Shalke, nė Berlin pėr Championsin
Bajerni i Mynihut dhe Shalke do tė jenė protagonistėt e fundsezonit nė Gjermani. Bavarezėt shihen si favoritė nga specialistėt. Me fitoret e arritura nė mesjavė nė Kupėn e Gjermanisė, Bajerni dhe Shalke kanė dalė edhe nė finalen e kėsaj veprimtarie, e cila do tė zhvillohet mė 28 maj, nė Berlin. Kjo ndeshje do tė jetė njė javė pas fundit tė Bundesligės.
Shalke i ka fituar tė dyja ndeshjet ndaj Bajernit nė kėtė sezoni, por bavarezėt, kur mbeten edhe pesė javė nga fundi, kryesojnė me gjashtė pikė avantazh kampionatin gjerman. Sot, skuadra e Magatit do tė presė Bohumin nė fushėn e saj, nė njė ndeshje relativisht tė lehtė, ndėrsa Shalke do tė udhėtojė pėr nė Berlin, ku do tė ndeshet me Hertėn e fortė, e cila renditet e katėrta dhe synon njė vend nė Ligėn e Kampioneve sezonin e ardhshėm. Shalke u rikthye te fitorja tė martėn nė kupė, pas penalltive nė gjysmėfinale ndaj Verderit, dhe la kėshtu pas shpine dy humbjet radhazi tė pėsuara nė kampionat, ndaj Shtutgartit dhe Hamburgut.
Nga ana tjetėr, Bajerni fitoi 0-2 nė Bielefeld. Trajneri i Shalkes, Ralf Rangnik, deklaroi: "Morali ynė ėshtė ngritur pas kėsaj fitoreje me 11-metėrsha ndaj Verderit. Treguam se dimė tė dalim nga ky moment i vėshtirė dhe se e meritojmė vendin e dytė nė kampionat. Tani duhet ta ruajmė kėtė pozicion dhe tė bėjmė kujdes nė ndeshjet e mbetura. Kanė mbetur edhe shumė pengesa pėr tė kaluar dhe asgjė nuk ėshtė vendosur pėrfundimisht." Duket qartė se futbollistėt dhe drejtuesit e Shalkes, mė shumė se nė njė luftė pėr tė arritur Bajernin kryesues, do tė pėrqendrohen nė detyrėn e re qė i kanė vėnė vetes: mbrojtjen e vendin e dytė.
Vend qė do t'i jepte mundėsi skuadrės nga Gelsenkirshi, tė merrte pjesė nė Ligėn e Kampioneve sezonin e ardhshėm, njė frymėmarrje nė aspektin financiar pėr klubin. Portieri dhe njėkohėsisht kapiteni i kėsaj skuadre, Frenk Rost, u shpreh: "Do tė ishte shumė e rrezikshme nga ana jonė tė mendonim pėr titullin kampion. Duhet tė pėrqendrohemi te ndeshja e radhės nė Berlin. Na pret njė takim vendimtar pėr Ligėn e Kampioneve dhe mund tė jemi tė lodhur pas 120 minutave tė luajtura nė mesjavė ndaj Verderit. Herta ėshtė vetėm gjashtė pikė larg nesh dhe Shtutgarti mund tė na marrė vendin e dytė nė rast humbjeje. Duhet tė pėrqendrohemi vetėm te Championsi."
Edhe Herta e Berlinit ėshtė duke pretenduar pėr njė vend nė Ligėn e Kampioneve. Ajo ndan vendin e katėrt me Verderin, nė kuotėn e 50-tė pikėve, gjashtė mė pak se Shalke. Nė vendin e tretė renditet Shtutgarti me 54 pikė. Skuadra e Samerit do tė presė Volfsburgun pa pretendime, nė fushėn e saj, ndėrsa Verderi ka njė transfertė delikate tė dielėn, nė Leverkusen. Edhe Bajernit mund t'i lindin probleme nga Bohumi, skuadėr qė renditet e 16-ta dhe ka nevojė pėr pikė, pėr tė shpresuar nė qėndrimin midis mė tė mirave edhe sezonin e ardhshėm.
Krijoni Kontakt