Venger, "pėrjetėsisht" me Arsenalin
Trajnerit Arsen Venger do t'i ofrohet njė post nė bordin drejtues tė Arsenalit, kur tė largohet nga roli i trajnerit. Vengeri, pas ndeshjes ndaj Manēesterit, deklaroi se pas 2006-s, mund tė largohej nga drejtimi i ekipit londinez. Por zv.presidenti i Arsenalit, Deivid Dein, deklaroi: "Kam besim se Vengeri do tė qėndrojė kėtu pėr njė kohė shumė tė gjatė. Nėse ėshtė lodhur nė postin e trajnerit, mund tė vijė tė zėrė njė vend nė bordin drejtues tė klubit. Pas fitimit tė Kupės sė Anglisė, Vengeri tha: "Njė ditė, njė trajner i ri do tė ketė mundėsinė ta drejtojė ekipin nė stadiumin e ri. Kur tė kalojmė te stadiumi i ri, besoj se do tė kem arritur synimet e mia si trajner i Arsenalit."
Ekipi i Arsenalit do tė largohet nė 2006-n nga stadiumi "Hajburi Park", pėr tė luajtur nė stadiumin e ri "Eshbarton Grouv". Zv.presidenti Dein deklaroi se Vengeri ėshtė pjesė e sė ardhmes sė klubit. "Besoj se ai ėshtė trajneri mė i mirė qė ka pasur Arsenali. Zemra e tij, dėshirat dhe ambiciet janė tė lidhura me kėtė klub dhe e kemi thėnė edhe mė parė qė nuk duam tė largohet. Ai po formon njė ekip tė ri, qė ka premisa shumė tė mira. Rekordi i tij me Arsenalin ėshtė pothuajse i pakalueshėm. Nė tetė sezone, ai ka fituar shtatė trofe, 4 kupa Anglie dhe 3 kampionate. Ai ka sjellė nė ekip talentet e reja, si Fabregas, Kliēi, Van Persi dhe Filip Senderos. Kemi njė ekip tjetėr pas kėtij tė tanishmit, prandaj e ardhmja jonė ėshtė e sigurtė." Mė pas, Deini u shpreh se nė sezonin e ardhshėm, nuk do tė largohej asnjė lojtar nga ekipi. "Nuk kemi ndėr mend tė shesim asnjė lojtar. Pėrkundrazi, do tė kėrkojmė tė forcojmė skuadrėn, duke sjellė nė "Hajburi" 2 ose 3 lojtarė tė rinj. Asnjė nuk do tė largohet nga klubi," - deklaroi zv.presidenti Dein.
Mbrojtėsi Eshli Kol u pėrfshi nga polemika tė shumta, pas zėrave pėr njė kalim tė mundshėm tek ekipi i Ēelsit, por Deini deklaroi se Koli ka marrėdhėnie tė mira me klubin e Arsenalit dhe dėshiron tė qėndrojė. "Eshli Kol ėshtė dhe do tė mbetet njė lojtar i Arsenalit. Nuk kemi asnjė problem me tė dhe kemi marrėdhėnie tė shkėlqyeshme. Mund tė kemi ndonjė problem me tė tjerėt, por... Besoj se edhe ai ndihet shumė mirė kėtu. Ai ėshtė njė lojtar, i cili ėshtė rritur kėtu dhe fakti qė ai ėshtė njė nga mbrojtėsit mė tė mirė nė botė, e tregon kėtė. Dhe ne nuk kemi ndėr mend tė humbasim njė nga lojtarėt tanė mė tė mirė," - pėrfundoi Deini. Tė shtunėn, Arsenali arriti tė fitonte trofeun e vetėm tė kėtij sezoni, pasi mundi me penallti ekipin e Manēesterit.
Krijoni Kontakt