Hera e pare qe shoh femer ne drejtimin e "Stricias...". Mgjs me ate ze qe ka Maria. Bravo Kledit, ka hyre ne "big league" me kete tani, kushedi sa do paguhet
![]()
Shekulli
Maria De Filipi dhe Kledi Kadiu do të “qeshin” së bashku me lajmet e ditës. Ndërsa vazhdon të drejtojë konkursin televiziv “Amici”, të hënën po në ekranin “Canale 5” De Filipi, do të shfaqet pas tryezës së emisionit “Striscia la notizia”, ndërsa në maj do të nisë një tjetër program, të tipit “reality shoë”. Prej së hënës ajo do të shfaqet përgjatë 5 ditëve të javës në studion e “lajmeve satirike”. Përgjatë këtij emisioni ajo do të jetë e shoqëruar nga balerini shqiptar Kledi Kadiu, i bërë i njohur në saje të “Amici”-t, tashmë edhe protagonist në një film mbi jetën e tij, si dhe Garrison Rochelle-s, koreograf i të njëjtit program. Programi “Striscia la notizia” i regjisorit Antonio Riçi, është tërësisht ndryshe nga emisionet që De Filipi ka drejtuar dhe ajo vetë është shprehur se ende nuk e di nëse do të jetë e aftë të drejtojë një program të tillë.
01/04/2005
Krijoni Kontakt