Presione nė telefon drejtuesve tė operacionit. Angazhohen forcat speciale
Cigaret, 7 arreste, sekuestro anijes
Shpallet nė kėrkim pronari i magazinave, Fatmir Zotaj
re. kro.
TIRANE
Furtunė arrestesh ka shkaktuar zbulimi i cigarve kondrabandė nė vleftėn 5 milionė dollarė, tė sekusetruara gjatė ditės sė djeshme nė Durrės. Prokuroria dhe policia sė bashku duket nuk e kanė ndalur aspak hovin pėr tė nėnshkruar arrestet pėr shtatė anėtarėt e ekuipazhit tė anijes sė flotės tregtare shqiptare "ENI", filluar qė nga kapiteni Bilal Koēi, deri tek marinari mė i thjeshtė Hamdi Peza. Tė gjithė kėta akuzohen pėr konsumim tė veprės penale tė import-tranzitimit tė mallrave kondrabandė. Ndėrkohė masa e arrestit tė flagrancė i ėshtė akorduar edhe Gentian Koēit, agjent detar pranė firmės "Zotaj Trading Co", kushėri i pronarit tė anijes dhe mallit. Ai ėshtė kapur nė brendėsi tė magazinės dhe me vete kishte edhe 10 mijė euro, tė cilat janė sekuestruar. Nė pranga tė policisė sė Durrėsit nuk ka rėnė pronari i mallit, anijes dhe magazinave, Fatmir Zotaj, i cili gjithsesi ėshtė duke paguar mė shumė se tė tjerėt nė kėtė histori.
Sekuestrot
Pa e zgjatur shumė, Prokuroria e Durrėsit ka vendosur sekuestron mbi cigaret e bllokuara, qė tė konvertuara nė tė holla, kapin shifrėn rreth 5 milionė dollarė. Por sekuestros nuk i ka shpėtuar as magazina me tė gjitha mallrat, pėrfshirė dy skafe tė formatit tė madh. Anija "ENI" e sapombėrritur nga njė udhėtim nė Turqi, gjithashtu ėshtė sekuestruar. Tė gjitha kėto prona ishin nė emėr tė tė shpallurit nė kėrkim Fatmir Zotaj. Sekuestros nuk i kanė shpėtuar edhe dy autovetura luksoze, njėra e markės Volkswagen TUAREG me targa DR 4343 D, nė pronėsi tė agjentit detar Gentian Koēi dhe njė tjetėr makinė Benz me targa DR 7647 C.
Presioni
Burime tė Gazetės pohuan se jo gjithēka ka shkuar vaj pėrgjatė operacionit tė arrestimeve dhe sekuestrimit tė cigareve, anijes dhe magazinave. Sipas kėtyre burimeve, qė nė hapat e parė tė bėrė, nė adresė tė drejtuesve tė operacionit kanė mbėrritur telefonata tė shumta tė personave herė anonimė, herė realė, tė cilėt bėnin presion apo edhe kėrcėnonin, tė mos shkohej mė tej, pasi sipas tyre pas mallit tė sekuestruar, qėndronin njerėz me pushtet. Nuk dihen pėrgjigjjet e drejtuesve tė operacionit, porse menjėherė mė pas, nė Durrės kanė zbarkuar forca tė shumta speciale, qė kanė asistuar nė operacionet duke marrė nė ruajtje edhe objektet e sekuestruara. Njėkohėsisht me kėto forca speciale, nė Durrės zbarkuan edhe pothuaj tė gjithė drejtuesit mė tė lartė tė Policisė sė Shtetit duke marrė vetė nė duar frenat e punės. Nė tė njėjtėn kohė disa drejtues tė strukturave tė drejtėsisė nė Tiranė kishin mbyllur telefonat. Mesazhi duket ishte i qartė. "Puna" e nisur duhet tė shkonte deri nė fund me ēdo kosto, kthim pas nuk kishte, pėrmendja e emravė tė njerėzve me pushtet "nuk pinte ujė".
Aksioni nė Tiranė, kapen 2 mijė paketa dhe 1 ton kafe
Njė aksion i antikrimit ekonomik tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės bėri tė mundur kapjen e 2116 copė paketave tė ndryshme cigareje. Paketa tė markave "Marlboro", "Cartier", "Slims", "Carelia", "Davidoff" pa pullė fiskale, u gjetėn nė njė dyqan shumice nė rrugėn "Reshit Petrela", pranė stacionit tė trenit nė kryeqytet. Policia arrestoi dy pronarėt e dyqanit, bashkėshortėt Ėngjėll Hashimi dhe Bukurie Spahiu, respektivisht 58 dhe 51 vjeē. Po dje pranė tregut tė madh industrial ėshtė bllokuar njė kamion me 1 ton kafe kontrabandė qė vinte nga Dibra. ge.xha.
PD: Duka e Koka nė kontrabandėn e cigareve
Cigaret e sekuestruara nga forcat e rendit janė pronė e Nard Kokės, kurse magazinat nė tė cilat ishin fshehur janė pronė e Ministrit Agron Duka". Kėshtu u shpreh dje zėdhėnėsi i PD, Edi Paloka gjatė njė konference pėr shtyp. Sipas tij tė dhėnat pėr kėto informacione ishin marrė nga punonjėsit e doganės dhe tė Ministrinsė sė Rendit. Ai akuzoi Kryeministrin dhe Ministrin e Rendit Igli Toska se po bėjnė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė fshehur pronėsinė e vėrtetė, si tė mallit kontrabandė, ashtu edhe tė magazinave, ku ai ishte fshehur.
(Marre nga GSH)
Krijoni Kontakt