Close
Faqja 28 prej 37 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 361
  1. #271
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shevēenko: Tifozė, na mbėshtetni!
    Sulmuesi ukrainas ka deklaruar pėr tė pėrditshmen italiane "Corriere della Sera": "Do tė doja t'u thosha tė pavendosurve qė ta blinin biletėn pėr nė Stamboll. Tė dashur tifozė, ne luajmė pėr ju dhe kemi nevojė pėr mbėshtetjen tuaj nė kėtė takim. Edhe sepse Milani nuk tradhėton kurrė, ai jep gjithnjė shpirtin." Diēka edhe pėr presidentin Berluskoni: "Me siguri mund t'i dhurojmė njė gėzim tė madh. E dimė se presidenti mezi e pret. Pėr tė, Milani ėshtė njė pjesė e zemrės."

    Stam: S'kemi frikė, por do tė jetė e vėshtirė
    Ndėrkohė, nė faqet e "La Gazzetta dello Sport" pėrcilleshin fjalėt e Jap Stamit: "Ėshtė e bukur tė luash nė njė stadium tė stėrmbushur, por ajo qė dėgjon kur je nė fushė dhe luan nė finale, ėshtė vetėm zhurma. Pėrqendrohesh dhe s'sheh mė asgjė, ajo qė mund tė urosh nėse mundesh, ėshtė vetėm qė tė shpėrthejė hareja. Ne s'kėrkojmė vetėm lojėn e bukur, sepse emocionet e vėrteta i jep fitorja. Do tė jetė njė finale tepėr e fortė. Ata mbrohen dhe sulmojnė tė gjithė. Do ta kemi tė vėshtirė tė gjejmė hapėsira pėr tė shėnuar, por kjo s'do tė thotė se e kemi tė pamundur tė fitojmė."

    Pipo Inzagi: Jemi gati!
    Pipo Inzagi ndoshta do tė niset nga stoli, pasi Krespo ėshtė mė nė formė, por ai s'do tė dėgjojė tė flitet pėr njė Milan tė "shterruar". "Jemi 100% tė gatshėm, - garantoi ai. - S'jemi aspak tė lodhur, jemi tė pėrqendruar nė pikėn e duhur. Jemi pėrgatitur nė mėnyrėn mė tė mirė pėr t'u pėrballur me Liverpulin. Ėshtė njė ndeshje tepėr e rėndėsishme pėr ne, do tė japim maksimumin. Mendoj se ndeshja mund tė vendoset nga njė episod.
    S.KONDI

    Zyrtare, Mejuto Gonzales, gjyqtari
    Gjyqtari spanjoll, Mejuto Gonzales, do tė drejtojė finalen e Ligės sė Kampioneve ndėrmjet Milanit dhe Liverpulit, nesėr nė Stamboll. Kėshtu ka vendosur UEFA tė hėnėn. Gjyqtari 40-vjeēar ka gjykuar edhe nė Euro 2004 dhe bėhet spanjolli i tretė qė do tė drejtojė njė finale Championsi. Mejuto Gonzales e ka filluar karrierėn e tij si gjyqtar i FIFA-s, nė vitin 1999, dhe ka gjykuar 57 ndeshje ndėrkombėtare. Ajo e nesėrmja do tė jetė pėr tė e 19-ta nė Ligėn e Kampioneve.

    Venger: Liverpuli ėshtė favorit
    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka dhėnė mendimin e tij nė lidhje me ndeshjen finale tė Ligės sė Kampioneve, e cila do tė luhet nesėr nė Stamboll ndėrmjet Milanit dhe Liverpulit: "Personalisht shoh si favorit Liverpulin, sepse mendoj se Milani ka ende pasojat psikologjike tė humbjes sė titullit nė ndeshjen ndaj Juves. Kuqezinjtė nuk kanė arritur tė fitojnė dy ndeshjet e fundit tė rėndėsishme, ndaj Juves dhe PSV-sė. Liverpuli ka shansin mė tė mirė pėr tė pėrfituar dhe besoj se skuadra e Benitezit e ka kuptuar kėtė."

    Haman-Liverpul, fundi i pėrkryer?
    Duket se finalja e Ligės sė Kampioneve do tė jetė ndeshja e fundit pėr mesfushorin gjerman, Ditmar Haman, me fanellėn e Liverpulit. Nė njė deklaratė pėrpara finale,s ish-mesfushori i Bajernit u shpreh: "Nuk e kam vendosur ende tė ardhmen time, por ka shumė mundėsi qė ajo e Stambollit tė jetė ndeshja ime e fundit me Liverpulin. Kam mundėsinė tė futem nė historinė e kėtij klubi, ashtu si tė gjithė shokėt e mi, nė rast se fitojmė kėtė finale. Do tė ishte njė mbyllje e pėrkryer. Lamtumira me trofeun e Championsit, ėndrra e ēdo futbollisti."
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #272
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Barcelona, 30 milionė euro pėr Ferdinandin

    Presidenti i ekipit tė Barcelonės, Joan Laporta, kėrkon tė sjellė nė "Kamp Nou" mbrojtėsin e ekipit tė Manēesterit, Rio Ferdinandin. Interesimi i katalanasve pėr Ferdinandin ka ardhur pas refuzimit tė klubit anglez, pėr t'ia rritur pagėn lojtarit, i cili nuk ka firmosur akoma rinovimin e kontratės sė tij. Ferdinandi ka edhe dy vjet tė mbetura nė kontratė dhe agjenti i tij, Pini Zahavi, ka kėrkuar njė rritje tė pagės deri nė 125.000 stėrlina nė javė. Kjo gjė do ta bėnte Ferdinandin mbrojtėsin mė tė paguar nė botė. Por drejtuesit e Junajtidit kanė deklaruar se nuk do tė ketė asnjė rritje tė pagės sė lojtarėve aktualė. Ferdinandi erdhi te Manēesteri nė vitin 2002, nga ekipi i Lidsit, dhe u pėrball me njė pezullim 9-mujor, pasi refuzoi t'i nėnshtrohej testit antidoping. Gjithashtu, gjatė muajit tė kaluar, Rio Ferdinand u pa nė njė lokal tė Londrės me drejtorin e pėrgjithshėm tė Ēelsit, Piter Kenionin, dhe tashmė nuk ėshtė mė njė nga lojtarėt e preferuar tė tifozerisė sė "Djajve tė kuq". Trajneri Aleks Ferguson i kishte kėrkuar mbrojtėsit tė kombėtares angleze ta firmoste sa mė shpejt kontratėn e tij tė re me klubin, por kjo nuk ka ndodhur ende. Tani, pas fitimit tė titullit nė Primera Divizion, Barēa ka shprehur interes ndaj mbrojtėsit 27-vjeēar, duke pėrfituar edhe nga mosmarrėveshjet nė "Old Traford". Presidenti Laporta deklaroi:

    "Ferdinandi ėshtė njė nga mbrojtėsit mė tė mirė nė botė. Ardhja e tij nė "Kam Nou" do tė zgjidhte shumė probleme nė mbrojtjen tonė. Nuk kemi folur akoma me Manēesterin ose me lojtarin, por nėse ai ka ndėr mend tė largohet, do tė ishim tė gatshėm ta sillnim kėtu. Bėmė njė sezon tė shkėlqyer, por nė Champions vuajtėm presionin e kundėrshtarėve nė mbrojtje. Kėtė vit nuk kemi ndėr mend tė bėjmė tė njėjtat gabime si nė ndeshjen ndaj Ēelsit," - pėrfundoi Laporta. Barcelona ėshtė e gatshme tė ofrojė deri nė 30 milionė euro pėr mbrojtėsin anglez. Kjo shifėr ėshtė e njėjtė me atė qė shpenzoi Manēesteri pėr tė marrė Ferdinadin nga Lidsi, tre vjet mė parė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #273
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lajme shkurt nga Primera Division

    Ouen kėmbėngul: Nuk iki nga Reali
    Sulmuesi i Realit, Majkėll Ouen, duket i vendosur nė zgjedhjen e tij pėr tė luajtur edhe sezonin e ardhshėm me Realin e Madridit. Pavarėsisht nga zėrat e shumta tė merkatos qė janė ngritur nė lidhje me tė, sulmuesi britanik deklaroi: "Nuk do tė largohem nga Reali. Kam njė kontratė pėr tė respektuar me kėtė klub dhe kam ndėr mend ta respektoj. Nė Madrid kam gjetur gjithēka qė kėrkoja dhe jam optimist pėr sezonin e ardhshėm. Nuk shoh asnjė arsye pėr t'u larguar."

    Kuper: E meritojmė Primerėn
    Trajneri i Majorkės, Hektor Kuper, ia ka dalė mbanė. Pėr herė tė parė, njė javė nga fundi i kampionatit, skuadra ishullore ėshtė njė vend lart skuadrave qė sezonin e ardhshėm do tė bien nga kategoria. Pas fitores 0-3 nė La Korunja dhe barazimit tė Levantes 0-0 me Valencian, Majorka ka njė pikė avantazh ndaj Levantes, kur duhen edhe 90 minuta nga fundi i Primera Divizionit. "Nė njė muaj kemi rikuperuar 10 pikė ndaj Levantes. Kemi bėrė njė punė tė mrekullueshme dhe e meritojmė qėndrimin midis mė tė mirėve."
    E.LUBANI

    Baraha-Ksavi, pushime tė parakohshme
    Ruben Baraha, mesfushori i Valencias, nuk do tė ketė mundėsinė tė luajė nė ndeshjen e fundit tė kampionatit ndaj Osasunės, pėr shkak tė njė dėmtimi tė pėsuar tė dielėn nė Levante. Tė njėjtin fat do tė ketė edhe mesfushori i Barcelonės, Ksavi. Katalanasi ėshtė dėmtuar ndaj Vilarealit. Spanja humbet kėshtu dy titullarėt e mesfushės nė prag tė ndeshjeve pėr eliminatoret e kampionatit botėror, ndaj Lituanisė dhe Bosnjės.

    Rud Gulit largohet nga Fejėnordi
    Rud Gulit ėshtė larguar nga posti i tij si trajner i Fejėnordit. Divorcin e ish-futbollistit tė famshėm me skuadrėn holandeze e ka bėrė tė ditur njė radio e Roterdamit, nė orėt e para tė ditės sė hėnė. Nėn drejtimin e Gulitit, Fejėnordi e mbylli kampionatin jashtė zonės Champions, nė vend tė katėrt, me 25 pikė disavantazh ndaj PSV Eindhovenit. Guliti mė parė ka qenė trajner i Ēelsit dhe Njukasėllit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #274
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Magat: Santa Kruz, nė planet e mia


    Trajneri i ekipit tė Bajernit tė Mynihut, Feliks Magat, deklaroi se sulmuesi Roke Santa Kruz do tė qėndrojė tek ekipi kampion i Bundesligės, edhe nė sezonin e ardhshėm. Pas njė sezoni tė mbushur me dėmtime, u fol pėr njė largim tė mundshėm tė paraguajanit, por Magati u shpreh se Kruzi ishte nė planet e klubit dhe nuk do tė largohej. "Kam nevojė pėr praninė e tij nė ekip, pėr sezonin e ardhshėm. Ai ka njė potencial tė madh dhe konkurron pėr njė vend titullari, bashkė me Makain dhe Pizarron," - pėrfundoi trajneri bavarez.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #275
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Juventus: Nė merkato, blerje me karar


    Njė ditė pas festės pėr titullin e 28-tė, Fabio Kapelo mendon pėr tė ardhmen e tij ("Nuk mendoj pėr daljen nė pension, mė pėlqen tė vihem nė diskutim") dhe tė Juves: "Ėshtė e drejtė t'i kemi parasysh llogaritė, e kemi bilancin thuajse tė barabartė me vjet dhe do tė pėrpiqemi tė marrim lojtarė qė tė jenė nė gjendje ta pėrmirėsojnė skuadrėn. Ne mendojmė qė tani pėr objektivat e ardhshme. Del Piero? Zėvendėsimet janė zgjedhje qė njė trajner duhet tė ketė guximin tė bėjė." Krahasimi me Xhiovani Trapatonin e nderon Fabio Kapelon: "Do tė bėj si Trapatoni, do tė rivihem nė diskutim. Shija e jetės ėshtė pikėrisht tė dish tė rivihesh nė diskutim, sikurse bėn Xhiovani. Atė dua ta pėrgėzoj pėrzemėrsisht, sepse tė shkosh tė rrezikosh imazhin tėnd jashtė vendit, s'ėshtė e lehtė. Ėshtė njė mision i vėshtirė, tė fitosh jashtė shtetit, ėshtė mė e vėshtirė se nė Itali." Trajneri bardhezi ka cilėsuar ndeshjen e "Olimpikos" tė fituar ndaj Lacios, me njė gol tė Nedvedit nė fund, si ndeshjen kyē pėr titull dhe ka pranuar superioritetin e organikės sė Milanit, tė paktėn nė letėr. "Nė letėr Milani kishte njė organikė mė tė gjerė, - ka shpjeguar Kapelo, - dhe me emra tė mėdhenj. Ne u pėrgjigjėm me emra mė pak tė rėndėsishėm, por me shumė vullnet. Nė fakt, e rėndėsishme ėshtė tė mos dorėzohesh kurrė dhe tė mos demoralizohesh. Ne besuam dhe pika kyēe ishte fitorja ndaj Lacios, thelbėsore pėr renditjen dhe pėr moralin. Pėrkushtimi dhe grupi janė thelbėsorė pėr tė arritur rezultate."

    Asnjė dyshim pėr atė qė ka qenė blerja mė e arrirė nė merkto, pėrsa i takon raportit ēmim/rendiment. "Blerja mė e bukur ka qenė ajo e Ibrahimoviēit, blerja dhe shlyerja e tij brenda 5 vjetėve ėshtė diēka e pabesueshme. Kanavaro, Emerson dhe Ibra kanė qenė ndėrthurjet qė i kanė mundėsuar kėsaj skuadre tė bėjė hovin cilėsor pėrpara, sepse janė lojtarė tė medhenj. Mė pas, tė mos harrojmė "gardėn e vjetėr": Pesoto ėshtė simboli i bashkimit mes sė resė dhe sė vjetrės, njė lojtar serioz dhe gjithnjė i pranishėm, ai ka qenė i zoti dhe i kujdesshėm edhe nė grup, ēka ėshtė diēka plus."
    I pashmangshėm diskutimi pėr Del Pieron, tė cilin Kapelo e ka pėrgėzuar pėr shembullin e sportivitetit qė ka treguar gjithnjė nė fushė. "Sikurse i ndodh shumėkujt, Del Piero pati momente tė mira dhe tė dobėta forme, ? tha tekniku. ?

    Trajneri duhet tė ketė guximin tė bėjė disa zgjedhje qė mund tė bien ndesh me dėshirėn e njė shkalle tė gjerė, por qė sjellin rezultate. Zėvendėsimet i kam kryer kur kam pasur nė stol lojtarė qė mund tė jepnin mė shumė se ai. Tė dielėn do tė jetė nė fushė. Del Piero dha njė shembull tė madh, duke mos simuluar njė shuplakė si njė "knock-down". Tė njėjtėn gjė bėri edhe Turami kur u godit me njė grusht. Ne nuk simulojmė, por qėndrojmė nė kėmbė pėr tė bėrė tė mundur qė ndeshjet tė pėrfundojnė nė mėnyrė tė rregullt." Heshtja pėr shtyp rezultoi efikase dhe e ndihmoi skuadrėn nė fazėn e fundit tė sezonit. "Ishte njė sinjal se ishim tė zemėruar, - ka thėnė trajneri i Juves. - Pėr tė mos shkaktuar polemika dhe pėr t'u pėrqendruar, u larguam nga vėmendja dhe mundėm tė punonim qetėsisht. Ndoshta sponsorėve mund t'u ketė mbetur pakėz qejfi, por tė dielėn ua plotėsuam sėrish dėshirėn."
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #276
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Roberto Betega tani mendon pėr tė ardhmen: "Kemi njė detyrim ndaj avokatit pėr atė batutė tė tijėn pėr yllin e tretė." Juventusi celebron titullin nr. 28, por ėndėrron Europėn dhe shifra tė tjera rekordesh. Zv.presidenti bardhezi, gjatė njė interviste, shpjegoi: "Suksesin e sivjetėm ia kushtojmė doktor Umbertos, por ka edhe tė tjerė. Ne qė tani qė kemi 2 yje, jemi ndryshe nga tė tjerėt dhe po tė qėndisnim mbi gjoks edhe njė tjetėr yll, do tė bėheshim me tė vėrtetė shumė superiorė." Sivjet Juventusi ka gabuar vetėm njė herė, duke paguar me eliminimin nga Liga e Kampioneve: "Do tė pėrpiqemi ta ndreqim sa mė parė tė jetė e mundur kėtė rrėshkitje kėmbe nė Europė, - shpjegoi Betega. - Por pa e lėnė kurrė pas dore kampionatin."

    Lamtumira e Protit: Krenar pėr Livornon
    Igor Proti i jep lamtumirėn futbollit. Kėtė e bėri nė pasarelėn prestigjioze tė Juves kampione, me njė gol qė e ndezi publikun. "Nuk e prisja njė pėrshėndetje kaq tė ngrohtė, ? pohoi sulmuesi 38-vjeēar. ? Do tė krenohem gjithė jetėn pėr kėtė. "Topi i artė" i tifozėve pėr mua dhe Lukarelin? Ishte njė shaka tipike "alla'livorneze". Edhe pse s'ėshtė "Topi i artė" i vėrtetė pėr ne, vlen shumė mė tepėr. Ne dy, lojtarė-tifozė? Vetėm ai qė do ta ketė fatin ta veshė kėtė fanellė do ta kuptojė. Skuadra ka njė traditė tė madhe dhe, mbi tė gjitha, njerėzit dhe pasioni i tyre janė motori i vėrtetė i klubit."

    Inter, Manēini do Xhilardinon
    Tani mosmarrėveshjet mes Manēinit dhe Adrianos e kanė njė shpjegim. Nė mes tė tyre do tė kishte njė histori xhelozie. Me sa duket, trajnerit tė Interit i ka hyrė nė zemėr Alberto Xhilardino. Golashėnuesi i Parmės i ka magjepsur sėrish tė gjithė, me njė tjetėr sezon fantastik. Trajneri nga Jesi mendon se parmensi mund t'u pėrshtatet mė mirė skemave tė tij dhe pėr mė tepėr qė Morati ka nė dorė njė mundėsi konkrete pėr t'i bėrė njė shaka pa kripė Milanit pėr Xhilėn.

    Emerson: Nuk mė intereson Real Madridi
    Tė gjithė thoshin se ishte i Real Madridit. Braziliani i Juves u duk se do tė shkonte ta mbyllte karrierėn me yjet e "merengesėve" tė qėndisura mbi fanellė, por mė pas Moxhi pėrgėnjeshtroi gjithēka dhe tani ka qenė edhe vetė mesfushori qė e ka mohuar kategorikisht kėtė mundėsi. "Pėr Realin s'mė intereson asgjė, jam i Juves dhe do tė qėndroj kėtu. Unė kam njė kontratė me klubin bardhezi, tė cilėn kam ndėr mend ta respektoj."

    Moxhi: Te Juvja s'ka vend pėr Kasanon
    Moxhi thotė se s'do tė vijė, ēka do tė thotė se e ka blerė. Por, duke e lėnė veēmas ironinė, drejtori i pėrgjithshėm bardhezi, i ftuar nė njė emision televiziv, i ka mbyllur dyert blerjes sė Antonio Kasanos. "Kemi sulmin dhe mbrojtjen mė tė mirė, - tha ai, - do ta kemi tė vėshtirė tė integrojmė lojtarė tė rinj. Kasano ėshtė njė prej sulmuesve mė tė mirė nė qarkullim, por s'do tė vijė te Juvja pėr dy arsye. E para, sepse jam i bindur se s'do tė lėvizė nga Roma. E dyta, sepse nuk e di se si mund ta pėrfshinim nė njė sulm plot kampionė."

    Kanavaro: Ėndėrroj ta mbyll te Napoli
    Ėndrra e Fabio Kanavaros ėshtė qė ta mbyllė karrierėn nė Napolin e tij tė dashur. Mbrojtėsi i Juventusit, nė rastin e prezantimit tė "Ēiro Ferrara Goodbye Foootball", i ka lėnė dyert e hapura mbi rikthimin e tij: "Objektivi dhe ėndrra e tė gjithė napoletanėve, ėshtė ajo qė tė vesh fanellėn e Napolit, - tha mbrojtėsi i Juventusit, - por pėr fat tė keq, unė nuk kam qenė nė Napoli nė momentin kur gjėrat po fillonin tė shkonin keq. Shpresoj qė ky klub ta rimarrė veten shpejt. Tė shohim, ndoshta pas disa vjetėsh mund tė kthehem
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #277
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Dela Vale: Ky qytet s'e meriton rėnien


    Hidhėrimi nė fund tė ndeshjes u shpreh dhe nga presidenti i toskanėve, Andrea Dela Vale, i cili la tė kuptohet se klubi po paguan disa pėrplasje politike: "Tė themi se nėse do tė ktheheshim sėrish pas, nuk do tė bėnim gjėra tė tilla. Kemi mėsuar shumė gjėra nga ky sezon. Shpresoj qė nė fund tė sigurojmė qėndrimin. Dhe mė pas, nė sezonin tjetėr, ne do ta ndryshonim shumė mėnyrėn e sjelljes. Sot nuk jam i mėrzitur, por i hidhėruar pėr atė qė i ndodhi Fiorentinės qė nga muaji janar. Momente qė nuk u panė nga arbitrat, duke filluar nė ndeshjen e parė mė Lacion dhe duke pėrfunduar nė ndeshjen tjetėr, po me Lacion. Janė disa lojtarė tė rinj nė dhomat e zhveshjes qė po qajnė. Nuk ėshtė e drejtė qė kjo skuadėr dhe ky qytet tė shkojnė kėshtu nė Serinė B."

    Lacio, Sivilja: Meritoj konfirmimin
    "Jam i gėzuar mbi tė gjitha se shpėtimi ėshtė akoma mė afėr". Kėshtu, Sebastiano Sivilja komentoi barazimin 1-1 tė arritur nė shtėpi ndaj Fiorentinės, falė golit tė tij me kokė. "Sigurisht, - vazhdoi mbrojtėsi, - shėnimi i golit ishte njė gėzim mė shumė. Personalisht mendoj se kam treguar qė e kam veshur me dinjitet bluzėn e Lacios dhe shpresoj qė tė konfirmohem dhe vitin tjetėr."

    Mesina: Janagisava, edhe 3 vjet kontratė
    Nė afėrsi tė firmosjes sė kontratės midis Universitetit tė Mesinės dhe Momojamės, presidenti i verdhekuqve, Pietro Franxa, deklaroi se Janagisava do ta zgjasė kontratėn e tij edhe pėr tri vite tė tjera. Firma e lojtarit do tė vijė sė shpejti dhe pėr mė tepėr ėshtė deklaruar ardhja e presidentit tė Kashima Antlers nė Mesinė
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #278
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ronaldinjo: Paratė nuk ndikojnė nė ecurinė time


    Barcelona po pėrpiqet tė blindojė Ronaldinjon, duke i ofruar njė kontratė dhjetėvjeēare, nga e cila do tė pėrfitojė 130 milionė euro nė ēdo kampionat. Kjo, pasi dėshira e Rajkardit dhe ndihmėsit tė tij, Tksiki Begiristain, ėshtė qė ta mbajnė sa mė gjatė brazilianin nė radhėt e skuadėr katalanase. Ndėrkohė, vetė Ronaldinjo ka luajtur ndaj Vilarealit ndeshjen e fundit nė kėtė kampionat, sepse pėr shkak tė kartonit tė verdhė tė marrė, nuk mund tė luajė nė ndeshjen e fundit tė kampionatit spanjoll, nė San Sebastian, ndaj Sociedadit. Pas stėrvitjes sė djeshme, braziliani u shpreh:

    "Jam shumė i lumtur te Barcelona. Ndihem mirė dhe ėshtė e qartė qė do tė mė pėlqente tė qėndroja edhe mė tej nė "Kamp Nou". Mė mbeten edhe tre vjet kontratė dhe mė pas, se ē'do tė ndodhė, do ta tregojė koha. Gjithsesi, jam i hapur pėr tė filluar bisedimet pėr rinovimin e kontratės, edhe pse paraja nuk ndikon nė rendimentin tim. Nuk ka rėndėsi nėse paguhem 1 apo 10 milionė euro, kur zbres nė fushėn e lojės. Unė mendoj vetėm pėr futbollin e luajtur, ndėrsa me tė tjerat merret im vėlla, Roberto." Mė pas, kur i ėshtė dashur tė komentojė ofertėn e Barcelonės, e cila ishte 130 milionė euro pėr dhjetė vitet e ardhshme, fantazisti brazilian u shpreh: "Rinovimin e kontratės do ta pranonte ēdo futbollist qė po luan mirė dhe ndihet mirė nė skuadrėn qė ėshtė. Kėshtu besoj se do tė ndodhė edhe me mua. Jam ende i ri dhe titulli i sivjetshėm me ka shtuar urinė pėr suksese tė tjera. Kam shumė objektiva deri nė fund tė karrierės sime dhe mendoj se Barcelona ėshtė skuadra ideale, tek e cila mund tė bazohem pėr t'i realizuar ato. 130 milionė euro?

    E thashė edhe mė parė. Pėr mua nuk kanė rėndėsi paratė, por vetėm numri i golave dhe asisteve gjatė njė ndeshjeje. Me kėtė mentalitet kam filluar tė luaj futboll dhe kėshtu do tė vazhdoj." Pra duket se aspektin ekonomik tė karrierės sė tij, Ronaldinjo e ka lėnė nė duart e tė vėllait Roberto dhe i ėshtė pėrkushtuar vetėm futbollit tė luajtur. Pėr kėtė, braziliani nuk heziton tė bėjė tė ditur objektivat qė i ka vėnė vetes, sezonin e ardhshėm: "Dua tė bėj njė vit tė mirė me Barcelonėn, ku synoj Ligėn e Kampioneve. Por ndryshe nga ky sezon, vitin e ardhshėm mė duhet tė mendoj edhe pėr Brazilin, pasi kam edhe njė kampionat botėror, tė cilin duhet ta fitoj medoemos. Pra, vitit 2006 do tė jetė viti i sė vėrtetės. Kam mundėsinė tė fitoj gjithēka, por duhet tė tregohem i kujdesshėm dhe tė luaj pėrtej mundėsive tė mia pėr t'ia dalė mbanė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #279
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Van Nistėlroi: Unė, fajtori disfatės me Arsenalin

    Sulmuesi holandez i ekipit tė Manēesterit, Rud Van Nistėlroi, pranoi se ishte shkaktari kryesor i humbjes sė "Djajve tė kuq" nė finalen e Kupės sė Anglisė, ndaj Arsenalit. Holandezi pohoi se dėmtimi nė kavilje e kishte kushtėzuar shumė performancėn e tij gjatė kėtij sezoni. Nė dy muajt e fundit, Van Nistėlroi ka shėnuar vetėm katėr gola pėr ekipin e Manēesterit. "Pėrpara se tė dėmtohesha, arrija tė shėnoja normalisht. Por qė kur u riktheva, kam kuptuar qė shėnimi i golave nuk ėshtė mė aq i lehtė. Tė shėnosh shpesh, ėshtė thelbėsore pėr njė sulmues, por tė shėnosh rregullisht nė ēdo ndeshje, ashtu siē bėra unė nė sezonin e kaluar, ėshtė diēka shumė e vėshtirė," - deklaroi sulmuesi holandez.

    Van Nistėlroi shėnoi 30 gola pėr ekipin e Manēesterit nė sezonin e kaluar, por gjatė kėtij sezoni ai ka arritur tė shėnojė vetėm 16. Rastet e shumta tė humbura nga holandezi, nė ndeshjen ndaj Arsenalit, i kushtuan kupėn ekipit tė Manēesterit, i cili humbi pas gjuajtjeve tė 11-metėrshave. "Nuk ka qenė njė sezon i mirė pėr mua dhe Manēesterin. Kemi arritur tė shėnojmė shumė pak gola dhe sigurisht qė unė jam pėrgjegjės pėr kėtė. Humbja nė finalen e kupės e ka lėnė Manēesterin pa asnjė trofe gjatė kėtij sezoni. Holandezi pranoi se ekipi i tij duhet tė pėrmirėsohej shumė, nėse kėrkon tė rivalizojė ekipin kampion tė Ēelsit. "Ēelsi luajti shumė mė mirė se ne, gjatė kėtij sezoni. Ata zhvilluan njė kampionat pothuajse tė pėrkryer dhe e merituan plotėsisht fitimin e titullit", - pėrfundoi Van Nistėlroi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #280
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Roma-Toti, bashkė deri mė 2011-n


    E ardhmja e Totit mendohet tė vazhdojė sėrish nė Romė. Nė fakt, pas disa muajsh plot zėra dhe takimesh tė shtyra, ditėn e hėnė ai do ta kishte zgjatur deri mė 2011-n kontratėn qė e lidh me klubin verdhekuq, pėr njė shifėr qė do tė sillej rreth 5 milionė e 800 mijė eurove "kesh" nė sezon. Lajmėrimi i pėrzgjatjes pritet tė bėhet i ditur tė dielėn, nė javėn e fundit tė kampionatit, me rastin e ndeshjes Roma?Kievo.

    Kėshtu qė kutiza e parė pėr ndėrtimin e mozaikut tė Romės sė re duket se ėshtė vendosur nė vendin e saj. Njė ditė e rėndėsishme pėr ngjyrat verdhekuqe ajo e sė hėnės, me administratoren e deleguar Rozela Sensi, qė ka ēelur njė shpresė tė madhe pėr tė ardhmen dhe tani pret qė tė festojė e tė gėzojė sė bashku me tė gjithė tifozėt e Romės, tė dielėn, pėr kėtė arritje tė madhe. Por pėr ēfarė tė gėzohet? Ndoshta pėr rinovimin me Totin. Bėhet fjalė pėr njė zė mė shumė sesa pėr njė lajm, i cili ka marrė dhenė ditėn e hėnė nė mjediset e klubit kryeqytetas, thuajse nė pėrmasat e zyrtarizimit. Por, duke qenė se bėhet ende fjalė vetėm pėr zėra, edhe pse janė shumė kėmbėngulės, ėshtė e detyrueshme tė pėrdoret kushtorja, ashtu sikurse edhe pėr shifrat qė duhet folur mė tepėr me hamendje.

    Do tė bėhej fjalė pėr njė kontratė pesėvjeēare, e cila do tė pėrfundonte kėshtu nė qershor tė 2011-s, pėr njė shpėrblim prej 5 milionė e 800 mijė eurosh "kesh" nė sezon. Nė atė kohė, Toti do tė jetė 35 vjeē dhe kėshtu qė mund tė thuhet se me firmosjen e mundshme tė kėsaj kontrate, lojtari do tė kishte vendosur ta mbyllte karrierėn e tij te Roma.
    Zėrat kanė gjetur konfirmim, sikurse thamė, nė fjalėt qė ka deklaruar ditėn e hėnė administratorja e deleguar e Romės, Rozela Sensi, e cila ka lajmėruar pėr disa tė reja ditėn e diel: "Ju pres tė dielėn nė stadiumin "Olimpiko", sepse do tė flasim pėr programe, - u kishte thėnė ajo tifozėve. - Na lini tė punojmė, pasi po e bėjmė mirė njė gjė tė tillė. Do tė flasim kur tė jetė momenti i duhur. Ju pres tė dielėn dhe shpresoj qė tė gėzojmė edhe me kėtė rast". Kėshtu qė duket se lajmėrimi zyrtar do tė bėhet pikėrisht ditėn e diel, me rastin e ndeshjes sė brendshme ndaj Kievos. Rindėrtimi i Romės mund tė nisė pikėrisht nga njeriu i saj simbol.


    Verdhekuqtė mendojnė pėr strukturėn drejtuese
    Rinovimi i Franēesko Totit ėshtė vetėm hapi i parė i Romės qė, pasi kaloi makthin e rėnies nga kategoria, tani mendon pėr tė ardhmen. Rozela Sensi, pėrveē skuadrės, po mendon edhe pėr strukturėn e klubit. Daniele Prade do tė jetė drejtori i pėrgjithshėm i sektorit teknik, ndėrsa Bruno Konti, pas pėrvojės nė stol, do tė bėhet drejtor teknik. Nė rolin e trajnerit, ėndrra mbetet Anēeloti, por janė pranė edhe Prandeli e Spaleti.
    Bėhej fjalė sa tė kapėrcehej momenti i vėshtirė, pėr tė lėnė pas makthin e njė sezoni pėr t'u harruar, i cili pėr njė ēast paraqiti nė horizont njė perspektivė tė rrezikshme, sikurse do tė kishte qenė njė rėnie e mundshme tragjike nė kategorinė e dytė. Por ja qė mjaftoi njė prekje e Kasanos tė dielėn e kaluar nė Bergamo, pėr tė ribashkuar figurat e njė "puzzle"-i qė duket se dikush ishte zbavitur ta pėrziente.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 28 prej 37 FillimFillim ... 182627282930 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •