Close
Faqja 29 prej 37 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 361
  1. #281
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Samp-Lacio, mundėsi pėr hakmarrje historike


    Shaka tė fatit dhe tė kalendarit. Faza finale e kėtij kampionati u jep mundėsi dy skuadrave qė tė hakmerren pėr padrejtėsi qė u janė bėrė nė tė shkuarėn. Kjo vlen pėr Sampin, qė mund ta dėrgojė Bolonjėn nė Serinė B, pasi pikėrisht pas njė barazimi ndaj emilianėve, gjenovezėt ranė nga kategoria e parė nė vitin '99. Dhe tifozėt e Lacios kujtojnė se si gjithnjė, nė '99-n, njė tjetėr vendim i dyshimtė arbitral u kushtoi atyre titullin pikėrisht ndaj Fiorentinės.
    Tifozėt e Lacios, hakmarrjen e tyre, mundėn ta shijonin tė dielėn e kaluar. Nė fakt, barazimi 1?1 qė e katandisi Fiorentinėn nė fundet e renditjes, u karakterizua nga gabimi gjigant i gjyqtarit Rozeti, qė nuk pa njė prekje tė qartė tė topit me dorė nga ana e Zaurit, nė vijėn e portės.

    Njė ditė pas ndeshjes kanė qenė vetė pėrkrahėsit bardhekaltėr, pėrmes emisioneve radiofonike tė kryeqytetit, qė kanė kujtuar njė precedent veēanėrisht tė dėmshėm. Nė kampionatin '98/'99, Fiorentina dhe Lacio po pėrballeshin gjithnjė nė javėn e parafundit: edhe me atė rast pėrfundoi 1?1, rezultat qė u hoqi titullin nga duart bardhekaltėrve dhe nė atė rast pati shumė polemika. U bė fjalė pėr njė faull tė pastėr pėr penallti tė Mirrit ndaj Salasit. Mbrojtėsi vjollcė e rrėzoi nė tokė kiljanin, me njė goditje qė ngjasonte mė shumė me njė veprim karateje sesa futbolli, pėr tė cilėn gjyqtari Treosi e konsideroi si normal. Ky fakt mė pas u bė "gjahu" i preferuar i tė gjithė "moviolistėve" dhe zgjoi shpėrthimet e Serxhio Kranjotit.

    "Treosi nuk pa asgjė, ? kujtuan mbėshtetėsit e Lacios. ? Kėsaj here e kishte radhėn Rozeti dhe kėshtu qė po bėre, edhe do tė pėsosh". Por ka edhe njė tjetėr skuadėr qė mund tė hakmerret tė dielėn. Po nė kampionatin '98/'99, Sampdoria u dėrgua nė B nga Bolonja, pas barazimit 2?2 nė javėn e parafundit. Gjenovezėve, qė ndodheshin ?3 pikė nga e pesta nga fundi, u duhej njė fitore nė "Dall'Ara", por Bolonja, e cila po mundej 1?2, barazoi nė minutėn e 94-t me Ingesonin. Sampi ndeshet kėtė tė diel pikėrisht me Bolonjėn, e cila rrezikon seriozisht tė bjerė nga kategoria, nėse mundet.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #282
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Zauli: Tani shpresoj tė luaj nė Romė

    Lamberto Zauli do tė largohet thuajse me siguri nga Palermo, nė fund tė sezonit, dhe do tė jetė njė lojtar i lirė nė merkato. Ka qenė vetė fantazisti qė ka folur gjatė njė interviste pėr tė ardhmen e tij: "Nė kėtė pikė ka shumė mundėsi qė ta lė klubin siēilian. S'e di se ē'do tė bėj, edhe sepse nė kėtė moment ėshtė e vėshtirė tė kesh shumė kontakte me skuadra tė Serisė A apo B, tė cilat s'e kanė mbylur ende programin sezonal. Unė, - ka pėrfunduar Zauli, - shpresoj tė qėndroj nė kategorinė e parė, do tė mė pėlqente tė luaja nė Romė."

    Papadopulo: Nė Palermo, pėr shpėtimin
    Trajneri bardhekaltėr, Xhuzepe Papadopulo, i pyetur lidhur me ndėrhyrjen e Luēiano Zaurit, i cili nė ndeshjen e sė dielės ndaj Fiorentinės e hoqi topin me dorė nga porta e klubit lacial, ka pėrmendur njė episod tė disfavorshėm qė u ka ndodhur romanėve gjatė kampionatit: "Kjo na ndodhi edhe ne nė Mesinė, me golin qė s'iu quajt Tomazo Rokit, por s'thamė asgjė dhe gjėra tė tilla mund tė ndodhin nė futboll." Trajnerit lacial i vjen keq vetėm qė ekipi i tij s'arriti tė fitonte: "Me tripikėshin do tė kishim festuar shpėtimin, por tani duhet tė shkojmė nė Palermo pėr tė arritur synimin qė i kemi vėnė vetes." Pėr Paolo Di Kanion, ai tha: "Me tė nuk kam asnjė problem, marrėdhėnia jonė ėshtė e sinqertė dhe direkte. Unė kam vepruar gjithnjė pėr tė mirėn e skuadrės".

    Siena, De Kanio: Mendojmė vetėm pėr fitoren
    Temperatura e 90-minutėshit tė fundit, temperatura e shpėtimit, Siena e De Kanios duhet t'i japė goditjen e fundit kėtij kampionati tė vėshtirė ndaj Atalantės, tanimė tė rėnė nga kategoria. Trajneri u duk i qetė: "Do tė mendojmė vetėm tė fitojmė. Asnjė llogari, me tri pikėt si minimum do tė garantojmė ndeshjet shtesė. Bergamaskėt s'do tė na dhurojnė asgjė, ne do tė jemi tė vendosur dhe tė bindur, dhe publiku ynė do tė na ndihmojė."

    Breshia, Kavazin: Do tė luajmė tė qetė
    Alberto Kavazinit i paraqitet pėrpara syve mundėsia e shpėtimit. Njė vit pune qė mund tė pėrmblidhet nė njė ēast tė vetėm nė ndeshjen e sė dielės ndaj Fiorentinės. Trajneri i Breshias ka folur qartė: "Preferoj situatėn time ndaj asaj tė vjollcėve, sepse atyre fitorja s'u mjafton. S'do tė kemi shqetėsime tė asnjė lloji, s'do tė na kushtėzojė fakti qė do tė luajmė nė transfertė. Do tė jetė njė javė shumė e rėndėsishme, tė cilėn do ta pėrballojmė pa frikė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #283
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lajme shkurt nga Seria A

    Lipi: Futbolli ėshtė edhe dinakėri
    "Futbolli ėshtė edhe dinakėri". Edhe Marēelo Lipi jep mendimin e tij mbi episodin e "Olimpikos", duke "e falur" Zaurin, autor tė prekjes sė topit me dorė nė portėn e tij nė ndeshjen Lacio-Fiorentina. Episod qė nuk u pa nga gjyqtari Rozeti. "E vetmja gjė qė e ndiej tė mbėshtes, - tha Lipi nė njė takim me studentė, - ėshtė njė instrument qė shėrben pėr tė shmangur mosdhėnien e njė goli tė vlefshėm, kur topi kalon linjėn e portės. Turneu nė SHBA? Do tė thėrras lojtarė tė rinj, qė deri tani me skuadrat e tyre nuk kanė pasur mundėsinė tė luajnė ndeshje nė veprimtaritė europiane".

    Juvja kampione rigjen Mutunė
    Juventusi, kampion i saposhpallur e Italisė, ka njė tjetėr motiv pėr tė festuar. Dje i ka skaduar pezullimi 7-mujor Adrian Mutusė, pėr pozitivitetin me kokainė. Sulmuesi rumun, i lėnė i lirė nga Ēelsi dhe i blerė menjėherė nga "Zonja" pikėrisht nė momentin mė delikat tė jetės sė tij, mund tė veshė pėr herė tė parė fanellėn bardhezi tė dielėn e ardhshme, nė javėn e fundit tė kampionatit, kundėr Kaljarit. Pėr Mutunė ėshtė fundi i njė ankthi, ndėrsa pėr Juven, njė tjetėr bast i fituar.

    Reali: Asnjė ofertė pėr Ibrahimoviēin
    Reali i Madridit ka pėrgėnjeshtruar pėrmes adresės sė vet nė internet, informacionet e dala nga organe tė ndryshme shtypi, sipas tė cilave klubi i paska afruar njė ofertė 70-milionėshe Juventusit, pėr Zllatan Ibrahimoviēit. Reali i Madridit pohon se nuk ka pasur asnjėherė, direkt ose indirekt, bisedime as me pėrfaqėsues tė suedezit, as me drejtues tė Juventusit.

    Brazili nuk ia lė Adrianon Interit
    Vazhdon gjithnjė e mė shumė gjendja e nderė mes Interit e Brazilit pėr Adrianon. Federata Braziliane e Futbollit i ėshtė pėrgjigjur negativisht, pėrmes njė faksi, klubit zikaltėr, ku kėrkohej tė lihej i lirė sulmuesi pėr grumbullimin pėr Kupėn e Konfederatave, qė nis nga 15-a deri mė 29 qershor nė Gjermani. "Bomberi", nė kėtė aspekt, mund tė luajė vetėm nė finalen e parė tė Kupės sė Italisė, mė 12 qershor, dhe jo nė atė tė kthimit.

    Makinua, sinjale dashurie zikaltėrve
    "Unė tek Interi? Ndoshta". Sytė qė shkėlqejnė para njė rasti tė tillė, janė tė Stefan Makinuasė, aktualisht tek Atalanta, por i kėrkuar edhe nga Palermo: "Nuk kam thėnė asnjėherė se kam marrė oferta nga zikaltrit, - tha nigeriani, - por nėse bisedojnė, do tė them sigurisht "po". Ėndrra ime ėshtė ajo qė tė luaj nė njė skuadėr tė madhe dhe Interi ėshtė padyshim, madje do tė ishte maksimumi".

    Seria A, 5 lojtarė tė pezulluar
    Gjykatėsi sportiv, Laudi, ka dhėnė verdiktet e tij pas javės sė parafundit tė kampionatit italian, ku ka pezulluar 5 lojtarė me njė ndeshje: Bovo (Parma), Ferrari (Roma), Rui Kosta (Milan), Zauli (Palermo) dhe Stankoviē (Inter).
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #284
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Domenek grumbullon Francėn

    Sulmuesi i Liverpulit, Djibril Size, do tė rikthehet nė ekipin kombėtar tė Francės, pas njė kohe tė gjatė mungese. Trajneri Rejmond Domenek e ka grumbulluar lojtarin pėr ndeshjen miqėsore ndaj Hungarisė, nė njė ekip ku nuk luan asnjė lojtar fitues i Kupės sė Botės, pėr herė tė parė nė gjashtė vitet e fundit.

    Miqėsorja e Hungarisė do tė zhvillohet mė 31 maj dhe trajneri Domenek nuk do tė ketė nė dispozicion sulmuesin e dėmtuar, Tieri Henri. Karriera e Piresit nė kombėtare duket se ka marrė fund, pasi nuk ėshtė grumbulluar nė ekip, qė nga tetori i vitit tė kaluar. Kapiteni Patrik Vieira ėshtė lėnė jashtė ekipit, pėr shkak tė martesės sė tij mė 4 qershor.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #285
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mourinjo: Kemi ēdo gjė nėn kontroll


    Trajneri portugez i ekipit tė Ēelsit, Hoze Mourinjo, u shpreh se nuk kishte nevojė tė menjėhershme pėr lojtarė tė rinj, pasi pothuajse tė gjithė lojtarėt e sezonit tė kaluar do tė qėndronin nė "Stemford Bridge" edhe nė sezonin e ardhshėm. "Nuk jam i shqetėsuar pėr merkaton e verės, pasi kemi akoma tė gjithė lojtarėt e ekipit tonė. Ata dėshirojnė tė qėndrojnė kėtu edhe pėr sezonet e ardhshme. Tani ēdo gjė ėshtė nė dorėn tonė," - pėrfundoi Mourinjo. Trajneri portugez, i cili e drejtoi Ēelsin drejt titullit tė parė kampion pas 50 vitesh, deklaroi se do tė donte qė edhe mbrojtėsi Skot Parker tė qėndronte tek ekipi i tij, por kuptonte dėshirėn e lojtarit pėr tė luajtur me shumė takime. 24-vjeēari Parker erdhi te Ēelsi nė janar tė 2004-s, nga ekipi i Ēarltonit. Ai ka luajtur vetėm nė 11 takime, gjatė kėtij sezoni, pas dėmtimit qė e la jashtė fushave pėr katėr muaj.

    "Eshtė normale qė ai kėrkon tė luajė rregullisht. Ai dėshiron tė luajė nė kombėtare dhe e vetmja mėnyrė pėr ta bėrė kėtė, ėshtė aktivizimi nė kampionat. Por nė kėtė moment, Makelele nuk e lėshon lehtė vendin e tij, pasi po kalon njė formė tė shkėlqyer. Nėse ai ėshtė i gatshėm tė presė, aq mė mirė pėr Ēelsin. Por nėse ai nuk ėshtė dakord, mendoj se duhet ta konsiderojmė shitjen e tij," - deklaroi trajneri portugez. Media britanike ka shkruar pėr njė kalim tė mundshėm tė Parkerit drejt ekipit tė Evertonit, i cili ka fituar njė vend nė edicionin e ardhshėm tė Ligės sė Kampioneve. Gjatė njė emisioni televiziv, Mourinjo deklaroi se klubi ishte nė kėrkim tė njė talenti tė ri, nė rolin e mbrojtėsit tė djathtė. Ai u shpreh se Uejn Brixh, i cili theu krahun nė muajin shkurt, nuk do tė ishte i gatshėm nė fillim tė sezonit tė ardhshėm. Nė Spanjė flitet se Ēelsi ėshtė vėnė nė ndjekje tė mbrojtėsit tė ekipit tė Atletikos sė Bilbaos, Asier Del Horno.

    Gjithashtu, Ēelsi ėshtė nė kėrkim tė njė sulmuesi, pas largimit tė Mutusė dhe serbit Mateja Kezhman, i cili nuk mundi tė siguronte njė vend nė formacionin titullar tė ekipit tė drejtuar nga Hoze Mourinjo. Lojtarėt e Ēelsit do tė rikthehen nė Londėr mė 4 korrik, pėr tė filluar trajnimin parasezonal. Trajneri Mourinjo deklaroi se nė sezonin e ardhshėm, motivacioni do tė ishte mė i madh: "Pavarėsisht fitimit tė titullit dhe tė Kupės sė Ligės, nuk mundėm tė siguronim njė vend nė finalen e Stambollit, pasi u eliminuam nga Liverpuli. Sezonin e ardhshėm do tė mundohemi tė mos bėjmė gabimet e kėtij sezoni. Megjithatė, unė e pėrsėris qė jam krenar pėr tė gjithė lojtarėt e ekipit, pasi ata zhvilluan njė sezon fantastik", - pėrfundoi Mourinjo.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #286
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ronaldinjo: Henri, eja te Barēa!

    Ronaldinjo Gauēo pranon: "Tierri Henri ėshtė njė futbollist ideal pėr Barcelonėn." Braziliani mė pas nuk e fsheh dėshirėn e tij pėr tė luajtur pėrkrah sulmuesit francez tė Arsenalit dhe u bėn njė apel drejtuesve tė Barcelonės: "Ēdo skuadėr do tė dėshironte ta kishte Henrinė nė radhėt e saj, pėr kėtė mendoj se francezi duhet marrė sa mė parė. E ftoj atė te Barcelona, duke i premtuar se do tė fitojmė gjithēka. Henri ka njė teknikė tė rrallė dhe ėshtė njė nga sulmuesit mė tė shpejtė. Ka karakteristikat ideale pėr tė luajtur pėrkrah meje dhe Etosė."

    Ronaldinjo e bėn tė ditur dėshirėn e tij: "Sa herė e vlerėsoj njė futbollist si nga mė tė mirėt nė botė, dua qė ai tė luajė me Barēėn. Ne kemi disa kampionė, por ėndėrroj qė njė ditė kjo skuadėr tė jetė e mbushur me futbollistėt mė tė mirė tė planetit." Mė pas, fantazisti brazilian nuk hetizon tė komplimentojė trajnerin Frank Rajkard, i cili, sipas brazilianit ka qenė njė nga faktorėt kryesorė qė ndikuan nė fitoren e titullit nga Barcelona: "Pėr mendimin tim, liria qė i jep ēdo futbollisti pėr tė shprehur aftėsitė e tij gjatė njė ndeshjeje, ėshtė cilėsia mė e rėndėsishme e Rajkardit. Ai nuk nevrikoset asnjėherė, nė rast se sheh njė futbollist tė godasė portėn nga 35 apo 40 metra.

    Pėr kėtė pėrpiqemi t'ia shpėrblejmė besimin qė ka nė aftėsitė tona, duke luajtur si njė skuadėr e vėrtetė. Pa Rajkardin do ta kishim tė vėshtirė tė bėnim njė sezon nė kėtė nivel. Personalisht kam gjetur trajnerin ideal pėr tė shprehur aftėsitė e mia." Nė lidhje me tė ardhmen e kėtij grupi futbollistėsh qė i dha Barcelonės titullin qė i mungonte prej gjashtė vitesh, ish-fantazisti i Paris San Zhermenit u shpreh: "Kuptohet se njė skuadėr si Barcelona e ka tė detyrueshme tė fitojė gjithmonė, pėr kėtė, fitimi i titullit nuk duhet tė na vetėkėnaqė. Kemi njė grup tė ri futbollistėsh dhe vitin e ardhshėm do tė synojmė fitoren e Ligės sė Kampioneve, vetėm kėshtu mund tė futemi nė histori." Nė fund tė deklaratės sė tij, Ronaldinjo komentoi lojėrat olimpike tė vitit 2012. Braziliani ka treguar se ėshtė ende i lidhur me Parisin: "Do tė mė pėlqente qė Parisi tė organizojė Lojėrat Olimpike tė vitit 2012. Zemra ime ėshtė edhe nė atė qytet madhėshtor dhe do tė jem spektakori i parė i kėtij aktiviteti."
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #287
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lajme shkurt nga Primera Division


    12 mijė euro gjobė pėr EtonėSulmuesi i Kamerunit, Samuel Eto, ėshtė gjobitur me 12 mijė euro nga Federata Spanjolle e Futbollit, pas deklaratės sė tij: "Madrid bastard, pėrshėndeti kampionėt", gjatė festės sė titullit nė Barcelonė. Kėtė frazė Eto e tha pėrpara 100 mijė tifozėve nė "Kamp Nou". Gjoba pėr sulmuesin e skuadrės sė Rajkardit mund tė kishte qenė edhe mė e majme, nė rast se Reali do tė kishte kėrkuar dėmshpėrblim, por drejtuesit "merengesė" pranuan faljen publike tė futbollistit. Falje, e cila nuk u duk e mjaftueshme pėr drejtuesit e futbollisit spanjoll.


    Figo kėrkon pėrgjigje nga Reali
    Luis Figo, mesfushori i Realit tė Madridit, ka deklaruar se nuk e ka vendosur ende tė ardhmen e tij dhe se kėrkon sa mė parė shpjegime nga Luksemburgo. 32-vjeēari portugez u shpreh: "Nuk dua tė largohem nga Reali dhe kam dhėnė gjithmonė maksimumin pėr kėtė skuadėr. Janė njerėz tė tjerė ata qė duan largimin tim. Nuk do tė marr asnjė vendim pa pasur njė bisedė me trajnerin Luksemburgo. Pėr atė qė kam dhėnė me Realin, mendoj se e meritoj diēka tė tillė.

    Kasiljas-Real, vėshtirėsohet rinovimi
    Iker Kasiljas duket se do ta ketė mė tė vėshtirė nga ē'mendohej rinovimin e kontratės me Realin e Madridit. Portieri i skuadrės sė Luksemburgos dukej pranė marrėveshjes, por vetė menaxheri i tij, Karvajal, ka deklaruar se bisedimet me Realin pėr rinovimin e kontratės kanė mbetur nė vend. Nga ana tjetėr, drejtuesi Butragenjo u shpreh: "Nuk kemi pėrse tė shqetėsohemi. Ikeri do tė qėndrojė dhe ne duam ta mbajmė. Ky ėshtė thelbi."

    Rikelme, lamtumira me Championsin!?
    Mesfushori argjentinas, Huan Ramon Rikelme, pėrgatitet tė luajė nė Levante, atė qė mund tė jetė ndeshja e fundit e tij me fanellėn e Vilarealit. Vetė futbollisti, kartela e tė cilit i pėrket Barcelonės, u shpreh: "Nuk e kam vendosur ende tė ardhmen time, por e ndiej se tė dielėn do tė jetė ndeshja ime e fundit me fanellėn e Vilarealit. Pėr kėtė do tė pėrpiqem tė ndihmoj skuadrėn nė arritjen e fundit. Ky grup futbollistėsh e meriton njė vend nė Ligėn e Kampioneve."
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #288
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Balak: Kjo finale, pėr tė bėrė "bis"
    Pas dy ditėve pushim, ekipi i Bajernit ka nisur pėrgatitjet pėr finalen e Kupės sė Gjermanisė, e cila do tė zhvillohet ditėn e shtunė nė stadiumin "Olimpik" tė Berlinit. Nė finale, Bajerni do tė ndeshet me ekipin e Shalkes, e cila ka qenė rivalja kryesore pėr titull gjatė kėtij sezoni, nė Bundesligė. Pėrveē mungesave tė Andreas Gėrlitz dhe Tobias Raut, trajneri Feliks Magat do tė ketė tė gjithė lojtarėt e tjerė tė gatshėm pėr ndeshjen ndaj Shalkes. Paolo Guerrero dhe Roi Makai e kanė nisur mė shpejt stėrvitjen, pasi u ėshtė dashur tė rikuperojnė disa dėmtime tė lehta muskulare. Kapiteni Oliver Kahn, i cili doli jashtė fushės nė ndeshjen gjatė Shtutgartit, pėr shkak tė problemit nė stomak, ka konfirmuar se do tė jetė nė finalen e kupės. "Pata njė problem tė lehtė nė stomak, por tani ndihem mirė. Tė dyja ekipet do tė jenė tė ēliruara nga ēdo lloj presioni. Shalke ka arritur tė kualifikohet pėr nė Champions dhe ky ėshtė njė sukses i madh pėr ata.

    Ne fituam titullin dhe kemi fituar nė nėntė takimet e fundit. Logjikisht, tė dyja ekipet kanė besim nė vetevete. Besoj se dy humbjet nė kampionat, tė pėsuara ndaj tyre, do tė jenė njė motivacion mė shumė pėr ekipin tonė. Eshtė e vėrtetė qė ndihemi nėn presion pėr ato dy humbje, por do t'i analizojmė me kujdes tė dyja takimet dhe do tė evitojmė njė humbje tė tretė," - pėrfundoi Kahni. Bajerni e ka fituar kupėn 11 herė, por Kahni u shpreh se ekipi i tij nuk ishte favorit: "Nuk mund tė flasėsh pėr favoritė nė njė finale. Ēdo gjė mund tė ndodhė. Asnjė nga tė dyja ekipet nuk ka asgjė pėr tė humbur." Mesfushori Mikael Balak u shpreh optimist pėr fitimin e trofeut tė dytė tė sezonit. "Mbi ne nuk ka asnjė presion. Kemi fituar titullin, i cili do tė thotė se jemi mė tė fortė se Shalke. Kjo finale ėshtė e rėndėsishme pėr ne, pasi do tė ishte mbyllja mė e mirė pėr kėtė sezon. Ndėrsa Shalke rrezikon tė dalė duarbosh nga ky sezon, kėshtu qė
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #289
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Roma-Kasano, intrigė e vėrtetė

    Franēesko Toti ka nėnshkruar (ose ėshtė gati pėr ta bėrė) praktikisht pėrjetė. Po kėshtu edhe Vinēenco Montela. Dy "xhevahirė" tė ēmueshėm tė "tredhėmbėshit" verdhekuq, qė kanė vendosur tė "martohen" me projektin e Rosela Sensit (vajza e presidentit dhe administratorja e deleguar). Ndėrsa pėr Antonio Kasanon, i vetmi qė ka mbetur pa u sistemuar dhe qė shumė njerėz e shohin gati pėr nisje (ndoshta te Juvja), gjendja duket sikur ka marrė njė tjetėr rrjedhė. Pak pėr njė riafrim tė lojtarit me klubin dhe pak sepse klubi, qė dukej mė shumė i intresuar, Juventusi, nė kohėt e fundit ka frenuar ndaj tij. Kapelo do ta priste krahėhapur, por Moxhi e ka thėnė qartė qė pėr momentin nuk di se "ku ta vendosė", duke e pasur repartin e pėrparuar tė mbipopulluar me lojtarė, me Trezegenė, Del Pieron, Ibrahimoviēin dhe tani rumunin Mutu. Pėr mė shumė, ėshtė pėr t'u parė edhe aspekti ekonomik, duke parė qė Juvja nuk ka ndėr mend tė bėjė ēmendurira nė merkato. Ėshtė pikėrisht faktori ekonomik ai qė ka shkaktuar njė "minidivorc" dhe njė mungesė tė bisedimeve mbi rinovimin mes Kasanos dhe Romės. Sulmuesi 22-vjeēar i paska kėrkuar Romės njė rrogė, nė mos tė njėjtėn, pėrafėrsisht me atė tė kapitenit Franēesko Toti. Por njė "sakrificė" tė ngjashme, arkat e klubit mund ta durojnė vetėm pėr njė lojtar, aq sa Vinēenco Montela, pas rinovimit tė kontratės, pranoi njė reduktim tė rrogės sė tij. Vlera e kartonit tė tij aktualisht shkon rreth 25 milionė euro, por duke qenė brenda kontratės (i skadon mė 2006-n), klubi mund tė bėjė njė ulje tė ofertės (deri mė 15 milionė), pėr tė mos e shitur me ēmimin zero. Ndeshja ėshtė ende pėr t'u luajtur, por pėr momentin asnjė nuk duket se ka ndėr mend tė bėjė lėvizjen e parė.

    Baldini: Antonio? E ardhmja te Juvja
    Gjatė njė deklarate, ish-drejtori sportiv i Romės, Franko Baldini, ėshtė kthyer nė fushė duke folur mbi merkaton: "Kasano? Mund tė them se nėse nuk do tė qėndrojė te Roma, do tė shkojė sigurisht te Juventusi. Montela? Doja ta shisja, pėr tė gabova vlerėsim".
    Sipas disa burimeve tė pakonfirmuara ende, administratorja e deleguar e Romės, Rosela Sensi, paska takuar nė Romė Alesandro Moxhin, djali i Luēiano Moxhit. Tė dy paskan folur mbi programet e ardhshme. Drejtuesi i agjencisė "Gea" duket kandidati numėr njė pėr rolin e drejtorit tė pėrgjithshėm tė Romės.

    Guidolin: Ndihem edhe unė si Kapelo
    Franēesko Guidolin ėshtė bėrė i papėrmbajtshėm. Trajneri i Palermos ėshtė i lumtur pėr fitimin e njė vendi nė Kupėn UEFA dhe duke bėrė shaka e krahason veten me megafituesin Fabio Kapelo. "Mendoj dhe shpresoj qė tė dielėn tė bėhet njė festė e madhe nė "Barbera", - tha trajneri i Palermos. - Kemi marrė shumė nga tifozėt tanė, por besoj se edhe skuadra ka dhėnė shumė. Unė ndihem disi si Kapelo, qė e cilėsoj si trajnerin mė tė mirė. Si ai kam marrė maksimumin e mundshėm. E ardhmja? Nuk ka asgjė tė vendosur".

    Novelino: Shpresojmė ende te Championsi
    Ndoshta Novelino duhet t'i thotė lamtumirė Ligės sė Kampioneve. Tė dielėn ėshtė java e fundit, por Udineze, me njė pikė mė shumė, do tė ketė pėrballė Milanin e lodhur nga finalja e Championsit. "E vlerėsoj ende paraqitjen e skuadrės ndaj Interit, - tha tekniku i Sampit, - por gjatė sezonit kemi luajtur mirė gjithnjė. Sigurisht, ka ende shpresa, edhe pse ne do tė shkojmė tė luajmė nė Bolonjė, e cila duhet tė shpėtojė. Dua tė falėnderoj tifozėt, kanė qenė tė jashtėzakonshėm. Shpresoj qė t'u jap njė kėnaqėsi tė madhe".

    Doraso, gati rikthimi nė Francė
    Vikash Doraso e nisi me kėmbėn e mbarė te Milani, por mė pas ndaloi. Tani mesfushori ėshtė gati tė rikthehet nė Francė. Sipas shtypit vendės, Paris San Zhermeni ėshtė nė gjurmėt e 31-vjeēarit kuqezi, qė mund tė vlerėsojė klubin kryeqytetas pėr tė luajtur mė me rregullsi dhe tė presė njė grumbullim me kombėtaren, nė rast se Franca do tė kualifikohet nė Botėrorin 2006. Kontrata e Dorasosė skadon mė 2006-n, por mund t'i zgjatet nga Milani, pėrndryshe lojtari do tė lihet me ēmimin zero.

    Inter, tentativė pėr anglezin Xherrard
    Pėrpjekja e fundit e Masimo Moratit quhet Stivėn Xherrard. Nė tė vėrtetė nuk ėshtė njė lajm qė padroni zikaltėr e ēmon mesfushorin e Liverpulit dhe tani po nxiton pėr ta sjellė nė skuadėr, duke parė dhe konkurrencėn e Milanit. Ėndrra e Moratit ėshtė ajo pėr ta bashkangjitur nė krah tė Veronit. Nuk ka ende oferta mbi tryezė, por duhet theksuar se 25-vjeēarin anglez e kėrkojnė edhe Ēelsi me Realin e Madridit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #290
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    H.Zaneti: Shumė shpejt, njė dhuratė Moratit


    Masimo Morati pret njė dhuratė nga Interi i tij, e cila, pėrveē Kupės sė Italisė dhe vendit tė tretė pėr njė vend nė Champions, merr pėrmasa tė vogla. Dy objektiva sa pėr tė thėnė se skuadra nuk doli pa gjė nga ky sezon, qė pa dėshtimin nė kampionat pėr titull dhe zhgėnjimin nė Ligėn e Kampioneve. "Por Morati ėshtė vetė futbolli, pasioni, shija e sfidave, pėrkushtimi i ēėshtjes, aftėsia pėr t'u rinisur pas ēdo zhgėnjimi, - i del nė mbrojtje padronit Havier Zaneti. - Ja pse Masimo Morati nuk do tė dorėzohet dhe ja pse ėshtė i destinuar tė rrezikojė herėt a vonė". Kapiteni zikaltėr ėshtė i sigurt teksa flet, duke qenė para sė gjithash "i fundit i Mohikanėve".

    I mbijeturari i ēdo revolucioni, rithemelimi, rinisjeje, pra i vetmi lojtar i Interit qė ka pėrjetuar deri tani ecurinė e bėrė nga padroni. "Vėrtet, kam ardhur kėtu mė 1995-96-n, fushata e parė e blerjeve, e nėnshkruar nga Morati, - kujton argjentinasi. - Isha 20 vjeē dhe isha te Banfieldi, duke kaluar oqeanin pėr tė ardhur nė futbollin italian, njė aventurė qė tė fut ethet. Sapo shkela nė Pinetinė, u ndjeva si nė shtėpi. Nėse do tė mė duhej t'i tregoja ndonjė fėmije se ēfarė ėshtė Interi, do t'i thosha mbi tė gjitha se ėshtė njė familje, njė mjedis i thjeshtė. Unė asnjėherė nuk e kam konsideruar Moratin njė padron, por njė baba. Mė mori kur nuk isha askushi dhe mė ka ndjekur me kėnaqėsi gjithė kėto vite. Pjesa mė e madhe qė kanė pasur fatin tė qėndrojnė tek Interi pėr pak kohė, u gjend para njė njeriu tė shkėlqyer".

    Njė Inter qė nuk ka funksionuar nė fund tė rezultateve. Nga Baxhio, te Batistuta, nga Ronaldo te Adriano, nga Rekoba te Vieri, kanė kaluar shumė kampionė dhe nė stol janė ulur teknikė me famė tė madhe, njerėz qė kanė treguar gjetkė se dinė tė fitojnė. Por kur erdhėn tek Interi, lojtarė dhe trajnerė u shndėrruan nė njė dėshtim tė vėrtetė. Atėherė kritikat u drejtuan nga bosi: tepėr i mirė, njė baba qė vėzhgon, mė shumė sesa edukon. "Ne e dimė qė na ndjek rregullisht, - vazhdon Zaneti. - Nė kėta dhjetė vjet, ne duhej tė kishim fituar dy tituj dhe ndoshta ndonjė kupė prestigjioze, nėse do tė na kishte ecur mirė. Por topi ėshtė i rrumbullakėt, mund tė shkojė sa andej e kėtej dhe duhet tė pranojmė pengesat. Ashtu siē humbėm ndaj Juves nė '98-n, e dinė tė gjithė, sepse, siē na shpėtoi titulli nga duart mė 2002-shin, nuk e dimė as ne qė ishim nė "Olimpiko".

    Nuk ekzistojnė analiza apo shpjegime tė pritshme. Duhet tė shikojmė pėrpara, siē ka bėrė Morati, qė na transmeton gjithnjė si kėtė herė aftėsinė e tij pėr t'u ringritur pas njė goditjeje tė fortė". Po hetohet prej kohėsh mbi llojin e "makinės", qė padroni do t'i japė Manēinit nė merkato. Analiza e rendimentit tė pasur nga Interi nga fundi i nėntorit, deri mė sot, tė ēon nė njė vijueshmėri konfrontuese: ėshtė njė skuadėr prej kreu. Por fillimi i sezonit me hapa tė gabuar dha sinjale krejt ndryshe. Dhe atėherė ē'duhet bėrė? "Unė mund tė them vetėm njė tė sigurtė: Interi i kėtyre viteve, qė kam pėrjetuar unė, nuk u ka afruar trajnerėve tė tij zgjedhjet qė afron kjo organikė, - shpjegon numri 4 i zikaltėrve. - Me pak fjalė, ėshtė mė e plotėsuara, asnjėherė e drejtuar nė kėtė mėnyrė. Pastaj, 54 pikėt e arritura nga ndeshja e fazės sė parė me Juven e deri mė sot, janė njė mesatare pikėsh pėr titull.

    Tė njėjtėn ecuri kanė edhe bardhezinjtė me Milanin. Ne ishim viktima tė njė nisjeje tė gabuar, por kur njė grup ėshtė nė fazė ristrukturimi, mund tė ndodhė". Pra duhet ndėrhyrė me pak riparime? "Ėshtė njė argument delikat qė ia lė me dėshirė trajnerit dhe drejtuesve, - reagon mbrojtėsi i Interit. - Nga ana ime, pasi e kam tėrhequr "karrocėn" pėr kaq vjet, po vdes nga dėshira tė arrij ndonjė objektiv tė rėndėsishėm dhe mendoj se jam tashmė shumė pranė, edhe pse nė mes ėshtė Kupa e Italisė. Duke pasur njė kontratė deri mė 2007-n dhe duke mos qenė mė njė 20-vjeēar, konsiderohem mes mė tė vjetėrve, pėr t'ia ripaguar konkretisht Moratit sakrificat e bėra. Ai mė ka thėnė se kontrata mund tė zgjatet sėrish, nė mėnyrė qė ta mbyll karrierėn kėtu. Dhe unė mendoj ta mbyll siē ėndėrrojnė tė gjithė tifozėt".
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 29 prej 37 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •