Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Qeveria Kulturore e Ballkanit pa Kosoven!!!

    Blendi Klosi ben realitet endrren ballkanike
    E Shtune, 02 Prill 2005
    Nente vendet e Evropes Juglindore formojne nje Keshill Ministrash te Kultures per rajonin. Danimarka behet vendi mikprites i takimit final te tyre dhe njekohesisht Shqiperise i jepet presidenca e pare e ketij Keshilli, qe eshte ideuar nga Ministri shqiptar i Kultures

    Realizohet endrra e Ministrit shqiptar te Kultures, Blendi Klosi, per krijimin e nje Keshilli Ministrash te Kultures se Rajonit te Evropes Juglindore. Ajo eshte finalizuar ne vendin mikprites, me 31 Mars, ne Godinen e Keshillit Nordik ne Kopenhagen, kur Ministrat e Kultures se vendeve respektive, kane nenshkruar Karten e Themelimit te ketij Keshilli. Vendet nenshkruese kane qene: Shqiperia, Bullgaria, Kroacia, Rumania, Turqia, Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia. Referuar burimeve te shtypit te MK-se, "Mbledhja eshte drejtuar nga Ministri Klosi, ku eshte diskutuar mbi rendesine e ngritjes se kesaj strukture dhe menyren e funksionimit te saj. Eshte diskutuar ne detaje edhe mbi angazhimet, qe do te marrin te gjitha vendet pjesemarrese". Duhet thene se parimisht, marreveshja eshte respektuar ne parim nga te gjithe.

    Duket se jo me kot, eshte ndermarre nje hap i tille ne Danimarke. Klosi e konkretizoi kete ide duke iu referuar eksperiences se vendeve te tjera europiane, qe kane themeluar struktura te tilla prej kohesh sic eshte Keshilli i Ministrave te Kultures te Vendeve Nordike. Duhet thene se Ministri i Kultures se Danimarkes, z.Brian Mikelssen, ka ofruar edhe te gjitha eksperiencat, qe zhvillon ky vend ne kete drejtim, "si dhe u be vendi mikprites per finalizimin e kesaj ideje te realizuar per here te pare", citohet zyra e shtypit te MKRS.

    Cfare propozoi Klosi nje vit me pare

    Ne konferencen e Vendeve te Evropes Juglindore per Trashegimine Kulturore, ne Mostar, organizuar me 19 qershor 2004, eshte mirepritur nga te gjithe Ministrat pjesemarres ideja e hedhur nga Ministri Klosi per krijimin e nje strukture te perbashket midis Ministrive dhe Institucioneve te Kultures te vendeve ballkanike.

    "Te formojme nje strukture ose mekanizem funksional midis Ministrive te Kultures te vendeve Ballkanike qe une mendoj te quhet Unioni Kulturor Ballkanik, fillimisht me nje organigrame modeste dhe pika kontakti prane Ministrive te Kultures te vendeve Ballkanike. Kjo strukture do te funksionoje si nje njesi e perbashket bashkerendimi dhe bashkeveprimi institucional midis Ministrive te Kultures te vendeve tona, duke iu bashkengjitur nismave politike qeveritare dhe rajonale te cilat tashme kane nisur".

    Kjo do te vijonte me pas ne Tirane nje takim ne nivel ekspertesh nga 9 vendet anetare, te cilat kane diskutuar mbi strategjine, strukturen, pjesmarjen, organizimin funksional te ngritjes se ketij Keshilli.

    Cfare synon marreveshja

    1. Krijimi i struktures se sherbimit civil prane cdo Ministrie dhe vendosja e kontakteve mes tyre.

    2. Vendosja e neteorkut ne nivel rajonal midis institucioneve per shkembimin e informacionit mbi aktivitete te perbashketa, festivale, ekspozita te artit figurativ, panaire librash etj. Krijimi i kushteve per Levizjen e lire te artisteve, promovimin e perhapjes se njohurive dhe shkembimit te vlerave kulturore dhe artistike ne rajon.

    3. Mbeshtetja dhe gjetja e mundesive per ngritjen e nje zyre te perbashket koordinimi, marredheniesh me publikun dhe informacioni me synim kthimin e saj ne te ardhmen ne nje institut rajonal koordinimi, studimesh, kerkimesh dhe promovimi ne fushen e kultures.

    4. Keshilli do te kontaktoje dhe do te krijoje marredhenie me te gjitha institucionet e rendesishme nderkombetare, duke u njohur si strukture shume e rendesishme ne rajonin e Europes Juglindore. Prioritare, ne kete drejtim- do te jete vendosja e marredhenieve bashkepunuese intensive me Bashkimin Europian, kryesisht me organizmat e tij ne fushen e kultures.

    5. Brenda ketij viti, me qellim perafrimin e strukturave shteterore ne fushen e kultures, do te realizohet nje konference e perbashket midis vendeve pjesemarrese ne kete Keshill duke pasur si synim "Pergjegjesite dhe politikat shteterore ne kulture." Ky do jete takimi i pare midis administratave shteterore ne fushen e kultures.

    Ky eshte institucion i bashkejeteses

    Fjala e Ministrit shqiptar te Kultures, Blendi Klosi ne mbledhjen e Kopenhages

    "...Perpara nje viti- une si Minister i Kultures i Shqiperise i propozova kolegeve te mi ne takimin e Mostarit, krjimin e ketij Keshilli, i bindur se vendimi i sotem eshte nje hap i madh politik dhe moral, jo veten ne fushen e kultures. Ai jep shprese dhe perben nje baze te forte qe rajoni yne te perceptohet si nje hapesire ku bashkepunohet dhe bashkjetohet normalisht. Njerezit e kultures ne rajonin tone e kane realizuar prej shekujsh kete bashkepunim, por sot eshte i domosdoshem institucionalizimi politik i tij. Perceptimi pozitiv qe sjell ky keshill eshte ne antipod me konfliktualitetin dhe merite, te cilat na kane shoqeruar historikisht per nje periudhe te gjate. Tashme qe shume nga ne po hedhin hapa konkrete per tu integruar ne Bashkimin Europian, lind domosdoshmeria per te krijuar rrjete te efektshme kulturore ne Rajon, per te zhvilluar nje politike pertej caqeve kombetare, duke ruajtur diversitetin, por edhe duke nxjerre ne pah vlerat tona te perbashketa. Duhet nenvizuar se ky institucion po merr jete si pasoje e vullnetit te vendeve qe e perbejne ate. Kjo tregon nje maturim politik te vendeve te rajonit ne te cilin vendimet e rendesishme jo ralle here jane marre top-doen.

    Ne te gjithe jemi deshmitare se fundi i shekullit te XX, solli levizje themelore ne aspektin politik dhe ideologjik, sidomos ne vendet e rajonit te Europes Juglindore. Por ndryshimet ne vendet tona nuk rreshten vetem me permbysjen e sistemeve autokratike. Une mendoj se rajoni yne po perjeton sot, ne kete fillim shekulli, nje proces te vazhdueshem ndryshimi ne thelb progresiv. Ne kuader te procesit te integrimit Europian, nje prej objektivave tona eshte shnderrimi i kultures nga nje force abuzive e tendencave nacionaliste, e cila eshte ndeshur shpesh ne rajon, ne nje pike referimi per zhvillim social dhe mirekuptim midis njeri tjetrit. Kultura duhet te sherbeje si mjet ndryshimi ne procesin tone te demokratizimit duke synuar te mbeshtese krijimtarine dhe mendimin kritik.

    Ne kohen kur globalizimi funksionon si nje proces i panderprere, kultura e vendeve tona me diversitetin dhe vlerat autentike, na oriention me se miri drejt bashkepunimit dhe integrimit. Eshte koha per rritjen e nivelit te bashkepunimit, duke e konceptuar ate si nje "institucion", si nje mekanizem veprues ne baze te parimeve te demokracise, ku gjithkush ka gjen hapsiren e tij.

    Problemet e koordinimit jane te rendesishme, por vullneti politik eshte padyshim factor percaktues.

    Keshilli i Ministrave te Kultures te vendeve te Europes Juglindore, do tu ofroje me shume mundesi qytetareve te rajonit te perjetojne ne menyre te drejtperdrejte ate qe ofron integrimi permes kultures. Kultura ka privilegjin per te qene e para per te nxitesja kryesore e ketij procesi...". Korrieri


    Zoti Minister keni harruar se edhe Kosova eshte pjese e Ballkanit, e per me teper eshte pjese e kombit tuaj. Eshte dashur dhe duhet te ftohet edhe Astrit Haraqia dhe gabime te tilla jane te pafalshme per nje minister shqiptar.

    Tung
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-04-2005
    Postime
    7

    Eshte vazhdim i dyftyresise,

    se "qeverise" shqiptare qe sa here qe iu ka dhene rasti dhe mundesia e shprehjes per Kosoven ne ndonje tubim pak me te rendesishem Kosoven e ka dhe e konsiderone ende ne perberje te serbise bile duke shkuar edhe aq large sa nenshkruajne edhe marrveshje."qeveria" shqiptare hiq nje minister nga perberja e saj esht nje bande kriminale e paskurpullt.Eshte koha e fundit qe nje grup politik ne Kosove qe mban ose mendon se ka mbeshtetjen e asaj qeverie te hjekin dore e te mos shpresojne ne perkrahje te saj,perndryshe le te mendohen mire...

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Po Kosova dhe institucionet kulturore tė saj?


    Rexhep Meidani

    Po Kosova?
    Nė shtypin e datės 2 prill 2005 nė shumė gazeta, pėrfshi edhe gazetėn “Shekulli” (fq.18-19), nė morinė e lajmeve mbizotėronte edhe njė njoftim mbi njė iniciativė tė Ministrisė sonė tė Kulturės, tė hedhur njė vit njė parė nė Mostar tė Bosnjė-Hercegovinės, dhe tashmė, sė fundi, “tė legalizuar” nė Danimarkė mė 31 mars, me krijimin e Kėshillit tė Ministrave tė Kulturės sė Europės Juglindore. Midis tė tjerash, aty thuhej se ky kėshill pėrbėn “njė organ nė nivel tė lartė politik, vendimmarrės, qė do tė krijojė mundėsinė e krijimit tė njė “kalendari” tė pėrbashkėt aktivitetesh kulturore nė nivel rajonal”. Pėr mė tepėr, aty, por dhe nė gazetat e tjera, sqarohej se kjo mbledhje drejtohej nga ministri shqiptar i Kulturės dhe se aty merrnin pjesė tė gjithė ministrat e Kulturės sė 9 shteteve tė rajonit e pikėrisht: Shqipėria, Bullgaria, Kroacia, Rumania, Turqia, Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia. Por ēuditėrisht, aty nuk pėrfaqėsohej Kosova, kultura dhe institucionet e saj!
    Madje, sipas gazetės, nė fjalėn e tij ministri ynė i Kulturės ka nėnvizuar se “Askund mė fort sesa nė rajonin tonė nuk besoj se ėshtė e domosdoshme qė kultura tė konceptohet nė parametrin e humanizmit, sepse, fatkeqėsisht, konfliktualiteti ka qenė shpesh udhėtar nė historinė tonė. Megjithatė, tashmė ėshtė njė fakt i pamohueshėm se rajoni ynė jeton periudhėn e njė mendėsie bashkėpunuese, duke gjeneruar njė bashkėjetesė normale mes vendeve”. Bukur e thėnė, po ku ėshtė humanizmi, bashkėpunimi e bashkėjetesa normale, nėse ende ekziston mendėsia e pėrjashtimit tė njė popullsie brenda territorit tė Europės Juglindore, pėr mė tepėr, e njė bashkėsie prej rreth dy milionė banorėsh. Dhe, nė fund tė fundit, cili ka qenė interesi kohor i kėsaj iniciative, kur pikėrisht kjo bashkėsi mbetet jashtė loje? Apo, ndoshta, ajo aty na u pėrfaqėsoka nga tė tjerė?!

    Bashkėpunimi kulturor nuk duhet e nuk mund tė jetė pėrjashtues.
    Ēdo individ ka identitetin e tij, nė trajtėn e shtetėsisė, kombėsisė, gjinisė, racės, fesė, gjuhės, edukimit, kulturės, politikės etj. Pra, dhe zgjedhjen e tij, e cila ka dhe ajo kufizimet e saj, qoftė tė pėrkatėsisė konkrete nė njė bashkėsi, qoftė tė karakterit ligjor, etik, moral etj., brenda kėsaj bashkėsie apo nė njė mjedis mė tė gjerė. Nė kuadrin e kėtij identiteti individual e kolektiv njė rol tė rėndėsishėm luan edhe kultura, aq sa nė shumė raste me fjalėn “kulturė” nėnkuptohet dhe vetė njė popull. Madje, nė kohėt e sotme, nė kushtet e globalizimit e sofistikimit nė vazhdimėsi tė teknologjive tė informacionit dhe tė komunikimit, koncepti i kulturės dhe ai i procesit kulturor po rivlerėsohen nė thellėsinė e tyre, duke mos i konsideruar mė ato si koncepte tė mbyllura e statike, tė pandryshueshme e ekzotike, por tėrėsisht ndėrveprues e shkėmbyes, edhe pse ende jo rrallė spekulohet me to pėr interesa tė pushtetit individual apo kolektiv, pėr retorikė “nacionaliste” tė grupit, pėr njė pozicionim tė favorshėm grupor, etnik ose kombėtar etj. Pėr mė tepėr, sot kultura perceptohet si njė proces pasqyrues ndryshimesh, kontradiktash tė brendshme dhe ndikimesh tė jashtme tė gjithanshme. Prandaj dhe sot kultura e shumėllojshmėria kulturore janė kthyer nė objektiva e realitete tė reja politike e juridike. Kėshtu, nė nenin e parė tė Deklaratės Universale mbi Diversitetin Kulturor (UNESCO, 2001), midis tė tjerash, thuhet: “Diversiteti kulturor pėr njerėzimin ėshtė po aq i domosdoshėm, siē ėshtė biodiversiteti pėr natyrėn. Nė kėtė kuptim, ai ėshtė trashėgimia e pėrbashkėt e racės njerėzore qė duhet njohur, pranuar e afirmuar nė pėrfitim tė brezave tė sotėm dhe tė ardhshėm”. Pavarėsisht pikėpamjeve, ende tė ndryshme nė pėrcaktimin, vlerėsimin e pėrfaqėsimin e njė kulture, disa pohime mbeten tė patjetėrsueshme. I tillė ėshtė dhe pohimi, mė saktė parimi i trajtimit tė tė tjerėve, siē “dėshiron tė trajtohesh prej tyre”, qė ėshtė rrjedhojė e mishėrimit dhe e formulimit tė tij konkret e rezistent nė shekuj e mijėvjeēarė, nė tė gjitha shkollat kulturore ose filozofike-fetare si budizmi, kristianizmi, konfucizmi, hinduizmi, islamizmi, xhudizmi (judaisėm), taoizmi, zoroastrianizmi etj. Edhe nė kėtė optikė historike kuptohet menjėherė sesa e padrejtė ėshtė mendėsia e pėrjashtimit, e veēimit apo e trajtimit tė njėanshėm tė njė kulture...
    Aq mė keq, kur synohet krahas dominimit politik edhe ai kulturor. Ky dominim, por edhe besimi nė epėrsinė e njė kulture e mospranimi i kulturave tė tjera apo lufta e ashpėr ndaj tyre; objektivi pėr tė krijuar njė “shoqėri tė pastėr” nga ana kulturore e ideologjike-nacionaliste etj., nuk janė as mė shumė as mė pak, por nxitje pėr lėvizje kundėrshtuese e reaguese deri me pasoja tė rrezikshme, duke provokuar apo mishėruar kėshtu realitete aspak bashkėpunuese, ekuilibruese e pėrfshirėse. Dhe kjo vlen tė kihet parasysh nga politika shqiptare nė trajtimin e problemeve tė ndryshme nė njė kuadėr rajonal, jo pėr tė rėnė nė ndonjė “prehėr” tė nacionalizmit, por pėr tė mos lejuar “viktimizimin” ose “vetėviktimizimin” nga trysni pėrjashtuese apo shoviniste tė ēdolloji, nga tė cilat nuk ėshtė e ēliruar ende mendėsia rajonale, pavarėsisht mbulimit tė saj me veshje gjoja tė moderuar apo me “petka” tėrėsisht demagogjike. Nė kundėrvėnie ndaj kėtij pozicioni pėrjashtues, brenda ēdo bashkėsie nuk mungojnė me tė drejtė edhe individė qė mendojnė se kultura nė pėrgjithėsi duhet tė jetė sa mė pak politike dhe shumė mė tepėr, madje, pse jo, tėrėsisht me pėrmbajtje “tė pastėr” kulturore. Ky pozicion i dytė “puritan”, megjithėse jo nė mėnyrė qartėsisht tė konturuar, po shfaqet aty-kėtu edhe nė debatet e ndryshme brenda shoqėrisė shqiptare. Pa dyshim, ai nuk ėshtė pa vlerė nė pėrpjekjen pėr emancipimin e mėtejshėm drejt integrimit europian tė popullit shqiptar, qė, nė fakt, ndėr popujt e Ballkanit ėshtė mė mendjehapuri, mė ndėrvepruesi e mė pak “nacionalisti”. Por, nga ana tjetėr, kjo prirje pozitive shqiptare nuk do tė thotė qė ajo tė zėvendėsohet gabimisht nga ndonjė prirje tjetėr me ngjyra tėrėsisht kozmopolite... Sidoqoftė, nė nivel botėror, krahas kėtij pozicioni gjithėpėrfshirės apo shumėpėrfshirės nė zhvillim e sipėr, njė ndikim pozitiv ka pasur kohėt e fundit dhe marrja nė konsideratė e tė drejtave kulturore midis pesė kategorive tė tė drejtave njerėzore (civile, kulturore, ekonomike, sociale e politike), ndėrkohė qė ato mė parė janė lėnė mjaft shpesh nė hije. Pėr kėtė mjafton tė kujtojmė qė rezoluta e parė e veēantė mbi tė drejtat kulturore ėshtė adoptuar nga Komisioni i tė Drejtave tė Njeriut mė 2002-shin.
    Sidoqoftė, pėrdorimi i paragjykimeve kulturore, shfrytėzimi e nxirja e tyre apo pėrjashtimi kulturor pėr qėllime politike ėshtė njė dukuri e vjetėr, ndėrkohė qė nė kushtet e sotme tė integrimit e globalizimit njė pozicionim i tillė bėhet tėrėsisht pa tė ardhme. Sepse, vetė globalizimi apo lėvizja e lirė e kapitaleve, mallrave, ideve e njerėzve nė rrafshin praktik nėnkupton edhe shkrirjen e kufijve kulturorė midis vendeve, bashkėsive njerėzore, kombėsive e kulturave, qoftė nė kuadėr tė vlerave kulturore specifike, qoftė tė kompetivitetit ose konkurrencės midis tyre. Nė kėtė proces epėrsia ekonomiko-financiare detyrimisht “pėrkthehet” edhe si epėrsi kulturore, duke e lehtėsuar kėshtu procesin e gjenerimit tė kontureve tė njė kulture gjithnjė e mė tė integruar e globale. Por, nga ana tjetėr, njė gjė e tillė shtron si kėrkesė tė dorės sė parė edhe ruajtjen e larmisė kulturore si pasuri e gjithė njerėzimit, pavarėsisht mjeteve tė kufizuara financiare nė pėrdorim ose shtrirjes numerike tė kulturave tė veēanta. Nė kėtė “grupim financiar” me potenciale tė dobėta futen dhe kulturat pėrkatėse tė vendeve tė Ballkanit, pavarėsisht ndonjė mbivlerėsimi ose pretendimi tė ndryshėm, realisht e globalisht tė kotė; dhe kjo nė tė gjitha aspektet. Nė kėtė kuptim, ēdo iniciativė pėr tė bashkėpunuar nė fushėn e kulturės midis vendeve tė Ballkanit ėshtė e duhet tė mbetet njė orientim politik madhor, mjaft i dėshiruar e i mirėpritur pėr tė gjithė kėto vende e popuj, sepse nga ky ndėrveprim e shkėmbim i ndėrsjellė kulturor fitojnė tė gjithė. Por, nė asnjė mėnyrė dhe nė asnjė rast, qė tė pėrkrahen iniciativa pėrjashtuese apo padrejtėsisht “gllabėruese”, qė sa naive nė kushtet e sotme tė globalizimit, janė dhe krejtėsisht anakronike nė kushtet e hapjes, lirisė e demokracisė.




    04/04/2005
    KATEGORIA: Analiza

    Shekulli
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297
    "mjer Lakrori I Shpise Per Mazen E Kojshise"
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mbreta : 04-04-2005 mė 04:59
    What goes around, comes around

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Z.Rugova paska zemer te madhe
    se une do merrja sulm ne zemer dy milion here deri me sot,
    sidomos kur e sheh popullin tande tuj tradhetue e tuj u shit kot.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


Tema tė Ngjashme

  1. Ramush Haradinaj vs Hashim Thaqi
    Nga YlliRiaN nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 115
    Postimi i Fundit: 21-01-2013, 12:50
  2. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  3. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Qeveria Nano njeh Kosovėn si pjesė e unionit Serbi-Mali i Zi
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •