Milani hipotekon finalen 2?0 ndaj PSV-sė
Milani kalon 2-0 PSV Eindhovenin nė ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampioneve dhe hipotekon njė vend nė finalen e Stambollit mė 25 maj. Ndeshja u vendos me nga njė gol nė minutat e fundit tė secilės pjesė. Shevēenko, i shėrbyer shkėlqyeshėm nga Kaka, nė minutėn e 42-tė, dhe Tomason, i favorizuar nga trajektorja e njė gotitjeje tė brazilianit, nė minutėn e 91-tė, ishin autorėt e golit pėr kuqezinjtė.
Gjatė pjesės sė dytė, skuadra e Anēelotit u vu disa herė nė vėshtirėsi dhe rrezikoi tė pėsonte golin e barazimit. Njė rezultat qė ēmon Milanin pėrtej vlerave tė treguara nga tė dyja skuadrat nė pjesėn e lojės, por qė sigurisht vlen sa njė sezon i tėrė dhe biletėn pėr nė Stamboll. Milani vuajti, sidomos nė pjesėn e dytė, por edhe kampionėt e Holandės nuk patėn qetėsinė e domosdoshme pėrpara portės nė njė ndeshje tė tillė. Mė i miri nė fushė, sipas votimeve tė gazetarėve pas takimit, u shpall Andrei Shevēenko. Nė mesfushė, gjatė 45 minutave tė dyta, PSV-ja ishte lidere e lojės dhe Anēeloti u pėrpoq tė korrigjonte, duke zėvendėsuar Pirlon me Ambrozinin. Nga ana tjetėr, Gus Hidink i kishte bazuar shpresat e sulmit tė skuadrės sė tij, te koreani Park.
Tė paktėn gjashtė ishin rastet e pastra pėr PSV Eindhovenin, tė cilėt nė fund tė ndeshjes paguan diferencėn e mbrojtjes sė saj me atė tė kuqezinjve. Anēeloti rrezikon duke aktivizuar Pirlon dhe Stamin nga minuta e parė, ndėrsa Hidinku ka lėnė nė stol Venegorin, nė dyshim pėrgjatė gjithė javės. Kuqezinjtė e fillojnė mjaft mirė ndeshjen dhe i vėnė nė vėshtirėsi miqtė. Vetėm pas dy minutash lojė, Sheva godet pėr herė tė parė dhe vė nė vėshtirėsi Gomesin. Portieri brazilian tregon veten edhe nė njė goditje tė Krespos nė minutėn e dhjetė, ndėrsa bėshkatdhetari i tij, Dida, pas disa minutash filloi tė pėrballej me sulmet e para tė PSV-sė. Heroi i euroderbit u tregua i aftė nė goditjet e Frafanit dhe Parkut. Nė dhjetė minutat e fundit tė pjesės sė parė u pa edhe Milani mė i fortė i kėsaj sfide.
Skuadra e Anēeloti, me Kakanė dhe Kafunė, rrezikoi disa herė. Derisa Kaka, me njė pasim nė thellėsi, gjeti tė lirė Shevēenkon. Sulmuesi ukrainas fitoi duelin e tij me Gomesin dhe Milani kaloi nė avantazh. Nė pjesėn e dytė, Hidinku largon Boumanin, fajtor te goli i pėsuar nga Sheva, dhe aktivizion Luisusin, duke tėrhequr Kokunė nė mbrojtje. Holandenzėt krijojnė lojė dhe raste, duke mbajtur nė presion tė vazhdueshėm Milanin nė 40 minutat e fundit tė takimit. Kuqezinjtė patėn vetėm dy "shkėndija". Njė goditje spektakolare e Shevės dhe goli i shėnuar nga Tomason. Por kaq mjaftojnė dhe ndoshta e teprojnė nė njė gjysmėfinale nė Ligėn e Kampioneve. Skuadra e Anēelotit, me kujdesin minimal, duhet tė arrijė kualifikimin pas gjashtė ditėsh, ndėrsa PSV-ja duket tė shpresojė te ndonjė mrekulli pėr t'u kualifikuar
Krijoni Kontakt