Close
Faqja 27 prej 37 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 261 deri 270 prej 361
  1. #261
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Venger, "pėrjetėsisht" me Arsenalin


    Trajnerit Arsen Venger do t'i ofrohet njė post nė bordin drejtues tė Arsenalit, kur tė largohet nga roli i trajnerit. Vengeri, pas ndeshjes ndaj Manēesterit, deklaroi se pas 2006-s, mund tė largohej nga drejtimi i ekipit londinez. Por zv.presidenti i Arsenalit, Deivid Dein, deklaroi: "Kam besim se Vengeri do tė qėndrojė kėtu pėr njė kohė shumė tė gjatė. Nėse ėshtė lodhur nė postin e trajnerit, mund tė vijė tė zėrė njė vend nė bordin drejtues tė klubit. Pas fitimit tė Kupės sė Anglisė, Vengeri tha: "Njė ditė, njė trajner i ri do tė ketė mundėsinė ta drejtojė ekipin nė stadiumin e ri. Kur tė kalojmė te stadiumi i ri, besoj se do tė kem arritur synimet e mia si trajner i Arsenalit."

    Ekipi i Arsenalit do tė largohet nė 2006-n nga stadiumi "Hajburi Park", pėr tė luajtur nė stadiumin e ri "Eshbarton Grouv". Zv.presidenti Dein deklaroi se Vengeri ėshtė pjesė e sė ardhmes sė klubit. "Besoj se ai ėshtė trajneri mė i mirė qė ka pasur Arsenali. Zemra e tij, dėshirat dhe ambiciet janė tė lidhura me kėtė klub dhe e kemi thėnė edhe mė parė qė nuk duam tė largohet. Ai po formon njė ekip tė ri, qė ka premisa shumė tė mira. Rekordi i tij me Arsenalin ėshtė pothuajse i pakalueshėm. Nė tetė sezone, ai ka fituar shtatė trofe, 4 kupa Anglie dhe 3 kampionate. Ai ka sjellė nė ekip talentet e reja, si Fabregas, Kliēi, Van Persi dhe Filip Senderos. Kemi njė ekip tjetėr pas kėtij tė tanishmit, prandaj e ardhmja jonė ėshtė e sigurtė." Mė pas, Deini u shpreh se nė sezonin e ardhshėm, nuk do tė largohej asnjė lojtar nga ekipi. "Nuk kemi ndėr mend tė shesim asnjė lojtar. Pėrkundrazi, do tė kėrkojmė tė forcojmė skuadrėn, duke sjellė nė "Hajburi" 2 ose 3 lojtarė tė rinj. Asnjė nuk do tė largohet nga klubi," - deklaroi zv.presidenti Dein.

    Mbrojtėsi Eshli Kol u pėrfshi nga polemika tė shumta, pas zėrave pėr njė kalim tė mundshėm tek ekipi i Ēelsit, por Deini deklaroi se Koli ka marrėdhėnie tė mira me klubin e Arsenalit dhe dėshiron tė qėndrojė. "Eshli Kol ėshtė dhe do tė mbetet njė lojtar i Arsenalit. Nuk kemi asnjė problem me tė dhe kemi marrėdhėnie tė shkėlqyeshme. Mund tė kemi ndonjė problem me tė tjerėt, por... Besoj se edhe ai ndihet shumė mirė kėtu. Ai ėshtė njė lojtar, i cili ėshtė rritur kėtu dhe fakti qė ai ėshtė njė nga mbrojtėsit mė tė mirė nė botė, e tregon kėtė. Dhe ne nuk kemi ndėr mend tė humbasim njė nga lojtarėt tanė mė tė mirė," - pėrfundoi Deini. Tė shtunėn, Arsenali arriti tė fitonte trofeun e vetėm tė kėtij sezoni, pasi mundi me penallti ekipin e Manēesterit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #262
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lajme shkurt nga Premier Liga

    Pires: Nuk luajtėm mirė
    Arsenali fitoi Kupėn e Anglisė, pasi mundi ekipin e Manēesterit 5-4, pas gjuajtjeve tė 11-metėrshave. "Nuk luajtėm mirė, pasi kishim ndryshuar modulin 4-4-2 dhe luajtėm vetėm me njė sulmues. Nuk kishim bėrė shumė praktikė me kėtė formacion, prandaj vuajtėm nė fushėn e lojės. Pėr mendimin tim, kjo ka qenė edhe dobėsia jonė nė Ligėn e Kampioneve," - deklaroi Piresi.

    Kol konfirmon qėndrimin tek Arsenali
    Eshli Kol, mbrojtėsi i ekipit tė Arsenalit, deklaroi se dėshiron tė qėndrojė edhe pėr disa vite tek ekipi i Arsenalit. Pasi e ndihmoi Arsenalin tė fitonte Kupėn e Anglisė, Koli hodhi poshtė zėrat pėr njė largim tė mundshėm nga ekipi londinez. "Shumė gjėra janė shkruar pėr mua nė javė e fundit, por asgjė nuk ėshtė e vėrtetė. Mendoj se penalltia e gjuajtur, tregon pėrkushtimin tim ndaj kėtij klubi," - deklaroi Koli.

    Mojes: Mund tė isha larguar nga Evertoni
    Trajneri i Evertonit, David Mojes, u shpreh se mund tė ishte larguar nga Evertoni nė fund tė kėtij kampionati. Trajneri Mojes arriti ta ēonte Evertonin nė vend tė katėrt tė renditjes, duke i dhėnė njė vend nė Ligėn e Kampioneve. "Nėse nuk do tė kisha arritur vendin e katėrt nė klasifikim, do tė isha larguar nga klubi drejt njė ekipi tjetėr tė Premier Ligės," - deklaroi Mojesi.

    Arsenali kėrkon biellorusin Hleb
    Arsen Venger kėrkon tė sjellė nė ekip biellorusin Aleksandėr Hleb, nga ekipi i Shtutgartit. Gjatė dy sezoneve tė fundit, Hlebi ka treguar se ėshtė njė mesfushor i talentuar, i cili mund edhe tė shėnojė shpesh. "Ka pasur oferta nga ekipe angleze, por Arsenali ka bėrė njė ofertė pėr Hlebin", - deklaroi trajneri Matias Samer.

    Kahn, te Bajerni deri mė 2008-n
    Ekipi i Bajernit tė Mynihut ka bėrė tė ditur se Oliver Kahni do tė qėndrojė nė Mynih deri nė vitin 2008. Disa kohė mė parė u fol pėr njė largim tė portierit 36-vjeēar, nga ekipi kampion i Gjermanisė, por drejtori ekzekutiv, Uli Hėnes, deklaroi: "Oliveri do tė jetė me ne deri nė 2008-n, mė pas tė shohim."

    M'gladbahu gjobit kapitenin Mur
    Borusia e Mynshengladbahut ka gjobitur kapitenin e ekipt, Kreig Mur, pėr pėrdorim alkooli nė orar tė punės. Muri hyri i dehur nė fushėn e lojės, nė ndeshjen ndaj ekipit tė Bokumit, por mė pas u zėvendėsua nga trajneri Pander. "Ata duhet tė jenė lojtarė profesionistė dhe unė nuk mund tė lejoj qė tė ndodhin kėto gjėra nė fushėn e lojės."
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #263
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bekham, skualifikimi "i llogaritur"

    Kapiteni i kombėtares angleze, Devid Bekham, ėshtė skualifikuar pėr nė ndeshjen e fundit tė Primera Divizionit, pasi ėshtė ndėshkuar me karton tė verdhė nė barazimin e Realit 0-0 ndaj Atletikos, nė derbin e Madridit. Mesfushori ėshtė kėshtu i lirė t'i bashkohet skuadrės sė Eriksonit nė turneun amerikan, qė do tė zhvillojė kjo e fundit. Pas faullit tė shkaktuar ndaj Kolsės nė minutėn e 61-tė, Bekhami ka mundėsinė t'i kėrkojė leje Realit pėr nė turneun amerikan, tė cilėn mė parė drejtuesit "merengesė" ia kishin refuzuar. Trajneri i Realit, Vanderlei Luksemburgo, nė lidhje me kėtė episod, tha: "Do tė bisedoj me Bakhamin tė hėnėn, sepse sezoni nuk ėshtė mbyllur ende.

    Mė pas do tė vendosim nėse do tė niset apo jo pėr nė turin amerikan." Anglia do tė luajė ndeshjen e parė tė kėtij turi nė Ēikago, mė 28 maj." Bekhami ka lėnė tė dyshohet edhe nė fillim tė kėtij sezoni. Ish-mesfushori i Manēesterit u duk qartė se mori me qėllim njė karton tė verdhė nė ndeshjen ndaj Uellsit, sepse ishte i dėmtuar dhe llogariti qė pas katėr ditėsh, tė shlyente skualifikimin nė ndeshjen ndaj Azerbaixhanit. Nė kėtė mėnyrė, ai do tė ishte i skualifikuar pėr njė ndeshje, nė tė cilėn gjithsesi nuk do tė luante, pėr shkak tė dėmtimit. Ndėrkohė, shoku i tij i skuadrės, Majkėll Ouen, do tė lihet i lirė nga Reali vetėm mė 31 maj, nė ndeshjen e fundit tė Anglisė ndaj Kolumbisė
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #264
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Luksemburgo: Derbi, si njė miqėsore


    Trajneri i Realit, Vanderlei Luksemburgo, pas barazimit 0-0 qė skuadra e tij arriti nė derbin e Madridit, u shpreh: "Tė dyja ekipet nuk kishin motivacion nė prag tė kėsaj ndeshjeje. Pėr kėtė, e gjithė ndeshja ishte e ngjashme me njė takim miqėsor. Kėsisoj, na duhet punė gjatė gjithė javės, qė skuadra tė gjejė stimujt e duhur pėr ta mbyllur kampionatin me fitore, nė Saragozė. Nuk jam i kėnaqur me kėtė barazim, sepse detyra ime si trajner i Realit ėshtė qė tė fitoj."


    Amorozo, sulmuesi i Malagės, ka marrė disa oferta, tė cilat mund ta shtyjnė tė vazhdojė karrierėn e tij nė Angli. Braziliani 30-vjeēar nuk do tė qėndrojė mė nė Primera Divizion dhe e ka gati skuadrėn dhe kontratėn milionere nė Katar, por mė parė ka shprehur dėshirėn pėr tė luajtur nė Angli. Portsmuthi, Liverpuli dhe Sėlltiku janė skuadrat e interesuara pėr tė.


    Hierro ka zbritur pėr herė tė fundit nė fushėn e "Santiago Bernabeut", pėr tė marrė njė ēmim special pėr karrierėn e tij nga klubi i Realit, pėrpara derbit qė u luajt tė shtunėn nė Madrid. Hierros iu dha ēmimi nga kapteni Raul. Hierro ka vendosur tė largohet nga futbolli, pas sezonit tė mylli me Boltonin. Pėr Realin, ai luajti 14 vjet dhe shėnoi 21 gola.

    Policia polake ka arrestuar njė gjyqtar futbolli, emri i tė cilit nuk ėshtė bėrė ende i ditur, me akuzėn e trukimit tė ndeshjeve nė kampionatin polak tė futbollit. Sipas zėdhėnėsit tė policisė, ata kanė prova nė dėm tė gjyqtarit, pasi e kanė filmuar duke marrė 35 mijė euro pėr trukimin e njė ndeshjeje, e cila nuk dihet ende se cila ka qenė
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #265
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Magjia "e zezė" nė sulmet europiane

    Moska fiton pėr herė tė parė njė Kupė Europiane dhe e bėn vetėm dy vjet pasi sponsori i saj ėshtė bėrė Roman Abramoviē. Kjo tregon se ėshtė rritur rėndėsia e parasė nė futbollin modern dhe vlera e futbollistėve tė rėndėsishėm ėshtė rritur ndjeshėm. Portugalia, Franca, por edhe Holanda me Gjermaninė janė kampionatet e ashtuquajtura "tė varfėra". Mungojnė kontratat miliardere, por jo rezultatet nė fushėn e lojės. Sezonet e Portos, Benfikės, Lionit, Monakos, Okserit, Ajaksit, PSV Eindhovenit, Bajernit, Verderit dhe Shalkes e tregon kėtė.

    Nė Itali, Spanjė dhe Angli kostot janė mė tė mėdha dhe qytete tė tilla si Milano, Londra, Madridi dhe Barcelona janė mėsuar me kėto. Pra, nė futbollin modern ka mė shumė para, por ēfarė duhet blerė? Nė aspektin teknik, ky sezon ka qenė disa herė ndryshe nė krahasim me vite mė parė. Dy vjet mė parė, nė Itali pesė sulmuesit mė tė mirė ishin Alesandro Del Piero, Kristian Vieri, Adrian Mutu, Filipo Inzagi dhe Klaudio Lopez. Sivjet, Ibrahimoviē, Shevēenko, Xhilardino dhe Adriano tregojnė se ku qėndron diferenca. Edhe nė Gjermani, dy vjet mė parė Kristiansen dhe Elber shėnuan gola pa fund, ndėrsa sivjet shėnuesi mė i mirė i Bundesligės u shpall sllovaku "i panjohur" Mintal.

    Sulmuesi i Nurenbergut, dy vjet mė parė, do tė konsiderohej si fantazist pėr mėnyrėn e lojės qė ka, por nė futbollin e sotėm ai ėshtė sulmuesi i dytė ideal pėr ēdo trajner. Nė Spanjė, pas largimit tė Makait, pati njė rilindje tė lehtė tė Ronaldos. Nė Angli, sulmuesi i momentit mbetet Henri, ndėrsa Van Nistėlroi, Shirer dhe Haselbank kanė kaluar vitin mė tė "zi" nė karrierėn e tyre. Ndėrkohė, pėr rėndėsinė e golave tė shėnuar, pėr ecurinė e tij gjatė gjithė harkut tė sezonit, sulmuesi mė i mirė nė Europė pa dyshim ka qenė Eto. Njė forcė e natyrės me cilėsi teknike dhe me njė shkathtėsi mbresėlėnėse. Ronaldinjo ėshtė simboli i Barcelonės, por Eto bėn pjesė nė listėn e tre sulmuesve mė tė mirė nė botė. Ibrahimoviē dhe Drogba janė dy sulmuesit e tjerė zbulim tė kėtij sezoni. Njėri i bardhė, ndėrsa tjetri me ngjyrė, ashtu siē duhet tė jetė sulmi ideal.

    Drobga-Gudjonsen te Ēelsi, Barros-Size te Liverpulit dhe Eto-Xhuli te Barcelona janė shembujt mė tė mirė tė sulmit tė pėrbėrė nga dy raca tė ndryshme, njė i gjatė dhe me ngjyrė, ndėrsa tjetri i shkurtėr dhe i bardhė, dhe shumė efikas. Ka edhe nga ato raste kur Martins-Adriano shkojnė aq mirė, sa tė vjen tė mendosh se fuqia "e zezė" ėshtė ajo ideale pėr sulmin e futbollit europian. Me gjithė respektin pėr futbollistėt shtatlartė si Vieri, Lukareli, Toni apo Morientes, tė cilėt gjithsesi kanė pasur njė sezon pozitiv. Nga ana tjetėr jemi bindur se lojtar tė tillė si Shevēenko, Raul, Del Piero, Kasano apo Makai nuk do tė dalin asnjėherė nga moda. Trajnerėt e skuadrave qė janė pėrfaqėsuar mė mirė nė Europė, sivjet u kanė dhėnė shumė rėndėsi edhe futbollistėve tė krahut. Zakonisht ėshtė luajtur me dy anėsorė tė avancuar, qė mund tė krosojnė rrezikshėm, por edhe tė godasin portėn kundėrshtare. Por kėto tipe futbollistėsh kanė vėnė nė vėshtirėsi anėsorėt e mirėfilltė. Kjo tregon se ky rol nė fushėn e lojės nuk ekziston ende nė librat e futbollit.

    Gigs, Pires, Ljunberg dhe Figo po vuajnė pikėrisht pėr kėtė fakt. Duke treguar risinė e kėtij pozicioni, spikat edhe mosha e re e futbollistėve, tė cilėt e aplikojnė mė mirė. Janė tė gjithė talente: Roben, Daf, Hoakin, Roten, Krisitano Ronaldo dhe shumė tė tjerė... Po rezistojnė "senatorėt" e vjetėr si Kafu, Nedved apo Roberto Karlos. Kėta tė fundit po pėrdorin njė pjesė tė mirė tė aftėsive tė tyre tė pakufijshme, pėr tė qenė sa mė bashkėkohorė nė kėtė futboll modern. Spektakli qė pritet ende nė kėtė sezon, finalja e Ligės sė Kampioneve, ėshtė rritur ndjeshėm dhe kjo falė njerėzve si Abramoviē, Laporta, Perez, Morati apo Berluskoni. Por kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr, pasi nė futbollin modern ka spektakėl edhe nė zyrat e drejtuesve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #266
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Del Piero: Njė vit pėr t'u mbajtur mend


    Pas disa javėsh tė heshtura, titulli i ka kthyer fjalėt Juventusit. Fabio Kapelo e ka mbyllur merkaton bardhezi: "Mund tė garantoj se lojtarėt e rėndėsishėm s'do tė largohen nga Juventusi, pra as Trezegeja. Ai ka pasur disa probleme fizike, por ka arritur tė shėnojė gjithnjė. Ku ta gjejmė njė tjetėr si ai?". Mė pas, pėr sezonin: "Momenti kyē ka qenė fitorja nė Romė ndaj Lacios, mė shumė sesa fitorja e San Siros". Ka qenė njė Fabio Kapelo tejet i kėnaqur ai qė komentoi sezonin e bardhezinjve dhe madje duke e lėshuar veten edhe pėr disa ēėshtje tė merkatos. Por le t'i marrim gjėrat me radhė: sezoni bardhezi, nga momentet mė tė rėndėsishme te pėrdorimi i Del Pieros. "Kemi treguar se kemi shumė cilėsi, vendosmėri dhe dėshirė pėr tė rezistuar deri nė fund. U rikuperuam dy herė dhe ishte kjo gjėja mė e vėshtirė. Momenti thelbėsor ishte fitorja nė Romė ndaj Lacios, kur ishim nė emergjencė tė plotė. Ndeshja nė Milano ishte e vėshtirė dhe pėrcaktuese, por pa fitoren ndaj Lacios s'do tė na kishte shėrbyer pėr asgjė." Ai u bėn nderimet e duhura kundėrshtarėve:

    "Milani s'u dorėzua pėr asnjė ēast, kreu njė kampionat tė madh. Del Piero? I kam trajtuar tė gjithė nė tė njėjtėn mėnyrė, pėr respekt tė grupit, dhe nganjėherė mund tė kem vepruar drejtė, ashtu sikurse mund tė ketė ndodhur qė kam gabuar. Ka pasur momente kur duhet ta zėvendėsoja dhe unė kėtė kam bėrė. Kur ka qenė nė formė, e kam lėnė nė fushė. Njė trajner mund tė marrė disa vendime qė mund tė mos pėlqehen nga njė shkallė e gjerė, por asnjėherė me qėllimin pėr tė dėmtuar njė lojtar." Pėr tė pėrfunduar, njė koment pėr merkaton: "Kemi qenė me fat qė i kemi goditur nė shenjė, pasi tė gjitha blerjet kanė rezultuar tė arrira. Nėse do tė ketė largime? Mund tė garantoj vetėm se futbollistėt mė tė rėndėsihėm do tė qėndrojnė, pra edhe Trezegeja."

    Ndėrkohė, Aleks Del Piero kishte njė fyturė si ajo e ēdo juventini, pėr tė cilin tanimė fitorja ėshtė kthyer nė njė zakon. "Zonja" ka fituar titullin nr.28, i gjashti personal pėr "Pinturikion": "Njė kėnaqėsi e madhe, ? ka qenė ky komenti i kapitenit, i cili e ka prishur heshtjen pėr shtyp pas fitimit tė trofeut. - Nuk e di nėse duket nga fytyra ime, por jam me tė vėrtetė i lumtur. Ka qenė njė sezon tepėr i vėshtirė, sidomos nga pikėpamja e dėmtimeve. Qėndrova katėr muaj jashtė dhe dėshiroja me ēdo kusht ta mbyllja kampionatin kaq mirė. Nuk e di nėse ka qenė ky sezoni im mė i mirė, por me siguri ka qenė njė vit pėr t'u mbajtur mend".
    E pyesin pėr Kapelon: qetėsia e Aleksit do tė ishte pėr t'u futur nė librat e psikoterapisė. "Ai i ēoi pėrpara zgjedhjet e tij me koherencė dhe vendosmėri. S'ėshtė vetėm ai arkitekti i kėtij triumfi, sigurisht, ashtu sikurse nuk jam vetėm unė. Ka qenė njė punė e madhe grupi."
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #267
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Luēiano Moxhi: Njė sukses i merituar

    Nė pėrfundim tė ndeshjes ndaj Livornos, Juventusi ka thyer heshtjen pėr shtyp dhe ka ēliruar tė gjithė gėzimin qė kishte brenda. "E fituam me meritė kampionatin, ? tha Luēiano Moxhi. ? Kemi dėgjuar gjithēka gjatė vitit, se kishim njė organikė tė varfėr, por askush s'e pėrmendte se kishim luajtur paraeliminatoret e Championsit dhe se kishim pėsuar shumė dėmtime". Mė pas, njė "shigjetėz" ndaj Interit. "Kanavaro? Tė gjithėve u ndodh tė gabojnė..."
    Moxhi pėrgėzon organikėn e Juventusit dhe u jep nga njė "pickim" gazetarėve. "Thanė se s'kishim rezervat e duhura, por askush s'e vuri nė dukje se luajtėm shumė kohė pa Trezegenė, mė pas pa Nedvedin, mė vonė pa Del Pieron, dhe tani nė fund pa Zebinanė, - deklaroi drejtori. - Luajtėm shkėlqyeshėm nė fazėn finale tė kampionatit dhe s'ishte e lehtė, duke qenė se e nisėm sezonin qė nė gusht. Por s'ka rėndėsi, aleati ynė ishte fusha, ku treguam se jemi mė tė mirėt.

    Ndihem i kėnaqur qė fituam njė kampionat tė luftuar pas njė dueli tė stėrgjatė me Milanin." I pari qė e theu heshtjen pėr shtyp nė kampin juventin, ishte Antonio Xhiraudo, i cili, sė bashku me Moxhin dhe Betegėn, ka qenė njė nga ndėrtuesit e kėtij triumfi. Xhiraudo i ka bėrė njė kushtim tė veēantė Umberto Anjelit, i cili ndėrroi jetė nė fillim tė sezonit, si pėr ironi tė fatit nė tė njėjtėn ditė kur Juventusi shpalli blerjen e Fabio Kapelos, trajneri i titullit tė 28-tė. "Kjo ėshtė njė fitore tepėr e rėndėsishme, sepse ishte njė vit shumė i veēantė. Njė fitore qė lindi nga njė situatė shumė e vėshtirė, sepse na iku Umberto Anjeli qė pėr ne kishte qenė njė pikė referimi gjatė kėtyre viteve dhe kėtė skuadėr e ndėrtuam bashkė me tė. Kėtė titull ia kushtojmė atij, qė ėshtė personi qė e meriton mė shumė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #268
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Roma, Konti: Nė 1 javė ndryshoi gjithēka


    Njė frymėmarrje e gjatė shumė e thellė dhe e merituar. Pas fitores nė Bergamo, qė i dha Romės qėndrimin matematik nė Serinė A, edhe fytyra e Bruno Kontit kishte njė tjetėr pamje: "Mė nė fund do tė mė zėrė gjumi, ? bėri shaka trajneri verdhekuq, ? qė kur kam ardhur kam parė vetėm vuajtje. Kėtė javė ndryshoi gjithēka, nė Udine dhe Bergamo ia ndryshuam fytyrėn sezonit. I falėnderoj tė gjithė djemtė, disa prej tė cilėve zbritėn nė fushė me disa probleme".

    Lacio, Papadopulo: S'kemi shpėtuar ende
    Trajneri i Lacios, Xhiuzepe Papadopulo, nuk i zė besė renditjes, pasi skuadrės sė tij i duhet edhe 1 pikė pėr ta siguruar matematikisht qėndrimin nė kategori. "S'kemi shpėtuar ende, - tha trajneri bardhekaltėr, - ėshtė mė mirė tė marrim edhe njė tjetėr pikė. Tė dielėn e ardhshme pėrballemi me Palermon, njė kundėrshtar jo i lehtė qė e meriton pozicionin qė ka nė renditje." Lidhur me ndeshjen ndaj Fiorentinės, Papadopulo tha: "U treguam tė zotė qė e barazuam rezultatin. Treguam se jemi mirė fizikisht. S'ėshtė e lehtė tė luash nė orėn 15.00 nė kėtė vapė".

    Akuza nga Spanja: Adriano manipuloi gjakun
    Nga Spanja lind njė ēėshtje lidhur me Adrianon. Sipas sė pėrditshmes "El Pais", pėr t'i mundėsuar brazilianit qė tė ishte i gatshėm nė euroderbin e kthimit, do tė ishin pėrdorur shiringa me gjak nė limitet e normave antidoping. Ēėshtja do tė ishte denoncuar pranė Ėada-s (Agjencia Botėrore Antidoping) nga Milani. Por si kuqezinjtė, ashtu edhe zikaltrit e kanė pėrgėnjeshtruar kategorikisht kėtė.

    Ironia e Dela Vales: Zauri? Pritje e bukur
    "Kanė qė nė janar qė na masakrojnė. Sot kishte njė arbitrim shqetėsues, edhe sepse episodin e Zaurit e patė tė gjithė, kreu njė pritje goxha tė bukur..." Andrea Dela Vale ka qenė mjaft nervoz nė ballafaqimin me gazetarėt, pas barazimit me Lacion nė "Olimpiko". "Ėshtė njė mėkat i madh, ? tha presidenti i Fiorentinės, ? sepse ajo ndeshje mund tė kishte shkuar ndryshe, po tė kihet parasysh se nė atė aksion duhej tė ishte dhėnė njė penallti dhe njė karton i kuq. Besoj ende te shpėtimi, sepse kjo skuadėr s'mund tė bjerė nė Serinė B".

    Samp, Novelino: Humbėm njė takim kyē
    Sampi humbi njė pikė shumė tė rėndėsishme pėr zonėn Champions. Nė "Marassi" fitoi Interi, edhe pse duhet thėnė se gjenovezėt nuk patėn aspak fat. Tani Udinezja ndodhet njė pikė mė lart, por Novelino nuk dramatizon: "Interi veproi ashtu sikurse duhet tė vepronte, ? deklaroi trajneri nė pėrfundim tė ndeshjes. - Ndihem i kėnaqur pėr paraqitjen e skuadrės: mund tė kishim marrė tė paktėn njė barazim, por nė shumė raste na mungoi fati. Humbėm njė ndeshje tė rėndėsishme dhe mė vjen keq, por djemtė dhanė gjihēka nė fushė."

    Manēini braktis konferencėn pėr shtyp
    Roberto Manēini, nė fund tė ndeshjes sė fituar kundėr Sampdorias nė "Marasi", ka vendosur ta braktisė konferencėn tradicionale pėr shtyp pas ndeshjes pėr trajnerėt. Arsyeja duket se ėshtė deklarata e lėshuar nga Franēeska Mantovani, vajza e presidentit tė paharrueshėm gjenovez tė viteve 90', Paolo Mantovani nė njė gazetė. Gjatė intervistės, vajza e ish-presidentit blukaltėr, mes tė tjerave ka thėnė: "Isha "manēiniane", por Manēini si njeri, doli njė zhgėnjim i vėrtetė".
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #269
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Vieira: Tė shmangim largimet e lojtarėve


    Pas fitimit tė Kupės sė Anglisė, kapiteni i ekipit tė Arsenalit, Patrik Vieira, u kėrkoi shokėve tė tij tė skuadrės, Eshli Kolit dhe Hoze Antonio Rejesit, tė qėndrojnė nė ekip edhe nė sezonin e ardhshėm. E ardhmja e Kolit ėshtė vėnė nė dyshim, pas zėrave pėr njė kalim tė mundshėm tė mbrojtėsit 25-vjeēar, drejt ekipit tė Ēelsit, ndėrsa Rejesi ėshtė shprehur disa herė se dėshiron tė rikthehet nė Spanjė. Pas ndeshjes ndaj Manēesterit, Vieira u shpreh se njė largim i dy futbollistėve gjatė kėsaj vere, mund tė dobėsonte organikėn e ekipit tė Arsenalit. "Pėr ne ėshtė e rėndėsishme tė mbajmė lojtarėt nė ekip, pasi vetėm kėshtu mund tė ruajmė nivelin e ekipit tonė. Lojtarėt qė do tė vijnė gjatė verės, do ta pėrforcojnė akoma mė shumė ekipin. Sigurisht, ėshtė shumė e rėndėsishme qė Eshli Kol dhe Antonio Rejesi tė qėndrojnė me ne, por nuk dua tė flas pėr kėtė, sepse vitn e kaluar u thanė tė njėjtat gjėra pėr mua dhe asnjė nga lojtarėt nuk shprehu asnjė mendim. Do tė ishte mirė tė mos largohej asnjė lojtar nga ekipi, pasi kjo ėshtė mėnyra e vetme qė ne tė vazhdojmė tė pėrmirėsohemi," - deklaroi Vieira. Mesfushori francez deklaroi se Eshli Kol ėshtė shumė i pėrkushtuar ndaj klubit dhe Arsenali duhet tė bėjė ēmos pėr ta mbajtur anglezin nė "Hajburi": "Mėnyra se si ai ka luajtur gjatė kohėve tė fundit, tregon se sa i lidhur ėshtė Eshli me kėtė klub. Ai dėshiron tė qėndrojė kėtu dhe ėshtė plotėsisht i pėrkushtuar ndaj klubit. Drejtuesit e Arsenalit duhet tė bėjnė ēmos pėr ta mbajtur nė "Hajburi" dhe pėr mua kjo ėshtė normale. Mund tė pyesni kėdo dhe tė gjithė e dinė se sa i lidhur ėshtė Eshli me kėtė klub. Kėtė e tregoi edhe gjatė finales sė tė shtunės." Gjithashtu, Vieira u shpreh i kėnaqur, qė Denis Berkamp do tė qėndrojė tek Arsenali edhe pėr njė vit: "Denisi do tė firmosė njė kontratė 1-vjeēare dhe ky ėshtė njė lajm shumė i mirė pėr ne, sepse largimi i Edusė do tė lėrė njė boshllėk tė madh nė skuadėr. Eksperienca e Berkampit do t'u shėrbejė edhe lojtarėve tė rinj." Vieira u shpreh se gara pėr titull do tė jetė e vėshtirė nė sezonin e ardhshėm, pasi Ēelsi dhe Manēesteri po pėrmirėsohen shumė. "E merituam Kupėn e Anglisė, pasi zhvilluam njė sezon tė mirė dhe do tė kishte qenė mėkat po tė mos fitonim asnjė trofe. Nėse vazhdojmė kėshtu, kam besim se do tė kemi shumė mundėsi pėr ta fituar titullin. Po tė mos fitonim asgjė gjatė kėtij sezoni, do tė kishim mė shumė presion pėr sezonin e ardhshėm. Nė finale, Manēesteri tregoi se do tė jetė njė nga rivalėt pėr titull nė sezonin e ardhshėm. Nė dhjetė vitet e fundit, Arsenali dhe Manēesteri kanė qenė rivalėt kryesorė pėr titull, por tani ka katėr skuadra, tė cilat mund tė fitojnė titullin. Fitimi i Kupės sė Anglisė ka qenė njė ēlirim i madh pėr mua, pasi nė finalen e UEFA-s, tri vite mė parė, gabova penalltinė vendimtare, por kėshtu fiton dhe humb nė jetė dhe kėsaj here fati ishte nga ana jonė", - pėrfundoi Vieira.


    Arsenal: Koli dhe Berkampi do tė qėndrojnė
    Duket se mbrojtėsi Eshli Kol nuk ka ndėr mend tė largohet nga ekipi i Arsenalit, pas deklaratės sė zv.presidentit tė klubit londinez, Deivid Dein, i cili deklaroi se nė verė nuk do tė largohej asnjė lojtar nga ekipi. "Asnjė nuk do tė largohet. Do tė mundohemi tė pėrforcojmė ekipin, duke sjellė disa lojtarė tė rinj. Berkampi do tė firmosė njė kontratė 1-vjeēare, kurse Eshli Kol ėshtė dhe do tė mbetet njė lojtar i Arsenalit," - pėrfundoi Deini.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #270
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Masė disiplinore pėr trajnerin Sounes
    Trajneri i ekipit tė Njukasėllit, Grem Sounes, do tė pėrballet me njė masė disiplinore, pas komenteve tė bėra pas humbjes 2-0 ndaj ekipit tė Evertonit. Drejtuesit e Federatės Angleze tė Futbollit deklaruan se Sounesi ka kohė deri mė 6 qershor, pėr t'iu pėrgjigjur akuzave tė bėra ndaj tij. Nė rast se ai shpallet fajtor, Sounesi do tė duhet tė paguajė njė gjobė prej 15.000 stėrlinash.

    Rednap: Do tė rikthej S'themptonin nė Premier
    Ekipi i Sauthemptonit ka bėrė tė ditur se trajneri Herri Rednap do tė qėndrojė edhe nė sezonin e ardhshėm, pavarėsisht rėnies nga kategoria. "Mė vjen keq qė nuk mundėm tė siguronim qėndrimin nė Premier Ligė, por nuk do tė largohem, pasi kam dėshirė ta pėrfundoj punėn e nisur kėtu," - deklaroi Rednapi. Sauthemptonit do t'i duhet tė pėrballet me largimet e shumė lojtarėve titullarė, tė cilėt nuk kanė pranuar t'i rinovojnė kontratat e tyre.

    Roi Kin: Manēesteri do tė "rilindė"
    Kapiteni i ekipit tė Manēester Junajtidit, Roi Kin, deklaroi se ekipi i tij tashmė duhej tė hidhte pas humbjen nė finalen e kupės dhe duhet tė mendojė pėr sezonin e ardhshėm. "Kemi mundėsi tė rikthehemi si mė tė mirėt. Mėnyra se si reagon ekipi, pas zhgėnjimeve, tregon karakterin e fortė tė Manēesterit. Dominuam ndeshjen, por Arsenali mori kupėn," - deklaroi Kini.

    Manēester Siti, nė sulm pėr D'Alesandron
    Ekipi i Manēester Sitit ėshtė hedhur nė sulm pėr argjentinasin e Volfsburgut, Andres D'Alesandron, i cili ėshtė pranė largimit nga ekipi gjerman. Trajneri Stjuart Pirs ka deklaruar se do tė donte ta kishte nė ekip argjentinasin, por ēdo gjė varej nga vetė lojtari. "Mė pėlqen shumė si lojtar, por i takon atij tė vendosė," - deklaroi Pirsi.

    Nanta, edhe mė afėr rėnies nga kategoria
    Trajneri i ekipit francez tė Nantės, Serzh Le Dizet, u shpreh pesimist pėr perspektivat e klubit pėr tė qėndruar nė Ligėn 1. Nanta ndodhet nė zonėn e ftohtė tė renditjes, pas humbjes 1-0 ndaj Soshosė. "Jemi mė afėr Ligės 2 sesa qėndrimit nė Ligėn 1, por nuk duhet tė dorėzohemi. E dua kėtė klub dhe kjo situatė mė dėshpėron shumė", - deklaroi trajneri i Le Dizet.

    Fanfan: Tė jesh kapiten, ėshtė e vėshtirė
    Kapiteni i PSG-sė, Zhose Pier-Fanfan, deklaroi se roli i kapitenit ka qenė shumė i vėshtirė pėr tė, gjatė kėtij sezoni. PSG-ja ka zhvilluar njė sezon tė dobėt dhe tashmė renditet nė mesin e tabelės. "Nuk e mendoja asnjėherė qė roli i kapitenit do tė ishte kaq i vėshtirė. Nuk e kėrkova kėtė detyrė, por nuk refuzova ta kryeja atė. Lojtarėt nuk kanė pasur harmoni midis tyre dhe kjo ma ka vėshtirėsuar shumė punėn."
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 27 prej 37 FillimFillim ... 172526272829 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •