Matrix,
problemi me shembellin e fotografise, qe ti permend me siper, nuk eshte vetem aq. Pergjigja qe ka mare Deshmuesi ka disa karakteristika: 1) ose eshte pergjigje e nje ortodoksi besimtar te mesuar pjeserisht ne fe, apo siperfaqesisht, si pergjigje per cdo pyetje te mundeshme - te cilat jane edhe rastet me te shumta. 2) ose eshte nje pergjigje e paplote, qe duhet pare ne kontekstin e bisedes reale qe mund te jete zhvilluar midis ortodoksit edhe jo ortodoksit.
Une e kam shpjeguar ne shkrime te meparshme, shume here, se arsyet e adhurimit ortodoks kane karakteristika qe perfshijne te gjithe natyren e njeriut, materie-fryme, edhe jo vetm nje pjese te tij, frymen vetem, ose materien.
Nje adhurim te tille shihet qe Zoti ti kete kerkuar qe ne fillimet vete Izraelit, patriarkeve edhe profeteve: jo me kot ata flijuan; u perkulen; drejtonin syte nga lart nga qielli fizik (mos valle Zoti eshte lart ne qiell ne kuptimin fizik?); e aq me teper ngrejten nje tempull.
A nuk e puthnin Izraelitet me frike Perendie arken e beselidhjes? A nuk u ndeshkuan shume vete vetem se e preken ate padenjesisht?
Mos valle adhuruan drurin, apo ai adhurim i shprehur ne ate puthje i shkoi Atij qe kishte bere beselidhjen me ate popull?
Mos valle Perendia i denoi se ishin te padenje ne prekjen e drurit, apo se ne ate prekje te atij druri shprehej hipokrizia e padenjesise ndaj Atij qe kish bere beselidhjen?
Kjo gje eshte e njejte edhe me ikonat apo sendet e tjera qe kane per qellim te jene tregues fizik te shenjterimit te besimtareve.
Njeriu per nga natyra e tij, qe sic thame eshte fizike e shpirterore, ka nevoje te shprehe ndjenjat e tij po keshtu, jo vetem frymerisht, por edhe me levizje, prekje, shikime, nuhatje etj, se vetem keshtu ai e shpreh te plote veten e tij.
Pra puthja e nje ikone nuk simbolizon vetem largesine e dukshme te personit te ikonizuar, por edhe plotesine e nderimit ndaj tij me shpirt e mish.
Kur ne flasim per largesi te Krishtit, fjala eshte per ate fizike-trupore te tij, per te cilin flet edhe shen Pali ne disa vende shprehimisht, sado qe kjo largesi eshte me teper ne drejtimin njeri-Krisht, se sa Krisht-njeri. Ne qiell nuk do te kete me ikona. Ikonat krahasohen ma ate qe Pali thonte se ne shohim si neper mjegull ne kete jete, ndersa ne jeten tjeter do te shohim sikunder edhe shihemi.
_______________
Qafir,
sic ta kame vene ne dukje, ti ke kompleksitetin per te shkruar sikur do te lesh pershtypjen se di histori kishtare, se sa per tiu pergjigjur konkretisht pyetjes qe te bera une.
Boll perktheve citate jashte kontekstit prej ku ti i mer nga shkrimtaret qe te pelqejne ty, por qe ti as qe i kupton, por i merr per garant!
ps: me te vertete e ke, se nje peshkatar nuk mund te behet filozof?!
Se si mund te shkruaj nje peshkatar gjithe ate TRAKTAT FILOZOFIK nuk e kuptoj..
Krijoni Kontakt