edhe Shpirti i Shenjte buron pėrjetėsisht nga Ati (Joani 15:26). Nėpėrmjet Jisu Krishtit dhe nė Shpirtin e Shenjtė ne arrijmė nė njohjen e Atit (Mateu 11:27). Perėndia At i krijoi tė gjitha nėpėmjet Birit nė Shpirtin e Shenjtė (Gjeneza 1-2; Joani 1:3; Jobi 33: 4), dhe ne jemi thirrur ta adhurojmė Atė (Joani 4:23). Ati na deshi dhe dėrgoi Birin e Tij pėr tė na dhėnė jetėn e pėrjetėshme (Joani 3:16).

    Jisu Krishti ėshtė personi i dytė i Trinisė, pėrjetėsisht i lindur prej Atit. Ai u be njeri, kėshtu qė Ai ėshtė Perėndi i plotė dhe njeri i plotė. Ardhja e Tij nė botė u paratha nga profetėt e Dhiatės sė Vjetėr. Meqėnėse Jisu Krishti ėshtė zemra e Krishtėrimit, Kisha Orthodhokse i ka dhėnė mė shumė rėndėsi njohjes sė Tij sesa njohjes tė ndonjė njeriu apo gjėje tjetėr.

    Ne Simbolin e Besės, tė krishterėt orthodhoksė rregullisht pohojnė besimin historik nė lidhje me Jisuin kur ata thonė. Besoj... nė njė Zot, Jisu Krishtin, Birin e Perėndisė, tė vetėmlindurin, qė lindi prej Atit para gjithė shekujve. Dritė prej drite, Perėndi tė vėrtetė prej Perėndie tė vėrtetė, tė lindur, jo tė bėrė, qė ka tė qenėt njė me Atin, me anėn e tė cilit u bėnė tė gjitha. Qė pėr ne njerėzit dhe pėr shpėtimin tonė zbriti prej qiejve dhe u trupėzua prej Shpirtit tė Shenjtė dhe Virgjėreshės Mari dhe u bė njeri. Dhe u kryqėzua pėr ne nė kohėn e Pontit Pilat dhe pėsoi e u varros. Dhe u ngjall tė tretėn ditė sipas Shkrimeve. Dhe u ngjit nė tė djathtė tė Atit. Dhe do tė vijė pėrsėri me lavdi tė gjykojė tė gjallėt e tė vdekurit, mbretėria e tė cilit nuk do tė ketė mbarim".

    Shpirti i Shenjtė ėshtė njė nga Personat e Trinisė dhe ėshtė, i njė esence me Atin. Tė krishterėt orthodhoksė vazhdimisht pohojnė: Besoj... nė Shpirtin e Shenjtė, Zot, Jetėbėrės, qė buron prej Atit, qė adhurohet e lavdėrohet bashkė me Atin e me Birin, qė foli me anėn e profetėve. Ai ėshtė quajtur "premtimi i Atit" (Veprat 1:4), dhėnė si dhuratė nga Krishti pėr Kishėn, pėr ta forcuar Atė nė shėrbimin ndaj Perėndisė (Veprat 1:8), pėr tė vendosur dashurinė e Perėndisė nė zemrat tona (Romakėve 5:5), dhe pėr tė na dhėnė dhurata shpirtėrore (I Korintasve 12:7-13), virtute pėr jetėn (Galatasve 5:22,23) dhe dėshminė e krishterė. Tė krishterėt orthodhoksė besojnė premtimin biblik se Shpirti i Shenjtė jepet gjatė Krezmimit (Mirosjes) nė Pagėzim,(Veprat 2:38). Ne duhet tė rritemi shpirtėrisht nė jetimin me Shpirtin e Shenjtė gjatė gjithė jetės sonė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:04

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Trupėzimi i referohet ardhjes sė Krishtit me trup. Biri i perjetshėm i Perėndisė At mori mbi vete njė natyrė tė plotė njerėzore nga Virgjėresha Mari. Ai ishte (dhe ėshtė) njė Person hyjnor, duke pasur plotėsisht prej Perėndisė Atė tėrėsinė e natyrės hyjnore, dhe njė person njerėzor nė ardhjen e Tij me trup duke pasur plotėsisht njė natyrė njerėzore nga Maria. Me trupėzimin e Tij, Biri zotėron pėrherė dy natyra nė njė Person. Biri i Perėndisė, i pakufizueshėm nė natyrėn e Tij hyjnore, u tregua i gatshėm tė pranojė vullnetarisht kufizimin ne njerėzimin e Tij gjatė tė cilit pėrjetoi urinė, etjen, lodhjen dhe sė fundi vdekjen. Trupėzimi ėshtė i pandarė nga Krishtėrimi - nuk ka Krishtėrim pa tė. Shkrimet thonė, "...ēdo frymė qė nuk rrėfen se Jisu Krishti ka ardhur nė mish, nuk ėshtė nga Perėndia" (I Joanit 4:3). Me trupėzimin e Tij, Biri i Perėndisė shpėrbleu natyrėn njerėzore, njė shpengim tė cilit mund ti afrohen tė gjithė ata qė janė tė bashkuar me tė nė njerėzimin e tij tė lavdishėm.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:04

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Mėkati fjalė pėr fjalė do tė thotė "nuk qėlloj nė shenjė". Shėn Pavli shkruan: "Tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė". (Romakėve 3:23). Ne mėkatojmė kur keqpėrdorojmė ate ēka Perėndia na ka dhėnė si tė mira, duke u privuar prej qėllimeve tė Tij. Mėkatet na ndajnė nga Perėndia (Isaia 59:1, 2), duke na lėnė tė vdekur shpirtėrisht (Efesianėve 2:1). Pėr tė na shpėtuar, Biri i Perėndisė mori trup njerėzor si ne dhe duke qenė pamėkat "Ai e dėnoi mėkatin nė mish" (Romakėve 8:3). Me mėshirėn e Tij, Perėndia i fal mėkatet tona kur ne i rrėfejmė ato dhe largohemi prej tyre, duke na dhėnė fuqi pėr tė mposhtur mėkatin nė jetėn tonė. "Po ti rrėfejmė mėkatet tona, Ai ėshtė besnik dhe i drejtė qė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi" (I Joanit 1:9).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:06

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Shpėtimi ėshtė dhurata hyjnore nėpėrmjet sė cilės njeriu ėshtė i ēliruar nga mėkati dhe vdekja, i bashkuar me Krishtin dhe i sjellė nė mbretėrinė e Tij tė pėrjetėshme. Ata qė dėgjuan predikimin e Shėn Pjetrit ditėn e Pentikostės pyetėn se ēfarė duhej tė bėnin qė tė shpėtonin: Ai u pėrgjegj: "Pendohuni dhe secili nga ju le tė pagėzohet nė emėr tė Jisu Krishtit pėr faljen e mėkatave dhe ju do tė merrni dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė" (Veprat 2:38). Shpėtimi fillon me kėto tre "hapa": 1) pendimin, 2) pagėzimin dhe 3) marrjen e dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė. Tė pendohesh do tė thotė tė ndryshojmė nga ajo ēka kemi qenė, tė kthehemi nga mėkatet tona dhe t'ia besojmė vetveten Krishtit. Tė pagėzohesh do tė thotė tė lindėsh pėrsėri duke u bashkuar me Krishtin. Dhe tė marrėsh dhuratėn e Shpirtit tė Shenjtė do tė thotė tė marrėsh Shpirtin, i Cili tė fuqizon qė tė hysh nė njė jetė tė re nė Krishtin, tė edukohesh nė Kishė dhe tė formohesh sipas imazhit tė Perėndisė.

    Shpėtimi kėrkon besim te Jisu Krishti. Njerėzit nuk mund tė shpėtojnė vetveten me anė tė veprave tė tyre tė mira. Shpėtimi ėshtė "besimi qė punon nėpėrmjet dashurisė". Ai ėshtė njė proēes qė vazhdon gjithė jetėn. Shpėtimi ėshtė kohė e shkuar, nga vdekja dhe ngjallja e Krishtit - ne jemi shpėtuar. Ai ėshtė kohė e tashme, sepse ne duhet gjithashtu tė shpėtohemi nga pjesėmarrja jonė aktive nėpėrmjet besimit nė bashkimin me Krishtin nga fuqia e Shpirtit tė Shenjtė. Shpėtimi ėshtė gjithashtu kohė e ardhme, sepse ne duhet tė shpėtohemi nė Ardhjen e Tij tė dytė tė lavdishme.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:06

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Pagėzimi eshtė mėnyra me tė cilėn njė njeri bashkohet me Krishtin. Pėrjetimi i shpėtimit fillon nė ujėrat e Pagėzimit. Apostull Pavli mėson nė Letrėn pėr Romakėt (6:1-16) se nė pagėzim ne pėrjetojmė vdekjen dhe ngjalljen e Krishtit. Nė tė, mėkatet tona falen me tė vėrtetė dhe ne fuqizohemi nga bashkimi me Krishtin pėr tė jetuar njė jetė tė shenjtė.

    Nė kohėt moderne, disa e konsiderojnė pagėzimin vetėm si njė "shenjė tė jashtme" tė besimit tek Krishti. Ky inovacion nuk ka precedent historik apo biblik; Disa tė tjerė e shndėrrojnė nė njė bindje tė thjeshtė e tė sipėrfaqshme ndaj urdhėrimeve tė Krishtit (shih Mateu 28:19, 20). Tė tjerė akoma, duke injoraar plotėsisht Biblėn, nuk e pranojnė pagėzimin si njė faktor jetėsor nė shpėtim. Orthodhoksia pohon se kėto inovacione tė kohėve tė fundit, i largojnė njerėzit e sinqertė nga siguria kryesore qė pagėzimi jep, bashkimi me Krishtin dhe qenia pjesė e Kishės sė Tij.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:07

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Rilindja ėshtė marrja e njė jete tė re dhe me tė fiton, si tė thuash, hyrjen pėr nė mbretėrinė e Perėndisė dhe nė Kishėn e Tij. Jisui tha: Kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Shpirti, nuk mund tė hyjė nė mbretėrinė e Perėndisė(Joani 3:5). Qė nga fillimet e saj Kisha ka mėsuar se "uji" ėshtė uji i pagėzimit dhe "Shpirti" ėshtė Shpirti i Shenjtė. Rilindja sjell nė pagėzim, ku ne vdesirn me Krishtin, varrosemi me Krishtin dhe ngrihemi me Krishtin nė ngjalljen e Tij, duke u bashkuar me Atė nė njerėzimin e Tij tė lavdishėm (Veprat 2:38; Romakėve 6:3, 4). Ideja, historikisht e vonshme, sipas sė cilės rilindja ėshtė njė pėrjetim fetar qė s'ka lidhje me pagėzimin, nuk ka bazė biblike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:07

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Shpengim ose shperblim ėshtė njė fjalė qė pėrdoret nė Shkrimet e Shenjta dhe do tė thotė se ne jemi tė falur nė Krishtin. Shpengimi nuk ėshtė njė "njė herė e pėrgjithmonė", nuk ėshtė njė shpallje e menjėherėshme qė tė garanton shpėtimin e pėrjetshėm, pamvarėsisht se sa pandershmėrisht mund tė jetojė ai njeri mė pas. Nuk ėshtė as njė deklaratė zyrtare sipas sė cilės njė njeri i padrejtė ėshtė i drejtė. Mė saktė shpengimi ėshtė njė realitet i gjallė, dinamik, i pėrditshėrn pėr njė pasues tė Krishtit. I krishteri nė mėnyrė aktive bėn njė jetė tė drejtė nė hirin dhe nė fuqinė e Perėndisė qė u jepet tė gjithė atyre qė besojnė nė Tė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:08

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Shenjtėrim do tė thotė tė vihesh mėnjanė pėr Perėndinė. Ai (shenjtėrimi) na fut nė proēesin e pastrimit dhe tė shenjtėrimit me anė tė Krishtit nė Shpirtin e Shenjtė. Ne jemi thirrur tė bėhemi shenjtorė dhe tė shkojmė drejt pėrngjasimit tė Perėndisė. Pas marrjes sė dhuratės sė Shpirtit tė Shenjtė, ne aktivisht marrim pjesė nė shenjtėrim. Ne bashkėpunojmė me Perėndinė, ne punojmė sė bashku me Tė, qė tė mund ta njohim Atė, duke u bėrė nga hiri ēfarė Ai ėshtė nga natyra.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:08

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Bibla ėshtė Fjala e Perėndisė frymėzuar prej Tij "II Timoteut 3:16) dhe njė pjesė kryesore e vetzbulesės qė bėri Perėndia tek njerėzit. Dhiata e Vjetėr tregon historinė e asaj zbulese qė bėri Perėndia nga krijimi i botės deri nė kohėn e profetėve. Dhiata e Re ka tė rregjistruara lindjen dhe jetėn e Jisuit si dhe shkrimet e Apostujve tė Tij. Ajo gjithashtu pėrfshin disa nga ngjarjet e Kishės sė hershme dhe veēanėrisht paraqet doktrinėn apostolike tė Kishės. Megjithėse kėto shkrime lexoheshin nėpėr Kisha qė kur ato u dukėn pėr herė tė parė, rradhitja mė e hershme e librave tė Dhiatės sė Re ekzaktėsisht siē ėshtė sot, u themelua me Kanonin 33 tė Sinodit (kėshillit) lokal tė Kartagjenės mė 318 dhe nė njė fragment tė Letrės sė Shėn Athanasit tė Aleksandrisė nė Pashkėn e vitit 367. Qė tė dy burimet i rradhisin qė tė gjithė librat e Dhiatės sė Re pa pėrjashtime. Njė sinod lokal i mbajtur nė Romė nėn drejtimin e Shėn Damasit nė vitin 382, vendosi njė rradhitje tė plotė tė librave kanonikė tė Dhiatės sė Vjetėr dhe tė Dhiatės sė Re. Shkrimet janė zemra e lutjes dhe e adhurimit orthodhoks.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 06-04-2005 mė 00:09

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  2. Fanatizmi dhe Besimi !!
    Nga NoName nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2009, 14:10
  3. Feja Islame
    Nga Muslimane nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 21:23
  4. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59
  5. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •