Shevēenko: Tifozė, na mbėshtetni!
Sulmuesi ukrainas ka deklaruar pėr tė pėrditshmen italiane "Corriere della Sera": "Do tė doja t'u thosha tė pavendosurve qė ta blinin biletėn pėr nė Stamboll. Tė dashur tifozė, ne luajmė pėr ju dhe kemi nevojė pėr mbėshtetjen tuaj nė kėtė takim. Edhe sepse Milani nuk tradhėton kurrė, ai jep gjithnjė shpirtin." Diēka edhe pėr presidentin Berluskoni: "Me siguri mund t'i dhurojmė njė gėzim tė madh. E dimė se presidenti mezi e pret. Pėr tė, Milani ėshtė njė pjesė e zemrės."
Stam: S'kemi frikė, por do tė jetė e vėshtirė
Ndėrkohė, nė faqet e "La Gazzetta dello Sport" pėrcilleshin fjalėt e Jap Stamit: "Ėshtė e bukur tė luash nė njė stadium tė stėrmbushur, por ajo qė dėgjon kur je nė fushė dhe luan nė finale, ėshtė vetėm zhurma. Pėrqendrohesh dhe s'sheh mė asgjė, ajo qė mund tė urosh nėse mundesh, ėshtė vetėm qė tė shpėrthejė hareja. Ne s'kėrkojmė vetėm lojėn e bukur, sepse emocionet e vėrteta i jep fitorja. Do tė jetė njė finale tepėr e fortė. Ata mbrohen dhe sulmojnė tė gjithė. Do ta kemi tė vėshtirė tė gjejmė hapėsira pėr tė shėnuar, por kjo s'do tė thotė se e kemi tė pamundur tė fitojmė."
Pipo Inzagi: Jemi gati!
Pipo Inzagi ndoshta do tė niset nga stoli, pasi Krespo ėshtė mė nė formė, por ai s'do tė dėgjojė tė flitet pėr njė Milan tė "shterruar". "Jemi 100% tė gatshėm, - garantoi ai. - S'jemi aspak tė lodhur, jemi tė pėrqendruar nė pikėn e duhur. Jemi pėrgatitur nė mėnyrėn mė tė mirė pėr t'u pėrballur me Liverpulin. Ėshtė njė ndeshje tepėr e rėndėsishme pėr ne, do tė japim maksimumin. Mendoj se ndeshja mund tė vendoset nga njė episod.
S.KONDI
Zyrtare, Mejuto Gonzales, gjyqtari
Gjyqtari spanjoll, Mejuto Gonzales, do tė drejtojė finalen e Ligės sė Kampioneve ndėrmjet Milanit dhe Liverpulit, nesėr nė Stamboll. Kėshtu ka vendosur UEFA tė hėnėn. Gjyqtari 40-vjeēar ka gjykuar edhe nė Euro 2004 dhe bėhet spanjolli i tretė qė do tė drejtojė njė finale Championsi. Mejuto Gonzales e ka filluar karrierėn e tij si gjyqtar i FIFA-s, nė vitin 1999, dhe ka gjykuar 57 ndeshje ndėrkombėtare. Ajo e nesėrmja do tė jetė pėr tė e 19-ta nė Ligėn e Kampioneve.
Venger: Liverpuli ėshtė favorit
Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka dhėnė mendimin e tij nė lidhje me ndeshjen finale tė Ligės sė Kampioneve, e cila do tė luhet nesėr nė Stamboll ndėrmjet Milanit dhe Liverpulit: "Personalisht shoh si favorit Liverpulin, sepse mendoj se Milani ka ende pasojat psikologjike tė humbjes sė titullit nė ndeshjen ndaj Juves. Kuqezinjtė nuk kanė arritur tė fitojnė dy ndeshjet e fundit tė rėndėsishme, ndaj Juves dhe PSV-sė. Liverpuli ka shansin mė tė mirė pėr tė pėrfituar dhe besoj se skuadra e Benitezit e ka kuptuar kėtė."
Haman-Liverpul, fundi i pėrkryer?
Duket se finalja e Ligės sė Kampioneve do tė jetė ndeshja e fundit pėr mesfushorin gjerman, Ditmar Haman, me fanellėn e Liverpulit. Nė njė deklaratė pėrpara finale,s ish-mesfushori i Bajernit u shpreh: "Nuk e kam vendosur ende tė ardhmen time, por ka shumė mundėsi qė ajo e Stambollit tė jetė ndeshja ime e fundit me Liverpulin. Kam mundėsinė tė futem nė historinė e kėtij klubi, ashtu si tė gjithė shokėt e mi, nė rast se fitojmė kėtė finale. Do tė ishte njė mbyllje e pėrkryer. Lamtumira me trofeun e Championsit, ėndrra e ēdo futbollisti."
Krijoni Kontakt