Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Nje deshmi e re per Shqipen

    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Ilir MATI- Gazeta Shqiptare


    Dhe skeptikėt, ata qė mohojnė deri nė absurditet kėrkimin e dėshmive tė gjuhės shqipe nė thellėsi tė shekujve, ndoshta do tė thyhen pėrpara faktit qė tregon se shqipja dėshmohet nė shekullin e parė para Krishtit. U lutem skeptikėve qė tė lexojnė kėtu mė poshtė dhe tė mos kursehen pėr tė kundėrshtuar derisa tė lodhen faktin se njė fjalė e gjuhės tė cilėn flasin, i pėrket asaj gjuhe tė atyre njerėzve qė Jul Qezari takoi nė....
    brigjet lindore tė Adriatikut nė vitin 48-49 para Krishtit, kur erdhi dhe luftoi kėtyre anėve kundėr armikut tė tij, Pompeut.
    E them qė nė fillim: bėhet fjalė pėr fjalėn e famshme "chara", tė cilėn mbas dy mijė e pesėdhjetė vjetėsh fshatarėt e Bėrxullit nė rrethin e Tiranės e shqiptojnė "kare", me njė e dhe ė tė pėrzier nė fund. Eshtė emri i njė bime me tė cilėn Qezari thotė se u ushqye ushtria e tij gjatė kalimit tė dimrit nė brigjet e lumit Apsos, Seman, dhe ata ishin disa mijėra veta. Ushtria e Qezarit e kishte kampin pėrgjatė buzės sė majtė tė lumit, kurse ushtria e Pompeut pėrgjatė buzės sė djathtė tė rrjedhės sė tij. Dimri pėr ushtrinė e Qezarit ishte i fortė dhe ata ishin tė rrezikuar nga uria, por shpėtuan nga pėrdorimi i njė lloj buke qė vendasit u kishin mėsuar se bėhej duke pėrzier miell, qumėsht dhe njė barishte me emrin "chara". Kėtė gjė ai e ka shkruar nė librin e vet "De Bello Civili" III, 47,48. Unė e kam lexuar nė librin e Antonio Baldaci "Studi Speciali Albanesi", volume III, f. 468. Antonio Baldaci, botanist i shquar dhe studiues i vėmendshėm dhe i gjithanshėm i Shqipėrisė, ashtu si edhe shumė botanistė tė tjerė dhe historianė tė diktatorit Jul Qezari, ėshtė marrė me pėrcaktimin e saktė tė kėsaj bime tė pėrdorur nga ushtarėt e Romės. Ai, me ndihmėn edhe tė shqiptarėve tė fillimit tė shekullit XX, ndėr ta edhe Jani Minga, kėrkonte ta gjente bimėn nė bazė tė emrit tė saj, qė mund tė kishte mbetur nė gojė tė shqiptarėve dhe tė ēobanėve arumunė. U morėn me emrat e lloj-lloj bimėve qė shqiptarėt dhe ēobanėt pėrdorin si ushqim nė raste urie, derisa u ndalėn nė fjalėn "haraz", e cila ėshtė njė bimė qė latinisht e ka emrin "Asphodelus ramosus", por qė nuk e gjejmė nė librin "Flora ekskursioniste e Shqipėrisė" qoftė me emrin latinisht, qoftė me emrin shqip, dhe pėr mė tepėr nuk e gjejmė se pėrdoret gjerėsisht si ushqim.
    Fjala "kare", tė cilėn unė e dėgjova sė fundmi nga goja e disa grave nga Bėrxulli qė shisnin barishte nė trotuaret e Tiranės, i pėrket ēikores. Pra, njė bime qė gjerėsisht pėrdoret nė shtėpitė shqiptare si ushqim i freskėt nė dimėr. Gratė e Bėrxullit e tregtonin atė barishte me emrin ēikore, por kur unė u kėrkova tė mė thoshin se si e quanin ato nė gjuhėn e fshatit tė tyre, mė thanė "kare", me theks te gėrma a. Eshtė lakėr e egėr me tė cilėn bėhet byrek i mrekullueshėm, a hahet e zier vetėm me vaj ulliri, kripė e limon, a e pėrzier me miell, ashtu si mund tė pėrzihet sot edhe me oriz si burania. E pėrdorin nė gjithė Shqipėrinė nė tė njėjtėn mėnyrė. Nė buzėdetin Jon e quajnė "radhiqe", "prakalidhe", grekėt "kichorion". Pėr kėtė bimė kishte dyshuar edhe Baldaēi, por kurrė nuk kishte hasur emrin e saj nė popull ashtu si e dėgjova unė "kare". Madje ēikoren, qė latinisht e ka emrin "Chicorium intybus", Baldaēi thotė se e kishte parė ta pėrdornin nė Shqipėri, nė Myzeqe, tė tharė, tė bėrė miell pėr tė gatuar bukė nė raste urie. Mirėpo e pėrsėris, rezulton se asnjėherė botanisti i shquar nuk e kishte dėgjuar emrin e ēikores qė t'i afrohej "chara"-sė sė Jul Qezarit, ashtu si unė e dėgjova nga gratė e Bėrxullit. Fjalė "kare" duket se ka gjasa tė ketė marrėdhėnie tė ngushta edhe me vetė fjalėn latine "chicorium", me fjalėn greke "kichorion", apo me fjalėn italiane "cicoria". Pėr shpjegime mė tė sakta rreth kėtij problemi, ndoshta fjalė mė me vend mund tė thonė gjuhėtarėt. Por unė, me cilėsinė e udhėtarit nė kulturėn dhe natyrėn e Shqipėrisė, nė kėrkim tė dėshmive tė lashėsisė prurė nė kohėt moderne me anė tė shqipes, them se emri i bimės ashtu si e dėgjoi Jul Qezari tė thuhej nė kėto anė, ėshtė ruajtur pėr dy mijė e pesėdhjetė e tre vjet nė fushėn e Tiranės nga gratė e Bėrxullit. Nė Shtish tė rrėzės sė Dajtit dhe nė fshatin Besh me kėtė fjalė quajnė njė bimė tjetėr, tė cilėn ua japin kafshėve, gomerėve dhe lopėve, por qė nuk e ha njeriu. Ajo del nė arat e tyre nė fund tė pranverės, ka lule ngjyrė blu, i marrin rrėnjėt dhe i shesin si bimė mjekėsore. Faleminderit dhe nder atyre qė e kanė ruajtur fjalėn.Ndėrsa pyetjes pėrse Jul Qezari nuk ka dhėnė krahas emrit indigjen edhe emrin latin, nuk kemi si t'i pėrgjigjemi drejtpėrsėdrejti, por kujtojmė se emrin e bimės nuk e pėrmendin as historianėt e parė tė diktatorit, ndėr ta Plutarku dhe Svetonio ("De vita Caesarum", shkruar nga Svetonio aty nga viti 120 pas Krishtit), tė cilėt shkruajnė se ushtria nė kushtet e dimrit tė ashpėr tė atij viti (49 - 48 para Krishtit) u
    ushqye me rrėnjė dhe barishte. Dikur profesor Ēabej u kėrkoi studentėve t'i thoshin njė fjalė ilire, pa marrė pėrgjigje prej tyre. Kurrė nuk e kam harruar dėshirėn e profesorit tė madh. Sot marr guximin tė vė pėrpara studiuesve fjalėn e shkruar nga Jul Qezari nė komentarėt e tij "chara" pėrkrah fjalės sė shqiptuar nga gratė e Bėrxullit, tė Beshit dhe tė Shtishit "kare". A do ta pranonte profesori?
    Herė tjetėr do tė flasim pėr njė fjalė tjetėr tė vjetėr, pėr emrin e lumit Shkurta nė Kotor. Ai ėshtė lumė jo mė i gjatė se njė kilometer, qė buron nė mal dhe derdhet pėrnjėherė nė det, rrėzė pjesės veriore tė murit rrethues tė Kotorit tė vjetėr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga rudo : 02-04-2005 mė 00:52

Tema tė Ngjashme

  1. "Thoti fliste shqip"
    Nga ALBA nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 26-11-2015, 16:49
  2. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  3. Keltėt
    Nga alibaba nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 13-03-2009, 12:28
  4. Dy mėnyra pėr ta njohur Krijuesin
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:31
  5. Dy mėnyra pėr ta njohur Krijuesin
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-03-2006, 18:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •