Le te sjellim pervoja, reflektime nga rruga.
lexo me poshte
Shkova ne nje mbremnje, mama,
e me kujtohet shume mire kur me porosite qe te mos pi,
nuk piva, mama, para se te hyp ne timon, megjithese te tjeret me nxiten te pi,
dhe e di qe kam bere mire qe nuk kam pire,
dhe e kuptoj qe gjithmone ke patur te drejte per kete, mama,
tani ky boum ka marre fund e gjithkush hyp ne timon
kur hypa ne timon mendova se do te arrij shendosh e mire ne shtepi,
ne saj te asaj qe me ke mesuar, mama,
e nisa makinen, mama, dhe kur hyra ne rruge nje makine tjeter me ka goditur,
dhe jam e shtrire ne trotuar, mama,
degjova policet te thone qe djali i makines tjeter ishte i pire, mama,
e une duhet ta paguaj,
jam duke vdekur, mama, e shpresoj qe ti do te arrish sa me shpejt,
si mund te me ndodhe mua kjo mama,
gjaku po rrjedh pa nderprerje,
e une degjoj njerezit e ambulances te thone se do te vdes brenda disa minutave
dua vetem te te them, mama, qe te betohem se nuk kam pire,
ndoshta djali i makines qe me perplasi ka qene ne te njejten mbremje me mua,
por i vetmi ndryshim eshte se ai piu e une do te vdes
kam shume dhimbje tani, mama,
djali qe me goditi eshte ne jete e une po vdes,
por kjo nuk besoj se eshte e drejte,mama,
une jam e shtrire e duke vdekur ndersa ai me veshtron me sy te fiksuar mbi mua
thuaji vellait te mos qaj, mama,
thuaji babit te mbahet,
e kur te me varrosni,
me vendosni mbishkrimin"vajza e babait"
duhet dikush t'i thoshte atij djali te mos hypte ne timon i pire,mama,
se po te kishte ndodhur keshtu une do te isha duke jetuar
frymemarrja po me veshtiresohet, mama, kam frike,
te lutem mos qaj, mama,
kur te kem nevoje per ty, mama, ty do te kerkoj e ti do me ndohmosh
kam nje pyetje te fundit para se te them "lamtumire mama"
une nuk piva para se te hypja ne timon, atehere pse jam une ajo qe po vdes?
Krijoni Kontakt