Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Adhurimi - Kapitulli V. Mesha Hyjnore

    Mesha Hyjnore

    Mesha Hyjnore quhet gjithashtu Liturgjia Hyjnore. Fjala Liturgji, qė do tė thotė punė e pėrbashkėt ose veprim i pėrbashkėt, e shpreh mė mirė e mė qartė kuptimin dhe pėrmbajtjen e Meshės Hyjnore. Ajo ėshtė puna e pėrbashkėt e Kishės Orthodhokse. Mesha Hyjnore ėshtė veprimi zyrtar i Kishės sė mbledhur sė bashku, si Populli i zgjedhur i Perėndisė. Fjala kishė, kupton njė mbledhje ose bashkim tė njerėzve tė zgjedhur dhe tė thirrur veē pėr tė kryer njė detyrė tė caktuar.

    Mesha Hyjnore ėshtė veprimi i pėrbashkėt i tė krishterėve orthodhoksė, tė cilėt mblidhen zyrtarisht pėr tė formuar Kishėn Orthodhokse. Ajo ėshtė veprimi i Kishės sė mbledhur nga Perėndia, qė kėshtu tė jenė sė bashku nė njė bashkėsi, pėr tė adhuruar, pėr tė lutur, kėnduar dhe dėgjuar Fjalėn e Perėndisė, pėr tė blatuar vetveten me falenderime nė Krishtin tek Perėndia Atė dhe pėr tė patur pėrvojėn e gjallė tė mbretėrisė sė pėrjetshme tė Perėndisė, nėpėrmjet Kungimit me tė njėjtin Krisht, i Cili ėshtė i pranishėm nė popullin e tij, me anė tė Shpirtit tė Shenjtė.

    Mesha Hyjnore kryhet gjithmonė nga tė krishterėt orthodhoksė nė Ditėn e Zotit, qė ėshtė e Diela, "dita mbas Sabatit", e cila simbolizon ditėn e parė dhe tė fundit tė krijimit - ose siē quhet nė Traditėn e Shenjtė, dita e tetė - e Mbretėrisė sė Perėndisė. Kjo ėshtė dita e Ngjalljes sė Krishtit nga tė vdekurit, dita e gjyqit dhe e fitores sė Perėndisė, e parathėnė nga profetėt, Dita e Zotit, qė inaguron praninė dhe fuqinė e "mbretėrisė sė ardhshme", qysh tani, nė jetėn e botės sė tashme.

    Por, Mesha Hyjnore kremtohet gjithashtu nga Kisha edhe nė ditėt e festave tė veēanta. Nė manastiret dhe nė disa katedrale e enori tė mėdha, ajo kremtohet ēdo ditė, me pėrjashtim tė atyre tė javės tė Kreshmėve tė Mėdha (Mesha ka karakter festiv, ndėrsa Kreshmėt kanė njė karakter pendimtar e agjėrimor dhe janė njė pėrgatitje pėr tė pritur Ngjalljen e Zotit, nėpėrmjet kujtimit dhe vajtimit pėr mėkatin, i cili na ndan nga Perėndia).

    Si njė veprim i pėrbashkėt i Popullit tė Perėndisė, Mesha Hyjnore, nė njė bashkėsi tė krishterė orthodhokse mund tė kremtohet vetėm njė herė nė ditė. Tė gjithė anėtarėt e Kishės duhet tė mblidhen sė bashku me priftin e tyre, nė njė vend dhe nė njė kohė. Kėtu pėrfshihen, madje edhe fėmijėt e vegjėl dhe foshnjat, tė cilėt marrin pjesė plotėsisht nė Kungatėn e Meshės Hyjnore, qysh nga dita e hyrjes sė tyre nė Kishė, nėpėrmjet pagėzimit dhe mirosjes. Gjithmonė ēdo njeri, gjithmonė sė bashku. Kjo ėshtė shprehja tradicionale e Kishės Orthodhokse pėr Meshėn Hyjnore.

    Pėr shkak tė karakterit tė pėrbashkėt, Mesha Hyjnore kurrė nuk mund tė kryhet privatisht vetėm nga kleriku. Kurrė nuk mund tė shėrbehet vetėm pėr ndonjėrin dhe jo pėr tė tjerėt, por gjithmonė pėr tė gjithė. Ajo kurrė nuk mund tė shėrbehet thjesht pėr disa qėllime personale, tė veēanta ose tė kufizuara. Prandaj, ne kemi nė Meshėn Hyjnore disa lutje tė veēanta pėr tė sėmurėt, tė vdekurit, ose pėr disa qėllime specifike, por kurrė nuk kryhet njė Meshė Hyjnore vetėm pėr individė privatė ose pėr qėllime dhe projekte tė veēanta. Mesha Hyjnore kryhet gjithmonė "pėr tė gjithė dhe pėr tė gjitha".

    Meqenėse Mesha Hyjnore ėshtė njė akt zyrtar i lutjes, adhurimit, mėsimit dhe Kungimit tė tė gjithė Kishės, nė qiell dhe nė tokė, ajo nuk duhet tė shihet thjesht si njė devocion ndėrmjet shumė devocioneve, madje as si mė i larti ose mė i madhi. Mesha Hyjnore nuk ėshtė njė veprim i njė devotshmėrie personale. Ajo nuk ėshtė njė shėrbesė lutjesh dhe nuk ėshtė thjesht njė nga Misteret. Mesha Hyjnore ėshtė i vetmi mister i pėrbashkėt i vetė qenies sė Kishės vetė. Ajo ėshtė e vetmja shfaqje misterore e esencės sė Kishės, si njė Bashkėsi e Perėndisė nė qiell dhe nė tokė. Mesha ėshtė e vetmja zbulesė unike misterore e Kishės, si Trupi mistik i Krishtit dhe si Nusja e Krishtit.

    Si veprimi mistik qėndror i tėrė Kishės, Mesha Hyjnore ka gjithmonė frymėn e Ngjalljes. Ajo ėshtė gjithmonė shfaqja e Krishtit tė Ngjallur tek populli i tij. Mesha Hyjnore ėshtė gjithmonė njė zbritje e Shpirtit jetėbėrės dhe njė Kungim me Perėndinė Atė. Ajo nuk ka kurrė karakter zije ose pendimtar dhe nuk ėshtė kurrė shprehje e errėsirės dhe vdekjes sė kėsaj bote. Ajo ėshtė gjithmonė shprehja dhe pėrvoja e jetės sė pėrjetshme tė Mbretėrisė sė Trinisė sė Bekuar.

    Mesha Hyjnore e kremtuar nga Kisha Orthodhokse, quhet Mesha e Shėn Joan Gojartit. Kjo Meshė ėshtė pak mė e shkurtėr se ajo e quajtur Mesha e Shėn Vasilit tė Madh, e cila kryhet vetėm dhjetė herė gjatė vitit kishtar. Kėto dy mesha e morėn formėn e tyre tė tanishme ndoshta mbas shekullit tė nėntė. Nė formėn siē i kemi sot, ato nuk janė krejtėsisht ashtu siē u shkruan nga shenjtėt, emrat e tė cilėve mbajnė. Por, ėshtė fare e sigurtė, se lutjet eukaristike tė secilės nga kėto dy mesha, u formuluan nė shekullin e katėrt dhe tė pestė, koha kur kėta shenjtorė jetuan dhe punuan pėr Kishėn.

    Mesha Hyjnore ka dy pjesė kryesore. Pjesa e parė ėshtė mbledhja, e quajtur sinaksis. Kjo e ka origjinėn nė mbledhjet e sinagogave tė Dhiatės sė Vjetėr dhe ėshtė e pėrqendruar nė shpalljen dhe meditimin e Fjalės sė Perėndisė. Pjesa e dytė e Meshės Hyjnore ėshtė flijimi eukaristik. Kjo e ka origjinėn nė adhurimin e tempullit tė Dhiatės sė Vjetėr, nė flijimet priftėrore tė Popullit tė Perėndisė; dhe nė ngjarjen qendrore shpėtimtare tė Dhiatės sė Vjetėr, Pashkės.

    Nė Kishėn e Dhiatės sė Re, Jisu Krishti ėshtė Fjala e Gjallė e Perėndisė. Kėshtu, nė pjesėn e parė tė Meshės Hyjnore, janė pikėrisht ungjijtė e krishterė dhe shkrimet apostolike qė shpallen e meditohen. Dhe nė Kishėn e Dhiatės sė Re ngjarja shpėtimtare qendrore ėshtė flijimi i pėrsosur, i pėrjetshėm dhe i gjithmjaftueshėm i Jisu Krishtit, tė vetmit Kryeprift tė madh, i cili ėshtė gjithashtu Qengji i Perėndisė, i therur pėr shpėtimin e botės, Pashka e Re. Nė Meshėn Hyjnore besimtarėt e krishterė marrin pjesė nė vetėblatimin e vullnetshėm tė Krishtit tek Ati, tė kryer nė kryq njėherė e pėrgjithmonė, me anė tė fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė. Nė dhe nėpėrmjet kėtij flijimi unik tė Krishtit, besimtarėt e krishterė marrin Kungimin e Shenjtė me Perėndinė.

    Ka qenė pėr shekuj praktikė e Kishės, pėr t'i pranuar tė gjithė nė pjesėn e parė tė Meshės Hyjnore, ndėrsa nė pjesėn e dytė vetėm ata qė ishin bėrė anėtarė tė saj nėpėrmjet Pagėzimit dhe Mirosjes. Personat e papagėzuar nuk lejoheshin as qė tė shikonin blatimin dhe marrjen e Kungatės sė Shenjtė nga besimtarėt e krishterė. Prandaj, pjesa e parė e Meshės Hyjnore filloi tė quhej Mesha e katekumenėve ose Liturgjia e katekumenėve, d.m.th. mesha pėr ata qė po marrin mėsime pėr besėn e krishterė, qė tė mund tė bėheshin anėtarė tė Kishės nėpėrmjet Pagėzimit dhe Mirosjes. Gjithashtu, pėr arsye tė dukshme, ajo filloi tė quhet dhe Mesha e Fjalės ose Liturgjia e Fjalės. Pjesa e dytė e Meshės Hyjnore, filloi tė quhet Mesha e Besnikėve ose Liturgjia e Besnikėve.

    Ndonėse sot nė Kishėn Orthodhokse jo tė krishterėt orthodhoksė dhe madje edhe jo tė krishterėt, lejohen tė jenė tė pranishėm nė Meshėn e Besnikėve, pėrsėri, pjesėmarrja nė Kungatėn Hyjnore i lejohet vetėm anėtarėve tė Kishės Orthodhokse, tė cilėt janė plotėsisht tė angazhuar nė jetėn dhe mėsimet e Besimit Orthodhoks, tė ruajtur, mėsuar e praktikuar nga Kisha nėpėr gjithė historinė e saj.

    Nė komentin e Meshės Hyjnore, qė do tė vijojė mė poshtė, do ta pėrqendrojmė vėmendjen tonė se ēfarė ndodh nė Kishė gjatė "veprimit tė pėrbashkėt" tė saj. Duke bėrė kėtė, ne do tė pėrpiqemi tė depėrtojmė nė kuptimin esencial dhe themelor qė ka Mesha pėr njeriun, jetėn dhe botėn e tij. Kjo do tė jetė njė shkėputje e plotė prej interpretimit tė Meshės Hyjnore, si njė dramė tė luajtur nga kleri dhe tė "ndjekur" nga populli, nė tė cilėn ēdo pjesė ėshtė njė aspekt i jetės dhe i veprės sė Krishtit (p.sh., proskomidhia pėr Lindjen e Krishtit; hyrja e vogėl pėr fillimin e shėrbesės sė tij publike, Ungjilli pėr predikimin e tij, hyrja e madhe pėr tė Dielėn e Dafinave etj.). Ky tip interpretimi i mėvonshėm i Meshės Hyjnore, ėshtė njė shpikje, e cila ėshtė ndoshta interesante dhe frymėzuese pėr disa, por krejtėsisht e huaj pėr kuptimin dhe qėllimin e vėrtetė tė Meshės Hyjnore nė Kishėn Orthodhokse.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Blata e Hyjėshme (Proskomidhia)

    Pėrpara se tė fillojė Mesha Hyjnore, prifti hyn nė Kishė, duke thėnė disa lutje tė veēanta dhe mė pas vishet me rrobat e meshimit.1 Pastaj, shkon nė Tryezėn e Blatimit pėr tė pėrgatitur bukėn dhe verėn pėr Meshėn Hyjnore. Kjo pjesė e liturgjisė quhet Blata e Hyjshme ose Proskomidhia, qė do tė thotė Pėrgatitje. Kjo formė e proskomidhisė qė kemi sot ka mundėsi tė datojė qysh prej shekullit tė XIV.

    Nė shėrbesėn e Blatės sė Hyjshme prifti pret nė fillim njė kub tė gjerė nga buka e meshės, e cila tradicionalisht quhet prosfora, qė do tė thotė blatim. Ky kub buke quhet Qengji dhe nėnkupton Krishtin, "Bukėn e jetės... qė zbriti prej qiellit; Qengjin e Perėndisė qė heq mėkatin e botės" Joani 6:32-35,1:29).

    Gjatė kohės qė prifti po pret Qengjin nga buka e meshės, ai thotė vargje nga profecia e Isaisė: U soll pėr therrje si dele... (Isaia 53:7-8). Ai e pret Qengjin nė atė mėnyrė qė vula, me tė cilėn mesha ėshtė vulosur, tė qėndrojė sipėr dhe nė qendėr. Vula ėshtė njė katror me simbolet e Jisu Krishtit (IC XC) nė pjesėn e sipėrme dhe Fiton (NIKA) nė pjesėn e poshtme. Pastaj, Qengji kthehet pėrmbys dhe pritet nė formėn e kryqit, nė mėnyrė qė tė mund tė ndahet lirisht nė katėr pjesė nė kohėn e Kungimit tė Shenjtė. Prifti, gjithashtu, e shpon nė mėnyrė simbolike anėn e djathtė qė ka shkronjat NI me thikėn e meshės, qė tradicionalisht quhet shtizė, duke thėnė fjalėt nga Ungjilli i Joanit 19:34-35.

    Mbasi ka derdhur verė tė pėrzier me ujė nė potir, prifti pastaj vendos njė pjesė tė vogėl nga buka, nė dhisk pranė Qengjit, nė kujtim tė Hyjlindėses. Pastaj, pjesė tė vogla buke vihen nė dhisk nė kujtim tė Kryengjėjve tė shenjtė Mihal dhe Gavril, tė Joan Pagėzorit, profetėve, apostujve, hierarkėve, martirėve, oshėnarėve, anargjirėve dhe tėrė tė drejtėve. Pėrmendet veēmas shenjti i ditės dhe sė fundi, njė pjesė e vogėl buke vendoset nė dhisk pėr kujtim tė shenjtit, meshėn e tė cilit po kremtojmė.

    Gjithashtu, thėrrime buke vendosen nė dhisk pėr peshkopin e Kishės, pėr terė besnikėt, tė gjallė dhe tė vdekur, duke i pėrmendur emrat e tyre.

    Pastaj, prifti duke thėnė vargje nga Psalmi 93 dhe nga psalme tė tjerė, e mbulon dhiskun dhe potirin me disa mbulesa tė veēanta, duke e temjanisur blatėn. Sė fundi, ai thotė lutjen e mėposhtme:

    [b]O Perėndi, Perėndia ynė, qė dėrgove bukėn qiellore, ushqimin e tėrė botės, Zotin dhe Perėndinė tonė Jisu Krisht, si shpėtimtar, ēlirimtar dhe mirėbėrės, qė na bekon dhe na shenjtėron; Ti vetė, beko kėtė Paravėnie dhe pranoje nė altarin tėnd tė pėrmbiqiellshėm; kujto si i mirė dhe njeridashės, ata qė i sollėn dhe ata pėr tė cilėt i sollėn; dhe ruajna tė pastėr nė tė kryerit e mistereve tė tua hyjnore. Se i shenjtėruar dhe i lavdėruar ėshtė emri yt i nderuar dhe madhėshtor, i Atit, i Birit dhe i Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Pėrlėshimi i vogėl dhe bekimi thuhen mbas kėsaj lutje dhe kėshtu mbaron shėrbesa e Blatės sė Hyjshme.

    Shėrbesa e Blatės sė Hyjshme ėshtė njė zhvillim i vonė nė historinė e Meshės Hyjnore. Ajo tregon bashkimin e tėrė Kishės sė Perėndisė nė njė bashkėsi tė madhe: Krishti, koka, sė bashku me Hyjlindėsen dhe me tėrė pjesėt e Trupit tė Tij; ata, tė cilėt tashmė janė lavdėruar me Atė nė prani tė Atit, sė bashku me tėrė nxėnėsit besnikė nė tokė. Blata e Hyjėshme e tregon qartė se liturgjia eukaristike ėshtė gjithmonė veprimi i tėrė Kishės, me Jisu Krishtin si kokė dhe blatohet gjithnjė "pėr tė gjithė dhe pėr tė gjitha".


    1. Kėto rroba tė veēanta quhen stoli.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    E Bekuar ėshtė Mbretėria

    Mbas shėrbesės sė Blatės sė Hyjshme, prifti (ose dhiaku) temjanis altarin, ikonat dhe tėrė Kishėn. Nė kohėn qė po temjanis altarin, ai thotė pa zė troparet qė rrėfejnė plotėsinė e pranisė sė Krishtit nė varr, nė vdekje, nė parajsė, nė tė djathtė tė Atit: "Ti, i papėrshkruar, qė i mbush tė gjitha". Ai, gjithashtu, thotė pa zė Psalmin 50: Mėshiromė, o Perėndi.

    Pas temjanisjes, kleri lutet O Mbret Qiellor, duke lypur praninė e Shpirtit tė Shenjtė. Ata thonė pėrshėndetjen engjėllore: Lavdi Perėndisė qė ėshtė mė tė lartat dhe mbi dhenė paqe dhe ndėr njerėzit mirėdashje. Pastaj hapet Dera e Bukur dhe Mesha fillon.

    Thirrja e parė e Meshės Hyjnore zbulon ēelėsin e tėrė kremtimit:

    E bekuar ėshtė mbretėria e Atit, e Birit dhe e Shpirtit tė Shenjtė, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve.

    Me kėto fjalė kremtuesi (personi qė kryen Meshėn, peshkopi ose prifti) lajmėron burimin dhe qėllimin e shėrbesės hyjnore tė Popullit tė Perėndisė, pėrmbajtjen dhe pėrbėrjen e vėrtetė tė tėrė veprimit liturgjik. Eshtė Mbretėria e Perėndisė, e prurė nė botė nga Jisu Krishti, Biri i Perėndisė, qė mbretėron tashmė mistikėrisht nė nxėnėsit besnikė tė Krishtit me anė tė pranisė dhe fuqisė sė Shpirtit tė Shenjtė.

    Mbretėria e Perėndisė ėshtė jeta e pėrjetshme nė Kungim me Perėndinė dhe nė bindjen plot dashuri ndaj vullnetit tė Tij hyjnor. Eshtė jeta e bashkuar me Shėn Trininė; jeta e jetuar drejt Atit, me anė tė Birit, nė Shpirtin e Shenjtė. Eshtė jeta, qė Krishti iu dha njerėzve me anė tė mishėrimit, kryqėzimit, ngjalljes dhe lavdėrimit tė Tij. Eshtė jeta qė duhet jetuar, qė tani nė kėtė botė, nga Populli i Perėndisė.

    Tė bekosh Mbretėrinė e Perėndisė, do tė thotė ta duash atė si gjėnė mė tė shtrenjtė. Populli i pėrgjigjet bekimit me fjalėn Amin, qė do tė thotė Ashtu qoftė. Ky ėshtė pohimi solemn, i cili tregon se bekimi i Mbretėrisė sė Perėndisė ėshtė me tė vėrtetė i drejtė dhe i mirė. Ai ėshtė pohimi, qė shpall zyrtarisht, se kjo Mbretėri ėshtė me tė vėrtetė pėr besimtarėt "margaritari me vlerė tė madhe", qė mbasi e kanė gjetur njėherė, ata do ta duan dhe do t'i shėrbejnė dhe do tė dėshirojnė ta kenė pėrgjithmonė(Mat. 13:45-46).

    Vetėm Mesha Hyjnore dhe misteret e shėrbesat e tjera tė Kishės, tė cilat nė fillim ishin integruar nė kremtimin eukaristik, si Pagėzimi, Mirosja dhe Martesa, fillojnė me bekimin solemn tė Mbretėrisė sė Perėndisė.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Lutja e Madhe

    Mbas bekimit tė Mbretėrisė, thuhet Lutja e Madhe. Kjo lutje hap ēdo shėrbesė liturgjike tė Kishės Orthodhokse, si edhe tė gjitha misteret dhe shėrbesat e veēanta. Kjo ėshtė lutja e Kishės, qė pėrfshin gjithēka qė bėhet pėr ēdo njeri dhe pėr ēdo gjė. Ajo pėrbėhet nga lutje tė ndryshme tė cilave populli i pėrgjigjėt: Mėshiro o Zot.

    Lutja e Madhe fillon me lutjet "me paqe" dhe "pėr paqen". Pastaj, njerėzit vazhdojnė tė luten pėr shpėtimin e shpirtrave tė tyre, pėr qėndrimin e mirė tė Kishave tė Perėndisė dhe pėr bashkimin e tė gjithėve; pėr ata qė hyjnė brenda nė Kishė me shprestari dhe frikė Perėndie, pėr peshkopėt, priftėrinjtė, dhiakonėt dhe tėrė popullin nė Kishė; pėr kombin e institucionet e tij, gjė pėr tė cilėn tė gjithė janė tė pėrgjegjshėm: presidentin, autoritetet civile dhe forcat e armatosura, pėr qytetin dhe vendin; pėr mot tė mirė dhe begati tė pemėve, pėr udhėtarėt, tė sėmurėt, vuajtėsit dhe robėrit.

    Sė fundi, mbasi i kėrkojnė Perėndisė shpėtimin nga ēdo rrezik e nevojė, si edhe ndihmė pėr shpėtim, mėshirė dhe mbrojtje, populli kujton Hyjlindėsen dhe tėrė shenjtorėt, duke i parashtruar vetveten dhe njėri tjetrin dhe tėrė jetėn e tyre Krishtit, Perėndisė sė tyre.

    Lutja e Madhe mbaron me njė doksologji drejtuar Trinisė sė Shenjtė, sė cilės i pėrket tėrė lavdia, nderimi e adhurimi, tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Lutja mbyllet pėrsėri me Amin nga populli.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Antifonet

    Mbas Litanisė sė Madhe, kėndohen vargje nga psalmet sipas rasteve tė veēanta. Kėto vargje nga psalmet janė quajtur antifone, sepse ato ishin dhe ngadonjėherė, ende janė kėnduar nė dy kore, secili duke iu pėrgjigjur antifonisht tjetrit. Nė ēdo Meshė Hyjnore ka tre antifone.

    Historikisht, antifonet kėndoheshin nga populli, nė procesionin solemn drejt Kishės, ku Mesha Hyjnore e ditės do tė kremtohej. Sot, ndonėse antifonet janė pjesė e shėrbesės, ato akoma formojnė pėrgatitjen e gėzueshme pėr hyrjen nė adhurimin e Krishtit, nėpėrmjet Fjalės sė Ungjillit dhe nė blatimin dhe marrjen e Kungimit Hyjnor.

    Normalisht, psalmet e kėnduara si antifone nė Meshėn Hyjnore tė Ditės sė Zotit janė psalmet 103 dhe 146. Nė ditė festash pėrdoren psalme tė tjerė, qė kanė lidhje me kremtimin e veēantė. Kėtyre vargjeve nga psalmet iu shtohen edhe refrene, tė cilėt ndyshojnė sipas festave tė ndyshme.

    Mbas antifonit tė dytė kėndohet njė hymn i krijuar nga perandori Justinian, O i Vetėmlindur Bir. Ai ėshtė njė himn i besimit nė hyjnishmėrinė e Krishtit dhe nė mishėrimin, kryqėzimin dhe ngjalljen, si "njė nga Shėn Trinia", pėr shpėtimin e njerėzve.

    Mbas dy antifoneve dhe kėndimit tė "O i Vetėmlinduri Bir", qė i pėrkasin ēdo Meshe Hyjnore, kėndohet gjithashtu edhe njė antifon i tretė. Nė pjesėn mė tė madhe tė Kishave Orthodhokse, nė tė Diela tė zakonshme kėndohen si antifon i tretė Lumurimet nga Predikimi i Krishtit nė Mal (Mat. 5:3-12). Lumurimet kėndohen me refrene tė marra nga fjalėt qė Kusari i Mirė tha nė Kryq: Kujtona o Zot, kur tė vish nė Mbretėrinė Tėnde (Lluka 23:42). Nė festa tė ndryshme vargje tė veēanta psalmesh, sė bashku me kėndimin e Pėrlėshores sė ditės, formojnė antifonin e tretė tė Meshės Hyjnore.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Hyrja e Vogėl

    Hyrja e Vogėl bėhet gjatė kėndimit tė antifonit tė tretė, qoftė ai Lumurimet apo Tropari i ditės. Hyrja e Vogėl ėshtė procesioni solemn i klerit drejt altarit, i udhėhequr nga Ungjilli. Nėse po kremton njė peshkop, ai zbret nga froni peshkopal ku po qėndron qysh nga fillimi i Meshės dhe rri nė mes tė soleas. Aty, atij i jepet Ungjilli.

    Mbas thirrjes: Urtėsi. Drejt!, kleri hyn nga Dera e Bukur, ndėrsa tė gjithė kėndojnė Himnin e Hyrjes:

    Ejani t'i falemi e t'i biem ndėr kėmbė Krishtit. Shpėtona, o i Bir' i Perėndisė, qė u ngjalle sė vdekurish, ne qė tė kėndojmė, Aliluia.

    Kur nuk ėshtė e Dielė, nė vend tė "qė u ngjalle sė vdekurish", thuhet "O i ēuditshėm ndėr shenjtorėt".

    Nėse meshon njė peshkop ose mė shumė se njė prift, "Ejani t'i falemi" kėndohet prej tyre nė mes tė Kishės, ndėrsa psaltėt pėrsėrisin edhe njėherė "Shpėtona".

    Hyrja e Vogėl, ėshtė lėvizja e parė e rėndėsishme e Meshės Hyjnore. Ajo pėrbėn veprimin e parė liturgjik, qė ėshtė mbledhja e besnikėve nė njė bashkėsi tė Kishės sė Perėndisė. Hyrja e Vogėl, ėshtė lėvizja e tėrė Kishės, nėpėrmjet Jisu Krishtit kreut tė saj, nė personin e kremtuesit, drejt altarit qė simbolizon Mbretėrinė e Perėndisė. Kjo lėvizje ėshtė bėrė e mundur nga Ungjilli i Krishtit, i cili ėshtė Rruga pėr nė Mbretėrinė. Ajo mund tė realizohet vetėm duke ndjekur Jisuin, Fjalėn e Gjallė tė Perėndisė nė mish njerėzor (Joani 1:1-18). Nuk ka tjetėr mėnyrė pėr tek Perėndia Atė, pėrveēse me anė tė Krishtit, Birit tė Perėndisė (Joani 14:6). Nuk mund tė ketė Kungim me Perėndinė Atė, pėrveēse nėpėrmjet pėrmbushjes sė porosive tė Tij, tė cilat janė dhėnė nga Jisui dhe janė shpallur nė fjalėt e Ungjillit. Kėshtu pra, ėshtė Ungjilli i Krishtit, Birit dhe Fjalės sė Perėndisė, qė na ēon ne nė mbretėrinė e Atit dhe nė jetėn e pėrjetshme tė Trinisė sė Shenjtė. Nė kėtė mbretėri hyjmė nė Hyrjen e Vogėl dhe gjatė Meshės Hyjnore, atė pėrjetojmė.

    Teknikisht, Hyrja e Vogėl nuk pėrfundon kur kleri hyn nė Hierore dhe qėndron para altarit. Ajo pėrfundon vetėm me kėndimin e Himnit Trishenjtor. Pėrpara se tė kėndohet Himni Trishenjtor kėndohen tropari dhe shkurtorja e ditės.

    Ndėrsa kėndohen kėto himne, meshtari lutet para altarit pėr faljen e fajeve dhe tė mėkateve tė tė gjithė asamblesė, qė i gjithė populli tė mund tė bėhet i denjė nga Perėndia "qė tė qėndrojmė nė kėtė orė pėrpara lavdisė sė altarit tėnd tė shenjtė dhe tė tė parashtrojmė adhurimin dhe lavdėrimin qe kemi pėr detyrė ndaj Teje". Pastaj, fillon kėndimi i Himnit Trishenjtor tė engjėjve, tė cilėt e kėndojnė papushim nė praninė e Mbretėrisė sė Perėndisė. Shenjt Perėndi! Shenjt i Fuqishėm! Shenjt i Pavdekur! Mėshirona! (Isaia 6:1-5).

    Ky version i Himnit Trishenjtor, ėshtė shumė i vjetėr. Ai ėshtė njė himn kushtuar Shėn Trinisė, nė praninė e tė Cilit tė krishterėt e shohin vetveten nė Meshė. Brenda pranisė se Mbretėrisė sė Perėndisė, njerėzit janė aftėsuar nga Krishti dhe nga Shpirti i Shenjtė, tė dėgjojnė, tė kuptojnė dhe tė bėjnė Fjalėn e Perėndisė, e cila do t'iu lajmėrohet atyre prej fronit tė Atit.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Apostulli

    Gjatė kėndimit solemn tė Himnit Trishenjtor drejtuar Trinisė sė Shenjtė, Kleri shkon nė Vendin e Lartė mbrapa altarit, duke bekuar Krishtin qė "je mbi fronin e lavdisė sė mbretėrisė sate, ti qė rri mbi kerubimet..." Pastaj, kėndohet Apostulli i Meshės, zakonisht nga njė laik, ose njėri nga kėndonjėsit (anagnost).

    Kėndimi, nė gjuhėn tradicionale tė Kishės, ėshtė quajtur Apostull ose kėndimi apostolik. Ai ėshtė quajtur kėshtu nga qė kėndimi merret nga Veprat e Apostujve ose nga letrat apostolike tė Dhiatės sė Re. I vetmi libėr i Dhiatės sė Re qė nuk lexohet nė shėrbesat e Kishės Orthodhokse ėshtė Libri i Zbulesės, pėr shkak tė karakterit tė tij apokaliptik.

    Kisha ka njė seri tė caktuar tė kėndimeve tė Apostullit pėr ēdo ditė tė vitit, me pėrjashtim tė ditėve tė javės sė Kreshmėve tė Mėdha, kur Mesha Hyjnore nuk kremtohet. Gjithashtu ka kėndime tė caktuara pėr kremtime tė veēanta tė Kishės.

    Pėrpara kėndimit thuhet njė varg i caktuar nga Psalltiri, i quajtur paravargu (greqisht prokimenon, qė literalisht do tė thotė "qė shkon pėrpara"). Ky pėrgatit popullin tė dėgjojė Fjalėn e Perėndisė.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Ungjilli

    Mbas kėndimit tė Apostullit prifti bekon kėndonjėsin dhe psaltėt thonė tri herė Aliluia. Nė disa Kisha Aliluiat shoqėrohen me disa vargje nga Psalmet. Gjithashtu, nė shumė Kisha Orthodhokse gjatė kėndimit tė Aliluiave temjaniset Ungjilli, ikonat, kėndonjėsi dhe tėrė populli. Nė disa Kisha tė tjera temjanisin nė heshtje gjatė kėndimit tė Apostullit. Temjanisja gjatė Aliluiave ėshtė mė e pėrshtatshme, sepse temjanisja gjatė kėndimit mund tė tėrheqė vėmendjen nga kėndimi.

    Aliluiat dhe temjanisja nė kėtė moment tė Meshės Hyjnore tregojnė praninė e Perėndisė nė Popullin e tij, vetė Ai duke i mėsuar ata, me anė tė Krishtit Fjalės dhe Shpirtit tė Shenjtė (Joani 6:45). Perėndia ėshtė me njerėzit nė Kishė, duke e zbuluar kėshtu nė botė Vetveten dhe Vullnetin e Tij Hyjnor. Ungjilli ėshtė Lajmi i Mirė i Perėndisė pėr shpėtimin, sihariqi i tij zyrtar pėr njerėzimin.

    Proklamimi i Ungjillit nė Kishė ėshtė njė veprim misteror. Ai ėshtė njė formė e Kungimit tė njeriut me Perėndinė. Ai ėshtė njė element i misterit liturgjik, nė tė cilin dhe nėpėrmjet tė cilit Perėndia bashkohet me Popullin e Tij dhe Populli i Tij me Tė.

    Ashtu si pėr Apostullin edhe pėr Ungjillin janė caktuar pjesė tė ndryshme kėndimi pėr ēdo ditė, si edhe pėr kremtime tė ndryshme.

    Mbas proklamimit tė Fjalės sė Perėndisė, nėpėrmjet fjalėve tė Ungjillit Hyjnor, bėhet predikimi. Nė Traditėn Orthodhokse, predikimi ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e liturgjisė eukaristike dhe bėn pjesė nė karakterin e saj tė pėrgjithshėm misteror.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Lutja e Gjerė

    Mbas kėndimeve nga Shkrimi i Shenjtė dhe predikimit, Liturgjia e Fjalės ose Liturgjia e Katekumenėve i afrohet mbarimit me tė ashtuquajturėn Lutja e Gjerė. Nėpėrmjet kėsaj Lutjeje populli lutet pėr nevojat e tij tė veēanta, si dhe pėr nevojat e tėrė Kishės, vendit dhe tėrė botės.

    Nė kėtė, lutjet nuk bėhen nė pėrgjithėsi, si nė Lutjen e Madhe, por nė mėnyrė specifike, pėr tėrė njerėzit qė kanė nevojė pėr bekimet, ndihmėn dhe udhėzimet e Perėndisė. Kėshtu, lutjet bėhen pėr tė sėmurėt, vuajtėsit, nevojtarėt dhe tė fjeturit; si dhe pėr gjėra tė veēanta, si ndihmė kombėtare, ēlirim nga kėrcėnime tė ndryshme etj. Gjithashtu, nė kėtė kohė bėhen lutje tė veēanta falenderimi dhe lavdėrimi, si pėrgjigje pėr bekimet e ndryshme tė Perėndisė. Nė fund, bėhen lutje dhe pėr "ata qė sjellin pemė dhe bėjne punė tė mira nė kėtė kishė tė shenjtė".

    Mbas mbarimit tė Lutjes sė Gjerė bėhet njė lutje pėr katekumenėt dhe pastaj ata pėrlėshohen prej Meshės Hyjnore. Meqenėse nuk janė tė pagėzuar, ata nuk mund tė blatojnė dhe tė marrin dhuratat eukaristike. Nė Kishėn e vjetėr tėrė katekumenėt, tėrė ata qė ishin nė dėnim pėr mėkatet e tyre, si dhe tėrė ata qė pėr arsye tė ndryshme nuk mund tė merrnin Kungatėn, nė kėtė moment largoheshin nga Mesha.

    Sot, pėrlėshimi i katekumenėve ėshtė i rėndėsishėm vetėm teorikisht, meqenėse, ata qė nuk marrin Kungatėn, si dhe tė papagėzuarit nuk largohen mė si nė Kishėn e vjetėr, por qėndrojnė nė Liturgjinė e Besnikėve.

    Mbas lutjes, ku i kėrkohet Perėndisė qė t'u mėsojė katekumenėve Ungjillin e sė Vėrtetės dhe qė t'i bashkojė me Kishėn e Shenjtė dhe qė "nė kohėn e duhur t'i bėjė tė denjė pėr banjėn e rilindjes, pėr ndjesėn e mėkateve dhe pėr rrobėn e mosprishjes" dhe mbas pėrlėshimit teorik tė katekumenėve, thuhen dy lutje pėr besnikėt, qė janė tashmė anėtarė tė Kishės, qė Perėndia t'i dėgjojė lutjet e tyre dhe t'i bėjė ata tė denjė qė tė blatojnė dhe tė marrin dhuratat e Kungatės Hyjnore:

    Bėna tė aftė me fuqinė e Shpirtit tėnd tė Shenjtė, qė pa faje dhe pengesa, tė thėrrasim me dėshminė e ndėrgjegjes sonė tė pastėr, nė ēdo kohė dhe vend... ...jepu qė tė tė adhurojnė gjithnjė me frikė dhe dashuri dhe tė marrin pjesė nė misteret e Tua tė shenjta pa faj dhe pa dėnim dhe tė tregohen tė denjė pėr mbretėrinė tėnde qiellore.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Hyrja e Madhe

    Tani ėshtė koha pėr blatimin flijimor tek Perėndia. Dhe Perėndia pėlqen vetėm njė blatim, Jisu Krishtin, Qengjin e Perėndisė, i Cili e blaton Vetveten pėrjetėsisht tek Ati, pėr mėkatet e botės.

    Nė Krishtin njerėzit mund tė blatojnė vetveten e njėri-tjetrin dhe tėrė njerėzit e tėrė botėn tek Perėndia. Krishti ka bashkuar gjithēka tek Vetvetja dhe i ka marrė tė gjitha mbi vete. Kėshtu, nė tė dhe me anė tė tij, njerėzit mund tė blatojnė gjithēka qė ata janė e gjithēka qė kanė, tek Perėndia Atė. Ata mund ta bėjnė kėtė, sepse janė nė Krishtin dhe kanė marrė Shpirtin e Shenjtė prej Tij.

    Nė kėtė moment tė Meshės Hyjnore, kremtuesi lutet pėr vetveten, duke rrėfyer padenjėsinė e tij dhe duke pohuar qė i vetmi Prift i Kishės ėshtė Jisui:

    Se ti je blatuesi dhe i blatuari, Ai qė pranon dhe qė jep vetveten, o Krisht Perėndia ynė...

    Prifti, pasi mbaron sė thėni uratėn e himnit Keruvik, temjanis Tryezėn e Shenjtė, ikonat dhe popullin duke thėnė pa zė, nė qoftė se ėshtė e Dielė, "ne qė pamė Ngjalljen", "ejani t'i falemi..." dhe psalmin 50. Ndėrkohė, populli kėndon Himnin Keruvik.

    Ne qė simbolizojmė mistikėrisht keruvimet dhe i kėndojmė Trinisė jetėbėrėse himnin trishenjtor, le tė largojmė prej nesh tėrė kujdesin pėr jetėn.

    Dhuratat e bukės dhe verės, qė qėndrojnė pėr Krishtin dhe nė tė, pėr tė gjithė njerėzit dhe tėrė krijimin e Perėndisė - pėr Jetėn Vetė -, i blatohen tani Perėndisė. Ato mbarten nė procesion solemn, nga Tryeza e Proskomidhisė, rrotull Kishės dhe nėpėrmjet Derės sė Bukur nė altar. Ky procesion, ėshtė quajtur Hyrja e Madhe, pėr t'u dalluar nga Hyrja e Vogėl, e cila ėshtė bėrė mė parė me Ungjillin.

    Gjatė procesionit tė Hyrjes sė Madhe kremtuesi pėrsėri i lutet Perėndisė nė emėr tė tė gjithėve, me lutjen e Kusarit nė Kryq: Kujtomė o Zot nė Mbretėrinė Tėnde... Buka dhe vera vendosen mbi altar dhe populli pėrfundon Himnin Keruvik:

    Qė mbretin e tė gjithave tė presim, tė pasuar padukurisht prej rreshtave engjėllore. Aliluia, Aliluia, Aliluia.

    Himni Keruvik dhe vargjet meditative tė kremtuesit janė njė shtesė e vonėshme nė Meshėn Hyjnore. Ato u shtuan gjatė kohės perandorake tė Bizantit, pėr tė lartėsuar veprimin themelor liturgjik tė Blatimit, qė ėshtė lėvizja e Kishės, e cila blaton vetveten tek Perėndia Atė, nėpėrmjet Kreut tė saj, Kryepriftit dhe Mbretit Jisu Krisht, i cili ėshtė Shėrbėtori i Pėrvuajtur, Qengji i Perėndisė dhe Pashka e Re; flijimi i vetėm i mjaftueshėm, i cili ėshtė i pėrsosur, i plotė dhe krejtėsisht i pranueshėm tek Ati.

    Nė blatimin liturgjik besnikėt japin vetveten nė flijim tek Perėndia sė bashku me Krishtin. Ata e bėjnė kėtė nėpėrmjet Shpirtit tė Shenjtė, meqenėse ata kanė vdekur dhe janė ngjallur me Krishtin nė Pagėzim. Qė veprimi liturgjik tė jetė i pastėr dhe i vėrtetė, ai duhet tė jetė shprehja e gjallė e vetėblatimit tė vazhdueshėm dhe tė plotė tė Kishės tek Perėndia. Nėse ndonjė anėtar i Kishės nuk ėshtė nė flijimin e vazhdueshėm me Krishtin tek Ati dhe nuk po "mbart kryqin e tij" me anė tė fuqisė sė Shpirtit, blatimi nė Hyrjen e Madhe tė Meshės Hyjnore bėhet pėr tė njė simbol shterpė dhe i zbrazėt nga realiteti. Dhe, si i tillė, nuk ėshtė mė njė lėvizje drejt Perėndisė, por drejt gjyqit dhe dėnimit.

    Pėrsėri kemi njė litani dhe thuhet njė lutje, qė Perėndia tė jetė i mėshirshėm pėr shkak tė flijimit tė Krishtit dhe qė tė pranojė popullin e Tij dhe blatimin e tyre, megjithėse janė mėkatarė; dhe t'i denjėsojė tė sjellin dhurata e therore shpirtėrore dhe tė marrin Kungatėn e Hyjshme:

    O Zot, Perėndi i tėrėfuqishėm, i vetmi i shenjtė, qė pret therore lavdėrimi prej atyre qė tė thėrrasin me gjithė zemėr, prano dhe lutjen e mėkatarėve dhe shpire nė altarin tėnd tė shenjtė; dhe bėna tė zotėt tė sjellim dhurata dhe therore shpirtėrore pėr mėkatet tona dhe pėr fajet e popullit tė bėra nga padija. Bėna tė denjė tė gjejmė hir pėrpara teje, qė tė bėhet e mirėpritur prej teje therorja jonė dhe Shpirti i mirė i hirit tėnd tė ngrerė tendėn mbi ne dhe mbi kėto dhurata qė ndodhen pėrpara dhe mbi tėrė popullin tėnd.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ėndėrrat dhe interpretimi i tyre
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 13-09-2017, 03:53
  2. ADHURIMI - Kapitulli III: Cikli ditor i Lutjes
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 21:16
  3. ADHURIMI - Kapitulli II: Misteret e Shenjta
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-03-2005, 04:59
  4. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  5. Sherbesat Hyjnore, nga Kryepiskop Serafim Sllobodskoj
    Nga Seminarist nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-12-2002, 14:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •