Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 55
  1. #1
    Heartless Maska e White_Angel
    Anëtarësuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293

    Regjisorja "love story" me shqiptarin që birësoi !

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    31 Mars Në Uells, një dashuri e rrallë për emigrantin,
    kundërshtohet nga kisha

    Julia Gregg divorcon burrin pas lidhjes me 19-vjeçarin

    Lamtumirë bashkëshort i dashur. Më fal, por unë jam e dashuruar
    marrëzisht me djalin shqiptar që ne adoptuam. Nuk bëhet fjalë për
    ndonjë pasazh të shkëputur nga një film televiziv apo telenovelë,
    por nga një ngjarje reale, ndodhur në një qytet të Uellsit.
    Regjisores 32-vjeçare Julia Gregg, i është dashur që t'i kërkojë
    divorcin bashkëshortit Steve Crandon, pas disa vitesh dashuri të
    fshehtë midis saj dhe 19-vjeçarit azilant, Krenar Lleshi. Ngjarja
    midis Gregg dhe Lleshit ka ngjallur debate në komunitetin katolik të
    Uellsit, ku vetë famulltari i kishës lokale ku ata banojnë, e ka
    quajtur jo të drejtë këtë lidhje.

    Ngjarja

    Megjithëse 13 vjet më e madhe në moshë se ai, një gjë e tillë nuk ka
    frenuar aspak që ata të jenë në krahët e njëri-tjetrit të lumtur,
    duke provuar edhe njëherë si të vërtetë shprehjen se "dashuria nuk
    njeh moshë".
    As vetë 19-vjeçari Krenar Lleshi nuk do ta besonte sa shpejt do të
    rrokulliseshin ngjarjet, nga të cilat do të lindte një dashuri për
    Julian. E pikërisht dashuria me shqiptarin ka bërë që Julia Gregg,
    me profesion regjisore, t'i kërkojë bashkëshortit ndarjen. Lidhja
    mes tyre është mësuar vetëm kohët e fundit, kur dashuria ishte
    konsoliduar në atë pikë, sa nuk mund të mbahej në "kasafortë"
    sekrete të ndjenjave.
    Krenar Lleshi pretendon se ai iku nga vendi i tij i shkatërruar nga
    lufta gjashtë vite më parë dhe arriti në Tredegar në Uellsin jugor
    me shokun e tij, Edmond Pone. Që të dy djemtë, atëherë ishin 14 vjeç
    dhe u strehuan nga Julia dhe Steve, të cilët u bënë sikur të ishin
    prindërit e tyre. Ata i ndihmuan shqiptarët që të vendosen në Ebbe
    Vale dhe i futën në një shkollë kishtare. Ky do të ishte vetëm
    fillimi i lumtur si për çiftin dhe dy djemtë azilantë.

    Dashuria, kisha kundra

    Dy ditë më parë, Julia pohoi se ajo po jetonte me Krenarin, por
    refuzoi që të komentonte në lidhje me marrëdhëniet mes tyre. Ajo
    tha: "Unë mendoj se kjo çështje nuk i hyn në punë askujt. Unë as nuk
    po e pohoj e as nuk po e mohoj këtë. Nuk kam se ç'të komentoj". Por,
    Rev Roger Hewett, famulltar i kishës së familjes në fjalë, në
    Blaina, zbuloi se Julia dhe Steve janë ndarë gjashtë muaj më parë.
    Dhe shtoi se çifti i ri është vendosur në një shtëpi me qira në
    Aberdare. Ai në lidhje me dashurinë e tyre tha se "nuk e di se sa
    kohë po ndodh kjo, sepse kjo nuk më ishte pohuar për një kohë të
    gjatë, por Steve dhe Julia më treguan së bashku se çka po ndodhte.
    Julia nuk ka tentuar që ta mbulonte këtë. Lidhja midis tyre duket se
    e ka vënë në siklet njeriun e Zotit, i cili deklaroi: "Nga pozita
    ime si famulltar i kësaj famullije, kjo gjë më fut në një situatë
    mjaft të vështirë dhe është kundër çdo vlere, të cilën e kam afër
    zemrës time. Por është me rëndësi që të mos jem gjyqtar, por të jem
    përkujdesës. Unë nuk pajtohem me ata, por unë ende kujdesem që ata
    të jenë në rregull". Megjithë pakënaqësinë e priftit lokal, Julia
    dhe rrëmbyesi i zemrës së saj, Krenari, ende shkojnë në kishën e
    St.Peter-it dhe Rev Hewett, ku besohet se disa anëtarë të
    komunitetit kanë problem që të pranojnë këtë marrëdhënie.

    Deportimi në vend të azilit

    Ky fillim viti do t'i gjente të dy miqtë shqiptarë në pozita të
    lëkundura, pasi njëri nga ata kishte marrë përgjigje negative për
    aplikimin e azilit. Era e deportimit të tij kishte filluar të
    ndihej. Ndërsa, Krenarit, në muajin janar iu dha leja që të qëndrojë
    në Britaninë e Madhe, pasi kishte jetuar si djalë i çiftit në fjalë.
    Edmondi humbi apelin e tij në prill të vitit të kaluar dhe atij iu
    kërkua që të kthehet në Kosovë, edhe pse u argumentua se shtëpia e
    tij e re ishte Uellsi. Pas humbjes së apelit, i dëshpëruar, atij si
    mbeti gjë tjetër, veçse të shkojë në arrati duke iu ruajtur kapjes
    dhe më pas dëbimit. Çifti që i kishte birësuar do të fillonte një
    betejë e cilësuar si e profilit të lartë, që të mbajnë Edmondin në
    Britaninë e Madhe, përkrahur nga kryepeshkopi i Canterbury-it,
    Dr.Rowan Williams. Ngjarja ka dominuar edicionet e lajmeve në
    televizionet e Uellsit. Ndërsa vetë Julia Gregg tani i duhet veçse
    të mendojë për regjinë, ndoshta të një filmi dokumentar rreth
    lidhjes së saj me "djalin e birësuar", pasi skenari është gati. Vetë
    dashuria e lindur mes tyre.



    White_Angel
    O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndër të bukur!

  2. #2
    E Lirë! Maska e KaLTerSi
    Anëtarësuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    me shume shajme njeri tjetrin se na shajne te tjeret.

    Kjo mund ti ndodhte cdokujt nga cdolloj kombesie Taulant, nuk ke perse ta komentosh si sjellje tipike e shqiptareve.

    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 02-04-2005 më 00:19
    Toleranca, eleksiri i lirisë.

  3. #3
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Gjithsesi çka ka shkruar Kaltersi,personalisht më shpreh dhe mua...



    Ps.White_Angel kam përshtypjen që kjo tema është hapur dhe në një nënforum tjetër (tek Tema e ditës shiko një herë) ...
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 02-04-2005 më 00:19
    .........................

  4. #4
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Citim Postuar më parë nga KaLTerSi
    me shume shajme njeri tjetrin se na shajne te tjeret.

    Kjo mund ti ndodhte cdokujt nga cdolloj kombesie Taulant, nuk ke perse ta komentosh si sjellje tipike e shqiptareve.

    Mund ti ndodhte , dmth te kishte halla ashtu do ishte daje . Gjithmone me kete mentalitet ne mund ti ndodhte , eh me mire syri se nami .

  5. #5
    Mes te tjerash thuhet:

    ..."disa pjestare te komunitetit kane te veshtire te pranojne kete lidhje".
    OK, le te pine nje luge uthull, mbase e pranojne pas kesaj.
    Nga ky "morali" i mases te perzihet stomaku.

    Kjo Julia (or whatever her name is) burrin do ta kishte lene ne mos per djalin shqiptar per nje tjeter.
    Ndryshuar për herë të fundit nga green : 01-04-2005 më 14:02 Arsyeja: korrigjim

  6. #6
    Shife icik ket..timin Maska e miko
    Anëtarësuar
    05-04-2003
    Vendndodhja
    Në botën e çudirave
    Postime
    755
    Citim Postuar më parë nga green
    Kjo Julia (or whatever her name is) burrin do ta kishte lene ne mos me djalin shqiptar me nje tjeter.


    Ç'të bën të jesh kaq e sigurtë për këtë që thua më lart..?

    Me pseudomoralin e masës as unë nuk jam dakort,por aman sikur nuk shkon ta marrësh tjetrin ta rrisësh edhe të të "bëjë" dhe gruan në fund....

    Nejse se do filloni të më thoni që dashuria nuk njeh limite...
    .........................

  7. #7
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Ça fati kan ca e ca mer amani

    dua dhe un nje regjizore ose jo me mire aktore :P
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  8. #8
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Ajo qe me iriton mua dhe qe ju nuk po kuptoni , K.rva te tilla ka plot qe shkojne me cuna shqiptare apo te cdo lloji per te plotesuar epshet a ku di une si ju thone ketyre dhe bravo ju qofte atyre dhe cunave qe bejne qejfin . Por po kalojme nga nje tradite aq e forte mikpritese , kur dikur shqiptari therte dhe djalin per te mbrojtur mikun , ne nje brez te rri qe shkel buken dhe mikpritjen dhe mos kujtoni se ky eshte rasti i vetem ..................... dhe pastaj themi pse nuk na do Evropa .

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga miki_ro
    Ç'të bën të jesh kaq e sigurtë për këtë që thua më lart..?

    Me pseudomoralin e masës as unë nuk jam dakort,por aman sikur nuk shkon ta marrësh tjetrin ta rrisësh edhe të të "bëjë" dhe gruan në fund....

    Nejse se do filloni të më thoni që dashuria nuk njeh limite...
    C'me ben mua te sigurte? Ja thjesht mendoj qe gjerat nuk mund te jene kaq te thjeshta sac i paraqet nje lajm thashethemesh ne gazete.

    Ta marresh tjetrin, ta rrisesh, te beje....pffff sa mbrapa, akoma me keto ne...

    Do t'i kisha pasur inat nese do shkonin me njeri tjetrin fshehurazi. Po kur tradhtojne dhe e thone e i bien drejt-te gjitha palet "shpetojne" edhe u ngelet vetem "to move on". Edhe pse neve lexuesve do te na vinte shume, shume keq qe u ndane...

    nejse, cheers
    Ndryshuar për herë të fundit nga green : 01-04-2005 më 14:18

  10. #10
    ...
    Anëtarësuar
    26-11-2003
    Vendndodhja
    PARIS me Xhej-n jo Lopezin jo :P o mo e mir se Lopezi
    Postime
    1,428
    Si u prishen keta njerez kshu moj aman eee?!


    HOLLAND...

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Regjisorja “love story” me shqiptarin që birësoi
    Nga Shijaksi-London në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-03-2005, 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •