Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Edgar Allan Poe

    Edgar Allen Poe
    “Annabel Li”


    Ka shume e shume vjet
    Ne nje vent afer ne det,
    Ish nje vajze qe mundni ta njini tani
    Nene emerin Annabel Li;
    Dhe kjo vajze me donte edhe tjeter s’kerkonte
    Vec ta deshja sikunder me desh.

    Isha i vogel dhe ish e vogel ne vjet
    N’ ate vent afer ne det;
    Po duheshim me teper se me dashuri
    Une dhe im Annabel Li;
    Me nje dashuri qe edhe Engjejte lart ne lavdi
    Qe te dyve na kishin zili.

    Andaj, tani e shume vjet,
    Tek ky vent afer ne det,
    Fryri veriu nga ret’ e ma ngriu
    Te bukuren Annabel Li;
    Edhe motrat e saj engjellesha
    Ma rrembyen, ma mbyllen ne varr se e desha,
    Dhe keshtu me la shendet
    Nga ky vent afer ne det.

    Engjejte qe s’kishin sa ne dashuri
    Qe te dyve na mbanin meri.
    Po perandaj, sic e dini vertet,
    Tek ky vent afer ne det
    Fryri veriu nje nat’ e ma ngriu
    E ma vrau tim Annabel Li.

    Dashuria qe kishim ish m’e forte se cdo dashuri,
    S’e ka patur as plak as i ri,
    As i marr’ as i urte njeri
    Dhe as Engjejt e qiellit ne ere,
    As demonet perposh ne sketerre;
    Shpirtin tim s’mund ta shqitin nga shpirti
    I se bukures Annabel Li.

    Se tek hena qe ndrit, syri im enderrit
    Per te bukuren Annabel Li;
    Dhe cdo yll qe shkelqen syt’ e embel rrefen
    Te se bukures Annabel Li;
    Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh,
    Shoq’ e dashura ime, e mjera jetime,
    Permi varrin ku deti bucet,
    I rri prane mi varrin ne det.

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Lightbulb Perkthyer nga Noli

    Korbi (The Raven)
    Edgar Allen Poe

    Nje mes-nate te bezdisur
    Tek kendonja i zalisur
    Disa pralla dhe magjira
    Te nje shkence te harruar,
    Tek dermitnja I kapitur
    Befas vjen nje e trokitur,
    Me ngadale e goditur
    Permi dere t’ odes sime.
    “Dikush eshte, thashe, jashte
    Qe troket mi deren time –
    Vetem kjo, dhe asgje me.

    Ah, e mbanj ner ment fort mire,
    Ishte dimr’ I ftoht’ I ngrire,
    Dhe n’ oxhakun shkrump te nxire
    Uret shuheshin ne hi.
    Desha te gedhihej dita,
    Se me kot nga librat prita
    Te me ngushellonte drita
    Per te lumuren Lenore,
    Vajz’ e rralle dhe rezore,
    Q’ I thon Engjejte Lenore,
    Permi dhe pa emer me.

    Era frynte qe perjashta,
    Rrihte perdet e mendafshta
    Dhe me ngjethte dhe me derthte
    Tmerre qe s’I ndjeva kurre.
    Dhe tani qe te pushonte
    Zemr’ e mjere qe leftonte
    Goja po me belbeconte,
    “Dikush do te hynje brenda;
    Nonje vizitor I vonet
    Qe kerkon te hynje brenda.
    Kjo do jet’ e asgje me

    Mblodha veten menjehere
    Edhe frike me pa ndjere:
    “Zot, I them, a Zonje, fajin
    Ndjemani, ju lutem shume,
    Se per Zotin po dremitnja,
    Aq’ e holle ish trokitja,
    Aq’ e lehte ish goditja
    Permi dere t’ odes sime
    Sa me-zi ma zuri veshi.”
    Dhe e hapa deren sheshit,
    Erresir’ e asgje me.

    Syrin thelle n’ erresire
    Shume ndenja ne drithtire,
    Enderra duke shikuar
    Qe njeri s’ ka enderruar;
    Mirpo nat’ e erret heshtte
    Edhe tjater gje s’ me theshte
    Vec nje emer qe me deshte
    Peshperitur si “Lenore!”
    Kete un’ e peshperita,
    Dikush m’ u –pergjeq: “Lenore.”
    Vetem kjo, dhe asgje me.

    N’ ode prape me te kthyer
    Shpirti ndezur, zemra thyer
    Perseri vjen nje trokitje
    Pak m’ e forte se me pare.
    “Pa dyshim pa fjale thashe
    Dikush eshte aty jashte,
    Duhet vajtur, duhet pare
    Qe te zgjidhet ky mister.
    Hesht, moj zemer e zhuritur,
    Qe ta zgjith kete mister.
    Era esht’ e asgje me.”
    Hap ahere xhamen time
    Kur me shume ferfellime
    Brenda hyn nje Korb I mvrojtur
    Madheshtor I kohes vjeter.
    As u-fal as pershendoshi,
    As ben tjater pune boshi
    Po si zot me shkon trimoshi
    Dhe qendron mi deren time –
    Ngjitet mi nje bust Pallade
    Mun mi dere t’ odes sime –
    Ngjitet, rri, dhe s’ ben gje me.

    Me zu gazi, me shkoi tmerri
    M’ ate Korb te zi si Ferri,
    Qe po mbahej aq’ I rende
    Aq’ I larte dhe I thom:
    “Ndonese je perce-prere,
    S’ka dyshim, je trim I ndjere,
    Korb I mvrojtur, I vrerosur,
    Arratisur zall me zall;
    Thua-m’ emrin tente me nam
    Anes detit Plutonian!”
    Thote Korbi: “Kurre me,”

    U-cudita fort, pa mase
    Kur degjova Korb te flase
    Ndonese ajo pergjigjie
    S’ kishte as kuptim as lidhje;
    Se asnje s’ munt te me thote
    Qe nonje njeri ne bote
    Gjer tani ka pare shpende
    Mun mi dere t’ odes tij,
    Shpend’ a shtaze mi statuje
    Mun mi dere t’ odes tij,
    T’ emeruar “Kurre me.”

    Mirpo Korbi rrinte shtruar
    Permi bustin e latuar
    Dhe thosh vetem ate fjale
    Qe nga shpirti plot me flage.
    Asnje pende me s’ leviste
    Asgje tjater s’ murmuriste,
    Edhe zemra me therriste:
    “Miqt’ e tjere ikn’ e shkuan;
    Neser edhe ky do t’ ike
    Si dhe shpresat qe m’u-shuan.”
    Thote Korbi: “Kurre me.”

    I habitur nga pergjigja
    Qe me dha kur nuk e prisnja,
    “Pa dyshim, kjo fjale, thashe,
    Esht e vetema qe di,
    Q’ e mesoj nga I-zot’ I mjere,
    Dere-mbyllur, dere-sterre,
    Qe e ndoqi, e dogji zia,
    Dhe e shojti lebetia.
    Gjer sa vaj’ I shpreses tij
    S’ qe vec deshperim I zi
    Dhe kurre, kurre me.”

    Edhe Korbi me mbertheu
    Dhe ne gas buzen ma ktheu.
    Shpejt, pra, nje kolltuk rotova
    Edhe deres iu-afrova;
    Dhe I ndenjur enderronja
    Dhe me mendjen po kerkonja
    Qe te gjenja, te zbulonja
    C desh te theshte Korb’ I zi,
    Korb’ I mvrojtur, I vrerosur
    Arratisur zall me zall
    Me dy fjalet “Kurre me.”

    Kete desha te ckoqitnja
    Po as fjale nuk I flisnja
    Korbit qe me sy prej prushi
    Zemren si me zjarr ma mbushi;
    Keshtu rrinja I trallisur,
    Pshtetur kryet mi perkresen
    Kadifeje te qendisur
    Qe e ndritte llamba siper,
    Mi te cilen ah, e mjera
    Do mos pshtetet me persiper
    Do mos pshtetet kurre me.

    Era u-dent permi qilimet
    Me temjan nga Serafimet
    Qe u tingellinin zilet
    Posht’ e lart ne dysheme.
    “Ja, me Engjej, mor I mjere,
    Te coj Zoti kete here
    Prehje, prehje dhe nepenthe
    Te harrosh Lenoren lart.
    Pi, gelltit kete nepenthe
    Dhe harro Lenoren lart!”
    Thote Korbi: “Kurre me”

    “Profet, thashe, neme-rende,
    Po profet, qofsh djall a shpende!
    Qofte, se te coj shtergata
    A Shejtan’ I Ferrit zi,
    Te perhumbur, te patrembur
    Tek ky vend I shkret’ I dhembur
    Tek ky burg me tmerr I shembur,
    Thuaj-me, vertet, te lush:
    A ka ne Gallad ballsam?
    Thuaj, thuaj-me, te lus!”
    Thote Korbi: “Kurre me.”

    Profet, thashe, name-rende
    Po profet, qofsh djall a shpende!
    Per nje Qjell dhe Perendi
    Qe po lusim un’ e ti,
    Thuaj-m’I zemres qe mban zi
    A do shoh n’ Eden te shenjte
    Vajzen a do kap te shtrenjte,
    Q’I thon’ Engjejte Lenore,
    Vajz’ e rralle dhe rezore,
    Q’ I thon’ Engjejte Lenore?”
    Thote Korbi: “Kurre me.”

    “Mbyll-e gojen, dreq a shpende!
    Ngrihem dhe therres me kembe,
    Cporru prape mu ne djall,
    Ne Sketerre dhe ne zall!
    Pende mos me shkunt te zeze
    Te me rrej’ e te me ndeze,
    Mos ler shenje te genjeshtres
    Qe me the, po shko prej deres!
    Nxir-m’a qipin tent prej zemres
    Thyej qafen jashte deres?
    Thote Korbi: “Kurre me,”

    Edhe Korb’ I zi I humbur
    Qendron edhe I patundur
    Mi te zbetin bust Pallade
    Mun mi dere t’ odes sime.
    Edhe syte I shkendritin
    Si prej djajsh qe enderritin
    Edhe llamba qe ndrit siper
    Ia heth hien permi dhe;
    Shpirti im nga ajo hie
    Qe valon atje mi dhe
    Do mos ngrihet – kurre me.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Edgar Allen Poe

    Ne shtojcen letrare te gazetes Tema, hasa ne nje koment interesant te
    tregimit Maska e murtajes se kuqe' te shkrimtarit amerikan Edgar Allen Poe. Komenti e shikon tregimin ne fjale si nje rishkrim te librit te Zbuleses dhe heq disa paralele provokuese.

    Per te interesuarit tregimin ne anglisht mund ta gjejne ne nyjen http://www.poedecoder.com/Qrisse/works/masque.html ndersa komentin ne fjale mund ta gjejne ne http://www.gazetatema.net/fjala/art11.htm.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079

    Padi nga Zemra (Tell tale heart)

    Marre nga shtojca Fjala

    Padi nga zemra

    Edgar Alen Po

    E pranoj! – nervoz – tmerrėsisht shumė nervoz kam qenė dhe jam; po pse ngulni kėmbė se jam i ēmendur? Sėmundja m’i kishte mprehur shqisat – jo shkatėrruar – as topitur. Sidomos, dėgjimin. Unė dėgjoja gjithēka nė qiell e nė tokė. Dėgjoja shumė dhe nė ferr. Atėherė, si qenkam i ēmendur? Mbai vesh! E shikoni nė ē’mėnyrė tė shėndetshme e tė qetė mund t’jua tregoj tė gjithė historinė?

    Ėshtė e pamundur t’ju them se si mė lindi kjo ide; por me t’u krijuar, s’mė linte tė qetė ditė e natė. Qėllim s’kishte as edhe njė. Pasion, aspak. Unė e doja plakun. Kurrė s’mė kishte bėrė keq. Asnjėherė s’mė kishte fyer. Pėr arin e tij s’doja t’ia dija. Mė duket se ishte syri i tij. Po, kjo ishte! Njėri nga sytė e tij i ngjante atij tė njė hute – njė sy mblu i shpėlarė, mbuluar me njė cipė tė hollė. Sa herė mė shikonte, mė ngrinte gjaku; dhe kėshtu, pak e nga pak – shumė ngadalė – e ndava mendjen qė ta vrisja plakun, e nė kėtė mėnyrė ta hiqja qafe syrin pėrgjithmonė.

    Tani, kjo ėshtė ēėshtja. Ju mė kujtoni tė ēmendur. Tė ēmendurit s’dinė kurrgjė. Por, ama, duhet tė mė kishit parė mua. Duhet tė kishit parė me sa maturi veprova – me ē’largpamėsi – me ē’tinėzi shkoja nė punė! Kurrė mė parė s’kisha qenė kaq i dashur me plakun, se gjatė tėrė javės para se ta vrisja. Ēdo natė, rreth mesnatės, unė ulja rezen dhe hapja derėn e tij – oh, kaq ngadalė. Dhe pasi kisha krijuar njė hapėsirė tė mjaftueshme pėr kokėn, futja njė fener tė maskuar, i gjithi i mbyllur, nė mėnyrė qė asnjė rreze drite tė mos dilte dhe atėherė rrasja kokėn brenda. Oh, ju do tė kishit qeshur po ta kishit parė me ē’dinakėri e futja brenda! E lėvizja ngadalė – shumė, shumė ngadalė qė tė mos i prishja gjumin plakut. Mė duhej njė orė pėr tė vendosur gjithė kokėn nė atė hapėsirė, derisa tė mund ta shihja tek shtrihej nė krevat. Ha! – ha! – ka tė ēmendur kaq tė matur? Dhe atėherė, kur koka ime ishte brenda njė herė e mirė, unė zbuloja me kujdes fenerin – oh, me kaq kujdes – me kujdes (pasi mentesha krikėllonte) – e zbuloja aq sa vetėm njė rreze e hollė binte mbi syrin e hutės. Dhe kėtė e bėra pėr shtatė netė tė gjata me rradhė – ēdo natė, tamam nė mesnatė – por e gjeja syrin gjithmonė tė mbyllur; kėshtu qė ishte e pamundur ta kryeja punėn; pasi nuk ishte plaku qė mė mundonte, por Syri i Lig. Dhe ēdo mėngjes, nė tė zbardhur, i shkoja paturpėsisht nė dhomė, i flisja plot kurajė, duke i thirruar pėrzemėrsisht nė emėr dhe duke e pyetur si e kishte kaluar natėn. Pra, e kuptoni qė atij i duhej tė ishte, me tė vėrtetė, njė plak i thellė pėr tė dyshuar qė ēdo natė, fiks nė orėn 12, i bėja njė vizitė tė shkurtėr, ndėrkohė qė ai flinte.

    Nga nata e tetė isha mė tepėr i kujdesshėm se zakonisht nė hapjen e derės. Akrepi i minutave lėviz mė shpejt se ē’lėvizi dora ime. Kurrė mė parė se atė natė s’e kisha ndjerė shtrirjen e fuqive tė mia – tė mendjemprehtėsisė sime. Me zor i pėrmbaja ndjenjat e ngadhėnjimit. Tė mendosh qė ja tek isha, duke hapur derėn, pak e nga pak, dhe atij as qė i shkonin nė mendje mendimet apo veprimet e mia tė fshehta. Shkrihesha gazit kur e mendoja; dhe, ndoshta, ai mė dėgjoi; pasi, papritur, u rrotullua nė krevat, si i trembur. Tani, ju mund tė mendoni se u tėrhoqa – por jo. Dhoma e tij ishte e errėt, pus (pasi kanatet ishin tė mbyllura nga frika e hajdutėve) dhe kėshtu e dija qė ai nuk mund tė shihte hapjen e derės, ndėrkohė qė unė vazhdoja ta shtyja edhe mė, edhe mė.

    Kisha futur kokėn dhe isha gati tė ndizja fenerin kur gishti i madh mė rrėshqiti tek mbėrthecka prej kallaji dhe plaku brofi nė kėmbė duke britur: “Kush ėshtė?”

    Nuk lėviza e s’bėra zė. Pėr njė orė tė tėrė qėndrova si i ngrirė, dhe, ndėrkaq, s’e dėgjova tė shtrihej. Ende po rrinte nė krevat ndenjur duke mbajtur vesh – pikėrisht siē kisha bėrė unė, natė pas nate, duke dėgjuar kėrkėritjen e krimbave tė drurit.

    Pas pak dėgjova njė rėnkim tė lehtė dhe e kuptova se ishe rėnkim nga tmerri i vdekjes. Nuk ishte rėnkim dhimbjeje apo brenge – oh, jo! – ishte zėri i mbytur qė vjen nga fundi i shpirtit tė pushtuar nga frika. E njihja mirė atė zė. Shpeshherė, natėn, tamam nė mesnatė, kur e tėrė bota flinte, mė gufohej nga vetė kraharori im, duke thelluar, me jehonėn e tij tė frikshme, tmerret qė mė mundonin. Po them qė e njihja mirė. E dija ē’ndiente plaku dhe mė vinte keq pėr tė, megjithėse gėzohesha pėrbrenda. E dija qė ai po rrinte zgjuar qė nga zhurma e parė, kur kishte lėvizur nė krevat. Qė atėherė, frika po i shtohej gjithnjė e mė tepėr. Ishte pėrpjekur t’a pandehte tė rastėsishme, por s’mundte. I kishte thėnė vetes: “S’ėshtė gjė tjetėr, veēse era nė oxhak – ėshtė vetėm njė mi qė kalon dyshemenė”, ose: “Ėshtė thjesht cingėrima e njė bulkthi”. Po, ishte pėrpjekur ta qetėsonte veten me kėto hamendje; por gjithēka i kishte shkuar kot. Gjithēka kot; pasi vdekja, nė afrim e sipėr, kishte mbėrritur vjedhurazi me hijen e saj para tij dhe e kishte mbuluar viktimėn. Ishte ndikimi i zymtė i hijes sė pavėnėre qė e bėnte tė ndiente – edhe pse ai as shihte, as dėgjonte – tė ndiente praninė e kokės sime nė dhomė.

    Pasi kisha pritur pėr njė kohė tė gjatė, me shumė durim, pa e dėgjuar tė shtrihej, vendosa tė hapja njė tė ēarė tė vogėl – shumė, shumė tė vogėl nė fener. Kėshtu e hapa – ju s’mund ta imagjinoni sa vjedhurazi, vjedhurazi – derisa, mė nė fund, njė rreze e dobėt dhe e hollė si filli i merimangės, u lėshua nga e ēara dhe ra mbi syrin e hutės.

    Ishte hapur – hapur e i ēakėrryer – dhe unė vetė u tėrbova kur e pashė. E pashė fort qartė – njė blu pa jetė, mbuluar me njė tis tė neveritshėm qė mė shtinte frikėn deri nė palcė; por nuk mund tė shihja asgjė nga fytyra apo trupi i plakut: pasi e kisha drejtuar rrezen, gjoja vetvetiu, pikėrisht nė vendin e mallkuar.

    Dhe tani, a s’ju kam thėnė se ajo qė ju e merrni pėr ēmenduri, s’ėshtė gjė tjetėr veēse mprehtėsi e jashtėzakonshme e shqisave? – tani, po ju them, mė erdhi nė vesh njė zhurmė e dobėt, e mbytur, e shpejtė, si ajo qė bėn ora kur mbėshtillet me pambuk. Edhe atė zhurmė e njihja mirė. Ishin rrahjet e zemrės sė plakut. Ato ma shtuan tėrbimin ashtu si rėnia e daulles i jep kurajė ushtarit.

    Por, pėrsėri e pėrmbajta dhe nuk lėviza nga vendi. Zor se merrja frymė. E mbaja fenerin pa lėvizur. Doja tė dija sa gjatė mund ta mbaja dritėn tek syri. Ndėrkohė, rrahjet djallėzore tė zemrės u shtuan. Ēdo ēast ato bėheshin gjithnjė e mė tė shpejta, gjithnjė e mė tė forta. Tmerri i plakut duhet tė ketė qenė ekstrem. Bėheshin mė tė forta po ju them, ēdo ēast mė tė forta – mė dėgjuat mirė? Ju kam thėnė qė jam nervoz: i tillė jam. Dhe tani, nė orėn e fundit tė natės, mes heshtjes sė frikshme tė asaj shtėpie tė vjetėr, njė zhurmė e ēuditshme si kjo mė zgjonte njė tmerr tė pakontrollueshėm. Pėrsėri, edhe pėr disa minuta, u pėrmbajta dhe nuk lėviza vendit. Por, rrahjet u bėnė mė tė forta, mė tė forta! Thashė se zemra do mė shpėrthente. Dhe tani mė zuri njė ankth tjetėr – zhurma mund tė dėgjohej nga ndonjė fqinj! Ora e plakut kishte ardhur! Me njė tė britur tė fortė, flaka tutje fenerin dhe u sula brenda. Ai klithi njė herė – vetėm njė herė. Nė ēast e zvarrita pėrdhé dhe vura mbi tė krevatin e rėndė. Atėherė u gajasa duke parė qė puna u bė. Por, edhe pėr ca minuta tė tjera, zemra vazhdoi tė rrihte me njė zhurmė tė rrėmbyer. Megjithatė, kjo s’mė bezdiste; nuk mund tė dėgjohej pėrtej murit. Mė nė fund, pushoi. Plaku vdiq. Largova krevatin dhe kontrollova trupin. Po, ai ishte akull. I vura dorėn mbi zemėr dhe e mbajta pėr disa minuta. S’kishte pulsim. Ishte i vdekur, kallkan. Syri i tij nuk do tė mė mundonte mė.

    Nėse ende mė merrni pėr tė ēmendur, do tė ndryshoni mendim kur t’ju pėrshkruaj me ē’maturi veprova mbi fshehjen e trupit. Nata po mbaronte dhe unė punoja me ngut, por nė heshtje. Sė pari, copėtova kufomėn. I preva kokėn, krahėt dhe kėmbėt.

    Shkula tri dėrrasa nga dyshemeja e dhomės dhe lėshova gjithēka mes trarėve. Mė pas i rivendosa me kaq mjeshtėri e zgjuarsi, sa asnjė sy njerėzor – as i tiji – s’mund tė dallonte gjė. S’kishte asgjė pėr t’u pastruar – asnjė lloj njolle – asnjė pikė gjaku. U tregova i kujdesshėm pėr kėtė. Gropa kishte gjithēka – ha! ha!

    Pasi u kisha dhėnė fund kėtyre punėve, ishte ore katėr – po aq e errėt sa dhe mesnata. Ndėrsa zilja njoftonte orėn, njė trokitje u dėgjua nga dera e jashtme. Shkova ta hapja me zemėr tė lehtė – nga se duhet tė kisha frikė, tashmė? Brenda hynė tre burra, qė u paraqitėn, plot dashamirėsi, si oficerė policie. Njė klithmė ishte dėgjuar nga njė fqinj gjatė natės; ishte dyshuar pėr njė pabesi; informacioni i ishte paraqitur zyrės sė policisė dhe ata, policėt, ishin tė detyruar tė bėnin njė kontroll nė vendngjarje.

    Unė buzėqesha – nga se tė kisha frikė? Iu urova zotėrinjve mirėseardhjen. Klithma, u thashė, ishte e imja gjatė njė ėndėrre. Plaku, shtova, ishte jashėt vendit. I ēova vizitorėt e mi rreth e pėrqark shtėpisė. I porosita tė kontrollonin, tė kontrollonin mirė. U drejtova, mė nė fund, tek dhoma e tij. U tregova thesaret, tė sigurta, tė patrazuara. Nėn entuziazmin e vetėbesimit, solla karrige nė dhomė dhe i ftova tė qėndronin e tė shlodheshin, ndėrsa unė, pėr veten time, me paturpėsinė e shfrenuar tė triumfit tė plotė, e vendosa karrigen time mu nė vendin poshtė tė cilit prehej kufoma e viktimės.

    Policėt mbetėn tė kėnaqur. Sjellja ime i kishte bindur. Unė isha, veēanėrish, rehat. Ata u ulėn dhe, pėr sa kohė unė iu pėrgjigjesha me buzėn nė gaz, ata flisnin pėr gjėra tė zakonshme. Por, pa kaluar shumė kohė, e ndjeva veten tė zbehej dhe doja qė ata tė largoheshin. Koka po mė dhimbte e mė bėhej sikur veshėt mė kumbonin; por, ata ende rrinin ulur e vazhdonin tė bisedonin. Kumbimi u bė mė i qartė – nuk pushonte e bėhej mė i qartė: fola mė lirisht, nė mėnyrė qė tė hiqja qafe atė ndjenjė: por, ajo nuk pushonte e bėhej mė e qartė – derisa, mė nė fund, kuptova qė zhurma nuk ishe nė veshėt e mi.

    Padyshim qė u zbeha tej mase – por flisja mė rrjedhshėm dhe me zė tė lartė. Pėrsėri zhurma shtohej – e ēfarė mund tė bėja? Ishte njė zhurmė e dobėt, e mbytur, e shpejtė – si ajo qė bėn ora kur mbėshtillet nė pambuk. Po mė merrej fryma dhe pėrsėri policėt nuk e dėgjonin. Flisja mė shpejt – mė me vrull – por, zhurma shtohej vazhdimisht. U ngrita dhe diskutova pėr ēikėrrima, me ton tė lartė e me gjeste tė ashpra, por zhurma shtohej vazhdimisht. Pėrse nuk iknin? I rashė dyshemesė kryq e tėrthor me hapa tė rėndė, gjoja i tėrbuar nga vėrejtjet e burrave – por, zhurma shtohej vazhdimisht. O zot! Ēfarė mund tė bėja? Shkumėzoja – kllapuritja – mallkoja! Vėrtita karrigen mbi tė cilėn isha ulur dhe e kėrcita mbi dėrrasa, por zhurma ngrihej mbi gjithēka e shtohej vazhdimisht. Ajo bėhej mė e fortė – mė e fortė – mė e fortė! Dhe, pėrsėri burrat bisedonin me endje e buzėqeshnin. A ishte e mundur qė tė mos e dėgjonin? Zot i plotfuqishėm! Jo, jo! Ata dėgjonin! – ata dyshonin! – ata e dinin! – ata po talleshin me tmerrin tim! Kėtė mendova dhe kėtė mendoj. Por, ēdo gjė ishte mė e mirė se kjo agoni! Ēdo gjė ishte mė e durueshme se kjo lojė! S’mund t’i duroja mė gjatė ato buzėqeshje hipokrite! Ndjeva qė o duhej tė bėrtisja, o tė vdisja! – dhe tani – pėrsėri! – dėgjoni! mė fort! mė fort! mė fort! mė fort!

    “Maskarenj, – klitha, – mos u shtirni mė kot! E pranoj fajin! Shkulni dėrrasat! – kėtu, kėtu! – janė rrahjet e zemrės sė urryer!”

    Pėrktheu nga origjinali:

    EDLIRA KETA
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Pėr ...

    Pėr cenin e njeriut
    (Poe duke sfiduar Produktin)

    Dėshira e fal kėtė jetė tė re:
    Tė pavdekur vuaja tė tė shoh...


    Ndihet pėrpjekja e njė shpendi,
    raca e korbave ėshtė shuar,
    Edgari zgjon sytė ta shquajė,
    ta ftojė nė vetmi.

    Kėrcejtė e opiumit u fishkėn gjithė,
    i pėrpiu vorbulla tregtinė e tregtarėt...


    Me penė i afrohet kujtimit,
    mbi tė ėshtė shtrirė njė lulezjarri,
    dora mbrojtėse e zemrės
    nga rrufeja e shkretisė.

    Toka u shkund nga e paqena,
    me alkoholin e kohės tėrė u deh...


    Shkrihet dielli,
    eklipsi i pasluftės e pėrpin,
    Edgari lodh sytė ta shquajė,
    ku derdhet dielli tek shkrin.

    Planetėt u shkėrmoqėn nė pėrleshje,
    meteorė mbi plagė iu bien gjurmėt...


    Tek vdekja vdes,
    i ēliruar Edgari vė nė gjumė penėn,
    se pėr cenin e njeriut
    ia doli kėngėn ta mbyllė.

    Mes rrėnojave tė trupit sa herė tė ringjallur,
    Ti rėnkon se mrekullia ėshtė ēast…





    (pėrgatitje shpirtėrore pėr ...)

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Baudelaire pėr Poe


    Leximi i njė libri me tregime nga Edgar Poe kėrkon vullnetin e lexuesit pėr ta pranuar tė tmerrshmen dhe mrekullueshmen ta ngjethė dhe qė edhe nė kohė tė nxehtė t’i kujtojė, se dimri nuk pyet pėr kufij stinėsh. Por nėse me kėtė kėshillė nuk ėshtė i pajisur qė nė fillim, lexuesit ndoshta do t’i duhet tė ndalet dhe tė marrė frymė mes tregimeve, ta lejė librin tė prehet pėr pak kohė mėnjanė e t’i kthehet me ngadalė, kohė pas kohe. Ose po e preferoi vėnien e zemrės nėn tension ndoshta dhe ta pėrpijė krejt librin me njė frymė e me pėrqendrimin qė e mbart esenca, tė kalojė nė atė univers drithmash, nė tė cilat dhe autorit i ėshtė dashur tė kalojė gjatė shkrimit.

    Po ē’mund tė ndodhė, nėse libri qė lexuesi ka shtėnė nė dorė rastėsisht pėrmban pėrtej madhėshtisė me emrin Poe dhe parathėnien eseistike nga njė autor i shquar? Atėherė do tė shtohet dhe njė zgjedhje mė shumė pėr t’u bėrė. Lexuesi do mund t’i pėrvishet mė sė pari leximit tė parathėnies si njė hyrje nė atė qė tė pret. Ose nė tė kundėrtėn ta “injorojė” parathėnien, me qėllim mosinfluencimin nė krijim pėrshtypjesh para kohe, tė cilat mund t’i imponohen nga simpatia qė mund tė ketė pėr autorin e parathėnies dhe besimin nė forcėn e gjykimit pėrzgjedhės tė autorit nė fjalė. Para kėsaj zgjedhjeje tė dytė u gjenda disa vjet mė parė edhe unė si lexuese e njė libri me tregime tė Poe-s qė mbante njė parathėnie tė shkruar nga Charles Baudelaire. Vendimi im qe pėr mosinfluencimin, deri kur mbėrrita nė njė pikė, nė tė cilėn mė nuk po iu besoja syve, nėse ajo qė po lexoja vėrtet ishte e shkruar. Aty iu ktheva Baudelaire-t dhe besoj, se kjo ka qenė arsyeja kryesore, pse tekstin e tij qė shėrbente si parathėnie tė munda ta lexoja me sy kritik si njė tekst mė vete, qė meriton sjelljen mė vete nė njė pėrkthim dhe jo thjesht si njė hyrje. Pėrshtypjen estetike pėr ēfarė kisha lexuar e po lexoja, ai po e pasuronte me pėrshtypje mbi Poe-n autor, mbi jetėn e vėshtirė tė tij si njeri, mbi njerėzit qė i kishin qėndruar pranė, e gjithė kjo ndėrthurur plot dashuri dhe adhurim pėr veprėn dhe mirėnjohje e dhimbsuri pėr njeriun e pėrvuajtur qė e kish sjellė atė nė jetė. Njė kėrkim nė vijim tė kėtij leximi, mė vuri nė dijeni tė faktit, se Baudelaire ėshtė ndoshta arsyeja kryesore, pse vepra e Poes njohu pritje tė madhe nė Evropė. Ndoshta njė nga shembujt mė tė mėdhenj nė letėrsi, ku mund tė pėrftohet roli i bujarisė sė shkrimtarit qė njėkohėsisht ėshtė lexues i mirė pasionant dhe bashkė me kėtė e ndjen si nevojė tė brendshme qė duke shquar vlerėn sipas shijes sė vet, tė ndikojė nė shijen estetike tė lexuesve tė tij bashkėkohės e paskohės.

    Teksti nis i qetė dhe i thjeshtė dhe komplikohet nga ana gjuhėsore deri nė njė nivel qė nė atė kohė tė leximit tė parė ma bėri tė qartė, se do t’i duhej gjermanishtes sime tė piqej edhe disa vjet, pa tė mundja tė merresha me tekstin pėr ta sjellė nė shqip. Vitet kaluan dhe kjo sjellje qė po ndodh tani, mė lejoi tė vej re, se pėr gjuhėtarėt e letrarėt ka akoma vend mjaftueshėm pėr ta rritur shqipen.

    Me shpresėn qė kush do ndalet ta lexojė kėtė artikull e pėrkthimin qė e shoqėron do tė jetė tashmė njė lexues i Poe-s, uroj shijim tė tekstit. Pėr tė pasionuarit pas pėrkthimit, do e dėshiroja njė pjesmarrje nė pėrmirėsimin e tij pėrmes njė pėrballjeje me origjinalin qė e mendoj, se duhet tė jetė nė frėngjisht. Por ndoshta kjo mbetet pėr njė tė ardhshme e pėr tė pasionuar tė vėrtetė pas pėrkthimit, pas Poe-s e Baudelaire-t njėkohėsisht.


    Dita
    Tetor 2006






    Edgar Allan Poe
    Jeta dhe veprat e tij

    Charles Baudelaire



    Familja e Poe-s qe njė nga mė tė nderuarat e Baltimorės. Gjyshi i tij nga ana e nėnės kishte shėrbyer si “Quarter-master-general” nė luftėn pėr liri dhe La Fayerre ish i dhėnė pas tij me respekt tė lartė dhe miqėsi: me rastin e udhėtimit tė tij tė fundit nė SHBA ai donte tė takonte tė venė e gjeneralit dhe t’i dėshmonte mirėnjohjen pėr shėrbimet qė burri i saj i kish bėrė atij. – Stėrgjyshi qe martuar me njė vajzė tė admiralit anglez Mac Bride, qė kish marrėdhėnie me shtėpitė mė tė fisme tė Anglisė. – David Poe, babai i Edgarit dhe djalė i gjeneralit, u dashurua nė mėnyrė pasionante me njė aktore angleze, Elisabeth Arnold, e cila ishte e njohur pėr bukurinė e vet; ai u arratis dhe mė pas u martua me tė. Pėr ta lidhur akoma dhe mė ngushtė fatin e vet me tė sajin, ai u bė edhe vetė aktor dhe u shfaq me gruan e tij nė teatro tė ndryshėm nė qytetet mė tė shquar tė unionit. Tė dy bashkėshortėt vdiqėn nė Richmond, thuajse njėkohėsisht, dhe lanė pas, nė braktisje dhe mjerim tė plotė tre fėmijė tė mitur, mes tė cilėve Edgarin.
    Edgar Poe ish lindur mė 19.1.1809 nė Baltimorė. Nėse ndonjėherė fryma e romanit, pėr tė pėrdorur kėtu njė shprehje tė poetit tonė, ka zotėruar njė lindje – njė frymė e errėt, e zėnė barrė me stuhi! -, kėshtu ajo zotėroi me siguri tė tijėn. Poe qe nė kuptimin e plotė tė fjalės fėmijė i pasionit dhe i aventurės. Njė bjerraditės i pasur i qytetit, Mister Allan, e pėlqeu tė pafatin simpatik, tė cilin natyra e kish pajisur mrekullueshėm, dhe meqė ai vetė nuk kish fėmijė, e adoptoi. Pėr kėtė arsye aty e nė vazhdim djali u quajt Edgar Allan Poe. Ai u rrit nė kėtė mėnyrė nė mirėqėnie tė mirė dhe nė shpresėn legjitime pėr njė nga ato lloj pasurish, qė i japin karakterit siguri superiore. Prindėrit e tij adoptivė e morėn me vete nė njė udhėtim nė Angli, Skoci dhe Irlandė, dhe para se tė ktheheshin nė shtėpi, e lanė tek Doktor Bransby, zotėruesi i njė shkolle me rėndėsi nė Stoke-Newington nė afėrsi tė Londrės. – Nė „William Nilson“ Poe vetė ka pėrshkruar kėtė shtėpi tė ēuditshme, tė ndėrtuar me stil Elizabetian, dhe pėrshtypjet nga jeta e tij si nxėnės.
    Ai u kthye nė 1822 nė Richmond dhe vazhdoi studimet nė Amerikė, nėn drejtimin e mėsuesve mė tė mirė tė zonės. Nė universitetin Charlottesville, nė tė cilin ai hyri nė vitin 1825, u shqua jo vetėm pėrmes njė inteligjence qė prekte kufijtė e tė mrekullueshmes, por po aq shumė pėrmes njė mbirrjedhjeje gati tė pashėrueshme pasionesh – vėrtet njė pjekje e parakohshme amerikane -, qė si pėrfundim shkaktoi pėrjashtimin e tij. Kėtu ėshtė mirė tė pikasim, qė Poe qysh nė Charlottesville pat dėshmuar njė aftėsi tejmase tė shėnuar nė shkencat fizike dhe matematikore. Mė vonė ai do t’i pėrdorė shpesh kėto aftėsi nė historitė e tij tė ēuditshme dhe do tė fitojė nė atė mėnyrė mjete tėrėsisht habitėse arti. Por unė kam arsye tė besoj, se nuk ėshtė kjo mėnyrė kompozicioni, nė tė cilėn ai vendoste rėndėsinė mė tė madhe, dhe se ai – ndoshta pikėrisht pėr shkak tė kėsaj aftėsie tė pjekur para kohe – nuk qe larg asaj, qė kėtė, krahasuar me veprat e imagjinatės sė pastėr, ta shihte si lojė tė lehtė. – Disa borxhe tė kobshme lojėrash ēuan drejt njė grindjeje ēasti mes tij dhe babait tė tij adoptiv, dhe Edgari – njė gjė shumė e ēuditshme, qė, siē edhe thonė pėr kėtė gjė, dėshmon pėr njė dozė tė fortė sensi kalorėsiak nė zemrėn e tij shpejtėsisht tė ngacmueshme – mori vendimin tė merrte pjesė nė luftėn e grekėve dhe tė hynte nė luftė kundėr turqve. Kėshtu ai udhėtoi pėr nė Greqi. – Ēfarė u bė me tė nė Lindje? Ēfarė bėri ai atje? Studioi ai brigjet klasike tė Mesdheut? – Pse e gjejmė ne atė nė Shėn Petersburg, pa pashaportė, nė rrethana kompromentuese? Dhe nė ēfarė lloj afere ish pėrfshirė ai aty, qė e pa veten tė detyruar, t’i apelonte ministrit amerikan, Henry Middleton, qė t’i shpėtonte sistemit penal rus dhe tė kthehej sėrish nė atdhe? Kjo nuk dihet; kėtu gjendet njė boshllėk, i cili mbetet tė mbushet vetėm prej dėshirės sė autorit. Jeta e Edgar Allan Poe, rinia e tij dhe shkėmbimi i letrave janė njoftuar prej kohėsh nga gazetat amerikane, por ama kurrė nuk janė publikuar.
    Nė 1829 i kthyer nė Amerikė, ai la t’i kuptohej dėshira, tė hynte nė shkollėn ushtarake nė West Point; ai u pranua dhe aty, sikundėr dhe tjetėrkund, dha prova tė njė inteligjence mrekullisht tė talentuar, por tė padisiplinueshme – dhe pas kalimit tė disa muajve ai u pėrjashtua. – Nė tė njėjtėn kohė nė familjen e tij adoptive ndodhi njė ngjarje, e cila do tė kish pasojat mė serioze pėr krejt jetėn e tij. Mrs. Allan, pėr tė cilėn ai duket tė ketė pasur dobėsinė e njė biri, vdiq, dhe Allan u martua me njė grua shumė tė re. Kėtu fillon njė grindje shtėpiake – njė histori bizarre, e errėt, tė cilėn unė nuk mund ta tregoj, duke qenė se ajo nuk ėshtė sqaruar siē duhet nga asnjė biograf. Sidoqoftė nuk ėshtė pėr t’u ēuditur, qė ai u nda pėrfundimisht nga Mr.Allan dhe ky i fundit, qė nga martesa e tij e dytė pati fėmijė, e fshiu nga testamenti.
    Pak kohė pasi ish larguar nga Richmond, Poe publikoi njė vėllim tė vogėl me poezi. Kjo pat me tė vėrtetė kuptimin e njė agimi nė ngjitje. Kush pėlqen tė ndiejė poezi angleze, gjen qė aty aksentin e jashtėtokėsores, qetėsinė e melankolisė, atmosferėn e shijshme tė solemnitetit, eksperiencėn parakohe tė pjekur – unė mė duket se e kam quajtur eksperiencė e lindur -, qė i karakterizon poetėt e mėdhenj.
    Mjerimi e bėri pėr njėfarė kohe ushtar, dhe kėtu lejohet tė pranohet, se ai i shfrytėzoi orėt e shumta tė kohės sė lirė tė jetės sė garnizonit, pėr tė pėrgatitur materialet pėr kompozicionet e tij tė ardhshme – kompozicione tė ēuditshme, tė cilat ngjajnė tė bėra, pėr tė na treguar, se ēudia ėshtė pjesė integruese e sė bukurės. – Pas kthimit nė jetėn letrare – i vetmi element, brenda tė cilit disa qėnie tė deklasuara munden tė marrin frymė – Poe ligej nė mjerim tė tejskajshėm, deri kur njė rastėsi fatlume e ridrejtoi. Pronari i njė reviste pat sponsorizuar dy ēmime, njėrin pėr tregimin mė tė mirė, tjetrin pėr poezinė mė tė mirė. Njė shkrim dore jashtėzakonisht i bukur tėrhoqi sytė e Kennedy-t, drejtuesit tė komitetit, dhe zgjoi brenda tij dėshirėn, qė ai t’i kontrollonte vetė manuskriptet. Nė vazhdim u pa, qė Poe i kish fituar tė dy ēmimet; por atij iu dha vetėm njėri (i). Nė kėtė pikė presidenti i komisionit qe kurioz, tė njihte tė panjohurin. Botuesi i gazetės i solli njė djalė tė ri me njė bukuri befasuese, nė rrecka, i mbėrthyer deri nė grykė, nė pamje njė fisnik po aq krenar sa i vdekur urie. Kennedy u soll pa mangėsi. Ai ndėrmjetėsoi njohjen mes Poe-s dhe njėfarė Thomas White, i cili themeloi nė Richmond „Southern Literary Messenger“. White qe njė burrė me shpirt sipėrmarrės, por pa as dhe njė lloj talenti letrar; atij i duhej njė ndihmės. Dhe kėshtu Poe nė vite shumė tė rinj – e pikėrisht 22 vjeēar – e pa veten drejtues tė njė reviste, fati i sė cilės bazohej krejtėsisht tek ai. Dhe pėrmes tij revista lulėzoi. “Southern Literary Messenger” e ka pranuar qė prej atėherė, se vetėm falė kėtij ekscentriku tė fyer, kėtij sarhoshi tė papėrmirėsueshėm siguroi pėlqyeshmėrinė e mirėnjohur tė saj. Nė kėtė „Magazin“ u shfaq pėr herė tė parė dhe „Aventura e pashembullt e njėfarė Hans Pfaall“ si dhe shumė histori tė tjera. Gati dy vjet rresht Edgar Poe mahniti me njė zjarr tė mrekullueshėm publikun e vet pėrmes njė serie kompozicionesh tė njė zhanri krejtėsisht tė ri dhe jo mė pak se kjo pėrmes artikujsh kritikė, gjallėria, qartėsia dhe rreptėsia e mirėarsyetuar e tė cilėve prirej drejt asaj, t’i tėrhiqte sytė mbi tė. Kėta artikuj kishin tė bėnin me libra tė ēfarėdo lloji, dhe njohuritė qė burri i ri ia kish dhėnė vetes, i erdhėn jo pak nė ndihmė. Eshtė mirė tė dihet qė kjo punė tepėr e madhe zhvillohej pėr 500 Dollarė, kjo do tė thotė 2700 Franga nė vit. – „Mendjengushtė!“ – thotė Griswold, qė pak a shumė do tė thotė: „E besonte veten tė pasur mjaftueshėm, budallai!“ – ai u martua me njė vajzė tė re, tė bukur, magjepsėse, me natyrė tė dashur dhe heroike – e cila ama nuk zotėronte „asnjė heler“, kėtė e shton sėrish Griswold me njė nuancė shpėrfilljeje. Qe zonjusha Virginia Clemm, kushėrira e Poe-s.
    Megjithė shėrbimet qė Poe i kish bėrė gazetės sė tij, Mr.White u prish me tė pas kalimit as edhe tė dy vjetėve. Arsyeja e kėsaj ndarjeje ėshtė dukshėm pėr t’u kėrkuar tek ataket e hipokondrisė dhe krizat e dehjes tė poetit – ndodhi karakteristike, qė e errėsuan qiellin e tij tė arsyes, njėjtė me ato retė kobshėm tė zymta, qė errėsojnė papritmas peisazhin romantik me njė melankoli nė pamje tė pashėrueshme. – Aty e mė tutje e shohim tė pafatin ta ngrejė ēadrėn e vet herė kėtu, herė aty, ngjashėm me burrat e shkretėtirės, dhe ato pak gjėra tė vetat t’i marrė me vete nga njė qytet i unionit nė njė tjetėr. Kudo ai drejton revista dhe punon nė mėnyrė tė shkėlqyer pranė tyre. Me shpejtėsi tė shkėlqyeshme ai shpėrhap artikuj kritikė dhe filozofikė dhe tregime plot magji, tė cilat publikohen tė bashkuara nėn titullin „Tales of the Grotesque and Arabesque“ – njė titull pėr t’u shquar dhe i zgjedhur qėllimisht, sepse ornamentet groteske dhe arabeske rriten pėrmbi linjat e kthjellėta tė trajtės njerėzore dhe gjatė leximit do mund tė shihet, se letėrsia e Poe-s nė shumė pikėpamje ėshtė jashtė- ose mbinjerėzore. – Mė pas pėrmes shėnimesh plagosėse dhe skandaloze nėpėr gazeta mėsojmė, se Mr.Poe dhe gruaja e tij, rrezikshmėrisht tė sėmurė dhe nė mjerim tė plotė, gjenden nė Fordham. Pak kohė pas vdekjes sė gruas sė tij poeti pėrjeton ataket e para tė Delirium tremens. Njė shėnim i ri publikohet papritmas nė njė gazetė - njė mė shumė se mizor kėtė herė -, i cili e akuzon atė pėr pėrbuzje dhe mospėlqim ndaj botės dhe i cili i bėn atij njė nga ata procese tendenciozė – kėrkesa tė vėrteta dėnimi tė mendimit publik -, kundėr tė cilėve atij i duhej vazhdimisht tė mbrohej – njė nga luftėrat mė tė pafrytshme qė unė njoh.
    Padyshim ai fitonte para dhe punimet e tij letrare mundeshin ta mbanin nė jetė. Por unė kam prova qė atij i duhej papushim tė kalonte vėshtirėsi dekurajuese. Ai ėndėrronte, sikundėr dhe shumė shkrimtarė tė tjerė, pėr njė revistė tė „vetėn“, ai donte tė ishte „nė shtėpi tė vet“, dhe fakt ėshtė, qė ai pat vuajtur, pėr tė pasur djegshėm mall pėr kėtė vend tė fundėm arratisjeje pėr mendimet e veta. Pėr tė mbėrritur atje, pėr tė siguruar shumėn e mjaftueshme tė parave, ai gjeti arrati tek „leksionet“. Poe kish mbajtur tashmė nė New York njė leksion pėr „Heureka“, qė madje kish ēuar nė debate tė gjerė. Kėtė herė ai mendonte qė tė mbante leksion nė atdheun e vet, Virginia. Ai llogariti, sikundėr i shkruajti Willis-it, pėr njė turne nė Lindje dhe Jug dhe shpresonte qė miqtė e tij letrarė dhe tė njohurit e tij tė vjetėr tė kolegjit dhe tė West Point tė vėrshonin tok. Kėshtu ai vizitoi kryeqytetin e Virginia-s dhe Richmond e pa sėrish, atė, tė cilin e kish parė dikur atje aq tė ri dhe tė varfėr dhe tė rreckosur. Tė gjithė, qė nuk e kishin parė mė Poe-n qė nga ato ditė, kur emri i tij qe nė errėsirė, nxituan nė grupe pėr ta vėshtruar bashkėvendasin e tyre tė njohur. Ai u shfaq: i bukur, elegant, korrekt, si gjeniu! Ai zgjodhi njė temė sa tė gjerė aq edhe tė lartė: „Principi i poezisė“, dhe ai e shtjelloi atė nė njė nga ato format plot dritė, qė ish njė nga privilegjet e tij. Njė poet i vėrtetė, siē ai qe, mendonte ai, vlerėson qė qėllimi i poezisė ėshtė i tė njėjtės natyrė si principi i saj, dhe se ajo nuk lejohet tė ketė asgjė tjetėr nė sy pėrveē vetes sė vet.
    Pritja e bukur qė i gatitėn, e mbushi zemrėn e tij tė shkretė me krenari dhe gėzim; ai u tregua aq shumė i mrekulluar, saqė foli pėr atė qė tė vendosej pėrgjithmonė nė Richmond dhe ta lidhte jetėn e tij me vendet, tė cilat fėmijėria e vet ia kish bėrė tė shtrenjta. Ndėrkohė ai kish akoma pėr tė bėrė nė New York dhe shkoi atje nė 4 tetor. Ai ankohej asokohe pėr drithma tė ftohti dhe dobėsi. Meqė pas mbėrritjes sė tij nė Baltimorė nė mbrėmjen e datės 6 ai akoma e ndjente veten mjaft keq, e la bagazhin t’ia ēonin tek skela, prej nga ku do tė udhėtonte pėr nė Philadelphia, dhe hyri nė njė pijetore, pėr t’u gjallėruar disi aty. Pėr fat tė keq aty takoi tė njohur tė vjetėr dhe e humbi kohėn. Tė nesėrmen nė mėngjes nė grinė e zbehtė tė ditės sė herėt u gjend nė udhė njė kufomė – njė kufomė? A mė lejohet tė them kėshtu? – mė mirė njė trup, i cili akoma ish nė jetė, por tė cilin vdekja e kish vulosur me vulėn e vet mbretėrore. Nė kėtė trup, emri i tė cilit nuk i ish i njohur kurrkujt, nuk gjetėn letra apo para; pėr kėtė arsye e ēuan nė spital. Dhe atje, nė tė njėjtėn mbrėmje tė sė djelės, mė 7 tetor 1848 Poe vdiq, i mbėrthyer nga Delirium tremens, ky mysafir i tmerrshėm, i cili kish kaluar tashmė njė ose dy herė nėpėr trurin e tij.
    Kėshtu u zhduk nga kjo botė njė nga heronjtė mė tė mėdhenj letrarė, burri gjenial, i cili nė „Daci i zi“ pat shkruar fjalėt ogurzeza: „Cila sėmundje e lė veten tė krahasohet me alkoholin!“
    Kjo vdekje – ajo ėshtė gati vetėvrasje; njė vetėvrasje e pėrgatitur prej kohėsh. Tė paktėn ajo e shkaktoi njė skandal tė tillė. E madhe ishte zhurma, qė u ngrit pas saj. Griswold iu pėrvesh fyerjeve: Willis, sinqerisht i shqetėsuar, qe mė mirė se i durueshėm. Ah! Ai, qė kish ngjitur lartėsitė mė tė pjerrėta tė estetikės dhe ish zhytur nė thellėsitė mė tė paeksploruara tė intelektit njerėzor; ai, qė njė jetė tė tėrė, e cila i ngjan njė stuhie asnjėherė tė zbutur, gjeti mjete tė rinj, procese tė panjohur, pėr ta ēuar imagjinatėn nė shtangje, pėr t’i joshur shpirtėrat e dėshiruar pėr tė bukurėn, ai kish vdekur brenda pak orėsh nė njė shtrat spitali: Ēfarė destini! Dhe kaq madhėsi dhe kaq pafatėsi, pėr tė shkaktuar njė erė pėshtjelluese frazeologjie borgjeze, pėr t’u bėrė temė e gazetarėve!
    Ut declamatio fias!
    Kėto drama nuk janė tė reja; veē e rrallė qė njė varr i ri, i famshėm nuk ėshtė njė vend grumbullimi skandalesh! Dhe meqė ra fjala: shoqėria nuk i do kėta, tė zaptuarit nga pafati edhe qoftė pėr atė qė ata i prishin festat e tyre, qoftė qė shoqėria ata vetvetishėm i ndjen si akuza tė ndėrgjegjes: pa asnjė lloj dyshimi ajo nuk ėshtė se nuk ka fare tė drejtė.
    Le ta pranojmė gjithashtu qė fundi shpresėhumbur, tė cilin gjeti poeti i „Heureka“, shkaktoi disa pėrjashtime ngushėlluese; pa kėtė duhet tė dėshpėrohej njeriu dhe nuk mund ta mbante edhe mė tej vendin e tij. Willis – e thashė tashmė foli si njeri me nder dhe madje me mallėngjim pėr marrėdhėniet e mira qė ai vazhdimisht pati me Poe-n. John Neal dhe George Graham e kujtuan Griswold pėr ndjenjėn e turpit. Longfellow – dhe ky fitoi me kėtė aq mė shumė merita, duke qenė se Poe e kish ngacmuar mizorisht – diti nė njė mėnyrė, qė ėshtė e denjė pėr njė poet, tė lavdėronte fuqinė e Poe-s si poet dhe prozator. Dhe njė i panjohur shkroi qė letėrsia amerikane kish humbur kokėn e saj mė domethėnėse.
    Por zemra, qė ish e plagosur, e copėtuar, zemra e pėrshkruar nga shtatė shpata, ish ajo e Madame Clemm. Edgar qe njėkohėsisht djali dhe vajza e saj. Njė fat, thotė Willis, tė cilit ia marr kėto detaje, njė fat i ashpėr qe ai, qė asaj iu desh tė mbijetojė dhe mbrojė. Sepse Edgar Poe qe njė njeri vėshtirėsisht i trajtueshėm; pėrveē qė ai shkruante me njė zor tė mundimshėm dhe nė njė stil „i cili ngrihej sė tepėrmi mbi nivelin e zakonshėm intelektual, qė atij tė kishin mundur t’i paguanin honorare tė lartė“, ai qe vazhdimisht i pėrzjerė nė vėshtirėsi parash dhe deri asokohe atij dhe gruas sė tij tė sėmurė i mungonin gjėrat mė tė domosdoshme pėr tė jetuar. Njė ditė prej ditėsh Willis pa t’i hynte nė zyrė njė grua, e vjetėr, e butė dhe serioze. Ishte Madame Clemm. Ajo „kėrkonte punė“ pėr Edgarin e saj tė shtrenjtė. Biografi thotė, qė ai ish shtangur vėrtet, jo vetėm pėr shkak tė lavdėrimit tė plotė, vlerėsimit tė goditur, tė cilin ajo ia kish falur talentit tė djalit, por po aq pėrmes tėrėsisė sė pamjes sė saj, zėrit tė saj tė butė dhe tė trishtuar, manierave tė saj pak prej babe plak, por tė bukura dhe bujare. Dhe shumė vite rresht – shton ai – e pamė kėtė shėrbyese tė palodhshme, tė veshur varfėrisht dhe pamjaftueshėm, tė shkonte nga gazeta nė gazetė, qė tė shiste kėtu njė poezi, aty njė artikull, teksa kohė mė kohė thosh, qė „ai“ ish i sėmurė – i vetmi sqarim, e vetmja arsye, justifikimi i pandryshueshėm qė ajo jepte, kur djali i saj ndjehej i prekur nga njė nga ato epokat sterile, tė cilat janė tė njohura pėr shkrimtarėt nervozė -, por nė njė kohė qė ajo nuk ia lejonte asnjėherė buzėve tė saj, tė thoshte qoftė edhe vetėm njė rrokje qė do tė mund tė interpretohej si njė dyshim, si njė pakėsim i besimit nė gjeninė dhe forcėn e vullnetit tė tė shumėdashurit tė saj. Kur vajza e saj vdiq, ajo u mbėrthye pas tė mbijetuarit nga kjo luftė e pashėrueshme me ndjenjė tė dyfishuar mėmėsore, ajo jetonte me tė dhe u kujdes pėr tė, duke e mbikėqyrur, duke e mbrojtur nga jeta dhe vetja e tij. Vėrtet! – e mbyll Willis, i madh dhe i paanshėm – kur flijimi i njė gruaje, i lindur nė njė dashuri tė parė dhe i ushqyer pėrmes pasionit njerėzor, e fisnikėron dhe shenjtėron objektin e saj, ēfare nuk flet kėtu nė favor tė kėtij njeriu, i cili e shtinte pėr njė flijim tė tillė: tė pastėr, vetėmohues dhe tė shenjtė si njė shteg hyjnor?! Zvogėluesit e Poe-s nė tė vėrtetė do duhej tė kishin shquar, qė joshje kaq tė fuqishme mund tė jenė vetėm virtyte.
    Mundet tė mendohet, se sa tmerrėsisht e prekur ishte gruaja e pafat nga lajmi. Ajo i shkroi Willis njė letėr, nga e cila unė dua tė sjell kėtu disa rreshta:
    „Sot nė mėngjes mėsova pėr vdekjen e Eddi-t tim tė dashur... A mund tė mė jepni disa hollėsi tė tjera, tė mė tregoni diēka mė nga afėr pėr rrethanat?... O! Mos e lini miken tuaj tė gjorė nė kėtė brengė tė hidhur!... Thuajini Zotit..., qė tė mė bėjė vizitė; mė duhet qė tė mbyll njė porosi, qė ma dha Eddie im i shkretė... Nuk e kam tė nevojshme qė t’ju lutem, ta njoftoni vdekjen e tij dhe tė thoni fjalė tė mira pėr tė. Unė e di, qė ju do ta bėni. Por flisni dhe tė drejtėn, sa djalė i dashur qe ai pėr mua, pėr mamanė e tij tė gjorė, tė dėshpėruar...“
    Kjo grua mė shfaqet me njė madhėshti mė shumė se antike. E pėrfshirė nga njė goditje e pashėrueshme, ajo mendon vetėm pėr namin e atij, qė i ish gjithēka, dhe nuk mjafton qė ta kėnaqėsh, tė thuash, se ai ka qenė gjeni, duhet tė dihet, qė ai ish njeri i mbushur me ndjenjėn e detyrimit dhe dashurisė. Eshtė e qartė, qė kjo nėnė ėshtė njė shembull pėr racat tona, qė kujdesen shumė pak pėr flijim, heroizėm dhe pėr gjithēka, qė kalon kufijtė e Duhet. A nuk ishte ēėshtje nderi, t’i jepej veprave tė poetit emri i asaj, qė atij i qe dielli shpirtėror i jetės? Ai do ta balsamosė nė lavdinė e vet emrin e gruas, butėsia e sė cilės diti t’i lidhė plagėt e tij dhe pamja e sė cilės pa pushim do tė qėndrojė pezull mbi legjendat e martirėve tė letėrsisė.
    Jeta e Poes, normat e tij, manierat e tij, qėnia e tij fizike, gjithēka ēfarė e pėrbėn tėrėsinė e personalitet te tij, na shfaqet si diēka e errėt dhe ndriēuese njėkohėsisht. Personaliteti i tij qe unik, joshės dhe, si veprat e tij, i shėnjuar nė njė mėnyrė tė papėrshkrueshme me melankoli. Veē kėsaj ai zotėronte talente tė ēdo lloji. Qė nė vite tė rinj ai kish treguar njė aftėsi tė rrallė pėr gjithė ushtrimet trupore, dhe megjithėse qe i shkurtėr, me duar dhe kėmbė femėrore – sikurse gjithė qėnia e tij e mbante kėtė karakter delikatese femėrore -, ai qe mė shumė se robust dhe i aftė pėr prova tė mrekullueshme force. Nė tė ri ai pat fituar njė bast si notar, qė i tejkalon masat e zakonisht tė mundshmes. Mund tė thuhet: Natyra u jep atyre, qė i ka parashikuar pėr gjėra tė mėdha, njė temperament energjik, ashtu sikurse pemėve, qė janė tė caktuara tė simbolizojnė pikėllimin dhe dhimbjen, iu dhuron vitalitet tė fuqishėm. Kėta njerėz, nganjėherė tė mjerė nė pamje, janė me konstitution atletik, tė mirė pėr orgji dhe pėr punėn, tė pėrshtatshėm pėr ekscese dhe tė aftė pėr kthjelltėsi tė habitshme.
    Pėr Edgar Poe ka disa pika, nė tė cilat ekziston njė unanimitet i pikėpamjeve, pėr shembull fismėria e tij e lartė e natyrshme, gojėtaria e tij dhe bukuria e tij, pėr tė cilėn, sikurse thuhet, ishte pak vanitoz. Manierat e tij, njė pėrzierje unike e madhėshtisė dhe njė butėsie tė theksuar, ishin plot vendosmėri. Fytyra, tė ecurit, gjestet, mbajtjet e kokės, tė gjitha e shquanin atė, kryesėpari nė ditėt e tij tė mira, si njė krijesė e zgjedhur. Nga e gjithė qėnia e tij frymoste njė solemnitet zaptues. Padyshim, ai ishte i shėnjuar nga natyra, si ato trajtat e kalimtarėve nė rrugė qė tėrheqin syrin e vėzhguesit dhe vėnė nė punė kujtesėn e tij. Deri dhe pedanti, grindaveci Griswold pranon: kur ai i bėri vizitė Poes dhe e gjeti akoma tė zbehtė dhe tė sėmurė pėr shkak tė vdekjes dhe sėmundjes sė gruas sė tij, ai ish habitur pamasė, jo vetėm pėr shkak tė pėrsosmėrisė tė manierave tė tij, por edhe prej fytyrės aristokratike si dhe atmosferės aromatike tė dhomės sė tij, e cila meqė ra fjala ish e mobiluar thjesht. Griswold nuk e di, qė poetit mė shumė se gjithė njerėzve tė tjerė i ishte i veti njė privilegj i cili i njihet parizienes dhe spanjolles: tė mund tė zbukurohen me kurrgjė; dhe qė Poe, nė tė gjitha gjėrat dashurues i sė bukurės, kish shpikur artin, nė njė mėnyrė tė re tė kthente njė kasolle nė njė pallat. A nuk ka vizatuar ai me mendjen e tij mė origjinale dhe tė ēuditshme skica pėr mobilje, plane pėr shtėpi fshati, kopshte dhe ide reformuese pėr peisazhe?
    Ekziston njė letėr e mrekullueshme e zonjės Frances Osgood, qė bėnte pjesė tek miket e Poes dhe qė na bėn me dije detajet mė tė shėnuara mbi zakonet e tij, personin e tij, jetėn e tij shtėpiake. Kjo grua qė edhe vetė ishte njė letrare e shkėlqyer, kundėrshton me guxim tė gjithė veset dhe gabimet qė ia vėnė poetit.
    „Mes burrash“ – i thotė ajo Griswold-it – „ai ishte ndoshta, ashtu siē e paraqisni ju, dhe si burrė mund tė keni tė drejtė. Por unė mbetem tek ajo, qė mes grash ai ish krejt tjetėr, dhe asnjė grua nuk ka mundur ta njohė Poen, pa ndjerė pėr tė njė interes tė thellė. Ai mė ėshtė shfaqur gjithnjė veē si njė shembull elegance, fismėrie dhe zemėrmadhėsie...
    Qe nė Astor-House, ku u pamė pėr herė tė parė. Willis mė kish paraqitur nė Table d’hōte “Korbin”, mbi tė cilin autori – kėshtu mė tha – dėshironte tė dinte mendimin tim. Muzika e fshehtė, e mbinatyrshme e kėsaj poezie tė ēuditshme mė pėrshkroi kaq plotėsisht, saqė kur mėsova, qė Poe dėshironte tė mė prezantohej, pėrftova njė ndjenjė qė pėrmbante pak tmerr. Ai m’u shfaq me kokėn e tij tė bukur, krenare, me sytė e tij tė errėt, nga tė cilėt flakėronte drita e pėrzgjedhjes pėr punė tė larta, njė dritė, e rrjedhur tok nga ndjenjė dhe mendim, me manierat e tij, tė cilat ishin njė bashkim i papėrsėritshėm i madhėshtisė dhe ėmbėlsisė; -ai mė pėrshėndeti, i qetė, serioz, gati i ftohtė; por nėn kėtė tė ftohtė dridhej njė simpati kaq e shqueshme, saqė unė nuk mund tė shmangesha, qė tė fitoja prej saj pėrshtypjen mė tė thellė. Prej kėtij ēasti deri nė vdekjen e tij ne qemė miq..., dhe unė e di qė nė fjalėt e tij tė fundit unė kam pasur pjesėn time nė kujtimet e tij, dhe qė ai mua, para se arsyeja e tij tė binte nga froni zotėrues, mė dha njė provė tė skajshme tė besnikėrisė sė tij nė miqėsi.
    Fisėm qe nė shtėpinė e tij njėkohėsisht tė thjeshtė dhe poetike, ku karakteri i Edgar Poes shfaqej nė dritėn e tij mė tė bukur. I shpenguar, i gjallė, mendjehollė, si njė fėmijė i llastuar herė kokėulur dhe herė i pakėndshėm, kishte ai pėr gruan e tij tė re, tė butė e tė adhuruar dhe pėr tė gjithė tė vinin, gjithnjė, qoftė edhe nė mes tė punėve mė tė lodhshme letrare, njė fjalė tė dashur, njė buzėqeshje mirėdashėse, vėmendje tė hirshme dhe kalorėsiake. Orė tė pafund kalova nė pultin e tij, nėn pikturėn e „Leonorės“ sė tij, tė dashurės dhe tė vdekurės, gjithnjė i tendosur, gjithnjė i devotshėm, nė shkrimin e tij tė mrekullueshėm tė dorės duke shporrur dhe fantazitė shkėlqyese, qė e pėrshkonin nė ēast trurin e tij tė habitshėm. – Mė kujtohet, sesi njė mėngjes e pashė mė tė gėzueshėm dhe mė tė shkathėt se zakonisht. Virginia, gruaja e tij e mbarė, mė qe lutur, tė vija tek ai dhe mė qe e pamundur t’i kundėrshtoja lutjeve tė saj... E gjeta nė punė e sipėr pėr njė seri artikujsh, tė cilat ai i publikoi nėn titullin: „The Literati of New York“. „Shihni“ – mė tha, dhe aty shpalosi me njė buzėqeshje fitimtari shumė rrota tė vogla letre (ai shkruante nė rripa tė ngushtė, duket, qė t’ia pėrshtaste kopjen e tij „rregullimit“ tė gazetave) – „do t’ju tregoj pėrmes ndryshimit tė gjatėsisė gradėt e ndryshme tė vlerėsimit, qė kam pėr ēdo gjymtyrė tė racės suaj letrare. Nė secilėn prej kėtyre letrave ėshtė njeri prej jush i paketuar dhe i trajtuar posaēėrisht. – Eja kėtu Virginie, dhe mė ndihmo!” – Dhe ajo shpaloste njėrėn pas tjetrės. Nė fund ajo kishte njė, qė ngjante thuajse e pafund. Duke qeshur Virginie u largua deri nė njė qoshe tė dhomės, duke mbajtur nė fund letrėn dhe burri i vet anėn tjetėr deri nė njė qoshe tjetėr. „Dhe kush ėshtė fatlumi“ – pyeta unė – „tė cilin e keni konsideruar tė denjė pėr njė butėsi kaq tė pakrahasueshme?“ – „Pa dėgjojeni atė“ – thirri ai. „A thua sikur zemra e saj e vogėl, vanitoze nuk ia ka thėnė me kohė, qė ėshtė ajo vetė!“
    Kur isha e detyruar pėr shkak tė shėndetit tim, tė udhėtoja, mbajta me Poe-n njė korrespondencė tė rregullt, duke iu bindur kėshtu lutjeve tė ndezura tė gruas sė tij, e cila besonte, qė unė mund tė kisha njė ndikim tė mirė dhe veprim shėrues mbi tė... Sa i pėrket dashurisė dhe besimit mes tij dhe gruas, njė teatėr i mrekullueshėm pėr mua, nuk do mund tė flisja dot me bindje tė mjaftueshme, me ngrohtėsi tė mjaftueshme. Po i kaloj disa episode poetike, nė tė cilat ai sillte temperamentin e tij romantik. Unė besoj, se ajo qe e vetmja femėr, qė ai vazhdimisht me tė vėrtetė e ka dashuruar...“
    Nė novelat e Poes nuk gjen asgjė pėr dashurinė. Tė paktėn „Ligeia“, „Eleonora“ nuk janė histori tė vėrteta dashurie, duke qenė se ideja bazė, mbi tė cilėn bazohet vepra, ėshtė e krejt tjetėr natyre. Ndoshta ai besonte, se proza nuk ėshtė gjuhė, e cila tė gjendet nė tė njėjtin nivel me kėtė ndjenjė tė ēuditshme dhe gati tė papėrshkrueshme; sepse poezitė e tij nga ana tjetėr janė tė mbushura fuqimisht me tė. Pasioni hyjnor shfaqet atje i shkėlqyeshėm, i qartė dhe vazhdimisht i mbėshtjellė nga njė melankoli e pashėrueshme. Nė artikujt e tij ai flet nganjėherė pėr dashurinė, deri edhe pėr njė diēka, nga e cila veē emri i bėn pendat tė dridhen. Nė „The Domain of Arnhaim“ ai siguron, qė katėr kushtet elementare tė fatit janė: jeta nė ajėr tė lirė, dashuria e njė gruaje, shkėputja nga ēdolloj ambicieje dhe krijimi i njė tė bukure tė re. – Ēfarė e forcon akoma mė tej idenė e Frances Osgood mbi respektin kalorėsiak tė Poes pėr gratė, ėshtė fakti, qė megjithė talentin e tij tė mrekullueshėm pėr grotesken dhe tė tmerrshmen, nė gjithė veprėn e tij nuk ka as edhe njė vend, i cili tė ketė karakterin e banalitetit, ose qoftė dhe vetėm tė epshit sensual. Figurat e tij femėrore janė si tė thuash tė rrethuara nga njė aureolė; nga njė kubé e mbinatyrshme ato ndriēojnė dhe janė tė pikturuara nė mėnyrėn emfatike tė njė tė pėrdėlluari. – Sa i pėrket „episodeve romantike“, lejohet tė jesh i habitur, qė njė qėnie kaq nervoze, karakteristika e sė cilės ndoshta ishte etja pėr bukurinė, nganjėherė me zjarr pasionant tė kalorėsisė i ėshtė kushtuar, kėsaj luleje vullkanike tė ėmbėl si myshk erėmirė, pėr tė cilėn truri nė vlim i poetit ėshtė njė truall i zgjedhur.
    Nga bukuria e tij e ēuditshme personale, pėr tė cilėn flasin shumė biografė, arsyeja mundet tė krijojė njė pėrshtypje tė pėrafrueshme, kur thėrret nė ndihmė tė gjithė shenjat e vagullta dhe sidoqoftė karakteristike, tė cilat janė tė pėrmbajtura nė fjalėn „romantik“, njė fjalė, qė zakonisht shėrben pėr tė riprodhuar llojet e bukurisė, tė cilat kryesisht konsistojnė nė shprehje. Poe kishte njė ballė tė madh, mbizotėrues, mbi tė cilin disa ngritje tradhėtonin aftėsitė qė deri derdhen, tė cilat ato janė tė paracaktuara tė tregojnė – talent pėr konstruksion, pėr krahasimin, pėr gjetjen e kauzalitetit -, dhe mbi kėto zotėronte nė qetėsi krenare sensi i mėnyrės ideale tė tė qėnit, sensi estetik par excellence. Ndėrkohė, megjithė kėto dhunti, ose deri pėr shkak tė kėtyre kauzaliteteve tė jashtėzakonshme, jepte kjo kokė, parė nė profil, ndoshta jo njė pamje tė kėndshme. Si nė tė gjithė gjėrat, tė cilat bartin karakterin e njė sensi veēanėrisht tė shkėlqyeshėm, mund tė rridhte njė deficit nga vėrshimi, njė varfėri nga uzurpimi. Sy tė mėdhenj kishte, tė errėt dhe njėkohėsisht plot dritė, me njė ngjyrė tė pacaktuar dhe tė turbullt me njė nuancė pėr nė vjollcė; hunda ishte e fisme dhe e fuqishme, goja delikate dhe e trishtuar, megjithėse njėkohėsisht buzėqeshėse, lėkura kafe me dritė, ēehrja shumicėn e rasteve e zbehtė, shprehja pak e shpėrndarė dhe padallueshėm e rrudhur nga njė melankoli e qėndrueshme.
    Kuvendimi i tij ishte shumė domethėnės dhe frytdhėnės. Ai nuk ish njė i ashtuquajtur folės i bukur – diēka e tmerrshme! -, dhe meqė ra fjala dhe fjala e tij sikurse dhe penda i shmangej konvencionales; por njė dije e shtrirė, njė zotėrim i fuqishėm i gjuhės, studime tė gjera, pėrshtypje tė mbledhura nė shumė vende, i karakterizonin fjalėt e tij. Gojėtaria e tij, nė thelb poetike, plot metodė, dhe njėkohėsisht duke lėvizur jashtė ēdo metode tė njohur; njė arsenal pamjesh, tė cilat ai ia merrte njė bote pak tė njohur pėr tėrėsinė e shpirtėrave; njė art i mrekullueshėm, nga njė kusht i dukshėm dhe mėse i pranueshėm tė derivosh vėrejtje tė fshehta dhe tė reja, tė hapėsh perspektiva tė habitshme dhe me njė fjalė ta tėrheqėsh me vete artin, ta nxisėsh pėr tė menduar, pėr tė ėndėrruar, t’i rrėmbesh shpirtėrat nga pisllėku i rutinės – kėto ishin cilėsitė verbuese, pėr tė cilat shumė njerėz kanė ruajtur kujtimin. Por ndodhte nganjėherė – e thonė tė paktėn -, qė poeti, duke i bėrė qejfin humorit tė tij shkatėrrues, i rrėzonte miqtė e tij pėrmes njė cinizmi turbullues dhe rrėzonte pa mėshirė veprėn e mendjes sė tij. Pėr t’u shquar ėshtė gjithashtu, qė ai nė zgjedhjen e dėgjuesve tė tij ishte shumė pak sederli, dhe besoj, lexuesi do tė gjejė lehtėsisht nė histori tė tjera inteligjenca tė mėdha dhe origjinale, tė cilave iu mjaftonte ēdo shoqėri. Disa mendje, tė cilat janė tė vetmuara nė mes tė turmės dhe tė cilat zbaviten nė biseda me veten, nuk kanė ē’ta bėjnė „delikatesėn sa i pėrket publikut“. Pėrmbledhur nė njė ky ėshtė njė lloj vėllazėrimi, qė bazohet nė pėrbuzje.
    Pėr atė alkoolizėm – qė ėshtė bėrė i njohur dhe ėshtė qortuar me njė kėmbėngulje, qė mund tė zgjojė lehtėsisht besimin, se gjithė shkrimtarėt e SHBA-sė, pėrveē Poes, qenkan engjėj tė esėlltisė -, pėr tė duhet thėnė dhe njė fjalė. Lidhur me tė janė shumė versione, dhe asnjė nuk pėrjashton tė tjerėt. Para sė gjithash kam detyrimin tė shquaj, qė Willis dhe zonja Osgood sigurojnė, qė njė sasi shumė e pakėt vere ose likeri ishte e mjaftueshme, pėr ta ēoroditur totalisht organizmin e tij. Pėrtej kėsaj ėshtė lehtėsisht e mendueshme, qė njė njeri, kaq tėrėsisht i vetmuar, kaq thellėsisht i pafat, i cili shpesh ka mundur ta shohė nė fytyrė krejt sistemin shoqėror si njė paradoks dhe njė mashtrim, njė njeri, i cili i torturuar nga njė fat kaq i pamėshirshėm, e pėrsėriste shpesh, qė shoqėria nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė trumbė tė mjeruarish – (Griswold ėshtė ai, i cili kujton pėr kėtė, i indinjuar nė formėn e njė njeriu, i cili mund tė mendojė po kėshtu, por qė nuk do ta shprehte kurrė) – ėshtė e natyrshme, them unė, tė pranosh, qė ky poet, si fėmijė i lėnė nė dorė tė ngjitje-zbritjeve tė jetės sė hapur, truri i tė cilit rrotullohej nė njė punė tė rėndė tė pandėrprerė, nganjėherė kėrkonte njė harrim qė t’i kėnaqte shpirtin tek shishja. Armiqėsi tė fshehta letrare, marramendje para pafundėsisė, vuajtje shtėpiake, fyerje tė bamirėsisė – para gjithė kėtyre Poe arratisej nė tė zezėn e dehjes si nė njė varr nė pėrgatitje e sipėr. Po aq sa i mirė edhe mund tė shfaqet ky shpjegim, unė e shoh si jo mjaftueshėm gjithpėrfshirės dhe nuk i besoj atij pėr shkak tė lehtėsisė sė tij tė mjerueshme.
    Dėgjoj, qė ai nuk pinte si shijues, por si barbar, me njė aktivitet dhe ndarje kohe tėrėsisht amerikane, njėsoj sikur po pėrmbushte njė funksion njerivrasės, njėsoj sikur tė kishte „diēka“ nė vete pėr ta vrarė, „a worm that would not die“. Meqė ra fjala tregojnė, se njė ditė, i bėrė gati qė tė martohej pėrsėri – afishimi zyrtar ishte publikuar dhe, kur po e pėrgėzonin pėr njė lidhje, e cila do tė vendoste nė duart e tij gjithė kushtet e fatit dhe mirėqėnies, ai kish thėnė: „Eshtė ndoshta e mundur, qė ju keni parė njė afishim zyrtar, por mbani mend kėtė: Unė nuk do tė martohem pėrsėri!“ – nė kėtė ditė pra ai, tmerrėsisht i dehur, shkaktoi njė skandal nė fqinjėsinė e asaj, e cila duhet tė bėhej gruaja e tij, dhe gjeti nė kėtė mėnyrė arrati nė detyrimin e tij, pėr t’u ēliruar nga betimi i tij i rremė karshi tė vdekurės, portreti i sė cilės jetonte brenda tij dhe sė cilės ai i kish kėnduar mrekullisht nė „Annabel Lee“. Nė njė numėr tė madh rastesh pra unė e mbaj faktin pafund tė vlefshėm tė paramendimit si tė caktuar dhe tė vėrtetuar.
    Nga ana tjetėr lexoj, nė njė artikull tė gjatė nė „Southern Literary Messenger“ – pikėrisht nė atė gazetė, fatin e sė cilės ai e kish themeluar -, qė asnjėherė pastėrtia, siguria e stilit tė tij, asnjėherė zelli i tij pėr punė nuk u pengua nga ky zakon i tmerrshėm; qė hartimit tė pjesėve tė tij mė shumė tė vlerėsuara i pararendte dhe i pasrendte njė nga kėto kriza; qė ai pas publikimit tė „Heureka“ iu bė rob prirjes sė tij nė mėnyrė pėr tė tė ardhur keq, dhe qė ai nė New York nė tė njėjtin mėngjes, nė tė cilin ish publikuar „Korbi“, ndėrkohė qė emri i tij ish nė gojėn e tė gjithėve, rrezikshėm duke iu penguar kėmbėt, ai lėkundej pėrmes Broadway-t. Duhet pikasur, qė fjalėt „pararendte dhe pasrendte“ pėrmbajnė informacionin, qė dehja mund t’i shėrbente qoftė si mjet pėr nxitje sikurse dhe pėr qetėsim.
    Ka pėrshtypje sikurse dihet kalimtare dhe qė tė ngrijnė habie – dhe ato janė aq mė shumė ngrirėse nė habi, sa mė kalimtare tė jenė ato -, tė cilat deri tani ndjekin njė simptomė tė jashtme, njė lloj njoftimi kujtues, pėr shembull njė tingėllimi kambane, njė note nė muzikė, ose njė arome tė harruar, dhe tė cilat vetė i pason njė ngjarje, e cila i ngjan njė ngjarjeje, e cila na ėshtė e njohur dhe e cila mbante tė njėjtin vend nė njė zinxhir mė parė tė dukshėm. Njėjtė kėtyre pėrshtypjeve tani, ose njėjtė atyre ėndrrave periodike tė ēuditshme, tė cilat kthehen shpesh nė dremitjen e netėve tona, ka pa diskutim dhe nė dehje jo vetėm zinxhirė ėndrre, por deri edhe rradhė arsyetimesh, tė cilat pėr t’u riprodhuar, kanė nevojė pėr mjedisin, nė tė cilin ato u lindėn. Nėse lexuesi mė ka ndjekur i dėshiruar, atėherė ai e ka gjetur tashmė pėrfundimin -: Unė besoj, se nė shumė raste – patjetėr jo nė tė gjithė – e dehura e Poes ishte njė mjet kujtese, njė metodė energjike vdekjeprurėse, por e cila i pėrgjigjej natyrės sė tij pasionante. Poeti kish mėsuar tė pirin, duke bėrė ēmos si njė letrar me pėrkushtim, pėr tė mbajtur fletore shėnimesh. Ai nuk mund t’i bėnte ballė kėrkesės, qė tė rigjente vizionet e tij tė mrekullueshme ose tė tmerrshme, konceptimet e tij fine, delikate, tė cilat i kish ndeshur nė njė stuhi tė mėparshme; qenė tė njohur tė vjetėr, tė cilėt e tėrhiqnin urdhėrueshėm, dhe pėr t’u lidhur sėrish me to, ai ndoqi rrugėn mė tė rrezikshme, por mė direkte. Njė pjesė e asaj, ēka sot pėrbėn zbavitjen tonė, ėshtė ajo ēka e vrau atė.
    Nga veprat e kėtij gjeniu unik mund tė them pak; Publiku do ta shohė vetė, se ēfarė duhet tė mendojė pėr to. Ndoshta do tė mė ishte e vėshtirė, por jo e pamundur, qė tė bėhet e qartė metoda e tij, procedura e tij qė tė shpėrbėjė, kryesėpari nė pjesėn e veprave tė tij, veprimi kryesor i sė cilave bazohet nė njė analizė tė mbėshtetur mirė. Unė do mundesha ta fusja lexuesin nė tė fshehtat e metodės sė tij tė punės, mund tė zgjerohesha mbi atė pėrqindje tė shpirtit amerikan, qė mbi njė vėshtirėsi tė mundur, mbi njė gjėegjėzė tė zgjidhur, mbi njė pjesė tė realizuar force e bėn atė tė gėzohet, qė e nxit, me njė kėnaqėsi fėminore dhe gati perverse nė botėn e probabiliteteve dhe dyshimeve tė zbavitet dhe tė krijojė „lajme tė rremė“ , tė cilėve arti i tij subtil i ka falur probabilitet jete. Asnjeri nuk do ta mohojė, qė Poe ėshtė njė xhongler i mrekullueshėm; por unė e di, qė vlerėsimin e vet ai ia kushtonte kryesisht njė pjese tjetėr tė veprave. Unė kam disa vėrejtje mė kuptimplota, krejt tė shkurtra.
    Jo pėrmes mrekullive tė tij materiale, tė cilat megjithatė i kanė siguruar famėn e tij, do t’i jetė dhėnė atij, qė tė sigurojė adhurimin e njerėzve qė mendojnė, por pėrmes dashurisė sė tij pėr tė bukurėn, pėrmes njohjes sė tij tė kushteve harmonike tė bukurisė, pėrmes poezisė sė tij tė thellė dhe plot mall, megjithatė jo mė pak tė punuar tejdukshėm dhe qartė si njė bizhuteri e kristaltė – pėrmes stilit tė tij tė vlefshėm pėr adhurim, tė pastėr dhe bizarr – i strukturuar si luspat e njė veshje armatimi – i pėlqyeshėm dhe tejmase i saktė – tek i cili shenja mė e lehtė shėrben qė lexuesin lehtas ta bartė tek njė qėllim i synuar – dhe para sė gjithash pėrmes kėsaj gjenie tėrėsisht tė veēantė, pėrmes kėtij temperament unik, qė ia lejoi atij, nė njė mėnyrė tė pagabimtė, pėrfshirėse, tė tmerrshme tė paraqesė dhe sqarojė pėrjashtimin nga rregulli i normave. – Diderot, pėr tė shquar njė nga qindra shembujt, ėshtė njė autor sanguin; Poe ėshtė shkrimtari i nervave, dhe ndoshta dhe diēka mė shumė se kaq -, dhe mė i miri qė unė njoh.
    Tek ai ēdo depėrtim nė material ėshtė tėrheqės pa dhunė, i krahasueshėm me njė vorbull. Dinjiteti i tij tė habit dhe ta mban shpirtin gjallė. Kėshtu menjėherė ndihet qė bėhet fjalė pėr diēka me rėndėsi. Dhe ngadalė, pas e mė pas, shpaloset njė histori, tek e cila krejt interesi bazohet nė njė shkitje tė pashqueshme tė intelektit, nė njė dozim tė pazgjuar tė natyrės gjatė amalgamimit tė aftėsive. Lexuesi, i mbėrthyer nga marramendja, detyrohet, tė ndjekė autorin nė deduksionet e tij magjepsėse.
    Asnjė njeri, e pėrsėris, nuk ka treguar me mė shumė magji mbi pėrjashtimet e jetės njerėzore dhe natyrės; - gjithė kurioziteti i zjarrtė i shėrimit – ; stinėt nė zbritje tė vitit, tė ngarkuara me shkėlqim ēnervozues, kohėt e nxehta, tė lagėshta dhe tė avullta, meqė era e jugut i mpin nervat dhe i shtendos si kordat e njė instrumenti, meqė sytė mbushen me lotė, qė nuk vijnė nga zemra; haluēinacioni, fillimisht duke i lėnė akoma vend dyshimit, por pas pak i bindur dhe mė i mbushur me arsyetime sesa njė libėr; absurdja, qė vendoset nė inteligjencė dhe e zotėron me njė llogjikė tė tmerrshme; histeria, qė e zhvendos vullnetin; kundėrshtinė, qė lind mes nervave dhe mendjes; dhe njeriun, e nxjerrė nga ekuilibri deri nė pikėn, qė ai e shpreh dhimbjen pėrmes sė qeshurės. Ai analizon mė kalimtaren, tė papeshueshmen e peshon nė dorėn e tij dhe pėrshkruan nė atė mėnyrė tė saktė shkencore, pasojat e sė cilės janė aq tė tmerrshme, gjithė imangjinaren, qė njeriun nervoz e mbėrthen valėvitshėm dhe e drejton pėrballė sė keqes.
    Deri dhe zjarri, me tė cilin ai bie mbi grotesken nga dashuria pėr grotesken, mbi tė tmerrshmen nga dashuria pėr tė tmerrshmen, mė shfaqet se vetėm e vėrteton dlirėsinė e veprės sė tij dhe harmoninė e poetit dhe njeriut. – Unė e kam vėnė re, qė tek disa njerėz ky zjarr ėshtė shpesh pasojė e njė energjie tė dhunshme, tė pazėnė me punė, vitale, nganjėherė e njė dlirėsie kokėfortė dhe e njė sensibiliteti tė thellė. Epshi mbinatyror, qė njeriu mund tė ndjejė, kur sheh gjakun e vet t’i rrjedhė, lėvizjet e papritura, tė fuqishme, tė padobi, britmat e nxjerra zėlartė, pa patur dhėnė mendja e fytit njė urdhėr, kėto janė shfaqje, tė cilat pikėrisht kėtu duhen renditur.
    Nė prehrin e letėrsisė, ku ajri ėshtė i holluar, mendja mundet tė njohė atė frikė tė pacaktuar, atė frikė qė priret nga lotėt dhe atė dhimbje tė zemrės, siē janė ato nė shtėpi tė vetėn nė vendet pamatshėm tė largėta. Por mė e fortė ėshtė ndjenja e adhurimit, dhe pėrveē kėsaj arti i tij ėshtė kaq i madh! Sfondet dhe gjėrat anėsore i pėrshtaten kėtu tė ndjerit tė personazheve. Vetmia e natyrės ose jeta e trazuar e qyteteve, gjithēka kėtu ėshtė e pėrshkruar nė mėnyrė nervoze dhe fantastike. Sikundėr Delacroix ynė i madh, qė e ngriti artin e tij nė nivelin e poezisė sė lartė, Edgar Poe dashuron, krijimin e tij ta lėrė tė lėvizė nė terren farfuritės blu dhe tė gjelbėr, ku ngjitet fosforeshenca e kalbėzimit dhe aroma e furtunės. E ashtuquajtura natyrė e pajetė ka pjesė nė natyrėn e qėnieve tė gjalla dhe ngjethet, njėjtė si ajo, nė njė ngjethje mbinatyrore, galvanike. Dhoma thellohet pėrmes opiumit; opiumi i jep kėtu bojėrave njė sens magjik dhe gjithė zhurmave njė vibracion tė njė thellėsie mė tė rėndėsishme tingulli. Nganjėherė hapen papritmas, tė mbingopura nga ngjyra dhe drita, pamje madhėshtore nė peisazhet e tij, dhe nė thelbin e horizonteve tė tyre shihen tė mbijnė qytete orientale dhe arkitektura, tė mbėshtjella me avull pėrmes largėsisė, dhe dielli i derdh rryma ari pėrmbi.
    Personazhet e Poes, ose mė mirė personazhi i Poes, njeriu me aftėsitė e tejmprehta, njeriu me nervat e shtendosura, njeriu vullneti fėrgėllues dhe i duruar i tė cilit i bėn sfidė vėshtirėsive, ai, shikimi i tė cilit me ngurtėsinė e njė shpate ėshtė i drejtuar mbi objektet, tė cilat sa mė shumė intensivisht t’i shohė ai, aq mė tė mėdha bėhen, - ky ėshtė Poe vetė. – Dhe gratė e tij, tė gjitha plot dritė dhe tė sėmura, duke vdekur nė vuajtje tė ēuditshme dhe tė gjitha duke folur me njė zė, qė ndihet si muzikė, ėshtė pėrsėri ai; ose sė paku: pėrmes gjithė qėnies sė tyre ēuditshėm tėrheqėse, pėrmes dijes sė tyre, pėrmes melankolisė sė tyre tė pashėrueshme ato kanė pjesė tė fuqishme nė natyrėn e krijuesit tė tyre. Femra ideale e tij ama, Titanida e tij, shfaqet nė portrete tė ndryshme, tė cilat janė tė shpėrhapura nė poezitė e tij tė pakta, portrete, ose mė mirė mėnyra pėr ta ndjerė tė bukurėn, qė temperamenti i autorit i sjell sė bashku dhe i shkrin nė njė njėsi tė vagullt por sidoqoftė tė ndjeshme dhe ku, delikate ndoshta mė shumė se tjetėrkund, jeton ajo dashuri e pangopshme pėr tė bukurėn, qė pėrbėn tė drejtėn kryesore e tij, dua tė them pėrbėn pėrmbledhjen e tė drejtave tė tij pėr prirjen drejt dhe adhurimin e poetėve.



    Nga gjermanishtja e shqipėroi: Dita

    Shėnim:
    Materiali ėshtė marrė nga: Edgar Allan Poe. Erzählungen – Phantastische Fahrten, Geschichten des Grauens und Detektivgeschichten, Gondrom Verlag GmbH, Bindlach 1997. Teksti shėrben si parathėnie e librit. Nuk jepen tė dhėna mė shumė, se nga ėshtė marrė ai, se nė cilin vit ėshtė shkruar. Por pėrkthimi nė gjermanisht i tregimeve nė brendi tė librit bazohet nė botimin e plotė amerikan tė veprės sė Poes (Virginia Edition), New York, 1902.




    (i) Tregimi „Fuēia e Amontillado-s“ („The Cask of Amontillado“). Fusnotė e Baudelaire.


    (ii) Nė tekstin nė gjermanisht kėtu qėndron nė thonjėza fjala “Enten”, shumėsi pėr “Ente”, fjalė pėr tė cilėn duke iu referuar Duden Deutsches Universalwörterbuch (2001) mundemi tė gjejmė disa kuptime nė gjermanisht. Zgjedhja pėr „lajm i rremė“ u bazua nė pėrmbajtjen e veprės sė Poes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dita : 02-11-2006 mė 11:14

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Dita pėr postimin:

    bili99 (18-01-2018)

  8. #7

    "Morella..." -Edgar Allan Poe

    Do doja te ndaja me ju, leximin e njerit prej tregimeve me te realizuar te "fondit te arte" te letersise boterore.
    Eshte shkeputur prej vellimit me tregime te perzgjedhur me instikt dhe nuhatje te holle, nga perkthyesja dhe poetja Merita Paparisto.


    Morella

    EDGAR ALLAN POE


    Vetė, me veten tėnde, i vetmuar, pėrjetė njė i vetėm dhe tek.
    PLATONI: SYMPOS

    E vlerėsoja me njė ndjenjė ngrohtėsisht tė thellė dhe tepėr tė veēantė, miken time Morella. I gjėndur rastėsisht nė shoqėrinė ku ajo pėrkiste shumė vjet tė shkuara, qė nė takimin e parė, ndjeva shpirtin tė mė digjej nga njėlloj flake qė nuk e kisha njohur kurrė mė parė; por nuk ishin flakė Erosi ato dhe mė torturonte brėnda meje mendimi qė unė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr duhet tė pėrcaktoja kuptimin e tyre tė zakonshėm apo tė kthjelloja zjarrin e vagullt qė ato mė sillnin. Ne u takuam dhe fati na ēoi tė dyve drejt altarit, por unė kurrė ndonjėherė nuk i fola pėr pasion dhe as pėr dashuri. Ajo gjithsesi, u largua nga shoqėria e saj dhe qoftė edhe ky pėrkushtimi i saj pėr tė qėndruar vetėm pėr vetėm me mua, mė mbushte me lumturi. Ishte lumturi ta mendoje; njė lumturi deri nė ėndėrrim.
    Njohuritė e Morellės mbi botėn, ishin tepėr tė thella. Sipas gjithė dijeve tė mija, talenti i saj i kalonte kufinjtė e normales dhe mėndja e saj kishte njė fuqi tepėr tė madhe. E ndjeja ketė dhe nė shumė gjėra, bėhesha nxėnėsi i saj. Shpejt mora vesh qė ndoshta pėr shkak tė edukimit tė saj nė Presburg, ajo kishte njohur pėrpara meje njė numur tė madh tė atyre shkrimeve mistike tė cilat zakonisht janė konsideruar vetėm mbeturina tė letėrsise sė herėshme Gjermane. Ato, pėr ca arėsye qė unė nuk mund ti imagjinoja, ishin tė preferuarat e saj - dhe me kalimin e kohės ato u bėnė po ashtu edhe pėr mua,- dhe studimi i vazhdueshėm i tyre duhet ti atribuohet ndikimit tė thjeshtė por tė efektshėm, tė forcės sė zakonit dhe shėmbėlltyrės.
    Nėse nuk gabohem, arėsyeja ime, kishte shumė pak tė bėnte me tė gjithė ketė. Bindjet e mija,- me sa mbaj mėnd unė,- asnjėherė nuk ishin bazuar mbi gjėra ideale, dhe as qė kishin pasur ndonjė pigment misticizmi ,i cili u lexua mė vonė, vetėm nė qofsha i gabuar nė atė ēka besoja apo nė atė ēka mendoja atėherė. I bindur pėr ketė, unė e braktisa thellėsisht pa kushte veten nė duart e gruas time, dhe u futa me njė zemėr tė dlirė nė labirinthet e studimeve tė saj. Dhe pastaj- pastaj, ndėrsa derdhesha pėrmbi faqet e ndaluara, ndjeja njė shpirt tė ndaluar qė ndizej brėnda meje- Morella vinte atėherė dorėn e saj tė ftohtė mbi timen, dhe ndriēonte me njė zė tė fikur,- nga hiri i njė filozofie tė vdekur- disa fjalė tė veēanta, kuptimi i ēuditshėm i tė cilave i bėnte tė flakėronin pėrmbi kujtesėn time. Pastaj, pėr orė tė tėra, qėndroja si i humbur pėrkrah saj, dhe vegjetoja nėn tingujt jetėsorė tė muzikalitetit tė zėrit tė saj, derisa nė vazhdimėsi melodia e tij fillonte ndėrthurej me nota tmerri, dhe njė hije gradualisht zbriste mbi shpirtin tim, e unė zbehesha e zbehesha, dhe fėrgėlloja brėnda meje nėn kėto tinguj kaq jotokėsorė. Pastaj, tingujt jetėsorė nė zėrin e saj, shuheshin papritur nėn dridhjet e tmerrit, dhe gjėja mė e bukur kthehej nė atė mė tė neveritėshmen, ashtu si Hinnon kthehet nė Ge-Henna.
    Ėshtė e panevojshme tė theksoj karakterin e saktė tė kėtyre analizave tė cilat, -nė fakt ishin shumė mė voluminoze nga ēkam treguar unė,- pėrbėnin, pėr njė kohė tė gjatė, pothuajse tė vetmin bashkėbisedim mes meje dhe Morellės. Tė mėsuara nė atė qė emėrtohet moral theologjik ato do dukeshin lehtėsisht te pėrtypėshme pėr mėndjen por nėse do ishe i pamėsuar me tė, sido qė ta ktheje, tė gjitha pikat e diskutimit, do tė dukeshin shumė pak tė kuptueshme.
    Pantheismi i egėr i Fichte; Paliggenedia e modifikuar e Pitagorianėve; dhe mbi tė gjitha, doktrina e Identitetit e inkurajuar me forcė nga Shchelling, ishin kryesisht pikat e diskutimit qė i referoheshin gjėse mė tė bukur tė Morellės imagjinative.Ketė identitet i cili ėshtė emėrtuar personal, Z. Locke,- mė duket,- e pėrkufizon si diēka qė konsiston nė gjykimin e shėndoshė tė qėnies njerėzore. Dhe pėrderisa me njeri ne nėnkuptojmė njė thelb inteligjent qė arsyeton, dhe pėrderisa ekziston njė ndėrgjegje qė shoqėron mendimin, ėshtė pikėrisht kjo qė na bėn tė jemi ajo qė ne e quajmė vetja jonė, dhe nė tė njėjtėn kohė na dallon ne nga format e tjera tė qėnieve qė mendojnė, dhe na jep indentitetin personal. Por principi i tė qėnit i veēantė, nocioni i kėtij identiteti qė pas vdekjes ėshtė ose nuk ėshtė i humbur pėrgjithnjė, pėrbėnte pėr mua nė atė kohė, objektin e njė interesi tepėr tė fortė; tashmė jo dhe aq pėr natyrėn pėrpėlitėse dhe ngacmuese tė pasojave tė tij, se sa pėr nga mėnyra e spikatur dhe emocionale me tė cilėn Morella e pėrmėndėte atė.
    Por ja erdhi njė kohė kur misteri i gruas time mė pėrfshiu tė tėrin si tė ishte njė formulė magjike. Unė fillova tė mos i duroja dot mė prekjet e gishtėrinjve tė saj tė hollė e tė zbehtė, as tonin e ulėt dhe muzikalitetin e tė folurės, dhe as shkėlqimin e syve tė saj melankolikė. Dhe ajo i dinte tė gjitha kėto, dhe asnjė kundėrshtim nuk shprehte; dukej sikur dobėsia dhe budallallėku im ishin gjėra tė pritėshme dhe tė njohura qė mė parė nga ajo dhe duke buzėqeshur e quante tė gjithė kėtė thjesht fat. Ajo dukej gjithashtu e vetėdijėshme pėr shkakun ,- pėr mua krejt tė panjohur-, tė tjetėrsimit gradual tė vėmėndjes time; por asnjėherė nuk dha ndonjė arėsye pėr ketė apo pėr natyrėn e asaj qė po ndodhte. Nga ana tjetėr ishte ajo grua e cila tretej ditė pas dite. Nė momentet kur e kuqja e faqeve tė saj thellohej dhe venat nė ballė i bėheshin gjithnjė e mė blu; pėrnjėherė qėnia ime shkrihej nė keqardhje dhe kur pas atij momenti kapja vėshtrimin e syve tė saj tė menduar, shpirti mė dhimbte dhe mė trazohej, me trazimin e atij qė hedh vėshtrimin poshtė nė humnera tė pamata.
    Mund tė them vallė qė nė ato momente unė dėshiroja thellėsisht me njė dėshire tė zellshme dhe gėrryese momentin e mbarimit tė Morellės? Po, e dėshiroja; por shpirti i brishtė, rezistonte dhe i ngjitej mureve prej balte tė godinės sė tij, pėr ditė, javė dhe muaj tė pafund tė lodhshėm, derisa nervat e mija tė torturuara arrinin tė sundonin mbi llogjikėn time, zemėrimi rritej brėnda meje pėr shkak tė vonesės, dhe me zemrėn e njė shpirti tė keq , mallkoja ditėt , orėt dhe momentet e hidhura qė dukeshin sikur zgjateshin dhe zgjateshin pa fund, ndėrkohė qė jeta e saj delikate shuhej, si hijet qė vdesin nė fund tė ditės.
    Por njė mėngjes vjėshtė, kur erėrat akoma flinin nė shtretėrit e tyre qiellore , Morella mė thirri tė qėndroja pranė saj. Njė mjegull e dendur e mbėshtillte tokėn, njė shkėlqim i ngrohtė shtrihej mbi ujrat dhe njė ylber qė nga kupa qiellore i dorėzohej gjetheve tė dėndura tė vjeshtės nė pyll.
    “Ėshtė dita e ditėve,” me tha, ndėrsa unė i afrohesha; “nje ditė e tė gjitha ditėve, tė jetės apo tė vdekjes qofshin. Ėshtė njė ditė e kėndėshme pėr bijtė e tokės dhe jetės – ah, por po aq e kėndėshme pėr bijat e qiellit dhe vdekjes!”
    Unė e putha nė ballė dhe ajo vazhdoi:
    “ Unė po vdes, por akoma do rroj.”
    “Morella!”
    “ Ditė qė ti tė me kesh dashur, nuk ka pasur,—por atė qė ke neveritur gjatė jetės tėnde, nė vdekje ke pėr ta adhuruar.”
    “Morella!”
    “ Ja po ta them pėrsėri qė jam duke vdekur. Por brėnda meje pengu i dashurise time ėshtė ngjizur - oh sa e vogel!- dhe ajo ndjen pėr mua, Morrella. Dhe kur shpirti im tė niset fėmija do jetojė – fėmija yt dhe i imi, i Morellės. Por ditėt e tua do jenė ditėt e dhimbjes- Njė dhimbje mė e gjata ndėr ndjenjat siē ėshtė qiparisi mė i forti ndėr drurėt. Pėr ty orėt e lumturisė kanė mbaruar dhe gėzimi nuk kėputet dy herė nė jetė, ashtu si trėndafilat e tempujve nė Paestum qė mblidhen dy herė nė vit. Kjo nuk do zgjasė dhe pastaj, ti nuk do luash mė Tenianin por duke lėnė mėnjanė manjolat dhe hardhitė, ti do mbėshtjellėsh qefinin nė kokė, siē bėjnė myslimanėt nė Mekė.
    “Morella!” klitha, “Morella! Si mund tė parathuash tė tilla gjėra?” Por ajo ktheu kokėn mėnjanė mbi jastėk dhe njė dridhje e lehtė i kaloi nėpėr gjymtyrė, dhe kėshtu ajo vdiq dhe zėri i saj nuk u dėgjua mė.
    Por ashtu siē e parashikoi,- fėmija qė ajo lindi gjatė vdekjes, dhe qė nuk mori frymė deri nė momentin qė e ėma e saj pushoi sė marri frymė,- fėmija i saj, njė vajzė, erdhi nė jetė. Ajo u rrit nė mėnyrė tė ēuditėshme nė trup dhe intelekt ; ishte ngjashmėria perfekte e asaj qė kishte ikur, dhe unė e desha atė me dashurinė mė tė ethėshme qė do kisha besuar ndonjėherė qė do mund ta ndjeja pėr ndonjė qėnie tė kėsaj toke.
    Por atje tej, shumė larg, qielli i kėsaj dashurie tė pastėr, errėsohej, dhe melankolia e thellė, tmerri, dhe dhimbja e mundimshme rrėshqistnin si njė re nė qiellin e saj. Siē thashė, fėmija u rrit e ēuditėshme nė trup dhe nė mėndje. Me gjithė mėnd e pabesueshme ishte rritja e shpejtė e pėrmasave tė saj trupore, por me tė tmerrėshme,- oh sa tė tmerrėshme- ishin mendimet e trazuara qė shėmbeshin mbi mua ndėrsa shikoja zhvillimin e gjėndjes sė saj mendore. E si mund tė ishte ndryshe, kur unė ēdo ditė zbuloja nė konceptet e fėmijės, fuqinė e mėndjes sė njė tė rriture dhe aftėsitė e gruas ? kur mėsimet e pėrvojės mė servireshin nga buzėt e njoma tė fėmijės?... dhe kur urtėsia ose pasioni i pjekurisė qė unė e gjeja nė ēdo moment shkrepte nga sytė e saj tė plotė e kureshtarė? kur,- le tė themi,- tė gjitha kėto spikasnin pėrpara ndjesive tė mija tė lemerisura, kur nuk mundesha mė ta fshihja tė gjithė kėtė prej shpirtit tim, por as ta flakja tej perceptimeve tė mija qė dridheshin nga frika e pranimit tė atij realiteti, duhej vallė tė hamėndėsoja nė kėtė dyshim, tė njė natyre tė frikėshme dhe ngacmuese, qė mė pushtonte ngadalė shpirtin tim, apo ti lija mendimet e mija tė pėrballeshin tė tmerruara me pėrrallat e egra dhe teoritė tronditėse tė Morellės sė pavarrosur? Unė e rrėmbeva prej vėmėndjes sė kėsaj botė atė qėnie tė cilėn fati m’a kishte dhėnė pėr ta adhuruar, dhe mes izolimit tė ethshėm nė shtėpinė time, vėshtroja me njė agoni mbytėse mbi ēdo gjė qė i pėrkiste kėsaj krijese qė aq shumė e doja.
    Dhe siē rrokulliseshin vitet, unė vėshtroja ngultazi ditė pas dite fytyrėn e saj tė shenjtė, tė butė dhe shprehėse, si dhe derdhjen mbi tė tė formave tė pjekurisė dhe ditė pas dite unė zbuloja pika tė reja tė ngjashmėrisė se fėmijės me nėnėn e saj, melankolinė dhe vdekjen. Orė pas ore,rritej dėndėsia e kėtyre hijeve tė ngjashmėrise,dhe ato bėheshin mė tė plota, mė tė qarta, mė turbulluese dhe tmerrėsisht neveritėse nė mėnyrėn e tyre. Qė buzėqeshja e saj ishte krejtėsisht si e nėnės se saj, kjo nuk ishte gjė dhe kaq e papranueshme; por pastaj unė dridhesha nga ngjashmeria kaq perfekte, qė sytė e saj kishin me tė Morellės, por mund ta duroja edhe ketė; por mė pas ato dy sytė shpesh mė shikonin thellė brėnda thellėsisė sė shpirtit tim me domethėnien vazhdimisht trullosėse si tė Morellės dhe me tė njėjtin mendim trullosės. Nė konturet e ballit tė lartė, dhe nė valėzimet e flokėve tė mėndafshtė, edhe nė gishtrinjtė e hollė e tė zbehtė qė varrosnin vetveten, edhe nė tonet e dėshpėruara tė muzikalitetit tė tė folurės sė saj, dhe mbi tė gjitha- oh mbi tė gjitha kėto,- nė frazat dhe shprehjet e tė vdekurve nė buzėt e asaj tė gjallės qė kaq shumė e doja, gjeta ushqim pėr mendimet dhe tmerrin qė harxhohej pėr njė krimb qė nuk donte tė vdiste.
    Megjithėse kishin kaluar dhjetė vjet nga jeta e saj, vajza ime kishte mbetur e paemėr mbi tokė. “ Fėmija im” dhe “ dashuria ime” ishin pėrkedheljet zakonisht tė projektuara nga dashuria e njė babai dhe fshehja e rreptė e ditėve tė saj i bėnė tė panevojshme tė gjitha ndėrhyrjet e tjera. Emri i Morellės vdiq sė bashku me tė nė vdekjen e saj. Nuk i kisha folur kurrė vajzės pėr nėnėn e saj, e kisha tė pamundur ta bėja kėtė. Nė tė vertetė, gjatė pėriudhės sė shkurtėr tė ekzistencės sė saj, kjo mungesė nuk kishte bere ndonjė pėrshtypje nė botėn e jashtėme, e ruajtur aq sa mund tė ishte e lejuar nga kufijtė e ngushtė tė vetmisė sė saj. Siē kalonte koha, ceremonia e pagėzimit filloi tė mė trokiste nė mėndjen time tė dobėsuar dhe ēoroditur, si njė ēlirim i mundshėm nga tmerri i asaj qė ishte shkruar tė ndodhte. Por nė enėn e pagėzimit, unė hezitova tė thosha emrin e saj. Shumė emra tė urtė dhe tė bukur tė kohėve tė vjetra dhe moderne, nga vendlindja ime apo vėnde tė tjera, vinin deri nė buzė tė buzėve tė mija, emra shumė tė pėrshtatshėm tė butė, tė lumtur, dhe tė mirė. Po ēfarė ishte ajo qė mė nxiti mua atėherė tė shqetėsoja kujtimin e tė vdekurės sė varrosur ? Cili demon mė urdhėroi qė tė gėrmėzoja atė tingull, pikėrisht atė i cili sa herė qė rithirrej ishte mėsuar ta bėnte gjakun e purpurt tė rridhte nė rrėkera prej tempujve tė zemrės ? Cili shpirt i keq foli qė prej rrėnjėve tė shpirtit tim, kur pėrmes atyre shtigjeve tė errėta, dhe nė qetėsinė e natės, unė pėshpėrita nė veshėt e pagėzorit, rrokjet- Morella ? E ēfarė tjetėr pėrveē se njė shpirt i keq e tronditi ashtu tė ardhmen e fėmijės tim, dhe e spėrkati me spektrin e vdekjes, dhe sapo tingujt e lehtė u dėgjuan, ajo ktheu sytė e saj tė qelqtė nga toka pėr nė qiell, dhe duke rėnė nė gjunjė nė rrasėn e zezė tė kubesė sonė stėrgjyshore, u pėrgjigj- « Jam ketu ! »
    Dallueshėm, ftohtėsisht, qetėsisht dallueshėm, i lėshoi kėto pak tinguj tė thjeshtė nė veshėt e mi te cilat nė tė njėjtin moment si plumb i shkrirė u rrokullisėn duke fėrshėllyer edhe nė trurin tim. Vite- shumė vite- kaluan, por kurrė nuk u shua tek mua kujtimi i asaj epoke. Jo se unė vėrtetė i lashe mėnjane manjolat dhe hardhitė - por hija e bredhit dhe qiparisit mė ndoqi nga pas ditė e natė. Kurrė nuk i numėrova mė kohėn dhe vėndet, yjet e fatit tim u shuan nė qiell, errėsira mbuloi tokėn dhe kur figurat e saj mė kaluan pranė si hije qė rrėshqasin, nė mes atyre tė gjithave unė dallova Morellėn. Erėrat e kupės qiellore frymuan tė vetmin tingull tė njėjtė nė veshėt e mi, llokocitja e dallgėve mbi det mėrmėriti pėrgjithmonė- Morella. Por ajo vdiq ; me duart e mija unė e varrosa nė varrin e saj ; dhe qesha me njė tė qeshur tė zgjatur, tė hidhur sepse nuk gjeta asnjė shenjė nga ēfarė kisha varrosur mė parė, nė gropėn ku unė kalla trupin e tė dytės.-Morrella.


    Shqiperoi nga origjinali Merita Paparisto
    E bardha eshte pak...

  9. #8
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Me rastin e 200 vjetorit tė lindjes tė Edgar Allan Poe, autorit tė Eldorados

    Eldorado apo El Dorado shpjegohet nga fjalorėt e sotėm me pak fjalė: Njė vend i begatisė dhe i mirėsisė. Njė qytet qė pėrfytyrohej tė ishte nė Amerikėn e jugut, i cili u bė objekt i kėrkimit nė shekujt XVI e mė vonė, pra nė shekujt e udhėtimeve tė mėdha tė zbulimeve gjeografike. Nė mėnyrė pėrgjithėsuese, nė mėnyrė metaforike, me Eldoradon kuptohet mirėsia dhe begatia pėrrallore. Eldorado ėshtė njė fjalė qė vjen nga spanjishtja, pra nga gjuha e atij populli qė ka nxjerrė mė shumė udhėtarė tė zbulimeve tė mėdha tė botėve tė reja. Fjalė pėr fjalė do tė thotė Vend i Praruar, pra vend i artė, i florinjtė. Spanjishtja e ka pėrbėrė kėshtu kėtė fjalė: el (nga latinishtja Ill)+dorado, e cila ėshtė pjesore e dorar, pra E Praruara. Nė latinisht ėshtė deaurum, de- nga, aurum, flori, pra Prej Floriri.

    Enciklopeditė e pėrshkruajnė eldoradėn si njė vend pėrrallor, tė kredhur nė flori, pėr tė cilin mendohej se shtrihej diku nė Amerikėn e Jugut, diku midis lumit Rio e lumit Amazona, si dhe ultėsirės sė Orinokos, pikėrisht afėr Bogotės. Legjenda lindi me sa duket nga zakoni i banorėve vendas (indigjenė ) tė Kolombisė, pikėrisht fisit Muysca, pėr tė zhytur nė liqene tė shenjtė ēdo prift tė ri (chibcha, quhej ai, shqiptuar zipa ) qė emėrohej nė vendin e tyre, tė cilin e mbulonin paraprakisht nė pluhur floriri. Njerėzit kėshtu besonin se ai do tė ishte me kėmbė tė mbarė dhe do t’iu sillte pasuri tė pafundme. Ky zakon qė mė vonė u mitizua vazhdoi edhe disa kohė pas pushtimit tė vendit nga spanjollėt. Kjo legjendė frymėzoi ekspedita tė tėra portugeze dhe spanjolle nga Shekujt XVI- XVIII, prej tė cilave e famshme ėshtė ajo e Pablo de Ursuas, por edhe ekspedita angleze dhe gjermane, nė kėrkim thesarėve tė hatashėm tė Perandorisė Omagua. Eldorado u pėrdor gjerėsisht si term pėr tė shprehur mirazhet, pra pėrfytyrimet tunduese tė thesarėve, nė mėnyrė tė veēantė gjatė kėrkimit tė arit nė Amerikėn Veriperėndimore, pra nė Alaskė, nė Shekullin XIX. Ky term pastaj i ėshtė pėrshtatur ēdo vendi tė pasur. Toponimi Eldorado gjendet sot nė shtetin Arkansas tė Amerikės, njė vend shumė i pasur me burime minerare dhe natyrore. Po ashtu njė toponim i tillė gjendet edhe nė Kansas po tė Amerikės.Kuptohet se kėto janė vende reale qė i kanė marrė emrat nga vendi i pėrfytyruar dhe i ėndėrruar Eldorado.

    Pėr Eldoradon janė shkruar krijime artstike tė pafundme. Volteri e ka sjellė legjendėn e saj nė kryeveprėn e tij “Kandidi”. Edgar Allan Poe (Boston-SHBA-19.1.1809- Baltimora- 7.10.1849) mendohet se e ka shkruar poezinė mė tė bukur kushtuar Eldorados. Nuk ėshtė e rastit qė poezia shqiptare e shkruar nė Kosovė e ka trajtuar dendur metaforėn e Eldorados nė qendėr tė saj, duke e parė Kosovėn si mishėrim real tė Eldorados pėr bijtė e saj. Ne po e sjellim, me kėtė rast poezinė e Edgar Allan Poes “Eldorado”, poezi qė ėshtė pėrfshirė nė tė gjitha antologjitė e poezisė nė anglisht tė hartuara ndonjėherė. Po e sjellim nė orogjinal dhe tė shqipėruar.

    Edgar Allan Poe

    ELDORADO

    Gaily bedight,
    A gallant knight,
    In sunshine and in shadow,
    Had journed long,
    Sining a song,
    In search of Eldorado.


    But he grew old-
    This knight so bold-
    And o’er his heart a shadow
    Fell, as hi found
    No spot of ground
    That looked like Eldorado.


    And, as his strength
    Failed him at length
    He met a pilgrim shadow-
    “Shadow,” said he,
    “Where can it be-
    This land of Eldorado.

    “Over the Mountains
    of the Moon,
    Down the Valley of the Shadow,
    Ride, bodly ride”,
    The shade replied, -
    “If you seek for Eldorado !”

    **********
    ELDORADO

    Njė trim i ngratė,
    Kalorės me shpatė,
    Nė pishė tė diellit e hije kahmos,
    Ngado kalėroi,
    Me kėngė nė gojė,
    Nė kėrkim tė Eldorados.

    Por njė ditė u plak-
    Kalorėsi harrakat-
    Dhe nėn njė hije u fundos
    Zemra e tij kur s’u gjend
    Askund ai vend
    Qė t’i ngjante Eldorados


    Dhe kur shpirti i vet
    Po i shteronte krejt
    Njė hije atij iu kanos-
    “Hije”, i tha asaj,
    “Ku bie vallė
    Rruga drejt Eldorados ?”.

    “Nė ato male andej
    Sipėr Hėnės pėrtej,
    Poshtė Lugut tė Hijeve semos,
    Pra, me guxim rend ti,
    Tha hija pėrsėri,-
    Nė kėrkim tė Eldorados !”


    E pėrktheu: Elida BUĒPAPAJ
    Voal
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 15-07-2009 mė 12:53
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Ikona e "anės sė errėt"

    Ikona e "anės sė errėt"

    Edgar Allan Poe

    Fytyra, veshja, vėshtrimi kanė bėrė qė ai tė kthehet nė njė personazh ideal tė misterit qė mbėshtetet gjerėsisht edhe prej veprės qė la pas. Jeta e kėtij burri ishte e turbullt. Edgar Allan Poe jetonte nėn ankth tė vazhdueshėm. Veprat e reflektojnė mė shumė gjendjen e tij shpirtėrore. Vuante. Imagjinata e tij ishte komplekse. Romantizmi dhe ndjeshmėria e kanė kthyer nė njė model qė u ndoq menjėherė nė Europė; lanė shenjė nė atdheun e tij, Amerikė, ku ishin tė shumtė ata qė e panė si njė devijues, trasgresiv deri nė tepri, makabėr. Mbetet njė prej autorėve mė tė njohur amerikanė, njė frymėzues muzikor, njė ikonė e "anės sė errėt" dhe e misterit. Prej historive tė tij kanė lindur kryevepra tė kinematografisė ndėrkombėtare, romane tė reja, kėngė klasike e pop. Nė emėr tė tij, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dorėzohet edhe ēmimi mė i rėndėsishėm i narratives qė lindi prej tij, "Edgar Allan Poe Award". Akoma edhe sot, ai mbetet njė burim i pashtershėm frymėzimi, shkėndijė artistike pėr shumė tė rinj. Mė 11 tetor tė kėtij viti, 160 vite pas vdekjes, shkrimtari mė nė fund u nderua me njė funeral tė denjė pėr njė autor tė kalibrit tė tij. Nė Baltimorė, ku kaloi edhe pjesėn e fundit tė jetės, pėr autorin e "Korbit" tė famshėm, u organizua funerali solemn, i denjė pėr njėrėn prej figurave mė tė rėndėsishme tė letėrsisė amerikane, shpikėsit tė rrėfimit policesk dhe romaneve tė verdhė psikologjikė. Edgar Allan Poe lindi mė 19 janar tė vitit 1809 nė Boston, nga David Poe dhe Elizabeth Arnold, tė dy aktorė. Babai, braktis familjen kur Edgar ishte ende shumė i vogėl dhe menjėherė pas kėsaj e ėma ndėrron jetė. Edhe pse jo zyrtarisht, Edgar qė ishte dy vjeē nė atė kohė, birėsohet nga John Allan, njė tregtar i pasur nga Virginia. Pikėrisht prej tij ai ka shtuar edhe mbiemrin Allan bashkė me origjinalin. Pėr ēėshtje tregtare tė tė atit, bashkė me familjen transferohet nė Londėr ku frekuenton shkolla private pėr t‘u kthyer mė pas nė Richmond nė vitin 1820. Nė vitin 1826 regjistrohet nė Universitetin e Virginia-s. Lė pas studimet pasi nis tė bėhet pre e vesit tė lojėrave tė fatit. Babai birėsues refuzon tė paguajė borxhet e shumta tė tij, duke e detyruar tė lėrė shkollėn dhe tė nisė punė pėr tė pėrballuar shpenzimet e mėdha. Prej kėtij momenti mes tė dyve nisin mosmarrėveshjet e mėdha qė e shtyjnė shkrimtarin e famshėm tė braktisi shtėpinė dhe tė transferohet nė Boston, e mė pas tė shkojė ushtar. Nė vitin 1829 publikon nė mėnyrė anonime "Tamerlane and other poems", dhe mė pas me emrin e tij, "Al Aaraaf, Tamerlane and minor poems". Nė tė njėjtėn kohė ai lė ushtrinė pėr t‘u transferuar te disa tė afėrm nė Baltimorė. Nė vitin 1830 regjistrohet nė akademinė ushtarake tė West Point, nga e cila pėrjashtohet shumė shpejt pasi nuk i bindej urdhrave tė eprorėve. Gjatė kėtyre viteve Poe vazhdon tė shkruajė vargje satirike. Nė vitin 1832 nis tė ndihet suksesi fillestar si shkrimtar. Babai birėsues ndėrron jetė pa i lėnė asgjė nė trashėgimi djalit. Nė moshėn 27-vjeēare, Edgar Allan Poe martohet me kushėrirėn e tij, Virginia Clemm, e cila ishte vetėm 13 vjeē. Ėshtė pikėrisht kjo periudha nė tė cilėn ai boton artikuj pafund, tregime dhe poezi, por pa fituar shumė. Nė kėrkim tė njė fati mė tė mirė, ai vendos tė transferohet nė Nju Jork. Nga viti 1939 deri nė vitin 1940 bėhet redaktor i "Gentleman‘s magazine", e nė tė njėjtėn kohė botohet edhe "Tales of the grotesque and arabesque", qė i sjell njė sukses tė konsiderueshėm. Ishte kaq i aftė si redaktor sa nė ēdo shtyp tė shkruar qė shkonte, shitjet dyfishoheshin e madje edhe katėrfishoheshin. Nė vitin 1841 drejton "Graham‘s magazine".

    Dy vite mė pas, kushtet shėndetėsore tė sė shoqes rėndohen gjithnjė e mė shumė. Ajo ndėrron jetė nė vitin 1846 nga tuberkulozi. Kjo vdekje e njeriut tė dashur e ēon shkrimtarin drejt njė gjendjeje shkatėrruese dhe izolimi total. U mbėrthye prej dhimbjes dhe keqardhjes, duke gjetur ngushėllim tek alkooli - nisi tė pijė dhe mė shumė nga sa pinte zakonisht. Varfėria ekstreme nė tė cilėn jetonte tashmė. "Ju pyesni: mund tė mė thoni se cili demon i tmerrshėm ishte shkak i kėtyre qarjeve tė thella? Po, do tė them mė shumė akoma: ky ishte demoni mė i madh qė arriti tė shkatėrrojė njė burrė. Gjashtė vite mė parė, njė grua tė cilėn e desha, dėshpėrimisht theu njė arterie ndėrsa kėndonte dhe unė vuajta tė gjithė agoninė e vdekjes sė saj... Si njė i ēmendur, mė ndodhte tė kisha edhe ndonjė interval qartėsie dhe gjatė tė pandėrgjegjshmes qė zgjaste shumė unė pija, Zoti e di sa. Miqtė e mi preferojnė vesin e tė pirit mė shumė se tė pirėn prej vesit: ishte e tmerrshme, lėkundje tė pafundme mes shpresės dhe dėshpėrimit tė cilėn nuk mundesha mė ta duroja pa humbjen totale tė arsyes. Mė dhanė njė jetė tė re pas vdekjes sė saj. Por, oh Zot, ēfarė ekzistence melankolike! Unė nuk gjej asnjė kėnaqėsi nė pėrdorimin e stimulantėve, kundrejt tė cilėve unė jam kaq tolerant. Vetėm prej dėshirės pėr t‘iu nėnshtruar torturės sė kujtimeve kam vėnė nė rrezik jetėn time dhe jo pėr dėshirė a kėnaqėsi", do tė shkruante ai. E megjithatė vdekja e Virginia-s nuk e ndali vrullin e tė shkruarit. Mė 3 tetor 1849 Poe u gjet nė rrugėt e Baltimorės nė gjendje deliri, "nė vėshtirėsi tė madhe, kishte nevojė pėr ndihmė tė menjėhershme", tha njeriu qė e gjeti dhe qė e dėrgoi nė spitalin Washington College, ku ndėrroi jetė tė dielėn e 7 tetorit nė orėn pesė tė mėngjesit. Poe nuk u qartėsua asnjėherė mjaftueshėm sa pėr tė shpjeguar se si ndodhi qė ishte nė atė gjendje e madje as pėrse kishte nė trup njė veshje qė nuk ishte e tija. Thuhet qė vazhdimisht thėrriste emrin "Reynolds" njė natė para se tė ndėrronte jetė. Tė tjerė thonė se fjalėt e fundit tė tij ishin: "Zot, ndihmoje shpirtin tim tė mjerė". Tė gjitha tė dhėnat mjekėsore, pėrfshi edhe certifikatėn e vdekjes sė Poe, humbėn. Shkaku i vdekjes sė tij, akoma edhe sot ėshtė njė mister.

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-12-2008
    Postime
    4
    KORBI Edgar A Poe



    “Njė mesnatė tė zymtuar, mėndjevrarė, shpirtlėnduar
    Pėrmbi libra plot enigma, tė njė lėnde tė harruar,
    Lodhur, gati nė dremitje, befas ndjeva njė trokitje.
    Mjaft tė lehtė, si fanitje, pak tė ndrojtur pėrmdi derė
    Ndonjė mik ėshtė, pėshpėrita, qė vjen e troket nė derė-
    Vetėm kjo, dhe tjetėr jo.”

    - 2 -

    Ah!, nuk mund ta harroj kurrė; ish dhjetor i shkretė si gur
    Prushi i vatrės, nė agoni, lėshonte hije mbi mur
    Mė kot tė nesėrmen prisja, pa dėshirė fletėt lėēisja;
    Trishtimin larg t’a vėrtisja, pėr tė treturėn Lenor.
    Vajzė e rallė dritė hyjnore, ėngjėjt e quajnė Lenor
    Kėtu pa emėr pėrgjithmonė.

    -3 -

    Perde e purpurt, pikėlluar, e mėndafshtė nė qelq fėrkuar,
    Mė drithėronte, mė rrėqethte, shpirtit pezm e helm m’i derdhte
    Ankthin zemrės t’ja largoja, duke pėrsėritur thoja:
    Ndonjė mik pa lajmėruar, pėrsėri nė derė troket .
    Mik a mikesh’ e vonuar, pėrsėri nė derė troket.
    Eshtė kjo, dhe tjetėr jo.“

    - 4 -

    Ndėrkohė zemra m’u forcua, guximi ngadalė mu zgjua.
    Zotni! – thirra, apo Zonjė! Ēiltas ndjesė ju kėrkoj,
    Por e lehtė qe trokitja, pėrmbi derė tek ēfletoja;
    Mjaft e dobėt qe goditja, tek sa pėrhumbur vegoja.
    Sapo dėgjova “ Pėr nder”, hapa derėn menjėherė.
    Jashtė asgjė veē natė e terr.

    - 5 -

    Nė errėsirė duke kėrkuar, gjatė qėndrova i frikėsuar;
    Sy hapur duke ėndėrruar, ēfar mėndja s’ ka fantazuar.
    Por heshtja ish ngurtėsuar, dhe errėsira s’mė ndihmonte
    Shpirti im vajzėn kėrkonte, kur pėshpėrita: „ Lenor?“
    Njė jehonė si me zor, ma ktheu trishtas: „ Lenor!“
    Vetėm kjo, dhe tjetėr jo.



    – 6 -

    Hyra brėnda i tronditur, sytė me lot ende pa tharė,
    Kur kumboi njė e trokitur, mė e fortė se mė parė.
    Dikush, po troket nė derė, mik’ i shtirė a mik me vlerė.
    Le tė dal edhe njėherė, qė ta zgjidh kėtė mister.
    Qetsohu o zemėr e mjerė, sa ta zgjidh kėtė mister!
    Jashtė asgjė veē natė dhe erė.

    -7-
    Hap dritaren, shkund kanatat, kur i fryrė tek rreh flatrat,
    Hyn nė dhomė njė korb i vrazhdė, si shėnjtor nga kohė e lashtė.
    As qė pėrshėndet truthari, njė minutė s’ndal tek parvazi,
    Por me njė pamje antike, fluturoi pėrmbi karrige,
    Ulet mbi njė bust Athine, mbi derėn e dhomės sime.
    Mbretėron, dhe tjetėr jo

    -8-

    Ebanit i zi krekosur, - qesha ashtu buzėvrerosur.
    Pendėfryr e madhėshtor, njė askush triumfator.
    Ti kokėqethur e mjekėrprerė je pa dyshim njė trim i ndjerė
    O korb i zi e sharlatan, nga pusi i natės pa anė,
    Mė trego emrin qė mban, larg nė Detin Plutonian
    “Kurrė mė” klith ai katran.

    -9-

    Shtang, hutohem kur dėgjoj,shpend pa mend tė ligjėrojė
    Kėto fjalė krejt pa kuptim, dalė nga sqepi i tij thatim.
    Se nuk ka njeri nė botė, qė tė dalė e tė thotė,
    Se ka patur tė tillė fat, tė ketė mbi derė njė lugat,
    Zog a kafshė, a dreq, a djall, ulur mbi njė bust pėrballė,
    Qė e quajnė “ Kurrė mė”.


    -10-
    Porse korbi kapėrdisur, mbi bust rrinte pa lėvizur.
    Veē dy fjalė dinte mjerani, me ato pendė si katrani,
    I ngrysur si tek varrezat, nuk i tundte pendėzezat.
    Fillova tė flas me vehte: te gjithė miqtė shkuan e vanė,
    Nesėr shkon dhe ky nxiran, porsi shpresat qė m’u thanė.
    Thotė zė ējerri: Kurrė mė.

    -11-

    Mė habiti largpamėsia e vizioneve tė tija
    Pa dyshim,- thashė,- njė rastėsi, gjėsend tjetėr ky nuk di,
    Me tė mjerė ka jetuar, me njerėz zemėrcoptuar
    Tė pėrndjekur, ėndėrrshuar, pėr njė kėngė persekutuar,
    Aq sa shpresa e shpirtit trim, humbi krejt nė dėshpėrim.
    Nga i cili “Kurrė mė” nuk gjen ngushllim.




    -12-

    Zog errėsire i krekosur, ē’ke me zemrėn e plagosur?
    Marr vėrtis i inatosur njė jastėk tė pluhurosur.
    Futem thellė nė mendime, ulur nė poltron kadife ;
    Fantazi pas fantazije, po ma merr shpirtin kjo hije.
    Ē’ mesazh mė sjell, e ēfar po ndjell, me atė tė gėrvishur zė
    Kur mban iso: “Kurrė mė“?


    -13-

    I pėrhumbur nė mendime, s’kish ē’tė thoshte goja ime.
    Sytė e korbit prush i zjarrtė, ēanin gjoksin tim si shpatė.
    Vazhdoja me profecira, fantazoja marrėzira
    Tė bukrin jastėk kadife, me mallėngjim e vėshtroja,
    Se Lenor, ah!, pėrmbi tė kurrė mė , s’do tė pushojė
    Sa tė jetė jeta, ah! Kurrė mė!


    -14-

    Befas ajri u rėndua, me timjan u parfumua.
    Ja serafimėt me nge, shkelin rėndė dyshemenė.
    Qyqar thirra tani ē’ke? Ata do tė shpien Atje.
    Pije helmin e harrimit, lamtumirė thuaj kujtimit
    Pije me fund o i gjorė, ta harrosh yllin Lenor
    Krra, krra korbi: Kurrė mė!


    -15-

    Profet,- thashė, korier i ferrit, profet je, qofsh zog a dreq.
    Tė pruri ty Shpirttunduesi apo stuhia nė breg ?
    Ty trimosh i zvetėnuar, te kjo shtėpi xhindpushtuar,
    Mos vallė fantazmat tė prunė? Mė thuaj tė lutem shumė!
    A ka mė zgjim nga i Madhi Gjumė? Mė trego vetėm kėtė!
    Klith katrani: Kurrė mė!

    -16-

    Profet, thashė zot i nėntokes,- profet je qofsh zog a dreq.
    Pėr atė qiell sipėr kokės, pėr Atė lart qė botėn ndreq!
    Thuaj shpirtit flakėshuar, Atje sipėr nė Eden
    Do ta pėrqafoj shėnjtoren, qė mes ėngjėjve shkėlqen?
    Vajzėn e rallė dritė hyjnore, qė i thonė ėngjėjt Lenor?
    Ēirret korbi: Kurrė mė!





    -17-

    Ca si tepėr tė durova, shpend qeros, thashė- dhe u ēova.
    Kthehu prapa mes stuhisė, nė errėsirėn plutoniane,
    Pendė e zezė tė mos mbesė, nga qėnia jote mjerane.
    Lermė nė vetminė time, ik prej bustit pėrmbi derė
    Hiqma sqepin tėnd nga zemra, ligėsi mbushur me vrerė !
    Foli korbi : Kurrė mė,- si ngaherė. “


    -18-


    Ndėrkohė korbi pa u tundur, rrinte ulur, rrinte ulur.
    Mbi tė zbehtin bust Athine, pėrmbi derė tė dhomės sime.
    Sytė e tija mė kujtonin, demonėt kur ėndėrronin.
    Llampa qė ndriēon pėrsipėr, hijen ja vėrtit pėrdhe.
    Dhe shpirti im brėnda hijes, qė mbulon gjithēka mbi dhe,
    Nuk sheh dritė: Kurrė mė.



    Pėrkthyer nga Arjan A. Bejko
    Botuar nė revistėn «Mehr Licht»Nr.36

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •